Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Mihal Luarasi. Dialog me Xhejms Xhojsin nė varrezat e Zyrihut

    Dialog me Xhejms Xhojsin nė varrezat e Zyrihut

    » Dėrguar mė: 20/09/2009 - 14:58

    Mihal Luarasi.

    Unė: Shpikėsi i rrotės ėshtė anonim, ska emėr…
    Xhojsi: Jemi shumė larg nga njėritjetri, megjithse mė ke vėnė dorėn mbi sup…Mė lejon ta kthej fletėn? …Ėshtė e vėrtetė? Kėta tė Fondacionit tim kėtu, mė kanė thėnė, se Uliksi ėshtė shtypur edhe nė Dalbani…duhet tė ketė falimentuar botuesi, se nuk do tė ketė shitur asnjė kopje…
    Unė: E kanė patur edhe tė tjerė kėtė mendim…por pėr ēudi, botimi i parė ėshtė shitur i tėri, madje edhe botimi i dytė, i 2004-s, ėshtė nė tė mbaruar…Ndoshta libri shitet pėr ndonjė “efekt” transhendental qė nuk e di kurkush, pėrputh valėt e trurit tėnd me trurin e dalbanezėve; ndoshta nga pėrkthimi i pėrkryer; ndoshta nga emrat e mėdhenj tė konsulentėve…nuk e di.
    Xhojsi: Sikur mė the, se ke provuar burgun…mė vjen keq qė unė nuk munda tė hyj, paēkase faje kam bėrė shumė…
    Unė: Ke bėrė faje dhe nuk tė rrasėn brenda?!
    Xhojsi: As kėtė nuk e paske kuptuar…ato qė unė i quaj faje, pėr shoqėrinė janė merita…Duhet njė kohė e gjatė pėr t’i biseduar kėto…shumė e gjatė…Kur do tė vish kėtu…pėrgjithmonė?! E di qė nuk ėshtė nė dorėn tėnde, por kur tė vijė dita, eja se ėshtė njė vend aty pėrtej…do tė kemi pėrjetėsinė pėr tė folur.
    Unė: Kėtė ftesė ma bėri edhe Canetti dje…por tė dy e kini gabim…kjo ėshtė parcela e tė zgjedhurve…unė nuk jam i zgjedhur…jam njė dokushdo qė i ra rruga kėtej…
    Xhojsi: E ke lexuar Balladėn e Burgut tė Ridingut?
    Unė: Kam lexuar gjithshka tė Uajdit...
    Xhojsi: Duke lexuar atė dikur, kuptova se pėr ēfarė tė burgosin dhe po pėr atė tė bėjnė nderime, mė von. Kujto tė djegurit nė turrėn e druve nė Mesjetė…tė gjithėve u kanė ngritur monumente…
    Unė: Shoqėria nuk i duron tė ndryshmit, aq mė pak kur janė edhe tė mėdhenj...
    Xhojsi: Ishe nė burg pėr tė njėjtėn gjė si Oskari?
    Unė: Jo, jo...pėr absurditete tė tjera...njė nga akuzat, jo kryesore, ishte edhe emri yt...nė vendin tim ke qėnė i ndaluar...kush kapej se tė lexoi, e futnin brenda...
    Xhojsi: Paskeni patur qeveri tė menēur...
    Unė: Teatri ka humbur shumė nga njė gabim i yti...
    Xhojsi: Nuk numurohen gabimet e mia...ec e ta gjej, pėr kė e ke fjalėn.
    Unė: Nuk shkrove pėr skenėn, me ikjen parakohe, i mbete borxh teatrit…
    Xhojsi: Unė kam shkruar pėr teatrin!
    Unė: Atė njėzė, e di...Exiles-in…ėshtė mė tepėr njė ushtrim, se sa dramė.
    Xhojsi: Mė nė fund the diēka tė saktė…edhe vetė jam penduar qė e shkrova…
    Vetėm me dialog, nuk jam i aftė ta shpreh atė qė kam nė kokė…
    Unė: ēudi, se Uliksi ėshtė i mbushur me dialogje…
    Xhojsi: Por nuk janė konfliktualė… dikush i ka quajtur antimeditime…
    Unė: “Antimeditime”… thelbi i absurdit si filosofi…
    Xhojsi: Nuk ėshtė egzistencializmi?!
    Unė: Pse, do ta kishim Beketin pa tė patur Ty?!
    Xhojsi: Samueli ishte miku, jo nxėnėsi im…
    Unė: Siē duket, nga miku mund tė mėsohet mė shumė se sa nga mėsuesi... Nuk dua tė di, ē’thonė tė tjerėt, pėr mua absurdi si njė nga rrymat e dramaturgjisė sė shek. XX, tė detyrohet shumė ty…ti nga modestia, mund tė thuash ē’tė tė pėlqejė...
    Xhojsi: Ti po mė bėn pėr tė qeshur...unė nuk jam modest...as kėtu nė kėtė vend...
    Pyet Canettin, po deshe...ta thėrres? Ėshtė atje, nėn pllakėn e vet tė mermertė.
    Unė: Ska nevojė pėr dėshmitarė. Absurdi ėshtė nė gjakun tėnd...unė madje e shoh edhe nėn korracėn e bronxit qė tė kanė veshur...Nuk je absurd kur mburresh me faktin se Uliksi dhe Fineganėt (Finnegans Wake)janė tė palexueshėm dhe tė pakuptueshėm pėr shumicėn absolute tė njerėzve tė shkolluar nė botė?!
