Nuk eshte puna se a jane a nuk jane te "mencur" ata studente me mesatare 6. Problemi eshte se para ligjite te gjitha jane te barabarte dhe nuk ka disa qe jane me te barabarte se te tjeret!
Ligji ne kete rast eshte provimi i pranimit, aty sitet si ai me mesatare 5.1 e si ai me mesatare 10.0 dhe fiton ai qe e ben testin me mire.
Mua me duket absurde qe te ndikohesh nga e "kaluara" dmth nga mesatarja qe ke pasur. Une mund te kem pasur nje mesatare 5, por gjate nje viti pushim apo gjate pushimeve iu futa punes dhe cfare nuk mesova saqe ne test i bera te gjitha dhe jam i afte te vazhdoj studimet per bachelor. Pse duhet te me privohet kjo e drejte?
Tamam si ne kohen e komunizmit, kur pse nje kusheri X i joti kishte biografine e keqe, te hiqej e drejta per studim....
Krijoni Kontakt