Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-02-2009
    Postime
    11
    Pershendetje Leo,

    Une nuk e mora personale (pasi sme njeh dhe ste njoh) dhe per me shume ste bera interestantin. Trust ne customer service krijohet duke krijuar nje relationship midis klientit dhe kompanise. Sherbimet qe ne ofrojme jane "one go" qe do te thote qe kur nje person vjen me studime ne UK ai me nuk eshte klienti i yni sepse skemi cta ndihmojme me. Pra besimi (trust) krijohet kur fillohet relationship per te plotesuar dokumentat.

    Nqs shpjegimi im eshte i dobet eshte problemi i yti, sic eshte dhe dyshimi juaj ndaj sherbimeve te tona. Qe te shikosh sesa njihemi ne perse nuk i ben nje tel te treja universiteteve, kerko te lidhesh me International Office dhe pyet nqs Knowledge is Power Educational Agency njihet apo eshte e akredituar nga keto universitete (www.qmul.ac.uk, www.rhul.ac.uk, www.mdx.ac.uk). Do ta dish ti se cbejme ne gje me te vecante se cben universiteti?

    1. Japim info mbi jetesen, ligjet per studentet, mundesite, si shikohet jeta nga studentet dhe keto ne Shqip (mund te thuash qe keto gjera i gjen ne google dhe eshte e vertete por sourcet tona jane mjaft te njohura dhe e ndihmojme studentit qe te mos genjehet me gjera te cilat sjane te verteta). Shume nga keto raporte BLIHEN me para! Pra japim OBJEKTIVITET dhe PERKTHIM
    2. Ndihmojme studentet si te pergatisin dokumentat per universitet duke i keshilluar one-to-one. Nqs ti ke eksperience ne kete fushe besoj se e di shume mire sesa marrin kompanite per keto keshillime duke filluar qe tek referencat, qe tek personal statements dhe aplikimet. Keto gjera nuk i dine pjesa me e madhe e studenteve dhe ne e japim FALAS!
    3. Ofrojme bursa sic ua shpjegova me siper dhe ndihmojme studentet te aplikojne per bursa aty ku eshte e mundur: PERSERI FALAS! Me fal te duket se spo bejme asgje duke u mundesuar studenteve 1000-1500 pounds burse?
    4. Ndjekim dhe menaxhojme aplikimet e tyre kur bejne me shume se ne nje universitet dhe per me shume te gjitha aplikimet qe dergohen nga ne ndahen ne vende te ndryshme dhe nje aplikim normal do 4-6 jave per te marre pergjigjen nderkohe aplikimet qe dergojme ne duan 5-10 dite pune?
    5. I ndihmojme qe te bejne akomodimin, per momentin ne universitet por besoj qe ne 2 vite do te lidhemi dhe me landlords apo agjensi qe ti ndihmojme te gjejme dhe akomodim privat.
    6. I ndihmojme qe te pergatisin letrat per ambasade dhe te plotesohen formularet (te cilet ne Tirane kushtojne 40 mije lek tevjetra te behet vetem aplikimi dhe mbi 50 mije te shikohen nese i kane dokumentat ok). pra 9 mije lek te reja fitim vetem ketu.
    7. Ne rast refuzimi te vizes dhe nqs studenti eshte ne kohe ne e ndihmojme qe te coje ceshtjen ne gjyq Anglez dhe te ri-aplikoje per vize me dokumentat shtese qe ambasada kerkon dhe perseri e gjithe kjo FALAS!!

    Me fal Leo por ti e shikon diferencen apo se shikon? Mua pervete me duket nje ndihmese teper e madhe duke ditur qe ne Shqiperi ka plot agjensi te tilla te cilat "te krypin" me pagesa dhe per me shume te sjellin neper kolegje funderrina te cilet nuk jane as ne listen e universiteteve dhe qe kualifikimet e tyre as nuk njihen nga universitetet ketu.

    Persa i perket njoftimeve qe une ti dhashe ty dhe qe ti mendon qe duhet te vendosen ne website lerme te te kujtoj qe ne jemi LTD dhe jo PLC prandaj ska asnje kompani ne kete vend (dhe mendoj bote) qe vendos te dhenat financiare ne website...ato mbahen nga ministria e puneve dhe kaq.

    Gjithsesi do te mendohem te vendos disa te dhena qe ti rekomandon por jo te gjitha. Faleminderit per sugjerimin dhe do e marr parasysh.

    Gjithe te mirat,
    Fatmiri

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga Fatmir Gjinaj Lexo Postimin
    Nqs shpjegimi im eshte i dobet eshte problemi i yti, sic eshte dhe dyshimi juaj ndaj sherbimeve te tona. Qe te shikosh sesa njihemi ne perse nuk i ben nje tel te treja universiteteve, kerko te lidhesh me International Office dhe pyet nqs Knowledge is Power Educational Agency njihet apo eshte e akredituar nga keto universitete (www.qmul.ac.uk, www.rhul.ac.uk, www.mdx.ac.uk). Do ta dish ti se cbejme ne gje me te vecante se cben universiteti?
    A duhet qe studentet te shkojne ne nje nga keto universitete ne menyre qe ju ta ndihmoni?

    1. Japim info mbi jetesen, ligjet per studentet, mundesite, si shikohet jeta nga studentet dhe keto ne Shqip (mund te thuash qe keto gjera i gjen ne google dhe eshte e vertete por sourcet tona jane mjaft te njohura dhe e ndihmojme studentit qe te mos genjehet me gjera te cilat sjane te verteta). Shume nga keto raporte BLIHEN me para! Pra japim OBJEKTIVITET dhe PERKTHIM
    Nje student qe do harxhoj me miliona leke ne vit per ate universitet ne Angli, mendon se nuk di aq anglisht dhe nuk i ka bere detyrat e shtepise per te ditur se ku po shkon dhe cfare duhet te presi kur te mberrij atje?! Btw, ato raporte i gjen FREE ne 100 menyra.

    2. Ndihmojme studentet si te pergatisin dokumentat per universitet duke i keshilluar one-to-one. Nqs ti ke eksperience ne kete fushe besoj se e di shume mire sesa marrin kompanite per keto keshillime duke filluar qe tek referencat, qe tek personal statements dhe aplikimet. Keto gjera nuk i dine pjesa me e madhe e studenteve dhe ne e japim FALAS!
    Nje student qe po fillon nje "aventure" aq te shtrenjte nga ana monetare, nuk do dij se si te plotesoj nje aplikim per ne universitet? Vertet u dashka te paguash kompani te tregojne se cfare duhet te shkruash per referenca?!

    3. Ofrojme bursa sic ua shpjegova me siper dhe ndihmojme studentet te aplikojne per bursa aty ku eshte e mundur: PERSERI FALAS! Me fal te duket se spo bejme asgje duke u mundesuar studenteve 1000-1500 pounds burse?
    E kupton ti zoteri qe e vetmja gje qe ai student duhet te bej, eshte thjesht te klikoj ne International Students ne website-in e universitetin qe po aplikon dhe atje te thote se cfare burse kane available per international students, apo thjesht mund t'i dergoj nje e-mail to International Students Advisor. Ah po, kur mberrijne aty, thjesht mund te shkojne te zyra e studenteve te huaj ne shkolle dhe aty marrin akoma dhe me teper informacione per bursa te tjera.

    4. Ndjekim dhe menaxhojme aplikimet e tyre kur bejne me shume se ne nje universitet dhe per me shume te gjitha aplikimet qe dergohen nga ne ndahen ne vende te ndryshme dhe nje aplikim normal do 4-6 jave per te marre pergjigjen nderkohe aplikimet qe dergojme ne duan 5-10 dite pune?
    Pse, studenti nuk pret dot per pergjigje por duhet te vijne pergjigjet te ty? FYI, nje zyre universiteti e admissions nuk do t'ja dije shume se kush e ka derguar, por shikojne ato gjera qe ju interesojne te aplikanti (studenti). Nqs keto jane universitet qe merresh ti, nuk e di nese do te bejne ty ndonje nder se po gjithe studentet shqiptar po i shperndan ne ato 3 universitete dhe kuptohet eshte me teper revenue per ta.

    5. I ndihmojme qe te bejne akomodimin, per momentin ne universitet por besoj qe ne 2 vite do te lidhemi dhe me landlords apo agjensi qe ti ndihmojme te gjejme dhe akomodim privat.
    Per akomodim i ndihmon shkolla kur shkojne, per dhomen dhe gjithcka. Po ashtu gjate kohes qe jetojne ne dorms, mund te marrin informacione ne shkolle per mundesi akomodimi ne apartamente private brenda ne campus ose afer tij.

    6. I ndihmojme qe te pergatisin letrat per ambasade dhe te plotesohen formularet (te cilet ne Tirane kushtojne 40 mije lek tevjetra te behet vetem aplikimi dhe mbi 50 mije te shikohen nese i kane dokumentat ok). pra 9 mije lek te reja fitim vetem ketu.
    Dmth, organizata jote njihet dhe nga qeveria angleze qe te dhenkan discount ne aplikime?

    7. Ne rast refuzimi te vizes dhe nqs studenti eshte ne kohe ne e ndihmojme qe te coje ceshtjen ne gjyq Anglez dhe te ri-aplikoje per vize me dokumentat shtese qe ambasada kerkon dhe perseri e gjithe kjo FALAS!!
    Kjo eshte vertet qesharake, seriozisht tani. Vendimi i atij zoterise ne ambasade Z.Gjinaj, eshte vendim i prere dhe te hidhesh perpjete ti, apo studenti, dhe s'ka gje qe te bej, dhe jo me ta cosh ti ceshtjen ne gjyq anglez. Nqs ata kerkojne dokumenta te tjera, thjesht shkon perseri ne ambasade me dokumentat perkatese dhe kaq, dhe prape je i varur nga vendimi i atij xhaxhit te ambasade dhe nese eshte ngritur ai mire nga gjumi apo jo.

    Te gjitha keto servise qe ju zoteri jepni dhe qe po bertisni me te madhe qe ju jeni zgjidhja per keta student, te garantoj une qe nje student qe po kerkon te shkoj ne shkolle jashte dhe te sakrifikoj aq shume, i zbulon vete te gjitha keto dhe nuk do presi nga nje organizate qe ta bej per te. Sic e kam thene me pare, une ju pergezoj per biznesin tuaj, por te lutem mos me thuaj qe nuk ke asnje perfitim nga kjo sikur dhe ne taksat qe ti ploteson per vitin.

    Gjithe te mirat!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Mesa kuptoj une Infinity zoteria afron nje sherbim per studentat te cilet jane dembela dhe nuk duan te bejne "detyrat e shtepise". Pasi eshte vertet shume e thjeshte qe te gjitha keto sherbime qe ky afron te merren falas nga vete uni apo edhe kolegji.
    Gjithashtu nuk eshte nevoja per studentat te ndihen te pasigurte.
    Ne nje kolegj ku isha se fundi departamenti per studentat e huaj kishte punetore me origjine kineze apo indiane! Kjo per qellimin e vetem qe studentat e huaj nga ato vende te marrin informacion dhe perkthime ne gjuhen e tyre nese duan.
    Per sa i perket vendeve si shqiperia ku numerohen me gishtat e duarve numri i studentave qe studiojne ne angli ne vit, keto agjenci kontraktohen nga uni per te "recruit students". Kjo sepse nuk ja vlen per uni te harxhoje kohen dhe punen per nje numer kaq te paket studentash.
    Ne baze te numrit te aplikime te sukseshme keta paguhen!
    Persa thote per "ndihmen" qe ka rradhitur ne 7 pika me siper me vjen per te qesh.
    "Letrat" per te aplikuar per vize ne ambasade dhe "formulari" mbushe on-line pune 5 min dhe mund te pronotosh edhe takimin on-line.
    Megjithate sic thashe me siper per sa kohe te kete studenta dembela dhe te pa afte ky lloj biznesi do jete ne pune.
    Mbase qellimin e ka te mire, por e verteta eshte ndryshe.

    Per zoterine kam nje kshille te fundit. Mos harxho paret kot me kete bisnes, por mendo te afrosh dicka te vecante. Ky bisnes eshte vetem fitimprures per ata njerez qe lidhen me shkollat private (grammar schools) te cilet kane lidhje me milardieret Arabe apo Ruse te cilet duan ti shkollojne kalamaqte ne shkolla private angleze.
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    universitetet ne angli jane biznes i papare dhe kur mbarojne studimet, qeveria ua ben 8-2 studentave, go back where u came
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-02-2009
    Postime
    11
    Infinity dhe Leo, seriozisht qe ju jo vetem nuk keni informacione te sakta por per me shume ju flisni sic i themi ne "ne ajer"...mendon qe nje student qe vjen nga Shqiperia i di te gjitha keto gjera dhe veprime? Te them te drejten eshte me e vlefshme te harxhoj kohen me kerkesa dhe aplikimet e studenteve (mqs ra fjala ka arritur numri i 20 deri me tani per 2010 nga Shqiperia dhe ketu perfshihen dhe njerez intelektual, me shkolla te larta dhe madje njerez qe duan te bejne PhD) sesa te mundohum tu mbush mendjen disa njerezve te cilet e dine qe e verteta nuk eshte ashtu sic ata e thone por eshte ndryshe por sduan ta pranojne.

    E di ku eshte problemi i ne shqiptareve? Qe nqs "komshiu" ben dicka atehere ne ne vend qe te mundohemi tia kalojme qe te bejme dicka me te madhe ne mundohemi qe medoemos ti hedhim balte punes se tij dhe ta hedhim poshte. Kjo eshte ajo qe na mban mbrapa dhe na mban ne nje nder vendet me te pazhvilluara ne bote sepse kemi problem me mentalitetin dhe psikiken.

    Gjithsesi detajet i dini dhe jeni mese te lutur te me kontaktoni nqs keni ndonje gje, por ju lutem jo keshtu budalliqesh sepse seriozisht nuk kam kohe per to...Mesa shikoj te dy jetoni ne UK dhe eshte gjynah te shikosh sesa pak i dini ligjet dhe flisni me kompetenca sikur i dini (si psh qe nuk lejohet qe te apelosh vendimin e ambasades pasi ne e kemi bere dhe studentit i eshte dhene viza).

    Kjo do jete hera e fundit qe une jap shpjegime pasi njerezit i njoh mire dhe pa patur nevoje ti shikoj (pasi kjo eshte aftesi qe e kam zhvilluar me qindra aplikante qe kam ndihmuar) qe ju e kuptoni se si eshte, e dini shume mire qe eshte per te miren e atyre qe kerkojne te vijne me studime ne UK por sdoni ta pranoni pasi lidhet me mentalitetin tone.

    Ju uroj gjithe te mirat dhe nderkohe qe ju shpenzoni kohe kot ne "forume" une po mundohem ketej te bej ndonje gje me te vlefshme per Shqiperine...ju sugjeroj te njejten gje.

    Gjithe te mirat,
    Fatmir Gjinaj

    www.kipea.co.uk

  6. #26
    Paska Windy City ne UK?!

    FYI, une kam ardhur vete si International Student, prandaj te lutem mos me trego mua ligje dhe menyra. Po pse mor z.Gjinaj, m'u hap barku mua se ca biznesi hap ti apo sa fiton apo humb ti? Pse i jepni kaq rendesi vetes njehere? Nqs dikush debaton me ty se nga eksperienca e tij e di qe ato qe shkruan zotrote jane thjesht brockulla dhe thjesht marketing per biznesin tend, nuk do te thote se une s'dua te jesh ti i suksesshem, sepse guess what I DON'T REALLY CARE. Thjesht po te them, mos hajde ketu dhe na thua qe ti nuk perfiton asgje nga ky biznes. Vetem nga taksat, kushedi sa fut ne xhep.

    Hajt shnet se i lodha kot gishtat me ty.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    O zoti Gjinaj pune te mbare! Jo 20 por 20.000 studenta shqiptare sistemoji ne universitete.
    Vecse se kuptoj se si dole tek mentaliteti dhe psikika shqiptare? Mua me duket se pa-aftesia jote te perballesh me nje kritike te arsyeshme tregon me se qarti psikozen tende tipike shqiptare.
    Nuk te akuzova as per "mashtrim", "vjedhje" apo "korrupsion".. thjesht per mungesen e formalitetit te punes suaj. Gjithashtu ti tenton ta pasqyrosh veten si dikush qe mund te bej mbrrekulline " te sjelle dike ne UK per studime" kur duket fare mire qe ti dhe firma jote je thjeshte dhe vetem per tu marre me gjera teknike.. Edhe kjo eshte vetem nje "option" se si te thashe nuk eshte fare nevoja te kalosh nga ty per te hyre ne uni ne UK.
    Megjithate ti vazhdo punen..
    Meqe i njeh njerezit me bej nje nder po pate mundesi.. Si thua ti ta pij nje kafe me kete Infinity meqe qenka ketu ne UK? Ja vlen si thua ti?
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  8. #28
    Proud to be muslims Maska e Zemrushi
    Anėtarėsuar
    25-10-2007
    Vendndodhja
    uK
    Postime
    77
    Sa seriozisht i merrni ju gjanat

    Po thjesht ai ka pas deshir me ba reklam, dhe publicitet rreth aktivitet tij, Dhe ka mendu qe asht vendi i duhun

    Ps: 20 vet paska pas ky marshalla me i than un di me 100qindra qe aplikojn pa ndihmesen e kerkujt, dhe sot jan studenta te rregullt .nejse se spo kam ca shkruj vet n'kyt tem.

    thjesht lexova pak replikat.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2015
    Postime
    2

    Pėr: Mundesi Studimi ne Londer/Angli/UK

    Pershendetje njerez,

    Dua te aplikoj per studime ne Angli,per nje Foundation Course( si shkolle Profesionale 2 vjet).Kam problemin e vizes,se zor se aprovojne,nuk e di nese per vizat e studenteve bejne leshime?

    Gjithashtu,nese ka ndonje qe ka aplikuar vete per studime ne uk? Mund te me shkruani cfare dokumentesh u jane kerkuar,ishte certifikata familjare?nese kapen shume te puna e garancive,si psh e financimit?Psh nese uni kerkon 10000 paund si garanci ne banke,mund te pyesin per burimin e parave? apo nuk futen aq thelle?

  10. #30
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: Mundesi Studimi ne Londer/Angli/UK

    Citim Postuar mė parė nga Lona999 Lexo Postimin
    Pershendetje njerez,

    Dua te aplikoj per studime ne Angli,per nje Foundation Course( si shkolle Profesionale 2 vjet).Kam problemin e vizes,se zor se aprovojne,nuk e di nese per vizat e studenteve bejne leshime?

    Gjithashtu,nese ka ndonje qe ka aplikuar vete per studime ne uk? Mund te me shkruani cfare dokumentesh u jane kerkuar,ishte certifikata familjare?nese kapen shume te puna e garancive,si psh e financimit?Psh nese uni kerkon 10000 paund si garanci ne banke,mund te pyesin per burimin e parave? apo nuk futen aq thelle?
    Me anglezet dhe faren e tyre ne bote, cdo gje eshte para... do i futen shume thelle parave, per te tjerat mos e vra mendjen. Po pate nja 10 mije kesh merri me vete ne amabasade dhe hidhuja perpara syve qe te binden.... po nuk iu mbush mendja per parate atyre, harroje vizen.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •