Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Pseudorealiteti zhgėnjyes

    21/10/2009 08:09:00


    Isa BEQIRI

    Shqiptarėt e Maqedonisė, kohė pas kohe po pėrjetojnė edhe sprovat e para tė dėshmimit tė vetvetes nė shumė fusha (e sidomos nė fushėn e intelegjencės). Duke u mbėshtetur nė fjalėn popullore "Ra ky mort e u pamė", mund tė konkludohet se vėrtetė kjo Enciklopedia sikur na i ka ēelė sytė. "Ushqimi shije mė tė mirė ka kur zihet mire", e ndoshta edhe kjo zierje e pėrzierje qė na e bėri ky Ristoja na ka zgjuar nga agonia e pritjes qė tė na mbrojnė tė tjerėt. Sikur nė 2001 dėshmuam qė ne jemi tė zot tė vetvetes, por ja qė paska nevojė qė dikush tė na e pėrkujtojė se me kė jemi duke bashkėjetuar nė kėtė nėnqiell tė "mjegulluar". "Pėr inatė tė nuses mė vdektė djali", ėshtė edhe kjo frazė qė shpesh dėgjohet, dhe sikur ky Ristoja po e vėrteton qė pėr inat tė shqiptarėve don ta humb shtetin, por sikur ka harruar se nuk ėshtė veē i tiji dhe se kėtu hise ka edhe dikush tjetėr. E njohim mirėfilli se kush ėshtė Ristoja dhe tė tillėt si ai. E dimė mirė se ēka mund tė presim nga soji i tillė. Dimė si tė mbrohemi nga ta, ashtu siē ditėm nė vitin 2001 me tė gjithė mjetet e lejuar ndėrkombėtarisht. Ua dimė ilaēin e sėmundjes sė tyre, se na e kanė ēarė kokėn me kėto piskama vite e vite me radhė. E dimė edhe atė se kėtyre pėrēyrrėsve shpesh herė tė tjerėt ua fshijnė hundėt e gėrditshme – vėllezėrit, por sikur kohėve tė fundit edhe atyre u kanė dalė duarsh. Ata nė kohė tė integrimeve janė duke u sjellė si "p…. nė tyrēi" thotė populli e nuk janė duke ditur kah t’ia mbajnė. Lidershipi shqiptar nė Maqedoni, me siguri, ėshtė i vetmi faktorė qė ėshtė duke ua kuptuar hallin (vėrtetė ėshtė vėshtirė pėr dikė qė nuk e din se kush ėshtė, ēka ėshtė, nga ka ardhur dhe kah po shkon). Atyrė "shnet t’u thuash, plaē u duket". Dhe ne me tė vėrtetė kemi ra nė hall me ta. T’u thuash "sllav" tė mbesin nė qafė se ne jemi kėtu qė nga antika – tonė, t’u thuash antik, edhe kjo nuk u shkoka pėr shtati se Ristoja i Enciklopedisė nuk po e pranuaka njė gjė tė tillė. E kėsaj punė vėrtetė i thonė: "Hip se tė vrava, zbrit se tė vrava". Jo vetėm ne, por edhe Evropa e bota ka rėnė nė hall me kėta bashkshtetasit tanė. Nė kohėn kur faktorėt relevantė ndėrkombėtar ua hapin dyert pėr integrime euro – atlantike, ata hapin tema tė pa nevojshme dhe bėhen pengesė kryesore e integrimit tė vendit nė asociacionet relevante euro – atlantike.

    T’i lėmė kėta e ti kthehemi vetes, pra tė kthehemi aty ku filluam. Gjithmonė me ėndje, si pjesė e njė tėrėsie tė ndarė e tė shkapėrderdhur, i dėgjonim kėshillat nga vendi ynė amė, se dorėn nė zemėr sa herė na kanė bė "hajr" thotė populli. Kėshillat e tyrė bėnė qė ne ta kuptojmė rrugėn e drejtė tė ndėrtimit tė aleancave me partnerė tė duhur dhe lėvizjet tė bėhen nė vendin dhe kohėn qė e "hanė" koha dhe rrethanat.

    Por, ja qė nuk na del gjithėherė "hesapi drejt", sepse vendi amė akoma po ushqyeka njerėz qė ta "hanė bukėn e ta thyejnė kupėn". Vėrtetė pėr t’u ēuditur!!! A thua komercializmi po i then kriteret e ndershmėrisė dhe relevancės?! Apo, sot gjithkujt nėpėrmjet lidhjeve miqėsore i mundėsohet qė tė shesė pallavra nė korriz tė vėllezėrve, edhe nėse ato pallavra janė nė dėm kolektiv tė kombit tone???

    Tė gjithė shqiptarėt, pa marrė parasyshė se ku frymojnė, me dashamirėsi dhe optimizėm e pritėn unifikimin e reagimeve pėr njė tė zezė qė u munduan tė na e bėjnė tė tjerėt, dhe kur menduam se gjithēka do tė shkojė pėr sė mbari, del dikush dhe tė kthen dhjetra hapa prapa. Me njė fjalė "ta prish ditėn qė nė mėngjes".

    Kurrė gjatė historisė shqiptarėt nuk kanė pasur problem me divergjencat dhe lloj – llojshmėritė e besimeve fetarė ndėrmjet veti. Bile ne kėtė e kemi llogaritur pasuri tonėn kombėtare. Njeriu madhėshtinė e vet e tregon kur e pranon mendimin dhe veprimin ndryshe. Dhe shqiptarėt vėrtetė kanė qenė bajraktar nė kėtė drejtim.

    Kurrė ne nuk na ka penguar se si falet dhe lutet njė bashkėkombas yni. Kurrė nuk ka qenė relevante pėr ne se nga drejtohet ai (edhe pse kjo e ka peshėn dhe rėndėsinė e vet). Dhe me kėtė unifikim qė ka qenė i pranishėm nė masė tė madhe nė mesin tonė, ne kemi mundur t’u dalim pėrballė sfidave tė kohės dhe sulmeve tė armiqve.

    Por, fatkeqėsisht kjo nuk paska vlerė dhe relevancė pėr tė gjithė. Akoma nė mesin tonė paska aso tė tipit Maks Velo tė cilit i pengon gjithēka qė nuk i shkon atij pėr shtati. Pa fije turpi dhe nė mėnyrė tė paskrupullt, publikisht nė debat tė hapur, nė njė nga mediat relevante dhe me peshė mbarėkombėtare shprehu njė islamofobi dhe radikalizėm tė skajshėm anti pjesės mė tė madhe tė kombit shqiptar (ngase vėrtetė nuk kam tė dhėna cilės etni i takon ai, mos vallė ėshtė pjesė e ndonjė neo minoriteti qė po mbijnė si kėpurdhat pas shiut?!), qė vėrtetė tė bėnė tė gėrditesh dhe tė ndjeshė neveri. Antipatia e tij sikur i ngjante njė racizmi tė pa krahasueshėm, nė kuptim qė tė gjithė qė nuk i takojnė llojit tim duhet shfaruar nga faqja e dheut. Nuk e di prej nga ishte grumbulluar nė tė i gjithė ai mllef ndaj shqiptarėve myslimanė.

    Nuk mė ēuditi edhe aq shumė mėnyra e tillė e reagimit, ngase nuk mund tė presėsh mė shumė nga njė person i tillė i retarduar i cili vite e vite ka kaluar nė burgje. Dikujt burgu i bėnė mirė, ngase llogaritet si shtėpi pėrmirėsuese, por kjo si duket qenka relevante vetėm pėr delinkuentėt dhe kriminelėt e jo edhe pėr tė retarduarit nė aspektin intelektual. Mua mė ēuditi dhe mė la tė nemitur mėnyra e reagimit tė njė kryetari tė njė partie qė pretendon se ėshtė parti relevante dhe me peshė ndėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi e nė veēanti ndėr shqiptarėt e Maqedonisė. Ai nė atė debat sikur kishte vajtur pėr ta prezantuar veten e tij, nė njė pasqyrė tjetėr nga ajo qė jemi mėsuar ne ta shohim kėtu, dhe harroi qė kėtij tė retarduari t’i pėrgjigjet me gjuhėn dhe argumentet adekuate. Ai edhe kėtė moment, qė preku thellė ndjenjat e shqiptarėve, jo vetėm kėtu tek ne, por edhe nė pėrmasa globale kombėtare, tentoi ta shfrytėzojė pėr ta etiketuar liderin e partisė mė tė madhe tė shqiptarėve nė Maqedoni, Ali Ahmetin. Me atė cinizėm dhe atė zgėrdhirje, ai me tė vertetė dėshmoi se mė sė paku meriton tė quhet lider i popullit. Si sė paku nuk u distancua ashtu siē bėri Artur Zheji, apo ndoshta nuk i dihet, ai kėtė do ta shfrytėzojė si njė stad tė ardhshėm ku mund t’i pėrēajė shqiptarėt ashtu siē i pėrēau qė nga fillet e pluralizmit kėtu (duke e ndarė PPD – nė nė ’94, duke i quajtur luftėtarėt e UĒK –sė qen tė kėqinj qė ta sjellin ujkun nė torishtė, duke e prishur Kėshillin Koordinues tė shqiptarėve qė u formua si mekanizėm pėr implementim sa mė tė shpejtė dhe tė plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, etj.).

    Kėtij Maks Velos do t’i themi se shqiptarėt e Maqedonisė, po mos t’i takonin fesė Islame, sot do ta kishin fatin e njėjtė si rekasit, tė cilėt pa mėshirshėm u asimiluan dhe u shndėrruan nė maqedonas, mu ashtu siē tentoi tė na quaj ai (pra Maks Velo). Le ta pėrkujtojė Ēamėrinė pėr tė cilėn akoma derdhin lot e lėshojnė gjėmė shumė vėllezėr tanė, tė cilėt Maks Velo i sheh pėr ditė dhe mė shumė se ne se i ka afėr. Le tė kujtojė ky zotėri shqiptarėt e Prilepit, tė Manastirit dhe tė Rumelisė lindore se si u asimiluan. Dhe nė fund le t’ia parashtrojė vetės pyetjen a thua pse vetėm kjo pjesė e kombit tonė nuk e pėrjetoi njė gjė tė tillė. Nuk e pėrjetoi zotėri Velo se ishin myslimanė, dhe me tradita kombėtare dhe fetare atyre nuk u lejoheshe tė martohen me pjesėtarė tė kombeve tė tjera, por me fanatizėm mė tė madh, edhe pėrkundėr presioneve tė mėdha ata arritėn qė ta ruajnė kėtė identitet tė shtrenjtė kombėtar, tė cilėn gjė edhe ti sot po mundohesh t’ua mohosh.

    Maks Velo, asnjėherė ti nuk mund ta llogaritėsh veten mė shqiptar se unė, ngase ty asnjėherė nuk tė ėshtė kanosur rreziku i shkombėtarizimit dhe tjetėrsimit, ti qė nė fėmijėri ke mėsuar nė shkolla shqipe, me planprogram tė hartuar nga shqiptarėt, nė frymėn kombėtare shqiptare, mbi tė cilėn ti vjell vrer (se fati yt personal ka ardhur ndesh me tė).

    Zotėri Velo, unė e kam pasur tė ndaluar tė mėsoj pėr historinė e kombit tim tė dashur Shqiptar, ngase kam qenė i detyruar ta mėsoj atė qė mė servohej nga dashakqinjtė e kombit tim, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite mundohen tė me etiketojnė si "i ardhuri nga malet", por unė gjithmonė nė zemrėn time thellė e kam ruajtur periudhėn e lavdishme Ilire, thellė nė ndėrdijen time janė sjellur luftėrat e Skėndėrbeut, nė kokėn time tė ngulitur gjithnjė e kam pasur periudhėn e Rilindjes sė ndritshme kombėtare, si rezultat i sė cilės u krijua ky shtet amė qė e kemi sot, e tė cilin ti e shanė dhe hedh vrer mbi tė. Zotėri Velo, unė thellė nė shpirtin tim ndija dhimbje kur tė tillėt si ti rrėnonin gjithēka nė kėtė shtet nė vitin 1997 dhe identifikoheshin mu si dashakqinjtė e Shqipėrisė dhe shqiptarėve (me tre gishta). Nė mėnyrė nėnēmuese dhe poshtėruese shkileshte dhe digjeshte flamuri kombėtar pėr tė cilin shumė patriotė dhe heronj sakrifikuan jetėn dhe gjėnė qė ky flamur tė valojė i lirė. E shumė e shumė tė zeza tė tjera qė ia bėtė Mėmėdheut… dhe me tė drejtė do tė pėrfundoj: Falė Zotit qė nuk janė shqiptarėt si ti dhe soji yt dhe do ta vazhdojnė rrugėn e vet drejt prosperimit tė gjithėmbarshėm, rrugė kjo e trasuar nga tė parėt, pa pyetur ēmendurinė.

    LAJM
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Sipas librave tė historisė, shqiptarėt e Maqedonisė janė inegzistent

    30/10/2009 08:57:00


    Qemal HALILI



    Duke shfletuar tekstin shkollor Historia pėr klasat e gjashta tė autorėve Millan Boshkoski, Jordan Ilioski dhe Nebi Dervishi hasa nė shumė anomali, paradokse, gėnjeshtra, shtrembėrime, trillime dhe tė pavėrteta historike. U detyrova ta lexoj tėrė librin e historisė dhe askund nuk gjeta asnjė fjali dhe fjalė tė vetme pėr ekzistencėn e shqiptarėve nė kėto troje mijėvjeēare nė asnjė periudhė historike, pėrveēse historisė sė Shqipėrisė dhe tė lė pėrshtypjen se shqiptarėt dhe paraardhėsit e tyre kanė ekzistuar vetėm nė hapėsirėn territoriale tė shtetit shqiptar. Dhe nxėnėsit shqiptarė kur do ti mėsojnė kėto mėsime vetvetiu do t’u lind pyetja: Po ku jemi na shqiptarėt e Maqedonisė? Ku janė dhe kush kanė qenė stėrgjyshėrit dhe katragjyshėrit tanė? Dhe mėsuesi i dashur ( nėse e ka lepurin nė bark) do t’u pėrgjigjet: -S’e di nxėnės tė dashur, ashtu shkruan nė libėr dhe ashtu duhet tė mėsojmė! Ndoshta kėtu kam tė drejtė, pasi deri mė sot s’kam lexuar asnjė reagim tė ndonjė arsimtari apo Shoqatės sė historianėve, pedagogėve, etj. Nė kėtė libėr historie glorifikohen ardhacakėt sllavė tė jugut deri nė skajshmėri dhe popullata vendase autoktone nėnēmohet dhe injorohet deri nė skajshmėri, duke mos pėrmendur asnjė fis Ilir, kur botėrisht dihet se nė territoret e shtetit tė Maqedonisė sė sotme kanė jetuar disa dhjetėra fise Ilire dhe mė kryesorėt kanė qenė Dardanėt dhe kryeqendra e Dardanisė sė lashtė ka qenė Shkupi. (Ėshtė interesant tė theksohet se kėtė tė vėrtetė tė pakontestueshme nė njė debat televiziv para disa muajsh e ka pohuar publikisht ish kryeministri i Maqedonisė Lupēo Georgievski, i cili ndėr tė tjera tha: "Dihet botėrisht se sllavėt kėtu kanė ardhur nė shekullin e gjashtė dhe tė shtatė dhe se maqedonasit dhe Maqedonia e sotme s’ka asnjė lidhje me Maqedoninė antike, bile Shkupi ka qenė kryeqendra e Dardanisė antike).

    Absurditeti i kėtij teksti mėsimor historie qė edhe mė shtyri qė ti shkruaj kėto rreshta ėshtė njėsia mėsimore: Qėndrimi i sllavėve ndaj popujve autokton, ku ndėr tė tjera thuhet: Mbeturina tė popullsisė vendase nė Ballkan janė vllahėt e sotėm. Ēfarė ēmendurie! Ēfarė zbulimi epokal! Lėre qė vllahėt i quan mbeturina, por vallė vetėm vllahėt janė popullsi autoktone nė Ballkan?! Po ashtu edhe nė njėsinė mėsimore: Sjellja e sllavėve ndaj banorėve vendas, ndėr tė tjera thuhet: "Sllavėt atdheun e ri e pranuan emrin Maqedoni dhe filluan tė quheshin maqedonas. Banorėt vendas maqedonas e pranuan gjuhėn sllave, e mė vonė edhe shkrimin sllav. Banorė tė mbetur nga maqedonasit antikė janė vllahėt." Cilit t’i besoj tani?! Unė s’jam historian, por kam lexuar libra dhe vepra historike aq sa kam pasur mundėsi dhe njė ndėr ata libra ėshtė Historia e Shqipėrisė e shkruar nė vitet 1884-1889 nga historiani francez Zhan Klod Faverial, i cili pa asnjė pretendim mendon ndryshe dhe sjell argumente, ku ndėr tė tjera shkruan: "…Shkaku pėr kėtė ėshtė se, sipas Strabonit Maqedonasit dhe Shqiptarėt e Epirit, pėrbėnin njė popull tė vetėm. Nė tė vėrtetė, Straboni i Sinopit, i cili duket se ka vizituar kėto vende, thotė se :"Shqiptarėt dhe Maqedonasit flisnin tė njėjtėn gjuhė, kishin tė njėjtat sjellje nė zakonet e tyre, i prisnin flokėt nė tė njėjtėn mėnyrė dhe, se ata kishin mjaft gjėra tė pėrbashkėta, deri nė atė masė, sa janė tė shumtė ata qė e kuptojnė Maqedoninė deri nė Korkyrė (Korfuz)…" Gjithashtu po kėto fakte i vėrteton edhe historiani i famshėm francez Alfonse de Lamartine (1790-1850) pėr shqiptarėt nė veprėn e tij Historia e Turqisė, 1855 shkruan: " Homeri Akilin e gjeti atje, grekėt e gjetėn Aleksandrin (e madh), turqit e gjetėn Skėnderbeun, kėta tė tre janė tė njė race, tė njė gjaku, tė njė gjeni,".

    Shumė historian botėror gadishullin Ballkanik e quajnė Gadishulli Ilirik, ashtu si e quan edhe historiani Zhan Klod Faveirial nė librin e pėrmendur disa dhjetėra herė e pėrdor termin Gadishulli Ilirik. Pra nėnkuptohet se banorėt e Gadishullit Ballkanik kanė qenė Ilirėt, Epirotėt dhe Maqedonėt e lashtė, tė cilėt kanė prejardhje tė pėrbashkėt pellazgjike dhe pasardhėsit e tyre natyral janė shqiptarėt dhe na shqiptarėt heshtim…Me Aleksandrin e Madh mburren grekėt, mburren sllavo maqedonėt, po na shqiptarėt pse heshtim?! Kur faktet historike janė nė favor tonin. Dhe bashkėqytetarėt tanė sllavomaqedon edhe sllav, edhe ardhacak nga Karpatet e pėrvetėsojnė emrin e maqedonasve antik, shpallen autokton dhe duke pėrpiluar pėrralla historike si me tekste mėsimore dhe tash sė fundi me shpalljen e Enciklopedisė famėkeqe na zgjuan cazė nga letargjia qė tė reagojmė pėr tė vėrtetėn, sepse pseudohistorianėt dhe pseudoakademikėt e ASHAM-it si interesojnė faktet historike, por nė botėn e civilizuar, nė botėn e shkencės sė mirėfilltė s’ka vend pėr gėnjeshtra, pėr trillime djallėzore, andaj na shqiptarėt duhet tė kthjellemi mire dhe tė pėrpilojmė njė enciklopedi tonėn me faktografi. Vetėm me angazhim dhe punė sot kur janė tė gjitha mundėsitė pėr tė mbledhur fakte nga mijėra e mijėra burime shkencore mund ta mposhtim gėnjeshtrėn dhe hipokrizinė e ASHAMIT dhe pseudointelektualėve sllavomaqedon….Dhe nuk duhet tė lejojmė qė fėmijėt tanė tė ndoten me tė pavėrteta historike, nuk duhet tė lejojmė qė shqiptarėt tė bėhen bashkautorė tė teksteve mėsimore ku paraqitemi ardhacak nė trojet tona mijėvjeēare.

    Nė bisedė me arsimtarėt e historisė kuptova se edhe nė librat e historisė tė klasave tė V-ta,VII-ta dhe VIII-ta ėshtė i njėjti fenomen, ku shqiptarėve u injorohet tėrėsisht e kaluara dhe e tashmja. Shkurt shqiptarėt s’ekzistojnė fare nė kėto hapėsira dhe nė kėtė shtet. Me qė edhe nxėnėsit maqedonas mėsojnė nga i njėjti program dhe tekste mėsimore, qartė duken qėllimet raciste dhe fashizoide tė historianėve maqedon, nėntokės maqedono-serbo-bullgaro-ruso-sllave me mbėshtetje meskine tė gjithė qeverive tė deritanishme.

    …Dhe pyes pėrfaqėsuesin e OSBE, Volebek, i cili me Projektin e tij, vallė si do ta implementoj bashkėjetesėn, kur sipas Programeve tė MASH pėr tekste mėsimore, shqiptarėt janė inekzistent nė hapėsirė dhe kohė, thjeshtė janė fantazma qė sorollaten lartė e poshtė nėpėr labirintet e tė ashtuquajturės "Oazė e paqes".
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    S’duhet ndėrruar uniformat, por ushtarėt

    02/11/2009 08:58:00


    Kim MEHMETI

    Nėse e krahasoni numrin e disa mijė tė punėsuarve maqedonas nė administratėn shtetėrore gjatė dy viteve tė fundit me qindra tė punėsuarve shqiptarė nėpėr institucionet shtetėrore gjatė tė njėjtės periudhė, nuk keni si mos e pyesni veten: vallė Marrėveshja e Ohrit kishte pėr qėllim pėrfaqėsimin e barabartė tė maqedonasve etnik nė administratėn shtetėrore, apo tė shqiptarėve. Nėse i krahasoni mjetet tė cilat Maqedonia i harxhon pėr kulturėn e etnitetit maqedonas me ato tė paktat qė ky shtet i financon pėr afirmimin e vlerave kulturore tė etnive tjera qė jetojnė nė Maqedoni, do keni pėrshtypjen se Marrėveshja e Ohrit ka pasur pėr qėllim favorizimin e vlerave tė popullit maqedonas, do mendoni se ky popull, e jo etnitė tjera, nė tė kaluarėn ka qenė i diskriminuar.

    Nėse do i vlerėsonit marrėdhėniet gjuhėsore nė Maqedoni nėpėrmjet vendimit tė qeverisė sė Gruevskit qė nga viti i ardhshėm nxėnėsit shqiptarė tė mėsojnė gjuhėn maqedonase qė nga klasa e parė, do keni pėrshtypjen e gabuar se shqiptarėt janė ata qė nuk e njohin gjuhėn e mjedisit ku jetojnė, e jo maqedonasit etnik. Pra, do mendoni se Marrėveshja e Ohrit ka pasur pėr qėllimi avancimin e pėrdorimit tė gjuhės maqedonase dhe zyrtarizimin e sajė nė mbarė shtetin, e jo tė gjuhės shqipe. Dhe nuk ėshtė e mundur tė mos pyesni veten: vallė rinia shqiptare i morri armėt nė dorė nė vitin 2001 qė tė barazonte gjuhėn maqedonase me shqipen, qė tė forconte pozitėn e partisė maqedonas nė pushtet, apo qė shqiptarėt tė bėheshin bashkėdrejtues tė shtetit dhe Maqedonia tė fliste edhe shqip.

    Nėse do e merrni lapsin e do kompletoni listėn e shqiptarėve qė marrin nga katėr paga mujore nėpėr institucionet e ndryshme shtetėrore, pra nėse do barazoni shumėn e parave qė ky shtet harxhon pėr "kėshilltarėt" shqiptarė, me sasinė e parave qė harxhohen pėr "ekspertėt" maqedonas qė ushqehen nga grazhdi i shtetit duke mos punuar asgjė, do konstatoni se dallim ėshtė aq i madh sa ato mjete do mjaftonin tė merrnin pension tė gjithė ish luftėtarėt e UĒK-sė. Dhe pasi ta konstatoni kėtė, medoemos do ju ngjallet pyetja: pse partitė shqiptarėt lejuan jetė tė begatė pėr njė klasė "parazitėsh" maqedonas e nuk e bėnė tė njėjtėn pėr ato pak vlera qė kanė shqiptarėt e Maqedonisė. Pra, nuk do mund t’i ikni pyetjes mos vallė Marrėveshja e Ohrit ka ndonjė paragraf ku thuhet se shteti duhet tė sigurojė ekzistencė sa mė tė mirė pėr akademikėt antishqiptar, se duhet lėnė nė rrugė intelektualėt shqiptarė tė cilėve sot, njėsoj si edhe dje, nuk u mbetet rrugė tjetėr pėrpos, o tė bėhen shėrbėtorė tė partive, o tė vdesin nga uria.

    Nėse do bėni njė shėtitje turistike nėpėr Maqedoni, do shihni diēka qė mbase nuk e shohin pushtetarėt shqiptarė: sa shumė investohet nė Maqedoninė Lindore dhe sa pakė ndėrtohen rrugė, shkolla, ura... nėpėr vendbanimet shqiptare. Pra duke bredhur nėpėr Maqedoni, do u ngjallet pėrshtypjen se mbase Gruevski dinė diēka qė nuk e dinė pushtetarėt shqiptarė, se ai ngutshėm grabitė fondet e shtetit pėr zhvillimin e pjesės maqedonase, thuajse bėhet gati qė atė njė ditė ta ndajė nga pjesa e pazhvilluar shqiptare. Andaj ėshtė e pamundur tė mos pėrballeni me pyetjen: vallė kėta pushtetarėt tanė nuk e shohin se pėr njė shkollė tė ndėrtuar nė ndonjė fshat shqiptarė, Gruevski i ndėrton dy godina shkollore nė ndonjė vendbanim maqedonas, se pas hapjes sė njė fakulteti nė gjuhėn shqipe, VMRO-DPMNE-ja jep nė pėrdorim tre fakultete nė gjuhėn maqedonase. Pra, nuk ka si mos e pyesėsh veten se vallė tė rinjtė shqiptarė morėn armėt nė dorė qė tė avanconin arsimimin nė gjuhėn shqipe, apo atė nė gjuhėn maqedonase?

    Nėse i dėgjoni me kujdes sukseset e BDI-sė tė arritur gjatė periudhės 2002-2006, suksese qė shpeshherė i numėron Ali Ahmeti nė paraqitjet publike, edhe atė duke filluar nga pėrmendorja e Skėnderbeut nė Shkup e deri te decentralizimi i shtetit dhe Muzeu i Lirės, do vėreni diēka tė pamohueshme: tė gjitha pėrmendoret qė ngritėn shqiptarėt i financoi vetė ky popull, e tė gjitha pėrmendoret qė i ka porositur Gruevski, janė financuar nga buxheti i shtetit. Pra, kur dėgjoni Ali Ahmetin si e pėrsėrit kremtimin e pėrvjetorėve tė Kongresit tė Alfabetit me paratė e shtetit, nuk keni si mos e shtroni pyetjen: vallė me disa dhjetėra mijė euro tė investuara pėr kėto kremte ai donė ta lavdėroj shtetin qė ka harxhuar dhjetėra miliona euro edhe tė shqiptarėve pėr pėrmendoret e Gruevskit dhe kremtet e tij tė pėrjavshme? Vallė me kėtė Ali Ahmeti donė tė thotė se pėr kulturėn shqiptare nė Maqedoni mjafton tė harxhohet aq sa harxhon Gruevski pėr darka e dreka, vallė me kėto tė dhėna Ahmeti donė tė na bindė se kėshtu ndėrtohet shteti multietnik?

    Nėse merrni lapsin dhe bėni llogaritė sa Gruevski investon nėpėr mediat nė gjuhėn maqedonas nė formė reklamash, sa para tė shtetit harxhon kjo qeveri pėr prezantimin mediatik tė pushtetarėve tė VMRO-DPMNE-sė, do vėreni se qeveria harxhon mė shumė para pėr "latasėt" e saj se sa pėr tė gjitha institucionet kulturore tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Dhe pas kėtij konstatimi, nuk ka si mos e pyetni veten: vallė kėta pushtetarėt tanė nuk dinė ta pėrdorin digitronin dhe tė caktojnė se sa ėshtė 30 pėr qindėshi i buxhetit shtetėror e Gruevskit t’i tregojnė sa harxhon edhe paratė qė nuk i takojnė vetėm atij.

    Pra nėse merrni lapsin dhe shėnoni emrat e shqiptarėve tė punėsuar gjatė dy vitet tė fundit nė administratėn e shtetit dhe i krahasoni me mbi gjashtė mijė tė punėsuarit maqedonas, nėse krahasoni shumėn e parave tė harxhuara pėr kulturėn, gjuhėn, historinė dhe traditėn maqedonase me mjetet financiare qė janė dhėnė pėr afirmimin e vlerave tė shqiptarėve tė Maqedonisė, nėse krahasoni investimet qė bėhen nė vendbanimet maqedonase me ato qė investohen nėpėr komunat ku banojnė shqiptarėt, nėse shihni se sa maqedonas etnik paguhen nga shteti si "kėshilltarė" tė ndryshėm pėrballė dhjetėra shqiptarėve qė marrin nga tri-katėr paga mujore si tė dashurit e partisė shqiptare nė pushtet, nėse....., nėse...., nuk ka si mos konstatoni se nga Marrėveshja e Ohrit dobi mė tė madhe kanė maqedonasit etnik. Dhe nuk ka si mos e pyetni veten se vallė konflikti i 2001 dhe kjo Marrėveshje kishin pėr qėllim avancimin e tė drejtave tė shqiptarėve, apo tė maqedonasve etnik. Dhe pasi t’i shtroni kėto pyetje do e kuptoni pse Ali Ahemti ėshtė ai qė gjithmonė pret ta pranojė Gruveski nė takim, e kurrė nuk ndodh e kundėrta.

    Nuk ka dyshim se nėse filloni tė merreni me krahasimet e lartpėrmendura, nuk ka si mos vini nė pėrfundim se politikanėt e kėtushėm shqiptarė nuk e kanė kuptuar se tė marrėsh atė qė tė takon, mė parė duhet t’i tregosh tjetrit se ēka ėshtė e jotja. Pra, qė tė marrėsh tėnden, duhet mė parė tė dėshmosh vetveten si pronar qė dinė ta mbrojė tė veten. Nėse nuk dinė ta bėsh kėtė, do tė ndodhin "enciklopeditė" e do presėsh qė Gruevski tė tė caktojė takim ku do tė shpjegojė se gabimisht ka madhėruar projektin i cili vetėm e "institucionalizon" urrejtjes e tij ndaj shqiptarėve. E me ēka shqiptarėt e kėtushėm do i pėrballėsh me mjerimin e tyre politik dhe me pamundėsinė qė tė veprojnė sipas parimit: kur ke ushtri e cila i humbė tė gjitha betejat, mos u merr me ndryshimin e uniformave, por me ndėrrimin e ushtarėve.
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Postime
    16
    eshte nje pyetje e cila ne vete ngerthen shum pergjigje por vetem njera eshte e vertet e cka do te thot se ne jemi shqiptar po pse po mundohemi ta cveshim petkun e shqiptaris e jo te mburremi me at qka jemi.
    eshte me se e vertet se jemi shqiptar dhe se ne kto troje datojm shum me heret se te ishin maqedonasit po ku jan ata historianet tan qe heshtin dhe nuk ngren ze kunder kesaj padrejtesie po ku jan ata politikanet tane te ci;et mburren me ate se jan shqiptar dhe mashtyrojn popullin e mjer me mashtrimet e tyre klasike ku eshte i madhi si quhet Ali ahmeti i cili shitej patiot luftonte per popullin shqiptar e tash eshte futur ne rrugen epolitikes se felliqur dhe po mburet me ate se po ban marveshje me vmrn e cila ashte nje produkt i uidbes dhe se piksinim e ka shkatrrimin e shqiptareve po ku jan ata politikanet tjere te cilet po ne ket menyr shiten patriot te kombit shqiptar nje fjale e urte thot se trim asht ai qe qet pushk per vatan e jo ai qe qet pushk per te mar hakun e vellait .
    te gjitha keto u harruan na u be nje fyrje ne sy dhe nuk po mund ta kuptojm kush na e beri shqiptaret e shitur apo maqedonasit nuk po mund te kuptojm ende se kush eshte trathtari nuk po mund te dime se nga ksuh te mrohemi nga shqoiptaret apo nga maqedonasit nuk po e njohim armikun .
    pse nuk ngriten ne kemb patriotet e vertet qe i mbrojn interesat e shqipetareve interesat e kombit po me ket po tregojm se nuk po egostojn patriotet nuk po egzistojn forcat mbrojtese intelektuale te kombit shqiptar .te gjith kemi nje flamur te gjith kemi nje shqiponj pse nuk po mund te themi si i madhy yn PASHKO VASA mos shikoni kisha e xhamia se fe e shqiptarit eshte shqiptaria jemi ne te njejten gjendje ku jan forcat e reja pse po heshtim ku jemi ne rinia spe poo asimilohemi dit e me teper .
    pse po na ndodhin kto fyerje te poshtera te cilat po na iritojn po spo i kushtojm rendesi ku kjo eshte qeshtje e rendesishme per xhdo njeri qe e ndjen veten te pakten shqiptar

    O VLLEZER E MOTRA NE JEMI SHQIPTAR


    ne kemi histori ne kemi te kaluar ne kemi identitet ne kemi bagazh te madh te njerezve te medhej po ku jemi ne pse spo behemi edhe me te medhej se ata ju ftoj ne bashkim komtar ju ftoj qe te mbroj idenititetin e kombit shqipetar ju bej thirrje edhe vellezerve dhe motrave kosovar se edhe ata jan nje gjak nje emer nje komb sikur ne jan shqiptar ore mos te kerkjn identitet tjeter sepse e kan identitetin e tyre jane shqiptar herdo kur do jemi SHQIPERIA E MADHE edhe ne qofte nuk ddo mundemi me teritor po me zemer o shqipetar te zgjohemi nga gjumi e kemi amanet nga te medhejt e kemi amanet nga shqipetaret ndaj shqipetareve ndaj atetheut . kerkoj falje per ndonje gabim teknik

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Si heronj mbi gomar

    21/12/2009 08:35:00


    Kim MEHMETI



    Nga konflikti i 2001, shqiptarėt e Maqedonisė trashėguan Marrėveshjen e Ohrit dhe partinė e re tė Ali Ahmetit, BDI-nė. Parti e cila, sot kur do e lexoni kėtė tekst, do mbajė kongresin e sajė tė dytė. E para, pra Marrėveshja e Ohrit, pėr shqiptarėt e kėtushėm kishte domethėnien e shpresės sė madhe se mė nė fund ishte gjetur ilaēi qė do shėronte sėmundjen kronike tė mosmarrėveshjeve shqiptaro-maqedonase, sėmundje nga e cila Maqedonia lėngonte njė dekadė me radhė. Trashėgimia e dytė e paskonfliktit, apo BDI-ja, shihej si mundėsi e gjatėpritur pėr tė ndėrtuar njė parti qė do ua kthente shqiptarėve tė kėtushėm dinjitetit e humbur politikė pėrballė oponentėve tė etnitetit maqedonas. Dhe krahas dėshmisė se shqiptarėt nuk do shiteshin pėr njė kolltuk qeveritar si ata tė PPD-sė dhe PDSH-sė, BDI-ja duhej tė ishte edhe garant i realizimin tė Marrėveshjes sė Ohrit.


    Duke i ndjerė si tė tilla, si tė lindura nga e njėjta nėnė – nga konflikti i 2001 – shqiptarėt e kėtushėm nuk kishin asnjė arsye pse mos ia besonin Ali Ahmetit realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Dhe kėshtu, nė zgjedhjet parlamentare tė 2002, ai morri besimin e popullit dhe fatin e partisė sė vet e lidhi nė nyje me realizimin e kėsaj Marrėveshjeje. Me ēka, BDI-ja hyri nė kabinetet qeveritare ende e pakonsoliduar, pa mbajtur as kongresin e sajė tė parė, ashtu siē u ka hije partive revolucionare qė kanė dy shtylla qė i mbajnė nė kėmbė - aurėn e kryetarit dhe tė kaluarėn e famshme tė ish UĒK-sė.


    Nė fillimet e bashkėqeverisjes sė parė tė BDI-sė me aleatėt e saj maqedonas, kjo parti, sadopak u tregua e hapur pėr tė gjithė ata qė mendonin se mund tė jepnin kontributin e vet pėr t’i ēuar pėrpara tė drejtat e shqiptarėve. Por ndoshta, nga dyert e hapura partiake tė BDI-sė, brenda saj hyri edhe hija e frikės, qė i trishtoi disa “komandantė” tė ish UĒK-sė se dikush do ua zinte kolltukėt qeveritare dhe tė mpirė nga ky trishtim, ata e shpalosėn sekretin se kishin themeluar parti pėr vete, e jo pėr popullin. Me ēka, rrjedhat nė kėtė parti morėn kahe tjetėr nga ajo qė e priste populli: BDI-ja u bė thuajse e njėjtė si PPD-ja dhe PDSH-ja, tė cilat i detronizoi konflikti i 2001. Pra, BDI-ja u bė parti qė realizonte ambiciet e vonuara tė atyre qė dinin si tė sundojnė me popullin qė e “ēliruan”, por qė nuk kishin lidhje si drejtohet shteti, si zhvillohen betejat politike. Kėshtu qė, nėse PPD-ja e dikurshme nuk ishte “as e mira e shqiptarėve, as e keqja e maqedonasve”, nėse kryesuesit e PDSH-sė shqiptarėt e kėtushėm i shndėrruan nė argatė tė punėsuar nė partinė e tyre private, atėherė BDI-ja i bėri shqiptarėt pengė tė frustracioneve etnike tė Gruevskit dhe tė bashkėmendimtarėve tė tij.


    Duke e mbyllur partinė gjithnjė e mė shumė dhe duke e barazuar tė mirėn e popullit me mirėqenien e atyre qė dinin tė thonė “le tė bėhet siē thotė kryetari”, nuk vonoi shumė dhe Ali Ahmeti e pa se me integrimin e shqiptarėve nuk i shkonte puna ashtu siē e kishte paramenduar. Pra, duke u pėrballur me mosrealizimin e Marrėveshjes sė Ohrit, nga “integrues” i shqiptarėve brenda shtetit ku jetonin, Ali Ahmeti u shpall integrues i Maqedonisė nė institucionet euroatlantike. Pra, duke e parė se Maqedonia mė parė mund tė bėhej anėtare e BE-sė dhe e NATO-sė, se sa shtet i pranueshme edhe pėr shqiptarėt, BDI-ja thuajse heshturazi pranoi se Marrėveshja e Ohrit kishte vdekur dhe se partitė shqiptare edhe njė herė e kishin humbur betejėn pėrballė partnerėt tė tyre maqedonas. Gjė qė shqiptarėt e kėtushėm e pėrjetuan si dėshtim tė madh kolektiv, si dėshmi se ky shtet gjithmonė gjente ilaēin e duhur, me tė cilin ilaē, nga njė politikan shqiptarė pėrplot me patriotizėm, bėnte njė pushtetarė tė heshtur qė do kėnaqej me tė mirat qė ia ofronte “punėdhėnėsi” maqedonas. Pra, Maqedonia edhe mė tej vazhdoi t’i ndėrtojė marrėdhėniet shqiptaro- maqedonase mbi parimin se tė drejtat e shqiptarėve tė kėtushėm, kanė ēmim tė barabartė me pėrfitimin personal tė pushtetarėve shqiptarė. E BDI-ja vazhdoi tė mbajė llogari qė tė mos e hidhėrojė Gruevskin e dhėnė pas ndėrtimit tė kishave dhe ngritjeve tė pėrmendoreve, duke mos e interesuar fare se ēka mendonte populli pėr rolin e saj tė “vasalit” nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė.


    Se Marrėveshja e Ohrit mbeti letėr ku u varrosėn shpresat shqiptare, dėshmon e vėrteta se edhe tetė vite pas nėnshkrimit tė saj, sa u pėrket tė drejtave kolektive tė shqiptarėve tė kėtushėm, ato janė thuajse aty ku ishin para konfliktit tė 2001. Pra, shqiptarėt e kėtushėm ende merren, pėr shembull, me zyrtarizimin e gjuhės shqipe. Kur jemi te gjuha shqipe dhe te dėshmitė se deri ku ka arritur zyrtarizimi i saj, mjafton tė veēohet vetėm njė shembull shumė domethėnės: nė Fakultetin Filologjik tė Shkupit, pranė katedrės sė Albanologjisė, kandidati shqiptarė, pėrpara ligjėruesve gjithashtu shqiptarė, temėn e doktoraturės pėr ndonjė krijues shqiptar, e mbron nė gjuhėn maqedonase!? Apo, sė shpejti, tė gjithė filloristėt shqiptarė, do e mėsojnė gjuhėn maqedonase qė nga klasa e parė, gjė tė cilėn nuk do e bėjnė moshatarėt e tyre maqedonas me gjuhėn shqipe.


    E nė ndėrkohė, shtatė vite pas themelimit tė saj, BDI-ja do e mbajė Kongresin e Dytė. Domethėnė, pėr dallim nga Marrėveshja e Ohrit tė cilėn Gruevski qėmoti e varrosi, BDI-ja vazhdon tė gjallėrojė. Por, BDI-ja e sotme nuk ėshtė as ajo e dikurshmja qė u jepte shpresė shqiptarėve se do i zgjidhte ēėshtjet pėr tė cilat tė rinjtė shqiptarė morėn armėt nė duar, as ajo qė do dėshmonte se shqiptarėt e kėtushėm dinė tė ndėrtojnė parti tė qenė. BDI-ja e sotme ėshtė pronė e kryesuesve tė saj, i ngjanė njė “shoqate aksionarėsh”, ku dominojnė aksionet e ish komandantėve, por nga e cila panė dobi edhe ish politikanėt qė i shėtitėn tė gjitha partitė, e nė tė vėrtetė gjithmonė kishin vetėm librezėn partiake tė KFR-sė (Kah Frynė Era). Pra, BDI-ja mbeti pa portret tė qartė politikė, andaj as nga Kongresi i saj i Dytė nuk duhet pritur asgjė tė veēantė, pėrpos vėrtetimin e certifikatave tė “aksionarėve” tė saj. Apo thėnė ndryshe, Kongresi i Dytė i BDI-sė do dėshmojė se kėtė parti e mbajnė nė kėmbė dy shtyllat e sajė: Kryetari emblematik dhe grupi i atyre qė vlerė tė vetmen kanė thėnien “le tė bėhet siē thotė Kryetari”. Andaj, lirisht mund tė thuhet se nėse BDI-sė ia nxjerrė Ali Ahmetin, nga kjo parti mbetet vetėm kujtimi i largėt pėr kohėt kur shqiptarėt e kėtushėm shpresonin se mund tė ndėrtojnė parti, e cila nuk do varet vetėm nga vullneti i “babės”, por edhe nga kėrkesat e fėmijėve qė kompletojnė familjen.


    Nuk ka dyshim se Ali Ahmeti e dinė se partia e tij sot ushqehet vetėm me tė kaluarėn e tij dhe tė ish UĒK-sė. Njėsoj siē e dinė se kur e bie partinė nė shkallėn qė tė varet nga vullneti i njė njeriu dhe vetėm nga e kaluara, atėherė ajo nuk ka ardhmėri. Andaj, ai sot ėshtė i detyruar ta mbajė gjallė BDI-nė ashtu siē e mbante gjallė dikur Titoja partinė e tij komuniste: sa herė qė fraksionet e ndryshme ia rrezikonin Lidhjen Komuniste, ai e zgjeronte “presidiumin” e partisė dhe aty i kooptonte tė gjithė tė pakėnaqurit. Kėshtu qė, nga Kongresi i Dytė i BDI-sė duhet pritur vetėm shtimin e numrit tė nėnkryetarėve tė ri dhe theksimin e lidhshmėrisė sė fatit tė kėsaj partie me anėtarėsimit e Maqedonisė nė NATO dhe BE. Me ēka do shihet qartė se BDI-ja bėhet gjithnjė e mė e largėt pėr shqiptarėt e kėtushėm, e gjithnjė e mė e afėrt me Gruevskin. Pra, do shihet qartė se qėmoti ka vdekur ėndrra shqiptare se partia e dalė nga ish UĒK-ja, do dijė t’i del zot fėmijės sė dytė mė shpresėdhėnės tė lindur nga konflikti i 2001 – Marrėveshjes sė Ohrit.

    Pra, nga Kongresi i Dytė i BDI-sė, duhet pritur shumė fjalime pėr angazhimin e kėsaj partie qė Maqedonia tė shkojė rrugės sė integrimeve euroatlantike, e pakė fjalė qė do tregonin ēka bėri kjo parti pėr shqiptarėt dhe kush e mbylli rrugėn pėr integrimin e shqiptarėve nė shtetin ku ata jetojnė. Fjalime qė do shpalosin njė tė vėrtetė dėshtuese pėr BDI-nė: se kjo parti ėshtė paralizuar nga pritja qė Maqedonia tė hyjė nė BE dhe NATO, e qė pastaj tė tregojė se ēka do bėjmė me pėrmendoret e Gruevskit. Shkaku i kėsaj pritjeje, mbase Ali Ahmeti edhe nuk bėnė asgjė tjetėr pėrpos qė i zbaton “kėshillat e perėndimorėve”. Nuk ka dyshim se ai mirė bėnė qė i dėgjon ata qė vendosin pėr fatin e popujve tė vegjėl, por dikush duhet t’i tregojė se, kur e lidh kalin aty ku tė thotė pronari, duhet paraprakisht ta vlerėsosh a ka mjaftė kullosė pėrreth, qė kali tė mos cofė nga urtia pėrderisa e mbanė lidhur nė tė njėjtin vend. Pra, dikush duhet t’i tregojė Ali Ahmetit se partia e tij ėshtė katandisur rrugės qė dikur e ecėn PPD-ja dhe PDSH-ja, e udhėheqėsit e
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  6. #16
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ky fare Ali Ahmeti as qe merriton te flitet per te . Ali Ahmeti luajti rol shume pozitiv per rruatjen e maqedonise artificiale . Ali Ahmeti ,me grupin e tije "kacak parti aktualishte mbetet si nje hero sllavo-maqedon qe munde te barazohet me Goce Delcevin.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Gropė e thellė dhe e ngushtė

    Kim MEHMETI

    Maqedonia mbetet vend ku ndėrtohet e kaluara e popullit maqedonas dhe gropė e thellė dhe e ngushtė ku ngulfaten qytetarėt e saj, e veēanėrisht shqiptarėt e kėtushėm. Si e tillė, Maqedonia gjithnjė e mė shumė i ngjan njė stacioni ku tė rinjtė shqiptarė presin autobusin e ikjes sė tyre drejtė kryeqendrave tė perėndimit. E nė ndėrkohė, Shkupin vazhdojnė ta vizitojnė kryeministra dhe ministra evropian, e tė cilėt duan tė shohin se ēka i mundon shqiptarėt e kėtij shteti. Dhe jo vetėm aq, por ata ua rikujtojnė qeveritarėve tė kėtushėm shqiptarė se ku ndodhet Likova nga u ikin votuesit, se ku ndodhen vendbanimet qė nė vitin 2001 mbajtėn mbi shpinė barrėn mė tė rėndė tė konfliktit. Pra, ke pėrshtypjen se tė huajt vijnė nė Shkup vetėm sa t’u tregojnė politikanėve tė kėtushėm shqiptarė se realiteti nė tė cilin jeton populli i tyre, ėshtė krejt ndryshe nga ai qė e jetojnė njė grusht tė zgjedhurish tė partisė shqiptare nė pushtet, e tė cilėt marrin paga tė majme si vasal tė Gruevskit.

    Dhe pėrderisa perėndimorėt kėrkojnė nga Maqedonia tė ndėrmerr masa pėr parandalimin e numrit tė azilkėrkuesve shqiptarė qė i vėrshojnė shtet e tyre - e me ēka mundė tė dėmtohet procesi i liberalizimit tė vizave pėr Shqipėrinė e Kosovėn - nė qendėr tė Shkupit vazhdon ndėrtimi i pėrmendoreve tė Gruevskit, e pėr tė cilat do harxhohen mė shumė para se qė ėshtė investuar nė tė gjitha komunat shqiptare sė bashku, gjatė dy dekadave tė fundit. Kėshtu qė, ėshtė e pamundur tė huajt tė mos habiten dhe tė mos pyesin veten si njė popull qė ka aq parlamentarė, tė cilin e pėrfaqėsojnė nė qeveri pesė ministra, ka lejuar tė mbetet nė pozitėn e lypsarit qė kėrkon lėmoshė nga Gruevski. Dhe pėrderisa perėndimorėt mundohen tė gjejnė lidhje tė logjikshme mes projektit “Shkupi 2014” dhe varfėrisė sė skajshme nėpėr komunat shqiptare, Gruveski vazhdon tė ngre pėrmendore tė cilat dėshmojnė se, sa mė i vogėl ėshtė ndėrtuesi, aq mė tė larta janė shtatoret e heronjve qė ai ngre dhe sa mė e vogėl ėshtė fama e atij qė ndėrton obeliskė, aq mė tė famshėm janė heronjtė qė nderohen me shtatore. Aq mė shumė, Gruevski dėshmon atė qė ėshtė dėshmuar disa herė me radhė: edhe pse pėrmendoret u ngrihen heronjve tė vdekur, ato kanė pėr qėllim tė madhėrojnė famėn e ndėrtuesve tė gjallė.

    Pra, pėrderisa Gruevski dėshmon atė qė shumė herė ėshtė dėshmuar dhe nuk ka nevojė pėr dėshmi shtesė, pushtetarėt e kėtushėm shqiptarė gjithnjė e mė shumė i ngjanė tė humburit nė pyllin e pėrmendoreve tė kryeministrit aktual tė Maqedonisė. Apo, gjithnjė e mė shumė flasin pėr angazhimin e tyre qė Maqedonia tė anėtarėsohet nė BE dhe NATO, e assesi nuk ia dalin tė shohin se do mbeten pa votues, se deri sa Shkupi ta ecė rrugėn shumėvjeēare deri nė Bruksel, partitė e kėtushme shqiptare do mbeten pa popullin qė pėrfaqėsojnė. Dhe tė zėnė me realizimin e projektit tė lodhshėm qė ta mbushin gropėn e quajtur Maqedoni dhe, atė ta shndėrrojnė nė lulishte ku do mbijnė vlera euro-perėndimore, ata nuk ia dalin tė shohin se Gruevski jo vetėm qė realizon projektin “Shkupi 2014”, por paralelisht merret edhe me njė projekt mė “madhorė” dhe mė afatgjatė se ai i pėrmendoreve: ta zbrazė Maqedoninė nga jomaqedonasit dhe t’i ndėshkojė shqiptarėt e kėtushėm pėr konfliktin e 2001.

    Sikur pushtetarėt shqiptarėt tė ishin mė tė vėmendshėm dhe mė tė pėrgjegjshėm ndaj popullit qė pėrfaqėsojnė, ata me kohė do e shihnin se investimet qė i bėnė Gruevski pėr pėrmendoret e veta, e tejkalojnė shumėn e parave tė nevojshme pėr zhvillimin e gjitha komunave shqiptare. Madje, do e shihnin se Gruevski ėshtė aq i vogėl dhe aq i dobėt politikisht, sa nėse ia largon nga qeveria vasalėt shqiptarė, atij i rrėnohet e tėrė karriera politike dhe sheshi i Shkupit do i duket aq i ngushtė dhe i vogėl, sa nuk do i mjaftojė as pėr ndėrtimin e njė tualeti publik, e jo mė aty tė ngre aq pėrmendoreve sa janė paraparė me projektin “Shkupi 2014”. Pra, nėse politikanėt shqiptarė do u interesonte diēka mė shumė se sa interesi i tyre personal, nėse nuk do merreshin me ndryshime ligjesh vetėm atėherė kur kanė nevojė tė anėtarėsojnė ndonjė tė pėlqyer tė partisė nė ndonjė kėshill, ata do e shihnin me kohė se forca politike e Gruevskit buron nga aftėsia e tij qė pėrpara votuesve tė vet tė dėshmohet si “hero” qė i ka margjinalizuar shqiptarėt e Maqedonisė. Dhe kur do e shihnin kėtė, pushtetarėt aktual shqiptarė do e kuptonin se duke mbėshtetur Gruevskin, ata u bėnė bashkėndėrtues tė pėrmendoreve tė tij dhe pjesė e projektit tė VMRO-DPMNE-sė pėr zbrazjen e Maqedonisė nga jomaqedonasit, projekt i proklamuar publikisht nga kjo patri qysh nė vitet kur udhėheqėsit e BDI-sė ishin nė Zvicėr, e kur shqiptarėt e kėtushėm dėgjonin parullat e shokėve tė Gruesvkit pėr “Maqedoni vetėm pėr maqedonasit” dhe “Dhoma gazi pėr shqiptarėt”.

    Andaj, tė presėsh nga VMRO-DPMNE-ja tė ndėrmerr masa pėr parandalimin e eksodit tė shqiptarėve drejtė perėndimit, ėshtė njėsoj sikur tė shpresosh nga pėrkrahėsit e sotėm tė Millosheviqit tė japin ndihmė humanitare pėr familjet e dėshmorėve tė luftės nė Kosovė, apo sikur tė presėsh qė nė mes tė Beogradit, qeveria e sotme serbe, t’u ndėrtojė pėrmendore viktimave tė pafajshme qė i vrau ushtria dhe policia serbe. Dhe njė gjė tė tillė mund ta presin vetėm ata qė gabimisht mendojnė se anėtarėsimi nė BE dhe NATO vetvetiu do i harmonizojė marrėdhėniet ndėretnike nė Maqedoni, kėtė mund ta presin vetėm ata qė e gėnjejnė popullin se me integrimet euroatlantike, shqiptarėt pėrnjėherė do pėrballen me “gruevska” mė pakė tė frustruar se qė janė sot, se pas anėtarėsimit tė shtetit nė NATO dhe BE, kėtu nė Maqedoni do lulėzojė “Shipėria” e shqiptarėve. Kjo shpresė gėnjeshtare, se anėtarėsimi nė BE dhe NATO vetvetiu do i zgjidh tė gjitha problemet ndėretnike, e qė elitat e kėtushme politike janė tė paafta t’i zgjidhin, mė sė miri dėshmon shkurtpamėsinė e pushtetarėve shqiptar, si edhe atė sa janė tė painformuar, sa nuk e dinė se ka shtete qė me dekada janė pjesė e institucioneve euro-atlantike, por vazhdojnė tė kenė politika diskriminuese ndaj pjesėtarėve tė grupeve mė tė vogla etnike.

    Andaj, nuk do ishte keq tė organizohej njė udhėtim turistik pėr pushtetarėt e kėtushėm shqiptarė, edhe atė jo mė larg se nė disa shtete tė afėrta qė me dekada janė anėtarė tė NATO-sė apo BE-sė, e ku do e shihnin se institucionet euro-atlantike t’i mbrojnė muret e jashtme tė shtėpisė, por brendinė e saj e lėnė ta rregullosh vet me aq sa dinė dhe, me atė qė ke. Pas kėtij udhėtimi, mbase pėrfaqėsuesit e BDI-sė do i merrnin mė seriozisht edhe spekulimet qė burojnė nga disa qarqe tė VMRO-DPMNE-sė, e qė thonė se kohėt e fundit, Gruevski merret me realizimin e njė projekti mė tė rėndėsishėm se “Shkupi 2014”: mundohet tė zbulojė provokimin e duhur antishqiptar qė do e ēonte BDI-nė pėrfundimisht ta braktiste koalicionin qeveritarė, e me ēka ai do kishte arsyetim pėr shpalljen e zgjedhjeve tė parakohshme. Po tė njėjtit spekulues thonė se, ky do jetė projekti mė i vėshtirė pėr Gruevskit dhe mbase i vetmi qė do i dėshtojė, sepse mė parė VMRO-DPMNE-ja mund ta braktisė qeverinė, se sa BDI-ja. Kėtij spekulimi, cinikėt ia shtojnė konstatimin se BDI-ja mund tė lėshojė pe pėr cilindo projekt tė Gruevskit, por jo edhe ndaj atij qė ka pėr qėllim largimin e saj nga qeveria. Edhe atė vetėm ngaqė BDI-ja nuk donė ta dėmtojė rrugėtimin e Maqedonisė drejtė NATO-sė e BE-sė dhe qė t’ia mundėsojė Gruevskit ta realizojė derė nė fund projektin e tij “Shkupi 2014”.

    http://lajmpress.com/opinion/3769.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shqiptarėt fatlum tė trillimit historik

    Duke marrė parasysh faktin se sllavo-maqedonasit me projektet e tyre siē jan muzeu i historisė sė VMRO-DPMNE-sė, Shkupi 2014, pėr ndryshimin e njė pjese tė historisė sė tyre tė vobegėt e tė rejshme qė kanė, kanė hasur nė disa pengesa si nga mungesa e personave qė do tė vendosin nė kėtė shesh dhe muze, si dhe nga kontraveza e veprimit tė kėtyre personave, identiteti i vėrtet i tyre.

    Problemi numėr njė qė ėshtė shumė evident, ėshtė edhe kundėrshtimi i partive politike si ato qeveritare dhe ato tė opozitės, sepse ne kėto projekte tė “prerodbės” sė Nikollės nuk ka figura historike shqiptare.

    Nė pėrpjekjet e vazhdushme tė faktorit shqiptarė tė cilėt u prekėn thell nga kėto projekte, fakti qė mbetėn pa vendet qė ju perkasin, duke shfrytzuar mediat tė cilat kontrollohen nga vetė partitė politike shqiptare, arritėn ta ulin Nikollėn me njė tavolin lidhur me kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme pėr ato. Sipas tyre do tė rrezikohet funknionimi i shtetit “multietnik dhe demokratik”qė ėshtė shumė I rėndėsishem pėr shqiptarėt dhe aspak I rėndėsishėm pėr sllavo-maqedonasit.

    Nikolla Gruevski duke shfrytzuar pozitėn e tij ndaj lidershipit shqiptar aktual nė Ilirid me naivitetin e tyre qė kanė vite me rradhė, shumė lehtė u morėn vesh.
    Do tė pėrmirėsojmė gabimin e bėrrė, do tė vendosim figurat shqiptare qė na lidhin dy historitė e pėrbashkėta tė tė dy etniteteve.

    Me marrėveshjen e arritur mes partnerėve tė koalicionit, VMRO-DUI, kėto persona duhet pasur histori dhe biografi tė qartė ndaj sovranitetit sllav. Persona tė kėtillė mund tė bėhen pjesė e historisė sė re maqedonase, dmth kėto janė njerėzit qė zbuluan dhe rruajtėn Maqedoninė gjatė 20 vjetėve tė fundit, sepse aq edhe egziston ky tregim pėr fėmi i quajtur Maqedoni….!

    Nė bllokun e partive politike shqiptare nė Maqedoni ka njė numėr tė madh tė figurave qė plotėsojnė shum nga kėto kritere siē janė Menduh Thaēi, Refet Elmazi , Imer Selmani si dhe shum tė tjerė si Ali Ahmeti e Rafiz Haliti me shokėt e tyre tė pas luftės 2001, kanė meritat mė tė mėdha pėr tė qenė figura numėr 1 nė kėto muze sepse kanė dhėnė shumė kontribut duke harruar preardhjen e tyre ilire dhe duke kaluar nė preardhjen e re “shqiptarė autokton tė Maqedonisė”.

    Besoj se tė gjithė ju qė plotėsuat kushtet pėr tė zėnė kto sheshe me meritat tuaja, keni bėrė njė punė tė mirė tė historisė sė vjetėr nė Iliridė(Maqedoni) nuk I nevojiten kėto figura “gjeometrike”. Keni bėrė njė punė tė shkėlqyer sepse ju kemi dėrguar nė histori, por fatkeqėsisht nuk do tė mund tė realizojmė dėshirėn tuaj deri nė fund. Do tė duhet tė hartoni njė shesh tė ri nė Shtip e Krivo-Gashtani sepse ato do tė jenė kufitė e shtetit tė ri Severna Makedonija, qė Ju me mish e me shpirt mundoheni ta ndėrtoni. Shkupi 2011 do t’i pėrket Iliridės dhe aty do tė vendosim figura tė pastėrta shqiptare.

    Ju faliminderit pėr konributin e dhėnė ndaj kėtij shteti tė ri!

    KORABI

    http://www.uksh.info/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Robėr tė mendėsisė sė vasalit

    04/05/2010 07:53:00

    Kim MEHMETI

    Mė rastisi tė marrė pjesė nė njė tribun ku debatohej pėr tė burgosurit e Sopotit. Bėhet fjalė pėr rastin e ndodhur nė vitin 2003, kur nga njė mjetė shpėrthyes, u vranė dy ushtarė tė NATO-s dhe njė shoqėrues i tyre civil. Pra, pėr rastin kur policia maqedonase veproi ashtu siē i ka hije atij qė mbase donė qė sa mė ngutshėm t’i fshehė gjurmėt e terroristėve tė vėrtetė: burgosi aq shqiptarė tė pafajshėm nga fshati Sopot nė afėrsi tė Kumanovės, sa iu deshėn qė rrejshėm tė dėshmonte se kush janė armiqtė e Maqedonisė dhe tė NATO-sė. Dhe me tė njėjtėn shpejtėsi, gjykata maqedonase i shpalli sopotasit e pafajshėm si “terroristė” tė dorės sė parė dhe i dėnoi me gjithsejtė 160 vite burg. Dhe asokohe askush nuk organizoi ndonjė tribunė ku do debatohej si ėshtė e mundur qė shqiptarėt e Sopoti tė vinin mjetin shpėrthyes aq afėr vatrave tė tyre familjare dhe ta prisnin policinė nėpėr shtėpitė e veta, thuajse donin t’ia lehtėsonin punėn qė t’i gjente sa mė lehtė. Pra, asokohe askush nuk organizoi tribuna ku do debatohej si ishte e mundur qė cilido shqiptarė nė kėtė botė, tė sulmonte ushtarėt e NATO-s, ushtarakėt e aleancės qė kishte ndihmuar bashkėkombėsit e tyre nga Kosova t’i shpėtonin gjenocidit dhe tė shijonin lirėn. Asokohe nuk dhanė asnjė shpjegim as Ministri i atėhershėm i Drejtėsisė, as funksionarėt e BDI-sė qė atėherė, njėsoj si tani kur mbahen tribuna, ishin nė pozita pėrgjegjėse nėpėr institucionet shtetėrore dhe nė qeveri.

    Por ja, tani kur sopotasit e burgosur u futėn nė grevė urie, kur edhe ambasadorė e huaj thanė se sopotasit janė tė pafajshėm, tė gjithė duan tė rrėfejnė pėr pafajėsinė e tyre. Pėrfshi edhe debatuesit nė tribunėn e organizuar nga njė OJQ, ku mė rastisi tė marr pjesė. Dhe pėrpos ne tė tjerėve, nė tribun merrte pjesė edhe Avokati i Popullit, si dhe tre deputetė: dy tė BDI-sė dhe njė i opozitės shqiptare. Dhe siē e do rendi, i pari e morri fjalėn Avokati i Popullit. I qetė dhe pa emocione, nė fillim ai shprehu keqardhjen pse nė atė tribunė nuk marrin pjesė edhe maqedonas etnik, pse ata nuk duan tė debatojnė me ne. Ja them nė vetvete, alamet Avokat i Popullit i cili ende nuk e ka kuptuar se maqedonasit etnik merren me drejtimin dhe mbikėqyrjen e institucioneve tė shtetit, se ata me ne shqiptarėt debatojnė nėpėrmjet institucioneve dhe s’ka pse japin shpjegime plotėsuese nėpėr tribuna. Pastaj, Avokati i Popullit e nėnvizon dobinė e kėtyre debateve si pėr shqiptarėt, po ashtu edhe pėr maqedonasit etnik. Pra, ai nėnvizon qėllimin tonė tė mirė qė kemi ndaj bashkėqytetarėve maqedonas dhe shtetit tė pėrbashkėt nė tė cilin jetojmė. Ja, vazhdojė tė mendojė nė vetvete, kjo ėshtė gjuha e vetme tė cilėn e njeh mendėsia e vasalit, mendėsi e cila kurrė nuk harron tė dėshmojė sa kujdeset pėr tė mirėn e sunduesit , e qė pastaj tė mundet tė rrėfej diēka edhe pėr tė keqen qė i ndodh atij. Pastaj Avokati i Popullit, pėrndryshe i ardhur nė atė postė vetėm pse ėshtė shqiptar dhe i propozuar nga BDI-ja, i numėron konventat ndėrkombėtare qė garantojnė liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe thekson se sipas tij, tė burgosurit e Sopotit janė tė pafajshėm. Por, ai nuk tregon se kur e ka kuptuar kėtė, tani pasi tė burgosurit kanė kaluar nga 7 vite nė qelitė e Idrizovės, apo mė herėt, ende kur ishte Ministėr i Drejtėsisė. Dhe kėtė na e thotė neve dhe familjarėve tė tė burgosurve, ua thotė atyre qė kėtė e thonė plot 7 vite me radhė. Deri sa ia flet, mė kujtohet rasti i Brodecit, kur familjarėt e tė burgosurve nga ky fshat i malėsisė sė Tetovės donin tė dinin diēka pėr tė burgosurit e tyre dhe kur po ky Avokat i Popullit, deklaroi se tė burgosurit janė mirė e shėndosh dhe nuk ankohen pėr asgjė. Pastaj u pa se me tė vėrtetė ata nuk i ishin ankuar atij: aq barbarisht ishin rrahur nga policia, sa me ditė tė tėra nuk mund tė flisnin.

    Pas Avokatit tė Popullit fjalėn e merr deputeti i partisė nė pushtet . Dhe pėrderisa i dėgjojė disa nga debatuesit, nuk mund t’i ikė ndjenjės se ajo tribunė ka vetėm njė qėllim: t’i amnistojė ata qė lejuan sopotasit e pafajshėm t’i kalojnė 7 vite nė qelitė e burgut. Pra, mė bėhet se shumica e debatuesve kanė vetėm njė qėllim: tė dalin nė lajmet qendrore televizive, qė populli tė sheh kush janė tė merituarit qė kanė dėshmuar pafajėsinė e sopotasve. E nė ndėrkohė, unė s’kam si mos e shpalosi ndjenjėn se shqiptarėt e pafajshėm qė vuajnė nėpėr burgjet e Maqedonisė, janė viktimė edhe e mendėsisė vasale , janė haraēi qė duhet paguar pėr shqiptarėt qė qėndrojnė nė krye tė institucioneve shtetėrore, duke plotėsuar vetėm njė kusht: tė jenė tė pėlqyer dhe tė pėrdorshėm pėr “sunduesin”.

    Gjatė debatit pėrsėriten fjalėt proces i montuar politikė, zgjidhje gjyqėsore, amnisti! Dėgjojė e them me vete: si u bėka i pafajshėm t’i kalosh 7 vite nė burg, si u bėka qė pafajėsia tė amnistohet, si u bėka... si... I shtrojė vetvetes shumė pyetje qė ta pėrmbyllė pyetėsorin me hamendjen: Si ėshtė e mundur tė kesh Avokatin e Popullit shqiptarė dhe aq shqiptarė tjerė nė piramidėn shtetėrore, e Maqedonia edhe mė tej tė mbetet shtet i cili mbrohet nga shqiptarėt dhe ata i burgos me aq lehtėsi sa herė qė dėshiron tė dėshmojė armiqėsinė e tyre nda shtetit apo perėndimit!? Dhe kush do i amnistojė shqiptarėt me mendėsi vasale qė e ndihmuan “sunduesin” ta mbulojė tė vėrtetėn se populli shqiptarė i Maqedonisė ende ėshtė joinstitucional dhe i jashtėligjshėm. Pra, vazhdojė tė pyes veten se kush do i amnistojė shqiptarė qė nuk bėnė asgjė tė na mbrojnė nga proceset e montuara gjyqėsore, kush do i amnistojė ata qė pėrfituan vetėm pse janė shqiptarė, e gjatė tėrė jetės nuk bėnė gjė tjetėr pėrpos se u kujdesėn tė jenė sa mė tė pėlqyer e mė tė pėrdorshėm pėr “ “sunduesin”.

    E braktisė sallėn ku mbahet tribuna. Dhe kur dalė jashtė ndjehem i mposhtur. Mė ngushėllon vetėm njė gjė: e di se nė lajmet e mbrėmjes nuk do jepet asgjė nga ajo qė thash dhe nuk do shihet se kam marrė pjesė nė atė debat. Mbase pa dashje, por redaktorėt partiak ma bėjnė shėrbimin mė tė madh tė mundur: mė heqin nga portreti grupor ku janė edhe disa nga ata me tė cilėt nuk mė ndėrlidh asgjė e pėrbashkėt. Pastaj mė kujtohet dita e mėparshme kur mė erdhėn nė zyre tė rinjtė qė do i organizojnė protestat e 10 majit nėn moton pėr “Drejtėsi”. Ata donin t’i ndihmojė. E shikoja sinqeritetin e tyre, e shikoja edhe hutesėn dhe u them: mos e lini tė sotmen dhe tė ardhmen tuja nė duar e atyre me mendėsi tė vasalit, shpėtojeni vetveten nga ata qė mbase edhe jo me fajin e vetė, e njohin vetėm pozitėn e tė nėnshtruarit. Pastaj mė bėhet se nuk i udhėzojė, por se jam duke i kėshilluar siē bėjė me fėmijėt e mi, e u them: dilni e protestoni dinjitetshėm, pa dhunė, mos u bėni viktima tė inateve personale ndėrmjet politikanėve dhe “heronjve” tė kėtushėm, mos lejoni edhe mė tej tė gjakosen e tė burgosen shqiptarėt e pafajshėm, mos urreni askėnd, dėshmoni se ju nuk jeni robėr tė mendėsisė sė vasalit, se e jetoni kalendarin e kohės suaj, e cila kohė kėrkon tė kesh bosht tė drejtė kurrizorė. Dilni dhe tregoni se ka ardhur koha tė shporren nga institucionet shtetėrore shqiptarėt tė cilėt vetėm gjatė fushatave parazgjedhore duan tė jenė tė pėlqyeshėm e tė pranueshėm pėr popullin, qė pastaj, gjatė tėrė mandatit tė tyre, tė bėjnė ēmos qė tė jenė tė pranueshėm e tė pėrdorshėm pėr “sunduesin”. Bėhuni, u them tė rinjve pėrballė meje, bashkėsundues tė kėtij shteti, merrni pjesėn e shtetit qė u takon, bėhuni bashkėdrejtues tė institucioneve shtetėrore , sepse vetėm ashtu do mund tė jetoni pa frikėn se dikush do u burgosė, apo do u vret tė pafajshėm, e qė pastaj tė vijė Avokati i Popullit shqiptar, por me mendėsinė e vasalit, e t’u tregojė ēka thonė konventat ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Ata dalin nga zyra ime. Disa orė mė vonė dėgjojė se protestėn e tyre do e pėrkrahė edhe BDI-ja nė pushtet. Por, tė nesėrmen, BDI-ja e tėrheq mbėshtetjen e protestave me arsyetimin se ato janė drejtuar kundėr saj. E nė paralajmėrimet pėr protestat e 10 majit shkruan qartė se ato janė kundėr Gruevskit dhe “Pėr Drejtėsi”. Andaj them nė vetvete: Ėshtė e mundur qė BDI-ja tė identifikohet me Gruevskin dhe tė jetė kundėr drejtėsisė! Apo mos vallė BDI ėshtė bėrė degė e VMRO-DPMNE-sė, e miqtė e mi tė shumtė nga kjo parti, ende nuk ma kanė treguar kėtė!
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Diaspora shqiptare e tmerruar !

    Pėr t u bindur miqtė tanė nga SHBA-tė dhe Evropa se shqiptarėt nuk janė ato qė destabilizojnė Maqedoninė, MBP nė Maqedoni duhet ta udhėheqin shqiptarėt.


    Shkruan : Alisetar Ramadani – Nyon
    13.05.2010

    Tani mė vrasjet nė Maqedoni pėr MPB janė bėrė rutinė, dhe gjithmonė vriten shqiptarėt ! Qė nga rasti Studenė kur edhe doli njė komunikatė « nga Zvicra » se atė qė ndodhi e merr pėr sipėr UĒK ! Kėtė e deklaroi ministrja e punėve tė brendshme Jankullovska, duke shtuar se nė bazė tė IP numrit, do tė kapin personin nė bashkėpunim me autoritetet zvicerane ! Kėtė lajm tė MPB nga Maqedoni asnjė medie e shkruar dhe elektronike nuk e publikoi nė Zvicėr, si dhe personi qė paska shkruar atė komunikatė ende nuk ėshtė gjetur ! Ėshtė pėr t u habitur, sepse sot google ka mundėsuar qė nėpėrmjet IP numrit tė kompjuterit nė rrjet edhe fotografinė e banesės apo shtėpisė tė ta tregon nė rrjet (internet) prandaj kemi tė drejtė tė dyshojmė se edhe rasti nė Studenė tė Karadakut edhe rasti nė mes Radushės dhe Raēes janė montuar nga MPB. Rasti i Radushės (sipas dėshmitarėve nuk ka ndodhur nė Radushė por nė mes fshatit Sillare dhe f. Raēe (jo Rashēe, se sllavėt e quajnė ashtu kėtė fshat ku buron uji i pishėn dhe furnizon tėrė Shkupin) ėshtė pėr t u ulur dhe analizuar mirė tė gjitha rrethanat si ndodhi ?

    Sipas deklaratave tė MPB, kjo tragjedi pėr shqiptarėt ka ndodhur nė ora 3 tė mėngjesit dhe se fshatarėt pėr rreth kanė dėgjuar tė shtėnat, nga ana tjetėr po nga kjo ministri e punėve tė brendshme thuhet se situata ėshtė nėn kontroll dhe se qytetarėt sigurohen se asgjė nuk ėshtė jashtė kontrollit ! Kjo tregon se vendet ku ėshtė bėrė lufta e vitit 2001 kontrollohen nga policia dhe me siguri edhe ushtria e Maqedonisė (ndėrsa thuhet se siguria ėshtė e garantuar), sepse nuk ėshtė e mundur qė pikėrisht nė atė mėngjes tė hershėm policia tė has nė fėrgonin me trafikantė armėsh rastėsisht ! Nga afėr shihet se fėrgoni ėshtė bėrė shosh nga plumbat, kjo tregon se pa paralajmėrim policia ka shtėnė duke mos e ditur fare se ēka ndodhet aty dhe kush ndodhet aty ! Dhe del me deklaratė se trafikantėt kanė shtėnė nė policinė « qė rastėsisht paska qenė aty, mu nė atė moment, mu nė atė orė » ! Kur ėshtė siguria e garantuar atėherė edhe nė ēdo kohė lėvizja ėshtė e garantuar dhe se nuk ka nevojė as policia as ushtria tė ndodhen nė vende siē ėshtė lokacioni ku ndodhi kjo tragjedi e madhe pėr shqiptarėt ! Kjo na bėn tė dyshojmė se policia apo MPB ka pėrgatitur dhe me siguri ky nuk do tė mbes rasti i fundit nga montimet e saja !

    Ne shqiptarėt kemi tė drejtė tė dyshojmė ngase asnjė provė nuk dėshmon se kėto « trafikant armėsh » kanė rezistuar me armė, kemi tė drejtė tė dyshojmė sepse kjo ministri jo njė herė ėshtė marrė me montime pėr tė arsyetuar politikėn ditore e cila gjithnjė e mė tepėr ėshtė duke i treguar « kėmbėt » e saja tė vėrteta, duke dėshtuar nė ēdo sektor ekonomik, dhe kur ekonomia nuk ėshtė nė rregull, atėherė « shqiptarėt merren me trafikime tė ndryshme » pėr tė arsyetuar politikėn e gabuar ekonomike tė qeverisė e cila ua ka vėshtirėsuar jetėn qytetarėve tė Maqedonisė deri nė skajshmėri, sidomos shqiptarėve !

    Prandaj, shqiptarėt nga tė gjitha anėt ranė dakord se luftėrat kanė mbaruar, Tirana zyrtare si dhe Prishtina zyrtare kėtė e bėnė tė qartė pėr tė gjithė, duke u pajtuar me faktorin ndėrkombėtarė se zgjidhja e problemeve bėhet nė institucione ! Kėto deklarata me siguri vinė nga vullneti i mirė pėr tė ndihmuar Maqedoninė dhe popullin maqedonas (sllav) qė tė bashkohet familjes evropiane si dhe asaj aleance tė madhe NATO-s. Por, gjithashtu e dinė (me siguri e dinė) se sllavėt e Maqedonisė asnjėherė nuk kane treguar gatishmėri qė tė pėrfillin kėtė vullnet tė mirė tė shqiptarėve edhe pse nga tė gjitha anėt janė tė rrethuar nga ato ! Asnjėherė nuk treguan gatishmėri pėr implementimin e asaj qė kanė firmosur nė Ohėr, dhe gjithmonė u kanė fryrė erėrave tė provokimeve si nga aspekti kombėtar si nga aspekti fetar ! Do tė duhej tė rishikojnė qėndrimet e tyre Tirana dhe Prishtina vis-ą-vis Skopjes !

    Apel pėr kujdes

    Do tė shfrytėzoj rastin, qė tė thėrras bashkėkombėsit e mi nė Maqedoni qė tė kenė kujdes sidomos nė orėt e vona tė natės, tė qėndrojnė nė shtėpi, ngase shihet qartė se ne »Maqedoni mbretėron njė gjendje e jashtėzakonshme e pa deklaruar, kėshtu qė mos tė hani ndonjė breshėr plumbash pėr kot dhe tė etiketoheni si trafikant armėsh apo droge ! Natėn nuk keni nevojė tė jeni jashtė.

    Apel SHB dhe Evropės

    Ndėrsa miqve tanė nga SHBA-tė dhe Evropa ju themi se nuk jemi ne ato qė destabilizojnė Maqedoninė, ju e shihni edhe vetė kush ėshtė qė nuk i intereson asgjė, por qė tė bindeni, atėherė MPB duhet ta udhėheqin shqiptarėt, ju garantoj se asnjėherė nuk do tė ketė « trafikantė » tė ēfarėdo lloji nė Maqedoni.
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •