• FBI ka thënë se Betim Kaziu, qytetar amerikan dhe banor i Nju Jorkut ka kërkuar, që të sigurojë armë dhe të luftojë trupat amerikane jashtë vendit. Sipas Nju Jork Tajms, familja, e Kaziut ne Bruklin u shpreh mjaft e shqetesuar nga kjo akuze
NJU JORK-Një shqiptar nga Nju Jorku është akuzuar për terrorizëm, pasi dyshohet se ka kërkuar të trajnohet nga militantët islamikë për të luftuar trupat amerikane në Irak dhe Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet.
FBI ka thënë se Betim Kaziu, qytetar amerikan dhe banor i Nju Jorkut ka kërkuar, që të sigurojë armë dhe të luftojë trupat amerikane jashtë vendit.
“21 vjecari Kaziu i lindur dhe i rritur ne Bruklin ka udhëtuar në Kajro në muajin shkurt, dhe më vonë në Kosovë, ku është arrestuar nga autoritetet kosovare në muajin gusht”, bën të ditur FBI.
“Ky rast është një shembull i përpjekjeve të suksesshme ndërkombëtare për të hetuar dhe kapur ata, që do të angazhoheshin në akte terroriste dhe për të penguar komplotet e tyre”, ka thënë prokurori amerikan Benton Kampbell.
Sipas Nju Jork Tajms, familja, e Kaziut ne Bruklin u shpreh mjaft e shqetesuar nga kjo akuze. “Ai nuk eshte aspak i tille” u shpreh e motra Sihana Kaziu e cila shtoi se vellai i saj nuk kishte qene kurre i dhunshem.
Ne muajin Gusht ai kishte lajmeruar familjen se kishte mberritur ne Kosove dhe Maqedoni, ne vendin e te pareve te tij per te takuar disa miq dhe te aferm. Me pas familja e tij nuk kishte degjuar nga ai per jave te tera deri ne momentin qe kishin mesuar se ishte arrestuar se bashku me tre te tjere ne Kosove. Sipas akuzes ata po planifikon sulme terroriste ndersa me vete ju gjeten arme dhe granada.
Balkanweb
http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=42697
Krijoni Kontakt