    Xhojsi: Nuk i mbaj mend tė gjitha ē’kam thėnė…mundet…
    Unė: Kam dėgjuar, se kohėt e fundit, njė letrar jo shumė i njohur, por pėrpunon Uliksin tėnd…nė sensin pėr ta bėrė, nė njė farė mėnyre, tė lexueshėm dhe tė kuptueshėm pėr njė shumėsi njerėzish…
    Xhojsi: Kush ėshtė ai, ndonjė amerikan? Se ata futin duart nė vepra tė njohura botėrore, i shkurtojnė, i sakatojnė, 4 vėllime i pėrmbledhin nė 1 tė vetėm dhe ua shesin amerikanėve tė thjeshtė…
    Unė: Nuk ėshtė amerikan…
    Xhojsi: Po kush ėshtė ai budalla qė harxhon kohė pėr njė gjė tė pamundur?!
    Unė: Pse tė pamundur?.. sapo the, se kėto punė amerikanėt i bėjnė…
    Xhojsi: Ėshtė e pamundur, sepse brenda Uliksit unė kam ndėrtuar njė mekanizėm tė fshehtė, qė kushdo qė e ze me dorė me qėllim tė keq, ngado qė ta kthejė e ta shpėrvjelė pėr ta ndryshuar e shkurtuar, Uliksi mbetet pėrjetėsisht i pakuptueshėm. Kjo ėshtė vlera e tij.
    Unė: Megjithse Ti nuk e thua me gjith mend, unė jam i bindur se ashtu ėshtė…
    Xhojsi: Kriminel! As ti nuk e the megjith mend kėtė tė fundit…Nxire emrin e atij qė po “pėrpunoka” Uliksin? Mua m’u deshėn 10 vjet pėr ta shkruar…
    Unė: Nga kėndvėshtrimi i kohės, ėshtė e mundur, sepse edhe njė qiellgėrryese qė ėshtė ndėrtuar pėr disa vjet, mund tė shembet fare mirė pėr disa orė…
    Xhojsi: E shoh se nuk dashke tė ma thuash emrin e uzurpatorit ilegal…
    Unė: Emrin nuk ia di...ėshtė njė ēifut kozmopolit...
    Xhojsi: Mirė. Kur ta ketė shembur qiellgėrryesen time ai ēifuti, mė bli edhe mua njė kopje...besoj se mund tė sakrifikosh diēka nga paret qė do tė fitosh nga botimi i kėtij dialogu...
    Unė: Mė vjen keq, por nė Dalbani nuk vijnė libra si ai qė po shkruan uzurpatori. Dėshirėn tėnde, po ua transmetoj atyre tė Fondacionit, kėtu nė Zyrih.
    Xhojsi: Falemnderit. Tashti ik, se kam orėn e...
    Unė: Mė fal, por nuk mund tė largohem pa ta bėrė dhe pyetjen e fundit qė mė mundon…mė lejon?
    Xhojsi: Vazhdo…
    Unė: Pjesėn mė tė madhe tė jetės tėnde, pa pasur asnjė shtrėngim apo detyrim, e kalove jashtė atdheut, derisa edhe kockat i le kėtu, nė Zvicėr…nė njė farė mėnyre, indipendentistėt, mund tė tė kenė quajtur “tradhėtar” tė vendit tėnd?
    Xhojsi: Pse ma thua kėtė o dalbanez trutharė?!
    Unė: Sepse kam 50 vjet qė pėrpiqem tė tė kuptoj, se kush je...Irlanda duhet tė ketė pasur nevojė pėr ty atje...prej kėtej nuk besoj se mundeshe..me qė qeveria zivicerane ta kish ndaluar tė merresh me politikė...Edhe dramaturgu i shquar, bashkėqytetari yt, Shon O’Kejsi u largua, por e detyruan tė ikė se e kanosėn me vdekje...
    Xhojsi: Ti, o je shumė dinak, o ke njė tru sa tė harabelit...Mos ma pėrmend O’ Kejsin ti mua, se e njoh mė mirė...unė doja pavarėsinė e Irlandės, kurse ai, veē kėsaj, donte tė ashtuquajturin “revolucion proletar”, ishte komunist...
    Unė: U zemėrove, mė duket...sidoqoftė, pyetjes kryesore, i rrėshqite...
    Xhojsi: Megjithse nuk mė pėlqen mėnyra e arsyetimit tėnd, “rrėshqite”, “u zemėrove” e tė tjera, do t’i pėrgjigjem pyetjes. Qė ta kuptosh dhe njohėsh mė mirė vendin tėnd, duhet tė distancohesh prej tij. Po tė jetosh nė qendėr tė pyllit, njeh dhe familjarizohesh vetėm me drurėt qė ke aty rrotull, nuk i rrok dot pėrmasat e vėrteta tė tij, madhėshtinė e pyllit. Dhe tashti, po e tėrheq ftesėn qė tė bėra pėr t’u vendosur kėtu pėrgjithmonė. Mbylle qarkun e jetės tėnde nė Dalbani. Ti je i prerė pėr atje.

    Korrik 2008

    milosao.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 24-09-2009 mė 21:51
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •