Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 92
  1. #41
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    ****************

    1. Menyra jone e te sjellurit tregon se cfare besojme ne te vertete.

    2. Mbrojtja kundrejt genjeshtres se Satanit, eshte e verteta e Perendise.

    3. Besimi mund te shikoje gjera te padukshme.

    4. Natyra, eshte nje dorashke, e veshur ne doren e Perendise.

    5. Durim do te thote te presesh oren e Perendise, pa dyshuar per dashurine e Tij.

    6. E varfer eshte ajo kishe (bashkesi), qe u jep rendesi me te madhe programeve sesa njerezve.

    7. Shoqeria e Krishtit mbetet, kur shoqerite e tjera te braktisin.

    8. Krishti lindi ketu poshte ne toke, qe ne te lindim nga lart.

    9. Bijte e Perendise nuk thone kurre “Adio” per here te fundit.

    10. Lutja nuk eshte nje menyre per te bere ate qe duam, por eshte menyra per t’u bere ajo qe do Perendia.

    11. Ne qofte se lutja jone ka per qellim qe te “degjohet” nga njerezit, atehere sigurisht nuk degjohet nga Perendia.

    12. Rilindja eshte ceshtje momenti. Shenjterimi yne, vazhdim i nje jete te tere.

    13. Qe te harrosh problemin tend, ndihmo dike tjeter qe te zgjidhi te tijin.

    14. Qe te pasurohet dikush me Perendine, eshte shume me e mire sesa te pasurohet me te mira.



    *******************
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 27-05-2003 më 15:45
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #42
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Nje realitet i mrekullueshem

    Historia e nje misionari te krishtere qe u perpoq te ndihmonte nje burre qe ishte alkoolist. Vargonj te tille jane te veshtire per t'u keputur. Nje dite punonjesi i krishtere mesoi se gjate nje rasti kur kishte pire shume miku i tij kishte bere cope-cope mobiljet e shtepise dhe kishte rrahur te shoqen. Keshtu ai shkoi t'i bente nje vizite. Ishte ora pese e pasdites. E gjeti te shkretin ulur ne kuzhine, duke pire nje kafe. Djali i vogel 5 vjecar ishte ulur prane tij. Misionari e pershendeti pijanecin me perzemersi. Pastaj pyeti: "Gjerat kane shkuar perseri keq, ë". Duke kercellitur dhembet, burri u ngrit shigjete nga vendi. Pa thene asnje fjale, shkoi ne dhomen tjeter dhe u kthye me nje tel ne duar, qe perdorej per te nderur rroba. Ende pa nxjerre asnje fjale nga goja, filloi ta lidhte djalin e vogel pas karriges se tij. Misionari mendoi: "Po tani cfare po ben? Akoma eshte i dehur?". E la te vazhdonte. Kur mbaroi se lidhuri birin, burri i beri nje nyje telit e pastaj thirri "Çohu!". I vogli filloi te qaje. "Po s'mund te çohem!" tha me ngasherim. Ateher pijaneci u kthye nga misionari dhe me nje shprehje te dhimbshme ne fytyre i tha: "E degjove: "Po s'mund!" Epo njesoj eshte edhe per mua. As une s'mund!" A s'ta copeton zemren kjo? Pas nje casti, misionari futi doren ne xhep dhe nxori nje thike te vogel. Pastaj duke mos pyetur per demin qe po shkaktonte, e preu telin e ri fringo te rrobave. Me qetesi i tha djalit: "Çohu!" dhe djali u çua! Duke iu kthyer pijanecit, misionari i tha: "Hë, e shikon!". "Sigurisht, - iu kthye me ashpersi ai, - ti preve telin". Misionari iu pergjigj : "Dikush erdhi per te prere te gjithe vargonjte e mekatit qe na mbajene ne. Jezusi!"

    Mijera e mijera njerez ne gjithe boten e paane mund te deshmojne per kete.
    Ç'realitet i mrekullueshem! Ne mund te shpetohemi nga forcat e erresires.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #43
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Poezi per Jezusin!

    I
    Nje koke e shenjte, e plagosur,
    E varur nga dhembja e brenga.
    Me plot perbuzje rrethohesh.
    Kurora Jote bere me gjemba!
    Sa i zbehte qe je nga dhembjet
    Nga perbuzja dhe fyerjet e renda!
    Sa dergjet ajo fytyre
    Qe dikur, ndriste si hena.


    II
    Mbi ate kryq te Jezusit
    Syri im shikon shpesh
    Trupin e Atij qe vuajti per mua
    Dhe per mua tani po vdes.
    Dhe prej zemres se goditur, ne lot,
    Dy cudira une rrefej –
    Cudine e dashurise se Tij te lavdishme
    Dhe ate qe une nuk vlej.


    III
    Jezus, i dashuri i shpirtit tim,
    Me ler, ne gjirin Tend te fluturoj,
    Kur ujerat perplasen me nxitim,
    Kur shtrengata ende te vazhdoje.
    Me streho, O Shpetimtari im, me streho,
    Deri sa stuhia e jetes te marre fund.
    Te sigurt ne strehim me drejto,
    Oh, merre shpirtin tim me ne fund!


    IV
    Strehim tjeter une s’kam
    Shpirti im i pandihme varet te Ti;
    Mos me ler vetem, keshtu si jam,
    Por mbeshtetme, me jep rehati.
    Tere besimi im te Ti qendron,
    Gjithe ndihma nga Ti me vjen.
    Koken pa mbrojtje Ti ma mbulon
    Dhe hija e krahut Tend gjithnje me gjen.


    V
    Shpetimtar, si bari na udhehiq ne!
    Per kujdesin Tend nevoje kemi shume;
    Ne kullotat e Tua Ti na ushqe ne,
    Pergatit per ne vathen Tende,
    Jemi te Tute: na miqeso ne!
    Behu Rojtari i rruges sone!
    Ruaje tufen Tende, nga mekati na mbro!
    Na kerko kur rrugen e ngaterrojme!


    VI
    Oh, lerme t’i shoh gjurmet e Tua,
    Dhe kembet e mia te ve ne ato vende;
    Shpresa per te Te ndjekur si duhet
    Eshte vetem ne fuqine Tende.
    Oh, drejtome, thirritme, terhiqme,
    Me mbro deri ne fund pa ngurrim;
    Dhe pastaj ne parajse pritme,
    O Shpetimtari im dhe Miku im!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #44
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    A jemi ne gjendje t'i kuptojme rruget e Perendise

    Na ishte njehere nje eremit plak qe gjithmone qahej per rruget e Perendise. Por nje dite ai pa nje enderr.
    Nje lajmetar nga Perendia iu shfaq dhe i the eremitit t'i shkonte nga pas. Shkuan ne nje shtepi ku iu dha nje pritje e ngrohte. I zoti i shtepise u tha: "Sot eshte nje dite e shenuar per mua. Armiku im i dha fund luftes me mua dhe si shenje miqesie me ka derguar kete kupe te arte". Kur u larguan diten tjeter, eremiti vuri re se lajmetari e kishte marre kupen me vete. Ai po behej gati te fliste me zemerim kur lajmetari i tha: "Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise". Shpejt ata arriten ne nje shtepi tjeter. I zoti, nje koprac plak, i mallkoi vizitoret e paftuar dhe u tha te shkonin ne djall. "Hajde te ikim qe ketej!" tha lajmetari dhe nderkaq, ia dhuroi kupen e arte kopracit. Perseri eremiti u be gati te protestonte dhe perseri lajmetari e ndaloi. "Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise". Aty nga mbremja ata arriten ne shtepine e nje burri qe ishte shume i deshperuar, sepse, pavaresisht nga te gjitha perpjekjet e tij ai gjithmone kishte hasur fatkeqesi. "Perendia do te te ndihmoje" tha lajmetari dhe, kur po niseshin per rruge, i vuri zjarrin shtepise. "Mos!" thirri eremiti. "Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise".
    Diten e trete shkuan ne shtepine e nje burri te trishtuar dhe te ngrysur. Ai nuk sillej mire me asnje pervec djalit te tij te vogel te cilin e donte shume. Kur u larguan mengjesin tjeter, burri u tha "Nuk mund t'ju shoqeroj, por djali im i vogel do te vije me ju deri tek ura. Ma kini shume kujdes". "Perendia do ta mbroje" u pergjigj lajmetari i Perendise. Kur arriten tek ura, ai papritur e shtyu femijen ne lume! "More demon hipokrit" uleriu eremiti: "sigurisht qe keto nuk ishin rruget e Perendise...".
    Pikerisht ne ate çast, lajmetari u shnderrua ne nje engjell qe shkelqente nga lavdia qiellore. "Me degjo me kujdes! Ajo kupe ishte e helmuar. Keshtu une ia shpetova jeten burrit dashamires, kurse kopraci plak gjeti vdekjen duke pire prej saj. I varferi gjeti nje thesar te vene menjane kur po rindertonte shtepine dhe u çlirua nga çdo nevoje per ditet qe i mbeten. Ndersa, persa i perket burrit, djalin e te cilit e hodha ne lume, ishte nje mekatar i keq dhe po te rrinte me te, femija do te behej kriminel. Humbja e te birit e çoi te atin ne pendim. Dhe femija eshte mire atje ku eshte! Keshtu ti pate mundesi te shihje dicka nga urtesia dhe drejtesia e Perendise. Qe tani e tutje duhet te perkulesh para misterit dhe perkujdesjes se Tij!


    Ne ndoshta nuk do te takojme kurre nje engjell ne rruge per te na shpjeguar gjerat siç takoi eremiti. Ne vetem mund te vazhdojme te ecim me besim dhe te pranojme faktin se nuk mund t'i kuptojme rruget e Perendise.
    Perendia ka thene nepermjet gojes se profetit Isaia 55:8-9:

    8 "Duke qene se mendimet e Mia nuk jane mendimet tuaja, dhe as rruget tuaja nuk jane rruget e Mia", thote Zoti.
    9 "Ashtu si qiejte jane me te larte se toka, keshtu edhe rruget e Mia jane me te larta se rruget tuaja dhe mendimet e Mia jane me te larta se mendimet tuaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 03-06-2003 më 11:39
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #45
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Paqe me te tjeret, nepermjet Tij

    Nje histori prekese e nje njeriu me emrin Erino Dapozo, ungjilltar ne France.

    Ai u kthye ne shtepi nga lufta, pas internimit ne nje kamp perqendrimi, me nje krah te demtuar keq. Ja historia e treguar me gojen e Dapozos:
    "Komandanti i kampit te perqendrimit ku isha internuar me thirri nje dite aty nga mesdita. Me cuan ne nje dhome ku tryeza ishte shtruar per nje njeri. Une po vdisja urie. Komandanti i kampit erdhi duke u kapardisur. Pastaj u ul ne tavolinen ku kishte dreken dhe hengri ate qe i ishte servirur si per nje feste mbreterore. Mua m'u desh te qendroja "gatitu" gjithe kohen dhe te shikoja se si i perlante ai gjellet njeren pas tjetres. Ai po lepinte buzet... dhe une po vdisja urie. Por me e keqja do te vinte me vone. Kur iu servir kafeja, ai nxori nje pako te vogel dhe e vendosi prane filxhanit. Pastaj u kthye nga une dhe tha: "E shikon kete pako? Eshte nga jot shoqe qe ta dergoi nga Parisi. Eshte plot me biskota". (E dija qe ne France nuk kishin per te ngrene, dhe se ime shoqe duhet te kishte hequr nga vetja per t'i pjekur ato biskota.) Pastaj ai person filloi t'i hante ato, njeren pas tjetres! Une iu luta: "Te lutem, me jep nje, vetem nje, per ta mbajtur si kujtim nga ime shoqe. Te premtoj nuk do ta ha!". Por ai vetem qeshi dhe i kollofiti te gjitha, deri tek e fundit".

    Ne nje situate terbuese si kjo, zemerimi yne mund te arrije nje kulm dhe te kthehet ne urrjtje.
    Dapozo vazhdon me historine e tij:

    "Papritur e kuptova se c'domethenie ka Bibla kur thote: "Dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemrat tona". Dhe une ndjeva aty per aty dashuri te vertete per kete njeri. Mendova: "I shkreti ti, askush nuk te do. Ti je i rrethuar nga urrejtja. Sa i privilegjuar jam une si bir i Perendise"
    Dapozo u mbush me dhembshuri per komandantin! Ai nuk e lejoi ate njeri qe ta acaronte. Dhe komandanti duhet ta kete kuptuar sepse u ngrit me nxitim dhe u largua nga dhoma.
    Kur mbaroi lufta, Dapozo shkoi per t'i bere atij nje vizite. Ky u zbeh kur pa Dapozon ne prag te deres."Ke ardhur per hakmarrje?" pyeti. "Po, - u pergjigj Dapozo - kam ardhur per hakmarrje. Hajde te pime nje kafe se bashku. Kam nje kek ne veture. Do te jete nje meze e mire per te dy". Ish-komandanti mbeti tmerresisht i hutuar. Pastaj papritur e kuptoi: njeriu qe i eshte dorezuar Jezu Krishtit nuk eshte nen sundimin e urrejtjes. Ai eshte çliruar plotesisht nga zemerimi qe valon, sepse dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemren e tij.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #46
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I VARFERI DHE I PASURI


    Ishte nje njeri i varfer dhe lypes, qe rrinte anes rruges afer nje lumi.
    Aty kalonte gjithmone nje i pasur. Ishte me i pasuri i fshatit. I pasuri i thote njehere te varferit: “I shikon keto ara, te gjitha jane te miat. I shikon ato ndertesat e bukura, te gjitha jane te miat. I shikon te gjitha keto pemet dhe lulishtet, te gjitha jane te miat. E shikon kete lumin ketu, ky eshte i imi. Te gjitha keto qe shikon perreth jane te miat!”.
    I varferi i thote: “E shikon ate qiellin lart? Ai eshte i teri i imi!”.
    Naten, i pasuri pa ne enderr se vdiq me i pasuri i fshatit, dhe u ngrit nga gjumi i trembur dhe po pickonte veten, qe te kuptonte nese kishte vdekur apo jo.
    Te nesermen ne mengjes mori vesh se kishte vdekur “i varferi” qe rrinte anes rruges dhe lypte.

    Bijte e Perendise me te vertete jane me te pasurit e botes, sepse do te trashegojne Mbreterine e Perendise! Kjo eshte pasuri qe ngelet perjete!




    TE MENDOHEMI MIRE!


    Thone se dikur vendosen ne nje peshore, ne ato peshoret e famshme qe kane dy ene ne forme tepsie, qe varen nga zinxhire dhe nje gjilpere ne mes.
    Vune, pra, ne njeren ane nje sy njeriu dhe nga ana tjeter te gjitha te mirat e botes, shtepi, para, makina, ushqime dhe cdo gje tjeter qe mund te mendoje njeriu.
    Peshorja rendonte nga ana ku ishte syri. Ishte me i rende se te gjitha keto. Atehere, dikush mori me te dy gishtat pak dhe nga toka (rere) dhe mbuloi syrin me te. Menjehere gjilpera treguese u kthye dhe syri u gjend lart. Syri tani ishte me i lehte.
    Syri i pangopur i njeriut, qe nuk mund te gjeje kenaqesi me asgje, sepse i mungon Perendia!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 08-06-2003 më 16:10

  7. #47
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Bota nuk ishte e denje per ta

    Ne emrin e Krishtit, ne Jugosllavi, jane kryer shume padrejtesi nga hierarkia e politizuar kishtare te cilet kane perdorur gjithshka per pasurimin dhe fuqizimin e funksionareve te korruptuar fetare.

    Nje dite nje ungjilltar me emrin Jakov shkoi ne nje fshat. Ai u perdellye se bashku me nje plak te quajtur Simerman per tragjedite qe ky kishte perjetuar dhe i foli rreth dashurise se Krishtit. Simermani e nderpreu papritur Jakovin dhe i tha se nuk donte te kishte te bente fare me krishterimin. Ai e kujtoi Jakovin per historine e lemerishme te kishes ne qytetin e tij, nje histori plot plackitje, shfrytezime dhe ne fakt edhe me vrasje te njerezve te pafajshem. "Nipi im u vra prej tyre," tha ai dhe kundershtoi me inat cdo perpjekje te Jakovit per te folur rreth Krishtit. "Ata mbajne ato veshje, kapela dhe kryqe te solisura", tha ai, "qe simbolizojne nje detyre qiellore, por nuk mund te mos verej ama edhe qellimet e liga dhe jetet e tyre te keqija".
    Jakovi, duke kerkuar rastin qe ta bente Simermanin te ndryshonte linjen e tij te mendimeve, tha, "Simerman, a mund te te bej nje pyetje? Ta zeme se une te vodha pallton tende, e vesha dhe grabita nje banke. Ta zeme me tej qe policia me pa tek vrapoja ne largesi, por nuk me arriti dot. Mirepo nje prove e vetme eshte ajo qe i ve ata ne gjurmet e tua; kane njohur pallton tende. Cfare do t'u thoshe atyre nese do te vinin ne shtepine tende dhe do te padisnin per vjedhjen e bankes?"
    "Do ta mohoja," tha Simermani.
    "Ah, po ja qe pame pallton tuaj, do te thoshin," ia ktheu Jakovi.
    Kjo analogji e inatosi shume Simermanin, i cili urdheroi Jakovin qe te largohej prej shtepise se tij.
    Jakovi vazhdoi te vinte ne fshat here pas here thjesht per t'u miqesuar me Simermanin, per t'i dhene zemer dhe per te ndare me te dashurine e Krishtit. Me ne fund, nje dite Simermani pyeti, "Si mund te behesh i krishtere?" dhe Jakovi i mesoi hapat e thjeshta te pendimit per mekatin e te besimit ne punen e Jezu Krishtit si dhe e drejtoi butesisht drejt Bariut te shpirtit te tij. Simermani ra ne gjunje perdhe me koke te ulur dhe ia dorezoi jeten e tij Krishtit. Ndersa u ngrit ne kembe, duke fshire lotet e tij, ai perqafoi Jakovin dhe tha, "Faleminderit qe m'u ndodhe ne jeten time." Pastaj tregoi me gisht qiejte dhe peshperiti, "Rroba e Tij te rri shume bukur".


    Bejini vetes nje nder dhe hiqini syte prej mangesive te institucioneve te njerezve dhe prej njollave te erreta te historise. Shqyrtimin tuaj kushtojani personit te Jezu Krishtit dhe do te shihni Ate te cilit i rri shume bukur rroba e Atit te vet. Per Te Pilati tha, "Une nuk po gjej ne te asnje faj!" Hajduti mbi kryq tha, "Ne realitet, ne me te drejte jemi denuar, sepse po marrim ndeshkimin e merituar per ato qe kemi kryer, ndersa ky nuk ka bere asnje te keqe".
    Jezusi veshtroi kundershtaret e tij me te eger dhe u tha, "Cili nga ju me bind per mekat?" Kjo sfide e fundit nuk mund te behej prej asnje udheheqesi, themeluesi apo profeti tjeter fetar. Mekatshmeria e gjithsecilit prej tyre duket menjehere dhe eshte e pamohueshme. Vetem Jezusi qendron pa te mete morale, Jezu Krishti eshte i vertete ne menyre fantastike.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #48
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    * * * * * * * * * *


    1. Behuni vetem peshkatare njerezish: Ju do t’i zini, Ai do t’i pastroje!

    2. Besimtari qe gjendet shpesh ne gjunje (ne lutje) qendron me mire.

    3. Mos vendos pikepyetje, aty ku Perendia vendosi pike.

    4. Mos prit qe te cojne kater vete ne kishe.

    5. Perendia nuk therret ata qe jane te zote. Bene te zote ata qe i thirri.

    6. Jepi Perendise ate qe i takon, jo ate qe te tepron.

    7. Ai qe eshte i mire per te gjetur arsye, eshte rralle i mire ne cdo gje tjeter.

    8. Kush gjunjezohet perpara Perendise, mund te qendroje perballe cdo gjeje tjeter!

    9. Eshte e veshtire qe te japesh miresine sepse vazhdimisht kthehet tek ty.

    10. Kurre mos merr djallin per nje xhiro! Sepse do te doje gjithmon te drejtoj ai.

    11. Te shikosh larg. Nuk binte shi kur Noeu ndertoj arken.

    12. Vullneti i Perendise nuk do te drejtoj kurre diku ku Hiri i Tij nuk do te mbroje.

    13. Qe te jesh pothuajse i shpetuar, eshte njesoj me te qenit pothuajse i humbur.

    14. Nuk ndryshojme mesazhin, mesazhi na ndryshon.

    15. Jemi shume te bekuar qe te trishtohemi.

    16. Dituria eshte e perbere nga dy pjese:
    a). Te kesh shume per te thene nga jeta jote dhe…
    b). Te mos i thuash.

    17. Perendia te pret tek kryqi, jo tek kthesa.

    18. Ekzistojne “Fryti i Frymes” dhe “fryti i thare i fese”.

    19. Kur lutesh mos i jep Perendise udhezime, thjesht shpallu prezent dhe i gatshem.

    20. Te ndjekesh cdo hap tendin me kujdes, perderisa edhe te tjeret perreth teje kete bejne me ty!


    * * * * * * * * * * * * * * * *

  9. #49
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    TE MENDOHEMI MIRE!


    Thone se dikur vendosen ne nje peshore, ne ato peshoret e famshme qe kane dy ene ne forme tepsie, qe varen nga zinxhire dhe me nje gjilpere ne mes.
    Vune, pra, ne njeren ane nje sy njeriu dhe ne anen tjeter vune te gjitha te mirat e botes, shtepi, para, makina, ushqime dhe cdo gje tjeter qe mund te mendoje njeriu. Peshorja rendonte nga ana ku ishte syri. Ishte me i rende se te gjitha keto. Atehere, dikush mori me te dy gishtat pak dhe (rere) dhe mbuloi syrin me te. Menjehere gjilpera treguese u kthye dhe syri u gjend lart peshores.
    Syri i pangopur i njeriut, qe nuk mund te gjeje kenaqesi me asgje, sepse i mungon Perendia!

    * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *


    Nje zonje, udhetonte ne vendet perendimore te Amerikes dhe me qene se nuk e njihte zonen, vazhdimisht pyeste kontrolluesin e biletave: “Mos eshte ky stacioni qe duhet te zbres?” “Jo, zonje, i pergjigjet ai. Kur te arrijme atje ku doni te zbrisni do te lajmeroj”. Por, zonja ishte gjithmone e shqetesuar dhe dukej se nuk kishte shume besim tek kontrolluesi i biletave, qe here pas here lajmeronte per stacionet gjate rruges. Por, ne nje cast, ra boria dhe treni ndaloi. Atehere nje pasagjer i thote zonjes: “Ketu eshte stacioni ku doni te zbrisni, zonje”. Menjehere ajo rrembeu valixhen e saj dhe zbriti ne erresiren e eger, ndersa treni vazhdoi rrugen.. Pas pak, u duk ne dere kontrolluesi i biletave dhe kerkonte zonjen qe te zbriste ne stacionin qe ajo donte. Atehere, ai qe i kishte thene pak me pare zonjes qe te zbriste, i thote kontrolluesit te biletave se zonja zbriti ne stacionin e meparshem. Por, nuk ekzistonte asnje stacion atje. Treni kishte pesuar nje difekt per ate cast, prandaj ndaloi.

    Per fat te keq, diten tjeter gjeten zonjen e moshuar te ngrire dhe te vdekur ne rrezen e nje peme.
    Shume japin keshilla dhe nga shume marrim keshilla. Nuk eshte e mjaftueshe qe ata qe japin keshilla ta kene me te patekeq por, duhet qe te jene te vendosurit e posacem per kete pune. Dhe brenda udhetimit te madh te jetes, Nje eshte qe mund te na japi informacione te sigurta dhe te verteta, per destinacionin tone te duhur. Perndryshe rrezikojme te humbasim pergjithmone brenda ne erresiren e dendur te mekateve tona dhe te te tjereve.


    * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

  10. #50
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Paragrafi i meposhtem eshte i Aristidit, nje filozof i shekullit te dyte. Ky eshte nje koment mbi te Krishteret :

    "Ata rrine larg nga papastertite, ne shpresen e rikompensimit qe gjithshka do te ndryshoje ne boten qe po vjen.
    Per sherbetoret e tyre, ndihmesit e tyre, ose femijet e tyre ato perpiqen ti bejne te krishtere nepermjet dashurise qe ata tregojne ndaj tyre; dhe nese behen te tille i therrasin pa dallim, vellezer. Ata nuk adhurojne perendi te huaj; dhe ata ecin me perulesi dhe dashuri; dhe mashtrimi nuk gjendet midis tyre dhe ata e duan njeri-tjetrin.
    Kur ata shohin te huaj, i marrin ata ne shtepite e tyre dhe gezohen per te si per nje vella te vertete; sepse ata nuk quajne vella ate qe eshte sipas mishit, por ata qe jane te tille ne Fryme dhe ne Perendi.
    Dhe nese ka midis tyre nje njeri qe eshte i varfer dhe ne nevoje, edhe nese ata nuk kane mjaft, ata agjerojne 2 ose 3 dite ne menyre qe te sigurojne per ate qe ka nevoje ushqimin e duhur.
    Ata mbajne me kujdes urdherimet e Mesise se tyre; ata jetojne me ndershmeri dhe drejtesi ashtu si Zoti, Perendia i tyre i urdheroi ata. Cdo mengjes dhe gjithe kohen e ndodhive te miresise se Perendise ndaj tyre, ata perlevdojne dhe ngrene lart Ate dhe per ushqimin e tyre ata i japin falenderime Atij.
    Dhe nese nje njeri i ndershem i tyre iken nga kjo bote, ata gezohen dhe falenderojne Perendine dhe ndjekin trupin e tij sikur ai po kalon nga nje vend ne nje tjeter. Dhe kur nje femije u lind atyre falenderojne Zotin, dhe nese perseri ai vdes ne femijerine e tij, ata perlevdojne Zotin e plotfuqishem, si per nje njeri qe ka kaluar neper bote pa mekatuar.
    Keshtu eshte ligji i te Krishtereve dhe e tille eshte motoja e tyre."

    Apologjia e Aristidit "Encyclopedia Britanica, V. 1"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit77 : 25-06-2003 më 09:33
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  11. #51
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NJE TRENDAFIL!



    Nje njeri mbolli nje trendafil dhe e ujiste ate me shume besnikeri,
    dhe perpara se te celte ai e pa. Ai pa sythin qe shume shpejt do te jepte gonxhen, por pa edhe ferrat. Dhe ai mendoi, "si mund te dale nje lule kaq e bukur nga nje livadh i ngarkuar me gjemba kaq te mprehte?" Papritur nga ky mendim ai neglizhonte ta ujiste trendafilin, dhe para se te nxirrte gonxhen
    ai u tha dhe vdiq.

    Keshtu eshte edhe me popullin Tim. Brenda cdo zemre ndodhet nje trendafil. Cilesite e Perendise te mbjella brenda nesh rriten midis ferrave te gabimeve tona. Shume shohin tek vetja dhe shohin vetem ferrat, difektet.

    Ne deshperohemi, duke menduar se asgje e mire s'mund te dale prej nesh. Ne neglizhojme te ujisim te miren brenda nesh, dhe rrjedhimisht ajo vdes. Ne kurre s'e kuptojme potencialin tone.

    Disa njerez s'shohin trendafilin brenda vetes se tyre; dikush tjeter duhet t'jua tregoje. Nje nga dhuratat me te medha qe nje person mund te zoteroje eshte qe te kaloje ferrat dhe te gjeje trendafilin brenda turmes.

    Kjo eshte karakteristike e dashurise, te shohesh tek nje person, te dish gabimet e tij, te njohesh fisnikerine dhe bujarine ne zemren e tij. Ne qofte se ne i tregojme atij/asaj trendafilin, ai/ajo do te munde ferrat.
    Atehere trendafili do te lulezoje duke nxjerre gonxhe dyzete, gjashtedhjete dhe njeqind fish, ashtu sic iu dha atij/asaj.

    Detyra jone ne kete bote eshte te ndihmojme te tjeret duke u treguar trendafilat dhe jo ferrat e tyre. Vetem atehere ne mund te arrijme dashurine qe duhet te ndiejme per njeri-tjetrin; vetem atehere ne mund te lulezojme ne kopshtin tone.

  12. #52
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Diku ne nje fshat, kohe behari, femijet benin banjo ne lume. Dhe sigurisht nuk mungonin lojrat, grindjet e vogla dhe rremuja. Ne nje moment shohin qe nje plak kalon mbi ure. Por si mendoni se ishte fytyra e tij.. e rrudhur, e vrenjtur, e shtrember. Goja disi ne ane.. Njera vetull me engritur se tjetra. Dhe ecja e tij, kaq qesharake…. I kerrusur anonte nga njera ane dhe njeren kembe e terhiqte zvarre. Sigurisht ishte nje “tabele” e mir per te shenjuar. Dhe femijet nuk vonuan te vene ne shenje. Asnje gur nuk e zuri. Altini i vogel u ul dhe mori nje gur prej bregut te lumit dhe e mati mire. Bam.. dhe guri goditi me vrull fytyren e plakut. Plaku shpejtesoj hapat.

    Gjaku filloi te rridhte prej fytyres se tij. Ai nxorri nje shami. Me sa duket guri e kishte goditur keqas. Dhe sigurisht femijet vazhduan te luajne. Perseri ne uje, perseri ne lojrat e tyre dhe harruan plakun e plagosur. Barku i tyre i lajmeroj me gergerime se ishte vakti i drakes. Ishte ora per buke. Altini hyn ne shtepi.
    –Cfare kemi per te ngrene mama?
    –Shko me par te lahesh. Te kam nzjerre rroba te pastra, dhe eja te hash buk shpejt… Pas pak Altini vjen me kemishe te paster dhe me pantallonat e tij te mira. Hyn ne kuzhine.
    –Altin, c’fare sjelljeje eshte kjo? –tha nena dhe vazhdoi:
    -“Nuk po pershendet? Zoteria eshte mik sot dhe do hame se bashku. Po cfar ke, ti qenke zverdhur? Ndihesh mire…? Po, ishte plaku qe ai kishte qelluar. Natyrisht qe plaku nuk e dinte. U ule per te ngrene. Djali here pas here e shikonte vjedhurazi. Plaku vinte vazhdimisht nje shami te lagur ne fytyren e tij.

    –E di Altin se kush eshte zoteria? E mban mend ate historine qe te kam treguar shpeshhere, qe te ndodhi kur ishe i vogel? Nje nate dimri, kur re nga ura brenda ne uje? Dhe qe kalimtar i panjohur ra ne ujin e ngrire per te te shpetuar? Sa here thoshe Altin: “Sa do doja ta njihja ate njeri…ta shihja! Dhe gjithmone Altin qaje kur te thosha se ky njeri ndersa u hodh ne ujin e ngrire, u shemtua, u deformua.. Ai u paralizua prej ujit te ftohte, duart, kembet, shtylla kurrizore, fytyra…

    Altin, ja pra njeriu qe te shpetoj! Eshte ai qe kaq shume deshe ta njihje. Shpetimtari dhe mireberesi yt..
    Femija ngriu ne vend. U kthye me sy te zguduluar dhe veshtroj njeriun e sakatuar, shpetimtarin e dhemshur qe kishte goditur. Pa gjakun ne fytyren e tij. Ne cast ai dha nje ulerime. U ngrit si vetetime nga tryeza dhe u mbyll ne dhomen e tij…



    TE NJEJTEN GJE BENE SHUME VETE ME KRISHTIN!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 29-06-2003 më 14:53

  13. #53
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Bretkosa dhe akrepi

    Nje akrep qe donte te kalonte nga ana e tjeter e lumit iu lut bretkoses qe ta lejonte te hypte mbi shpinen e saj dhe ta kalonte matane, pasi nuk dinte not.
    "Ne asnje menyre", i thote bretkosa "sepse ti do te me pickoje dhe une do te vdisja nga helmi yt".
    Por akrepi insistoi, "Oh, jo une nuk do te pickoja ne asnje menyre."
    "Nga ta di une se ti nuk do te me pickosh?", pyeti bretkosa.
    "N.q.s. une do te pickoja ty, ti do vdisje, dhe une gjithashtu, pasi une nuk di te notoj."
    "Kjo po" tha bretkosa, "ma mbushi mendjen", dhe e mori akrepin ne kurriz ta kalonte matane.
    Kur kishin arritur ne gjysmen e rruges, akrepi e pickoi. Para se helmi te hynte ne veprim, bretkosa e pyeti e habitur, "Pse e bere kete, tani do te vdesim te dy?"
    "E di," the akrepi "por ky eshte zakoni im, une nuk di ndryshe"


    Keshtu eshte edhe me ne njerezit, megjithese Perendia ka vendosur ne zemrat tona, ligjin e Tij moral per te dalluar te keqen dhe te miren dhe edhe pse kemi dijeni per pasojat e veprimeve tona, perseri ne deshtojme te bejme ate qe duam, por bejme ate qe na demton. (Rom. 7), por sic thote apostulli Pal tek Rom 7:24-25:

    24 Oh, njeri i mjere qe jam! Kush do te me cliroje nga ky trup i vdekjes?
    25 I falem nderit Perendise me ane teJezu Krishtit, Zotit tone Unevete pra, me mendjen, i sherbej ligjit te Perendise por, me mishin ligjit te mekatit

    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 23-07-2003 më 12:59
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  14. #54
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    MOS U DESHPERO. EJA TEK KRISHTI!


    Perëndia i tha profetit Jeremia që t’i thotë popullit të tij: “Kështu thotë Zoti. Në rast se dikush rrëzohet, a nuk ngrihet vallë? Në rast se dikush ndërron drejtimin, a nuk kthehet vallë?” (Jeremia 8:4).

    Sa thjesht dhe sa ëmbël i flet Perëndia njeriut! Përse nuk ngrihesh? Humbe rrugën, përse nuk kthehesh mbrapa? Ke rënë në mëkat, u ngatërrove me njerëz të padrejtë që duan të bëjnë vetëm keq, ke humbur gjithçka?

    Pyetja që të bën Perëndia, është shumë e thjeshtë. Përse nuk ngrihesh? U pengove dhe re.Do të qëndrosh aty ku re dhe do të rrish ashtu, ndërkohë që ke mundësi për t’u ngritur? Nuk të ngelet gjë tjetër, përveçse të ngrihesh sa më shpejt, të shkundësh rrobat dhe të vazhdosh përsëri rrugën.

    Perëndia, i Cili e do njeriun: “Sepse aq shumë e deshi Perëndia botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

    Sot e pyet njeriun: Përse qëndron i rrëzuar, i dëshpëruar, i ndrydhur dhe pa asnjë lloj shprese? E njëjta gjë ndodh edhe kur ike nga rruga e drejtë dhe e kuptove që bëre gabim.
    Përse nuk kthehesh që nga fillimi? Përse nuk e fillon ditën tënde me Jezus Krishtin? Përse nuk fillon një jetë të re me Shpëtimtarin Jezus Krisht, duke kërkuar nga Fryma e Shenjtë që të drejtojë në gjithë të vërtetën duke pasur si bazë Ungjillin e Jezus Krishtit? Atëherë jeta jote do të mbushet me bekim dhe gëzim. Do të ecësh i qëndrueshëm dhe i sigurtë me besim dhe njohuri të plotë, se je në rrugën e drejtë, e cila të çon në jetën e përjetshme, atje ku mbretëron drejtësia, paqja dhe gëzimi i Perëndisë.

    Mos u dëshpëro, nuk je pa vlerë. Nuk ka rëndësi nëse re në mashtrim dhe nuk ia dole mbanë. Me Krishtin do t’ia dalësh mbanë në gjithçka. Prandaj ngrihu dhe nisu. Perëndia do të jetë me ty. Edhe në qoftë se askush nuk të do, Krishti është ai që të do shumë dhe të fton që ti të shkosh praën Tij, dhe Ai do të të japë shlodhje. Vetë Jezus Krishti u tha të gjithë njerëzve: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28).

    KRISHTI të quan një personalitet të pëjetshëm, dhe ti vlen më tepër se gjithçka në këtë botë. Ai vetë tha: “Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj humbet shpirtin e vet? Ose ç’farë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?” (Mateu 16:26).

    Asnjërin prej njerëzve, Perëndia nuk e shikon si masë. Por e shikon si një personalitet të madh dhe të veçantë, si “shpirt i gjallë”.
    Shpalljet e Perëndisë për ty, janë të shkruajtura brënda në Shkrimin e Shenjtë: “Të thirra me emrin tënd, i Imi je” “Në duart e mia të kam vizatuar”.

    Dashuria e Perëndisë, duket nga flijimi që Ai bëri: “Dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që beson në të, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).
    Njeriu, i cili e pranon Krishtin, mbushet me shpresë. Kthehet dhe fillon një jetë të re, me nisje nga kryqi i Golgotës. Atje ku Krishti pagoi të gjitha mëkatet tona, gabimet dhe sëmundjet tona, me të vetmin qëllim për të shpëtuar njeriun, i cili e pranon Atë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 06-10-2012 më 08:19

  15. #55
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KUR LOJA BEHET SERIOZE!
    "Loja e pare antikrishtere" ne Internet.


    Nje kundershtar anonim i krishterimit, paraqiti ne Internet "loja e pare antikrishtere". Ne te mund te qellosh ne cdo gje qe ka te beje me besimin e krishte dhe me kishen deri mbi Jezus Krishtin dhe mbi nje fron qiellor te levizshem.

    Faqja Web fton ne kunderveprim te "terrorit te krishterimit" "qellojne mbi engjejt, pretoret, kishen dhe Perendine". Loja mund te jete nxjerre falas. Eshte shembellimi shume popullor "gjuajtesi i roses", nje loje ne te cilen eshte e rendesishme te qellosh nje numer te madh kafshesh. Modele te kesaj "loje anti-krishtere" jane, pervec kesaj ne gjuajtjen e roses virtuale edhe lojera si "vrasja e majmuneve", ne te cilen lojtari eshte i ftuar te "qelloj me sacma majmune dhe kafshe te tjera". Drejtuesi i qendres multimediale te GEP, Markus Eisele, eshte i prekur nga kjo loje sulmuese, hidherohet nga fakti qe ne Internet nuk ekziston asnje rregullore sic ndoth per mjetet e tjera te komunikacionit, asnje pushtet ne te cilin paraqitet instance.

    E gjithe kjo fillon si loje, pastaj behet gjithnje e me serioze dhe me depertuese per te vene ne urrejtje kunder Krishtit nje emerues te perbashket. Prapa ketyre lojerave ne Internet fshihet zemerata e madhe e kundershtarit te Perendise, i vetedijshem qe ka akoma pak kohe kunder gjithckaje qe eshte e krishtere (Apokalipsi 12:12). Ne nje fare menyre pergatiten, mbi te gjitha, brezi i te rinjve te zhvillohet ne rolin e rendesishem te antikrishterimit dhe mohimit te gjithckaje qe eshte e krishtere. Ne 2 Timoteut 3:1- 4 tregon ne kete pike, si do te jene njerezit ne kohet e fundit :

    "Dhe dije kete: ne ditet e fundit do te vijne kohe te veshtira, sepse njerezit do te jene egoiste, lakmues parash, mburravece, krenare, blasfemues, te pabindur ndaj prinderve, mosmirenjohes, te paudhe, te padhembshur, te papajtueshem, shpifes, te papermbajtur, mizore, qe s’e duan te miren, tradhtare, kokeshkrete, fodulle, defrimdashes me shume se perendidashes".

    Kjo qe duket sot shihet ne te njejtin drejtim ketu e 2000 vjet te shkuara, ku ze fill krishterimi. Ne ate kohe, praktikisht cdo qytet i
    Azise se vogel ishte i mbushur me paganizmin idhujtar, nga cdo lloj imoraliteti dhe urrejtje kunder krishterimit. Ne ate kohe duhej
    plotesisht pjesemarrja ne nje aktivitet ekonomik dhe social, nevojshmeria per force pjesemarrese ne "agjerim te shenjte" ose
    ne festat e tjera fetare pagane. Kulti i perandorit ishte shprehje e besnikerise politike, ndersa te krishteret do te jene te percaktuar
    ateist, sepse nuk do te adhurojne shume perendi; do te jene fajtor te urryer nga pikpamja njerezore.

    Sot ne Internet flitet per "terrorin e krishterimit". Shkojme me te vertete drejt koheve kundershtuese, ose ndoshta, tashme jemi brenda.

  16. #56
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.

    Romakëve 1:21.

    Gjatë këshillit të Konstancës, dy kardinalë takuan një bari me tufën e vet jashtë portave të qytetit. Ai po qëndronte atje duke qarë, duke u mbështetur në shkopin e tij. Kur e pyetën për arsyen e hidhërimit, ai tha duke treguar me gisht nga një zhabë: ‘‘Unë jam i moshuar, dhe nuk e kam falenderuar kurrë Perëndinë që më krijoi si qenie njerëzore, në vend të një krijese të pamend.’’

    Mosmirënjohja është, sipas Romakëve1, shkaku i gjithë pështjellimit dhe paperëndishmërisë së njeriut në paganizëm. Por a nuk karakterizon ajo edhe qëndrimin e shumë të ashtuquajturve të krishterë përpara Perëndisë? Bariu mund të të duket njeri shumë i thjeshtë. Por a ke menduar ndonjëherë se sa shumë arsye që ke për të falënderuar Krijuesin tënd për gjithçka që Ai të ka dhënë ty për të të shoqëruar në udhëtimin tënd të jetës? Cilin falënderon për pesë shqisat? Kush të jep shëndet, jetë dhe rritje? Sa herë e falënderon Perëndinë për gjithë mirësinë e Tij që ti përjeton në rrugën tënde?

    Por dhurata më e madhe është kjo: ‘‘ Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme’’(Gjoni 3:16). Nëse dëshiron të falënderosh Perëndinë, atëherë bjerë në gjunjë përpara Atij, i cili tregoi dashurinë e Tij për ty duke siguruar mjetin e shpëtimit. Pranoje shpëtimin në Krishtin dhe merr jetën e përjetshme nëpërmjet Atij tani sa s’është vonë!

  17. #57
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    VETËM KRISHTI MUND TË TË SHPËTOJË

    Njerëzit e kohës sonë, siç thoshte një gazetar, ngjajnë njëri pak dhe tjetri shumë, si të pirë. Të gjitha këto zbulime, shpikje dhe aplikime te dhjetëvjeçarëve të fundit, ishin shumë të forta për stomakun e tij frymor. Këto e bënë t’i merren këmbët, të ecë përçart dhe të ketë halucione.

    Shumë janë ata që admirojnë dhe triumfojnë për qytetërimin e kohës sonë por, nuk mungojnë gjithashtu edhe vëzgues të thjeshtë, të cilët habiten dhe pyesin veten nëse ka me të vërtetë qytetërim, nëse njeriu ka përparuar ndopak apo ka ngelur në vjetrat, me ndryshim, një vernik njohjesh dhe suksesesh. Të shikojmë disa pika më nga afër dhe me sinqeritet:

    1. Njerëzit nuk ndryshuan. Zemrat e tyre, motivet e tyre, qëllimet e tyre, por edhe veprimet e tyre, tregojnë një egërsi parahistorike të ketë bërë vend në zemrat e tyre, instikte dhe veprime, të cilat nëse i shikoje në njerëzit e egër të Indonezisë ndoshta nuk do të të bënin kaq përshtypje, siç të bën nëse i ndesh në njerëz të ditur, banorë të qyteteve të mëdha dhe me fjalën e fundit të kulturës perëndimore.

    2. Njerëzit nuk u bënë më të fortë. Mund të fluturojnë në pafundësi dhe të hedhin në erë male me energjinë atomike por, fatkeqësisht janë dhe u treguan të pafuqishëm të çlirohen nga e keqja dhe nga pasionet, të ndihmojnë njeriun të jetojë një jetë të ekuilibruar dhe të lumtur. Qytetërimi i zhvilluar, nuk mundi të hyjë në zemrat e tyre, në thellësitë e shpirtit të tyre që ndenji bosh nga të mirat dhe është plot me gjarpërinj që kafshojnë për vdekje, siç theksuan psikologët e dhjetëvjeçarëve të fundit.


    3. Nuk mundi qytetërimi ynë të neutralizojë plagë të vjetra dhe kamzhikët, vendin e parë nga këto e ka lufta. Të gjithë theksuan marrëzinë e luftës. Të gjithë e ndëshkuan. Shumë përpjekje u bënë rreth zbukurimit të së keqes, me të vetmin rezultat të bëhet e njohur, se njeriu nuk mund të merret vesh me vëllanë e tij dhe të jetojnë bashkë në harmoni. Gjaku, ngjeu dhe ngjyen faqet e Historisë dhe të shumtë janë njerëzit që provuan mërgimin dhe provuan vuajtje të panumurta për shkak të luftës.

    4. Askush nuk mund t’i nxjerrë njeriut të sotëm vërtetim se është më shumë i lumtur. Ka shumë të dhëna të cilat tregojnë, se megjithë rritjen e brendshme shumë janë vuajtjet që fshikullojnë njeriun bashkëkohor, duke e bërë jetën e tij të vështirë, duke i shkatërruar nervat dhe duke e dënuar me një mbijetesë plot ankth e cila ngjan më tepër me vdekje se sa me jetë.


    Por, edhe në nivel botëror nëse shikojmë a mund të flasim dhe të mburremi për përparim? Luftrat dhe revolucionet nuk pushuan. Gjysma e njerëzimit kequshqehet dhe 1/3 përafërsisht vuan nga uria. Spektri i një lufte shkatërruese endet mbi ne. Ku është përparimi? Larg Perëndisë, larg nga rruga e Tij plot dashuri dhe urtësi, njeriut i merren këmbët, ashpërsohet, bëhet më tepër i dëshpëruar dhe mizor dhe jeta e tij shkon drejt një rrugë pakrye.

    Do të mundeshim të numuronim edhe të tjera të dhëna. Statuja të cilën ne vetë ndërtuam dhe çdo ditë e aromatizojmë me lavderime dhe adhurime, është boshe dhe pa themele. Rrezikon të nga momenti në moment të bjerë mbi kokët tona dhe të na shkatërrojë. Një qytetërim i ndërtuar në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë, i mbështetur në gjëra boshe që nuk mund të sjellë rezultate të mira. Ka brenda tij hijen e vetëshkatërrimit. Një Babel më i madh në përmasa por, i ndëshkuar që nga themelet e tij.
    Vetëm njeriu unë edhe ti mundemi të dalim nga kjo rrugë pakrye duke kërkuar nga Perëndia, Zoti i jetës, të na çlirojë dhe nëpërmjet fjalës së Tij të na udhëheqë në jetën e përjetëshme, në jetën e vërtetë, që na dhuron lumturi në jetë, jeta e cila nuk mbaron në gurin e ftohtë të varrit.

    Brenda në Ungjill në Fjalën e Perëndisë do të gjesh të vërtetën, të gjithë të vërtetën për jetën. Asnjë fuqi tjetër nuk mund të ndryshojë njeriun, shpirtin e tij, jetën e tij, përveç se të kryqëzuarit dhe të ringjallurit Jezu Krisht. I vetmi emër që na u dha. Që na u dhurua me dashuri nga Zoti Perëndia ynë, për të shpëtuar, për të kaluar nga vdekja e mëkatit në jetën e përjetëshme. Çlirim nga lotët, dhembja, e përditshmja, nga stresi i padurueshëm, dhuron vetëm Jezu Krishti që jeton kur të vijë si Zot dhe Perëndi në zemrat tona.

    Kërkoje shpëtimin e Jezu Krishtit sot. Kërkoje me besim dhe me përulje me gjithë zemër. Kërkoje Atë me pendim të vërtetë.

    Bota mëkatare nuk mund të të dhurojë asnjë çast lumturie edhe sikur ta bësh tënden.

    “Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?” (Mateu 16:26).

    “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” (Veprat e Apostujve 4:12).

    Ky është Jezu Krishti, Shpëtimtari i vetëm dhe i vërtetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 21-05-2004 më 17:54
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  18. #58
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PULA DHE DERRKUCI.


    Një përrallë e lashtë thotë se një ditë një pulë dhe një derrkuc ecnin në një rrugë qëndrore të një qyteti të vogël bujqësor. Një çast kaluan përpara një dyqani që ofronte ushqimin e mëngjesit falas. Në dritaret e dyqanit kishte tabela reklamimi që thoshin: “Këtu ju ofrojmë mëngjesin falas me vezë të freskëta dhe kofshë derri të pjekura”.
    Pula e entuziasmuar u kthye nga derrkuci dhe i tha: “Nuk është e mekullueshme që ne të dy u japim njerëzve diçka të shijshme? Le të shkojmë pra, brënda në dyqan dhe me që na u dha mundësia t’u japim diçka prej nesh”!!!
    Atëhere derrkuci u kthye nga pula dhe gjithë ankth i tha: “Është e lehtë për ty që të ofrosh diçka të tillë. Ti me të vërtetë mund t’u ofrosh diçka pa pësuar asgjë, ndërsa unë që t’u ofroj mishin tim, duhet të humbas jetën time!!!”
    Është e lehtë që të marrim vendime mbi çështje që nuk na përkasin ose që nuk kanë pasoja mbi ne. Por, le të mos nxitohemi të gjykojmë të tjerët duke marrë parasysh shëmbullin tonë.
    Ti edhe unë jemi përgjegjës dhe mund të vendosim për gjëra ose çështje që Perëndia kërkon nga ne. Le të bëjmë pra, atë që Perëndia kërkon nga ne dhe të mos ankohemi ose të gjykojmë çështje që u përkasin të tjerëve dhe për të cilat, ata do të japin llogari përpara Perëndisë.
    “Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin” Galatasve 6:4.


    SIRENA E FABRIKËS

    Çdo mëngjes drejtuesi i punës që ishte përgjegjës për sirenën e fabrikës, vendosi orën e tij sipas orës që ishte në vitrinën e një dyqani floriri, që ndodhej në rrugën ku ai kalonte për në punën e tij. Fishkëllima e sirenës ishte shumë e rëndësishme, sepse tregonte ndërrimin e turneve. Kështu, nëse ora e tij tregonte tjetër orë, e rregullonte dhe e vendoste sipas orës që gjendej në vitrinë. Këtë vazhdoi ta bënte për vite me radhë. Ndodhi që një ditë të gjendej diku me personin që kishte dyqanin e floririt. Në bisedë e sipër e pyeti:

    - “Zotëri, ora që tregon kohën në vitrinën tuaj, është ora e asteroskopit të Grinuiçit të Anglisë?”

    - “A! jo,- u përgjigj argjendari. – Thjesht, e rregulloj çdo ditë me fishkëllimën e sirenës së drekës të fabrikës suaj!!!”

    Kjo histori më bëri të mendohem. Ç’farë kemi vallë ne të krishterët si shembull në jetën tonë për gjërat standarte që ne vendosim? Kemi Fjalën e Perëndisë apo modelet që në çdo kohë vendos shoqëria njerëzore dhe i ndërron shpesh? Ato të cilat njerëzit i quajnë sot të sakta, ndyshojnë brenda natës. Dhe më kryesorja, i rregullojnë dhe i ndërrojnë, mjetet e informacionit, moda dhe të gjithë ata që kanë interesa materiale. Vetëm Fjala e Perëndisë është e pandryshueshme dhe e qëndrueshme dhe do të jetë i pandryshueshme në përjetësi; ashtu si ora e asteroskopit të Grenuiçit, tregon orën e saktë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 21-05-2004 më 17:46
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  19. #59
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    FUQIA E ZEMRËS


    • Dashuria nuk shëndron vetëm botën e ndjenjave dhe atë shpirtërore tek njeriu, por sjell ndryshime të rëndësishme edhe në trupin e tij.

    • Shqetësimi dhe ankthi ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në funksionimin e gjendrave, gjithë sistemin nervor, por më tepër ngarkojnë zemrën.


    • Zemra e njeriut pamend gjendet në gojën e tij, kurse e të mençurit, në zemrën e tij.

    • Nëse në zemrën tënde nuk ka vend për ndjenjat e dashurisë dhe dhembshurisë për të afërmin tënd, atëhere sigurisht vuan nga ‘sëmundja më e keqe e zemrës’.


    • Që të përgjojë dikush atë që thotë zemra e tij, nuk është e lehtë. Që të zbulojë se kush është në të vërtetë, nuk është e lehtë. Duhet shumë punë dhe këmbëngulje që të njohë njeriu se kush është dhe se ç’farë kërkon në të vërtetë.

    • Burgu më i keq, është zemra e mbyllur.


    • Në një zemër të mbushur ka vend për të gjithë. Zemra boshe nuk nxë asnjë.

    • Mirënjohja është kujtesa e zemrës.

    • Pasuria dhe varfëria, gjithashtu ashpërsojnë zemrën e njeriut.

    • Të kesh mendje të fortë dhe zemër të butë.

    • Buzëqeshja është çelësi që hap çdo zemër njerëzore.

    • Nëse nis ditën tënde me dashuri në zemër, me paqe dhe të vërtetë në mendjen tënde, nuk do të dalësh vetëm ti i fituar. Do të bekohen të gjithë ata me të cilët do të kesh kontakt gjatë ditës.

    • Të mos humbim moralin tonë ndërsa bëjmë mirë, sepse nëse nuk do të humbim kurajon deri në fund, do të korrim në kohën e duhur. (Galatasve 6:9)

    • Ata që nuk mësuan të qajnë dhe të dhembin me zemrën e tyre, nuk dinë as të qeshin.

    • Burrë i pjekur është ai i cili arrin të fitojë zemrën e fëmijës së tij.

    • Një zemër plot gëzim është padyshim rezultat i një zemre në të cilën digjet flaka e dashurisë.

    • Zemra që do, mbetet gjithmonë e re

    • “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.”- Psalmi 90:12

    • Kur mungon zemra e pasur, pasuria materiale ngjan tmerrësisht e varfër!

    • Dy gjëra janë të këqija për zemrën: ngjitja e shpejtë e shkallëve dhe pakujdesia jote të zhgënjesh ata që të rrethojnë.

    • Dëshpërimi udhëheq njeriun në vetëkontroll, rrit mirëkuptimin dhe dhembshurinë e tij dhe zbut zemrën e tij.

    • Lumturia gjendet në zemër dhe jo në rrethanat.

    • Mendja mund harrojë dikur, por zemra. Asnjëherë.

    • Një zemër e mirë dhe e sjellshme është burim gëzimi dhe rreth saj çelin buzëqeshje.

    • Kur krijoj diçka me zemër, ajo ngjan e mrrekullueshme. Por kur thjesht vendos mendjen, rezultati është i varfër.

    • Zemra e nënës. është shkolla e fëmijës së vogël.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  20. #60
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    BUBURRECET!


    Nuk e di nese ekziston brenda krijeses mbareboterore te Perendise, tjeter krijese me e peshtire dhe me e neveritur.
    Jane disa qe u pelqen të bëjnë te zgjuarin dhe marrin nje pozicion disi te larte dhe gjykojne Perendine: Pse Zoti e beri akullin? Pse Zoti i beri mikrobet? Pse kur plakemi na bien dhembet, dhe shume pyetje te tjera pa kuptim.
    Natyrisht, nuk mund te themi se jemi ne gjendje tu japim pergjigje te gjitha ketyre pyetjeve. Dhe as qe e morem mundimin ndonjehere tu pergjigjemi.

    E verteta eshte, se nuk dime, veçse pak gjera jo vetem per mjedisin qe na rrethon, por edhe per trupin tone. Dhe shume gjendra te trupit njerezor, qe tashme dime sesa te perdorshme dhe sa te nevojshme jane, dikur ne nje kohe mendonim se ishin pjese te panevojshme, domethene gabime te Krijuesit.
    Ndermjet tyre ishin dhe bajamet, te cilat pediatret i hiqnin pa meshire si te kishin ndonje problem e si te mos kishin.
    Te njejten gje thoshin edhe per apandesitin dhe per shume pjese te tjera te trupit tone.
    Le te kthehemi perseri tek buburrecat.

    Ekspertet e posaçem na informojne, se nese ndodh ndonje shkaterrim berthamor ne planetin tone, gjithçka do te shkaterrohej dhe do te mbizoterojne vetem buburrecet.
    U vertetua shkencerisht, se ata kane reyistence te madhe radioaktive. Keshtu qe, kur te gjithe te jemi bere hi, toka do te jete nje parajse e pafundme per buburrecet, te levizin kudo te lire, pa ndonje kufi..
    Me shume lehtesi verejme, diskutojme dhe analizojme çeshtje dhe gjendje kaq te tmerrshme siç mund te jete nje shperthim berthamor ne planetin tone.
    Eshte tashme e njohur se te dy superfuqite, ku çdo njera ka ne arsenalin e armeve te saj, aq lende berthamore sa te shkaterroje 10 here planetin tone, dhe 10 i ka tjetra, pra 20. Thua se kjo nuk mjafton dhe punojne me ngulm te rrisin sasine e lendeve berthamore.

    I mjeri njeri, u largua nga Perendia dhe donte kunder vullnetit te Tij te beje nje parajse te tijen ne toke.
    Tani çlloj parajse arritit te bente kete mund ta kuptoj edhe njeriu me i pashkolle.
    Jeta me te famshmin konsumimin shoqeror, me deshirat arrogante qe behen gjigande nga indiferenca e gudulisjeve te reklamave dhe te mjeteve masive te informacionit.

    Nje bote pa Perendine, pa Krishtin, pa shprese. Kjo e fundit eshte shume e rendesishme. Pa shprese. Asgjekundi nuk duket pak drite qe te mund te sheronte plaget.Perkundrazi mesazhet shqetesuese shumohen. Fundosja eshte e sigurt. Vetem bijte e Perendise dine, se çfaredo qe te ndodhe jeta e tyre eshte e siguruar ne duart e Perendise!



    Miqesisht .Abigail
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •