Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 303
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Tė fituar tė kisha

    Qė tė tė rigjej ty, duhet tė rigjej Edmondin
    Nuk dua kursesi tė tė humbas siē nuk tė kisha
    Kur unė dhe ti e dinim se ekzistonim
    Por as ti s'mė njihje dhe as unė ty s'tė njihja.

    Ti ishe ajo, pėr mua krijuar
    Pėr ty krijuar, isha unė patjetėr
    Si ėshtė e mundur, qė nė mijra shikuar
    Me njė shikim njeri-tjetrin e gjetėm?

    Tė kisha humbur, pa tė gjetur akoma
    Sa kohė pa ty, me veten time bridhja
    Por kur ty tė gjeta, nga humbja dola
    Sepse dhe tė humbur, tė fituar tė kisha.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ajo ėshtė njė grua

    Ajo sot u ēmėnd nga dashuria
    Nga xhelozia akoma mė shumė u ēmėnd
    Dhe ėshtė njė grua, njė grua si tė gjitha
    Por ėshte dhe vetvetja e vetvetes gjithnjė.

    Ajo sot nuk fjeti, as zgjuar nuk ndenji
    Midis reales dhe ireales ish
    Pėrtej tė dyjave shpirti i dhembi
    Dhe nė mes tyre, u ndje pa shpirt.

    Ajo ėshtė njė grua, mė shumė se grua
    Mė pak se grua njėkohėsisht ėshtė ajo
    Mes dy qėnėsive, ēmendurisht dashuruar
    Ēmendurisht xhelozuar, njėkohėsisht jeton.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  3. #243
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin

    Tė fituar tė kisha

    Qė tė tė rigjej ty, duhet tė rigjej Edmondin
    Nuk dua kursesi tė tė humbas siē nuk tė kisha
    Kur unė dhe ti e dinim se ekzistonim
    Por as ti s'mė njihje dhe as unė ty s'tė njihja.

    Ti ishe ajo, pėr mua krijuar
    Pėr ty krijuar, isha unė patjetėr
    Si ėshtė e mundur, qė nė mijra shikuar
    Me njė shikim njeri-tjetrin e gjetėm?

    Tė kisha humbur, pa tė gjetur akoma
    Sa kohė pa ty, me veten time bridhja
    Por kur ty tė gjeta, nga humbja dola
    Sepse dhe tė humbur, tė fituar tė kisha.
    Si perhere, shume bukur Mondi.

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    BOKE ju falenderoj dhe pershendes...

    E pashfaqshmja e shpirtit

    Ti s'mund tė shfaqėsh dot pashfaqėsinė e shpirtit
    Burgosur ajo ėshtė moralit hipokrit
    E ndjen qė sa mė shumė nga jeta vitet ikin
    Humbet me vitet bashkė, atė qė do nė shpirt.

    Ti s'mund tė kompesosh njė mangėsi tė shkuar
    Njė mangėsi e shkuar, e shkuar do tė mbetet
    Sado diku tė shfaqėsh tėrbimin e tėrbuar
    Njė mangėsi e re, nė shpirtin tėnd do gjendet.

    Sepse ti s'je ajo/ai, i ēastit tė mėparshėm
    I ēastit qė kaloi, me humbjen e njė ndjenje
    Sado qė tė mundohesh, shpirtin tėnd tė shfaqėsh
    Do mbetet e pashfaqshme, ajo qė shpirtit fshehe.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Maya Maya
    Anėtarėsuar
    03-03-2012
    Postime
    105
    shume bukur...
    Truth is, everybody is going to hurt you; you just gotta find the ones worth suffering for

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Maya Maya, te falenderoj dhe pershendes...

    Dashnor i pėrkėdhelur

    Unė ty tė dashuroj nė mėnyrėn mė tė keqe
    Haha, pse ekziston vallė, njė mėnyrė e tillė?
    E them sepse mė duket, sikur jam mangut ndaj teje
    Apo sepse e ndjej, qė nga mua je mė e mirė?

    E di qė tė pėlqen, kjo keqėsia ime
    Ku burrėrisė tė shfaqem, dashnor i pėrkėdhelur
    Ē'tė bėj, ti e ke fajin, me tė tuat ledhatime
    Qė unė tė dashuroj, mė keq se njė i shkrehur.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    E dyta Perėndi
    (Mėsueses sime tė parė, Donika Naska)

    Mė shumė hesht pėr Ty, mėsuesja ime e parė
    Sado fjalė tė them, do kenė veē mangėsi
    Ashtu si mangėt mbetet, ēdo gėrmė e ēdo fjalė
    Nė gjuhėn qė flet shpirti, e vetmja gjuhė me shpirt.

    Aty mė shpirtėrove, magjinė e abetares
    Aty mė mrekullove, tė shkruarėn magji
    Veē Perėndisė lart, njė tjetre sot i falem
    Je Ti mėsuesja ime, e dyta Perėndi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Gjuhė Perėndie

    E sotmja mė bind, qė ekziston bota paralele
    Veē s'e jetojmė dot, nė ēast paralelisht
    Unė sot po e jetoj, ndaj ēuditem me veten
    Mbase dhe shkencėtarėt, mė shumė po i ēudit.

    Sot shoh Mondin e vogėl, tė voglin 7 vjeēar
    Ja, ulur nė njė bango, si nė altar tė Zotit
    Tė jetė vetė Zoti, mėsuesi i tij i parė
    Dhe gjuhė Perėndie, po i mėson Edmondit?

    Selanik, 7 Mars 2012
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    "Kėshtu ishte shkruar"

    Unė pėrsėri tek ty, zbuloj femrėn e femrės
    Dhe kur pėrballė meje, shfaqesh tjetėrlloj
    E di qė shpesh kjo jetė, pėr ty ka shkuar shtrembėr
    Por di qė s'jam ai, qė jeten ta shtrembėroj.

    E di qė mbase jam nė fantazinė tėnde
    Nė fantazinė time, je mbase rastėsisht
    Jeta rrallė ėshtė vazhdim i ndonjė ėndrre
    Dhe nė qoftė ėndrra, nga jeta njė vazhdim.

    Jo, nuk them qė linde kohės sė gabuar
    Koha e gabuar, jetės mund tė lindė
    Po e them si plakat, "Kėshtu ishte shkruar"
    Ē'faj kam unė qė plakat, e dinin mė mirė?
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Fati

    Do ndodhė, ajo ēka pėr tė ndodhur
    Qoftė dhe rastėsisht, nė rastėsinė e saj
    Nuk ėshtė fatalizėm, kur them qė ėshtė e shkrojtur
    Pėrderisa e pandodhura, vetė enigmėn mbart.

    Dhe kur i del fjala, dikujt pėr tė ardhmen
    Dhe kur pėr tė ardhmen, fjala nuk i del
    Kjo nuk do tė thotė, qė jetojmė fatalen
    Sepse dhe fatalja, ka fatin e vet.

    Pra, qenka e bukur, e shėmtuar ėshtė
    Sa e keqe qėnka, e mirė gjithashtu
    Fati e ndjek fatin, diku pėr ta zėnė
    Ne e ndjekim fatin, ta zemė diku.

    Nė e zėnēim ne, nė na zėnte ai...
    Dhe nė mos e zėnēim,
    Fati im je Ti.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  11. #251
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Peng dashurie

    Pas hijes tėnde ti s'rri dot e fshehur
    E fshehur hija jote pas trupit tėnd rri
    E di qė njė peng dashurie tė ka mbetur
    Dhe sot atė peng e lirove nė shpirt.

    E di qė sot je ndaj vetes dyzuar
    Lumturisė dyzuar ndjehesh dhe ti
    Veē s'di kė mė shumė nga tė dy ke tradhtuar
    Burrin e sotėm apo pengun nė shpirt.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  12. #252
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mė mjafton

    Mjafton qė nė zgjim tė shoh dhe ty zgjuar
    Mė mjafton dhe tepron.
    Mė shumė se e vėrteta pėr njė ditė tė fituar
    Qė pa ty s'mė mungon.

