Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Tre nga dhjetë europianë e nisin ditën jo në mënyrën e përshtatshme, shpesh me një kafe apo një lëng të shpejtë frutash. Por, studimet e fundit tregojnë se ajo që konsumohet në mëngjes luan një rol të rëndësishëm për të ushqyer trurin dhe evituar mbipeshë

    Nëse hani rregullisht mëngjes keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të mbrojtur shëndetin, nëse jo duhet të dini diçka: nga pikëpamja e ushqyerjes, të formës fizike dhe performancave të përditshme nuk ka asgjë më të keqe se sa të heqësh dorë nga mëngjesi. Ky është një gabim që bën më shumë se 10 për qind e europianëve. Për më tepër që, nga ata që ulen në tavolinë para se të nisin ditën vetëm 30 për qind janë të mirinformuar rreth asaj që po konsumojnë. Që mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës e kanë konfirmuar me dhjetëra studime. Më i fundit është ai i bërë nga një universitet anglez, i cili ka treguar të njëjtën gjë. Sipas analizës së tyre, një mëngjes i mirë jo vetëm na jep energjinë e nevojshme për aktivitetet e mëngjesit pas gjumit, por bën që në vaktet e mëvonshme trupi të marrë një numër më të vogël kalorish. Një tjetër studim që sapo ka dalë në "American Journal of Lifestyle Medicine", tregon rezultatet më të mira në testet konjektive apo logjike të atyre që sapo zgjohen konsumojnë të paktën 350 kalori. Sikur të mos mjaftonte, të tjerë artikuj në "Public halth Nutriotin" tregojnë se kush ha vazhdimisht mëngjes ka një predispozitë më të ulët për t‘u bërë apo për të vuajtur nga mbipesha. Përkundrazi, adoleshentët që zakonisht e nisin ditën pa mëngjes ishin subjektet më të rrezikuar që kur të rriteshin të kishin probleme me mbipeshën. Në fund, të tjera studime tregojnë së zakoni për të ngrënë mëngjes fitohet që në moshën e fëmijërisë, që kur nëna na ushqente me gji. Por ky nuk është një problem që prek vetëm të rriturit. Edhe te më të vegjlit vihet re një tendencë e tillë: nga 10 deri në 30 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Europë e SHBA nuk hanë mëngjes, të paktën në mënyrë të rregullt. Një zakon i gabuar i përhapur që nga viti 1965, që arriti kulmin pas vitit 2000. Shkaqet? Sipas një sondazhi, janë vetë fëmijët amerikanë dhe europianë që tregojnë arsyet: pak kohë në dispozicion, përgjumja dhe mosrëndësia që i kushtojnë. E çuditshme është se si vajzat nga 11 deri në 18 vjeç tregojnë se nuk hanin mëngjes për të qëndruar në formë. Por cila është mënyra e duhur për të ngrënë mëngjesin? Çfarë duhet të hamë ekzaktësisht? Dietologët tregojnë se nuk ekziston vetëm një meny precize dhe e shëndetshme për mëngjesin, shumë kombinime ushqimesh janë më se të vlefshme. Çdokush duhet të zgjedhë sipas dëshirës së momentit. Në çdo rast të bazohen mbi një rregull të rëndësishëm: "Vakti i parë i ditës për të qenë korrekt dhe i balancuar, duhet të ketë tri shtylla kryesore: një bazë solide karbohidratesh, fruta, qumësht ose kos". Karbohidratet, burimi kryesor i të cilave janë drithërat, biskotat, buka e thekur, veprojnë menjëherë mbi metabolizmin e glukozit dhe mbi insulinën, ndaj në vaktet e mëvonshme trupi ka nevojë për më pak kalori. Kur një mëngjes është shumë i pasur me karbohidrate, organizmi lëshon hormone që rregullojnë glikeminën, duke na dhënë edhe një gjendje ngopjeje gjatë gjithë ditës. Po ashtu, fibrat që gjenden te frutat, nëse merren në mënyrë të rregullt dhe me shumicë në një mëngjes të pasur me karbohidrate janë të lidhura me një nivel të ulët kolesteroli. "Qumështi apo kosi, një prej shtyllave ku duhet të mbështetet mëngjesi, është i domosdoshëm edhe te të rriturit, sepse përmban kalcium që është shumë i lehtë për t‘u përthithur nga organizmi, ndryshe nga ai që gjendet te bimët apo produktet e mishit, që është më i vështirë për t‘u absorbuar lehtë, sepse është i lidhur me substanca të tjera", shpjegojnë dietologët. Përqindja e kalciumit të absorbuar në një mëngjes me bazë qumështi shkon nga 30 deri në 50 për qind, njëlloj sa ajo që merret nga uji. Por nëse në vend të qumështit konsumojmë një pjatë spinaq, kjo përqindje ulet në mënyrë drastike. Nëse jeni intolerantë ndaj laktozit dhe organizmi juaj nuk e pranon qumështin, ai pa laktoz ruan të njëjtat veti. Në rastin e intolerancës ndaj disa proteinave të qumështit mund të zgjidhet ai i sojës. Disa shembuj të mirë mëngjesesh janë si më poshtë: qumësht, corn flakes dhe fruta; qumësht, biskota të thata dhe një lëng frutash; qumësht, bukë e thekur, marmelatë dhe lëng frutash; qumësht, bukë, gjalpë, marmelatë dhe një pije; qumësht, kroasan me drithëra dhe fruta; qumësht, kroasan dhe një mollë. Po ashtu, sipas këshillave të dietologëve është mirë që mëngjesi që konsumohet në bar shpesh me briosh dhe kapuçino të mos kthehet në një zakon. Të pakëshillueshëm janë edhe modelet e menyve të mëngjesit, ku përfshihet vetëm kafeja ose çaji, edhe pse shoqërohen me biskota. Edhe mëngjeset "alla angleze" nuk janë të këshillueshme, sepse janë shumë të pasura me proteina dhe të varfra me fibra e karbohidrate. Megjithatë, mëngjeset angleze nuk përputhen shumë me dietën mesdhetare. Një dozë e moderuar çokollate në mëngjes nuk përbën problem, mbi të gjitha nëse është një motiv i mirë për t‘u ulur në tavolinë. Ekspertët thonë se: "Vakti i parë është në gjendje të përmbushë 30 për qind të nevojave kalorike të ditës dhe mund të bëjë që në drekë të konsumosh vetëm një pjatë me perime". Për më tepër, ata këshillojnë se prindërit duhet gjithmonë të shohin përbërësit dhe vlerat e tyre ushqyese dhe të orientohen mbi produktet që përmbajnë pak yndyrë dhe jo yndyra të hidrogjenizuara. Roli i prindërve te mëngjesi i fëmijëve është thelbësor edhe në aspekte të tjera: "Mëngjesi shpesh nuk hahet, sepse prindërit nuk e japin vetë shembullin të parët. Duhet të jenë ata të parët që të japin modelin e sjelljes së mirë që prej lindjes së fëmijës. Qumështi i dhënë në mëngjes përbën për ta vaktin e parë të ditës. Përgjithësisht mëngjesi duhet të jetë i bollshëm, asnjëherë i njëjtë dhe shumë i larmishëm: kakao, qumësht, biskota, mjaltë, marmelatë dhe fruta. Një mëngjes optimal për një fëmijë duhet të përmbajë një sasi qumështi të barabartë me gjysmë litri, d.m.th. një tas të madh, tre katër biskota dhe disa fruta. Këto sasi mund të rriten më shumë nëse gjatë ditës parashikohen aktivitete të ndryshme fizike apo studime të lodhshme. Kështu, sipas statistikave të bëra, një në katër femra të moshës nga 25 në 37 vjeçe zakonisht nuk e hanë mëngjesin. Nuk duhet asnjëherë të harrojmë se studimet shkencore të 20 viteve të fundit kanë arritur në përfundimin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i ditës. Një mëngjes sado i thjeshtë, me qumësht, reçel apo fruta, është burim vitaminash. Ai bën të mundur një përqendrim më të madh dhe rrit mundësinë për të kontrolluar peshën. Kështu, studimet kanë treguar se fëmijët që hanë mëngjes kanë arritur rezultate të larta në provime dhe një nivel më të lartë të përqendrimit në klasë. Ata gjithashtu janë më të gjallë dhe më kreativë. E njëjta gjë vlen edhe për të rriturit. Gjithashtu është vërtetuar se ata që nuk hanë rregullisht vaktin e parë të ditës, kanë më shumë mundësi për t‘u bërë obezë. Shumë të rritur nuk hanë mëngjes, me shpresë se do të dobësohen. Për fat të keq, ideja e humbjes së kilogramëve në këtë mënyrë është krejtësisht e dështuar.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    gjithmone e me larg
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    dhe studimet vazhdojne....mbase me vone zbulojne dicka tjeter e hedhin poshte te paren per hir te se dytes...keshtu vete gjithmone. njehere thone te ngrohtat bejne mire per fytin e bajamet, pastaj te ftohtat. hajt me!
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Ushqimet që nuk rekomandohen në mëngjes

    Nëse i keni konsumuar për një kohë të gjatë keni vepruar gabim, prandaj filloni e ndryshoni sa më parë rutinën tuaj të të ngrënit.

    Hidhini një sy listës me 10 ushqimet që nuk rekomandohen për mëngjes.

    1. Mos hani krepa. Provoni petulla me fruta si: boronica, luleshtrydhe, banane, etj.
    2. Mos hani drithëra, por konfleksa pa sheqer, me pak fruta.
    3. Ndaloni së ngrëni bukën e bardhë të tostit. Hani bukë të zezë me fara.
    4. Jo çokollatë për mëngjes, por bukë me gjalpë kikiriku.
    5. Mos hani oriz të bardhe, por kaf.
    6. Mos pini smoothie për mëngjes. Merrni, shtrydhni fruta dhe pini lëngun e tyre.
    7. Pini qumësht për mëngjes, por vetëm pas ushqimit.
    8. Mos hani sandviçë të gatshëm, por përgatitini vetë.
    9. Ndaloni së ngrëni salsiçe të skuqura. Hani më mirë mish pule!
    10. Ju sugjerojmë që për mëngjes të hani një vezë të skuqur, në vend të proshutës.


    / neps.al / blic.com

    https://gazetablic.com/ushqimet-qe-n...en-ne-mengjes/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Cilat ushqime mund të konsumoni në mëngjes dhe cilat jo

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj. Dhe pse të mos e filloni ditën tuaj me energji pozitive dhe ushqim të shëndetshëm?

    Është e vërtetë që dreka duhet të jetë më e pasur dhe më e gjallë, megjithatë mëngjesi ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e përbërësve të duhur, të cilët do t’ju japin energjinë e duhur për të përballuar ditën tuaj. Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njohim me ushqimet më të përshtatshme për tu ngrënë në mëngjes dhe me ato që duhet të evitoni.

    Ushqimet që mund të konsumoni në mëngjes

    Vezët

    Vezët janë një opsion i shkëlqyer për të filluar ditën. Ato janë të pasura me proteina dhe shumë ushqyes, të cilët do të përforcojnë metabolizmin tuaj si dhe do t’ju japin më tepër energji.

    Shalqiri

    Duke qenë se përmban shumë ujë ai do t’ju mbajë të hidratuar dhe për shkak të pranisë së likopenit, shëndeti i syve dhe zemrës tuaj do të përmirësohet.

    Tërshëra

    Ajo mbron stomakun tuaj nga acidi hidrofluorik si dhe e mbron atë nga dëmtimi ose irritimi. Gjithashtu tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë metabolizmin tuaj dhe ulin kolesterolin.

    Mjalti

    Mjalti do të zgjojë organizmin tuaj në mëngjes dhe do të rrisë nivelet e energjisë tuaj, duke ju rritur gjithashtu përqëndrimin dhe produktivitetin përgjatë ditës. Po ashtu do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore, sepse nxit prodhimin e serotinës, hormoni përgjegjës për lumturinë tuaj.


    Ushqimet Që Duhet Të Shmangni:

    Ushqimi Pikant

    Mund të irritojë tërë sistemin tuaj tretës dhe për këtë arsye mund të shkaktojë urth dhe mund të dëmtojë mukozën e stomakut. Kështu që bëni mirë ta rezervoni ushqimin pikant për në drekë.

    Bananet

    Nëse hani një banane në mëngjes, do të rrisni nivelet e magnezit në gjak, kjo gjë mund të shkaktojë më vonë probleme të zemrës. Banania mund të shërbejë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por patjetër duhet ta shmangni atë me stomak bosh.

    Pijet e gazuara me sheqer

    Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë ujin në mëngjes apo lëngjet e shtrydhura. Këto pije do të ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japin ndjenjën e fryrjes gjatë gjithë ditës.

    Perimet me gjethe jeshile

    Perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me aminoacide të cilat mund të shkaktojnë në ndjesinë e urthit, si dhe të shtojnë gazrat. Prandaj është mirë t’i evitoni në mëngjes.


    /AgroWeb

    https://gazetametro.net/cilat-ushqim...-dhe-cilat-jo/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Vakti i mëngjesit në mbarë botën, si e nisin ditën vende të ndryshme

    Mëngjesi konsiderohet nga dietologët dhe nutricionistët si një nga vaktet më të rëndësishme, pasi i jep trupit të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur ditën. Ky vakt duket sikur nuk është aq i pasur në përbërës dhe receta, sa dreka dhe darka, por në fakt, shumë vende në botë ofrojnë një shumëllojshmëri specialitetesh që konsumohen çdo mëngjes.

    Nga drithërat e ndryshme gatuar me miell elbi, supa e shijshme tuniziane me qiqra, te petullat dhe reçelrat, po rendisim më poshtë disa nga ushqimet e konsumuara në mëngjes në vende të ndryshme të botës.

    Zvicra

    Gjatë ditëve të javës, zviceranët konsumojnë një mëngjes të shpejtë, si p.sh. tërshërë me fruta të thata dhe kos. Megjithatë, në fundjavë, ata zgjedhin të hanë një mëngjes më të plotë dhe tavolina e tyre mbushet me djathëra, petulla me patate, vezë, si dhe brioshë të mbushur me mjaltë, gjalpë dhe reçel.

    Etiopia

    “Genfo”, është një nga pjatat më të njohura në Etiopi, e ngjashme me qullin. Përgatitet me drithëra të ndryshme, miell elbi dhe ujë të vluar, derisa formohet një brumë i trashë. Më pas, “genfo” serviret e shoqëruar me gjalpë të kulluar, erëza dhe kos.

    Tunizia

    Adhuruesve të vakteve të shijshme do t’i pëlqejë padyshim “lablabi”, një supë me qiqra dhe erëza që është pjata kryesore e mëngjesit në Tunizi. Herë e shoqëruar me copa buke, herë me limon të shtrydhur, kremoze me kos ose e mbushur me ullinj, ka pafund mënyra për ta shijuar këtë supë të veçantë.

    Japonia

    Mëngjesi japonez mund të konsiderohet një nga më të pasurit, jo më kot pjatat që konsumohen në këtë vakt mund të serviren në çdo orë të ditës. Sipas traditës, japonezët zgjedhin të hanë me porcione të vogla, por të shumta dhe të ndryshme. Peshq të tillë si salmoni ose skumbri, supa miso, perime turshi, orizi dhe omëleta e ëmbël, janë të gjitha pjesë e pjatës së mëngjesit.

    Islanda

    Vaji i mëlçisë së merlucit, një burim i acideve yndyrore omega-3, është përbërësi kryesor i mëngjesit islandez. Gjithashtu, “hafragrautur”, një tas i mbushur me tërshërë, arra, rrushë të thatë, ajkë qumështi dhe djathë i freskët, është zgjedhja e shumë islandezëve për të nisur ditën.

    Italia

    Italia padyshim është një nga vendet që shquhet për gatimet e saj unike në të gjithë botën, mirëpo kur vjen fjala për mëngjesin, italianët zgjedhin diçka të shpejtë. Briosh i mbushur me krem ose çokollatë, si dhe kafe apo kapuçino përbëjnë mëngjes standard në Itali.

    Xhamajka

    Një mëngjes në Xhamajka, nuk mund të konceptohet pa gjellën tradicionale të njohur si ackee me peshk. Ackee, një frut delikat i ëmbël në formë dardhe, kaurdiset me merluc, domate, hudhër, spec djegës dhe qepë, duke gërshetuar kështu të ëmblat, të kripurat dhe pikantet, tipike e një vendi ekzotik.

    Tajvani

    Një gotë qumësht reklamohet si pjesë e një mëngjesi të ekuilibruar, por në Tajvan qumështi i freskët i sojës nuk mungon kurrë. Ky qumësht shoqërohet gjithmonë me petulla ose me peta të skuqura me qepë, si dhe me perime të ndryshme.

    Rusia

    Havjari i kuq apo i zi, i shoqëruar me një krep apo petulla të vogla, është mëngjesi tipik rus, gjatë fundjavave. Gjatë ditëve të javës, mëngjeset janë më të thjeshta; bukë thekre e ëmbël me gjalpë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme, që nuk mungon kurrë në një mëngjes rus, është çaji i zi.

    SHBA

    Petulla me çokollatë ose me gjalpë, është një mëngjes klasik amerikan, ku kombinohen gjithmonë shijet e kripura dhe të ëmbla. Përveç petullave, nuk mungojnë as boronicat e freskëta, qumështi dhe shurupet e ndryshme të ëmbla.

    Turqia

    Për turqit mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm, si dhe më i bollshmi. Nuk është e habitshme nëse miqtë apo familjarët e ftojnë njëri-tjetrin për të ngrënë mëngjes, qoftë në shtëpi, por edhe në restorante luksoze. Sofra turke është gjithmonë plot e përplot me pjata të kripura dhe të ëmbla. Buka e njohur si “simit”, një bukë rrethore me fara; djathëra; ullinj; perime të freskëta; patate të pjekura; sallame; hallvë; mjaltë dhe reçelra të ndryshme. Tipike e mëngjesit turk, janë vezët e gatuara me feta suxhuku dhe erëza pikante.

    Shqipëri

    Vezë e skuqur, e zierë apo omëletë është një nga format e shpejta që shqiptarët zgjedhin për të konsumuar në mëngjes, shoqëruar nga një gotë qumësht, dhe si gjithmonë një kafe. Gjithashtu, ndikuar dhe nga kulturat e huaja një tost apo briosh, është një nga zgjedhjet që preferohet për të nisur ditën.

    Megjithatë, në një mëngjes tradicional shqiptar trahanaja është një pjatë tipike, sidomos në ditët e ftohta të dimrit. Po ashtu, gjalpi dhe reçelrat, petulla me djathë, si dhe byrekë të ndryshëm me gjizë ose spinaq, mbeten disa nga ushqimet më të konsumuara në mëngjes.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/vakti-...e-te-ndryshme/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-02-2022 më 12:57

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2022
    Postime
    3

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    cili-a kalon nga GjakovaEmri:  download.jpg

Shikime: 261

Madhësia:  10.6 KB
    e bejn edhe qytetet tjera,por origjinali eshte ne Gjakove me furre druri.

    Me kujtohet pas Lufte ne Kosove nje i jashtem me mision ke ne ,ne fillim nuk kishte guxim te hante ushqimet tona per shkak te sigurise,por nje dite nga aroma fantastike qe ka ushqimi u dorzua.,tha ma beni edhe mua nje se do ta haj te behet qameti.
    Prej asaj dite dhe deri ne diten qe iku ne vendin e vet cdo mengjes kishte vetem kete ne menu,sigurisht me variacione sugjuk me kajmak,gjize vez djathra te ndryshem por sugjuku eshte kryefjala.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arberore për postimin:

    sirena_adria (27-10-2022)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Këto janë ushqimet më të mira me të cilat mund ta nisni ditën

    Vezët janë një zgjedhje e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për mëngjes.

    Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave, i cili ndihmon në mbështetjen e sintezës së muskujve. Meqenëse proteina merr pak kohë për t’u tretur, ajo gjithashtu ju ndihmon të ndiheni të ngopur.

    Në një studim, njerëzit që u dhanë vezë dhe bukë të thekur për mëngjes raportuan dukshëm më pak uri sesa atyre që u dhanë drithëra dhe ushqime të tjera.

    Kosi grek është po ashtu një opsion i shkëlqyeshëm nëse jeni duke kërkuar për një mëngjes të shpejtë.

    Përveç ujit, kafeja është pija më e njohur në botë, përafërsisht 85 përqind pinë kafe rregullisht, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

    Manaferrat, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet janë të shijshme dhe të mbushura me antioksidantë, prandaj si të tilla preferohet që të hahen në mëngjes.

    Edhe gjiza është një artikull fantastik i mëngjesit me proteina të larta. Një mëngjes i pasur me proteina lidhet me ngopjen më të madhe dhe uljen e urisë. Një studim zbuloi se gjiza është po aq e shëndetshme sa veza.

    Nëse nuk dëshironi një vakt të plotë, por doni të hani diçka, atëherë duhet të provoni frutat. Fibrat në fruta ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave nga trupi juaj, duke ju dhënë një burim të qëndrueshëm energjie.


    Gazeta Blic

    https://gazetablic.com/keto-jane-ush...a-nisni-diten/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 27-10-2022 më 20:43

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Mëngjesi perfekt për çdo moshë

    Çdo fazë e jetës kërkon një fokus me lëndë ushqyese të ndryshme, nga kalciumi dhe hekuri në fëmijëri deri te proteinat dhe omega 3 në vitet e arta. Katër dietologë tregojnë mëngjesin ideal për çdo fazë të jetës.

    Fëmijë i vogël (2 deri në 6 vjeç)

    Nutricionistja Marissa Meshulam tregon mëngjesin e përshtatshëm për fëmijët e kësaj moshe. Një vezë, copëtoni bukën e thekur në rripa, lyeni me pak avokado dhe përfshini disa fruta për një mëngjes të ekuilibruar dhe të larmishëm.

    “ Veza dhe avokado sigurojnë yndyrna të shëndetshme për zhvillimin e trurit të tyre, frutat ofrojnë disa antioksidantë dhe buka e thekur jep disa fibra dhe karbohidrate për energji”, tha Meshulam. “Veza gjithashtu përmban vitaminë D dhe hekur, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e kockave dhe muskujve”.

    Mosha shkollore (12 e poshtë)

    Vendimtare për këtë periudhë janë kalciumi dhe vitamina D dhe fëmijët mund të mos konsumojnë sasi të mjaftueshme që janë thelbësore për zhvillimin e kockave dhe dhëmbët e fortë, sipas disa studimeve.

    Një mënyrë e thjeshtë për të siguruar që fëmija juaj të marrë mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D është një smoothie. Kombinoni fruta për karbohidratet dhe ëmbëlsinë, farat ose arrat për yndyrë dhe ngopje, dhe kos ose qumësht për proteina dhe kalcium, sipas Meshulam.

    “Mund edhe të futni fshehtas disa perime (si spinaq ose lulelakër të ngrirë) për ushqim shtesë,” shtoi Meshulam.

    Adoleshentët (nga 13 deri në 17 vjeç)

    Fillimet e hershme dhe oraret e mbushura mund ta bëjnë të vështirë për adoleshentët që të marrin karburant të mjaftueshëm për oraret e tyre të ngarkuara.

    “Hekuri bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për adoleshentët femra që fillojnë menstruacionet dhe proteinat janë thelbësore për muskujt e tyre në rritje”, tha Meshulam. “Buka u siguron atyre karbohidrate të mbushura me fibra për aktivitetet e tyre të ndryshme.” Shtoni disa fruta për fibra dhe antioksidantë.

    Marrja e sasive adekuate të hekurit është thelbësore në këtë fazë si për djemtë ashtu edhe për vajzat. Fasulet janë gjithashtu një burim i shkëlqyer.

    Të rriturit e rinj (18 deri në 30 vjeç)

    “Kalciumi është i rëndësishëm për metabolizmin e kockave, përcjelljen nervore dhe mbështetjen endokrine, ndërsa vitamina D është e rëndësishme për përthithjen e kalciumit”, tha dietologia Kimberly Rose-Francis. Kështu që, opsione si parfe me kos grek, bukë e thekur me gjizë me salmon, ose një smoothie me arra, banane dhe qumësht mund të mbështesin nevojat tuaja për kalcium dhe vitaminë D.

    Mosha e mesme (40 deri në 60 vjeç)

    “Një omëletë e mbushur me perime, petullat me drithëra të plota dhe tërshëra janë opsione mëngjesi të mbushura me fibra”, tha Rose-Francis. Fibrat janë thelbësore për tretje të shëndetshme pasi ndihmojnë mikrobet e mira të zorrëve.

    Të moshuarit (mbi 60 vjeç)

    Ngrënia e mjaftueshëm e proteinave është thelbësore në këtë fazë për të ruajtur masën muskulore, e cila përkeqësohet natyrshëm me plakjen.

    "Ushqimet e pasura me proteina që janë të lehta për t'u përtypur mund të ndihmojnë në ruajtjen e forcës dhe masës muskulore. Meqenëse oreksi zvogëlohet në këtë fazë të jetës, është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që po hani mjaftueshëm. Manaferrat e ngrira janë të lehta për t'u mbajtur në dorë, mund t‘i kombinoni me drithëra/bollgur për të mbushur dietën me antioksidantë të fuqishëm”, tha Rose-Francis.

    Ajo sugjeron gjithashtu një mëngjes të shijshëm me salmon, i cili përmban yndyrna omega-3 që stimulojnë trurin, vitaminë D, hekur dhe antioksidantë me bazë detare.


    TiranaPost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/meng...-moshe-i524199

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Ja cilat ushqime duhet të shmangni në mëngjes, nëse nuk doni të shëndosheni

    Kur të jeni përpara pasqyrës duke vrarë mendjen si u shëndoshët kaq shpejt, kujtohuni çfarë keni ngrënë në mëngjes.

    Ekzistojnë 5 lloje ushqimesh të cilat nuk duhet t’i konsumoni kurrë që në mëngjes nëse nuk doni të shëndosheni.

    Omletë me vezë

    Ajo është shumë e shijshme por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhen me vaj.

    Drithërat

    Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

    Lëng portokalli

    Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim. Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruti është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer, citon t.sot. Mundohuni t’i konsumoni ato pas drekës.

    Kos me fruta

    Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

    Buka

    Buka është një tjetër produkt që duhet ta shmangni.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/ja-cil...e-shendosheni/

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Rekomandimi i Harvardit për vaktin e mëngjesit

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një frazë që e kemi dëgjuar gjithmonë nga ekspertë dhe nutricionistë të shumtë, bazuar në faktin se kontribuon në një shpërndarje më të ekuilibruar të kalorive të marra gjatë ditës.

    Është një vakt, përbërësit kryesorë të të cilit ndryshojnë në varësi të zakoneve, kulturës dhe traditës gastronomike të çdo vendi. Mjekët dhe specialistët e të ushqyerit zakonisht rekomandojnë produkte të ndryshme si frutat, perimet, arrat dhe drithërat, si dhe shmangien e produkteve industriale dhe shmangien e ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura.

    Mëngjesi më i shëndetshëm është ai që përbëhet nga ushqime me cilësi të lartë ushqyese, të cilat janë burime të proteinave, acideve yndyrore, fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Përveç kësaj, duhet të merret në porcione të drejta, pasi nuk duhet të kalojë 25% të nevojave ditore për kalori.

    Nga Harvardi këshillojnë konsumimin e arrave sepse ato përfaqësojnë “një burim të mirë të ushqyesve, yndyrave të shëndetshme dhe proteinave”, përveç një kontributi themelor në “fibra, kalium dhe kalcium” në dietë. Ekspertët e Harvardit thonë se arrat janë një element për të kompletuar vaktin dhe jo një ushqim që duhet ngrënë veç. Raporti i fundit nga universiteti i lartpërmendur theksoi se arrat “kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq”.

    Sipas një studimi nga Penn State (SHBA), i kryer në vitin 2020, konsumi i përditshëm dhe i moderuar i arrave (50 gramë) si pjesë e një diete të shëndetshme “mund të jetë një mënyrë e mirë për të përmirësuar shëndetin e zorrëve dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës”. Për studimin, studiuesit rekrutuan 42 pjesëmarrës mbipeshë ose obezë, të cilët ishin midis moshës 30 dhe 65 vjeç.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/rekoma...n-e-mengjesit/

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Ngrenia e mëngjesit është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi ndihmon në ngritjen e niveleve të energjisë dhe në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe të ushqyer. Disa nga rregullat më të mira për ngrenien e një mëngjesi të shëndetshëm janë:

    Mos e injoro mëngjesin. Nuk është mirë të injoroni këtë vakt të rëndësishëm, pasi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të sjellë efekte negative në metabolizmin tuaj.

    Konsumoni ushqime të pasura me proteina dhe fibra. Si p.sh., vezët, farat, qumështi, kos, djathë, drithërat e integruara, etj.

    Shmangni ushqimet e rafinuara dhe të pasura me sheqer. Ushqimet e rafinuara dhe të pasura me sheqer janë të pashëndetshme dhe mund të sjellin efekte negative në trupin tuaj. Përpiquni të shmangni ushqimet e tilla dhe të zgjidhni alternativa të shëndetshme.

    Mos injoro frutat dhe perimet. Frutat dhe perimet janë një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve, dhe mund të jenë një zgjedhje të shëndetshme për një mëngjes të shëndetshëm.

    Hidratohuni. Konsumimi i ujit është një element i rëndësishëm për një mëngjes të shëndetshëm. Përpiquni të konsumoni sasi të mjaftueshme uji për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar.

    Mbajini mend se këto janë vetëm disa nga rregullat më të mira për një mëngjes të shëndetshëm dhe i përshtaten një personi të shëndetshëm dhe aktiv. Ju mund të konsultoheni gjithashtu me mjekun tuaj ose me një dietolog nëse keni pyetje në lidhje me dietën tuaj dhe mënyrat për të ngrënë më të shëndetshëm.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Si mund të ndikojë mëngjesi në ditën tuaj të punës

    Të gjithë i dimë rreziqet e mungesës së ngrënies së mëngjesit, luhatjet e humorit, dhimbjet e stomaku, rëniet në peshë, ata që nuk hanë mëngjes për të rënë në peshë nuk bëjnë asgjë tjetër, përveçse i bëjnë keq vetes.

    Dhimbjet e stomakut shkaktojnë tërheqjen e vëmendjes nga puna, më shumë se sa ju e mendoni.

    Ushqimi është fuqia e trurit

    Ashtu si çdo organ tjetër, truri juaj ka nevojë për ushqim në mënyrë që të funksionojë në rregull.

    Nëse ju hani rregullisht ushqime të kripura dhe të ëmbla, ju jeni duke ndikuar keq te truri juaj, ku për fat të keq menuja juaj ndikon negativisht te humori, përqëndrimi dhe energjia.

    Kjo do të thotë se çokollatat dhe fast food-et gjatë pjesës më të madhe të javës, nuk dëmtojnë vetëm shëndetin tuaj por ndikojnë dhe te puna juaj.

    Kur hani mëngjes duhet të siguroheni se dieta juaj është e balancuar dhe e shëndetshme.

    Pse mungesa e mëngjesit ndikon në punën tuaj

    Fillimi i ditës me stomakun bosh, do të ndikojë në nivelin e përqëndrimit, energjinë dhe produktivitetin, ky është një fakt shkencor.

    Ushqimet me kalori rrisin produktivitetin dhe duke e ditur këtë nuk është mirë ta filloni ditën me stomakun tuaj bosh, një çokollatë padyshim do ta rrisë energjinë tuaj por kjo nuk do të jetë për më shumë se 30 minuta.

    Ju duhet të hani ushqime të shëndetshme, si drithrat që e bëjnë lëshimin e gulkozës në mënyrë të ngadaltë.

    Nëse ju vazhdimisht e filloni ditën tuaj në një humor të keq, me një mungesë të përqendrimit në punën tuaj, ju së shpejti do të jeni nën stres.

    Gjëja e parë e mëngjesit, është se shumica e njerëzve janë plot energji dhe produktivë, nëse ju shkoni në punë të lodhur dhe të shpërqëndruar, kjo do të vihet re qartë për të gjithë rreth jush.


    Lajme.al

    https://www.lajme.al/si-mund-te-ndik...tuaj-te-punes/

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Rekomandimi i Harvardit për vaktin e mëngjesit përfshin një ushqim të pasur me proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme. Disa nga vaktet e rekomanduara nga Harvardi për mëngjes janë:

    1. Omeletë me perime - Omeleta e bërë me vezë të bardha dhe të verdha, me sallatë të freskët perimesh dhe mish të pjekur ose djathë të pjekur.

    2. Kripëra me fruta dhe arra - Kripërat e integruara me fruta të freskëta dhe arra të pjekura mund të jenë një zgjedhje e shëndetshme dhe të shijshme për vaktin e mëngjesit.

    3. Jogurti grek me fruta dhe fara - Jogurti grek i paketizuar me fruta të freskëta, si boronica, qershia ose mjedra, dhe fara të shëndetshme, si luledielli ose fara liri, mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme dhe të mbushur me proteina për vaktin e mëngjesit.

    4. Farat e integruara me fruta - Farat e integruara me fruta, si boronica dhe mjedra, mund të jenë një zgjedhje e shëndetshme dhe të shijshme për vaktin e mëngjesit.

    5. Paninat me avokado dhe vezë - Paninat me avokado të pjekur dhe vezë të pjekur mund të jenë një zgjedhje e shëndetshme dhe të shijshme për vaktin e mëngjesit.

    Është e rëndësishme të theksohet se çdo person ka nevoja të ndryshme ushqimore dhe duhet të konsultohet me mjekun ose dietologun për të zgjedhur një regjim ushqimor të përshtatshëm dhe të shëndetshëm për ta. Rekomandimet e Harvardit janë një udhërrëfyes i përgjithshëm dhe nuk duhet të zëvendësojnë këshillën e një profesionisti të shëndetit.

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Ka disa ushqime që duhet të shmangni nëse dëshironi të mbani një dietë të shëndetshme dhe të ushqyerit e ndjeshëm ndaj nevojave të trupit tuaj. Këtu janë disa prej tyre:

    1. Ushqimet e rafinuara - Ushqimet e rafinuara, si buka e bardhë, makarona dhe tërshëra e bardhë, kanë humbur shumë nga vlerat ushqyese dhe mund të shkaktojnë një shtim të shpejtë të sheqerit në gjak. Për këtë arsye, është e rekomanduar të zëvendësoni këto ushqime me alternativa të integruara, si bukë e integruar dhe makarona të integruara.

    2. Ushqimet e ndryshme të konservuara - Ushqimet e ndryshme të konservuara, si thëngjillat, frutat e konservuara dhe fasulet e konservuara, përmbajnë shumë sheqer dhe natrium dhe kanë humbur shumë nga vlerat ushqyese. Për këtë arsye, është më mirë të konsumoni ushqime të freskëta dhe të papërpunuara.

    3. Ushqimet e yndyrshme - Ushqimet e yndyrshme, si mishrat e prirë dhe produktet e yndyrshme të konservuara, kanë shumë yndyrë dhe mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës dhe nivelet e kolesterolit. Për këtë arsye, ju mund të zëvendësoni këto ushqime me alternativa të shëndetshme, si peshk, fara, dhe yndyrë të shëndetshme si vaj ulliri, vaj kokosi dhe vaj avokado.

    4. Pije të gazuara dhe alkool - Pije të gazuara dhe alkooli përmbajnë shumë sheqer dhe kalori dhe mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe probleme shëndetësore të tjera. Për këtë arsye, ju mund të zëvendësoni këto pije me ujë ose pije të pa ngopura të tjera, si çaj i zi ose çaj i gjelbër.

    5. Ushqimet me gazra të larta - Ushqimet me gazra të larta, si brokoli, lakra dhe fasulet, mund të shkaktojnë gazrat dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme stomaku. Për këtë arsye, është e rekomanduar të kufizoni konsumin e tyre dhe të kërkojësh alternativa të tjera të perimeve.

    Këto janë disa prej ushqimeve që duhet të shmangni nëse dëshironi të mbani një dietë të shëndetshme. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se secili ka nevoja ushqimore të ndryshme dhe duhet të konsultohet me mjekun ose dietologun për të zgjedhur një regjim ushqimor të përshtatshëm dhe të shëndetshëm për ta.

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Këto fruta mund t’i hani në mëngjes, me barkun bosh

    Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën.

    Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

    Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin.

    Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre.


    Kivi

    Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër. Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.

    Molla

    Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.

    Luleshtrydhet

    Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin. Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.

    Portokalli

    Portokalli njihet si ilaçi më i ëmbël. Sipas të dhënave, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.

    Fiqtë

    Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

    Shalqini

    Fruti që shuan etjen më shumë se cdo frut tjetër. Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar. Ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium. Shumë persona e preferojnë shalqinin të shoqëruar me djathë për më shumë shije.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/keto-f...e-barkun-bosh/

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Në mëngjes, është e rëndësishme të konsumojmë fruta me barkun bosh për të siguruar një burim të mirë të vitaminave, mineraleve dhe fibra të nevojshme për trupin tonë. Këtu janë disa fruta që mund të hani në mëngjes me barkun bosh:

    1. Molla (e kuqe, e gjelbër, e verdhë): Mollat janë një burim i mirë i fibra, vitaminës C dhe antioksidantëve. Mund t'i hani të plota, të prerura në feta ose në formë të përpunuar si pije frutash.

    2. Portokalli: Portokalli janë një burim i mirë i vitaminës C dhe fibra. Mund t'i hani me barkun bosh ose të bëni një lëng portokalli të freskët për të konsumuar në mëngjes.

    3. Bananët: Bananët janë një burim i mirë i karbohidrateve dhe kaliumit. Mund t'i hani të plota, shtypur në një lëng banane ose të shtuar në një copë druri të tërshërës me një shtysë gjalpi.

    4. Kumbulla: Kumbulla janë një burim i mirë i fibra, vitaminave dhe antioksidantëve. Mund t'i hani të plota, shtypur në një lëng kumbulle ose të shtuar në një copë druri të tërshërës me një shtysë mjalti.

    5. Qershi: Qershi janë një burim i mirë i vitaminës C dhe antioksidantëve. Mund t'i hani të plota, shtypur në një lëng qershi ose të shtuar në një copë druri të tërshërës me një shtysë limoni.

    Në përgjithësi, është e rëndësishme të përfshijmë fruta në mëngjes për të ndihmuar në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak të qëndrueshme dhe për të siguruar një burim të mirë të vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për trupin tonë.

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Mëngjesi – Tri Rregullat e Arta për Rënien në Peshë

    Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

    Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

    Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

    Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

    Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni

    Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

    Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

    Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.

    Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

    Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

    Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

    Ushqimet Më Të Rekomanduara Për Mëngjes
    Proteinat

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

    Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

    Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

    Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.

    Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

    Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

    Drithëra

    Ushqime si tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

    Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/dieta-k...gullat-renien/

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    1. Hani menjëherë pasi të zgjoheni: Është e rëndësishme të ushqeheni brenda 30-60 minutave pasi të zgjoheni. Kjo aktivizon metabolizmin tuaj dhe ndihmon trupin tuaj të djegë yndyrnat më efikashtë. Duke ngrënë në mëngjes, gjithashtu do të shmangni urinë e mëvonshme gjatë paradites dhe do të jeni më të gatshëm për të bërë zgjedhje të shëndetshme ushqimore në vaktet e tjera të ditës.

    2. Përzieni proteina, karbohidratet komplekse dhe frutat: Në mëngjes, përpjekuni të përfshini një kombinim të shëndetshëm të proteina, karbohidrateve komplekse dhe frutave në ushqimin tuaj. Proteina (si vezët, qumështi ose produkte të qumështit të paketuar, si gjizë ose jogurt) do t'ju japë energji të qëndrueshme gjatë mëngjesit. Karbohidratet komplekse (si gruri i tërë, farat e ëmbla, ose drithërat e integruara) do t'ju japë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë. Frutat janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe vitaminave.

    3. Kufizojeni konsumin e sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara: Kur jeni në kërkim të humbjes së peshës, është e rëndësishme të kufizoni konsumin e sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara në mëngjes. Ushqimet e përpunuara zakonisht përmbajnë nivele të larta të sheqerit, yndyrnave shtesë dhe ingredientëve të pandëshirueshëm. Përzgjidhni alternativa të shëndetshme, si fruta, perime të freskëta, drithëra të integruara dhe produkte të paketuara të natyrshme.

    Kujdesuni për vaktin e mëngjesit dhe përzgjidhni ushqime të shëndetshme dhe të pasura në nutrientë që ju ndihmojnë të rënien në peshë dhe të përmirësojnë shëndetin tuaj. Shtimi i një rutine të shëndetshme të ngrënies në mëngjes do të ketë një ndikim pozitiv në energjinë tuaj, performancën dhe mirëqenien tuaj gjithëditore.

    Në vijim, më shumë rregulla të arta për të rënë në peshë duke pasur parasysh mëngjesin:

    4. Përfshini fibra në mëngjes: Fibra është e rëndësishme për tretjen e mirë, kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe për të dhënë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë. Zgjidhni ushqime me fibra të lartë si drithërat e integruara, farat e ëmbla, perimet e freskëta dhe frutat. Mund të përdorni gjithashtu barëra me fibra të pasura si lëngu i arrës së kokosit ose pemët e thata.

    5. Kujdesuni për madhësinë e porcionit: Edhe në mëngjes, madhësia e porcionit është e rëndësishme. Kini kujdes të mos teproni me sasinë e ushqimit. Përdorni mjetet e përshtatshme për të matur sasinë, si tasi matëse ose lugëska. Kjo do t'ju ndihmojë të kontrolloni kaloritë dhe të mbani konsumin nën kontroll.

    6. Përdorni alternativa të shëndetshme: Nëse doni të humbni peshë, përdorni alternativa të shëndetshme për ushqimet tradicionale të mëngjesit. Për shembull, zgjidhni vezë të pjekura në vend të vezëve të skuqura në vaj, ose zgjidhni drithëra të integruara në vend të bukës së bardhë të përpunuar. Gjeni alternativa të shëndetshme dhe të shijshme që të përmbushin nevojat tuaja ushqimore.

    Kujdesi ndaj mëngjesit është një hap i rëndësishëm për të rënë në peshë dhe për të zhvilluar një stil jetese më të shëndetshme. Duke përcjellë rregullat e arta të mëngjesit, do të siguroheni që të fillojmë ditën me energji, të përmbushim nevojat e trupit dhe të përparojmë drejt objektivave tona të humbjes së peshës.

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Duke i ngrënë këto ushqime për mëngjes, do të ndiheni të ngopur më gjatë

    Shumë njerëz nuk kanë kohë për rostiçeri, ndaj është e rëndësishme që mëngjesi i tyre të jetë i bollshëm dhe i plotë. Prandaj nuk është keq të dini se cilat janë ushqimet më të mira për vaktin e parë të ditës.

    Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, sepse në atë kohë trupi ynë i shpërndan proteinat më së miri dhe duke qenë se trupi kalon një agjërim natyral gjatë natës derisa flemë, është thelbësore që organizmi nga një gjendje urie të jetë i ngopur brenda një ore pas zgjimit.

    Vezët

    Një studim nga Internal Journal of Obesity zbuloi se njerëzit që hanin vezë për mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe më të kënaqur, dhe kështu hanin më pak për drekë. Kjo për shkak se vezët janë të pasura me proteina.

    Tërshëra

    Hulumtimet nga International Journal of Food Science and Nutrition thonë se një mëngjes me karbohidrate komplekse mund të ndihmojë me ndjenjën e ngopjes. Tërshëra njihet për faktin se ka fibra të tretshme dhe të patretshme dhe një sasi të madhe proteinash.

    Puding me fara Chia

    Një vakt shumë i njohur është i ashtuquajturi puding i farave chia. Para konsumimit, farat duhet t’i njomni në kos ose qumësht gjatë gjithë natës. Në mëngjes, do të merrni një përzierje më të trashë, në të cilën mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara. Kur farat chia fryhen, formojnë një masë të ngjashme me xhel dhe ofrojnë një ndjenjë të madhe ngopjeje.

    Gjalpë arrash

    Gjalpi i arrave është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrave që do t’ju japin shumë energji. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është ta kombinoni me fruta ose ta shtoni në një ‘smoothie’.

    Bananet

    Bananet janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve të shëndetshme që shpejt do t’i japin trurit tuaj energjinë që i nevojitet për të filluar të mendojë dhe të marrë vendime për ditën. Ky frut kombinohet më së miri me disa burime proteinash.

    Bukë e thekur me drithëra të mbirë

    Buka me kokrra të mbira në kombinim me vezët japin një ndjenjë të mirë ngopjeje. Drithërat e mbirë kanë një indeks glikemik më të ulët, që do të thotë se kthehen në sheqer në gjak më shpejt se llojet e tjera të bukës, gjë që siguron një furnizim më të qëndrueshëm të energjisë dhe ngopjes.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/duke-i...opur-me-gjate/

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Rregullat për mëngjesin e duhur...

    Ushqimet më të Mira për të Nisur Ditën me Energji

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

    Pavarësisht orës kur e konsumoni, përfitimet e tij janë të panumërta për shëndetin dhe organizmin.

    Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse.

    Ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme për mirëmbajtjen e sheqerit në gjak dhe jo vetëm.


    Në Fillim Një Frut

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njerëzit duhet ta nisin ditën me një frut, me përmbajtje të lartë uji dhe sheqeri natyral. Frutit i duhet lënë pak kohë për tu tretur.

    Më Pas Perimet

    Perimet janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh, vitaminash, mineralesh dhe fibre.

    Omleta me perime është një mënyrë shumë e mirë për të përfshirë këto thesare të tokës në mëngjes.

    Proteina

    Proteina është e rëndësishme për mëngjes.

    Ajo çlirohet më ngadalë në organizëm, ndryshe nga karbohidratet.

    Megjithatë, proteina e marrë në mëngjes zgjat gjatë gjithë ditën.

    Tërshëra dhe veza e zier janë burime të mira proteinash.

    Yndyrnat e Shëndetshme

    Për të plotësuar nevojat e organizmit, njeriu nuk ka nevojë të konsumojë shumë yndyrë në mëngjes.

    Mjafton një sasi e vogël, për shembull e vajit të ullirit, për të ushqyer trurin, për të dhënë energji dhe për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

    Avokado është një burim i mirë i yndyrnave të shëndetshme dhe kombinohet shkëlqyeshëm me vezën.

    Kur Duhet Ngrënë Mëngjesi?

    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.

    Ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi.

    Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.

    Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.


    Roli I Mëngjesit Tek Rënia Në Peshë

    Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

    Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës.

    Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt./AgroWeb.org


    AgroWeb

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...diten-energji/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •