Atdheu qė tė ekzekuton
16 May, 2010 12:25:00
Sikur BDI-ja tė ishte parti serioze, sikur pushtetarėt shqiptarė ta dinin si mbrohet interesi i popullit, sikur ata ta kishin kuptuar se nuk bėhesh bashkėqeverisės pa pasur kontroll mbi tė gjitha institucionet e shtetit, ata qė moti do ta kuptonin se atdheu tė dėnon pėr krimet e bėra, por nuk tė ekzekuton. Pastaj, sikur ata ta njihnin peshėn e vėrtetė tė pėrgjegjėsisė sė politikanit, atyre do tu mjaftonin 10 protestues tė rinj dhe vetėm 10 shqiptarė qė mė shumė i besojnė armės se sa institucioneve tė shtetit, qė tė uleshin e tė analizonin se cilat janė shkaqet qė i ēojnė shqiptarėt e kėtushėm tė ndjehen tė rrezikuar nga institucionet e shtetit.
Shkruan: Kim MEHMETI
Shqiptarėt e Maqedonisė mė 10 maj, edhe njė herė dolėn nė rrugė dhe protestuan. Kėsaj radhe ata kėrkonin drejtėsi, hapjen e dyerve tė burgut pėr shqiptarėt e dėnuar nė procese tė montuara gjyqėsore dhe treguan se ēėshtė ajo qė e ēon kėtė popull tė ndjehet i rrezikuar nga institucionet e shtetit. Ende pa kaluar as njė orė nga pėrfundimi i protestave, pushtetarėt shqiptarė dolėn e thanė se numri i vogėl i protestuesve (rreth 5000 veta) tregon se populli e pėrkrah veprimin institucional tė BDI-sė. Qė do tė thotė, deri sa tė mos dalė i gjithė populli nė rrugė, Ali Ahmeti dhe shokėt e tij besojnė se janė duke shkuar rrugės sė duhur. Pra, pushtetarėt e BDI-sė, tė entuziazmuar nga numri i pakėt i protestuesve, u zotuan se edhe mė tej do bėjnė ēmos qė tu dėshmojnė skeptikėve shqiptarė si shkohet nė NATO dhe BE, thuajse skepticizmi ka tė bėjė me naivitetin qė tė ēon tė besosh se vlerat dhe aftėsitė e njė politikani janė proporcionale me modelin dhe ngjyrat e kollares.
Dy ditė pas protestave, nė afėrsi tė fshatit Radushė, pra nė hyrje tė Shkupit, policia maqedonase kapi nė pritė katėr shqiptarė tė dyshuar pėr kontrabandė armėsh dhe i ekzekutoi nė vendin e ngjarjes. Apo, mbase edhe i solli tė vrarė aty ku ishte paracaktuar vendi i ekzekutimit?! E nė mesin e tyre ishte edhe Harun Aliu, ish-komandant i njohur i UĒK-sė, drejtues i Partisė Alternativa Kombėtare. Sipas asaj qė tha ministrja e Policisė, aksioni ishte ndėrmarrė nė bazė tė informatave tė sigurta, andaj shtrohet pyetja e logjikshme: pse policėt maqedonas nuk i pėrcollėn tė dyshuarit deri nė vendin ku duhej ta dorėzonin armatimin, e kėshtu ta mbyllte tėrė zinxhirin e tė inkriminuarve, por u organizoi pritė si nė kohėt e mesjetės. Dhe kaluan ditė tė tėra nga kjo ngjarje, e pushtetarėt e BDI-sė nuk dhanė asnjė shpjegim. Nuk treguan se a kanė qenė tė informuar pėr kėto aksione policore dhe nėse po, atėherė vallė pajtohen me kėtė veprim tė policisė qė ka pasur informata tė sakta pėr rrugėtimin e shitblerėsve tė armėve? Ku ta dish, mbase edhe nuk ka nevojė tė shpjegohet ajo qė e dinė tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė: nga viti 2001 e kėndej, asnjė aksion policor nuk ndėrmerret pa u informuar krerėt e partisė shqiptare nė qeveri.
Sikur BDI-ja tė ishte parti serioze, sikur pushtetarėt shqiptarė ta dinin si mbrohet interesi i popullit, sikur ata ta kishin kuptuar se nuk bėhesh bashkėqeverisės pa pasur kontroll mbi tė gjitha institucionet e shtetit, ata qė moti do ta kuptonin se atdheu tė dėnon pėr krimet e bėra, por nuk tė ekzekuton. Pastaj, sikur ata ta njihnin peshėn e vėrtetė tė pėrgjegjėsisė sė politikanit, atyre do tu mjaftonin 10 protestues tė rinj dhe vetėm 10 shqiptarė qė mė shumė i besojnė armės se sa institucioneve tė shtetit, qė tė uleshin e tė analizonin se cilat janė shkaqet qė i ēojnė shqiptarėt e kėtushėm tė ndjehen tė rrezikuar nga institucionet e shtetit. Pra, sikur BDI-ja ta kuptonte me kohė se Gruevskit i nevojitet vetėm si mbulesė pėr tė realizuar programin e partisė sė tij prej 100 hapave drejt urrejtjes ndaj Perėndimit dhe shqiptarėve, partiakėt e Ali Ahmetit nuk do ta mbronin Gruevskin nga kritikat e shqiptarėve, por do ti mbronin shqiptarėt nga urrejtja e Gruevskit. Aq mė shumė, sikur Ali Ahmeti tė mos e harronte aq shpejt se zgjedhjet e 2008-s i fitoi duke kritikuar antishqiptarizmin e Gruevskit, ai skishte si tė mos ta kuptonte se u radhit nė mesin e varrtarėve tė Marrėveshjes sė Ohrit. Me ēka edhe do ta zbėrthente sa tė poshtra dhe perverse janė deklaratat e shokėve tė tij partiakė kur thonė se ai qė e shpall Marrėveshjen e Ohrit tė vdekur, na qenka mohues i njė vlerė tė shenjtė tė realizuar me gjakun shqiptarė, e ata qė nuk ia dolėn ta jetėsojnė atė, na qenkan politikanė tė urtė, e jo shkelės mbi kufomat e tė rinjve shqiptarė qė flijuan vetveten gjatė konfliktit tė 2001.
Shumė nga ata qė ishin fėmijė 10-vjeēarė nė kohėn e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, mė 10 maj protestuan dhe pyetėn pushtetarėt pse populli i tyre ende ėshtė thuajse jashtinstitucional dhe i jashtėligjshėm. Katėr veta nga ata qė nė 2001 i thanė lamtumirė armės, mė 12 maj u ekzekutuan nga policia maqedonase si tė dyshuar se pėrsėri u janė rikthyer armėve. Pushtetarėt shqiptarė treguan se numri i protestuesve nuk i brengos fare, por pėrderisa autori e shkruan kėtė tekst, kryesuesit e BDI-sė nuk kanė thėnė asgjė se vallė ishte i pashmangshėm ky ekzekutim i katėr shqiptarėve. Me ēka mbase dėshmojnė vetėm njė gjė: se populli i kėtushėm shqiptar ėshtė nė duart e politikanėve qė nuk e kanė kuptuar se atėherė kur dėshton politika, se atėherė kur dėshtojnė politikanėt, populli del nė rrugė apo shkon nė male. Pra, sjellja e pushtetarėve tė BDI-sė dėshmon se ata janė politikanė qė nuk e kanė kuptuar se politikani i keq ėshtė ai qė popullin e mban nė rrugė, se politikani qė i bėn hyzmet kolltukut, por jo edhe votuesit tė vet, herdo-kurdo pėrballet me forcėn e frustrimit tė popullit. Apo, kėto ngjarje tė dhembshme, vetėm dėshmojnė se Maqedoninė e drejtojnė politikanė qė nuk e kuptojnė se pronarė tė vėrtetė tė situatave konfliktuoze nuk janė ata qė e duan konfliktin, por politikanėt qė nuk dinė ti zgjidhin problemet qė e frustrojnė popullin. Gjė tė cilėn mė sė miri e dėshmoi konflikti i vitit 2001, i cili erdhi si pasojė e politikave tė gabuara gjatė njė dekade, gjė tė cilėn e dėshmon edhe frustrimi i sotėm i shqiptarėve tė Maqedonisė, i cili ėshtė rezultat i bashkėpunimit tė mirė mes sunduesit dhe vasalit, por jo edhe i shqiptarėve me institucionet e shtetit.
Ėshtė shumė trishtuese kur sheh tė rinjtė shqiptarė tė protestojnė dhe policinė maqedonase ti ekzekutojė shqiptarėt e dyshuar pėr veprimtari tė jashtėligjshme. Nga ky trishtim tė lindin edhe mendime nga mė tė pamundshmit, si pėr shembull ai se mos vallė Maqedonia e sotme nuk do tė bėjė harxhime shtesė e ti ngarkojė burgjet me shqiptarė tė shpallur tė fajshėm, andaj ata i ekzekuton aty ku i vjen mė mbarė. Si dhe pyetja mos vallė Maqedonia i ruan qelitė e burgjeve vetėm pėr shqiptarėt e pafajshėm, si ata tė Sopotit. Ēka nuk tė shkon ndėr mend kur e sheh se si shqiptarėve tė Maqedonisė pėr ēdo vit u ndodh ndonjė Sopot, Brodec, apo Radushė. Dhe pas kaq shumė ngjarjeve tė pėrgjakura, ska si mos e pyesėsh veten: si ta shpėtojmė gjakun tonė? Autori i kėtij teksti i ka dhėnė njė pėrgjigje tė mundshme kėsaj pyetjeje menjėherė pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2008, kur publikisht ka thėnė se BDI-ja duhej tė themelojė parlamentin shqiptar te Komuna e Ēairit nė Shkup, e jo tė shkojė ti pėrkulet Gruevskit qė ai ta pėrfshijė nė koalicionin qeverisės. Me ēka Ali Ahmeti do tia ndėrlikonte punėn vetvetes, por do ti kursente shqiptarėt nga dalja nė protesta dhe nga veprimet dėshpėruese qė i ēon drejt e nė pritat e policisė sė Gruevskit.
Por, ku ta dish, ndoshta shqiptarėt e Maqedonisė edhe gjatė kohės do mbeten nė duart e politikanėve qė nuk e kanė kuptuar se vota e marrė nga populli tė bėn tė fortė, por jo edhe tė menēur. E me ēka, shqiptarėt e kėtushėm do paguajnė haraē tė lartė pėr ata njė grusht shqiptarė qė e ndihmojnė Gruevskin, e qė duan ta ndjejnė veten se janė atė qė nuk kanė qenė kurrė pushtetarė. Ku ta dish, mbase shqiptarėt e Maqedonisė edhe mė tej do pėrjetojnė skena tronditėse, si rasti i fundit i ekzekutimit tė katėr shqiptarėve dhe do jenė dėshmitarė se si shteti i vret, e pastaj edhe e pėrbuz inteligjencėn e tyre, duke u treguar nė ekranet televizive armatimin e gjetur nė njė furgon, e tė cilin nuk mund ta bartė as njė maune. Shqiptarėt e Maqedonisė do jetojnė nė mes tmerrit tė varrimeve tė atyre qė ua ekzekuton policia dhe frikės se ky shtet mund ta shpallė kriminel cilindo shqiptar edhe nga shkaku se shqiptaria ka politikanė qė bėjnė grevė urie pėr ti hapur kutitė e votimit, por jo edhe deputetė qė do bėnin grevė urie pėr tu zbardhur rastet e ekzekutimit tė shqiptarėve nga policia maqedonase, jo edhe pėr ēlirimin e tė burgosurve tė pafajshėm shqiptarė, tė cilėt e pėsojnė vetėm pse aq shumė e duan dhe i besojnė shqiptarisė. Pra, shqiptarėt e Maqedonisė do ti numėrojnė kufomat qė ua ekzekuton policia maqedonase, edhe pėr shkak se Tirana dhe Prishtina zyrtare janė tė angazhuara pėr stabilitetin e rajonit, duke mos parė se Shkupi zyrtar nuk e do atė stabilitet, duke mos e parė se qarqet politike maqedonase ekzekutojnė shqiptarė qė ta mbulojnė atė qė e bėjnė vetė largimin e Maqedonisė nga NATO-ja dhe BE-ja. Dhe kėtė e bėjnė sepse ata e dinė se me hyrjen e Maqedonisė nė strukturat euroatlantike, do fillojė edhe zhbėrja e popullit qė veten pėrkohėsisht sot e quan maqedonas. Andaj, ata qė nuk e kuptojnė kėtė lojė tė qarqeve antishqiptare maqedonase, kot qė veten e quajnė politikanė dhe bėjnė mėkat kur popullit tė kėtushėm shqiptar ia mbajnė gjallė iluzionin se dikush brengoset pėr kufomat qė ai i varros. Pra, bėjnė mėkat edhe zyrtarėt e Tiranės dhe Prishtinės kur vizojnė burrėshtetasit maqedonas, sepse kėshtu ata pa dashje legjitimojnė ekzekutimin e shqiptarėve tė kėtushėm dhe pranojnė se rreziku shqiptar, e jo antishqiptarizmi dhe koncepti antiperėndimor i Gruevskit, ėshtė ai qė e rrezikon stabilitetin e Maqedonisė dhe atė e largon nga vlerat perėndimore.
http://kmehmeti.com/analiza/289.html
Krijoni Kontakt