Vllaznia, kampionia absolute e dorezave
Ka pėrfunduar nė Shkodėr Kampionati Kombėtar i Boksit pėr tė rritur
Kampionėt sipas peshave
48kg Xh.Metani Flamurtari
54kg Feliks Kruja Vllaznia
57kg M.Troka Apolonia
60kg I.Braushi Apolonia
75kg Rrapushi Apollonia
81kg Aleksandėr Rama Flamurtari
64kg Serxho Sina Tirana
69kg Marsel Sermi Vllaznia
91kg Kristian Dema Vllaznia
+91kg Nelson Hysa Vllaznia
Renditja ekipore
Vllaznia 24 pikė
Tirana 17
Apolonia 13
Flamurtari 11
Enea 11
Pėr 5 ditė me radhė, nga e mėrkura deri tė dielėn, nė pallatin e sportit Qazim Dervishi tė Shkodrės ėshtė zhvilluar Kampionati Kombėtar i Boksit pėr tė rritur. Kanė marrė pjesė 11 ekipe dhe janė zhvilluar gjithsej 60 takime. Ka pasur rivalitet mes ekipeve dhe ndeshjet janė ndjekur nga njė numėr i konsiderueshėm tifozėsh.
Dje paradreke ka qenė dita e fundit, teksa janė zhvilluar edhe ndeshjet finale. Ashtu si nė 9 vitet e fundit, Vllaznia ka dominuar ringun, duke u shpallur kampione e vendit. Por kėtė vit, ndryshe nga vitet e tjera, duket se shkodranėt e kanė pasur pak mė tė vėshtirė titullin dhe kjo jo pėr meritė tė kundėrshtarėve, por tė mungesave tė shumta qė ka patur ky ekip me boksierėt elitarė. Boksieri mė i mirė nė aktualisht, Jetmir Kuēi, kontigjent i ekipit Vllaznia, nuk ka qenė pjesė e ekipit nė kėtė kampionat.
Arsyeja ishte dėmtimi qė pėsoi nė sfidėn e tij tė njė muaji mė parė, nė Kampionatin Botėror tė Boksit, ku Kuēi arriti tė shkonte deri nė ēerekfinale dhe humbi gjysmėfinalet pėr shkak tė njė dėmtimi nė gisht. Edhe nė garat e kampionatit kombėtar Kuēi ėshtė shfaqur nė pallatin e sportit me dorėn e lidhur (gjatė takimeve tė botėrorit ai theu gishtin) duke qenė njė mbėshtetje morale pėr shokėt e tij tė ekipit.
Pavarėsisht mungesave Vllaznia arriti tė shpallej fituese pėr tė 9-tin vit radhazi e titullit kampione e Shqipėrisė nė boks. Ndėrkohė, boksieri mė i mirė i kampionatit u shpall Marsel Sermi, po i ekipit tė Vllaznisė. Gjatė kėtij aktiviteti, Federata e Boksit zhvilloi edhe njė ceremoni, ku u dekoruan nga ana e saj emrat e njohur tė boksit shkodran, Liman Kulla, Kujtim Demi, Besnik Gjetja, Sokol Buliqi, Besnik Limani, Artur Gavoēi, Jetmir Kuqi dhe Rafael Daberdaku. Ceremonia u zhvillua para ndeshjeve tė ditės finale, ku u shpall edhe kampionia, Vllaznia.
sporti shqiptar
Krijoni Kontakt