    Mjafton qė larg teje dėgjoj zėrin tėnd
    Mė mjafton dhe tepron
    Mė shumė se melodia qė tė tjerėt i ēmend
    Qė pa ty s'mė mungon.

    Mjafton qė ndizem sado pak tė tė prek
    Mė mjafton e tepron
    Mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė tokė e qiell
    Qė pa ty s'mė mungon.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  13. #253
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nė garė me dashurinė

    Bukurisė sė njė stine mund t'ja kaloj nė vargje
    Ndriēimit tė Diellit, gjithashtu mund t'ja kaloj
    Besoj qė mė romantik jam, nga Hėna e ēdo nate
    Dhe mė magjepės se yjet mund tė jem, besoj.

    Nuk di me kė tjetėr mund tė jem nė garė
    Unė prapė nė finish, i pari them do dal
    Por kurrė nė jetė tė jetėve, s'dal dot i parė
    Nė garė me dashurinė, do mbetem pas saj.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  14. #254
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Ti flet aq pak e sa shumė shprehesh
    Ti shprehesh aq shumė e sa pak mė mundon
    Ti mė mundon aq pak e sa shumė ndjehesh
    Ti ndjehesh aq shumė e sa pak mė ngop.

    Kėshtu i pangopur nga e jotja dashuri
    Shijoj pak nga pak, tė shumtėn qė ke ti.

    Selanik, 26 mars 2012
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  15. #255
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Prova e dashurisė

    Provė dashurie nuk ėshtė njė diamant
    Njė vilė e dhuruar, pishina pėrkarshi
    E bredhura nėpėr botė, nė mė tė largėtin skaj
    As puthjet e orgazmat, mes dehjesh pambarim.

    Mė pas, mė pas ē'ka ndodhur, me provat pėrrallore?
    Ku vajtėn diamantet ngarkuar nėpėr gishta?
    Akoma pa u tharrė boja martesore
    Tė tjera tradhėtira bekohen nėpėr kisha.

    Pėr dashurinė time mos prisni asnjė provė
    Ajo jam unė i tėri, nė qeshje dhe nė lotė.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  16. #256
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nė natėn e dhomės

    E qetė nata, vetėtin nė dhomė
    Gjėmimi pas pak, shkrepėtin
    Nuk di ku jam, as di se ē'ndodh
    Veē di qė mė pėlqen kjo ēudi.

    I lutem rrufesė mbi mua tė bjerė
    Tė gjithin tė mė djegė me zjarr
    As mish as kockė, nė trup mos mė lerė
    Veē shpirtin ta bėjė shpirt tė saj.

    Prit, mos mė kthe qenėsisė sime
    T'i dua moj natė, tė tuat gjėmime.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  17. #257
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ti i jep dashurisė mungesėn e saj
    Mungesėn tėnde, dashuria ta jep
    Kėshtu qiellorja, njerėzoren mbart
    Njerėzorja kėshtu, qielloren prek.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  18. #258
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ju i jepni antareve kenaqesi per te lexuar
    Un nje lajm per romanin e posabotuar,qe ja vlen te kemi ne bibliotekat tona.
    Pra antare/e te nderuar ju informoj per botimin e romanit "FACEBOOKE-koobecaF" nga Z.Edmond Shallvari.
    Suksese i Nderuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  19. #259
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ooh, cfare surprize me ben mikja Xhenet ne kete forum te dashur, te parin ne internet, ku kam ndare me forumistet krijimet e mia. Te falenderoj mike per kete deshmi vleresimi e dashamiresie qe shfaqni. Perzemersisht, Mondi.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  20. #260
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    I respektuar, poet, shkrimtar, aforist...e mbi tė gjitha mik i tė gjithė mikeshave e miqve Edmond SHALLVARI, nga thellėsia e zemrės e shpirtit...me kėnaqsi mė tė madhe...Ju uroj pėr botimin e romanit, njė punė jo e lehtė, njė punė e cila kėrkon pagjumėsi tė pėrnetshme e angazhim maksimal...
    Paqit shėndet e jetėgjatėsi...e me kėto dyjat...do na gėzoni edhe me libra tė rinj...
    URIME MONDI!

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •