Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Gjermës mund t’i përsëritet Brodeci....!!!!

    Gjermës mund t’i përsëritet Brodeci


    Një skenar tjetër i ngjashëm me atë të Brodecit përgatitet të ndodhë në malësinë e Tetovës, ndërsa përmendet se në shënjestër të policisë maqedonase është fshati Gjermë. Paralajmërimet fillimisht në mënyrë publike erdhën nga ish-deputeti Xhezair Shaqiri – Hoxha gjatë një interviste për "Lajm", ndërsa më vonë i ka zbardhur këto pohime edhe Gafur Adili, ish-zëdhënësi i AKSH-së. Në një intervistë për "Lajm", Xhezair Shaqiri tha: "Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase".

    Përveç tij, Gafurr Adili, aktualisht kryetar i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtarë, ish-zëdhënës i AKSH-së, kohë më parë paralajmëroi një aksion policorë në malësinë e Tetovës, duke precizuar se kjo pritet të ndodh në fshatin Gjermë. Ai këtë e përsëriti edhe një herë në një deklaratë për "Lajm" dhe sipas tij aksioni në fjalë pritet të ndodh nga dita në ditë. "Kam pasur dhe kam informacione të mjaftueshme se prej shumë kohësh në Gjermë të Malësisë së Tetovës është duke u përgatitur skenari i llojit të Kondovës dhe të Brodecit", tha Gafurr Adili. Ai për këto skenarë akuzon kryeministrin Gruevski dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë. "Kryeorganizatori i të gjitha këtyre skenarëve ka qenë dhe mbetet Nikolla Gruevski dhe satelitët e tij, prapa të cilit ka qëndruar dhe qëndron e ashtuquajtura ASHAM, që nuk është asgjë tjetër përveç se një filiale e ASHA të Serbisë", tha Adili.

    Nga Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë, as nuk pohojnë por edhe nuk mohojnë informacionet e këtilla, por thonë se kjo ministri do ta vazhdojë luftën kundër kriminalitetit. "MPB as nuk ka lajmëruar e as që do të paralajmërojë aksione dhe punë të këtilla në kompetencë të saj deri sa ata nuk realizohen. MPB ka vepruar dhe vepron kryesisht në përputhje me përgjegjësitë ligjore për luftë kundër kriminalitetit", tha për "Lajm" Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

    Sipas burimeve të "Lajm-it" arsyetimet për një intervenim të tillë policor në fshatin Gjermë janë që të tërhiqet vëmendja nga gjendja aktuale me enciklopedinë, me pretekstin e ngjashëm sikur në Brodec se sillen grupe të armatosura kriminele shqiptare. Gruevski me politikën e tij po kërkon edhe një "fije kashte" që të dëshmojë se shqiptarët janë destabilizues të rajonit.

    Më 7 nëntor të vitit 2007, policia maqedonase pas një aksioni të quajtur "stuhia malore" vrau 6 persona dhe u arrestuan 13 të tjerë.




    Pollozhani: Gruevski me Brodecin e varrosi PDSH-në


    "Rastin e Brodecit, Gruevski e realizoi për ta varrosur PDSH-ne. Aksioni u krye derisa funksionarët e PDSH-së flinin, mirëpo të nesërmen u kish dal gjumi që ta lexojnë komunikatën e shkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme se atje u vranë terroristë nga policia mutietnike. Të gjitha janë çorba të gatuara nga BIA dhe mbeturinat e UDB-së të servuara me garnin të partive shqiptare në pushtet", ka thënë Shpëtim Pollozhani gjatë një komenti në gazetën "Lajm".


    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1484.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    eh nese ndodh nje gje e till athere shqiptaret esht momenti i fundit qe te tregohen te bashkuar dhe ne mbrojtje te fshatrave te tyre me arm

  3. #3
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193
    Ne gazeten lajm nje komentues tregon per kete:

    nga komenuesi nga gazeta lajm ne int.

    arti në 01/10/2009 11:42:31

    Ju uroj LAJM per guximin,deshiroj qe kte qe keni shkruar eshte shum e sakt nga se kam disa shoke qe punojn ne UDBA te maqedonis dhe ato cdo dite po bisedonin per kte dhe disa prej tyre do te ishin edhe ne Akcion Pra Urgjentisht Ky sherbim Te reformohet Nga se do te na ndodhin edhe 100 brodeca edhe ate me e keqja me ndihmen e Shqiptareve qe jane ne Ket sherbim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Nese Ka Diqka Te Vertet Nga Kto Qe Po Flitet At.her Fshataret E Ati Lokacioni Duhet Te Jen Te Kujdesshem Dhe Te Vetorganizohen Nga Donje Sulm I Sllavomaqedonasve
    Ju Lutem Me Tregoni Se Nga Cila Pjes Gjendet Fshati Gjerme Ju Lutem Se Nuk Kam Dieni Per Ket Fshat Sa Banor Mund Ti Ket

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    ne 2011 i vdiq nana kesaj pune , veq rrini te gateshem e mos dilni prej skenarit .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Dy skenarë për Gjermën


    01/10/2009

    Banorët dhe bashkësia lokale e fshatit Gjermë kanë ndërmarrë aktivitete për parandalimin e një aksioni të ngjashëm si ai i Brodecit të vitit 2007, pas publikimit në "Lajm" të deklaratave të Gafurr Adilit dhe Xhezair Shaqirit. Askush nga banorët e fshatit Gjermë dhe as nga krerët e bashkësisë lokale nuk duan të prononcohen zyrtarisht, por ata thonë se presin një takim me këshilltarin e tyre dhe krerët e BDI-së për t’u informuar më saktësisht me skenarin në fjalë dhe për të ndërmarrë aktivitete të përbashkëta në këtë drejtim. "Sot nuk mund të themi asgjë, do të kemi një takim me këshilltarin tonë në Komunën e Tetovës dhe me BDI-në.

    Duam njëherë të informohemi mirë se çfarë dinë ata dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim", tha një banorë i fshatit Gjermë. Siç merr vesh "Lajm" dhe nga banorët e tjerë, takimi pritet të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje, ndërsa për të enjten premtuan një deklaratë zyrtare dhe hollësi nga takimi. Nga ana tjetër, nga burime konfidenciale "Lajm" kupton se për aksionin në fjalë paraprakisht kanë qenë të njoftuar edhe disa banorë të tjerë të fshatit Gjermë të cilët lajmin e kanë mbajtur të fshehtë edhe pse ata kanë marrë dhe një arsyetim tjetër për aksionin e paralajmëruar. Sipas këtyre burimeve, policia planifikon që të bëj bastisje në këtë fshat me pretekst kërkim armësh në shtëpitë e tre të rinjve të arrestuar për vrasjen e një qytetari t Tetovës dhe bastisjen e shtëpive të tjera të dyshuara për armëmbajtje pa leje.

    As për takimin në fjalë e as për këto informacione, askush nuk dëshiron të flet publikisht, të paktën deri në mbajtjen e takimit, ngase siç thonë ata, kanë frikë nga situate e cila është tensionuar kohëve të fundit. Por, banorët e këtij fshati thanë për "Lajm", se policia nuk ka asnjë pretekst për të ndërhyrë në këtë fshat ashtu siç veproi në Brodec. "Nëse kërkojnë terrorist ne ju themi se nuk ka. Gjendja është e mirë dhe nuk ka as armë e as njerëz të armatosur", tha një banorë tjetër, i cili kërkoi të mbetet anonim.

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1497.html

    ************************************************** *

    Gjerma e qetë, s’ka nevojë për policinë



    Banorët dhe bashkësia lokale e fshatit Gjermë të Tetovës kanë mbajtur të mërkurën një mbledhje me këshilltarin nga ky fshat dhe përfaqësues të BDI-së, ku është diskutuar për paralajmërimet e publikuara në "Lajm" për një skenar të mundshëm në këtë fshat si ai i Brodecit. "Duke e pasur parasysh atë që dje shkruante në gazetën ditore ‘Lajm’ dhe paralajmërimet se gjoja në shënjestër të policisë mund të jetë një sulm në fshatin Gjermë të Tetovës, bashkësia lokale dhe banorët e fshatit në mbledhjen që mbajti mbrëmë 30.09.2008 reagojnë ashpër dhe janë të shqetësuar për skenarët qëllimkëqija që duan të njollosin fshatin Gjermë me paramendime të këtilla", thuhet në reagimin e lëshuar nga kryetari i bashkësisë lokale, Zilba Hasani. Bashkësia lokale e fshatit Gjermë konstaton se jeta në fshat është më se normale ku banorët kryejnë punët e përditshme, ndërsa gjendja e sigurisë është në nivel dhe vlerësojmë se nuk ka as një arsye për ndërhyrje apo aksion policor.

    "Nuk ka asnjë arsye për një gjë të tillë meqë në fshatin tonë nuk ka as grupe të armatosura dhe as individë që mund të rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. Jeta zhvillohet normalisht në Gjermë dhe situate është e qetë", thuhet në fund të reagimit të bashkësisë lokale. Siç kupton "Lajm", fshatin Gjermë e ka vizituar edhe OSBE-ja për tu njoftuar më afër mbi situatën në këtë fshat. Ndryshe, ditë më parë Gafurr Adili në deklaratë e tij për "Lajm" paralajmëroi se kanë informacione të sigurta se policia përgatit sulm në fshatin Gjermë, të ngjashëm me atë të Brodecit në vitin 2007.

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1517.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •