Dhori Qiriazi, kur poeti largohet nga jeta (Meri Lalaj Shekulli 07/10/2009)
Njė pėrkthyes, krijues nė pėrkthimet nga gjuha ruse me Nekrasovin, Petrarkėn nga gjuha italiane, nga gjuha angleze poetėt e tij mė tė dashur Bajronin e Bėrnsin, si edhe sė fundi poetin persian Masnavi Manavi Rumiu.
Dje u futa nė Bibliotekėn Kombėtare, u ngjita lart te salla e leximit, e mbushur plot me dritė dielli e me njė vėshtrim tė vetėm rroka tryezėn tek rrinte e studionte pėrherė poeti Dhori Qiriazi. U ēudita kur atje pashė dy tufa me lule tė freskėta.
Aty takova Petraq Riston dhe Pandeli Koēin, qė mė thanė se Dhori ka ndėrruar jetė e ėshtė varrosur tė shtunėn. Mė erdhi shumė e papritur sepse nuk e dija se ai ishte i sėmurė.
Asnjė lajmėrim nė gazetė apo televizion. Asnjė pėr be. Nuk ka njė shoqatė apo lidhje a klub qė tė marrim vesh pėr njėri-tjetrin e tė bėjmė nderimet e duhura. Ai ėshtė poet, pėrkthyes e studiues e nuk ėshtė njė njeri dokudo. Kėshtu ndodhi me Piro Kuqin, Agim Pepėn, Kudret Velēėn...
Ndėrsa ne ishim gjimnazistė mezi prisnim ditėt, kur do tė dilte gazeta "Zėri i Rinisė" me faqen e saj letrare, e aty dallonin poetėt: Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Dhori Qiriazi... Mbaj mend kur isha nxėnėse njė takim me poetė e zyrtarė tek Shtėpia e vjetėr e Kulturės nė Pogradec kishte ardhur edhe Dhori Qiriazi, por Lasgushi recitoi "Norma" vjershė qė mbaron me fjalėt: "Norma ėshtė ajo gjė qė duhet tejkaluar."
Dhori mbeti gjithė jetėn mėsues nė gjimnazin e Ersekės, sepse i ati i tij pat mėrguar nė Australi, madje e pėsoi mė keq pas Plenumit tė Katėrt, kur e degdisėn mėsues nė fshatin Mollas. Profesori im i matematikės nė gjimnaz, Petro Prifti, shok me Dhori Qiriazin kur ishin studentė, mė dha njė ditė njė vėllim dorėshkrim me poezi qė titullohej "Tė fala botės".
Ai dorėshkrim ishte paraqitur nė njė konkurs letrar, mė duket pėr ēlirimin e Atdheut, e Dhori nuk fitoi. Nga ai libėr i pabotuar mėsova disa poezi pėrmendėsh sepse ishin shumė tė bukura (qė i di edhe sot e kėsaj dite si pėr shembull "Zemra", "Ecja nė muzg, mė shoqėronin drurėt", "Jo, nuk e desha njė dashuri tė verbėr" e tė tjera nga libri me poezi "Kur zemra rreh sė pari").
E kam ndjekur krijimtarinė e Dhorit edhe si pėrkthyes, krijues nė pėrkthimet nga gjuha ruse me Nekrasovin, Petrarkėn nga gjuha italiane, nga gjuha angleze poetėt e tij mė tė dashur Bajronin e Bėrnsin si edhe sė fundi poetin persian Masnavi Manavi Rumiu.
Ndėrsa pėrkthente kėtė tė fundit, poet nga Irani siē mė pat thėnė, ndihej tepėr entuziast ai u interesua dhe i lexoi poezitė tė transkriptuara pėr tė dėgjuar tingėllimin e fjalėve, pėr tė bėrė krahasimin me gjuhėn shqipe e pėr tė gjetur aty fjalė tė njėjta tė tė dyja gjuhėve. E Dhori Qiriazi gjithė jetėn mbeti njeri i thjeshtė, i qetė, pa bujė...
Mė kujtohet se nė vitin 1984 ndodheshim nė Kongresin e Shkrimtarėve dhe Artistėve, darkėn e fundit, festiven, qėlloi tė uleshim tok me Dhorin nė tė njėjtėn tryezė. U ngritėm pėr tė kėrcyer e nė njė ēast, duke kujtuar krijimtarinė e tij tė hershme unė fillova t'i them pėrmendėsh poezitė e vėllimit tė tij tė dikurshėm.
Ai mbeti shumė i habitur, ndaluam mė kėmbė aty nė mes tė sallės e ai mė tha: "Po unė e kam grisur kėtė dorėshkrim, nuk i kam mė kėto poezi. Tė lutem, a mund tė m'i shkruash e tė m'i dėrgosh?"
E unė sapo u ktheva nė shtėpi, u ula nė makinėn e shkrimit, i shtypa dhe ia dėrgova. Dhori mė dėrgoi njė letėr falenderimi.
Gjithnjė kam menduar se poetėt nuk janė qenie tokėsore, por qiellore, e tani Dhori, shpirti i poetit u ngjit lart nė qiell duke zėnė vendin qė i takon.
Bėrns pėrkthyer nga Dhori Qirjazi:
TAM OSHENTĖR
Kurēertexhitė lėnė rrugėn shkret
Dhe shoku shokun pėrshendet,
Pazari shuhet, afron nata
E nisen njerėzit nėper fshatra,
Tė bėjm orgji, seē na vjen mirė,
E na ndez flakė njė kriko birrė,
harrojmė tė Skocisė udhė
Me gardhe, ura, ujra shumė
Qė na ndajn ne edhe shtėpinė,
Ku zonjat tona kanė selinė
Dhe tok me vetull ngrehin shqotė,
Sikur ti mbajė inati ngrohtė.
Kėshtu u ndodh nė Er, nė qendėr,
Njė nat i ndershmi Tam OShentėr,
(megjithse Eri i lasht me ura,
Nuk shquhet shumė pėr gra dhe burra).
O Tam, ti smbajte nė rradake
Asnjė kėshillė tė Kates sate:
Njė groshė nuk vlen, tė thotė, lum miku,
Kur flet me grahma pijaniku,
Se tė gjithė vitin, gjer nė fund,
Ēdo ditė pazari bėhėsh thumb!
Me njė mullis u bėtė shokė
E pit tė dy sa ratė nė tokė,
Po ti ēdo nat ia shtroke mirė
Me farkėtarė u frytė nė birrė,
Nė kabare na hyn tė shtunė
E del tė hėnėn, ti, o lumė!
Siē parasheh ajo e mjerė
Nė Dun do mbytesh ndonjėherė,
O se te kish e Alloisė
Djajt do tė zėnė nė netėt pisė.
Ah, xhan, o grua, shpirt, o xhan,
Me ēporosi mė bėn derman!
Si ta pėrēmoj qortimin tėnd
Qė burrin do tė sjellė ndėr mend ?!
Mirėpo njė natė, ēta pėrmend,
Ky Tamiynė e pa me vend
Tia shtronte prapė me tė pirė...
Valonte shkumba pėrmbi birrė,
Dy miqt e vjetėr pranė njė zjarri:
Ai dhe Jani kėpucari
Qė donte Tami porsi vėllanė,
Tė dy ia shtronin jave pėr javė.
Po kėtė nat u bėnė shumė,
Si pinė bėnė dhe rrėmujė
Dhe kabaresha mėrmliste
Me Tamin ėmbėl diēka fliste.
Pėr bėma fliste kėpucari
Tė tjerėt qeshnin, ah, qyqari
Dhe Tami smori vesh mė shumė
Qe vėrshėllimė, apo furtunė.
A kini parė ndonjėhere mirė
Kur marinarėt na gjejnė birrė?
Si bletėr mblidhin, zhuzhullojnė,
Me krahė minutat fluturojnė,
Mi fort nga mbreti nė njoborr
Kėtu del Tami triumfator!
Mirėpo dėfrimi si lulukuqet
Qė bien fletėt sapo kėputet,
O si dėbora qė bie nė lumė
Qė sa zbardh pak e bėhet ujė,
A si gushkuqi qė kund sqendron
E mer nė shenjė, tė fluturon,
O si ylber me ngjyrė tė qartė
Qė shkrin nė qiellin me shtėrngatė,
Ah, koha ikėn, smund tė ndalet,
Pėr Tamin erdh njė ēast tė ndahet,
Po nata ish e zezė, pisė,
Mėrzija sillej si njė bishė;
U nis ai nė natėn varr,
Nė rrugė gjėkund skish udhėtar.
Po frynte erė e shfrynte tepėr,
Kėrciste trėndafili i egėr
Dhe larg rrufeja shkrepėtinte,
Dhe thellė e rėndė bubullinte,
Nė net tė tilla, lemeri,
Veē djalli del bėn tregėti.
Shaloi Megin, pelėn gri,
Qė kush sia del pėr shpejtėsi
Dhe fluturoi me tė pėr pakė
Nuk pyeti pėr shi, pėr flakė.
Kapuēi blu nga pas i mbet,
Me mend po thoshte njė sonet
Dhe tek po ecte pa merak,
I ngjau se e kapi njė lugat,
Si kukuvajk u ndje njė klithmė
Aty tė kish e Alloisė.
Aty ish shkėmbi, o lum miku,
Ku qafėn theu Ēarl Pianiku,
Ku nė mes ferrash, nė gėrmadhė,
Ish gjetur njė ferishte e vrarė
Dhe ku nėn degėt nė ēinar,
E ėm e Margos na u var;
Nė vah sa kishte kapėrcyer
Kish ngar e fryma i qe rrėmbyer.
Shkumbonte Duni pėrmbi gurė,
Shtėrngata ēirrej nėpėr drurė,
Rrufeja qiellin mbushte zjarr,
Gjėmimi mblidhej si vilar,
Kur ja, mes drurėsh zu tė ndritė
Kjo kishėza e Alloisė.
Nėn atė dritė, atė mazgalle
Dikush kėrcente, hidhej valle.
mė jep guxim, o Xhon fisnik* * i flet birrės
Tani qė ndodhem nė rrezik!
Pse pimė pak birrė ne nga halli
Njė pikėz visk, tė na marrė djalli?
Kėshtu ky Tami na tha broēkull
Nga birra mend i vinin rrotull,
U ndal kjo Megi me dinjitet
Desh tė qertonte tė zotn e vet
E bėri para me trimėri,
Kur Tami vetė pa njė ēudi:
Skelete kėrcisnin, magjistare,
Njė kotilon nga Franca marrė,
I binin bririt hidheshin rėndė,
sikur tė shkelnin dhe ty me kėmbė.
Mbi njė dritare, nė ca parvazė,
plakushi Nik* u shfaq si shtazė *djalli
si qen i zi po turfullonte
atė muzik ai drejtonte,
pastaj ktheu bririn, fryri fort,
u mbush ēatia me shpirtra plot.
Zun e rrethonin me ulurimė
Tė gjithė tė veshur qenė me qefinė,
Si djalli vetė bėnin dredhi
Nė duar mbanin nga njė qiri.
E cili Tam, cili qyqar
Sdo kthente syt pėrmbi altar
Tė shihte varur dy ferishte
Me dy si gremēe, hekurishte,
Dhe njė kaēak me thikėn gjak
Me to po qeshte si torollak!
Pesė me ndryshk, kishin ca shpata
Dhe pesė nė duar kishin spata.
Njė fashė llastiku foshnjėn mbyste,
Njė thik njė bab po e pėrmbyste,
Ish biri i tij qe e shkelmonte
Atė flokėbardhė qė po mbaronte.
Ah ēposhtėrsi, nė shpirt tė ther
Sa keq, sa vaj, sa tmerr!
Sa pa ky Tami, sa qe pėrmendur,
Shpėrtheu njė ēast njė klithmė e ēmendur
Njė fyell ēirrej si njė i marrė
Me shpejt vraponin gjith kėrcimtarėt,
U bėnė gardh, zėnė krah pėr krah,
Nė udhė i dolėn pėrball ca gra,
I flakėn leckat ato mbi kishė,
Mben lakuriq, veē nder kėmishė.
He, Tam, o Tam, pse ta bėsh hasha,
Ato sqenė gra, po ishin vasha,
nė ca kėmishė nė ngjyrė jeshile,
si top dėbore, gargi, bandille!
Tė brenėshmet mbanin pėrmbi vithe
Dhe flokėt blu, tė butė, kadife.
Ti mer e jep, kush ta di hallė,
ato me sy, fėt me qepallė
edhe sakaq na qenė zverdhur,
tamam si mėzet qė sa kanė zvjerdhur.
Pickojnė, tė ngasin nga meraku,
Ēudi, tė dridhet vetė stomaku!
Po Tami zgjodhi. Kish dėshirė
Atė qė ishte yll, e mirė,
Qė dinte nder ti bėnte mikut
(u ndodh nė vahun e Kėrrikut
Kur ajo vetė iu kthye bishe
E zu pėrqark gjithēka tė prishė
Po shkelte elb, e bimė, e drithė)
Kėmish e saj na ishte endur
Atje nė Pejzlin e pėrmendur
Qė i bėjn ēupat lozonjare
Edhe pėr to tė jenė krenare.
Atė kėmishė, ta themi ndryshe,
Asaj ia bleu e gjora gjyshe,
Po Nėnit nuk i vajti mbarė,
Kėrcen tani me magjistarė!
Po kėtu Muza ime e ngratė
Lė tė pushojė, tė ēlodhet pak,
Mjaft tha pėr Nėnin si kerceu
(si xhinde ish, se mbante dheu)
Qysh Tami griu si me magji,
Ēmendoi e ēpa me syt e tij,
Si fryu e ēndodhi pas kėsaj,si e pėrqeshi satanaj,
Qė nga fillimi nė mbarim,
Kur humbi ēdo arsyetim
Dhe thirri: Rroft kėmish e shkurtėr!
Dhe erdhi ai ēast i bukur,
Kur ia dha vrapit Megi i tij,
Sikur ta ndiqte njė ushtri!
Siē ngrihen bletėt me potere,
Kur djali i prap godit kosheren,
Si ther njė lepur me xigua,
Kur brrof e ndjek pas njė langua,
Siē turret cubi nėpėr treg,
Kur kapeni gjithkush thėrret,
U sul kjo Megi, ngriti bishtin,
Dhe djaj e shpirtra pas e ndiqnin.
Ah, Tam, o Tam, ēshpėrblim po merr,
Si peshk do thekesh ti nė ferr,
dhe vajit Katja do tia mbushė,
do mbetet kaq e re vejushė!
Tash fluturim, moj Megi, merr,
Tė kalosh urėn mbi qemer
Dhe ngrie bishtin, qimeshumin,
Me aq guxim, si kėrcen lumin!
Por ah, ku kulmi i urės hapet
Vetė satanaj pas bishti kapet!
E mira Meg terheq njė ēast
Dhe Nėnin vetė e le nga pas
Mė larg guximshėm po vraponte
Mbi tė dhe Tami fluturonte
Tė zotin jasht rreikut qiti,
Kur frrap u ndje, iu kėput bishti,
Kjo shtig iu hodh pas mizorisht,
Tė gjorėn Meg e la pa bisht.
Kush kėtė ngjarje tė lexojė
Bir nėnė qoftė tė mos kuptojė,
Kur pi e birrės i pėrkulet
Atė kėmishėn mbetur ēule
Dhe Tam OShentrin, sigurisht
Tė tijėn pelė qė mbet pa bisht.
Petrarka:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=39633
Krijoni Kontakt