Kryetari i Keshillit Bashkiak, ngujohet bashke me familjen, larg vendbanimit te tij. Nje nip i tij, ka kryer vrasje dhe "haracin" duhet ta paguaje i gjithe fisi. Precedenti i rrezikshem, kur perfaqesuesit e shtetit, bien viktima te vetegjyqesise. Asnje perpjekje nga isntancat shteterore, per te parandaluar ikjen nga vdekja e pritshme
Valbona IDRIZI
Zbatimi i verbert i Kanunit te Leke Dukagjinit, ka sjelle gjunjezimin para tij, dhe te drejtuesve me te larte vendore, ne Shkoder. Ndoc Peja, Kryetar i Keshillit Bashkiak te qyteti te Shkodres, njekohesisht dhe drejtor i Teatrit "Migjeni", detyrohet te largohet nga vendlindja dhe atdheu, per shkak te gjakmarrjes. Prej disa muajsh, ai mungon ne drejtimin e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak te Shkdores, pasi, bashke me familjen e tij, eshte larguar per ne Shtete e Bashkuara te Amerikes. Largimi i tij zyrtarisht dhe zevendesimi me nje tjeter, eshte komunikuar dje, ne mbledhjen e janarit, e para per vitin 2003, e Keshillit Bashkiak. Keshilltaret e komisionit te mandateve, thane se per shkak te skadimit te afatit gjashte mujor te mosprezences ne mbledhje, kryekeshilltari, lirohet nga detyra. Po dje, jane zhvilluar dhe zgjedhjet per kreun e ri bashkiak. Per kete post, konkurruan dy forcat kryesore, PS dhe PD, ku kjo e fundit arriti te fitoje perfaqesimin e larte.
Gjakmarrja
Ngujimi jashte shtetit, (pasi siguria ne vend, ishte shume me e vogel), e ka cuar intelektualin Ndoc Cefa, qe kunder deshires se tij dhe te familjes, te largohet nga vendlindja. Arsyeja, paradoksi i koheve moderne, gjakmarrja. Nje muaj pasi kishte marre detyren e Kryetarit te Keshillit Bashkiak, Ndoci, detyrohet te ngujohet se bashku me familjen e tij. Nipi i tij, akuzohej te kishte vrare shokun, Florian Ndoja, me 26 tetor te vitit 2000, ne Londer. Sipas kanunit te maleve, ky gjak duhet te lahej me gjakun e fisit Cefa, pa bere, asnje perjashtim. Megjithe perpjekjet e vazhdueshme, dhe nderhyrjet qofte dhe nga komisioni per pajtimin e gjaqeve, si dhe instancave te larta vendore, per t'i dhene zgjidhje ketij problemi, asgje, nuk ka funksionuar. Per kohe me rradhe, Keshilli Bashkiak i Shkodres dhe Teatri "Migjeni", kane zhvilluar veprimtarine e tyre, pa pranine e kreut Cefa. Si prova me bindese, e gjunjezimit te shtetit, para Kanunit.
Zevendesimi
Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak, u paraqiten dy kandidatura. Anton Ceka, nga Partia Demokratike, ekomomist, aktualisht Kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Xhevdet Alibali, i Partise Socialiste. Me shumice votash fitues doli Anton Leka. Keshilli Bashkiak i qytetit te Shkodres perbehet nga 46 anetare, dy te tretat e te cilit i perkasin koalicionit Bashkimi per Fitore.
Ndoc Cefa, i martuar dhe baba i dy femijeve, kerkon me dhimbje, te mbroje familje e tij dhe vecanerisht me te vegjelit. T'u siguroje jeten duke punuar e jetuar normalisht. Por vendi i tij, nuk ia jep nje "privilegj" te tille. Prandaj, arrin te ike dhe niset diku larg, ne Amerike, ku, sic shprehen fqinjet dhe te njohur te kryebashkiakut Cefa, "sundon ligji dhe rregulli e jo vetegjyqesia".
Rasti i Kryetarit te Keshillit Bashkiak te Shkodres, qe detyrohet te ngujohet fillimisht ne Shqiperi dhe me pas ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes, shenon precedentin e pare, kur nje drejtues mjaft i larte vendor, kreu, i parlamentit te rrethit me te madh verior, gjunjezohet para dukurise kanunore te gjakmarrjes. Shteti, ne kete rast, nuk beri asgje tjeter, vecse, si ne raste mga me te rendomtat, beri ndryshimin e tij, duke e zevednesuar me nje tjeter. Per me teper, vendos dhe vuan vete qytetari shqiptar, viktime e kujtdo tjeter vec tij, por dhe vete pafajesise se tij.
.....................
E hodha kete teme ne forum pasi mendoj se eshte nje nga problematikat me me peshe ne Shqiperi, ne kete perjudhe tranzicioni.
Shembulli i mesiperm eshte shembulli me i paster i prapambetjes se nje pjese te Shqiperise. Nje nga shtetaret me te rendesishem i perulet fenomenit me te PESHTYRE ne Shqiperi.
Krijoni Kontakt