Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    .....
    Une thjesht kam sjelle mendimin tim te pergjithshem ne lidhje me vajtjen ne kishe.
    Vertetė mendoj se ėshtė mirė nėse me kujdes lexohen te gjitha shkrimet e vėllsait "marcus1", as ai nuk e ka kundershtue shkurjen ne Kishė por qe ka ca dallime, pajtoj shumė me ato shkrime qe ka postuar deri tash ne kete temė marcus1. Dua te pers dhe tė lexoj me kujdes edhe te tjerat.

    respekte
    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #12
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Gjithashtu jam duke pritur ne vazhdim shkrimin tjeter, ndofta jo medoemos per tu perg

    Zoti te bekofte.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #13
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Ok

    Ndofta une kam bere gabim qe i solla keto gjera ketu te cilat e theksoj prap se mendoj se ju te gjith i dijni, ndofta mund ti fshini per mua nuk eshte problem.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Por, a janė kongrgacionet tradicionale tė gabuara?

    Absolutisht jo! Unė kam gjetur shumė prej tyre me njerėz qė e duan Perėndinė dhe kėrkojnė tė rriten nė rrugėt e Tij. Unė vizitoj njė dyzinė kongregacionesh tė ndryshme nė vit nė tė cilat shoh se janė shumė mė tė qėndėrzuara nė miqėsi sesa nė religjion. Jezusi ėshtė nė qendėr tė jetės sė tyre tė pėrbashkėt dhe ata qė veprojnė si udhėheqės, nė tė vėrtetė janė shėrbyes dhe nuk bėjnė politikė nė drejtimin e tyre, por kanė lirinė tė gjithė t'i shėrbejnė njėri-tjetrit.

    Lutem qė akoma mė shumė persona prej tyre tė ripėrtėrihen nė pasionin pėr Jezusin, tė kenė njė interesim tė sinqertė pėr njėri-tjetrin dhe njė dėshirė pėr t'i shėrbyer botės me dashurinė e Perėndisė. Por mendoj se duhet ta pranojmė se ata janė tė rrallė nė komunitetet tona dhe shumica prej tyre nuk kanė jetė tė gjatė pasi, pa dashur ata kėrkojnė pėrgjigjet institucionale pėr nevojat e trupit nė vėnd qė tė qėndrojnė tė varur nga Jezusi. Kur kjo ndodh, mos u ndje fajtor nėse ndjen drejtimin e Perėndisė mos t'i ndjekėsh ata nė rrugėn e tyre.

    Pra, duhet qė unė tė mos shkoj mė nė kishė?

    Kam frikė se kjo pyetje pėrsėri e humbet kuptimin. Siē e sheh, unė nuk besoj se ti po shkon nė kishė mė shumė se po shkoj unė qė nuk shkoj. Duhet tė kuptosh se ne jemi pjesė e saj. Bėhu pjesa jote, sido qė Jezusi tė tė drejtojė ty dhe kudo qė tė tė vendosė. Jo tė gjithė prej nesh rritemi nė tė njėjtin ambjent.

    Nėse ti mblidhesh me njė grup besimtarėsh nė njė kohė dhe vėnd tė veēantė dhe kjo pjesmarrje tė ndihmon ty tė rritesh nė Krishtin dhe tė lejon tė ndjekėsh veprėn e Tij nė ty, as mos e mendo se duhet tė largohesh. Por mbaj nė mėndje se kjo nė vetvete nuk ėshtė kisha. Ėshtė thjeshtė njė nga shprehjet e saja nė vėndin ku ti jeton.

    Mos u fut nė grackėn e tė menduarit se pėr vetė faktin se ti merr pjesė nė ato takime ti po pėrjeton jetėn reale tė trupit. Kjo gjė ndodh vetėm nėse Perėndia tė lidh ty me njė grusht vėllezėrish dhe motrash me tė cilėt mund tė ndėrtosh miqėsi tė ngushtė dhe tė ndash ngritjet dhe rėnjet reale nė kėtė udhėtim tė pėrbashkėt.

    Kjo gjė mund tė ndodhė nė congregacionet tradicionale, ashtu siē mund tė ndodhė edhe jashtė tyre. Nė shtatė vjetėt e fundit kam takuar qindra, nė mos mijėra njerėz qė janė zhgėnjyer tmerrėsisht me congregacionet tradicionale por qė pasi kanė dalė jashtė tyre po rriten frymėrisht ndėrsa ata ndajnė jetėn e Perėndisė me tė tjerė, shumica nėpėr shtėpi.

    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 07-10-2009 mė 02:51

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Pra takimi nė shtėpira ėshtė pėrgjigja?

    Sigurisht qė jo. Por le tė jemi tė qartė: sado qė mund tė shijosh adhurime nė grupe tė mėdha sikur dhe tė udhėhequra nga ndonjė mėsues i mbushur me dhunti, gėzimi i vėrtetė i jetės sė trupit nuk mund tė ndahet nė grupe tė mėdha. Kisha pėr 300 vjetėt e para tė jetės sė saj kishte shtėpinė si vėndin e pėrkryer pėr tu mbledhur. Ato janė mė tė pėrshtatshme pėr dinamikėn e familjes e cila ėshtė edhe si Jezusi e pėrshkroi trupin e Tij.

    Por tė takohesh nė shtėpia nuk ėshtė shėrimi pėr gjithēka. Unė kam qenė nė disa takime shtėpie shumė tė sėmura ashtu siē kam qenė edhe ne takime ndėrtese me grupe qė ndanin sė bashku njė jetė reale tė trupit. Por koha qė unė kaloj nė jetė tė rregullt trupi dua qė tė jem ballė pėr ballė me njė grup njerėzish. E di qė nuk ėshtė normale qė njerėzit e konsiderojnė me tė pėrshtatshme tė ulen nė karriget e tyre tė rreshtuara nė rregull nė njė shėrbim tė sė Djelės dhe mė pas tė shkojnė nė shtėpi pa qenė nevoja tė hapin jetėn e tyre apo tė kujdesen pėr udhėtimin e secilit.

    Por pėrfundimisht, ajo qė ka rėndėsi mė shumė tek unė nuk ėshtė se kur apo ku ata takohen, por nėse ata janė tė fokusuar nė Jezusin dhe nėse me tė vėrtetė ndihmojnė njėri-tjetrin nė udhėtimin pėr tu bėrė si Ai. Ēėshtja se ku bėhen takimet ėshtė mė e vogėl se sa cilėsia e mardhėnjeve tona me Krishtin dhe njėri-tjetrin. Gjithmonė kam kėrkuar njerėz tė tillė ku do qė jam dhe gėzohem gjithmonė kur i gjej. Nė shtėpinė tonė tė re ne Oxnard (Oksnard) kemi njohur njerėz tė rinj dhe shpresojmė tė gjejmė edhe tė tjerė.

    vazhdon...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    A nuk po reagon kėshtu pėr shkak se ndjehesh i lėnduar?

    Mbase mund tė jetė edhe kėshtu dhe koha do ta tregojė, por sinqerisht nuk besoj se ėshtė kėshtu. Kushdo qė ėshtė pjesė e jetės sė vėrtetė tė trupit do tė lėndohet herė pas here. Por ekzistojnė dy lloj lėndimesh. Ekziston ai lloj lėndimi qė tė tregon problemin dhe qė mund ndreqet me kujdesin e duhur - ashtu siē mund tė trajtohet njė kyē i ndrydhur keq. Ekziston dhe lloji i dytė i dhėmbjes qė mund tė ndreqet vetėm duke u tėrhequr - sikurse ndodh kur vė dorėn nė njė sobė tė nxehtė.

