Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vezir dhe konsull ose Orienti dhe Revolucioni Frėng

    Vezir dhe konsull ose Orienti dhe Revolucioni Frėng

    Ardian Klosi | 28/09/2009 | Kulture |

    Del sė shpejti nė qarkullim: "Ali Tepelena: Historia e vezirit tė tmerrshėm", nga Fransua Pukėvil (Franēois Pouqueville) nėn shqipėrimin e Ardian Klosit, pajisur me njė pasthėnie tė gjatė prej tij.


    Ėshtė biografia kyēe e historianit frėng pėr vezirin e Janinės, botuar pėr herė tė parė mė 1825, si gjysma e parė e veprės sė tij nė tri vėllime "Historia e ringjalljes sė Greqisė".


    Prej saj u nisėn gjithė shkrimtarėt, historianėt, artistėt e mėpasėm qė vunė nė qendėr figurėn e Aliut ose episodet e ndryshme rreth karrierės sė tij.


    Mjerisht nė Shqipėrinė komuniste dhe paskomuniste kjo vepėr e Pukėvilit u quajt si "jo dashamire ndaj shqiptarėve", "me mllefe kundėr Ali Pashės" etj. dhe nuk arriti deri mė sot tė shohė dritėn e botimit.


    Nė disa numra do tė botojmė nga Pukėvili portrete tė Ali Tepelenės nė periudha tė ndryshme tė jetės sė tij, shoqėruar me fragmente nga pasthėnia.


    Jetuan gati 9 vjet pranė e pranė, tė vėmendshėm, dyshues, pa ia hequr sytė njėri-tjetrii Veziri u trembej letrave tė konsullit dhe zotėrisė sė tij, perandorit, konsulli u trembej kurtheve dhe vrasėsve tė vezirit.


    Veziri admironte fuqinė qė fshihej prapa konsullit, Bonapartin e madh, pushtuesin e Europės, konsulli magjepsej nga errėsirat qė fshihte shpirti i tiranit.


    Veziri shpresoi ta pėrdorte nė makinacionet dhe kombinimet e tij, pa sukses, konsulli u betua se do t'ia tregonte gjithė botės karrierėn e tij gjakatare, me sukses, vetėm se mė pas, atėherė kur koka e tij qe porositur pėr nė Stamboll.


    Pa Fransua Pukėvilin Ali Tepelena do tė kishte mbetur njė nga ata sundimtarėt e Orientit qė bėjnė emėr sa janė gjallė, shkaktojnė edhe tėrmete, pastaj i pėrpin historia. Do kishte mbetur diku nė njė varg tė Bajronit ose nė shėnime ekzotike udhėtarėsh europianė.


    Kurse biografia qė Pukėvili nisi ta botonte qysh nė gjallje tė pashait e qė e mbylli tė plotė 3 vjet pasi koka e tij u ekspozua nė Bab Humajum, qė u pėrkthye nė gjuhėt kryesore europiane me njė shpejtėsi prej shekulli 21, i dha njė famė qė mbajti me dhjetėvjeēarė tė tėrė.


    Ajo u ngacmoi fantazinė disa prej penave mė tė mėdha tė kohės, Hygoit, Dymasė, ajo dha lėndė pėr vepra skenike ose pėr tablo madhėshtore tė cilat mund t'i kundrosh edhe sot nė galeritė e Luvrit.


    Krahasimi mund tė bėhet vetėm me njė figurė tjetėr shqiptari, tre shekuj e ca mė parė, atė tė Skėnderbeut, vetėm se nė drejtim tė kundėrt: Barleti, biografi i Gjergj Kastriotit, i dha Europės shembullin frymėzues tė heroit tė krishterė qė ėshtė nė gjendje ta pengojė vėrshimin osman, kurse Pukėvili, biografi i Ali Tepelenės, i tregoi kontinentit shembullin tmerrues tė tiranit oriental qė s'ndalet para asgjėje nė karrierėn e vet, e qė pastaj papritur bėhet pishtari qė i vė flakėn perandorisė sė tij.


    Vepra e Pukėvilit u mirėprit kudo, vetėm nė vendin e lindjes sė protagonistit tė tij jo, sidomos pas Luftės sė dytė botėrore dhe ngritjes nė Shqipėri tė njė historiografie tė vetme, me vendosjen e njė diktature tė vetme.


    Edhe pse qėndrimi ndaj Aliut nuk u shpreh nė mėnyrė krejt eksplicite si nė rastin e Skėnderbeut ose rilindasve e tė tjerėve, u nėnkuptua se ai ishte njė figurė e shquar e kombit.


    U pėrkrah botimi i disa veprave zbukuruese pėr tė, dalėngadalė nė vitet 70 e 80 u poq edhe qėndrimi zyrtar i historiografisė qė thoshte pak a shumė se Ali pashė Tepelena punoi pėr njė pashallėk tė pavarur shqiptar, i nėnkuptuar gati si pararendės i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė frymė as qė mund tė mendohej botimi i biografisė sė parė dhe kryesore pėr tė, asaj tė Pukėvilit.


    Njėkohėsisht u pėrhap opionini, pėrsėri zyrtar, se Pukėvili nuk kishte qenė dashamirės ndaj shqiptarėve dhe se kishte shtrembėruar faktet historike.
    Kjo gjendje vazhdoi edhe pas vitit 1991, megjithė liberalizimin e botimeve.


    Me sa duket biografia e Ali Tepelenės nga Pukėvili ka qenė kafshatė e fortė edhe pėr periudhėn e pluralizmit tė mendimeve.


    Ēka tregon edhe njė herė se e kemi vėshtirė tė merremi haptas me historinė tonė, me ngjarje dhe fakte qė mund tė luhatin skema tė ngulitura nėpėr koka prej kohėsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Portreti 1: Rinia

    Portreti 1: Rinia

    Shekulli Online | 28/09/2009 | Kulture |

    Fransua Pukėvil, nga Libri I, Kapitulli i parė


    "Ai qė nuk mbron dot pronėn e vet, e meriton t'ia rrėmbejnė tė tjerėt. "


    ...Kjo ekspoze mė shtyn tė vendos nė planin e parė tė tablosė sime njė njeri qė sundoi pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi dhe qė e mbushi skenėn deri nė atė shkallė, saqė Greqia u pėrgatit pėr fatin e vet tė lartė nėn hijen e ambicies sė kėtij tirani.


    Do tė hyjė nė tregimin tim gjithė ajo qė arriti tė bėjė gjenija fatale e njė skithi muhamedan, i cili kalkulimet e arsyes i pėrdorte vetėm pėr tė turbulluar rendin publik; kurse talentet e jashtėzakonshme me tė cilat e kishte pajisur njė natyrė e egėr, pėr t'u ngjitur, krim pas krimi, nė rangun e sovranėve, tė cilėt arrinte t'i sfidonte si i barabartė mes tė barabartėve.


    Njė pėrzierje mendjehollėsie dhe injorance, naiviteti dhe pabesie, maturie dhe kuturisjeje, trimėrije dhe vetėruajtjeje, mizorie dhe bestytnije, tolerance dhe fanatizmi; kam pėr tė treguar se si Ali Tepelenė Veli Zadeja, si krijoi njė nga ato famat e pėrbindshme qė kanė pėr tė jehuar gjatė nė tė ardhmen, erdh u rrokullis nga maja e pushtetit teposhtė, duke i lėnė Epirit, atdheut tė tij, trashėgiminė ogurzezė tė anarkisė, dinastisė tartare tė osmanllinjve tė kėqija qė s'llogariten, grekėve shpresat e lirisė dhe Europės tema ndoshta afatgjate grindjesh dhe mosmarrėveshjesh.


    I panjohur ashtu si dhe farėrat e pavarėsisė qė po mugullonin nė Greqi, Ali Tepelena lindi sė bashku me to aty nga viti 1740....


    Ai thosh se rridhte nga njė familje e moēme e Azisė sė Vogėl, i pari i sė cilės i quajtur Isa ose Jezu, pat kaluar nė Epir bashkė me hordhitė e Bajazit Ilderimit; mirėpo nuk pėrmend asnjė titull qė tė pėrligjė origjinėn e vet.


    Gjurmimet qė kam ndėrmarrė pėr tė nxjerrė prejardhjen e tij ma tregojnė mė tepėr vendas sesa aziatik, pasardhės shqiptarėsh tė krishterė qė pėrqafuan muhamedanizmin pas pushtimit tė Shqipėrisė nga turqit.


    Ky fakt duket pozitiv; kurse sa pėr gjenealogjinė e tij, qė zbret deri nė fundin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, ajo do tė kishte mbetur pa ndonjė interes sikur ambicja e tij tė mos e ngjiste pėrpjetė nė shkallėt e famės.


    Myftari, gjyshi i Aliut, thuhet se gjeti vdekjen nė shpeditėn e turqve kundėr Korfuzit, tė cilin e pat shpėtuar nga furia e tė pafeve zotėsia e mareshalit dė Shulemburg. Kur vdiq la tre djem, nga tė cilėt mė i vogli ishte Veliu, babai i satrapit tė Janinės, njėrit nga personazhet kryesorė tė kėsaj historie.


    Veli beu, njė i humbur mes turmės sė mtonjėsve tė kurorės, bashkė me tė vėllezėrit qė kishin lindur nė qytetin e vogėl tė Tepelenės, zotėronin nė periudhėn pėr tė cilėn po flas tė ardhura vjetore prej gjashtė mijė piastrash, ēka ishte atėherė e barabartė me njėzet mijė franga nga monedha jonė.


    Kėto tė ardhura ishin goxha tė mėdha asokohe pėr kokė, pasi ushqimet gjendeshin me ēmime fare tė ulta; por qenė tė pamjaftueshme pėr bejlerėt qė pajtonin luftėtarė me armė, qė duhej tė ushqenin kuaj e shėrbėtorė tė shumtė; ndaj dhe familja shumė shpejt nisi tė pėrēahej pėr punė interesi.


    Dhe meqė grindjet familjare rrallėherė pėrfundojnė pa dhunė nė njė vend qė qeveriset nga mallkimi mė i rėndė, juridiksioni i kordhės private, vėllezėrit rrokėn armėt.


    Dy mė tė mėdhenjtė Saliu dhe Mehmeti u lidhėn sė bashku pėr tė dėbuar Veliun e lindur nga bark skllaveje, qė u detyrua ta lėshonte atdhenė dhe ta kėrkonte fatin gjetiu me zejen e kalorėsit arratiak shqiptar, i quajtur popullorēe edhe hajdut i rrugės sė madhe.


    Si bėri disa vjet punėn e banditit, Veli beu, i pasuruar me kėtė zanat dhe i pėrforcuar me njė bandė tė rreptė kaēakėsh, u shfaq krejt papritmas para Tepelenės. Kapėrcimi i lumit tė Vjosės, pėrshkimi i qytezės nga kreu nė fund dhe shtytja e tė vėllezėrve nėn ēatinė prindėrore ishte ēėshtje minutash.


    Mė kot u munduan kėta, rrasur pas barrikadash, qė tė qėndronin. Veliu shpėrtheu portat dhe i ndoqi tė dy deri nė njė qoshk tė shtėpisė, sė cilės pastaj i vuri zjarrin, duke u marrė shpirtin kėsisoj mes flakėve dy vėllezėrve tė vet, atyre qė pa asnjė dyshim do tė kishin bėrė me tė tė njėjtėn punė sikur ai t'u kishte rėnė nė dorė.


    Pas kėsaj shpedite Veli beu, zot i gjithė kamjes familjare, i pasuruar edhe me plaēkėn e grabitur karvaneve nė gjithė ata vjet, u bė aga i parė i qytetit tė Tepelenės, ku erdh e u vendos duke hequr dorė nga zanati, sidoqoftė i rrezikshėm, i kalorėsit arratiak. E kishte tanimė njė djalė prej njė robine, qė pas pak kohe e bėri rishtas baba me njė mashkull tė dytė dhe me njė vajzė.


    Megjithė kėtė vijė tė siguruar, e aftė pėr trashėgim, mendoi tė lidhej me njė nga familjet e para tė vendit duke bėrė martesė me kurorė. Kėshtu, kėrkoi dhe fitoi dorėn e Hankos, vajzė e njė beu tė Konicės, lidhje qė e vinte nė krushqi me familjet kryesore tė Toskėrisė, mbi tė gjitha me Kurt pashėn, vezirin e Beratit, pėr tė cilin thuhej se zbriste nga raca fisnike e Skėnderbeut.


    Brenda pak vjetėsh nusja e re i dhuroi Veli beut Aliun dhe Hajnicėn, tė cilėt do t'i ndeshim nė ngjarjet tragjike qė pllakosėn Epirin. Pas kėsaj kohe Veli Tepelena, qė tė mos i harronte krejt doket e vjetra, dėfrehej duke grabitur herė pas here deshėr e cjepėr e duke hapur sherre me fqinjėt, punė kėto qė i shkaktuan humbjen e njė pjese tė pasurisė.


    E kapi pastaj njė sėmundje qė thuhej se ia shpifėn teprirat nė orgji, dhe vdiq nė moshėn dyzetepesėvjeēare, duke lėnė pas pesė fėmijė, mes tė cilėve edhe Aliun dhe Hajnicėn qė ishin ende nė moshė tė njomė.


    Kėto hollėsi, tė cilat i kam dėgjuar nga vetė vezir Aliu sė bashku me faktet mė kryesore tė jetės sė tij, i kam tė vėrtetuara edhe nga goja e njė njeriu qė e ka ndjekur qė prej fėminie.


    Ėshtė fjala pėr Jérome de la Lance, njė bujar savojas, tė cilin njė ngatėrresė fatkeqe e pat detyruar tė lėshojė vendin e vet e tė gjejė strehė pranė Veli beut. E kam njohur nė vitin 1806 atė plak thuajse njėqindvjeēar, i cili bėnte punėn e mjekut nė Janinė, ku edhe vdiq.


    "Shpirti i tij i trazuar, mė tregonte ky plak, dukej mė sė miri nė tė dalė tė haremit; sepse i shihej aty njė temperament i rrėmbyer dhe njė gjallėri qė ėshtė e pazakonte ndėr turqit e rinj, natyrisht kryelartė dhe e vetėpėrmbajtur. Sa arrinte tė shkėputej pak nga shtėpia prindėrore, merrte vrapin ndėr male ku endej mes borėrave dhe pyjeve.


    Sa kokėfortė aq dhe i prapė, i shpėtonte nga duart mėsuesit tė vet tė cilin e nėpėrkėmbte edhe kur e kish tė sigurt se do tė hante dėnim. Vetėm nė vitet e adoleshencės, pasi humbi babanė, mėsoi tė lexonte dhe u duk sikur po zbutej.


    Atėherė dashuria iu kthye pėr nga e ėma; iu nėnshtrua kėshtu vullnetit tė saj tė thjeshtė dhe s'njohu mė rregull tjetėr veē kėshillave tė saj. Ajo i mėsoi, mbi tė gjitha, qė t'i urrente vėllezėrit e vet tė njė gjaku, duke nxitur nė kraharorin e tij pasionet idhnake qė do ta gėrryenin mė pas."


    Pėr sa kohė kish qenė gjallė Veli beu, Hankoja linte pėrshtypjen e njė femre tė zakonshme; mirėpo sa pa i mbyllur sytė mirė i shoqi, hoqi dorė aty pėr aty nga zakonet e seksit tė vet, braktisi furkėn, shqeu duvakun dhe, mu si njė amazonė e re, rrėmbeu armėt me pretendimin se duhej tė mbronte tė drejtat e fėmijėve tė saj; mblodhi pėrreth ithtarėt e tė shoqit, qė i joshi me hiret e veta korruptonjėse; ia mbėrriti kėshtu, pak e nga pak, tė afronte gjithė ē'kish Toskėria burra imoralė e tė rrezikshėm.


    Popullatat fqinje tė Hormovės dhe tė Kardhiqit, tė alarmuara nga ky ndikim i jashtėzakonshėm i njė gruaje, tė trembur se mos humbnin pavarėsinė e tyre, nisėn tė gatiten qė ta luftonin hapur zonjėn krenare tė Tepelenės, e cila u doli pėrpara duke e shpallur vetė luftėn.


    Menjėherė pas kėtij vendimi u pa nė krye tė bandave tė saj, ballė pėr ballė rreziqeve, aty-kėtu duke luftuar, por mė shumė duke thurur intriga pa fund, gjersa njė ditė, e lėnė nė baltė nga fati, ra nė njė pusi tė armiqve tė vet, qė e hoqėn zvarrė bashkė me dy fėmijėt, Aliun e Hajnicėn, nė burgjet e Kardhiqit, fitore kjo tepėr fatale pėr ngadhnjyesit, siē do tė dalė mė pas nė kėtė histori.


    ...Si e fitoi pėrsėri lirinė, Hankoja nuk u pėrzie mė nė luftėrat civile tė Epirit. Tanimė e pėrpinte tė gjithėn ēėshtja e ngritjes mė kėmbė tė pasurisė, pa harruar tabiatet e shthurura tė jetės sė vet.


    E rriti Aliun e vogėl me frymėn e shpagimit, e edukoi me ato urtėsi tė frikshme qė do t'i tregonin rrugėt e fatit nė jetė, si p.sh.: biri im, ai qė nuk mbron dot pronėn e vet, e meriton t'ia rrėmbejnė tė tjerėt.


    Mos harro qė malli i botės ėshtė i botės vetėm pse ata qė e kanė janė tė fortė; po arrite t'ua marrėē, ėshtė yti. Me kėshilla tė tilla tė mbrapshta mbruajti cubėrinė nė gji tė tė birit, duke i pėrsėritur orė e ēast se suksesi ligjėron gjithēka.


    Aliu, qė ka qejf tė rrėfejė hollėsira nga jeta e vet, gjallėrohet shumė kur flet pėr kėtė lloj edukimi fillor: "Nėnės sime i detyrohem pėr gjithēka, mė thoshte njė ditė, sepse im atė, kur vdiq, njė vrimė mė la dhe ca pak fusha.


    Fantazia ime e ndezur nga kėshillat e asaj gruaje qė mė fali dy herė jetėn, sepse ajo mė bėri burrė dhe vezir, mė zbuloi tė fshehtėn e fatit tim. Qysh nga ajo kohė Tepelenėn e shihja vetėm si njė vendlindje, prej nga duhej tė lėshohesha pėr t'iu vėrsulur gjahut qė pėrpija nė mendimet e mia.


    Ėndėrroja vetėm pushtet, thesare, pallate, nė fund tė fundit atė qė kohėrat e kanė bėrė jetė dhe mė premtojnė akoma, sepse pika ku ndodhem sot nuk ėshtė ende fundi i shpresave tė mia."


    Me ē'shpresa tė tjera ushqehej vallė Aliu, i ngritur ndėrkohė nė pikėn mė tė lartė tė madhėshtisė ku mund tė ngjitej njė individ? Ky ravgim mė shpie nė gjurmimin e pikėnisjes sė tij, atje ku ai mori ngjitjen lart nėpėr karrierėn e ambicies.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rilindasit dhe Ali pasha

    Rilindasit dhe Ali pasha

    Ardian Klosi | 05/10/2009 | Kulture |

    Nė pėrgjithėsi, rilindasit shqiptarė, qoftė arbėreshė tė Italisė sė jugut, qoftė pėrfaqėsues tė kolonive tė ndryshme tė kryeqyteteve evropiane e ballkanike, qoftė pjesėtarė tė administratės dhe elitės sė Turqisė, ishin iluministė dhe Evropėn e pėrparuar e shihnin si ideal tė vetėm pėr kombin dhe shtetin e ardhshėm shqiptar.


    Kjo vetiu i bėnte tė ishin entuziastė pėr figurat mė tė ndriēuara tė Renesansės e tė Iluminizmit, tė Revolucionit Frėng, filozofėve dhe ideologėve tė Kohės sė re. Sikurse kuptohet lehtė, pėrfytyrimet dhe vlerėsimin pėr Aliun ata i morėn nė radhė tė parė nga vepra e Pukėvilit, ajo e Liikut dhe disa bashkėkohėsve tė tjerė evropianė, qė arritėn ta njohin mirė pashain e Janinės.


    Bie nė sy veēanėrisht, qėndrimi i qartė e i prerė i Sami Frashėrit nė artikullin e tij pėr Aliun te Enciklopedia Turke (Botuar te libri: Sami Frashėri, Personalitete shqiptare nė Kāmūs al-a'ląm, Shkup 2002). Pasi pėrmend faktet kryesore tė jetės sė tij ashtu siē i gjejmė te Pukėvili, kryeideologu i Rilindjes sonė kombėtare vjen nė kėto pėrfundime: "Ali Pasha megjithėse ishte njeri analfabet dhe pa shkollė, ka qenė shumė i zgjuar dhe i zoti.


    Nė vendet qė ka qeverisur, ai ka siguruar qetėsinė, ka pėrmirėsuar rrugėt dhe ka ndėrtuar shumė fortesa, ura dhe godina tė mėdha e tė forta. Por ka qenė deri nė gradėn e fundit keqbėrės, i egėr, gjakpirės dhe intrigant, nė sytė e tij bėheshin tortura tė tmerrshme e tė shumėllojshme, nga tė cilat kėnaqej duke i parė.


    Sa i rritej forca, pushteti dhe pasuria, aq i shtoheshin dredhitė dhe intrigat dhe shumė njerėz i fuste nė dorė me mėnyra djallėzore madje dhe i zhdukte. Shumė herė bėnte qė tė vritej vėllai me vėllanė dhe pastaj atė qė mbetej gjallė e dėnonte me vdekje. E tillė ka qenė ngjarja e kardhiqiotėve.


    Kudo qė gjendej nė Shqipėri njė familje e parė, me influencė dhe e denjė, Ali Pasha nuk mund ta duronte, prandaj niste dhe zhdukte pjesėtarėt e saj, ose e dėbonte familjen haptas, apo me dredhi dhe intriga.


    Ata qė mbeteshin, pėr tė shpėtuar nderin dhe jetėn e tyre, shtrėngoheshin ta linin vendin dhe iknin nė vende tė largėta. Popullsia e vobekėt nga keqbėrjet e ndryshme e sidomos nga punėt angari, nuk mund tė ngrinte kokėn. Vajzat dhe gratė e bukura, duke e quajtur bukurinė e tyre njė faj tė madh dhe shkaktare tė fatkeqėsisė, qenė shtrėnguar tė fshiheshin..."


    Nuk mund tė thuhet se Sami Frashėri i shkroi kėto radhė qė tė konformohej disi me politikėn dhe historinė zyrtare tė Perandorisė osmane. Nga njėra anė, duket qartė nė gjithė artikullin qėndrimi i tij i iluminuar kur gjykon pėr shtetin, pėr burrin e shtetit dhe virtytet qė duhet tė ketė ky ndaj popullit qė udhėheq; tė kundėrtat gjen tek Aliu, ndaj dhe penelatat janė tė forta, pak a shumė siē i ndeshim te Pukėvili.


    Nga ana tjetėr, nuk mund tė mendohet kurrsesi se ka patur droje nė tė shkruar ky frashėrlli qė nė veprėn e tij "Shqipėria ēka qenė ē'ėshtė e ē'do dė bėnetė" e paraqiti Perandorinė osmane si njė karabina tė mbaruar e cila duhet tė shpėrbėhej njė orė e mė parė e shqiptarėt tė pėrfitonin prej kėsaj.


    Aq mė pak, mund tė pritet droje te njė pėrfaqėsues tjetėr i rėndėsishėm i Rilindjes kombėtare, pėr njė kohė edhe guvernator i Libanit nė shėrbim tė Perandorisė, Pashko Vasa.


    Tek flet pėr Kara Mahmutin e Shkodrės dhe Ali pashėn, ai shėnon: "Njėri sundonte mbi Shqipėrinė e Sipėrme dhe tjetri mbi tė Poshtmen, me pak ndryshim si feudalėt e mėdhenj tė mesjetės. Qė tė dy ditėn tė bashkonin elementin mysliman dhe elementin e krishterė nė tė njėjtėn ide patriotike dhe nė tė njėjtin vrull pėr lavdi ushtarake...


    Por rivaliteti qė ishte shfaqur midis tyre ua hėngri kokėn mė nė fund, ata ishin bėrė tiranė, qeverisnin vendin me njė despotizėm tė tepruar dhe populli i braktisi nė dėnimin qė u dha sulltani".


    (Pashko Vasa, Vepra Letrare 1, Tiranė 1987, fq.95-96).
    Njė tjetėr frashėrlli dhe pėrfaqėsues i kombėtarizmės, Mehdi Frashėri vjen nė kėtė pėrfundim te "Njė studim kritik pėr vrasjen e Ali Pashės": "...Njė nga kėto fuqi jashtėqėndrore ishte edhe ajo e Ali Pashės.


    Ky faqeza thoshte se ishte Asllani i Dovletit, por nė realitet mpronte me qėllim qė tė ēdukte fuqitė lokale tė Toskėrisė dhe, si tė mbetej i vetėm, kur t'i vinte rasti, kundrejt Turqisė deklaronte indipendencėn e tij, si njė satrap qė pėrfiton nga rasti dhe jo si njė burrė-shteti qė ka pėr qėllim ringjalljen e Kombit tė tij, nėn kryesinė e tij" (te Walsh, R., Koka e Ali Pashė Tepelenės dhe rrethanat e vrasjes, Tiranė 1934.).


    Pėr njerėz qė e kanė vėnė si qėllim tė jetės sė tyre ngritjen nė kėmbė tė kombit ėshtė e natyrshme qė shembulli i Aliut nuk entuziazmon: satrap qė pėrfiton nga rasti dhe jo njė burrė-shteti qė ka pėr qėllim ringjalljen e Kombit - ja njė pėrkufizim qė ėshtė e vėshtirė ta lėvizėsh.


    Ali pasha nuk pėrfaqėsoi ose nxiti idealin kombėtar - pėrveēse ndoshta nė fund tė jetės, kur e gjeti veten ngushtė dhe Porta kishte kthyer armėt kundėr tij. E pra duke mbajtur parasysh tė gjitha kėto, ai nuk mund tė ishte ideal prapavajtės i rilindasve tanė, njė shembull qė provonte aftėsinė e shqiptarėve pėr t'u vetėqeverisur; ndryshe ndodhi me Skėnderbeun, nė tė vėrtetė e vetmja figurė politike nga e kaluara qė mund t'i shėrbente zgjimit dhe bashkimit tė shqiptarėve.


    Mirėpo nuk ėshtė gjithkund kėshtu. Pėr ēudi ndeshim njė gjykim krejt tė kundėrt te njė tjetėr kampion i kombėtarizmės, Faik Konica, sikurse nė artikullin e tij "Ali Pasha i Tepelenit": "Shqiptarėt u ngjallnė, u bashkuan, u ndjenė njė komb nėn sundim tė tij... Shihet sheshit se mendimi i tij qe ēlirimi i Shqipėrisė... Provat gjenden me qindra nė jetė tė Ali pashės...


    Princi i Meternikut, kancelari i athershėm i Perandorisė austriake shkruan nė kujtimet e tij: ‹Ali pasha mė dėrgoi mė 3 mars 1822 njė njeri tė besės me njė letėr... pėr tė bėrė njė konstitucion pėr Shqipėrinė›..." (Albania 1902, shih Vepra, Tiranė 1993):
    Mė 3 mars Aliu nuk jetonte mė, vetėm koka e tij rrinte e ekspozuar prej 23 shkurtit nė hyrje tė Portės perandorake.


    Letra e Aliut pėr princin e Meternikut dėshmon edhe njė herė qė tė vetmet shprehje tė kombėtarizmės ose pėr njė Shqipėri tė pavarur (mė saktė pėr njė Shqipėri-Greqi tė pavarur) ai i lėshoi kur humbi ēdo pėrkrahje nga Stambolli dhe kishin ardhur t'i merrnin kokėn.


    Kėto fakte prapėseprapė nuk e pengojnė Konicėn tė vijė nė pėrfundimin: "ėshtė turp tė ndodhen njerėz tė lindur shqiptarė qė pėrpiqen tė pakėsojnė fytyrat qė i dhanė shkėlqim Shqipėrisė... Por kur mendohemi se ēfarė shqiptarė janė ata qė duan tė mbulojnė me kėlbaza emrin e luanit qė i vuri sėpatėn Turqisė, shpejt ngushėllohemi".


    Mjetet me tė cilat operon Konica nė kėtė artikull propagandistik janė ato tė propagandės. Thotė p.sh.: "Njerėz si lord Bajroni, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolf i Suedisė e kishin pėr nder tė piqeshin me tė" - mirėpo dihet fare mirė se pėr t'u pjekur vetėm Bajroni u poq me tė, kurse simpatitė qė mund tė kenė shprehur dy tė tjerėt, ndryshojnė nga takime reale qė kurrė nuk ndodhėn.


    Mendoj se ēelėsi qė shpjegon admirimin e Ali pashės nga Konica, ky europian kaq i kultivuar, vetė armik i dhunės e i gjakderdhjeve mes shqiptarėve, gjendet te prejardhja e tij: e ėma e Aliut, Hankoja, ka qenė nga dera e bejlerėve tė Konicės.


    Shkruan ai vetė te "Autobiografi e Faik Konicės" (1922, Vepra, f. 5-7): "Shtėpia nga e cila lindi Faik Konica ėshtė jo vetėm njė nga mė tė vjetrat e Shqipėrisė dhe tė Epirit, po dhe njė nga mė tė nderuarat pėr tė shkuarėn e saj tė pastėr.


    Duke qenė se e ėma e Ali Pashė Tepelenės ishte prej kėsaj familjeje, tė gjithė biografėt inglizė, frėngj dhe grekė patnė rastin tė flasin pėr derėn e Bejlerėve tė vjetėr tė Konicės dhe tė gjithė me njė zė e mburrin." Nė vijim mėsojmė se stėrgjyshi i Faikut, Sulejmani e ka patur hallė Hankon, tė ėmėn e Aliut.


    Nė kėtė pikė mund tė themi se Faik Konica ngjan me jo pak shqiptarė qė mburren pėr tė parėt e tyre fisnikė, pavarėsisht ē'mund tė kenė bėrė kėta tė parė.


    Nuk mund tė thuhet se Faiku ka qenė i vetėm nė admirimin e tij pėr Aliun; vlerėsim pozitiv gjejmė edhe mė parė p.sh. te Dora d`Istria ("Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore", artikull nė Revue des deux mondes, 1866), ku autorja e quan njė burrė shteti tė krahasueshėm me burra tė tjerė shteti europianė.


    Studiuesja Nathalie Clayer nė veprėn e saj "Fillimet e nacionalizmit shqiptar" (aktualisht nė shtyp) vėren: "Fabrikimi i "panteonit kombėtar", filluar shumė mė parė se 1896-a, pėrmblidhte personazhe tė tilla si Aleksandri i Madh, Pirroja, Bushatllinjtė dhe Ali pashė Tepelena..."


    Edhe pse ndėr rilindasit admiruesit e pashait tė Janinės, si njeri me aftėsi tė jashtėzakonshme qė u pėrpoq pėr njė shtet tė mėvetshėm shqiptar, janė njė pakicė, nė tėrėsi mund tė thuhet se deri nė Luftėn e dytė botėrore, pėr kėtė figurė mbijetuan dy lloj vlerėsimesh herė-herė diametralisht tė kundėrta.


    Sido tė ishte, librat e Pukėvilit, biografit kryesor tė tij, asnjėherė nuk u vunė nė diskutim.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kush ishte Fransua Pukėvili? Ardian Klosi | 01/10/2009 | Kulture | komentet 0 KOMENT

    Kush ishte Fransua Pukėvili?

    Ardian Klosi | 01/10/2009 | Kulture |

    Vazhdojmė portretet e Ali pashės nga libri i Pukėvilit „Historia e ringjalljes sė Greqisė" (nė shqip: Historia e vezirit tė tmerrshėm) nė pesė etapa tė karrierės sė tij. Por mė parė pak fjalė pėr autorin, njė bir i Revolucionit Frėng, ende i panjohur madje edhe i anatemuar nga librat e historisė te ne.

    Franēois Pouqueville (Fransua Pukėvil), mjek, diplomat, arkeolog, historian, shkrimtar, u lind nė njė qytet tė vogėl tė Normandisė nė vitin 1770. Mėsoi nė fillim si seminarist, veshi mė pas edhe zhgunin e famullitarit, por me shpėrthimin e Revolucionit mori anėn e republikanėve.


    Fillon dhe e tėrheq mjekėsia; nisi studimet nė qytetin amtar, pėr t'u zhvendosur mė 1797 nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Paris, ku e ndihmoi mjeku A. Dubois, ai qė do tė ishte mė pas gjinekologu personal i perandoreshės Mari Antuanetė, kur kjo lindi trashėgimtarin, Napoleonin II.


    Mė 1798 Pukėvili shoqėron Napoleonin nė flotėn frėnge si mjek kirurg dhe i dėrguar i Komisionit tė Shkencave dhe Arteve nė shpeditėn e Egjiptit. Nė Aleksandri caktohet pėrfaqėsues i Francės nė traktativat me admiralin anglez Nelson. Gjatė kthimit, pranė brigjeve tė Kalabrisė bie rob sė bashku me oficerė tė tjerė francezė dhe dorėzohet si skllav te pashai i Moresė, i cili i mbyll nė njė burg tė Trikallės.


    Sillen diēka mė mirė mė mbas dhe Pukėvili pati mundėsi tė lėvizte dhe tė eksploronte vendet antike tė Peloponezit. Por sulltani kėrkoi qė robėrit francezė tė sillen nė Stamboll, ku i mbyll nė burgun e Shtatė Kullave. Pukėvili kaloi mė shumė se dy vjet si i burgosur.


    Si mjek arrin tė shkojė deri nė sarajet e sulltanit nė Topkapi e nė haremin e tij. Nė ato vende murtaja ende i tmerronte njerėzit. Pukėvili u mor me studimin e kėsaj sėmundjeje, tė cilin mė pas do ta zgjeronte si doktoraturė, njė punim qė u vlerėsua shumė nė kohė tė tij.


    Mė 1801 lirohet dhe kthehet nė atdhe. Mė 1805 boton shėnimet e tij, rreth 600 faqe qė i kishte shkruar nė formė ditari me njė kod sekret, nėn titullin „Udhėtime nė Epir, Konstandinopojė, Shqipėri dhe vise tė tjera", nė tri vėllime.


    Libri pati njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe u pėrkthye nė disa gjuhė; ai i kushtohej Napoleon Bonapartit. Suksesi i pazakontė i tij e shtynė perandorin dhe ministrin e tij tė jashtėm Talleyrand ta caktonin autorin konsull tė pėrgjithshėm tė Francės nė Janinė pranė Ali pashės.


    Mbėrriti nė territoret e Aliut nė fillim tė vitit 1806, ku do tė ishte pėr gati dhjetė vjet pėrfaqėsues i Perandorisė, mė pas i Mbretėrisė sė restauruar frėnge nė Janinė dhe nė Patras (mė 1816), ku ishte emėruar gjithashtu edhe i vėllai nėntė vjet mė i ri Hygė.


    Pėrveē aktivitetit diplomatik e politik gjatė gjithė kėsaj kohe merret me eksplorime tė shumta arkeologjike, etnografike e historike nė trevat e Epirit, Shqipėrisė sė jugut, Thesalisė, Maqedonisė, Moresė.


    Me tė vėllanė Fransua Pukėvili arriti tė zbulonte vetėm nė Epir 65 site tė harruara tė antikitetit. Qindra faqet e ditarėve qė mbush gjatė kėsaj periudhe do t'i shėrbenin mė pas pėr botimet e tij, veēanėrisht pėr "Historinė e ringjalljes sė Greqisė".


    Marrėdhėniet me Ali pashėn patėn oshilacione tė shumta, nė varėsi edhe tė gjendjes politike tė ditės, tė raporteve me perandorinė e Bonapartit dhe tė rivaliteteve mes Anglisė dhe Francės nė ato treva. Nė tėrėsi mund tė thuhet se Pukėvili ruajti ndaj, siē e quan ai, satrapit tė Janinės, distancėn e diplomatit por pa ngurruar tė denoncojė nė Stamboll sjelljet e tij ndaj qytetarėve dhe ushtarakėve francezė, ose tė pėrkrahė hapur qytete a popullsi tė caktuara tė Epirit, sikurse bėri kur urdhėroi trupat frėnge tė mbrojnė Pargėn pėrballė sulmit tė Aliut.


    Shpesh qėndrimi i tij i vendosur e bėn Pukėvilin tė rrezikojė; i duhet edhe tė mbyllet nė banesėn e vet me ditė tė tėra nga frika e vrasėsve tė vezirit. Edhe kur e ftonte ky pėr ndonjė punė, i dėrgonte tė vėllanė, ndonjė pėrfaqėsues ose thjesht shkresat.


    Me rrėzimin e Napoleonit mė 1815 Pukėvili largohet nga Janina. Caktohet nė Patras, ku qėndron njė vit pėr t'u zėvendėsuar si konsull nga i vėllai Hygė. Me shpėrthimin e revolucionit grek mė 1821, pikėrisht nė Peloponez, konsullata frėnge bėhet i vetmi vend i sigurt nė Patras pėr qindra grekė qė arrijnė tė shpėtojnė nga masakrat e forcave turke.


    Sikurse e thotė edhe nė kėtė libėr, bindja e Pukėvilit ishte se mėnyra se si u sollėn sundimtarėt me tė krishterėt e Greqisė, shtypja, krimet dhe mizoritė e tyre mbi ta, ishin shkaku kryesor qė shpėrtheu kryengritjen greke.


    Shtjellimit tė kėsaj historie, nėn shembullin e veēantė tė Ali Tepelenės, pasha e vezir i Janinės, do t'i vihet ai pas kthimit nė Paris. Vepra "Historia e ringjalljes sė Greqisė" u botua nė Gjenevė mė 1825-1826 nė tri vėllime, me njė numėr tė pėrgjithshėm prej rreth 1200 faqesh.


    Prej kėsaj vepre botojmė tė plotė vėllimin e parė e rreth njė tė dytėn e vėllimit tė dytė (gjithsej afėr 560 faqe) plus kapitujt qė pėrshkruajnė fundin e Aliut. Pra mund tė themi se kemi sot nė shqip afėr gjysmėn e kėsaj vepre, nga e cila mbetet jashtė historia e mėpasme e kryengritjes sė Greqisė.


    Kthimi nė Paris i sjell gjithė nderet e merituara. Bėhet anėtar i Akademisė sė Mbishkrimeve dhe Letrave tė Bukura, i Akademisė sė Mjekėsisė dhe i njė numri institucionesh tė tjera. Ishte ndėr personat mė tė njohur nė sallonet kryesore pariziene tė kohės.


    Midis miqve e admiruesve tė tij bėnin pjesė poeti Chateaubriand, i cili pat vizituar Greqinė mė 1805 i frymėzuar nga vepra e Pukėvilit, Aleksandre Dumas, qė e shtoi edhe mė famėn e Aliut nė Europė me romanin "Konti i Montekristos" (vajza e supozuar e pashait, Haideja, martohet nė fund me kontin) dhe portretin e tij qė pėrmbahet te seria "Krime tė famshme" (1839-1841). Ndėr admiruesit e Pukėvilit bėnte pjesė edhe piktori i madh i romantizmit frėng Domenique Ingres qė i bėri atij njė portret mė 1834.


    Pėrshkrimi i karrierės sė Aliut, masakrat e Hormovės, Shėn Vasilit, e sidomos Kardhiqit; qėndresa e Sulit, drama e Pargės, tragjedia e Frosinės, rezistenca e Aliut nė dy vjetėt e fundit - ja disa nga tablotė vigane tė kėtij libri qė lanė pėrshtypje tė thellė, qė u morėn e u rimorėn nga historianė tė tjerė, shkrimtarė, piktorė.


    Kujtojmė ndėr tė tjera dy tablo tė mėdha "Gratė suliote" nga Ary Scheffer (1827) sot nė muzeun e Luvrit dhe "Tradhtia e Pargės" (1831) nga Francesco Hayez (nė Pinakotekėn e Brescias).


    Fransua Pukėvili vdiq mė 1838. Te varri i tij nė Montparnasse ndodhet edhe medalioni i bronztė i punuar nga miku i tij i ngushtė skulptori David d'Angers. Epitafi thekson meritėn qė me sa duket ishte mė e madhja nė jetėn e tij: "Me shkrimet e tij dha njė ndihmesė tė fuqishme nė kthimin e vetėdijes pėr rrėnjėt antike ndėr grekėt e shtypur".
    shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Portreti 3: Qejfet


    Portreti 3: Qejfet


    Fransua Pukėvil | 05/10/2009 | Kulture |


    Historia e vezirit tė tmerrshėm. Nga "Historia e ringjalljes sė Greqisė",

    shqip prej A. Klosit


    Ethet e luanit dhe ėndjet e zotėrisė

    Nga Libri I, kapitulli i tretė

    Si ra Janina nėn thundrėn e Aliut, zakonet e rrepta tė vendit erdhėn e u kėmbyen nga njė shthurje e paparė.


    Satrapi, i braktisur prej Eminesė, tė cilėn e kishte degdisur nė thellėsi tė pallatit (diēka qė ndodh shpesh me gratė e kurorės qė s'kanė mė pjesė nė asgjė pos nė rropatjet shtėpiake), satrapi e mbushi haremin e vet me njė luzmė hanėmesh qė i kishte zgjedhur si ia donte ėnda; dhe pikėrisht ai qė mburrej se s'kish njohur tjatėr femėr pėr njė kohė tė gjatė veē gruas sė vet u lėshua nė vorbullėn e epsheve.


    Nuk kam dashur tjetėr veē Eminesė, e kam dėgjuar tė thotė shumė herė, por Janina mė mori nė qafė, shtonte dhe zgurdullonte sytė e ndezur irnimi. Qejfet e thjeshta i hapnin pėrditė oreksin pėr qejfe edhe mė tė mėdha dhe kėshtu nga ēorodia nė ēorodi dukej sikur po rrokullisej nė njė orgji tė vetme pa fre.


    Dilte natėn nėpėr qytet, tebdil si bakall, dhe binte nė krahėt e atyre krijesave qė kurvėrimi i bėn tė pėshtira, po prapė jo aq tė pėshtira sa ganecėt, qė damkėn e tyre e pėrdorin pėr tė fryrė xhepin, sepse nė Turqi strofulla tė tilla turpi gjenden nėn mbrojtjen e policisė dhe agjentėve tė saj. E diktuan njė ditė nėn vello disa gra greke qė po ndihnin nė shėrbesė fetare, e qysh atė ditė ēdo shtėpi u kthye nė njė burg seksi...


    Bijtė e tiranit hapėn edhe ata vetė, duke shkelur nė gjurmėt e babait, shtėpi shkandullirash; festat qė shtronin aty ishin thjesht ziafete e ruspihane, dhe i gjithė qyteti, i mėsuar nė kohėn kur anarkia mbretėronte brenda mureve tė tij vetėm me trokėllimat e armėve, tani jehonte nga kėngėt e ciganėve dhe nga gėrvėret e qemoneve tė tyre.


    Myftari kishte namin e kryesarhoshit; do ta kishte zbrazur edhe vetė kupėn e Herkulit - sepse e kam dėgjuar me veshėt e mi kur lėvdohej se pat pirė dikur njė kacek tė tėrin me verė, si ishte dėndur njėherė mirė e mirė me tė ngrėna dhe tė pira tė tjera.


    Le qė nuk mbaronte kėtu ngjashmėria me heroin maqedonas, pasi njė herė, nė njė nga orgjitė e tij, kishte vrarė edhe seliktarin e vet, qė e kishte mik vegjėlie dhe shok tė ngushtė.


    Kurse Veliu, tė cilit i kishin pėrkthyer librat mė lapėrdharė tė Europės, udhėhiqej nė jetė vetėm nga kėshillat e njė greku, njėfarė Qirikosi, i cili e kishte pėr mburrje tė tregonte si kishte provuar tė kryente atė incestin qė i pat nxirė derėn Edipit fatkeq, ia kishte arritur bile, pa i rezistuar shumė ajo qė i pat bėrė kokėn.


    Edhe mė mizor se tigri, Veliut i kėndej shumė ta trazonte dhimbjen me epshin, t'i gjakoste me kafshime buzėt e femrės qė pėrdhoste e t'i shqyente me thonj trajtat qė sapo kishte ledhatuar; ende mund tė shikoje nė kohėn time njė nga viktimat e afshit tė tij, sė cilės, pas njė pėrqafimi tė zjarrtė, i kishte kėputur veshėt: Katerinė veshprera, kėtė llagap i kishin vėnė asaj femre.


    Shkanduj si kėta dukej sikur paralajmonin tatėpjetėn e shpejtė tė racės tepelenase; por fundin e tyre, siē do ta shohim mė vonė, e kishte llogaritur mirė Aliu, qė kishte si qėllim kryesor shthurjen e njė popullsie tė tėrė, duke ngjitur pas pjesės tjetėr tė epiriotėve, pasi i ndante nga zakonet e tyre, janiniotėt, ata banorė qė, ē'ėshtė e vėrteta historike, e kanė mbajtur shtratin martesor dhe vatrėn familjare tė dlirė qysh nga koha kur sorkadhet kaoniane preheshin nė krah tė bashkėshortėve tė vrazhdė qė pėr ushqim tė vetėm kishin lendet e lisave nga malet e tyre.

    Nga Libri II, kapitulli IV


    ...Ia kapėrthejnė shpirtin tmerret e ferrit sidomos kur ėshtė i sėmurė; i pėrhihen nė kokė Eumenidet, sheh nė ėndėrr se si ngrihet mbi kryet e tij dora e njė Zoti shpagues. Shan e mallkon veten, nxjerr ca rėnkime tė gjata nga kraharori; thėrret mjekėt qė t'i vijnė pranė, i quan ata vėllezėr, u lutet ta shpėtojnė, u premton se do t'i ngarkojė me tė mira. Liron tė burgosur, kėrkon tė falen pėr tė dervishė, po aq edhe tė priftėrinj. „


    At i shenjtė, i tha njė ditė mes kėtyre krizave Gabrielit, kryepeshkopit tė devotė tė Janinės, at i lartė, kam parė nė ėndėrr virgjėreshėn e Kosovicės, e ajo mė dha urdhėr ta ngrė sėrish kishėn qė tė lanj fyerjen e rėndė qė u kam bėrė kallogjerėve tė saj; jam gati t'ia pėrmbush vollėn, po si ta ēvendos shėmbėlltyrėn e saj?"


    - Kryepeshkopi iu pėrgjigj se do tė shkonte ai vetė nė manastir, do ta merrte qė aty shėmbėlltyrėn ēudibėrėse dhe do ta ēonte nė tempullin e vet, sapo qė tė rindėrtohej. - „O derėziu ti, krimatozmene, bėrtiti, ka pėr tė tė bėrė pluhur e hi, se ishte njė llahtarė e po kanosej si mos o Zot..."


    Urdhėroi qė ta kthejnė menjėherė atė qė u kishin marrė kallogjerėve, iu pėrgjėrua Gabrielit qė tė lutej fshehurazi pėr tė qė t'ia arrinte faljes sė mėkateve. Mirėpo, sapo qė bėhej mė mirė dhe i fashitej lemeria, s'vononte t'i padiste mjekėt pėr paaftėsi, sepse kėshtu kursente shpėrblimin pėr ta.


    Sa i pafe aq dhe mosmirėnjohės, i hidhte pėrsėri nė hekura fatzinjtė qė kishte ēliruar; dhe me ca pak tė holla mendonte se i kishte shpėrblyer lutjet nė tė mirė tė shėndetit tė vet.


    Sėmundjet e satrapit, ashtu si dhe gjumi, megjithė pėrdhosjet qė i shoqėrojnė, kanė tė mirat e tyre, pasi pėr sa kohė zgjasin, populli dhe gjithė tė shtypurit mund tė marrin njėēikė frymė. Por temperamenti i tij pėson, veē kėtyre rasteve, edhe njė krizė qė riprodhohet nė kohė tė caktuara.


    Ashtu sikundėr mund tė kuptohen shkundullimat e nėndheshme nga disa shenja ogurzeza, po ashtu llokoēitja e zemėratės gulēonjėse tė tij mund t'i diktohet nga njė si ngjyrim i errėt i mendimeve.


    Tėrhiqet atėherė brenda kthinave tė veta dhe si mjerė ai qė shkon t'i flasė pėr ēėshtje pune. Kėto ēaste, kur shpėrthejnė ethet e luanit, vijnė zakonisht nė ēerekun e fundit tė hėnėzimeve, kur afrohet stina e shirave ose kur ka fryrė disa ditė me radhė era ligėshtuese e shirokės.


    Mileti hamend qė tani do tė pllakosin tė zeza. Gratė, djemtė, agjentėt i qasen tiranit duke u dridhur kokė e kėmbė; pyesin njėherė nėse ka fjetur, nėse merr frymė mirė; dhe tė gjithė pėrgjojnė ēastin kur mėrzitia i dyfishohet, sepse kėtu kuptohet qė kulmi u kapėrcye.


    Atėherė ai thėrret shortarėt e vet, i pyet, u tregon ėndėrrat qė ka parė, dhe, si dėgjon ngushėllimet qė i japin me pėrgjigjet e tyre, i kthehet sėrisht qetėsia nė shpirt. Pėrqafon me et pėrgjigjet qė i falin zullumet e pushtetit tė tij, i thith me ngazėllim tė tjera qė i premtojnė njė jetė tė gjatė, sepse mendimi i vdekjes ėshtė pėr tė vetėm tmerr.


    Fillon atėherė sėrish rrjedhėn e potershme tė ėndjeve dhe punėve; pallati ushėtin nga kėngėt e ciganėve dhe kėrcimet e akrobatėve; varret kanė mbyllur rrasat; ekzekutimet kanė ndalur; ai ėshtė rishfaqur nė skenė me qejfe dhe ahengje. Pa ruajtur asnjė etiketė, pa zgjedhur asfare, zbret nga shkallėt e madhėshtisė sė tij nė shkallaret mė vulgare tė shoqėrisė.


    Fton vetveten te sofra e kryepeshkopit, i cili gjatė gjithė darkės duhet tė rrijė nė kėmbė, te bejlerėt qė duhet t'i shėrbejnė mė gjunjė; nė shtėpi tė primatėve grekė, tė cilėt i quan skllevėr.

    Nuk e pėrēmon as gostinė e ēifutėve, atė tė kundraxhiut tė vet, tė rrobaqepėsit e tė kujtdo zanatēiu tjetėr, sepse pas kėtyre gostave ka edhe peshqeshe (Dhuratat e zakonit nė tė tilla raste janė dy-tri palė mbathje dhe po kaq kėmisha.


    Por nė qoftė se Lartėsia e Tij shkon me mirėsinė e vet deri aty sa tė rruhet nė shtėpinė e ndonjėrit, ky favor kaq i pėrpjetė meriton si dhuratė ibrikė dhe njė takėm tė tėrė kafeje nė serm, pa harruar edhe bakshishin pėr berberin, i cili nė oborrin e satrapit, ashtu si dhe nė atė tė sulltanit, ėshtė njė personazh shumė i rėndėsishėm.).


    Nuk mungon nė asnjė nga dasmat e shėrbėtorėve tė vet, tė spiunėve dhe tė shatėrve, qė i marton vetė duke u dhėnė plaēkė nga trashėgimitė e veta tė panumėrta.


    Porse as nderi qė u ka bėrė, as tė mirat qė i janė shtruar, as damka qė u ka vėnė mė se njė herė familjeve fatkeqe me ardhjen e tij, nuk e pengojnė qė tė nesėrmen t'i hedhė prangat mikpritėsit, nė qoftė se kėshtu i thonė trillet ose interesat e tij.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Lotėt me rubinet dhe arsenali i tij nga Libri II, kapitulli i dytė

    Historia e vezirit tė tmerrshėm (nga "Historia e ringjalljes sė Greqisė"), shqip prej A. Klosit

    Portreti 4: Karakteri


    Mjaftoi takimi im i parė me Ali pashėn qė tė mė davaritej njė pjesė e mirė nga iluzionet qė mė kishin mėkuar tė tjerė.


    Ai nuk ishte as Teze dhe as Pirro, madje as ndonjė luftėtar i vjetėr mbuluar nga plagėt dhe vrajet; raportet e mia tė pėrditshme mė dhanė dorė qė tė zbuloj prapa pozės sė tij morale portretin (qė e ruaj siē e kam shkruar atėherė) e njėrit prej atyre tiranėve qė janė prerė tė hyjnė nė analet e shtypėsve mė tė mėdhenj tė botės.


    Kur mbėrrita unė si konsull i pėrgjithshėm nė Janinė, ai kishte kapur tė shtatėdhjetė e dy vjetėt; portreti i tij mbante nė kėtė moshė vulėn e njė plakjeje tė parakohshme, rrjedhojė e vrullit tė pasioneve, ku ambicia pėrbėnte shtysėn kryesore.


    Nuk m'u desh shumė kohė qė tė pikasja nėn maskėn e njė ėmbėlsie tė shtirur dyshimin dhe paqetėsinė e rėndomtė ndėr njerėz qė janė ngjitur pėrpjetė shkallėve tė pushtetit nė Orient.


    Kurrė nuk u shfrynte tė vetėve, gjithmonė si nė skenė e me sytė katėr ngaqė mendonte se, kush i afrohej, o e vėzhgonte pa pushim o i sillte ndonjė rrezik; besimi ishte zhdukur deri edhe nga bisedat familjare. Ledhatar me ata qė donte t'i mashtronte, fodull me vartėsit; kalimi i rrufeshėm nga arroganca te mėnyrat e ėmbla i kishte lėnė fizionomisė sė tij diēka dyfaqėshe qė s'i bėnte kurrė vend asaj qetėsisė sė zakonshme qė e ndesh te muhamedanėt dinakė dhe enigmatikė.


    Nga ana tjetėr, njėsoj si ata, kur ndodhte qė tė bėhej bujar dhe liberal, kjo vetėm pse kishte ndonjė interes; ndėrsa kur merrte dhurata asnjėherė s'ishte mirėnjohės, meqė mendonte se i bėnin peshqeshe nga ndonjė interes i fshehur. Zhbirrues i kujdesshėm, pyetjet i kishte gjithmonė tinzare, kurse pėrgjigjet gjithė gjallėri dhe kurdoherė false, sadoqė nė dukje tė ēiltra.


    Pretekstet i gatuante fėt e fėt, shkakun e vėrtetė qė e vinte nė lėvizje e mbante fshehur. Kėndej buronin edhe premtimet dhe berat e rreme, bashkė me helmin e mbuluar nėn tisin e ėndshėm tė bisedave tė tij, madje edhe lotėt qė i kishte si me rubinet, sa herė ia lypte arritja e qėllimit.


    Ashtu siē nuk i pėrgjigjet ky karakter, pra karakteri i njė njeriu tė egėr fals, emrit zulmėmadh tė Ali pashės, po ashtu mė duket se nuk justifikohet tėrėsisht rėndėsia qė kanė dashur t'i japin, kur pandehnin se mund tė merrte nė dorė edhe krejt perandorinė, ose tė dilte i pavarur.


    Nguti i madh kur braktisi rrethinat e Filipopolisit, nė njė kohė kur mund tė luftonte kundėr sulltanit, dėshmoi se asnjėherė nuk i ka shestuar ato plane tė mėdha qė i mveshin, por thjesht rrugėt e pasurimit pėrmes plaēkitjeve, duke u kapur fort pas trojeve ku kishte lindur.


    E dinte, sikurse ēdo vezir tjetėr, se turqit shpesh i kanė lyer duart me gjakun e sulltanėve tė tyre, veēse mbretvrasėsit kurrė s'e kanė shkuar nėpėr mend qė tė ndryshojnė dinastinė, njė dinasti sė cilės ia falnin po aq marrisht kokėn saē edhe kėpusnin kokat e princėve tė saj. Nuk ka pra asnjė shteg lufte kundėr fronit, se, qė tė hipėsh atje, duhet tė kesh gjak Sulltani.


    Edhe Aliu, i palėkundur nė parimin qė nė familjen otomane trashėgimia s'lėviz, kurrė nuk mendoi tė ndryshojė formėn e qeverisjes. E akuzojnė pėr tradhti, dhe ai vėrtet bėnte gjėra tė ngjashme kur kurdiste intriga me ndonjė pėrfaqėsues tė huaj, por ato mė tepėr diktoheshin nga njė ndjenjė shqetėsimi qė e shtynte t'i bėnte sytė katėr nė mbrojtje tė vetvetes sesa nga dėshira pėr tė pėrēarė unitetin e Turqisė.


    Ndaj edhe Divani vetė kishte ide tė rrejshme lidhur me synimet e vėrteta tė vezirit, i cili, nėn shembullin e Xhezarit, tė Pasvend Oglusė dhe mjaft rebelėve tė tjerė, haraēet e veta i paguante njė mė njė, ndėrkohė qė hiqej sikur rronte sipas pikėpamjeve tė tij individuale.


    Tė tilla parime natyrisht qė nuk janė fort nė mbrojtje tė ēėshtjes publike; mėnjanė ishin, nė ērregullimet e tyre, mė patriotė sesa vasalėt e vjetėr tė kurorės tek ne, mė anė tjetėr as Aliu as satrapėt e tjerė tė Turqisė kurrė nuk kanė thirrur nė ndihmė fuqitė e huaja pėr tė copėtuar shtetin.


    Qėllimi i vezirit tė Janinės ishte qė, duke nxitur trazira, tė ndėrhynte e tė fuqizohej me rritjen e thesarit, por sa pėr kurorėn, edhe po tė ishte i sigurt se mund ta fuste nė dorė, ajo kurrė nuk do ta kandiste qė tė zhvendosej pėrtej Pindit. Ishte nė njė kohė mė tė vonė, kur ndodhej nė gjendje tė dėshpėruar, qė arriti tė trondiste Perandorinė otomane nga themelet.


    Nga zemra e maleve tė veta, thosha atėherė, nga fundi i strofullės sė tij, njė arsenal i vėrtetė krimesh, ai dirigjonte intrigat dhe i frynte nga larg zjarrit tė pėrēarjes. Ishte tėrėsisht i thithur nė njė vorbull aktiviteti; nakatoste punėt me qejfet; ndėrsa jepte projektin pėr njė kėshtjellė, po aty urdhėronte edhe qė tė digjej njė fshat.


    Tek i lexonin njė ferman, rregullonte ēėshtjet e shpenzimeve me kryeadministratorin e vet; nėnshkruante njėkohėsisht njė dėnim me vdekje dhe njė lidhje kurore; dhe me ēfarėdolloj gjėje tė mirrej, shtysa kryesore ishte lakmia. Mbisundonte, si metodė, interesi i ēastit mbi interesin mė tė madh tė sė ardhmes.


    Ndalej mu nė mes tė njė ēėshtjeje me shumė rėndėsi pėr t'u marrė me imtėsira nga mė tė voglat; zinte njė mijė punė dhe nuk ēonte nė fund asnjė; sepse, ngaqė nuk ndėshkohej kurrė e pėr asgjė, kishte mundėsi t'u rikthehej tė gjitha vendimeve.


    Me veshėt ngrehur pėr ēdo lloj thashethemi nė popull, ishte i etur pėr lajme, tė sakta a tė rreme, qė thitheshin tė gjitha pa u shoshitur. Mbante spiunė nė kryeqytet, paguante njerėz nė Divan, i lidhte pension deri edhe shefit tė eunukėve, nė mėnyrė qė tė ishte i pranishėm nė intrigat e sarajit; te fqinjėt ka pėrfaqėsues, simahorė tė paguar, gjithmonė gati pėr tė goditur; ndėrsa vendi i vet mbikėqyret nga njė rrjet i tėrė paditėsish dhe vrasėsish.

    shekulli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Enver Hoxha dhe Ali Tepelena

    Trajtimi i veēantė qė gėzoi Aliu nė kohėn e Shqipėrisė komuniste u shpreh si nė monumentin e ngritur nė Tepelenė, ashtu edhe nė njė numėr monografish e botimesh mė tė vogla, po ashtu edhe nė ndalimin e plotė tė veprės dokumentare mbi tė, nė radhė tė parė asaj tė Pukėvilit. Pėr herė tė parė gjatė kėsaj kohe vihet nė dyshim edhe saktėsia e biografisė sė Pukėvilit.


    Si pėr ēdo figurė tjetėr tė sė kaluarės shqiptare barometri mė i rėndėsishėm ishte edhe nė kėtė rast qėndrimi i Enver Hoxhės pėr tė. Dhe, sikurse ishte ajo kohė, mjaftonte qė rrethi i tij i ngushtė tė kapte vlerėsimin pozitiv ose negativ tė udhėheqėsit pėr aksh figurė, e ky pastaj pėrhapej valė-valė nė gjithė shtetin dhe depėrtonte deri nė librat e shkollave pėr fėmijė.


    Aq mė shumė qė Hoxha, edhe pse pak, ėshtė prononcuar nė disa raste pėr Aliun dhe kjo mjaftonte pėr historianė ose shkrimtarė simpatizantė tė Aliut qė tė shkruanin monografi ose romane pėr tė dhe tė amplifikonin pikėrisht ato qė kishte thėnė Udhėheqėsi.


    Por ēfarė kishte thėnė ai?


    Janė disa pasazhe nė fjalime tė viteve 1961-1964. Ėshtė pikėrisht koha kur Hoxha ka prishur marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik dhe po modelon pėr historiografinė shqiptare atė nacionalizėm komunist qė shoqėroi izolimin e plotė tė vendit nga bota deri nė ngjarjet e viteve '90-'91.


    Nė njė fjalim tė mbajtur nė rrethin e Tepelenės mė 27.6.1962 Hoxha thotė pėr Aliun: "Ai ishte kundėr imperatorisė otomane, kundėr sulltanit dhe donte qė Shqipėria tė ishte mė vete, e shkėputur nga turqit. Ali Tepelena ishte diplomat, njeri i zgjuar" etj. (sh. vepra 23, Tiranė 1977, f. 350,). Nė njė fjalim para Byrosė Politike mė 2.10.1964 udhėheqėsi jep direktiva tė sakta se si duhet formuluar historia e popullit shqiptar.


    Pasi ndalet gjatė nė mėnyrėn se si duhet paraqitur figura e Skėnderbeut, ai vazhdon: "Ēėshtja e Ali pashė Tepelenės duhet pėrcaktuar mirė. Aliu... kur u fut nė luftė kundėr turqve, kishte pėr qėllim qė vendi tė ēlirohej prej tyre. Ai kishte mendimin tė krijonte njė pashallėk shqiptar." (vepra 27, Tiranė 1978, f. 359)


    Ky pėrcaktim nė njė moment kur duhet botuar njė tekst bazė i historisė flet vetė. Ai ėshtė e kundėrta e gjithė asaj ēka na del pas leximit tė veprės sė Pukėvilit, por jo vetėm e tij, gjithashtu e Liikut, e Hjuzit etj.


    Pėr tė gjithė kėta autorė Aliu ishte nė radhė tė parė sundimtar turk i Greqisė dhe i Epirit, natyrisht dhe i Shqipėrisė sė jugut; armėt kundėr Ismail apo Hurshid pashės ai i ngriti vetėm kur i mbyllėn rrethimin, pėrpjekjet e tij pėr tė dalė "i pavarur" qenė ato tė njė ish-sundimtari tė kapur pisk, i cili ėshtė fuqizuar dhe pasuruar gjithmonė nė emėr tė Portės dhe tė Islamit. Kurse Hoxha, nė njė konceptim diametralisht tė kundėrt, arrin deri dhe tė ngrejė paralelen me Skėnderbeun (edhe ky me Skėnderbeun njė sendėrgjim mė vete, siē e kemi thėnė nė vende tė tjera):


    "Ai u pėrpoq tė bashkonte gjithė vendin nė njė shtet tė vetėm tė shkėputur nga Perandoria Turke... Ali Pasha orvatej tė krijonte atė qė bėri disa shekuj pėrpara Skėnderbeu, qė tė gjithė shqiptarėt tė lidheshin sė bashku pėr t'i rezistuar pushtuesit tė huaj." ("Shtėpia e kulturės tė vlojė si njė zgjua bletėsh", fjalim i mbajtur nė Tepelenė mė 27.10.1963, vepra 27, Tiranė 1977, f. 535-536)


    Ėshtė interesante qė Hoxha nė disa raste, kur fillon vlerėsimet pėr Aliun thotė "ai ka patur anėt e veta pozitive dhe negative" ose "tė metat dhe meritat e tij" dhe pastaj ndalet vetėm nė anėt pozitive. Ne nuk mėsojmė prej tij se cilat ishin anėt negative tė Aliut, nuk dėgjojmė asgjė pėr rrugėn e krimeve dhe intrigave qė pėrdori ai pėr t'u ngjitur lart nė pushtet.


    Gjithashtu interesante qė nė meritat hyjnė sipas Hoxhės edhe dredhia, dinakėria etj. "e gjithė Shqipėria ėshtė njohur edhe nė botėn e jashtme me Ali pashė Tepelenėn, i cili ka anė pozitive dhe negative.


    Ai ishte kundėr imperatorisė otomane, kundėr sulltanit... ishte diplomat, njeri i zgjuar etj." (vepra 23, v. i cit.); "Aliu, me zgjuarsinė e tij, donte tė zhdukte feudalėt e tjerė... Napoleoni i tha gjeneralit tė tij qė tė bashkėpunonte me Aliun, veē dhe tė ruhej si fort dinak qė ishte" ("Shtėpia e kulturės tė vlojė..." v. cit., f. 536).


    E. Hoxha vlerėson veēanėrisht strategjemėn qė pėrdori Aliu kundėr Ibrahim pashės sė Beratit, kur e akuzoi kėtė se donte t'i shiste Vlorėn francezėve. Krejt ndryshe e mėsojmė historinė nga Pukėvili: kjo ishte njė nga intrigat e zakonshme tė Aliut pėr tė hequr qafe njė rival tė vetin, nė kėtė rast vjehrrin e dyfishtė tė djemve tė tij.


    Le qė ėshtė e papėrfytrueshme qė njė pasha lokal t'i jepte njė fuqie perėndimore njė port kaq tė rėndėsishėm pėr Perandorinė si Vlorėn, tė cilėn venecianė dhe tė tjerė ishin munduar mė kot ta merrnin qysh prej pushtimit otoman mė 1417. Kurse Hoxha thotė: "Aliu i ra pashait tė Beratit, ish-agjent i francezėve, qė ta likuidonte." ("Shtėpia e kulturės tė vlojė..." v. cit., f. 536).


    Nė njė fjalim menjėherė pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, duke hequr njė paralele tė qartė midis Shqipėrisė sė fillimshekullit 19 dhe Shqipėrisė sė viteve 1960, midis veprimit tė Aliut dhe veprimit tė vet, Hoxha thotė: "Iku ajo kohė kur Ibrahim Pasha i Beratit, tė cilin Ali Pashė Tepelena e kishte vėnė pėrpara, i propozonte njė gjenerali tė Napoleon Bonapartit t'i shiste Vlorėn "pėr 40 aspra", pėr tė shpėtuar kokėn" ("Vigjilencėn ta kemi nė rendin e ditės", fjalim i 14 nėntorit 1961, sh. vepra 22, f. 276, Tiranė 1976).


    Si ka mundėsi qė Hoxha ta marrė pėr tė vėrtetė njė sajesė tė tillė tė Aliut pėr baxhanakun dhe rivalin e tij? Si ka mundėsi qė ai ta quajė pashanė plak tė Beratit, atė njeri tė mefshtė dhe tė urtė, siē e gjejmė nė kėtė libėr, "ish-agjent" tė francezėve?


    Kjo e ka pėrgjigjen nė gjithė karrierėn e vetė Hoxhės, e cila ėshtė e mbushur me rivalė ose vartės qė akuzohen si tė shitur te Perėndimi ose Moska, si ish-agjentė ose poliagjentė tė fuqive tė huaja, dhe pastaj likuidohen. Nuk e teprojmė aspak po tė themi se Hoxha privatisht dhe gjysmė publikisht e ka admiruar Aliun.


    Kemi ndėr tė tjera njė dėshmi gojore tė njė Zhoa Amazonas, dikur drejtues i partisė marksiste-leniniste tė Brazilit qė e vizitonte shpesh Shqipėrinė nė vitet '60-'70: Amazona nė njė nga kėto takime i thotė Hoxhės se shtypi perėndimor e akuzon udhėheqėsin komunist pėr raprezaljet e shumta qė ka bėrė mbi popullin shqiptar.


    Hoxha i pėrgjigjet: "Ju nuk e njihni temperamentin rebel tė shqiptarit. 170 vjet mė parė nė Shqipėrinė e Jugut sundonte Ali Pashė Tepelena, ndėrsa nė Egjipt Mehmet Ali Pasha, shqiptar dhe ky, nga krahina e Korēės. Ky i fundit i dėrgon njė letėr Ali Pashė Tepelenės, duke e qortuar pėr vrasjet qė kishte bėrė nė Sul.


    Ali Pashė Tepelena i pėrgjigjet: - ‹Shqiptar ti dhe shqiptar unė, pasha ti dhe pasha unė, Ali ti dhe Ali unė, por kemi njė ndryshim. Ti sundon pėrmbi fellahet, qė vret 1 dhe tė binden 10.000 tė tjerė, kurse unė sundoj pėrmbi shqiptarė, qė vras 100 dhe mezi mė binden 10 tė tjerė...› Kėshtu janė shqiptarėt, shoku Amazona.


    Pėr hir tė idealit komunist, ēdo gjė duhet sakrifikuar, bile edhe kapitali mė i ēmuar qė ėshtė njeriu" (te libri "Kush ishte Enver Hoxha" nga A. Musta, M. Kokalari, Tiranė 1966, f. 83) Sadoqė kjo dėshmi ėshtė gojore dhe me karakter anekdodik, prapė nuk duket e shpikur dhe pėrputhet me gjithė rastet e tjera kur Hoxha e ka lėvduar Ali Tepelenėn publikisht.


    Paralelet mes dy sundimtarėve (shprehja mė duket e saktė) janė jo tė pakta, nganjėherė befasuese kur mban parasysh ndryshimin prej gati 170 vjetėsh mes sundimit tė njėrit dhe tė tjetrit.


    Karizma, ėmbėlsia nė tė folur, dinakėria, ngjitja nga vrasja nė vrasje, mosngurrimi nė likuidimin e rivalėve realė e tė supozuar, varfėrimi dhe shkatėrrimi i elitave, apo mė thjesht i njerėzve tė pasur ose me autoritet, pėrdorimi i shpeshtė i intrigės, loja me dy faqe (pėrzemėrsia, ngrohtėsia ndaj atij qė shpejt do bjerė nė humnerė), komunikimi popullor, mbulimi i vendit me spiunė ("vendi i vet mbikėqyret nga njė rrjet i tėrė paditėsish dhe vrasėsish" shkruan Pukėvili pėr Aliun), interesimi pėr martesat, nė pėrgjithėsi pėr jetėn private tė nėnshtetasve etj. etj.


    Interesant ėshtė edhe fakti qė tė dyja sundimet, edhe pashallėku i Aliut, edhe Shqipėria komuniste ishin pa themele tė vėrteta, ose prej rėre, siē e thotė pėr pashallėkun e Janinės Liiku: ndėrsa i pari legjitimimin e kishte te fermanėt e Portės sė Lartė, tė cilat njė ditė u kthyen nė tė kundėrtėn, i dyti qėndronte mbi njė bazė ideologjike qė u lėkund dhe u shemb pėrfundimisht nė fund tė viteve 1980.


    Pra ėshtė e ngjashme shpejtėsia e rėnies sė dy sistemeve tė cilėt nuk kishin ndonjė mbėshtetje nė popullsi. Edhe ajo qė lanė pas dy sundime nė thelb personale janė tė ngjashme: anarkia, shkatėrrimi, dėshpėrimi moral.
    Por natyrisht nuk mund tė shtyhemi mė tej, sepse paralelet "shkencore" kėtu janė tė palejueshme: edhe vetė personazhet kanė njė numėr dallimesh ku s'vlen tė ndalemi.


    Po theksojmė vetėm dimensionin heroik-legjendar tė Aliut, tė cilėn admiruesi i vet njė shekull e gjysmė mė pas nuk e pati: ishin sidomos dy vitet e fundit tė rezistencės, mbrojtja edhe me armė nė dorė e njė plaku 80 e ca vjeēar, siē e gjejmė edhe nė librin e Pukėvilit, ajo qė i dha pėrjetėsinė, e bėri tė hynte edhe nė kėngėt e popullit dhe t'i mbetej kujtimi pavarėsisht nga librat. Njė guxim e trimėri personale nė beteja qė nuk gjen paralel te sundimtari komunist, sė paku nė periudhėn e Luftės.


    Trajtimi i veēantė qė gėzoi Aliu (krahasuar me sundimtarė tė tjerė shqiptarė tė Perandorisė otomane) nė kohėn e Shqipėrisė komuniste u shpreh si nė monumentin e ngritur nė Tepelenė, ashtu edhe nė njė numėr monografish e botimesh mė tė vogla, romanesh e tregimesh qė iu kushtuan Aliut, po ashtu edhe nė ndalimin e plotė tė veprės dokumentare mbi tė, nė radhė tė parė asaj tė Pukėvilit.


    Karriera e pėrgjakshme e Ali Tepelenės me mizoritė e shumta, motivi kryesor i ngjitjes sė tij: etja pėr pushtet dhe lakmia pėr pasuri, u lanė nė heshtje, ndėrsa pyetja: Ishte satrap qė punoi gjithė jetėn pėr rritjen e pushtetit personal, apo burrė shteti qė punoi shumė edhe pėr tė mirėn e shqiptarėve? anoi qartas nga pėrcaktimi i dytė. Kėtė qėndrim e pėrforcoi dhe romani popullor i Sabri Godos "Ali pashė Tepelena" (botimi i parė 1970).


    Pėr herė tė parė gjatė kėsaj kohe vihet nė dyshim edhe saktėsia e biografisė sė Pukėvilit. Nė zėrin pėr autorin frėng te Fjalori enciklopedik i vitit 1985 thuhet: "Duke u nisur shpesh nga gojėdhėna tė pasakta dhe me paragjykime fetare e politike, nuk pasqyron plotėsisht realitetin historik. Pėrpjekjet e F. Pukėvilit pėr tė nxirė personalitetin e vėrtetė tė Ali pashė Tepelenės nuk i kanė qėndruar kritikės bashkėkohore dhe asaj tė mėvonshme."

    ardian klosi
    shekulli

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    perndryshe;
    Si te thyhen mitet ?

    Pas Skenderbeut tani radhen e paska Ali pasha i Janines, ti pritet koka per se dyti here,jo nga turqit por shqiptarte...
    Nejse nuk po e teproj kete here, Pukevillin e kam lexuar disa here ku ne te gjeta nje mori rrefimesh per jeten e Ali pash Tepelenes si njeri i forte nga karakteri, disa raste dinak por edhe ne disa raste i pameshirshem ndaj armiqve te mbrendshem, sidomos atyre qe tentonin ta tradhtonin.
    Ne njė ekspoze per figuren e Ali pashes se janines jo melarge se para dy muajve kete figur e prezentoi nje autor francez permes ketij librit ne fjale qe e paska shqiperuar Ardian Klosi.
    Per ēudi, edhe autori francez rrahu te njejtat kendeveshtrime si Klosi.
    Ekpozeja zgjati gati dy ore ku dhe nxora nje video per youtube...por i vendosa momentalishte vetem 10 minutat e parė...
    Rasti me i veshtire per ne shqiptaret aty te mbledhur ne nje salle te vogel ishte aty kur autori francez permendi njė akt te tmerrshem nga libri i Pukevillit i cili kete rast nuk e ka pare me syte e tij por e ka shenuar ne liber gjoja sipas te thenave te te tjerve se ai Aliu, viziri i janines ne nje rast ishte knaqur duke ngre dolli para nje armiku te tij te pjekur ne helli...grill !
    ne shqiptaret aty prezent mbetem te turperuar dhe vetem ulemkoken..;ēka te themi pastaj ?

    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    perndryshe;
    Si te thyhen mitet ?

    Pas Skenderbeut tani radhen e paska Ali pasha i Janines, ti pritet koka per se dyti here,jo nga turqit por shqiptarte...
    Nejse nuk po e teproj kete here, Pukevillin e kam lexuar disa here ku ne te gjeta nje mori rrefimesh per jeten e Ali pash Tepelenes si njeri i forte nga karakteri, disa raste dinak por edhe ne disa raste i pameshirshem ndaj armiqve te mbrendshem, sidomos atyre qe tentonin ta tradhtonin.
    Ne njė ekspoze per figuren e Ali pashes se janines jo melarge se para dy muajve kete figur e prezentoi nje autor francez permes ketij librit ne fjale qe e paska shqiperuar Ardian Klosi.
    Per ēudi, edhe autori francez rrahu te njejtat kendeveshtrime si Klosi.
    Ekpozeja zgjati gati dy ore ku dhe nxora nje video per youtube...por i vendosa momentalishte vetem 10 minutat e parė...
    Rasti me i veshtire per ne shqiptaret aty te mbledhur ne nje salle te vogel ishte aty kur autori francez permendi njė akt te tmerrshem nga libri i Pukevillit i cili kete rast nuk e ka pare me syte e tij por e ka shenuar ne liber gjoja sipas te thenave te te tjerve se ai Aliu, viziri i janines ne nje rast ishte knaqur duke ngre dolli para nje armiku te tij te pjekur ne helli...grill !
    ne shqiptaret aty prezent mbetem te turperuar dhe vetem ulemkoken..;ēka te themi pastaj ?

    http://www.youtube.com/watch?v=nrDhLDVs8Oc
    KREKSI,

    asnji ska pse te mbetet i turperuar...

    edhe nese e ka bere Aliu kete sdo te thote gje per shqiptaret...

    pse kombet e tjera skan gjera ne tilla ne historine e tyre?

    pyet pasardhesit e vikingeve, danez, suedez, norvegjez cdo te thote skool

    eshte ononimi i sante te francezeve

    nga e ka prejardhjen dhe c'rit perfaqesonte...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Luani dhe lepujt Portreti 5: Pleqėria


    Luani dhe lepujt Portreti 5: Pleqėria


    shqiperoi A. Klosi | 15/10/2009 | Kulture |

    nga Libri III, kapitulli i shtatė



    Fati, ai qė e kishte madhuar pa masė Ali Tepelenėn, nuk u mjaftua qė t'i grabiste ushtrinė dhe sundimet, por tani, flitej, i kishte rrėmbyer edhe djemtė njė herė e pėrgjithmonė. Fjala pėr vdekjen e tyre u pėrhap nėpėr ushtri me shpejtėsinė e rrufesė; edhe, sikundėr hamendjen dukej tė kishte mjaft tė vėrtetė brenda; pasi ndėr turq, sa herė bije nga fiku, tė pret nga pas edhe vdekja. Tregonin se Veli pashės sė bashku me dy djemtė e vet, Mehmetin dhe Selimin, si i kishin hipur mbi kuvertėn e njė fregate turke qė udhėtonte drejt Stambollit, ia kishin prerė kokėn nė Modon tė Moresė, ku anija kishte ndalur sa pėr t'u kryer ky ekzekutim. Disa njoftime tė tjera rrėfenin se Myftari sė bashku me tė vėllanė e vogėl Sali pashėn ishin mbytur nė Manastir, aty ku ishte ekzekutuar dikur edhe gjyshi nga e ėma Kapllan pasha, qė e kishte hedhur nė greminė Ali Tepelena, siē kemi treguar mė parė, me ndihmėn e kordhės sė valiut tė Rumelisė, nė kohėrat kur ambicia e shtynte qė tė ēante rrugė drejt karrierės pėr pushtet.


    Nuk ia mbajtėn fshehur Aliut fundin tragjik tė tė bijve dhe ky, ja se nuk besoi, ja se tashmė ndodhej pėrmbi gjithė mėnxyrat qė mund ta pllakosnin, nuk u duk se u prek shumė. E tradhtuan t'anė, tha ftohtazi, ta heqim mendjen syresh. Megjithė kėtė stoicizėm, shkrehja e fuqive dha tė kuptojė se shpirti i tiranit po gėrryhej nga brengat.


    Ai burrė qė gjithnjė prirej nga ntrashja, ishte bėrė tani kockė e lėkurė; sytė e kapitur nė fund tė orbitės sė tyre arrinte t'i pėrshkėndiste sapak njė flakė zymtane; kurse duart topolake qė kishte qejf t'i stoliste dikur me xhevahirėt mė tė ēmuar ngjanin mė shumė me eshtėri skeleti sesa me duart e njė njeriu tė gjallė; e prapėseprapė ruante atė qeshjen e tij grykore qė i fshihte ēfarėdolloj ndjenje, edhe tėrbimin mė tė madh, vetėm se tani nuk shprehte mė kėnaqėsi. Krahėt e ėmbėl tė gjumit nuk ia mbyllnin mė qepallat e pėrvėluara; e kur detyrohej tė pushonte i mposhtur nga lodhja, binte nė ca ngėrēe qė ia shkaktonte shterrimi i forcave, i vetėm nė prani tė simahorėve mė tė afėrt. Tėrhequr nė fund tė njė bunkeri qė e zbukuronin ca pllaka kadifeje, mbetje prej shkėlqimit tė dikurshėm, tė cilat sot fshihnin hyrjen e njė depoje tė hatashme baroti qė mund ta hidhte nė erė kur tė donte, mbėshteste kryet mbi gjunjtė e Thanas Vajės shpirtkatran, ndėrkohė qė njė renegat ēifut, pėrgjegjėsi i dikurshėm i postės sė tij, Ibrahim Saraēi, vėngjėllonte te porta tjetėr e kėsaj strehe tė mbrame.

    O dobėsi e mjerė e despotizmit! Besimi i Ali Tepelenės, deri dje kaq i fuqishėm e kaq i frikshėm pėr njerėzinė, sot mbėshtetej i tėri mbi kėta dy persona. Thanas Vaja ishte bėrė sekretari i tij mė i afėrt, kurse Ibrahim Saraēi, zbatues i zellshėm i ēdo urdhri tė tij, kishte mbetur ai qė kishte qenė gjithmonė, krah i tij i zgjatur e i verbėr, xhelati i privilegjuar i ekzekutimeve tė fshehta. Kurrė nuk ia kishte bėrė dysh fjalėn tė zot, edhe pėr urdhrat mė tė fėlliqura. Ashtu si nė ditėt kur ndriste ylli i Aliut, po kėshtu edhe tani thoshte: po tė njihja ndonjė vegėl mė tė bindur se veten nė shėrbim tė timzot, do t'ia kisha prerė gurmazin nė vėnd. Kėshtu ndodh qė edhe krimi ka heronjtė e vet; renegati Ibrahim nuk do tė ndėrronte as para trekėmbėshit, shpėrblimi mė i denjė pėr besnikėrinė e tij gjakatare.


    Zuzari mund tė ndihet i qetė kur ka pranė Seidė tė tillė; por Aliu dhe madhėshtia e tij ndėrkaq ishin vetėm hije tė zbehta tė sė kaluarės. Komandanti i tij i artilerisė, Karetoja, oficer i paguar keq, jetonte pėr faqe tė zezė; shtrėngoheshin ta mbanin gjithnjė nėn mbikėqyrje me frikėn se mos kalonte nė radhėt e armikut. Po tė dezertonte ai, mund tė ndryshonin edhe fatet e Ilionit, sepse ky njeri ishte shpirti i mbrojtjes sė fortesės. Nuk mund tė thuhej e njėjta gjė pėr akarnianin Jorgo Varnaqioti, tė cilin vetė satrapi e kėshilloi tė dezertonte e tė hidhej nė Kseromeros qė tė organizonte aty ēetat e kaēakėve me mbeturinat e bandave tė shpėrndara tė Odhisesė, gjė qė ky e kreu me sukse.


    Sa pėr tė tjerat, satrapit i mbetej vetėm dhimbja e hidhur, po tė mos mbante shpresė nė ngjarje tė mėdha qė mund ta ndihmonin. Ishte zhdukur pallati i tij madhėshtor i liqenit; katėrqind e pesėdhjetė hanėme tė haremit tė tij jetonin nė fortifikime, ku kishte filluar tė shinte skorbuti dhe ethet e rėnda. Ndonjė zemėr tjetėr do tė ishte thyer, por jo ajo e tija; pėrligjej me shprehjen e vet tė dashur: kam lindur nė kėsolle dhe di ta pėrball fatin e lig, kurse djemtė e mij bythėkadifé e pambuk do tė vdesin tė mbuluar me turp
    (Sa herė qė i kujtoja Ali pashės se sjellja e tij shpejt a vonė do t'i lėshonte mbi krye zemėratėn e padishahut, mė pėrgjigjej: Kam lindur nė kėsolle, rininė e kam shpėnė me gunė krahėve, e po tė lipset, prapė e hedh gunėn supeve. E kur ia ktheja unė se nuk ėshtė e lehtė tė harrosh madhėshtinė dhe mirėqėnien pasi i ke gėzuar njėherė, mė thoshte: as tė shkon nėpėr mėnd se ē'mund tė bėj unė. Sa pėr tė bijtė, kur qėllonte qė t'i zinte me gojė, bie fjala kur i thosha se ishte mė i lidhur e mė i fuqishėm se ata, shndriste i tėri dhe pėrgjigjej: S'do barabiten kurrė me mua, pse jo? - Edhe unė mendoj se janė mjaft prapa; po t'u besojmė parandjenjave, mė duket se do t'ua shihni edhe mortjen. - Fjala jote nė vesh tė Perėndisė! sepse, po mė ēuan ata nė varr, do ma bėjnė pasurinė rrush e kumbulla, pastaj kanė pėr t'i varur kokėposhtė si kaqola.)

    Me njė kryevarje tė tillė, tė denjė pėr njė kauzė mė fisnike, Ali Tepelena, mė i madh nė fatkeqėsi se kurrėndonjėherė nė zenith tė pushtetit, dukej sikur tė qe mbushur befas me rininė e jetės. Andrallat qė i mrrudhnin ballin u tretėn sakaq; netve, sikurse u thoshte besnikėve tė vet, nuk e pllakosnin mė ėndrrat e llahtarshme; bile edhe hija e Eminesė kishte rreshtur sė torturuari. Nė majė tė kėmbėve sa zbardhte agimi, i jepte audiencat nė hyrje tė bunkerit: vetėm guximi dhe kėmbėngulja mund tė na shpėtojnė, u thoshte atyre qė dukeshin tė lodhur nga gjendja ku ndodheshin. Po t'i fliste ndonjėri pėr humbjet qė kishin pėsuar, i pėrgjigjej duke i numėruar pallatet e tij qė i kishte pėrpirė zjarri dhe pronat e zaptuara, pastaj u linte tė kuptonin se do t'i shpėrblente me tė dyja duart po tė fitonin. „Ai litar aty", u thoshte duke u treguar kurorėn e maleve ngarkuar me borė qė rrethonin Janinėn, „do t'i marrė mė qafė armiqtė tanė".


    Nganjėherė bėnte hoka me ushtarėt e tij pėr ēėshtje tė anatemės qė i kishin lėshuar mbi kokė. „Mė quajnė Kara Ali; por s'e kanė mirė, Elmaz (margaritar) duhet tė mė thoshnin; sepse nuk gjėn dot nė mbarė Turqinė edhe njė si puna ime nė kėtė moshė. Do bėhen keqaz pishmėn lepujt, kur ta mėsojnė se ē'hatara do t'u lė mbas, se ē'ėshtė nė gjėndje tė bėnjė luani plak me trimat e vet qė nuk ditėn t'i ēmojnė si duhej. Mė lėftojnė se duan tė mė marrnė thesaret, po do t'i marrėn, do t'i marrėn tė lara nė gjak. Do ta shohėn se ē'tufan e tėrbim do t'u ngrė unė mbi krye. Edhe pak muaj e do ta shkunt dovletin me themeli, kush tė mė sulmonjė pastaj do dridhet si qėn mu nė zėmėr tė Stambollit. Qytet i pėgėrė, prit, pa prit pak se nuk vdes Aliu pa t'i parė pallatet shkrumb e hi dhe ministrat makutėr me zorrėt pėrjashtė!"

    shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •