Vezir dhe konsull ose Orienti dhe Revolucioni Frėng
Ardian Klosi | 28/09/2009 | Kulture |
Del sė shpejti nė qarkullim: "Ali Tepelena: Historia e vezirit tė tmerrshėm", nga Fransua Pukėvil (Franēois Pouqueville) nėn shqipėrimin e Ardian Klosit, pajisur me njė pasthėnie tė gjatė prej tij.
Ėshtė biografia kyēe e historianit frėng pėr vezirin e Janinės, botuar pėr herė tė parė mė 1825, si gjysma e parė e veprės sė tij nė tri vėllime "Historia e ringjalljes sė Greqisė".
Prej saj u nisėn gjithė shkrimtarėt, historianėt, artistėt e mėpasėm qė vunė nė qendėr figurėn e Aliut ose episodet e ndryshme rreth karrierės sė tij.
Mjerisht nė Shqipėrinė komuniste dhe paskomuniste kjo vepėr e Pukėvilit u quajt si "jo dashamire ndaj shqiptarėve", "me mllefe kundėr Ali Pashės" etj. dhe nuk arriti deri mė sot tė shohė dritėn e botimit.
Nė disa numra do tė botojmė nga Pukėvili portrete tė Ali Tepelenės nė periudha tė ndryshme tė jetės sė tij, shoqėruar me fragmente nga pasthėnia.
Jetuan gati 9 vjet pranė e pranė, tė vėmendshėm, dyshues, pa ia hequr sytė njėri-tjetrii Veziri u trembej letrave tė konsullit dhe zotėrisė sė tij, perandorit, konsulli u trembej kurtheve dhe vrasėsve tė vezirit.
Veziri admironte fuqinė qė fshihej prapa konsullit, Bonapartin e madh, pushtuesin e Europės, konsulli magjepsej nga errėsirat qė fshihte shpirti i tiranit.
Veziri shpresoi ta pėrdorte nė makinacionet dhe kombinimet e tij, pa sukses, konsulli u betua se do t'ia tregonte gjithė botės karrierėn e tij gjakatare, me sukses, vetėm se mė pas, atėherė kur koka e tij qe porositur pėr nė Stamboll.
Pa Fransua Pukėvilin Ali Tepelena do tė kishte mbetur njė nga ata sundimtarėt e Orientit qė bėjnė emėr sa janė gjallė, shkaktojnė edhe tėrmete, pastaj i pėrpin historia. Do kishte mbetur diku nė njė varg tė Bajronit ose nė shėnime ekzotike udhėtarėsh europianė.
Kurse biografia qė Pukėvili nisi ta botonte qysh nė gjallje tė pashait e qė e mbylli tė plotė 3 vjet pasi koka e tij u ekspozua nė Bab Humajum, qė u pėrkthye nė gjuhėt kryesore europiane me njė shpejtėsi prej shekulli 21, i dha njė famė qė mbajti me dhjetėvjeēarė tė tėrė.
Ajo u ngacmoi fantazinė disa prej penave mė tė mėdha tė kohės, Hygoit, Dymasė, ajo dha lėndė pėr vepra skenike ose pėr tablo madhėshtore tė cilat mund t'i kundrosh edhe sot nė galeritė e Luvrit.
Krahasimi mund tė bėhet vetėm me njė figurė tjetėr shqiptari, tre shekuj e ca mė parė, atė tė Skėnderbeut, vetėm se nė drejtim tė kundėrt: Barleti, biografi i Gjergj Kastriotit, i dha Europės shembullin frymėzues tė heroit tė krishterė qė ėshtė nė gjendje ta pengojė vėrshimin osman, kurse Pukėvili, biografi i Ali Tepelenės, i tregoi kontinentit shembullin tmerrues tė tiranit oriental qė s'ndalet para asgjėje nė karrierėn e vet, e qė pastaj papritur bėhet pishtari qė i vė flakėn perandorisė sė tij.
Vepra e Pukėvilit u mirėprit kudo, vetėm nė vendin e lindjes sė protagonistit tė tij jo, sidomos pas Luftės sė dytė botėrore dhe ngritjes nė Shqipėri tė njė historiografie tė vetme, me vendosjen e njė diktature tė vetme.
Edhe pse qėndrimi ndaj Aliut nuk u shpreh nė mėnyrė krejt eksplicite si nė rastin e Skėnderbeut ose rilindasve e tė tjerėve, u nėnkuptua se ai ishte njė figurė e shquar e kombit.
U pėrkrah botimi i disa veprave zbukuruese pėr tė, dalėngadalė nė vitet 70 e 80 u poq edhe qėndrimi zyrtar i historiografisė qė thoshte pak a shumė se Ali pashė Tepelena punoi pėr njė pashallėk tė pavarur shqiptar, i nėnkuptuar gati si pararendės i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė frymė as qė mund tė mendohej botimi i biografisė sė parė dhe kryesore pėr tė, asaj tė Pukėvilit.
Njėkohėsisht u pėrhap opionini, pėrsėri zyrtar, se Pukėvili nuk kishte qenė dashamirės ndaj shqiptarėve dhe se kishte shtrembėruar faktet historike.
Kjo gjendje vazhdoi edhe pas vitit 1991, megjithė liberalizimin e botimeve.
Me sa duket biografia e Ali Tepelenės nga Pukėvili ka qenė kafshatė e fortė edhe pėr periudhėn e pluralizmit tė mendimeve.
Ēka tregon edhe njė herė se e kemi vėshtirė tė merremi haptas me historinė tonė, me ngjarje dhe fakte qė mund tė luhatin skema tė ngulitura nėpėr koka prej kohėsh.
Krijoni Kontakt