    Ndoshta tė gjithė prej nesh mund tė kemi pėrjetuar nė njė farė mase dhimbje ndėrsa mundoheshim t'i pėrshtateshim jetės sė Perėndisė ne institucione. Shumica prej nesh kemi qėndruar atje duke menduar se nėse do rregulloheshin dy tre gjėra, ēdo gjė do ishte nė rregull. Megjithėse mund tė kemi sukses nė gjėra tė kufizuara gjatė momenteve ripėrtėritėse, zbuluam se pėrfundimisht bindja qė institucioni kėrkon dhe liria qė njerėzit kanė nevojė qė rriten nė Krisht janė dy gjėra tė kundėrta me njėra - tjetrėn. Kjo ka ndodhur pothuajse me ēdo grup qė ėshtė formuar gjatė gjithė historisė sė Krishtėrimit.

    Po kėrkon tė gjesh kishėn e pėrkryer?

    Jo, dhe nuk pres tė gjej ndonjė tė tillė pėrderisa tė jem gjallė. Qėllimi im nuk ėshtė pėrkryerja, por tė gjej njerėz qė kanė vėnė Zotin prioritet. Ėshtė tjetėr gjė tė gjesh njerėz qė luftojnė pėr njė ideal qė e ndajnė sė bashku dhe tjetėr gjė tė kuptosh se idetė tona janė shumė pak tė ngjashme.

    Nuk e fsheh se jam thellėsisht i shqetėsuar nga gjėndja nė tė cilėn gjėndet sot Krishtėrimi i organizuar. Pjesa mė e madhe e asaj qė ne sot e quajmė 'kishė' nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shfaqje tė planifikuara mirė me shumė pak lidhje tė vėrtetė midis besimitarėve. Besmtarėt inkurajohen drejtė njė varėsie tė plotė nga ky sistem apo nga drejtuesit e tyre sesa nga vetė Jezu Krishti. Ne shpenzojmė mė shumė energji duke pasur njė sjellje sipas asaj qė institucioni e kėrkon sesa duke ndihmuar njerėz tė transformohen nė kėmbėt e kryqit.

    Jam lodhur duke u munduar tė mbaj miqėsi me njerėz pėr tė cilėt e vetmja pamje qė ata kanė pėr kishėn ėshtė njė dy orėshe nė javė, ndėrsa jetojnė pjesėn tjetėr tė javės me tė njėjtat prioritete qė ka edhe bota. Jam i lodhur nga ata qė varen nga veprat e drejtėsisė sė tyre, por qė nuk kanė aspak dhimbje pėr njerėzit e botės. Jam i lodhur nga njerėz tė pasigurtė qė e pėrdorin Trupin e Krishtit si njė zgjatje tė egos sė tyre dhe qė e manipulojnė atė nė mėnyrė qė tė plotėsojnė nevojat e tyre. Jam i lodhur nga predikimet qė janė tė mbushura mė shumė me skllavėrinė e fesė sesa me lirinė e dashurisė sė Perėndisė dhe ku miqėsia zė njė vėnd tė fundit nė krahasim me kėrkesat e njė institucioni efikas.

    vazhdon...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Pse nuk shkoj ma n'kishė!

    A nuk kanė nevojė fėmijėt tanė pėr aktivitetet e kishės?

    Unė do thoja se ajo qė ata kanė mė shumė nevojė ėshtė qė tė integrohen nė jetėn e Perėndisė nėpėrmjet miqėsisė relative me besimtarė tė tjerė. 92% e fėmijėve qė rriten nė shkollat e sė Djelave me tė gjitha llojet e argėtimeve, largohen nga kisha kur ata janė larguar nga shtėpia e prindėrve tė tyre. Nė vėnd qė tė mbushim fėmijėt tanė me etika dhe rregulla, kemi nevojė tė demonstrojmė si tė jetojmė jetėn e Perėndisė sė bashku.

    Akoma edhe sociologėt na thonė se faktori numėr 1 qė vendos nėse njė fėmijė do tė lulėzojė nė shoqėri ėshtė nėse ata kanė shoqėri personale tė thella me tė rriturit jashtė ambjentit tė tyre familjar. Asnjė shkollė e sė Djelės nuk mund ta plotėsojė kėtė rol. Unė njoh njė komunitet ne Australi qė pas 20 vjetėsh sė ndari jetėn e Perėndisė sė bashku si familja, ata mund tė thonin se nuk kishin humbur as edhe njė fėmijė nė besim kur ata bėheshin tė mėdhenj. E di qė po i bie shkurt kėtu por ėshtė shumė mė e rėndėsishme qė fėmijėt tanė tė pėrjetojnė miqėsi tė vėrtetė midis tė rriturve sesa kėmbanat dhe bilbilat e njė programi tė shkėlqyer pėr fėmijė.

    Pėr ēfarė dinamike tė jetės sė trupit po kėrkoni?

    Unė kėrkoj gjithmonė pėr njė popull qė kėrkon tė ndjekė Krishtin e Gjallė. Ai ėshtė nė qendrėn e jetės, tė dashurisė dhe tė bisedave tė tyre. Ata kėrkonjė tė jenė autentikė (tė vėrtetė), tė kenė lirinė tė lėndojnė dhe tė lėndohen, tė jenė tė lirė tė pyesin kur kanė dyshime pėr ndonjė gjė, tė ndjekin zėrin e Tij pa u akuzuar nga tė tjerėt se po bėhen pėrēarės apo rebelė. Unė kėrkoj pėr njerėz qė nuk po shpenzojnė paratė e tyre pėr ndėrtesa ekstravagante apo programe pompoze; ku njerezit qė rrinė pranė njėri-tjetrit nuk janė tė huaj dhe ku tė gjithė ata marrin pjesė aktive si priftėrinj tė Perėndisė nė vėnd qė tė ndjekin nė mėnyrė pasive nga njė distancė e sigurtė.

    vazhdon...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Pse nuk shkoj ma n'kishė!

    A nuk po i jepni njerėzve njė arsye pėr tė qėndruar nė shtėpi duke mos bėrė asgjė?

    Shpresoj se jo, megjithėse e di se mund tė jetė njė rrezik. E kuptoj se disa njerėz qė largohen nga congregacionet tradicionale pėrfundojnė duke abuzuar kėtė liri pėr tė kėnaqur dėshirat e tyre dhe kėshtu nuk e gjejnė kurrė jetėn e pėrbashkėt tė kishės. As nuk jam fan i atyre qė ndėrrojnė vazhdimisht kisha tė cilėt hidhen nga njė kishė nė tjetrėn duke kėrkuar modėn e fundit apo rastin mė tė mirė pėr tė pėrmbushur dėshirat e tyre egoiste.

    Por pjesa dėrrmuese e njerėzve me tė cilėt takohem dhe flas nuk kanė dalė nga sistemi sepse kanė humbur pasionin e tyre pėr Jezusin dhe njerėzit e Tij, por vetėm se kongregacionet tradicionale qė ndodhen pranė tyre nuk mund tė plotėsojnė nevojat e tyre pėr miqėsi. Ata kėrkojnė shprehje autentike tė jetės sė trupit dhe paguajnė njė kosto tė lartė pėr ta gjetur atė. Mė besoni, do ishte shumė mė e lehtė nėse do ndiqnim turmėn, por sapo ti tė kesh shijuar miqėsinė e gjallė midis besimtarėve tė apasionuar, ėshtė e pamundur tė kėnaqesh me gjithēka qė ėshtė mė pak se ajo qė ti ke shijuar.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Pse nuk shkoj ma n'kishė!

    A nuk ėshtė pėrēarėse mėnyra se si e sheh kishėn?

    Aspak! Njerėzit e bėjnė atė pėrēarėse kur ata kėrkojnė qė tė tjerėt tė qėndrojnė nė zbulesėn e tyrė tė sė vėrtetės. Shumica prej nesh akuzohemi se jemi pėrēarės sepse liria mund tė bėhet kėrcėnuese pėr ata qė gjejnė sigurinė e tyre nė sistemin fetar. Por shumica prej nesh nuk pėrpiqemi tė rekruetojmė tė tjerė duke u kėrkuar tė largohen nga kongregacionet e tyre. Ne shohim se trupi i Krishtit ėshtė aq i madh saqė tė pėrmbledhė tė gjithė njerėzit e Perėndisė sido qė ata tė mblidhen.

    Njė nga gjėrat qė shpesh thuhet pėr kishat tradicionale ėshtė se takimet e sė Djelave janė orėt mė tė ndara nė kulturėn Amerikane. Ne mblidhemi vetėm me njerėz qė duken si ne dhe pėlqejnė gjėrat qė na pėlqejnė ne. Por tani unė kam parė se kam mundėsi shumė mė tė mėdha tė gjėndem me njerėz nga njė pjesė e gjerė e Trupit tė Tij. Nuk u kėrkoj njerėzve tė bėjnė gjėrat nė mėnyrėn time dhe shpresoj qė me kalimin e kohės, as ata qė i shohin gjėrat ndryshe nuk do u kėrkojnė mė tė tjerėve t'i bėjnė gjėrat sipas mėnyrės sė tyre.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Pse nuk shkoj ma n'kishė!

    Ku mund ta gjej kėtė lloj miqėsie?

    Pėrgjigja nuk ėshtė dhe aq e lehtė. Mund tė jetė mu pėrballė teje midis miqėsiė qė nė kėto momente gjėndesh. Mund tė jetė diku nė lagjen tėnde ose diku pranė punės tėnde. Ti gjithashtu mund tė pėrfshihesh nė fushata ndihmėse pėr tė varfėrit nė zonėn tėnde duke e bėrė kėtė si njė mėnyrė pėr tė jetuar Jetėn e Tij dhe mund tė takosh tė tjerė qė kanė tė njėjtėn dėshirė.

    Mos prit ta gjesh kėtė lloj miqėsie lehtė nė ndonjė organizatė. Kjo ėshtė organike dhe Jezusi mund tė tė drejtojė nė kėtė lloj miqėsie aty ku ti gjėndesh. Vėshtro njerėzit qė Ai ka sjellė nė jetėn tėnde me tė cilėt mund tė ndash kėtė udhėtim. Ata mund tė mos shkojnė tė gjithė nė kongregacionin qė ti shkon. Ata mund tė jenė fqinj apo bashkėpunėtorė tė cilėt po ndjekin Zotin. A nuk do sillte frute tė pabesueshme njė bashkėpunim i tillė?

    Por mos prit qė kjo tė bėhet lehtė dhe gjithēka tė shkojė vaj. Do na duhet tė bėjmė disa zgjedhje tė caktuara t'i bindemi Jezusit. Mund tė na duhet njė farė trajnimi qė tė shkundim nga vetja zakone tė vjetra dhe tė jemi tė lirė tė lėmė Atė tė ndėrtojė bashkėsinė e Tij rreth teje, por ja vlen barra qeranė. E di qė shqetėson disa fakti qė unė nuk zė vėndin tim tė rregullt nė njė karrike tė Djelave nė mėngjes, por mund t'ju them me bindje tė plotė se ditėt e mia mė tė kėqija jashtė fesė sė organizuar kanė qenė mė tė mira se ditėt mė tė mira brėnda saj. Nė ditėt e sotme nuk kemi nevojė pėr mė shumė biseda rreth kishės, por pėr njerėz qė thjeshtė janė gati tė jetojnė kėtė realitet.

    Nė tė gjithė botėn njerėzit po zbulojnė se si ta bėjnė kėtė gjė. Ti mund tė jesh njė prej tyre, duke e lėnė Atė tė tė vendosė nė Trupin e Tij, ashtu siē Ai dėshiron.


    Fund

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •