Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Karakteristikat e fëmijës që ka çrregullime në të mësuar

    • I paparashikueshëm, jokonsekuent, ka ditë të mira dhe të këqija
    • Përqëndrim i dobët, i shkapërderdhur
    • Punon shumë ngadalë, nuk i kryen detyrat me kohë
    • I pakujdesshëm, ngatërrues, shkruan ose jep përgjigje pa menduar
    • I organizuar keq, bankën e ka të pasistemuar, shprehi të këqija të punës
    • Ka prag të ulët të tolerancës, lehtë tërhiqet apo shpërthen
    • Nuk orientohet për t`i ndjekur udhëzimet, veçanërisht kur janë më shumë
    • Tepër tekstual; nuk kupton shakatë, lojën e fjalëve, sarkazmin, shumëkuptimësinë e fjalëve
    • Vështirë u përmbahet fakteve kryesore; parashtron të dhëna të parëndësishme
    • Nuk e kupton raportin midis shkakut dhe pasojës; nuk mund të parashikojë dhe të vlerësojë
    • Ka vështirësi të zbatojë njohuritë nga një leksion ose situatë në tjetrën
    • Gjithmonë pyet: “Çka?” dhe gjërat duhet t`i përsëriten
    • Koordinimi motorik si dhe kontrolli i dobët i lapsit; dorëshkrim jo i rregullt
    • Është i ngadalshëm dhe jopreciz, kur përshkruan nga tabela

    Përshtatur nga libri “Nuk ka përgjigje të thjeshta” (“No Easy Answers”, Sally Smith).


    Simptomat e mungesës së vëmendjes
    çrregullimi hiperaktiv


    Pakujdesia/Hutimi
    • Përqëndrimi i dobët i vëmendjes në detaje: gabimet për shkak të pakujdesisë
    • Përqëndrim i dobët i vëmendjes gjatë aktiviteteve dhe detyrave
    • Duket se dëgjon pak
    • Lehtë e pengojnë ngacmimet nga jashtë
    • U shmanget ose shpreh papajtueshmëri me detyrat që kërkojnë vëmendje të përhershme
    • Vështirësi në organizimin e detyrave dhe aktiviteteve
    • I humb gjërat, siç janë librat, detyrat...
    • Harrestar

    Hiperaktiviteti
    • Lëkundet ose lakohet në karrige
    • Shpesh e lëshon vendin e vet në shkollë
    • Ngjitet tepër lart ose vrapon
    • Gjithnjë lëviz ose
    • Flet së tepërmi

    Impulsiviteti
    • Nuk mendon para se të bëjë diçka
    • Ua ndërpret bisedat dhe aktivitetin të tjerëve
    • I përgjigjet pyetjes para se bashkëbiseduesi ta ketë përfunduar atë
    • Vështirësi gjatë pritjes në radhë
    • “Ngutet” nëpër detyra

    Versioni i materialit të përshtatur: American Psychiatric Association,

    DSM-IV, 1994.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #42
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Dar_di Falenderit qe solle kete liber,qenka kuptimplote por keta thenje jane me se te verteta.

    Fëmijët mësojnë atë që e përjetojnë

    Në qoftë se fëmija jeton me kritikën,
    ai mëson të gjykojë.

    Në qoftë se fëmija jeton në armiqësi,
    ai mëson të luftojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me përqeshjen,
    ai mëson të turpërohet.

    Në qoftë se fëmija jeton me turpin,
    ai mëson të ndihet fajtor.

    Në qoftë se fëmija jeton me tolerancë,
    ai mëson durimin.

    Në qoftë se fëmija jeton me kurajën,
    ai mëson besimin.

    Në qoftë se fëmija jeton me lëvdatën,
    ai mëson të respektojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me drejtësinë,
    ai mëson të jetë i drejtë.

    Në qoftë se fëmija jeton në siguri,
    ai mëson të besojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me miratimin,
    ai mëson ta dojë vetveten.

    Në qoftë se fëmija pranohet dhe jeton në miqësi,
    ai mëson të gjejë dashuri në botë.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Falemnderit Sueda! Uroj të jetë kjo një ndihmesë modeste për të gjithë ata që merren me fëmijët! Gjith të mirat!



    Ç`është çrregullimi i mungesës së vëmendjes?


    “Fëmija i cili e pengon mësimin dhe i cili rrallë i kryen detyrat, ndoshta nuk është me qëllim i parehatshëm, por tregon shenja të çrregullimit të mungesës së vëmendjes. Ngjashëm me të, nxënësi i cili gjithnjë shikon në dritare, ndoshta nuk e injoron arsimtarin me qëllim, por demonstron sjellje të shkaktuar nga ky çrregullim. Çrregullimi i mungesës së vëmendjes shkakton sjellje impulsive, vështirësi në përqendrim, e nganjëherë edhe hiperaktivitet.”*

    Çrregullimi i mungesës së vëmendjes (ADD), ose çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) është mosfunksionim neurologjik në tru. Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna të reja në lidhje me këtë sindrom në Ballkan, vlerësimet amerikane llogarisin se 8% të popullatës së moshës shkollore janë të prekur nga ky sindrom. Kjo do të thotë se më së paku dy fëmijë në klasë me numër mesatar të nxënësve kanë këtë çrregullim, i cili ose mund të krijohet ose mund të trashëgohet. Hulumtimet kanë provuar se kjo sëmundje shpesh është karakteristike për familjet. Gjithashtu ky çrregullim ndërlidhet me paaftësitë në mësim, një çrregullim tjetër neurologjik. Atmosfera e keqe në familje, traumat, keqtrajtimi i fëmijëve, depresioni dhe tëhuajësimi nuk janë shkaktarë të çrregullimit të vëmendjes, por ndikojnë në vëmendje, në përqendrim, si dhe në kontrollin e impulseve (kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për çrregullimet e mungesës së vëmendjes).

    Edhe pse faktorët shoqërorë nuk nxisin çrregullimin e mungesës së vëmendjes. Vetë çrregullimi mund të ndikojë në aftësitë e fëmijës për t`u përshtatur rrethanave shoqërore. Fëmijët e këtillë në përgjithësi nuk kanë shumë miq dhe vështirë përshtaten për shkak të papjekurisë së kontrollit emocional, frustrimit të tepërt, disponimit të paparashikuar, mungesës së aftësive për kapërcimin e problemeve shoqërore dhe përqendrimit kohëshkurtër. Meqë e kanë vështirë të ulen dhe të rrinë qetë e të punojnë, këta fëmijë në shkollë shpesh pengojnë mësimin. I llomotisin përgjigjet ose bëjnë zhurmë e cila i pengon nxënësit e tjerë.

    Është me rëndësi për prindërit dhe mësuesit të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për t`i ndihmuar fëmijëve që kanë ADHD. Një ambient pozitiv, i qëndrueshëm dhe i formësuar në të cilin rregullat janë qartë të komunikuara dhe të zbatuar në shtëpi dhe klasë kontribuojnë në mirëqenien e fëmijës. Në SHBA këtë çrregullim e mjekon ekipi që përfshinë personelin shkollor (arsimtari, pedagogu, infermierja), prindërit dhe mjeku i fëmijëve. 60-90% e fëmijëve në SHBA të cilët e kanë këtë diagnozë marrin barna të caktuara për ta kontrolluar këtë çrregullim.

    Propozimet e tjera për arsimtarë që t`u ndihmojnë fëmijëve me çrregullim të mungesës së vëmendjes përfshijnë:

    • Që fëmija të ulet afër katedrës së arsimtarit
    • Kontakti me sy gjatë komunikimit me nxënësin
    • Dhënia e udhëzimeve vizuale dhe verbale
    • Zbërthimi i detyrave në pjesë të vogla
    • Që fëmija të ulet së bashku me nxënësin solid
    • Paralajmërimi i nxënësve disa minuta para aktivitetit të ri për t`u përgatitur për detyrë
    • Stimulimi dhe llojllojshmëria e shpjegimit për ta mbrojtur vëmendjen e nxënësve për materie e cila u paraqitet
    • Ndërrimi i aktiviteteve fizike dhe mentale
    • Shfrytëzimi i filmave, videokasetave, epidiaskopit, puna në grupe të vogla etj.
    • Caktimi i detyrave aktive, siç janë fshirja e tabelës, mbledhja e letrave ose kalimi prej një aktiviteti në tjetrin
    • Ndihma nxënësve me rastin e organizimit të shënimeve
    • Dhënia e përgjigjeve momentale, veçanërisht trimërimet e jo ndëshkimet
    • Realizimi i kontrollit të impulseve duke shfrytëzuar fjalët “ndal, shiko, mendo”

    Fëmijët që kanë çrregullim të mungesë së vëmendjes duan trajtim të veçantë, por energjia e tyre dhe entuziazmi për klasën mund të kenë sharm të veçantë. Çmoni talentin e tyre dhe shkathtësitë e veçanta, duke pasur parasysh se është vështirë të ulen dhe të përqendrohen në rrethin shkollor.

    *Departamenti për Arsim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Burimet e tjera: www.childdevelopment.com, www.ldanational.Org
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    NEGATIVIZMI
    Fëmijët me ADHD dhe ÇM kanë sjellje që mund të:
    ngacmojnë
    lodhin
    mundojnë
    ----------- prindërit e tyre
    ----------- mësuesit e tyre
    ----------- dhe të tjerët
    ngacmojnë
    lodhin
    mundojnë
    ----------- vetveten
    që burojnë nga “gjendja”
    jo
    nga mendjet devijante që kanë
    që rrinë të thurrur gjatë natës
    për t`i ngacmuar dhe goditur të rriturit.
    Këta fëmijë ndihen keq për vetveten.
    Këta fëmijë janë pranues të kritikave konstante.

    POZITIVIZMI
    Prindërit dhe mësuesit duhet të shikojnë se çfarë punojnë
    --dhe t`i lavdërojnë ata
    -----t`i ndihmojnë ata të ndihen të përgjegjshëm
    -------t`i ndihmojnë ata të ndihen mirë.
    ---------- TË NDIHEN MIRË PËR VETVETEN.

    ---Sally Smith
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Droga dhe të rinjtë


    Pse të rinjtë fillojnë të marrin drogë?

    Asnjë tinejxher a i rritur nuk ka për qëllim të marrë drogë. Askush nuk parashikon se do të bjerë në kurth. Në fillim, fëmijëve u bie në dorë “porta e drogave” që përfshin duhanin, alkoolin dhe marihuanën. Kur ata dëshirojnë një më të fortë dhe më kulmore, fillojnë të marrin droga më të forta, si pilula, ekstazi, metamfetamina, kokainë dhe heroinë. Fëmijët janë kureshtarë për drogat dhe efektin e tyre. Tinejxherët gjithashtu kërkojnë pranimin nga moshatarët, dëshirojnë të përshtatën dhe të jenë më “cool”. Ata shikojnë më të mëdhenjtë si modele, por në të njëjtën kohë i ndjekin edhe këngëtarët, idhujt e tjerë të famshëm dhe prindërit e tyre. Kur prindërit përdorin nikotinën a drogat e tjera, ose kur përdorin alkoolin a pilulat si mënyrë e ballafaqimit me stresin, ata bëhen një shembull katastrofik për fëmijët e tyre. “Nëse ndihesh keq, droga mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë”.

    Tinejxherët përdorin drogën për t`u ndier mirë dhe kulmor. Ata kërkojnë kënaqësi dhe ngazëllim. Por, nganjëherë ata përdorin drogën për t`u ndier “normalë”. Nëse të rinjtë kanë probleme psikike ose emocionale, ata mund të përdorin drogat për t`u larguar nga tensioni, ndjenjat e mërzisë a të dhembjes. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që prindërit të komunikojnë me fëmijë që nga mosha e hershme që të jetë në dijeni për çrregullimet psikologjike të fëmijëve. Nëse fëmija është në depresion, atëherë është shumë me rëndësi që prindërit të kërkojnë këshilla psikiatrike për fëmijën e tyre.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fazat e përdorimit dhe keqpërdorimit të drogës

    Jo të gjithë të rinjtë që përdorin drogë varësohen nga ajo. Shumë prej tyre e ndërprejnë atë në një fazë të hershme; disa të tjerë mbeten në portat e drogave dhe nuk kalojnë në drogat më të larta a në varshmëri. Çfarë i bën njerëzit të vazhdojnë marrjen e drogës, pavarësisht nga efektet negative që ka dhe çuarjes në varshmëri? Disa faktorë që i shtyjnë njerëzit të bëhen të varur nga droga janë: predispozitat gjenetike (historia familjare e varshmërisë nga droga), problemet psikologjike, streset e jashtme dhe moshatarët si përdorues të drogave.

    Në hapin eksperimental, të rinjtë janë kureshtarë rreth asaj se si droga do të ndikojë te ta. Atyre së pari u ofrohen droga të lehta, si marihuana dhe jo nga një i rritur zemërlig, por nga shokët dhe shoqëria. Meqë ata nuk janë të mësuar me drogën, shpejt arrijnë në “kulm”. Ata zakonisht përdorin drogën në fundjavë me moshatarët e tyre dhe shpesh kënaqen duke rrezikuar të bëjnë diçka që ata e përceptojnë si të ndaluar a të pjekur. Në fazën e dytë, ata aktivisht kërkojnë drogë dhe bëjnë plane për të pasur ndjenja kulmore. Ata gjatë ditëve dhe fundjavës dehen dhe mund të humbin interesimin për disa aktivitete të tjera si pasojë e drogimit. Ata mund të shoqërohen me njerëz të tjerë të droguar dhe mund të gënjejnë rreth vendndodhjeve dhe veprimeve të tyre.

    Në fazën e ardhshme, tinejxherët pushtohen nga drogat dhe kërkojnë droga më të forta dhe “kulmore” e më të rrezikshme. Suksesi në shkollë bie dhe keqësohen marrëdhëniet me familjen për shkak të mashtrimeve dhe nervozizmit. Këta tinejxherë mund të dënohen nga shkolla. Nëse punojnë, atëherë mund të largohen nga puna për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë. Ata mund të fillojnë të vjedhin dhe të shesin drogë për ta financuar “zakonin” e tyre të drogës. Në këtë pikë, ata fillojnë të përdorin drogë gati çdo ditë dhe largohen nga shokët “e drejtë”, që nuk marrin drogë për t`u shoqëruar me ata të cilët janë integruar në kulturën e drogës. Përdoruesit e rinj mundohen ta mohojnë varshmërinë e tyre ndaj drogës, ose mund ta vërejnë atë, që i shtyn të provojnë pa sukses zvogëlimin apo ndaljen e përdorimit të drogës.

    Në fazën e fundit të varshmërisë, konsumuesit e drogës nuk marrin atë për ta ndier veten në kulm, por për ta ndier në rregull. Pas zhvillimit të tolerancës ndaj drogës, përdoruesit e saj kanë nevojë për të më shumë që t`u shmangen simptomave të dhembshura tërheqëse. Çrregullimet e sistemeve fizike, mendore dhe emocionale: ndjenja e fajit, turpit, depresionit dhe pendimi mund të bëhen të pakalueshme dhe të rezultojnë me pashpresë dhe vetëvrasje.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Të rriturit mund të ndihmojnë

    Prindërit, gjyshërit, fqinjët, mësuesit, këshilltarët dhe të rriturit e tjerë mund të parandalojnë në mënyra të ndryshme tatëpjetën e keqpërdorimit të drogës.

    • Tregoni kujdes dhe pranim të fëmijëve, jo vetëm për shkak të veprimeve të tyre, por për atë se janë qenie të vlefshme njerëzore.
    • Ndërtoni sigurinë, vetëbesimin dhe vlerat e mira tek fëmijët. Ndihmoni ata në zhvillimin e aftësisë së ballafaqimit me emocionet e tyre dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve për të marrë vendime të duhura.
    Nxitni fëmijët për sukses në shkollë, por në mënyrë përkrahëse, jo ndëshkimore. Prindërit dhe fëmijët duhet të punojnë si ekip për t`u ballafaquar me problemet e fëmijës në të mësuar. Fëmijët që ndihen mirë në shkollë janë më pak të prirur të përdorin drogë.
    • Mësoni fëmijët për mënyrat e shëndosha të gëzimit dhe ballafaqimit me stres: sportet, muzika, arti, shoqëria, teknikat relaksuese. Fëmijët e motivuar për aktivitete kreative janë më pak të prirur të kërkojnë drogën.
    • Zhvilloni një komunikim të mirë me fëmijët, duke i dëgjuar dhe duke mos i gjykuar ata. Interesohuni për pikëpamjet, ndjenjat dhe aktivitetet e tyre.
    • Ndihmoni fëmijët të përshtaten në situatat e reja, veçanërisht gjatë zhvendosjes nga një vend në tjetrin apo ndërrimit të shkollës.
    • Derisa fëmijët të jenë në shkollë fillore, bisedoni me ta rreth drogave, por jo në mënyrë të fjalimit apo qortimit. Bëhuni kureshtarë se çfarë dinë dhe çfarë dëshirojnë të dinë ata. Nxitni ata të pyesin dhe diskutoni rreth pasojave të drogës. Bashkërisht kërkoni dhe gjeni informata rreth drogës.
    • Bëhuni model i mirë. Kur të rriturit thonë: “Kam pasur një ditë të vështirë; Kam nevojë për duhan/uiski/pilula”, ata e dërgojnë një porosi se është më lehtë të mbështetesh në kimikatet e jashtme sesa në aftësitë e brendshme përballuese ndaj problemeve emocionale.
    • Bëhuni të vetëdijshëm për efektet e drogës të cilat janë dominante në komunitetin tuaj dhe jini syçelë rreth shenjave dhe simptomave të përdorimit të drogës te tinejxherët.


    Simptomat e keqpërdorimit të drogës

    • Ndryshime të personalitetit

    Mungesë e motivimit, Qëndrimi: “Nuk më intereson”
    Inkuadrim i paktë në shtëpi
    Nervozizëm dhe arsyetim
    Sjellje letargjike
    Lëkundje të pashpjeguara të disponimit nga depresioni në ankth apo hiperaktivitet

    • Ndryshime fizike

    Pamje e çrregullt
    Humbje e peshës, qeska nën sy, fytyrë e zbehur
    Sy të skuqur, bebëza të zmadhuara të syve
    Kollitje, ftohje e shpeshtë, rezistencë e ulët ndaj sëmundjeve
    Ndryshime në gjumë

    • Ndryshime në sjellje

    Sjellje e dehur, fjalor i varfër
    Probleme me vijimin e mësimit
    Rënie e suksesit në shkollë
    Paaftësi për t`u koncentruar; vëmendje e ulët
    Nevojë e madhe për para
    Fshehtësi për shoqërinë e re
    Thirrje misterioze telefonike
    Kalim i kohës në dhomë ose jashtë shtëpisë
    Rebelim
    Fyerje e anëtarëve të tjerë të familjes
    Shpërthim inati ndaj çështjeve të vogla

    • Dëshmi fizike

    Pikat në sy, lëngu i gojës apo spërkatja gjatë frymëmarrjes
    Vegla të drogave për mbështjellje të letrave dhe llulla për marihuanë, hala për heroinë
    Çanta të plastikës me mbeturina të drogave
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Kto qe i kam lexu me kane ndihmu shume lidhje me nje provime...Suksese ne te ardhem e FLM per keto info.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gëzohem për suksesin tënd Ardiana! Gjithë të mirat vazhdimisht!


    Parandalimi dhe trajtimi

    Keqpërdorimi i drogës është një problem individual, familjar dhe i tërë shoqërisë. Këta janë fëmijët tanë dhe ne jemi përgjegjës për t`i edukuar ata që të jenë produktivë, fizikisht dhe emocionalisht dhe të rritur të shëndetshëm dhe pa drogë. Kur ata drogohen dhe kalojnë në varshmëri, ne duhet t`i ndihmojmë, jo t`i refuzojmë dhe t`i largojmë ata.

    Kosova duhet të marrë hapa në edukimin e prindërve, mësuesve dhe shoqërisë rreth drogave, metodave të parandalimit, identifikimit të hershëm dhe trajtimit. Parandalimi i drogës duhet të përfshihet në planprogramet mësimore në të gjitha nivelet, nëpërmjet lëndëve në edukatën shëndetësore dhe fizike të cilat janë më relevante dhe tërheqëse sesa lëndët didaktike dhe memorizuese. Lëndët, si biologjia, studimet shoqërore, gjuha, artet mund të japin informata rreth rreziqeve dhe pasojave të përdorimit të drogës. Këto lëndë duhet të përfshijnë teknika të mësimit aktiv në të cilat të rinjtë mund të zbulojnë vetë të vërtetat dhe të ndihen të lehtësuar duke marrë pjesë në diskutimet në klasë ku mund të shtrojnë pyetje dhe shprehin brengat e tyre.

    Aktivitetet rekreative si dhe mentorimi nga të rriturit që japin shembuj të modeleve të mira, ndihmojnë parandalimin e drogës dhe i orientojnë fëmijët në drejtime pozitive. Tinejxherët kanë nevojë për udhëzime dhe ndihmë përderisa ata ballafaqohen me probleme, si: vështirësitë në shkollë, probleme në marrëdhëniet me moshatarët, probleme familjare, siç është ndarja, dhuna në familje, apo prindërit që kanë probleme psikologjike ose janë përdorues të drogës.

    Pedagogët në shkolla duhet të jenë në gjendje t`i identifikojnë tinejxherët e rrezikuar para se këta të fillojnë marrjen e drogës. Është shumë e rëndësishme të intervenohet në fazat e para të përdorimit të drogës duke ofruar këshilla dhe përkrahje që këta fëmijë të mos kalojnë në droga më të forta ose t`i përdorin më shpesh ato.

    Duhet të formohen qendrat e shëndetit mental, qendrat për rehabilitimin e përdoruesve të drogës dhe grupet vetëndihmëse si Alkoolistët Anonimë apo Narkotikët Anonimë që t`u ndihmohet dhe t`u ofrohen këshilla përdoruesve të drogës dhe familjeve të tyre. Rinia jonë janë e ardhmja e këtij vendi dhe ne u kemi borxh atyre të gjitha kapacitetet tona që t`i nxisim ata të zhvillojnë tërë potencialin e tyre.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Memorandumi i fëmijëve për prindërit

    • Mos i bëni për mua punët që unë jam në gjendje t`i bëj vetë. Unë do të ndihem si foshnjë dhe mund t`ju shikoj juve si robër të mi.
    • Mos harroni, unë kam dëshirë të eksperimentoj. Kjo është mënyra e të mësuarit tim, kështu që bëhuni të durueshëm.
    • Mos më mbroni nga pasojat. Unë duhet të mësoj nga përvoja.
    • Mos e ndërroni mendjen. Ajo më ngatërron mua.
    • Mos më refuzoni kur shtroj pyetje normale. Nëse nuk përgjigjeni, unë më nuk do të pyes dhe do të kërkoj përgjigje tjetërkund.
    • Mos lejoni të ndihem më i vogël sesa jam. Unë si kundërpërgjigje do të bëhem “shef i madh”.
    • Mos lejoni që sjellja ime e pahijshme të tërheqë vëmendjen. Kjo më nxit mua ta vazhdoj atë.
    • Mos më korrigjoni para të tjerëve. Do të jem më i vëmendshëm nëse flitni me mua qetë dhe pa prani të tjerëve.
    • Mos më merrni në mbrojtje. Ju do të habiteni se si unë di ta dalloj të mirën nga e keqja.
    • Mos lejoni që unë të mendoj se gabimet e mia janë mëkate. Unë duhet të bëj gabime e të mos ndihem si njeri i keq.
    • Mos përdorni forcë mbi mua, sepse më mësoni ta respektoj vetëm forcën.
    • Mos u ankoni tërë kohën. Nëse ankoheni, unë duhet të shtirem se jam i shurdhër.
    • Mos thuani se jeni të përkryer dhe nuk bëni gabime. Është vështirë të jetohet me njerëz të tillë.
    • Mos harroni se unë nuk mund të rritem pa përkrahje dhe mirëkuptim të plotë nga ju.
    • Më trajtoni si shokun tuaj dhe unë do të jem ashtu. Mbani mend, unë më shumë mësoj nga shembulli juaj sesa nga kritikat tuaja.


    Mbi të gjitha, unë ju dua shumë. Më duani dhe ju mua!


    Fund

    E solli për ju, Dar_di.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Shumë të mira këto pjesë të zgjedghura të cilat u shërbejnë jo vetëm prindërve të rinj.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    USA, Evrope:P
    Postime
    12

    Për: Komunikimi me fëmijë.

    Teme shume e mire dhe me informacion shume per prinderit e rinj sidomos is puna jone

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •