Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 92 prej 92
  1. #81
    Kosovë e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362

    Abigail

    ABIGAIL

    Pershendetje te gjithve, e ne veqanti ty ABIGAIL, i kam lexu te gjitha shkrimet qe i keni shkru, deri ne fund, me te vertet me kan pelqy shum te gjithat, jam nje i krishter jam larg vendit tim, nuk kam bibel shqip, edhe ketokan qen disa vargje te cilat me kan mbush me frym, me kan pelqy shum postimet tuja AGIBAIL me te vertet me kan prek shum, me kan fol shum, une nuk pershendes shum, edhe flm shum per iden e kesaj temes, Zoti ju bekoft, edhe hiri dhe dashuria e tij qoft mbi ju gjith mon

  2. #82
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KUSH ËSHTË I KRISHTERË?

    Kush është i krishterë?

    Ai që është i pagëzuar apo ai që është larguar nga mëkati?

    Kush është i krishterë?

    Ai që mban një kryq në qafë apo ai që e kupton përse vdiq Krishti?

    Kush është i krishterë?

    Ai që beson me fjalë apo ai që beson me vepra gjithashtu?

    Kush është i krishterë?

    Ai që shkon në kishë për festat apo ai që i lutet Jezus Krishtit çdo ditë?

    Kush është i krishterë?

    Ai që agjëron apo ai që ndihmon të varfërin?

    Kush është i krishterë?

    Ai që ka një emër të krishterë apo ai që ka një zemër të krishterë?

    Kush është i krishterë?

    Ai që mburret për fenë e tij apo ai që mburr Shpëtimtarin?

    Kush është i krishterë?

    Ai që i ul të tjerët apo ai që përulet para Zotit?

    Kush është i krishterë?

    Ai që beson se Krishti vdiq apo ai që beson se Krishti u ringjall përsëri?

    Kush është i krishterë?

    A je ti?
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  3. #83
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PËRSE KEMI MALL?

    Të kanë pyetur ndonjëherë nga buron malli i thellë i zemrave tona dhe për çfarë
    shërben ? Malli i një jete të tërë, të kryer, një jete të plotë vërtet mbaron në një
    mënyrë të tillë ? Përse shumë persona kanë dëshirën : “ Ah, sikur të mund
    ta nisja edhe njëherë nga fillimi “!? Përfundimet e vazhdimit të shumë besimeve
    dhe ideologjive nuk janë ndoshta shprehje të mallit ? Nuk është ndoshta e vërtetë
    që të gjitha sa, Ai përmban, janë në kërkim të diçkaje më shumë, të ndjenjës së vërtetë të jetës ?

    Si vallë ekziston ky mall ? Ai është fakti i krijimit që jeta duhet të ketë gjithashtu një ndjenjë ! Psikoterapisti dhe psikiatri Viktor E. Frankl, themelues i logopedisë (vështirësi në të folur) deklaroi :
    ” Etja është dëshmia e sigurt e ekzistencës së ujit. Si mund të kishim etje, në qoftë se uji nuk ekzistonte ? E si mund njeriu të kërkojë ndjenjën e jetës, në qoftë se ajo nuk ekzistonte?” Po ku është e mundur të gjendet ? Është një fakt i krijimit që njerëzit nuk rrezikojnë të qetësojnë mallin e tyre me gjërat e kësaj bote.

    Janë ato besime, filozofi apo ideologji, që përsëriten në misticizëm, në muzikë apo në ndonjë art tjetër, dhe e gjithë kjo nuk kënaq për shumë kohë. E gjithë kjo nuk është tjetër veç shprehje e mallit tonë. Është si të rendësh vazhdimisht pas jetës i zhytur në frikën e humbjes së “ lumturisë së madhe “. Persino Buda ka deklaruar në fund të jetës së tij : “ Jam akoma duke kërkuar realitetin. “

    Natyrisht mund të argëtohesh. Mund të qeshësh e të gëzohesh me shumë gjëra ose të hidhesh në aventura. Por e gjithë kjo qetëson mallin tonë ? Ndoshta e gjithë kjo që ndërmarrim dhe të gjitha këto nisma që ndjekim nuk janë më shumë se një përpjekje embytur ose në një farë mënyre jeta jonë shpirtërore e zbrazët ? E megjithatë, në momentet e vetmisë dhe të qetësisë, rikthehemi duke menduar përsëri : “ Nuk kam gjetur atë që kërkoj me të vërtetë ! “

    Në një libër ishte cituar ajo që kishte shkruar Marilyn Monroe pak para se të vdiste : “ Dëshiroj një dashuri të pakufishme. “ Ajo kishte provuar shumë gjëra në jetën e saj, ishte martuar 4 herë por nuk kishte ndjerë dashurinë e vërtetë, madje kishte qënë e shfrytëzuar.

    Bibla ka përgjigjen e pyetjes mbi ndjenjën e mallit që është në ne dhe të kërkimit tonë të vërtetë. Psalmisti thotë në psalmin 63;1 : “ O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etyr për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. “

    Malli është zëri i zemrës sonë drejt Perëndisë së gjallë, pasi Ai ekziston vërtet. Ai mund të japë me të vërtetë që aty në tokë një jetë të kënaqshme dhe jetën e përjetshme, gjë që të gjithë në realitet e dëshirojmë. Kush nuk e njojti këtë Perëndi të vertetë ose kush nuk deshi të dijë gjë për Atë, provoi një zbrazëti, një boshllëk në shpirtin e vet. Persona të tillë do të jenë gjithmonë në kërkim të asgjëje në botë.

    Ralph Barton ishte një nga vizatuesit më të njohur të filmave karton në USA, e megjithatë vrau veten. Përpara se ta bënte, kishte lënë nën jastëk shënimin që vijon: “ Kam pasur pak probleme, shumë miq, shumë sukses, shumë gra, njërën shtëpi pas tjetrës, udhëtime në të gjithë botën. Jam lodhur duke sajuar vazhdimisht diçka të re për të mbushur 24 orët e çdo dite. “

    Bibla thotë në lidhje me këtë tek Jobi 8;11-15 : “ A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë ? Ndërsa është ende i gjelbër, pa qënë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër. Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet. Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange. Ai mbështetet tek shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
    “ Vetëm me Perëndinë dhe në rrugën e Perëndisë është e mundur të jetoni me të vërtetë. Pa Të jeta jonë, me të gjitha nismat njerëzore që mund të arrijmë, mbetet e zbrazët, shpirti ynë dhe zemra jonë do të thahen.

    Malli është prova e faktit që ekziston një jetë që vjen nga Perëndia. Ekziston edhe për ty, dhe Perëndia dëshiron tua dhurojë. Nuk bëhet fjalë për një program fetar apo për ndonjë ceremoni, por për një takim të vërtetë me Perëndinë e Gjallë.

    Matematikani i famshëm dhe filozofi francez Pascal, besimtar në Jezus Krishtin, tha: “ Në zemrën e çdo personi ekziston një boshllëk i krijuar për Perëndinë, që nuk mund të mbushet nga asnjë gjë veçse nga Perëndia vetë, Shpëtimtari, që është shfaqur në Jezus Krishtin. “Dhe Jezusi vetë tha: “ Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua … “(Gjoni 16:33). Ajo që kemi nevojë është paqja e Tij, “ paqe në Të “.

    E gjithë ajo që mund të plotësoj dëshirat tona më të mëdha dhe nevojën e jetës së vërtetë, e gjejmë në Jezusin. Jezus Krishti është përgjigja e pyetjes së ndjenjës së jetës, një pyetje që mbetet aktuale deri sa do të ekzistojnë njerëzit.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  4. #84
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258

    Zemra Atërore e Perëndisë

    Sa e njohim ne Perëndinë? Sa thellë e njohim ne zemrën e Tij?



    Ju ftoj të lexoni këtë shkrim i cili më dha të kuptoj shumë lidhur me Perëndinë Atin. E kisha përgatitur para shumë vitesh për llogari të një gazete të krishterë dhe sot e pashë në një website të krishterë. Për disa mund të jetë i njohur ky shkrim për disa jo, kjo ka pak rëndësi. Mendova ta ndaj me ju të gjithë dhe duke ju uruar një lexim të këndshëm, ju uroj çdo bekim në Zotin.





    Një nga zbulimet e mrekullueshme të Biblës është se Perëndia është Ati ynë.

    Por çfarë mendon kur dëgjon fjalën ‘at’? Mos ndoshta mendon mbrojtjen, kujdesin, dashamirësinë dhe butësinë? Apo fjala ‘atë’ të sjell ndërmend pamje të ndryshme për ty? Perëndia zbulohet në Bibël si një Atë zemërbutë dhe i mëshirshëm, i cili ka dëshirë të zjarrtë që të merret me çdo hollësi të jetës tonë. Nuk është vetëm një pamje e bukur por edhe e vërtetë. Megjithatë çdo njeri duket të ketë një ide të ndryshme lidhur me, se me çfarë mund të ngjajë Perëndia, sepse pa u menduar ka prirjen të përshtatë ndjenjat dhe përshtypjet që ka nga ati i tij tokësor apo forma të tjera pushteti në mendjen e tij, për Atin Qiellor. Përvojat e mira na sjellin më afër në njohjen dhe në kuptimin e Perëndisë ashtu si edhe përvojat e këqija, formojnë një pamje të shtrembër të dashurisë së Atit për ne.

    Je fëmijë e Perëndisë. Akoma edhe tani të thërret me emrin tënd, por ndoshta thellë në zemër dyshon për vërtetësinë e Tij. Në fëmijëri mund të kesh njohur mungesën e plotë të atit, për shkak të vdekjes së tij ose për shkak të divorcimit. Ndoshta ngele ‘jetim’ për shkak të kërkesave që kishte karriera e prindërve të tu, apo ndoshta është thjesht kujtesa fëmijënore e premtimeve të paplotësuara, apo përbuzja sepse të persekutojnë?

    Mos ndoshta qaje me orë të tëra kur ishe i vogël dhe askush nuk vinte të të qetësonte nga dhembjet dhe uria?

    Mos ndoshta qaje mbrapa dyerve të mbyllyra, një fëmijë i vogël, i harruar dhe i vetëm?

    Mos ndoshta ke vështirësi të ndjesh praninë e Tij?

    Është zemra jote e butë përkundrejt Perëndisë apo është ashpërsuar nga cinizmi dhe dyshimi?


    Ati yt Qiellor ishte atje kur bëre hapat e tua si fëmijë. Ishte atje në dhembjet dhe zhgënjimet dhe është i pranishëm tani, në këtë moment. Ishe për pak i dhënë ‘hua’ në prindër tokësorë dhe për pak kohë duhet të të rrethonin me një dashuri si dashuria eTij. Dashuria dhe siguria e një shtëpie të rregullt dhe e një familjeje të mirë janë planifikuar prej Perëndisë, për të të përgatitur për dashurinë e Tij. Nëse prindërit tanë dështuan me ne, duhet ta njohim këtë gjë, duhet t’i falim dhe të vazhdojmë duke i hapur zemrat tona dashurisë së Perëndisë. Ati yt i dhembshur të pret akoma edhe tani me krahë hapur.

    Ç’farë të mban larg Tij?

    E di se sa tërheqës je për Perëndinë? Pengesa më e madhe është se, mendojmë se i dukemi të pështirë.
    Perëndia ka një të veçantë, të cilën edhe prindi më i mirë nuk mund të shpresojë se do të mund ta imitojë – aftësia e Perëndisë të jetë gjithmonë me ty. Si prindër, thjesht nuk mund të kemi një kujdes të shpeshtë, njëzet e katër orë në ditë. Jemi qenie të kufizuara të cilat nuk mund të përqëndrohen në shumë gjëra në të njëjtën kohë. Por Perëndia ndryshon. Jo vetëm është me ty gjithë kohën, por edhe të kushton gjithë vëmendjen e Tij. “… dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi Të, sepse Ai merakoset për ju” (1 Pjetër 5:7).

    Nëse shikon se pengohesh në mardhënien tënde me Perëndinë për shkak të ndonjë dështimi të prindërve, shpjeri këto gjëra përpara Zotit. Duhet të kesh falje në zemrën tënde për çdo njërin që të ka lënduar. Nëse nuk ke, atëhere hidhërimi do të të brejë dhe nuk do të gjesh paqe me Perëndinë. Duhet të kuptosh gjithashtu se nuk je vetëm. Nuk kam takuar deri tani një person i cili të jetë i përsosur ose një prind i cili të mos ketë bërë gabime. Çdo njeri ka pasur dhembje në jetën e tij. Por, më e rëndësishmja është se vjen të njohësh Perëndinë se kush është në të vërtetë – dhe jo se si mendon ti se kush është. Është prindi i përsosur. Gjithmonë edukon me dashuri. Është besnik, bujar, i sjellshëm dhe i drejtë. Të do dhe dëshiron të harxhojë kohë me ty. Dëshiron që të pranosh dashurinë e Tij dhe të njohësh se je një person i veçantë për Të.

    Do të pranosh dashurinë dhe dhembshurinë e Perëndisë?

    Do të hapësh zemrën tënde për të patur një mardhënie më të ngushtë me Atin tënd të vërtetë?

    Po të pret me durim që të vish tek Ai!
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga ABIGAIL
    PARATE DHE PASQYRA

    Nje i moshuar i pasur, por gjithmone nje njeri i paqef, vizitoi Pastorin e zones ku banonte.
    Iu ankua, sepse me gjithe pasurine e tij, ndihej shume vetem dhe i palumtur.
    Pastori pa iu pergjigjur, e mori per dore dhe e coi tek dritarja:
    "Veshtro jashte dhe me thuaj se cfare shikon?".
    Plaku i pasur pa nepermjet xhamit jashte ne rruge.
    "Shikoj burra dhe gra, te shkojne e te vijne ne punet e tyre dhe femije qe luajne te gezuar" - iu pergjigj plaku.
    Pastori e mori perseri prej dore dhe e coi perpara nje pasqyre te madhe.
    "Veshto ne pasqyre dhe me thuaj se cfare shikon?".
    "Shikoj veten time", iu pergjigj i moshuari, pak i habitur.
    Atehere Pastori i tha: "Kujdes, miku im. Ne dritare ka xham, qe eshte qelq, por edhe pasqyra eshte xham, eshte qelq. Ndryshimi eshte, se xhami i pasqyres eshte i lyer me nje lloj metali, dhe qe nga momenti qe u shtua pak nga ky metal, nuk mund te shikosh te tjeret, por vetem veten tende. Kjo eshte ajo qe te ben te ndjesh vetmi.
    Pasuria jote e madhe, te ka larguar nga bota rreth teje. Nuk te lejon te shikosh te tjeret, te komunikosh me ta, te ndash dhimbjet, agonite, por edhe gezimet e tyre.
    Shikon vetem veten tende!
    Me pelqei kjo , shum domethenese dhe e vertet ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #86
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Ditari i një Bible



    Janar:
    Një periudhë shumë e zënë për mua. Gati e gjithë familja mori vendimin që të më studionte gjithë vitin.

    Shkurt:
    Erdhi koha për pastrim. Dje më fshin pluhurin dhe më vunë në vendin tim. Përdoruesi im, më përdori për pak minuta javën e kaluar. Kishte një kundërshtim me dikë dhe kërkonte argumente që të vërtetonte se kishte të drejtë.

    Mars:
    Ditën e parë të muajit, përdoruesi im më mori përsëri në dorë sepse duhej të parapërgatiste një mesazh në një orë të veçantë në kishë.

    Prill:
    Këtë muaj më vizitoi gjyshi. Më mbështeti në këmbët e tij për 1 orë studimi rreth kapitullit të 13 të letrës se parë drejtuar Korintasve. Nga sa duket, ai interesohet më shumë për mua sesa pjesëtarët e tjerë të familjes.

    Maj:
    Disa njolla ranë në fletët e mia dhe një lule që çel në fillim të pranverës u vendos midis faqeve të mia.

    Qershor:
    Ngjaj si një dëng letrash të prera. Më kanë mbushur me pjesë të prera nga revistat dhe gazetat dhe me copa letre të ndryshme që diçka t’ju kujtoj. Një nga ato letrat thotë se një nga vajzat martohet.

    Korrik:
    Sot më vunë brenda në një valixhe. Më duket se po shkojmë për pushime. Më mirë të rrija në shtëpi. Me siguri që do të qëndroj brenda në këtë valixhe për 2-3 javë.

    Gusht:
    Jam akoma brenda në valixhe.

    Shtator:
    Më në fund u kthyem në shtëpi dhe unë hyra përsëri në vëndim tim tashmë të njohur. Kam mjaft shoqëri. Dy revista grash dhe 4 libra të tjerë janë stivë mbi mua. Mirë do të ishte të më lexonin ashtu si ata edhe mua.

    Tetor:
    Sot më lexuan pak. Një nga pjesëtarët e familjes është pak i sëmurë, ndërsa një tjetër shumë i sëmurë. Këtë çast ndodhem në mes të tavolinës së kuzhinës. Më duket se do të vijë pastori për vizitë.

    Nëntor:
    Hyra përsëri në vendin tim të vjetër.

    Dhjetor:
    Familja është e zënë me përgatitjet e Krishtlindjes. Më duket se ndonjë kuti dhe letra mbështjellëse të dhuratave do më mbulojnë ashtu siç bëhet çdo Krishtlindje!
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  7. #87
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Si ta pasurosh martesën tënde.


    Dikush ka thene se ndryshimi midis kohes kur ke rene ne dashuri dhe marteses, eshte i njejte me ndryshimin e fotove ne nje katalog. Ne fakt, nuk duhet te jete gjithnje keshtu. Autori Steve Stivens na ofron keto keshilla:


    “Fillojeni diten gjithnje me nje puthje …

    mos e hiq kurre unazen e marteses nga gishti …

    dilni ne ‘takime’ te rregullta me njeri-tjetrin …

    pranojini ndryshimet qe keni …

    jini te sjellshem …

    jini te bute …

    bejini njeri-tjetrit dhurata te vogla …

    buzeqeshni shpesh …

    prekni …

    flisni rreth endrave tuaja …

    adoptoni nje kenge si kengen tuaj …

    perkedhelni shpinen e njeri-tjetrit …

    qeshni se bashku …

    dergojini kartolina njeri-tjetrit edhe pa arsye …

    bej ate qe i pelqen partnerit tend perpara se ai/ajo te ta kerkoje …

    meso qe te degjosh ate qe nuk po thuhet …

    inkurajoni njeri-tjetrin …

    bej gjerat sipas menyres se tij/saj …

    bejini komplimente cdo dite njeri-tjetrit …

    merre ne telefon gjate dites …

    ngadaleso hapin kur jeni duke ecur …

    kapuni per dore …

    pyete se cfare mendon ne lidhje me gjera te caktuara …

    kini respekt …

    gjithnje ofroi mireseardhjen partnerit tend kur vjen nga puna …

    perpiqu te kesh nje pamje te mire …

    shkeljani syrin njeri-tjetrit …

    festoni bashke ngjarje te shenuara …

    meso qe te kerkosh ndjese …

    fal me shpejtesi …

    organizoni ndonje fundjave romantike …

    pyet: “Cfare mund te bej qe te ndihesh me i/e lumtur? …

    ji pozitiv …

    ji i kendshem …

    reago me shpejtesi ndaj nevojave te partnerit tend …

    flisni rreth dashurise tuaj …

    kujtoni momentet e vecanta qe keni kaluar bashke …

    trajtojini miqte apo te afermit e partnerit/es me miresjellje …

    dergojini lule per diten e Shen Valentinit dhe per pervjetorin e marteses …

    kur je gabim mos hezito qe ta pranosh …

    ji i ndershem ndaj nevojave seksuale te partnerit …

    shihni se bashku perendimin e diellit …

    thuajeni shpesh shprehjen “Te Dua” …

    kurre mos bini per te fjetur te zemeruar …

    perfundojeni diten me nje perqafim …

    mos hezitoni per te kerkuar ndihme profesionale kur ju nevojitet …

    dhe mbi gjithcka lutuni perdite per (dhe me) njeri-tjetrin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 10-09-2007 më 02:03
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  8. #88
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Fuqia e Lutjes




    Lutja është hallka kryesore që na lidh me Perëndinë. Është ura që lidh çdo boshllëk dhe kalon lart çdo rrezik apo nevojë tonën.

    Sa i rëndësishëm ishte imazhi i Kishës së Parë të apostujve! Pjetri në burg, Judenjtë triumfojnë, Herodi i fuqishëm në pushtet, Arena pret agimin e ditës për të pirë gjakun e Apostullit… dhe çdo gjë duket të jetë kundër Kishës.

    Por “nga ana e Kishës bënin lutje të vazhdueshme tek Perëndia…”. Dhe në vazhdim…burgu u hap, apostulli u lirua, planet e judenjve u prishën, mbreti i keq vdiq “i brejtur nga krimbat” me një shpërblim të merituar, dhe Fjala e Perëndisë përhapej me fitore të madhe.

    A e dimë vallë forcën e armës sonë të mbinatyrshme? Kemi guximin ta përdorim atë me pushtetin e besimit që kërkohet? Dhëntë Perëndia që të na vajosë më guxim të shenjtë dhe me besim hyjnor! Nuk ka nevojë për njerëz të mëdhenj, por për njerëz që kanë guximin të vërtetojnë madhështinë e Perëndisë.

    Kujdes në lujten tënde, mbi të gjitha të mos e kufizosh Perëndinë, jo vetëm me mosbesimin, por duke fantazuar se çfarë mund të bëjë. Ji i gatshëm të presësh gjëra “më të larta, që mendja jonë nuk mund të kërkojë dhe imagjiojë”. Çdo herë që hyn në lutje, qetësohu, dhe më përpara jepi adhurim dhe lavdi Perëndisë.

    Lutjet tona janë shance që Perëndia na jep. Je i dëshpëruar? Lutja mundet të ëmbëlsojë dëshpërimin tënd dhe të të forcojë.

    Je i gëzuar? Lutja mund të shtojë një aromë qiellore në gëzimin tënd. Je në rrezik prej armiqve të jashtëm apo të brendshëm? Lutja jote mund të vërë në të djathtën tënde një ëngjëll që me prekjen e tij mund ta bëjë thërrime një gur mulliri, ta bëjë pluhur, më të butë se mielli.Dhe me një vështirm të tij mund të hedhë poshtë një ushtri të tërë.

    - Çfarë dëshiron që lutja të bëj për ty?

    - Përgjigjem: - “Gjithçka që bo të bënte Përëndia për ty”!
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  9. #89
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NJE TREGIM I SHKURTER

    Nje vajze po priste aeroplanin ne nje aeroport te madh.
    Meqenese i duhej te priste gjate, vendosi qe te blinte nje liber qe te kalonte kohen. Bleu librin dhe nje kuti me biskota. U ul ne vendin ku rrine zakonisht persona te rendesishem ne menyre qe askush te mos e pengonte.
    Afer saj ishte karrigia me biskota dhe nje karrige me tej nje person tjeter i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi te merrte biskota, edhe zoteria nga karrigia tjeter mori nje. Ajo u habit pa mase, por nuk tha asgje vetem vazhdoi te lexonte librin.C'do here qe ajo merrte nga nje biskote, kete e bente edhe zoteria pa u merzitur fare.
    Vazhduan keshtu deri sa ne kuti mbeti vetem nje biskote,dhe vajza mendoi: Me intereson te di se cfare do te beje ai tani!!!
    Zoteria e mori biskoten e fundit dhe e ndau ne dy pjese.

    "Kjo me te vertete eshte e tepert, filloi te mendoje nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, canten dhe shkoi drejt daljes. Kur u ndje me mire, u ul ne nje vend ku nuk ishte askush qe te mos kishte me asnje ndodhi te tille te papritur. E mbylli librin dhe hapi canten qe ta fuse brenda,dhe ne momentin kur shikoi brenda,pa nje kuti me biskota te pahapur fare. U turperua dhe atehere e kuptoi se kutia me biskota kishte qene e zoterise qe kishte qene ulur ne karriken prane te sajes, por i cili pa asnje shqetesim, nervozizem apo brenge e ndau edhe biskoten e fundit me te, krejtesisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e lenduar ne krenarine personale dhe ndjenjat e veta.

    PERFUNDIMI: Sa here ne jeten tone ne kemi ngrene dhe do te hame biskoten e huaj, dhe kete nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dime kurre? Para se te vijme ne ndonje perfundim te shpejte dhe para se te fillojme te mendojme keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here situatat nuk jane te atilla sic na duken neve ne shikimin e pare!!!

    Ne jete ekzistojne 5 gjera te cilat nuk mund te kthehen:

    Guri qe eshte hedhur

    Fjala qe eshte thene

    Rasti apo mundesia pasi te jete humbur

    Koha qe ka kaluar

    Dashuria per te cilen nuk luftohet.


    Njehere,dikush ka thene:


    Puno sikur nuk do te kesh kurre nevoje per para.

    Dashuro, sikur te mos kesh vuajtur kurre nga dashuria

    Vallezo sikur mos te jete askush afer te te veshtroje.

    Kendo sikur te mos jete askush qe te te degjoje.

    Jeto, sikur te jete parajsa ne toke.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  10. #90
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Une zgjedh!

    Mengjes heret. Kafeja ime eshte ende e ngrohte. Qielli eshte I zi. Bota ende fle. Pas pak castesh dita do te agoje. Qetesia e vetmise do te zaptohet nga zhurmat, vendimet dhe punet.
    Pikerisht tani duhet te bej nje zgjedhje. Sot zgjedh dashurine. Asnje gje nuk e perligj urrejtjen, asnje padrejtesi s’e justifikon hidhesine.
    Sot zgjedh te dua Zotin dhe gjithcka qe Zoti do. Une zgjedh gezimin… Zoti im eshte Zot mbi rrethanat.

    Nuk do te pranoj t’i shoh njerezit si dicka me te vogel se qenie njerezore te krijuara nga Zoti. Nuk pranoj t’i shoh problemet si dicka me te madhe se nje rast per te pare Perendine ne pune.
    Zgjedh te jetoj i falur dhe te fal. Zgjedh paqen. Zgjedh durimin.

    Do te shoh pertej shqetesimeve. Ne vend qe te ankohem per rradhet e gjata, do te falenderoj Zotin edhe per nje tjeter mundesi per t’u lutur. Zgjedh durimin.
    Zgjedh te jem i sjellshem me te pasjelshmit, sepse keshtu me trajtoi Zoti edhe mua. Sot zgjedh miredashjen.

    Zgjedh miresine. Me mire pa asnje lek, sesa me fitim te pandershem.
    Sot zgjedh besimin. Miqte e mi nuk do te pendohen qe me kane besuar. Punedhenesi im qe punon me mua. Familja ime nuk do te kete frike qe s’do te kujdesem per ta.

    Asgje nuk fitohet me force. Ndaj po e ngrita zerin, qofte vetem ne lavderim per Te.
    Zgjedh zemerbutesine.
    Une jam nje qenie frymerore. Nuk pranoj qe ta le ate qe eshte e perkohshme te sundoj mbi te perjetshmen.

    Zgjedh vetkontrollin. Do te kontrollohem vetem nga gezimi.
    Do te pasionohem vec nga besimi.
    Do te ndikohem vetem nga Zoti.

    Ja kushtoj diten sot dashurise, gezimit, paqes, durimit, miredashjes, miresise, besimit, zemerbutesise, vetkontrollit.
    Nese kam sukses, do te falenderoj.
    Po te deshtoj, Hiri i Tij eshte aty!
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  11. #91
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    DASHURIA E PERËNDISË



    Çdo njeri është mëkatar. Perëndia duke dashur të shpëtojë mëkatarin, nga dashuria e Tij e madhe, planifikoi vdekjen në kryq të Krishtit, gjaku i të cilit pastron çdo mëkat. Pasi mëkatari të jetë larë dhe pastruar, Perëndia e vulos me Frymën e Shenjtë dhe e bën birin e Tij. Me këtë mënyrë brenda planit të Tij të shenjtë të dashurisë, e shëndron mëkatarin në fëmijë të Perëndisë.

    Ishte një mëngjes i zakonshëm i së Dielës dhe predikuesi i një Kishe të vogël në Anglinë e Re, George Thomas hipi në podiumin e Kishës dhe duke filluar predikimin e tij tha midis të tjerave: - ....... do t’ju tregoj një histori të vërtetë të cilës dëshiroj ti kushtoni vëmendje të veçantë.


    “Një ditë u takua satani me Jezusin dhe kishin një bisedë mjaft interesante. Satani kthehej nga kopshti i Edenit. Në fytyrën e tij vijëzohej një kënaqësi e madhe.
    - Arrita të bëj diçka të shkëlqyer,- i tha Jezusit. - Bëra të mundur që e gjithë rraca njerëzore të bjerë në një grackë të madhe me një karrem dhe tani nga kjo grackë as edhe një njeri nuk mund të dalë. I kam të gjithë në grackën time.
    - Ç’ ke ndërmend të bësh me ta?- e pyeti Jezusi.
    - Aaa, do të argëtohem me të vërtetë,- u përgjigj satani. Më parë do të vë urrejtje dhe ligësi në zemrën e tyre, që të urrejnë njëri-tjetrin. Më pas do tu mësoj të prodhojnë armë në mënyrë që të vrasin njëri tjetrin.... më pas do ti mësoj të prodhojnë bomba, që të bëjnë luftë me njëri-tjetrin dhe të vriten.
    - Ke diçka tjetër ndërmend të bësh me njerëzit?- e pyeti përsëri Jezusi satanin.
    - Do tu mësoj të pijnë duhan, alkol dhe të shkatërrojnë veten e tyre. Do ti mësoj të marrin drogë. Do ti bëj të martohen dhe më mbas të shkatërojnë familjet e tyre dhe të jenë të dëshpëruar, ata dhe fëmijët e tyre....
    - Mirë, por një moment do të mërzitesh apo jo, atëhere çdo të bësh me njerëzit?- e pyeti Jezusi.
    - A, do ti vras.... të pavlerë janë të gjithë.


    Atëhere Jezusi e vështroi drejt në sy dhe me zë të fortë i tha satanit:
    - Sa do që të më japësh njerëzit?
    - Nuk kuptove, - shpjegoi satani. - Të pavlerë janë të gjithë, as Ty nuk të duan. Do të të pështyjnë, do të të tallin, do të të akuzojnë dhe në fund do të të vrasin. Janë të pavlefshëm.
    - Sa do, - gjëmoi zëri i Jezusit në fytyrën e satanit.
    Atëhere, satani ndryshoi shprehjen e fytyrës dhe qëndrim. Fytyra e tij ngriu, u mbush plot ashpërsi dhe ligësi dhe sikur i erdhi një ide e vetme në mendje, iu përgjigj me ftohtësi dhe shpirtligësi Jezusit:
    - Të gjithë gjakun Tënd, gjithë lotët e Tu dhe jetën Tënde.
    - Në rregull, - u përgjigj me gjithë forcën e shpirtit të Tij Jezusi në fytyrën e satanit, - në rregull.”

    Në këtë pikë, besimtari njeriu i Perëndisë e mbylli predikimin e tij në bashkësinë e vogël lokale në Anglinë e Re. Të gjithë e shikonin dhe mendoheshin në heshtje dhe mendoheshin shumë....
    Këtu mbaron historia jonë dhe fillojnë edhe mendimet tona.... të cilat duhet të fillojnë, sepse kjo çështje është e rëndësishme dhe mjaft e gjatë.

    Ekziston një pikë kritike dhe e rëndësishme rreth personalitetit dhe veprës së Jezu Krishtit. Nuk është mëkati i Evës dhe i Adamit, nuk është djalli, nuk janë mëkatet tona të shumta dhe të mëdha. Është se tha ‘në rregull’. Gjithë gjaku i Tij, dashuria e Tij, jeta e Tij! I dha për të na çliruar nga thonjtë e ‘vrasësit njerëzor’ dhe të na dhurojë jetën e Tij të shenjtë dhe të përjetëshme. Sepse tha “në rregull” nuk mund të kemi një pozicion asnjëanës. Sepse Jezusi tha “në rregull” dhe gjaku i Tij u derdh në kryqin e Golgotës, nuk mund të luajmë me mëkatin dhe me botën e tij ateiste.
    Sepse Jezusi tha “në rregull” dhe na përqafoi me gjithë dashurinë e zemrës së Tij, nuk mund të anashkalojmë, të jemi indiferentë, të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët, dhe të bashkohemi me botën e mëkatit dhe të pabesisë. Këtu është edhe pika kritike dhe e rëndësishme. Jezusi dha jetën e Tij, për të na çliruar nga vdekja e përjetëshme, të na bashkojë me Atin Perëndi dhe ne, në vend të dashurisë, respektit dhe besimit në fytyrën e Tij, i kthejmë shpinën me indiferencë dhe mosrespekt.
    Jezusi luftoi me satanin, pagoi borxhin e mëkatit tonë, që të na çlirojë nga vdekja e përjetëshme dhe e bëri këtë vetëm nga dashuria..


    Na ofron shpëtimin e Tij nga urrejtja dhe tërbimi i vrasësit njerëzor falas dhe në hir. Do të jetë e përjetëshme dhembja e ndëshkimit tonë “...nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh” (Hebrenjve 2:3).

    “Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë jetë të përjetëshme. (Gjoni 3:16).

    Kjo e ‘dhënë’ e dashurisë së Zotit është thikë me dy presje. Kush e përqafon me përulje dhe besim, kush kthehet tek i gjalli Jezu Krisht me pendim dhe sinqeritet, do të shijojë jetën e rilindjes së Tij, e cila do të bëhet edhe e tij përjetësisht.
    Nuk është mëkati i botës problemi ynë, as edhe mëkatet tona “...sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23)
    Por, është shpëtimi nga mëkati dhe Shpëtimtari plot hir dhe mëshirë. Dhe njerëzit e kundërshtuan, e anashkalojnë, qëndrojë indiferentë dhe të kapluar nga egoizmi, jeta e tyre, gjërat e tyre. Kur të qëndrojmë përpara fronit të Zotit, ku duhet të gjithë të qëndrojmë që të shpërblehet çdonjeri nga ne sipas jetës së tij, sipas veprave të tij (2 Korintasve 5:10), nuk do të gjykohemi për mëkatet e të tjerëve, të botës, të prindërve tanë, por, sepse pretenduam ti themi jo shpëtimit, Shpëtimtarit, dashurisë së madhe të Jezu Krishtit, i cili “...erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte kishte humbur” (Luka 19:10).

    Është tragjike të ketë shpëtim, të ketë jetë të përjetëshme, të ekzistojë fuqia që shëron “kancerin e mëkatit” dhe njeriu ti kthejë shpinën sepse, është tepër i zënë, sepse nuk interesohet, sepse preferon shijet e përkohëshme jetës mëkatare.
    Të hapë Jezu Krishti grackën e mëkatit tonë, të paguajë borxhin tonë përballë syve të Perëndisë së Shenjtë, të na dhurojë jetë të çliruar dhe të përjetëshme dhe ne, të preferojmë skllavërinë e mëkatit, nënshtrimin, vdekjen e përjetëshme??? Kostoja do të jetë e madhe dhe e përjetëshme. Jezu Krishti bëri atë që nuk mund të bënim ne. Na bëri gati dhe na dhuron një shpëtim të përsosur, falas dhe nëpërmjet Hirit.
    Atë që ne duhet të bëjmë është ta pranojmë këtë shpëtim, të zgjatim dorën e besimit dhe ta bëjmë tonin me pendim, përulje dhe besim. Të bëhet Jezu Krishti, Zoti ynë dhe Perëndia ynë. Ai të cilit do ti kemi borxh gjithë jetën tonë.

    Në qoftë se nuk marrim këtë rrugë atëhere nuk ka rrugë tjetër. Rruga e jetës së shthurur mëkatare, është ashtu si zogjtë e egër në kafaz, të gjakosur, të dëshpëruar, të cilët presin ti hedhin tek macet që ti shqyejnë. Ky është satani dhe bota e tij. Shijon humbjen tonë, vdekjen tonë të përditshme dhe të ngadaltë, humbjen tonë të përjetëshme.
    Ne këtu poshtë në tokë erdhëm në jetë që të zgjedhim Zot, të zgjedhim jetë të përjetshme. Dhe shumë të tjera, të cilat me sa duket nuk ekzistojnë. Një është zoti i së keqes, i armiqësisë, i vdekjes, satani. Këto ka, këto e kënaqin ti japë njeriut, për ta vrarë përjetësisht. Tjetri, Jezu Krishti, është Zoti i së Vërtetës, i Dashurisë, i Jetës, i Ringjalluri, Shpëtimtari nga mëkati dhe vdekja.

    I pari gëzohet të na shikojë duke vdekur çdo ditë.

    Tjetri gëzohet të na shikojë të shijojmë jetën e Tij të përjetëshme që tani brenda nesh.


    Iu dhe me zemër kësaj dashurie së madhe?

    Zgjedhja është e jona dhe le ta bëjmë atë sot, përpara se të jetë vonë.

    Cila është gjendja jote në këtë moment?

    Cila është zgjedhja jote?
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  12. #92
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Për: Kryqi... Perëndi Folëm...

    NJË LETËR DASHURIE

    Për ditëlindje një princeshë mori prej të fejuarit të saj një kuti shumë të rëndë dhe të një forme të çuditshme. E padurueshme nga kurreshtja e hapi, dhe gjeti ... një gjyle topi. E dëshpruar dhe e tërbuar nga hidhërimi, e hodhi për tokë gjylen e zezë të bronzit. Kur ra në tokë pjesa e jashtme u hap e prej saj doli një top argjendi më i vogël. Princesha e kapi menjëherë. Duke e rrotulluar nëpër duar e shtypi lehtë mbi sipërfaqe. Sfera e argjendit u hap dhe prej saj doli një kuti me mbështjellëse të artë.

    Kësaj radhe princesha e hapi kutinë me shumë lehtësi. Brenda, mbi një shtresë të butë kadifeje të zezë, ndriçonte një unazë e mbushur plot me xhevahirë të shkëlqyeshëm, të cilët së bashku formonin dy fjalë të thjeshta: TË DUA.

    Shumë gjëra, që në shikim të parë na duken të vështira e të pakuptueshme, fshehin në brendësinë e tyre visare shumë të çmueshme. Kur e marrim Biblën në dorë në fillim na duket si një gjyle topi e madhe dhe e rëndë, e formuar jo prej bronzi por prej letre. Nevojitet që të kërkojmë me kujdes visarin që fsheh brenda. Në fund me siguri do të mbetemi të befasur me premtimin e saj: ZOTI TË DO!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 18-08-2014 më 09:18
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •