Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Elvin Hoxha - Paganini 12-vjecar shqiptar "trondit" skenat boterore

    Elvin Hoxha - Paganini 12-vjecar shqiptar "trondit" skenat boterore
    Shkodrani ze vendin e dyte ne nje konkurs prestigjoz nderkombetar


    Gazeta Koha Jone -Nje talent shqiptar qe ende nuk i ka mbushur 12 vjec, ka korrur sukses ne skenat me prestigjioze te artit boteror. Elvin Hoxha, i cili eshte quajtur nga mediat boterore si "gjeniu me i ri i muzikes", ka fituar ne nje konkurs prestigjioz nderkombetar ne Poloni, ne te cilen zbulohen gjigantet e se nesermes, ku kane marre pjese 120 muzikante nga 28 vende te botes, perfshire edhe Japonine. Ne qytetin e Lublinit ne Poloni, u organizua nga datat 16-24 shtator, aktiviteti i rendesishem muzikor per te 11-in vit radhazi, qe mban emrin e Karok Lipinskit dhe Henri Vienijavskit, ku pervec demonstrimit te virtuozitetit te talenteve te rinj boterore, eshte zhvilluar edhe nje panair i vertete instrumentesh muzikore te rralla (violina), qe jane pjese e koleksioneve qe vlejne miliarda dollare. Ne kete konkurs nderkombetar, 12-vjecari shqiptar Elvin Hoxha ka fituar cmimin e dyte. "Paganini" i ri jeton ne Ankara, por eshte fryt i punes se nje familje artistesh shqiptare. Babai i Elvinit, Hajredin Hoxha, eshte nje muzikant i njohur nga qyteti i Shkodres, pinjoll i nje familjeje te njohur shkodrane me tradita te spikatura qytetare, e cila ka nxjerre intelektuale dhe artiste. Konkursi i zhvilluar ne Poloni ishte ndare me dy raunde dhe u vleresua nga nje juri prej 17 profesoresh dhe violiniste virtuoze nga e tere bota. Kategoria e pare ishte ajo qe perfshinte artistet e moshes 11-17 vjec ndersa e dyta 17-25 vjec. Ne raundin e pare u skualifikuan 51 pjesemarres nga 68 te kategorise se pare, ndersa ne raundin e dyte per ne finale mbeten vetem 8 violiniste, nder te cilet edhe 12-vjecari Elvin Hoxha. Ne kete konkurs, pervec virtuozitetit, nje rol te vecante kane luajtur edhe koleksionet e rralla te violinave qe i perkisnin antikuareve te rralle. Ky eshte nje fakt mjaft i rendesishem per t'u nenvizuar, pasi vendin e pare e zuri nje vajze japoneze e cila luante me nje "Stradivarius" me vlere 5 milione dollare, ndersa vendi i dyte shqiptari Elvin Hoxha, i cili luante me nje violine te zakonshme. Ky rezultat perben ne fakt nje sukses te madh, pasi Elvini eshte i pari muzikant shqiptar qe ka marre pjese ne historine 11-vjecare te ketij konkursi prestigjioz nderkombetar.

    shkodraonline

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

  3. #3
    Ky po qe eshte lajm qe ja vlen.

    Urime ketij djali shqiptar dhe mbar ja befte zoti se vertet e meritoka.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    I lumte ēunit, me fascionoi! Suksese te metejme!
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #5
    Eshte kenaqesi kur degjon talente te tilla, per me teper kur ata kane lidhje me Shqiperine

    Mgjth me beri pershtypje qe ne faqen e tij nuk permendet asgjekundi qe ai ka nje lidhje shqiptare

    http://www.elvinhoxhaganiyev.com/index-eng.htm

    Suksese te metejshme Elvinit!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow shume melodi irrituese!!

  7. #7
    Kujdes se mos na shkakton ndonje termet ky!

  8. #8
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Vertet impresionues! Me kishte shpetuar ky lajm.
    Nje etyd i tille eshte veshtire te luhet edhe ne saxhot perfundimtare nga studentet e talentuar te akademise se arteve.

    Nje talent i vertete. Suksese me gjithe zemer per Elvin Hoxhen.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Elvin Hoxha - Paganini 12-vjecar shqiptar "trondit" skenat boterore



    Intervistė me Elvin Hoxhėn - Mars 2021.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Elvin Hoxha - Paganini 12-vjecar shqiptar "trondit" skenat boterore



    Koncert recital ELVIN HOXHA GANIYEV - Prill 2021

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Elvin Hoxha - Paganini 12-vjecar shqiptar "trondit" skenat boterore

    Virtuozi shqiptar Elvin Hoxha Ganiyev nė “Musikverein” tė Vjenės

    Shkurt 2019


    Vjena konsiderohet botėrisht si kryeqyteti i muzikės klasike. Salla “Musikverein” njihet po ashtu pėr reputacionin e saj nė botė pasi lidhet me tė edhe orkestra ikonė e Filarmonisė sė Vjenės si dhe Koncerti i Vitit tė Ri apo emrat gjenialė si Herbert Von Karajan etj..

    Qėllimi i Konkursit Ndėrkombėtar i Muzikės nė Vjenė ėshtė tė zbulojė artistėt e rinj me personalitet dhe karizėm tė shquar dhe t’u japė atyre njė mundėsi unike pėr tė debutuar nė “Musikverein“. Njė ēmim qė mund tė hapė rrugė karrierės sė tyre ndėrkombėtare.

    Konkursi ndėrkombėtar i muzikės nė Vjenė ju krijon mundėsinė tė interpretojnė nė kėtė sallė tė rėndėsishme. Nė secilėn prej kategorive : artisti i ri, virtuozėt dhe profesionistėt, ndahen 2, 3, apo 4 ēmime. Muzikantėt qė marrin ēmimet e para tė mėdha do tė interpretojnė nė datėn 9 mars nė kėtė sallė madhėshtore. Aty do tė mbahen edhe recitalet edhe ndarja e ēmimeve. Me fitoren muzikantėt fitojnė njė rregjistrim audio dhe video qė ėshtė profesional dhe bėhet nė recitalin qė mbahet nė “Musikverein” dhe u jepet fituesve pėr qėllime personale, foto profesionale, njė pagėse profesionale pėr recitalin nė “Musikverein” dhe ftesa falas pėr miqte dhe familjarėt. Fituesit janė shpallur dje nė 31 janar nė faqen e internetit tė konkursit (www.viennacompetition.com).

    Kategoria e Virtuozėve ėshtė ajo qė pėrfshin muzikantėt nga 20 nė 26 vjeē. Nė kėtė kategori ka garuar edhe violinisti shqiptar Elvin Hoxha Ganiyev. Elvini ėshtė mes 10 muzikantėve fitues tė njėrit prej ēmimeve tė mėdha dhe qė fiton tė drejtėn e recitalit nė datėn 9 mars 2019 nė sallėn prestigjoze.

    Nė tė njėjtėn kohė Agjencia e Muzikantėve tė Manhatanit SHBA, pėrzgjedh 10 muzikantė pėr t’i menaxhuar nė Amerikė. Elvini ėshtė sėrish i pėrzgjedhur edhe nga kjo agjenci.
    Recital i fituesve nė “Musikverein” do tė mbahet nė datėn 9 mars. Nė kėtė datė do tė kryehet edhe rregjistrimi audio dhe video.

    Juria ndėrkombėtare ka bėrė vlerėsimin sipas materialeve video qė prezanton secili pjesėmarrės. Njė panel ndėrkombėtar gjyqtarėsh, tė pavarur votojnė nė mėnyrė konfidenciale dhe vota e tyre as nuk publikohet dhe as nuk ndahet. Asnjė prej vlerėsuesve nuk duhet tė ketė studentin e vetė nė garė.

    ​ “Manhattan Concert Artists” ėshtė njė agjenci artistėsh qė ėshtė themeluar pėr tė mbėshtetur tė rinjtė jashtėzakonisht tė talentuar. Artistėt vijnė nga gjithė bota dhe e kanė konfirmuar veten nė koncertet ndėrkombėtare, me ēmime dhe formim tė sigurtė muzikor dhe qė kanė njė potencial tė madh pėr tė ravijėzuar, karrierė ndėrkombėtare me premisė qė tė behėn liderė nė profesionin e tyre.

    Agjencia ėshtė njė urė lidhėse mes festivaleve ndėrkombėtare, sallave, orkestrave, kompanive tė rregjistrimit, sponsorėve privatė dhe disa prej muzikantėve me brilantė tė brezit tė ri. Kjo agjenci merr nė drejtim disa nga muzikantėt tė njohur botėrisht.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/2019/02/0...ein-te-vjenes/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •