Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zgjidhja e konflikteve

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Shumë nga ne mendojmë se, kur ka ndonjë mosmarrëveshje njëra anë duhet të fitojë, ndërsa tjetra të humbë. Ky kapitull merret me mënyrat se si të gjitha palët mund të jenë fituese, duke dëgjuar pikëpamjet e njëri-tjetrit, ekzaminimin e nevojave prapa konfliktit dhe duke komunikuar me respekt me njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme të ndërsjellë.

    Zgjidhja e konflikteve

    Çfarë ndodhi?
    Saktësisht përshkruajeni se çfarë thotë tjetri.

    Si ndiheni?
    Përshkruajeni se çfarë thotë tjetri.

    Çka kërkoni?
    Përshkruajeni se çfarë thotë tjetri.

    Cila është zgjidhja juaj?
    Bëni kompromis
    Çfarë duhet të lini mbrapa?

    Zgjidhja e konflikteve ndërmjet fëmijëve

    Përpiquni të zbatoni së paku dy nga këto ide kur të keni konflikt.


    • Ndani gjërat me të tjerët dhe lejoni që fëmijët të ndërrohen
    • Thuajuni atyre të ndalen
    • Injoroni
    • Largohuni
    • Pritni dhe qetësohuni
    • Luani ndonjë lojë tjetër
    • Bisedoni për këtë
    • Arrini marrëveshje (kompromis)
    • Kërkoni falje

    Në raste frikësismesh, banalitetesh ose ngatërresash (rrehjesh), menjëherë drejtojuni një të rrituri.

    Zgjidhja e problemeve:
    Gjashtë hapa të metodës pa humbje


    Hapi 1: Identifikimi dhe përkufizimi i problemit
    Hapi 2: Kërkimi i zgjidhjeve të mundshme alternative
    Hapi 3: Vlerësimi i zgjidhjeve të mundshme
    Hapi 4: Përcaktimi i zgjidhjes më të pranueshme
    Hapi 5: Marrja e vendimit për zgjidhjen që do të zbatohet më së miri
    Hapi 6: Ndjekja dhe vlerësimi i efikasitetit të zgjidhjes

    Dr. Thomas Gordon. Parent Effectiveness Training. 1975, 2000.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Te pershendes ,per keto qe ke sjellur,jan shum me vler flm.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga Midja Lexo Postimin
    Te pershendes ,per keto qe ke sjellur,jan shum me vler flm.
    Falemnderit Midja! Shpresoj që këto rregulla të arta të Bonnie Miller t`u ndihmojnë prindërve, mësuesve, edukatorëve dhe gjithë atyre që merren me fëmijët. Në mos aq sa dëshirojnë ata, të paktën vetëm 1%.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nxitja e bashkëpunimit

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Ndonjëherë, kur të rriturit japin urdhëra ose kërkojnë diçka, fëmijët kundërshtojnë pikërisht për shkak të mënyrës me të cilën kërkohet nga ta që të bëjnë diçka. Në këtë kapitull janë paraqitur disa metoda të cilat ndihmojnë që fëmijët dhe tinejxherët (posaçërisht ata që rebelohen kur u jepen urdhëra) t`i mësojmë për të bashkëpunuar me dëshirat e të rriturve.

    Nxitja e fëmijëve për bashkëpunim

    Kur fëmija bën diçka që prindi nuk dëshiron ose nuk bën atë që prindi dëshiron, atëherë:

    MOS:
    • Kritikoni, as mos e fyeni fëmijën
    • Akuzoni, mos fajësoni, as mos gjykoni

    “Kush e bëri këtë rrëmujë në kuzhinë?”
    “Dhoma jote duket shumë keq!”

    • Thuani “ti gjithmonë…” apo “ti kurrë…”
    “Ti kurrë nuk kujdesesh për vetveten”
    “Ti gjithmonë grindesh me motrën tënde”

    “Ti kurrë nuk i kryen detyrat e shtëpisë”
    • Sulmoni, as mos etiketoni personalitetin e fëmijës
    “Ti je përtac, budalla/egoist.”
    • Përdorni sarkazmën
    “Ajo ishte një lëvizje shumë e mençur.”
    “Hartim i mirë, Shekspir!”
    “Sa ide e mirë, të mos dal me xhupin tënd në këtë ditë të ftohtë”

    • Kërcënoni
    “Nëse nuk ndalesh tash, do të izolohesh gjatë tërë muajit!”
    “Bëre këtë për një minutë, ose do të hash dajak!”

    • Komandoni
    “Largo xhupin nga dyshemeja tash menjëherë!”


    Nxiteni fëmijën për bashkëpunim duke:

    • Përshkruar problemin
    “Ka shumë thërrmija buke në kuzhinë”
    “Qeni yt dëshiron të dalë në shëtitje”

    • Ndërlidhur informatat
    “Kur ushqimi lihet jashtë, vijnë insekte të ndryshme”
    “Çizmet me baltë i përkasin sallës së prapme”
    “Motra jote shqetësohet shumë kur ti ia ngatërron mozaikun”

    • Treguar fëmijës se çfarë dëshironi
    “Do të dëshiroja që tash ta pastrosh tavolinën”
    “Do të isha mirënjohëse nëse ma sjell telefonin ta bëj një thirrje”

    • Mundësuar fëmijës t`i përmirësojë gabimet
    “Sfungjeri është afër lavapjatës. Merre dhe pastroje tavolinën”
    “Do të ishte mirë sikur t`i ndihmoje motrës sate ta rregullojë mozaikun e prishur.”

    • Përdor “deklaratë – Unë”
    “Unë shqetësohem kur dëgjoj këso lloj emërtimesh”
    • Vërejtur fëmijën tek sillet mirë dhe duke e lavdëruar atë në mënyrë të veçantë
    “I ke mbaruar të gjitha detyrat e matematikës para darkës!”
    “Dhoma jote duket aq bukur pas rregullimit të librave, rrobave dhe krevatit.”

    • Vënë fëmijën në një pozitë ku mund ta shohë veten pozitivisht
    “Më ndihmove shumë me rregullimin e tavolinës.”
    “Vëllai yt i vogël është mirënjohës pasi që i ndihmove t`i kryente detyrat.”
    “T`u kujtuan të gjitha hollësitë si dhe gjërat e nevojshme për udhëtimin tonë.”


    Pengesat në komunikim

    Urdhër, komandim – Ti vërtet duhet…
    Kërcënim – Nëse nuk e kryen, atëherë do të…, Më mirë e ke…,sepse…
    Predikim, moralizim – Eh, është dashur…
    Ligjëratë – Ja pse nuk ke të drejtë…
    Supozime – Ke bërë këtë, ngaqë…, Ajo që ke menduar ka qenë…
    Gjetje e përgjigjeve – Ajo që unë do ta bëja është…, Më së miri do të ishte sikur…
    Gjykim, fajësim – Ti je i keq…, Nuk ke të drejtë…
    Kureshtje, marrje në pyetje – Pse? Çka? Si?
    Diagnostikim – Ti vetëm po përpiqesh ta tërheqësh vëmendjen

    Përshtatur nga Thomas Gordon, Parent Effectiveness Training.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Porosia me “UNË”

    Qëllimi i porosisë me “Unë”
    • Të bindet personi që t`i ndryshojë sjelljet e tij
    • Të ruhet ndjenja e tij pozitive për vetveten dhe vetëbesimin e tij
    • Të ruhen marrëdhëniet e mira

    Kur ti..................(përshkruajeni sjelljen me saktësi),
    unë ndihem ............................(shfaqni ndjenjat tuaja: i lumtur/ i zemëruar/ i frikësuar/ i pikëlluar),
    ngaqë ..........................(shprehni nevojën që lidhet me ato ndjenja dhe ndonjë mendim a besim që lidhet po me ato).
    Ajo që unë dua është ........................(përshkruajeni sjelljen përkatëse që do të ishte në përputhje me nevojat e shtruara).


    • Lini kohë që të mendoni para konfrontimit.
    • Përdoreni kontaktin me sy dhe zërin e sinqertë për të dëshmuar se e keni me gjithë mend.
    • Jinni konkret dhe përdorni shembuj konkretë.


    Përshtatur nga libri Pëgatitja e prindit efikas (Parent Effectiveness Training) nga Thomas Gordon.

    Shembulli i porosisë me “UNË”

    Kur (ti) bërtet derisa flas në telefon, unë po ndihem i/e zemëruar i/e frustëruar, ngase nuk mund të dëgjoj se çfarë më thotë tjetri.

    Ajo që unë do të doja është që të flasësh me zë më të ulët derisa flas në telefon.

    Kur ti i hedh librat dhe rrobat në dysheme, unë ndihem i/e zhgënjyer i/e zemëruar, ngase kjo shkakton rrëmujë në shtëpi.

    Ajo që unë do të doja është që t`i vësh librat dhe rrobat në vendin e duhur.


    Udhëzoni, mos u bëni të dhunshëm

    Në çastin e zemërimit, fare lehtë mund të përdoret dhuna dhe të thuhen e të bëhen punë që i sjellin dëm më të madh qëndrimit tuaj, sesa që ndikojnë në sjelljet e fëmijëve. Për të penguar që incidenti të mos kalojë në dhunë, atë që ia thoni fëmijës dhe si e mësoni që të reagojë kur zemërohet, përpiquni të jetë edukative.

    Tregoni fëmijës si ndiheni ose ç`dëshironi, por pa sarkazëm dhe pa fjalë fyese, sepse kjo do t`i prekte ndjenjat e tij një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të bisedës. Në vend të deklaratave plot sarkazëm: “Mendon se tash mund të më dëgjosh?”, thjesht tregoni se çfarë vërtet kërkoni: “Tash duhet të më dëgjosh.”

    Flitni për pasojat e sjelljes së keqe, pa kërcënime frikësuese të cilat vetëm sa e ulin bindshmërinë tuaj. Për shembull: “Nëse nuk kthehesh me kohë në shtëpi, nesër në mbrëmje nuk do të dalësh.”

    Jini konsekuent në këshillat tuaja. ato do të hyjnë në fuqi nëse për to nuk flitni vazhdimisht. Përgatiteni planin në rast se fëmija nuk përmbush atë që keni pritur dhe përmbajuni atij plani.

    Përshtatur nga Larry Tobin, Parenting on the Go: Effective Discipline Strategies for the Busy, Devoted Parent, 2000.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fjalët mund të lëndojnë

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Shumë pak prindër dhe mësues i kuptojnë plagët që shkaktojnë fjalët që ia thonë fëmijës kur janë nervozë. Prindërit, gjyshërit dhe mësuesit janë modelet më të rëndësishme për t`u shërbyer fëmijët si shembull. Prandaj, është shumë e rëndësishme të kuptohet se nofkat fyese, kërcënimet, frikësimi, përqeshja ose nënçmimi kanë efekte negative në vetëbesimin e fëmijës.

    Shmangni “kurrë” dhe “gjithnjë”

    Fjalët “kurrë” dhe “gjithnjë” rrisin tensionet dhe konfliktet. Thëniet “ti kurrë” ose “ti gjithnjë” shtojnë vështirësitë, sepse ato rëndom rritin problemin dhe rrallë janë të sakta. (A i merr ai gjërat tuaja GJITHNJË, ABSOLUTISHT GJITHHERË, i humb ato, apo kjo ndodhë NGANJËHERË?). Menjëherë personi mbrohet dhe thotë se ai “nuk e bën këtë gjithnjë” dhe në atë çast diskutimi humb kuptimin.

    “Të enjten e kaluar nga dollapi more këmishën time”

    “Të shtunën në mbrëmje je kthyer në shtëpi 45 minuta më vonë”


    Fyerja

    Fyerja është një kritikë përtace; në vend se të përpiqeni për të përshkruar me saktësi se çfarë ju ka shqetësuar, ju etiketoni personin me emër fyes. Pasi që të fillojë etiketimi, biseda kalon nga problemi në mbrojtjen nga fyerja (“Nuk jam unë (i/e tillë), po je vetë ti”).

    Orientojeni veten dhe fëmijën nga përkufizimi i problemit, e jo nga fyerjet. Mësoni fëmijët të përshkruajnë atë çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndiejnë pa teprime e pa fyerje. Kjo do të pengojë shpërthimin e zemërimit.

    Përshtatur nga Larry Tobin, Parenting on the Go: Effective Discipline Strategies for the Busy, Devoted Parent, 2000.


    Fjalët mund të lëndojnë!

    Kërcënimet mund të ngjallin frikë.
    “Nëse nuk sillesh si duhet,
    Unë do të lë këtu (në dyqan, në autobus etj.)”
    Unë do ta thërras policinë të të arrestojë”


    Fjalët mund të ulin vetëbesimin

    Etiketat“marrash”, “përtac”, “i keq”

    Krahasimet
    “Pse nuk mund të jesh i mençur si vëllai yt?”
    “Pse nuk po sillesh mirë sikurse Drita?”


    Refuzimi

    “Nuk më pëlqen”
    “Nuk dua të flas me ty”


    Nënçmimi
    “Me ty diçka nuk është në rregull”
    “Vallë, asgjë s`mund të bësh si duhet?”
    “Nga ti nuk do të dalë asgjë kur të rritesh”


    Ndoshta kështu s`keni menduar. Ndoshta këtë së shpejti do ta harroni.
    Por, fëmija nuk do ta harrojë atë që keni thënë.
    Mendoni para se të flisni!



    Kritika
    Kur kritikoni dikë, jo vetëm që i themi se çfarë ka bërë gabimisht, por njëherësh i themi se ai është njeri jokomplet ose madje edhe i keq. Ka shumë elemente që na e bëjnë me dije se të kritikosh është gabim. Ja disa prej tyre:

    Kritika dhemb
    Natyrisht kurrë nuk ndikon pozitivisht te njerëzit të cilëve u është drejtuar, apo i shkatërron ata.

    Kritika fajëson
    Askush nuk ka dëshirë të fajësohet për atë që ka bërë apo nuk ka bërë, pavarësisht ç`moshë ka. Kur dikë e kritikoni në mënyrë të vazhdueshme, nuk i tregoni se çfarë dhe si duhet të veprojë. Në këtë mënyrë përqëndroheni vetëm në të keqen.

    Kritika i mbyll njerëzit
    Disa njerëz mbrohen. Disa nuk bëjnë asgjë, nuk flasin dhe eventualisht nuk dëgjojnë asgjë. Së paku jo atë çfarë thua ti. Veçanërisht tinejxherët “i përjashtojnë” prindërit, kur ata kritikojnë.

    Kritika nxit zemërimin
    Disa njerëz kritikave u përgjigjen me zemërim dhe kështu fillojnë të grinden.

    Kur kritikoni, ju kritikën duhet ta merrni me vete. Në fund, që të dy, personi që e kritikoni dhe ju jeni humbës.


    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    20
    Dardi pergezime! I ke bere nje dhurate te gjitha moshave. E mira eshte qe te kishe permendur autoresine e perkthimit. Sepse edhe nese perdoret si material ose lexohet ne mejdise te interesuara mire eshte qe krahas burimeve ku jane marre informacionet te permendet dhe kontributi i cmuar i perkthyesit.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga shqypo Lexo Postimin
    Dardi pergezime! I ke bere nje dhurate te gjitha moshave. E mira eshte qe te kishe permendur autoresine e perkthimit. Sepse edhe nese perdoret si material ose lexohet ne mejdise te interesuara mire eshte qe krahas burimeve ku jane marre informacionet te permendet dhe kontributi i cmuar i perkthyesit.
    Përshëndetje shqypo,

    Ju falënderoj për vlerësimin dashamirës të kësaj pune që keni bërë dhe bindjet tuaja të sinqerta se ky material do t`ju ndihmojë prindërve, mësuesve, edukatorëve dhe të gjithë atyre që bashkëjetojnë me femijët. Njëkohësisht, e çmoj vëmendjen tuaj dhe minutat që keni ndarë t`i hedhni një sy këtij materiali dhe të vëreni begatitë dhe mungesën serioze që ai bart në vete, mangësi kjo e pavërejtur më parë nga ana ime. Ju kerkoj ndjesë! Flemnderit për mirëkuptimin!

    Patjetër, kontributi dhe meritat në perkthim dhe pershtatje të këtij doracaku, i takojnë Faton Lekaj (student).

    Me këtë rast, më lejoni që kësaj pune t`i bashkangjes signaturën e plotë!

    Titulli i origjinalit: Bonnie Miller, Communication with children.
    Boton: Qendra për Përparimin e Edukimit dhe Arsimit (QPEA)
    Ferizaj - Kosovë
    Viti i botimit: 2005
    Redaktor përgjegjës: Ramush Lekaj
    Redaktor: Sulejman Dërmaku
    Recensues: Sabit Shabani dhe Musli Marevci
    Për botuesin: Mr. Haki Xhakli
    Redaktor gjuhësor: Demë Topalli
    Korrektor: Gazmend Bytyqi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Përmbajtja nga zemërimi

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Zemërimi është një emocion normal që e përjetojnë të rriturit dhe fëmijët. Ndihma që fëmijët të jenë të vetëdijshëm për ndjenjat e tyre pozitive dhe negative, si nervoza e zemërimi, është hapi i parë drejt mësimit të vetëkontrollit. Etiketimi dhe pohimi i ndjenjës së zemërimit u tregon fëmijëve se ata kanë të drejtë mbi emocionet e tyre. Me rëndësi është të caktohen kufij të shprehjes së zemërimit, jo nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve që lëndojnë të tjerët, por nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve pozitive. Në këtë kapitull do të diskutohet se si të rriturit dhe fëmijët mund të përmbahen nga zemërimi në mënyrë jo të dhunshme, të cilat nuk i cenojnë marrëdhëniet me të tjerët.

    A po e humbni kontrollin me fëmijën tuaj?

    1. Merrni frymë thellë. Edhe një herë.
    Pastaj kujtohuni se jeni të rritur.
    2. Mbyllni sytë dhe imagjinoni se po dëgjoni atë që po përgatiteni t`ia thoni fëmijës suaj.
    3. Bashkoni buzët dhe numëroni deri në 20, apo më mirë deri në 50.
    4. Uleni fëmijën tuaj në karrigen e Time Out-it (në qoshe, një vit moshë – një minutë).
    5. Edhe ju keni nevojë për Time Out. Largohuni nga situata e krijuar. Mendoni pse jeni zemëruar. A janë vërtet veprimet e fëmijës suaj shkak i zemërimit apo ato janë vetëm një cak i përshtatshëm për zemërimin tuaj?
    6. Telefononi ose vizitojeni ndonjë shok.
    7. Nëse dikush mund të kujdeset për fëmijën tuaj, atëherë dilni dhe shëtitni jashtë.
    8. Lajuni me ujë të nxehtë ose shpërlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
    9. Dëgjoni muzikë. Ndoshta edhe kërceni ose këndoni.
    10. Shkruani sa më shumë fjalë pozitive dhe ruajeni listën me këto fjalë.

    Përshtatur nga: The Parent Connection
    Hampton Roads (Virginia) Committee to Prevent Child Abuse.

    Ka të tjera mënyra më efektive sesa goditja

    Goditja është shembull i keq
    Goditja është nje shembull i keq i zgjidhjes së konflikteve. Fëmijët mësojnë duke i shikuar prindërit. Rrahja nuk mëson sjellje të hijshme. Nëse prindi e mëson fëmijën se është në rregull të godasë, fëmijës i lejohet t`i godasë të tjerët. Nëse një prind godet fëmijën, ai i dërgon porosinë fëmijës se ndërmjet rrahjes mund të arrijë atë që do.

    Goditja është formë e dhunës
    Fëmijët asnjëherë nuk duhet të goditën me objekte, si thupra, rripa etj. Kërcënimi për rrahje gjithashtu është formë e dhunës. Çdo formë e goditjes zvogëlon vetëbesimin e fëmijës.

    Goditja nuk i ndihmon fëmijët që të mësojnë vetëdisiplinën ose kontrollin e brendshëm

    Kur fëmijët rrahen, ata ndiejnë një varg emocionesh negative, të cilat pengojnë mësimin. Kur fëmijët ndiejnë dhimbje, frikë, nënçmim, fyerje ata nuk mund të përqëndrohen në mësim. Ata më nuk përsërisin sjelljen e pahijshme për shkak të frikës dhe për të mos u dënuar përsëri, jo për shkak se mendojnë për rregullat dhe arsyet. Fëmija bëhet manipulator dhe i shmanget prindit, prandaj kështu edhe dëmtohen marrëdhëniet.

    Goditja ngatërron fëmijët
    Kur prindërit gjatë rrahjes thonë: “Po e bëj këtë ngaqë të dua” apo “Kjo më shumë më dhemb mua sesa ty”, fëmija i ngatërron dashurinë e dhimbjen dhe format e lidhjeve midis dashurisë e dhunës.

    Goditja përjetëson një rreth të mbrapshtë
    Rrahja shkakton zemërim, armiqësi dhe dëshirë për hakmarrje. Sa më shumë që rritet fëmija, aq më e ashpër është rrahja në mënyrë që të ndalet sjellja e pahijshme. Statistikat tregojnë se fëmijët që rrahen nga prindërit e tyre shpesh, kur rriten rrahin partnerët dhe fëmijët e vet.

    Kontrollojeni zemërimin tuaj!
    Përdorni fjalët dhe pasojat në vend të dënimit fizik.
    Fëmija juaj do të mësojë më mirë dhe do t`ju respektojë më shumë.


    Ç`është keqtrajtimi i fëmijës?

    Në vend të dhënies së përkufizimeve të cilat mund të jenë të ndryshme, varësisht nga koha ose sistemi juridik, në vazhdim janë dhënë përshkrimet e katër formave të keqtrajtimit të fëmijës.

    Keqtrajtimi fizik
    Shkaktimi i lëndimeve fizike si rezultat i goditjes, me shuplakë ose me shqelm, i kafshimit, i djegies, i prerjes ose i lëndimeve të tjera si pasojë e sjelljes brutale ndaj fëmijës. Si keqtrajtim i fëmijës konsiderohen edhe metodat e egra disiplinore, siç janë goditja, rrahja me kabllo ose me rrip, të cilat lënë vurrata ose gjurmë në trupin e fëmijës.

    Keqtrajtimi seksual
    Kur fëmija shfrytëzohet për kënaqësi seksuale të fëmijës më të madh ose të personit të rritur. Nëse për fëmijën janë të pakëndshme prejkjet e caktuara, kjo është keqtrajtim seksual. Çdo aktivitet seksual ndërmjet fëmijës dhe atij që kujdeset për të është keqtrajtim seksual.

    Kontakti fizik
    • Personi i rritur i përkëdhel gjenitalet e fëmijës ose fëmija është i detyruar t`i përkëdhelë gjenitalet e keqtrajtuesit
    • Penetrimi

    Lëndimet seksuale pa prekje
    • Paraqitjet e pahijshme
    • Para fëmijës paraqitet material pornografik ose akti seksual

    Shfrytëzimi seksual
    • Angazhimi i fëmijëve për qëllime prostitucioni
    • Shfrytëzimi i fëmijëve për pornografi

    Keqtrajtimi emocional/ psikik/ verbal
    Nënçmimi i vazhdueshëm, veshja e fajit ose terrorizimi i fëmijës, kërcënimi me ndëshkime brutale, përzënia nga shtëpia, refuzimi që fëmijës t`i ofrohet kujdesi elementar. Nëse fëmija u ekspozohet shembujve negativë, siç janë: përdorimi i drogës, sjellja kriminale etj.

    Fëmija i lënë pas dore
    Mosplotësimi i nevojave elementare të fëmijës, në aspektin fizik, emocional, shëndetësor dhe arsimor, si dhe lënia e fëmijëve pa mbikqyrje.

    Material i përshtatur nga National Clearinghouse me temën Keqtrajtimi dhe lënia pas dore e fëmijëve në SHBA.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Teknika për kontrollimin e stresit

    U jepni rëndësi gjërave të vogla, të mira
    • Kremtoni gjërat e vogla, jini mirënjohës dhe të buzëqeshur.
    • Gjithmonë për të ardhmen mendoni me kënaqësi.

    Vendosni gjërat në përspektivë të drejtë
    • Përcaktoni qëllimet reale.
    • Përcaktoni përparësitë; organuzohuni; planifikojeni kohën drejt.
    • Ç`është me të vërtetë e rëndësishme? Sigurojeni kohën për të.
    • Pyeteni veten, “A është për mua vërtet kjo e rëndësishme?”

    Bëhuni fleksibilë dhe përshtatuni
    • Zgjidheni problemin; shprehni gatishmërinë për kompromis.
    • Hiqni dorë nga përkufizimet e ngurta, të “patjetër” dhe të perfeksionizmit.
    • Parashikoni që gjërat MUND të marrin drejtim të gabuar; gjithmonë të keni gati planin alternativ.
    • Vështrojeni situatën tuaj specifike – përshtatjuni situatës suaj aktuale.

    Flakni zemërimin dhe armiqësinë
    • Bëni shaka. Të qeshurit vërtet është ilaçi më i mirë.
    • Bëhuni të mirë ndaj vetvetes, bëhuni miku më i mirë i vetes suaj.

    Krijoni parakushte për jetë të mirë
    • Ushqehuni me rregull, ushtroni, pushoni.
    • Hiqni dorë nga shprehitë e këqija (duhani, droga, ushqimi i keq, pagjumësia).
    • Mësoni diçka të re, gjeni ndonjë hobi, bëjeni atë që ju disponon.
    • Dilni shpesh – në diell dhe në ajër të pastër.

    Siguroni mbështetjen e mjedisit
    • Shoqërohuni me njerëz me të cilët ndiheni mirë.
    • Për familjen dhe për kolegët tuaj në punë mendoni si për (…mungesë e tekstit)!
    • Dëgjoni me vëmëndje.
    • Bisedoni për ndjenjat tuaja.

    Ndryshojeni atë që mundeni, ndërsa pranojeni atë që nuk mund ta ndryshoni
    • Jini këmbëngulës kur mund të ndikoni në zgjidhjen e problemit.
    • Përshtatuni kur nuk mund të ndikoni në zgjidhjen e problemit – ndryshojeni qëndrimin tuaj ndaj problemit.
    (Dallimi ndërmjet aventurës dhe së papëlqyeshmës është në filozofinë tonë jetësore).


    Si të veprohet me stresin te fëmijët

    Prindërit mund t`i ndihmojnë fëmijëve që vetë të qetësohen dhe të ballafaqohen me stresin, anksiozitetin, zemërimin, pikëllimin

    Relaksimi
    • Mbyllni sytë dhe lirojeni trupin.
    • Qetësohuni dhe merrni frymë thellë.
    • Gradualisht të lirohen muskujt e tendosur si dhe të gjithë muskujt e tjerë, duke filluar nga gishtërinjtë e këmbëve deri te fytyra.

    Meditimi
    • Mbyllni sytë dhe merrni frymë qetë.
    • Paramendoni ndonjë vend të qetë dhe udhëtimin atje.
    • Paramendojeni veten tuaj ideale.

    Strategjitë konjitive
    • Ndryshojeni bindjen (për atë që ka ndodhur) – nuk është aq keq, ka arsye pse është kështu.
    • Bisedë pozitive me vetveten dhe deklarata pozitive
    (p.sh. “Unë mund t`ia dal mbanë.”)

    Deklarata pozitive të orientuara drejt qëllimit
    • “Çfarë dëshiron? Si do të arrish atje?” I orientuar nga e ardhmja.

    Zgjidhja e konfliktit
    • Zgjidhja e problemit dhe marrja e vendimeve.

    Biblioterapia
    • Shfrytëzoni librat dhe tregimet që t`u ndihmoni fëmijëve për të shqyrtuar çështje problematike.

    “Çfarë nëse…”
    • Paramendojeni një fëmijë të thelluar në mendime me problem të ngjashëm.
    • Në hollësi mendoni për të gjitha zgjidhjet.
    “Çfarë do të bëje, nëse do të ndodheshe në vendin e tij?”

    Modalitetet e të shprehurit
    • Nëpërmjet artit figurativ.
    • Tregimet – angazhoni fëmijët që t`i rrëfejnë tregimet e tyre të njëmendta ose të trilluara.
    • Kukullat, shfaqjet, luajtja e roleve.
    • Muzika.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Puna me fëmijën e zemëruar

    Ballafaqimi me zemërimin tek fëmija mund t`i hutojë, t`i rraskapitë dhe t`u shkaktojë dhembje të rriturve. Në të vërtetë, një nga problemet kyç lidhur me zemërimin te fëmija është ndjenja e zemërimit që shpesh shfaqet te ne. Nuk është qëllimi që ta ndrydhim ose ta flakim ndjenjën e zemërimit te fëmija – ose te ne – por që ta pranojmë atë ndjenjë dhe të ndihmojmë që ajo të orientohet drejt zgjidhjes konstruktive.

    Të rriturit do të duhej ta dallonin zemërimin nga agresiviteti. Zemërimi është gjendje e përkohëshme, e shkaktuar nga frustrimi; agresiviteti shumë shpesh është përpjekje për ta lënduar dikë ose për të shkatërruar diçka. Përpiquni të shkoni përtej hidhërimit dhe agresivitetit, përpiquni të arrini te emocionet të cilat qëndrojnë prapa të gjitha këtyre. Zemërimi mund të shfrytëzohet si mekanizëm mbrojtës, për t`iu shmangur ndjenjës së lëndueshmërisë; mund të jetë i lidhur me ndonjë mossukses, me mungesën e vetëbesimit dhe me ndjenjat e izolimit; apo ka ka të bëjë me ndjenjën e ankthit të lidhur për situatën në të cilën fëmija nuk ka kurrfarë kontrolli. Zemërimi i të pabindurit mund të jetë i lidhur me pikëllimin ose depresionin.
    Gjatë punës me fëmijë të zemëruar arsimtarët duhet t`i motivojë nevoja për të mbrojtur dhe për të qenë të hapur, e jo dëshira për të ndëshkuar. Tregojuni fëmijëve se të gjitha ndjenjat janë të pranueshme, por sugjeroni mënyra të tjera ballafaqimi me to dhe të shprehjes së këtyre ndjenjave.


    Në vijim disa sugjerime çfarë qëndrimi të mbajmë ndaj fëmijëve të zemëruar:

    • Përgjigjuni përpjekjeve pozitive dhe theksoni rëndësinë e sjelljeve të mira. Thuani fëmijës se ç`sjellje ju kënaq.
    • Qëllimshëm injoroni sjelljet e papërgjegjshme të cilat mund të tolerohen.
    • Siguroni mundësinë e izolimit fizik dhe alternativa të tjera.
    • Ndërrojeni ambientin. Krijoni klimën në të cilën problemet janë më pak të mundshme.
    • Tregoni afërsi dhe mos ngurroni nga kontaktet fizike.
    • Jini të gatshëm të tregoni lojalitet.
    • Uleni tensionin me humor.
    • Apeloni drejpërdrejt te fëmija. Sqarojeni situatën.
    • Ndërtoni te fëmija imazhin pozitiv për vetveten. Trimëroni fëmijën që t`i njohin virtytet si dhe dobësitë e tyre.
    • Thuani fëmijës se e pranoni zemërimin e tij, porse gjithashtu sugjeroni si t`i shpreh ndjenjat e tilla.
    • Mësoni fëmijët që verbalisht t`i shprehin ndjenjat e tyre.
    • Me kujdes përdorni metodat ndëshkuese.
    • Sillni shembuj të sjelljes adekuate, përfshirë edhe metodat e kontrollimit të zemërimit.

    Përshtatur nga libri Luleen S. ANDERSON. “Fëmija agresiv” (“The Aggressive Child”), publikuar në Children Today (janar-shkurt 1978), të cilin e ka botuar The Children`s Bureau, US Depatment Of Health And Human Services.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kontrollimi i zemërimit

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Zemërimi është një ndjënjë të cilën të gjithë fëmijët e përjetojnë. Qarja e foshnjës, shpërthimi i zemërimit, grindja e parashkollarëve, përqeshja e një shkollari, armiqësi e tinejxherit, janë përkujtues të gjallë se zemërimi nuk është diçka e panjohur në fëmijëri. Zemërimi është pjesë e jetës. Nganjëherë jeta na lëndon. Nganjëherë jeta nuk është e drejtë. Të gjithë fëmijët do ta përjetojnë zemërimin në një mënyrë apo tjetrën. Dhe të gjithë fëmijët do të mësojnë si të ballafaqohen me zemërimin – do të mësojnë mënyra që “ndihmojnë” dhe mënyra që “lëndojnë”.


    Çka shpresojmë të mësojnë fëmijët:

    • Të shprehin zemërimin pa dhunë. Është në rregull të ndihesh i zemëruar, por nuk është në rregull të lëndosh dikë sepse ti je i zemëruar.
    • Të pranojnë ndjenjat e nervozës, si të vetvetes, ashtu edhe të të tjerëve.
    • Të mësojnë si t`i kontrollojnë impulset nervore.
    • Të mësojnë teknika të vetëqetësimit.
    • T`i shfaqin ndjenjat e zemërimit pozitivisht.
    • Të mësojnë t`i zgjidhin problemet.
    • Të mësojnë si ta largojnë veten nga një situatë e dhunshme dhe zemëruese.
    • Të mësojnë si të mos jenë viktima të zemërimit të dikujt tjetër.


    Përgjegjësia mbi zemërimin

    Marrja e “përgjegjësisë” mbi ndjenjat e zemërimit është një aftësi shumë e rëndësishme për tërë jetën. Të rriturit mund t`i ndihmojnë fëmijët në kontrollimin e zemërimit me mënyra efektive dhe të dobishme.

    “Përgjegjësia” mbi ndjenjat e zemërimit do të thotë zhvillim i aftësive ballafaquese që mund të përdoren në situata të ndryshme. Secili fëmijë ka veçantitë e veta. Prindërit mund t`u ndihmojnë fëmijëve në kontrollimin e nervozës duke u mësuar atyre:
    • Relaksimin
    • Komunikimin
    • Zgjidhjen e problemeve
    • Ndryshimin e ambientit dhe
    • Kërkimin e humorit.


    Mësoni relaksimin

    Tek shumica e fëmijëve zemërimi nxjerr përgjigje fizike. Si pasojë mund të ndodhin tendosja e muskujve, rrahje të shpejta të zemrës dhe dhembje të barkut. Fëmijët mund të mësohen si t`i pranojnë këto reagime fizike dhe si të relaksohen. Njëra prej mënyrave të ballafaqimit me reagimet fizike të zemërimit është bërja e ndonjë veprimi tjetër fizik.

    Ndihmoni fëmijët të qetësohen duke përdorur pesë shqisat: prekjen, nuhatjen, shijimin, dëgjimin dhe shikimin. Masazhimi i trupit, vrapimi jashtë, dëgjimi i muzikës, pikturimi, relaksimi i muskujve, marrja frymë thellë dhe ngadalë, ose ngrënia e ndonjë ushqimi të shëndetshëm, janë përgjigje të dobishme ndaj zemërimit.

    Fëmijët që i përgjigjen pozitivisht prekjes mund të mësohen t`u bëjnë masazh qafës e krahëve, si teknika të vetëqetësimit. Fëmijët mund ta përdorin të njëjtën teknikë gjatë ledhatimit të këlyshëve.


    Mësoni komunikimin

    Fëmijët mund të mësohen t`i komunikojnë ndjenjat e tyre në disa mënyra. Për disa fëmijë kjo mund të kuptohet si marrje e gjërave në dorë nga një shok a i rritur. Një kafshë ose këlysh shtëpiak mund të jetë gjithashtu një dëgjues i mirë.

    Fëmijët shpesh shpërthejnë nga zemërimi dhe nuk janë në gjendje t`ju tregojnë juve se për çfarë janë ata të zemëruar. Kjo mund të jetë ndoshta për shkak të moszhvillimit të aftësive të tyre të mendimit dhe të arsyeshmërisë.

    Mësoni fëmijët t`i identifikojnë ndjenjat e zemërimit nëpërmjet kësaj deklarate: Unë ndihem ……….., kur ………., sepse ……….. Për shembull, “Unë zemërohem, kur Edona më thërret me emra fyes, sepse kjo më turpëron.”

    Qëllimi është të ndihmohet fëmija të kuptojë se gjithmonë ka disa ndjenja dhe veprime të fshehta prapa zemërimit. Mësimi si të njihen këto ndjenja të fshehta është një hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të zemërimit.

    Disa fëmijë e kanë të vështirë të gjejnë fjalë për të kërkuar atë që dëshirojnë. Mësimi i “ju lutem” dhe “faleminderit” janë hapa të mëdhenj për disa fëmijë. Disa fëmijë të tjerë e kanë shumë të vështirë për të kërkuar ndihmë ose për t`i thirrur fëmijët e tjerë në lojë. Disa të tjerë akoma kanë nevojë të mësojnë si të jenë kategorikë kur dikush i detyron ata.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mësoni zgjidhjen e problemeve

    Fëmijëve më të mëdhenj se ata parashkollorë dhe të moshës shkollore mund t`u mësohet zgjidhja e problemeve si mjet “mbrojtës” ndaj zemërimit. Të rriturit mund të mësojnë fëmijët nëpërmjet hapave të zgjidhjes së problemeve:
    1) Ndaleni veprimin, veçanërisht kur dikush lëndohet
    2) Dëgjojeni njëri-tjetrin me sy dhe veshë
    3) Emërtojeni problemin
    4) Mendoni mënyra të ndryshme të zgjidhjes së problemit
    5) Zgjedheni një plan pa humbës, që u përshtatet nevojave të secilit
    6) Zbatojeni planin
    7) Vlerësojeni ecurinë e zbatimit të planit

    Shumica e fëmijëve kanë nevojë për ndihmën e të rriturve në këtë proces dhe kjo natyrisht se merr kohë. Megjithatë, rëndësia e kësaj është se duke e kryer këtë proces shumë herë, fëmijët do të jenë në gjendje që pas një kohe të identifikojnë vetë problemin dhe të ofrojnë zgjidhje të veta për problemin. Një fëmijë që ka mjaft përvojë në kërkimin e mënyrave të ndryshme për zgjidhjen e problemeve është më i prirur të zgjidhë problemin pozitivisht.


    Mësoni ndërrimin e ambientit

    Fëmijët mund të mësohen të ndryshojnë ambientin. Nganjëherë në situata të vështira më së miri është që të largohemi përderisa të gjithë të qetësohen. Nxitni fëmijët që të largohen nga situatat që mund të dalin jashtë kontrollit. Ndihmoni ata që të identifikojnë vende të veçanta të “ftohjes”, ku mund të jenë të sigurt dhe të rimarrin veten.

    Të rriturit gjithashtu, mund të ndihmojnë në strukturimin e ambientit që promovon dhe përkrah sjelljet e hijshme. Pastërtia, dhomat e rregulluara dhe rutinat e rregullta janë mënyra të krijimit të një atmosfere paqësore. Oraret kaotike dhe ambientet e çrregulluara e bëjnë fëmijën të ndihet i ngatërruar dhe i irrituar.


    Mësoni kërkimin e humorit

    Humori është një kundërhelm i mirë për zemërimin. Ndihmoni fëmijët që të shohin humorin në situatat e tensionuara. Të përgjigjurit ndaj zemërimit me një mënyrë të qetë ndihmon në tejkalimin e zemërimit. Qeshja dhe tallja gjatë zemërimit tënd ndihmojnë fëmijën për vënien e gjërave në pah.


    Edhe prindërit zemërohen!

    Natyrisht, edhe prindërit zemërohen. Dhe kuptoni se është në rregull të zemërohesh; vetëm sigurohuni që zemërimi juaj të mos teprohet. Shfrytëzoni rastin për t`i treguar fëmijës suaj mënyrat pozitive të kapërcimit të nervozës. Mësimi nëpërmjet shembujve është një mjet i fuqishëm prindëror.

    Identifikoni zemërimin tuaj. Fëmijët shpejt e vërejnë se jeni nervoz. Duke thënë “Jam nervoz, Jam i marrë, Në të vërtet ndihem nervoz”, i mëson fëmijët si të flasin rreth zemërimit të tyre.

    Shpjegoni pse jeni të zemëruar. Mbani mend se fëmijët shpesh mendojnë se ata janë shkaku i zemërimit tuaj. Një deklaratë si, “Jam shumë i zemëruar për shkak se nuk punon makina”, ndihmon fëmijën të kuptojë se çka qëndron prapa zemërimit tuaj.

    Ballafaqohuni me zemërimin pozitivisht. Duke u thënë fëmijëve se “ndihem i zemëruar për llambën e thyer dhe do të pushoj për pak minuta pastaj flasim se çfarë ka ndodhur”, ne ndërtojmë një shembull të mirë për ta.


    Është në rregull të grindemi para fëmijëve?

    Asnjë familje nuk është oazë e paqes dhe e harmonisë. Të gjitha familjet kohë pas kohe kanë mosmarrëveshje. Fëmijët mund të frikohet tek shikojnë prindërit si grinden, por në qoftë se arrijnë t`i shikojnë si i zgjidhin problemet me mënyra pozitive, atëherë kjo u ofron atyre shumë stabilitet dhe siguri.

    Fëmijët nuk duhet të jenë spektatorë të një dhune fizike ose mosmarrëveshjeje të ashpër ndërmjet prindërve. Prania e fëmijës në këso raste mund të ketë efekte serioze për të.


    Zemërimi kronik

    Nganjëherë zemërimi bëhet dukuri e jetës sonë të përditshme. Kur bëhemi nervoz shpesh, kjo do të thotë se na duhet ndihma. Ndarja, përvoja keqpërdoruese, humbja e punës, apo vdekja, të gjitha mund të nxisin zemërimin. Për të keqësuar situatën, nganjëherë të njëtat vështirësi mund të na kthejnë në ndjenjat e së kaluarës dhe në zemërimin që kemi menduar se e kemi kaluar shumë kohë më parë.

    Zemërimi i shpeshtë mund të jetë shkatërrues për familjet tona. Në qoftë se gjërat keqësohen, atëherë duhet ta konsiderojmë ndihmën e ndonjë këshilltari ose terapeuti familjar.

    National Network for Child Care
    Oesterreich, L. Getting Along: Brothers and Sisters.
    Ames, Iowa: Iowa State University Extension. 1996.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-10-2009
    Postime
    58
    gjera shum interesante dhe te drejta deri diku

    nuk ka shabllon per femijen femija ndryshohet ne cdo moshe

    po nuk e manipuluan per arsye politike etjera

    cdo sistem politik ka manipulimin e vet
    te rim shtrember te tregojme te verteten deri ne moshern 10 vjec femija eshte engjell


    zoti ja bekofte zemren cdo femije

    ne shkoll femija meson se ska zot pse

    qe te jet agresor etjer etjer

    me torturuan se kerkova zotin dhe jo politoken qe ne femijeri por


    ky eshte pylli prej betoni ku ujku komandon

    zoti me ju un jam i burgosur ne zemer e shpirt

    por besimin ne zot sma burgos dot njeri

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Postime
    163
    te mbrekullueshme keto shenime!!!!
    vetem keni harruar dicka jo pake te rendesishme... nuk munda ti lexoja te gjitha... por shkrimeve te para u mungon ceshtja e moshes!
    femijet i perceptojne ndryshe gjerat ne mosha te ndryshme!
    mendoj se gjerat me te rendesishme qe kane te bejne me femijen dhe pershtypjen qe ai ka per veten e tij jane me te rendesishmet dhe atu duhen konsumuar qe kur ai eshte i vogel fare!
    pra une mendoj se do ishte me mire te vendosnit gjerat ne baze te moshes, per shembull, ata nuk mund te mesojne dicka mbi sexin pa mushur moshen e pubertetit! ose nuk mund te vihen para pergjegjesis dhe te ndihen fajtor deri ne moshen 10 vjec. pra do ishte me bukur sikur te vendosnit limite TE PERGJITHSHME ne forma te tilla!
    ju pershendes dhe ju komplimentoj per kete teme!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çështje të veçanta

    Fëmijët me nevoja të veçanta, si paaftësitë në të mësuar, vështirësitë në të mësuar, çrregullimi i rënies së vëmendjes, ose temperamentet e vështira, kanë nevojë për teknika të veçanta prindërore. Përdorni burime të tjera, si interneti ose profesionistët lokalë për të mësuar më shumë rreth këtyre fëmijëve dhe edukimit të tyre.


    Dimensionet e temperamentit

    Përshtatshmëria Përshtatja ndaj ndryshimeve; fleksibiliteti
    Ngulmimi/Vëmendja Prirja për të vazhduar një aktivitet deri në fund
    Hutia Si hutohet nga një aktivitet
    Rregullsia Parashikueshmëria e motiveve të sjelljes
    Aktiviteti Sa është aktiv – shumë apo pak
    Arritja/Tërheqja Reagimi i parë ndaj risive
    Reagimi & Intensiteti Niveli i pragut energjik të reagimit
    Disponimi Pozitiv apo negativ


    Llojet e temperamenteve

    I lirshëm/fleksibil
    • I rregullt në funksione biologjike
    • U përshtatet shpejt ndryshimeve
    • Ka reagime afruese ndaj risive
    • I kënaqur, disponim pozitiv
    • Intensitet i ulët

    Jo plot gjallëri
    • I frikshëm, i pashoqërueshëm
    • Tërhiqet nga përvojat e reja
    • Përshtatet ngadalë në situata të reja
    • Së pari sigurohet, pastaj ndërmerr hapa

    I vështirë
    • Funksione të çrregulluara biologjike
    • Tërhiqet nga njerëzit dhe vendet e reja
    • U përshtatet ngadalë ndryshimeve
    • Shpesh i padisponuar dhe i bezdisshëm
    • Tenton të reagojë intensivisht
    • Shumë aktiv

    Teknikat intervenuese për temperamente të ndryshme

    Jo plot gjallëri
    • Përgatiteni fëmijën për ndryshime.
    • Silleni fëmijën ngadalë.
    • Lejoni të zgjerohet pavarësia.
    • Ndihmojeni fëmijën në aktivitetet e reja.
    • Rregulloni një ambient ku gjërat janë në të njëjtin vend çdoherë.
    • Përcaktoni rutinë; ofroni siguri.

    Fëmija i vështirë
    • Pranoni dhe rritni ndjenjat.
    • Përcaktoni kufij të prerë.
    • Përdorni ridrejtimin.
    • Përgatiteni fëmijën për ndryshime.
    • Lejoni lirinë e zgjedhjes.
    • Bëhuni fleksibil – përshtatuni ju.
    • Ofroni paqe dhe qetësi.
    • Gjeni sipërfaqe për lojë për fëmijët energjikë.

    Përshtatur nga Stanley Turecki, The Difficult Child. 1985.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 13-07-2010 më 05:48
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fëmija i druajtur

    Fëmijët e druajtur zakonisht janë të butë, kreativ dhe të mbyllur në vetvete. Druajtja është një cilësi temperamenti shpesh e trashëguar, por mund të jetë edhe si pasojë e edukimit prindëror, e problemeve familjare, problemeve në të folur a në të mësuar, përshtatjes në një shkollë të re, imazh i varfër i vetvetes, ose përqeshja nga moshatarët. Druajtja mund të jetë një reagim i përshtatjes ndaj një situate të re dhe kërcënuese, por mund të ketë efektin e kundërt nëse ka ndikim në jetën shoqërore dhe edukative të fëmijës. Kur frika nga kritika, nga gabimet, ose nga rrezikimet bëhet tronditëse ose kur fëmija i mbyllur në vete izolohet nga moshatarët e vet, fëmija i druajtur ka nevojë për ndihmë. Kjo tërheqje mund të rezultojë në vetmi dhe të krijojë një rreth të gabuar të refuzimit nga moshatarët.

    Çfarë mund të bëjnë prindërit?

    • Pranojeni fëmijën si të tërë. Druajtja është vetëm një aspekt i fëmijës.
    Folni ngadalë dhe butësisht. Jepni kohë fëmijës për përgjigje.
    • Ndërtoni vetëbesimin në mënyrë që fëmija të fitojë siguri dhe vetëbesim, të marrë rreziqe dhe të hyjë në situata të reja. Theksoni forcat, por mos e teproni apo mos e bëni publikisht që të mos turpërohet fëmija.
    • Nxiteni fëmijën të marrë pjesë në aktivitete ku mund të tregojë talentin. Arti, sportet, puna prapa skenës gjatë përgatitjes së një drame, bojskautizmi dhe aktivitete të tjera ekstrakurrikulare u ofrojnë fëmijëve fusha ku mund të shkëlqejnë.
    • Butësisht nxiteni fëmijën të marrë pjesë, por mos e përdorni forcën.
    • Lejoni fëmijës t`i ndihmojë të tjerët apo të japë kontribut konstruktiv në mënyra të tjera.
    • Forconi aftësitë pozitive shoqërore dhe lidhjet e përshtatshme me moshatarët.
    • Tregoni empati kur fëmija ngurron të hyjë në situata të reja. “Nganjëherë është vështirë të fillosh diçka të re, por jam i/e sigurt se do t`ia dalësh mbanë.”
    • Lejoni fëmijët e druajtur të gjallërohen për situata të reja. Jepni paravërejtje, mundësi për prova dhe kohë për përshtatje. Jini të durueshëm.
    Ndihmoni fëmijët e tjerë që ta pranojnë fëmijën e druajtur. Nxiteni fëmijën e druajtur që të luajë me një apo më shumë fëmijë të tjerë që e pranojnë atë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kur fëmija përjeton pikëllim të thellë

    Fotografi e bashkangjitur si ilustrim:


    Pikëpamjet për vdekjen te fëmija varen nga kultura së cilës i takon si dhe niveli i zhvillimit të fëmijës.

    Fëmijët parashkollorë janë të preokupuar me hollësi biologjike të vdekjes. Pasi të shikojnë shumë filma vizatimorë, ata mund të përjetojnë vdekjen si gjendje të përkohshme e cila mund të rikthehet.

    Pas moshës gjashtë vjeçe
    fëmijët gradualisht fillojnë të kuptojnë se vdekja sjell diçka të pakthyeshme, por edhe mund të mendojnë se vdekja është “dikush që vjen natën të të marrë” dhe mund të jenë të pushtuar nga frika natën (frika nga terri apo nga tmerri i natës). Nisin të kuptojnë se vdekja është e pashmangshme edhe për ta, edhe për të tjerët. Kur u vdes dikush i afërm, fëmijët mund të shprehin shqetësim të madh për shëndetin e tyre dhe shfaqin simptoma psikosomatike ose mund të brengosen për dhimbjen dhe vuajtjen që i paraprin vdekjes. Shpesh ndjejnë anksiozitet, kur mendojnë se prindërit e tyre mund të vdesin dhe t`i lënë. Të rinjtë mund të gjykojnë në mënyrë irracionale, prandaj ndihen përgjegjës për vdekjen, sepse ndoshta ndonjëherë i kanë dëshiruar të keqen personit që ka vdekur. Ndjenja e fajësisë rezulton nga këto çrregullime të të kuptuarit ose nga besimi se vdekja as që do të ndodhte “sikur ata të kishin qenë më të mirë”, që rezulton me bindjen se fëmija në njëfarë mënyre ka mundur ta pengojë vdekjen.


    Propozimet

    • T`u jepen shpjegime të cilat u përgjigjen aftësive njohëse dhe emocionale të fëmijëve që plotësisht ta kuptojnë procesin.
    • Mos e lidhni vdekjen me “gjumin” ose me “udhëtimin”. Kjo te fëmija mund të rezultojë me frikën nga gjumi ose nga udhëtimi.
    • Mundësoni fëmijës që konceptin e vdekjes ta përjetojë në mënyrën e vet dhe sipas ritmit të tij.
    1. Mos u brengosni nëse fëmija në fillim nuk shfaq kurrfarë shqetësimi.
    2. Fëmija ndoshta e mohon vdekjen dhe nuk beson se ajo është realitet.
    3. Merreni për bazë reaksionin e vonuar ndaj pikëllimit.
    4. Pikëllimi nuk është e thënë të jetë e vetmja ndjenjë që shfaq fëmija.
    5. Krejtësisht është normale nëse shfaq zemërim ose agresivitet.

    • Nxiteni (por mos e detyroni) fëmijën që të flasë për ndjenjat e tij dhe shtroni pyetje.
    Bisedoni për kujtimet që i keni për të vdekurin – si për ato pozitive, ashtu edhe për ato negative.
    • Mundësojani fëmijës që të vizatojë dhe që përmes lojës të shfaqë ndjenjat e veta ndaj vdekjes. Shkruarja e letrave personit të vdekur ose ndonjë ritual tjetër ndihmon krijimin e ndjenjës së fundësisë.
    • Bindeni fëmijën se për të gjithnjë do të kujdeset dikush dhe se nuk do të jetë i braktisur.
    Përgatiteni fëmijën për varrime dhe për ritet që lidhen me vdekjen. Ndihmoni që të kuptojë se ç`duhet të presë.
    Kur të rriturit merren me fëmijën, duhet t`i shqyrtojnë ndjenjat e tyre ndaj vdekjes.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çrregullimet në të mësuar

    Paaftësitë në mësim ndikojnë në aftësitë e njerëzve për interpretimin e asaj që shohin dhe dëgjojnë apo për lidhjen e informatave nga pjesët e ndryshme të trurit. Disa njerëz me paaftësi në mësim kanë vështirësi në shprehjen e tyre verbale a të shkruar në mënyrë të organizuar.

    • Fëmijët me çrregullime në të mësuar kanë nivel mesatar, mbimesatar ose pak nënmesatar të inteligjencës. Këta nuk janë fëmijë mentalisht të retarduar.

    • Fëmijët me çrregullime në mësim kanë probleme specifike me lexim, shkrim ose matematikë; më shumë sesa do të prisnim në krahasim me përshtypjet tona të përgjithshme për aftësitë e tyre.

    • Fëmijët me çrregullime në të mësuar tregojnë një ndryshueshmëri në veprim që të huton. Mund të jenë shumë të talentuar në një lëmi, ose të kenë vështirësi në tjetrën.

    • Fëmijët më çrregullime në të mësuar nuk kanë probleme të theksuara të natyrës vizuale, auditive ose të natyrës emocionale si shkaktarë të vështirësive për të mësuar.

    • Çrregullimet në të mësuar më parë janë rezultat i funksioneve të dëmtuara përbrenda sistemit qendror nervor sesa i mësimdhënies së dobët, situatës së rëndë në familje, traumave dhe problemeve parësore emocionale.

    • Fëmijët me çrregullime në të mësuar janë në gjendje të mësojnë, porse shpesh kanë nevojë për ndihmë të veçantë.

    • Çrregullimet në të mësuar nuk janë i vetmi shkak pse fëmijët kanë sukses të dobët në shkollë. Probleme të llojeve të tjera, përfshirë ngecjet e shumta, pauzat e shkollimit gjatë luftës, kalimi prej një shkolle në shkollën tjetër etj.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Çrregullimet në të mësuar: çfarë fëmije është ky?


    1. Ky është fëmijë inteligjent, i cili ka sukses të dobët në shkollë.

    2. Ky është fillorist, i cili në vend të numrit 41 shkruan numrin 14, pastaj p në vend të shkronjës d ose b dhe nuk mund të mbajë mend renditjen e shkronjave që formojnë fjalën.

    3. Ky është fëmijë, i cili dëgjon si leh qeni, si fishkëllon kamioni, por nuk e dëgjon arsimtarin si flet.

    4. Ky është fëmijë, i cili harron emrat e njerëzve, të vendeve, të gjësendeve, adresën e vet dhe numrin e telefonit të vet, por i kujtohet reklama nga televizori.

    5. Ky është fëmijë, i cili i humb detyrat e shtëpisë, e fut diku librin, nuk e di se ç`ditë a ç`vit është, madje as stinën e vitit nuk e di.

    6. Ky është fëmijë që mëngjesin e quan “drekë”, të cilin e hutojnë termat “dje”, “sot” dhe “nesër”, për të cilin koncepti për kohën nuk ekziston.

    7. Ky është fëmijë, dhoma e të cilit është e parregulluar, këmisha e nxjerrë, lidhëset e këpucëve të zgjidhura, fëmijë që pastërtinë e tërheq si magnet.

    8. Ky është fëmijë, i cili nuk shikon nga shkon, përplaset për dere, zë në thua në këmbë të veta dhe nuk shikon personin që i drejtohet.

    9. Ky është fëmijë, i cili ka probleme të qëndrojë në rresht, i cili nuk do t`i heqë duart nga fëmija para tij, i cili nuk ndalet së foluri, i cili krekoset së tepërmi dhe qeshet me zë të lartë.

    10. Ky është fëmijë, i cili thotë gjithçka që i bie ndërmend.

    11. Ky është fëmijë, i cili nuk ka qejf të bëjë as gabimin më të vogël, i cili shpërthen edhe për shkak të cikërrimës më të vogël, i cili shkëputet në mes të bisedës.

    12. Ky është fëmijë, i cili do t`ju thotë: “S`e kam dert” ose “Nuk dua”, kur në të vërtet mendon “Nuk e di”, i cili më me dëshirë do që ta quajnë të padëgjueshëm sesa budalla.

    13. Ky është fëmijë, i cili gjërat nuk mund t`i paramendojë në kokë dhe i cili nuk mund t`i vizuelizojë ose t`i mbaj mend gjërat që i ka parë.

    14. Ky është fëmijë më i madh, i cili flet pa lidhje, i cili ndalet dhe fillon në mes të fjalisë ose të mendimit dhe i cili bashkon shkronja dhe rrokje në të folur.

    15. Ky është fëmijë, i cili derisa lexon me zë, kërcen ose shton fjalë.

    16. Ky është fëmijë, i cili nuk mund ta mbajë asnjë shok dhe i cili më me qejf luan me fëmijët më të vegjël nga ai.

    17. Ky është ekspert për strategji në lojën e shahut, por nuk mund ta kuptojë enigmën ose shakanë.

    18. Ky është fëmijë, që di të flasë për jetën në Mars, por nuk di t`i mbledhë 2+2.

    19. Ky është fëmijë, i cili si pa kokë nxiton ta kryejë detyrën, i pari e kryen, po asgjë nuk është e saktë.

    20. Ky është fëmijë, i cili nuk do që të shkojë në shkollë, në vend të saj shpik probleme lukthi, temperature ose kokëdhembjeje.

    21. Ky është fëmijë, i cili di të mbledhë ose të shumëzojë, por nuk di të zbresë a të pjestojë. Matematikën e di në kokë, por nuk di ta shkruajë.

    22. Ky është fëmijë, i cili nuk di t`i ndjekë udhëzimet.

    23. Ky është fëmijë, i cili nuk di ta përsërisë atë që sapo i është thënë.

    24. Ky është fëmijë, i cili mban mend atë që dëgjon, por jo edhe atë që e sheh.


    Përshtatur nga libri “Nuk ka përgjigje të thjeshta” (No Easy Answers), Sally Smith.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •