Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese

Ndërmjet letërsisë, publicistikës dhe burimologjisë, letërsia me karakter dëshmues, letërsia dokumentare, ka pasur fare pak vëmendje në historishkrimin letrar dhe po aq pak vend në tekstet shkollore e universitare

I. Ndërmjet letërsisë, publicistikës dhe burimologjisë, letërsia me karakter dëshmues, letërsia dokumentare, ka pasur fare pak vëmendje në historish-krimin letrar dhe po aq pak vend në tekstet shkollore e universitare. Përveç "Shtigjeve të lirisë" (H. Stërmilli) dhe ndonjë ditari tjetër lufte (duke përfshirë së fundmi "Ra ky mort e u pamë" të I. Kadaresë), nga tradita e ditarëve nuk ka të tjera vepra që të jenë studiuar mirë dhe thellë në anën letrare. Madje dhe romanet e shkruar në formë ditari ("Shkodra e rrethueme" e dom Ndoc Nikës) ose që përmbajnë brenda tyre ditarë artistikë ("Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Njeriu me top") janë studiuar si gjithë të tjerët, pa ndonjë vëmendje për përdorimin e vetës së një ditar-mbajtësi si mjet letrarësie.

1. Në të vërtetë tradita e ditarëve në shkrimet shqip është shumë më e her-shme dhe më e gjerë se ajo që dihet. Të paktën prej De Radës, i cili mbajti një "ditar me kod" (A. Pipa), nis kjo traditë në letërsinë laike, pa përmendur shënimet e pafundme në formën e kronikës dhe dëshmisë, që gjenden në dorëshkri-met kishtare ("Diptiku i kishës së Shën Gjergjit", "Kodiku i Anton Babbi-t"), në regestët vendorë në gjuhën osmane ("Sixhilati i sherijes së Beratit"), ku ruhen shënime jo vetëm historikisht të rëndë-sishme, por edhe formalisht e estetikisht të bukura. Në periudhën e formimit të familjeve patronimike, administrata e fi snikërisë shqiptare kishte gramatia-n dhe logotheti-n e vet, domethënë sekre-tarin dhe zëdhënësin e vet. "Memorie-t" e Muzakajve, gjenealogjitë e bujarëve të tjerë arbër, kronikat e asaj kohe, janë pjesë e një tradite shkrimesh me karakter dëshmues.

Në burimet arkivistike të Shqipërisë ditarë ka në fondin e A. Xhuvanit, të Ali Riza Kosovës, të Dhimitër S. Shuteriqit, të Ismail Vemblanit, të Jacomo Jung-ut, Je-ronim de Radës, Justin Rrotës, Lef Nosit, Lluka Karafi lit, Margareth Haslluck-ut, Martin Ivanajt, Mirash Ivanajt, Mit‘hat Frashërit, Pal Dodajt, Parashqevi Qiria-zit, Pashko Bardhit, Ramize Gjebresë, Selim Shpuzës, Shtjefën Gjeçovit, Teki Selenicës, Xheladin Dedës, Zef Bicit dhe të jo pak të tjerëve. Pjesa më e madhe e tyre janë të panjohur e të pastudiuar, ose vetëm pjesërisht të vlerësuar, për aq sa ka qenë në interesin e studimeve të atyre që i kanë këshilluar. Nga tradita e ditarëve mund të veçohet pa ngurrim prej të tjerëve ditari vetjak i Ramize Gje-bresë, i pabotuar deri më sot, për shkak të përmbajtjes intime (ky ditar nuk duhet ngatërruar me kalendarin e veprimeve të saj si veprimtare antifashiste në zo-nën e Vlorës, Bregut dhe Labërisë), një dorëshkrim që do të mund të provonte se tipologjikisht ditari shkruhet për vete. Shumë prej ditarëve të tjerë nuk kanë të bëjnë me botën brenda (endokosmos), por me botën jashtë dhe me përgjegjësi-në para historisë për ta dëshmuar kohën e jetuar ashtu si është parë e çmuar prej protagonistëve të saj. Nëse letërsia shqipe do të duhej të përfaqësohej në tokrendë botërorë për ditarët, lirisht ai i Ramize Gjebresë do të ishte më i denji.

2. Kujtimet, në dy dekadat e fundme, kanë pasur një fat më të mirë. U përkthye prej gjermanishtes dhe u botua shqip libri i kujtimeve të Ekrem bej Vlorës; nga anglishtja u përkthyen "Memorie-t" e I. Qemalit; dolën nga arkivat shqiptare e të huaja ose nga dosjet vetjake disa dorëshkrime shumë të vlefshme, si "Zogu i shqiptarëve - një histori e jetuar" (Çatin Saraçi), pjesa e parë e kujtimeve të Mehdi bej Frashërit, "Kujtime vogjlie e rinie" të Mustafa Krujës, "Rrno vetëm për me tregue" të At Zef Pllumit, për të përmendur vetëm disa prej titujve me rëndësi tipologjike. Ndërkaq, nuk është vërejtur ndonjë kujdes prapavajtës për botimin e kujtimeve e jetëshkrimeve të një numri shumë të madh veprimtarësh të mendimit shqiptar, që gjithashtu janë në arkiva. Kujtime, shënime biografi ke e autobiografi ke, trajtesa gjenealogjike, prej atyre fragmentare deri te librat e plotë ka në koleksionet nominale të Asdrenit, Andrea Skanjetit, Bedri Peja-nit, Elena Gjikës, Elez Isufi t, Esad pashë Toptanit, imzot Frano Illias, Gjerasim Qiriazit, At Gjergj Fishtës, Gjush Sheldisë, Hodo beg Sokolit, dr. Ibrahim Temos, Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Ismet Totos, Jak Urban Jarnik, Karl Gurakuqit, Koço Tashkos, Kol Idromenos, Leonidha Naçit, Luigj Gurakuqit, Mehmet Konicës, Milto Sotir Gurrës, Myfi d bej Libohovës, Nebil Çikës, Nikollë Krajës, Sali Butkës, Syrja bej Vlorës, Thoma Papapanos, Wilhelm Wied-it. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të kujtimet për arkiv shtohen mjaft. Në mesin e viteve 1960, para se të merrej vendimi për hartimin e një historie të Partisë Komuniste, të gjithë protago-nistëve të së majtës deri në themelimin e saj, veprimtarë të Comintern-it dhe të grupeve komuniste jashtë, iu kërkua të shkruanin kujtimet e tyre dhe t‘i dorëzonin në ruajtje, duke formuar me to një koleksion të posaçëm. Qoftë prej kujtimeve të shkruara me vullnet vetjak, qoftë prej kujtimeve të shkruara me porosi, mund të nxirren të dhëna me shumë rëndësi për qortime e plotësime në historikishkrimin letrar dhe në his-torinë kombëtare gjithashtu.

3. Letërkëmbimi ndoshta është pjesa më e rëndësishme e gjithë letërsisë do-kumentare. Kjo për arsyen e thjeshtë që letrat janë të pakthyeshme tek autori, dhe kjo i bën ato dëshmi të ditës dhe çastit, që mbeten përjetësisht të tilla, të pakonformueshme. Në një kohë të tillë si kjo e sotmja, kur njerëzit po bëjnë për-pjekje mbi përpjekjet për të përshtatur të shkuarën e tyre me të sotmen, letërkëm-bimi mund të jetë e vetmja trashëgimi që nuk mund ta prekin. Pikërisht për këtë arsye letërkëmbimi është një trashëgimi që e ndihmon fort studiuesin për të kup-tuar "the use and the abuse of history", "të përdorurit dhe të keqpërdorurit e historisë", sipas shprehjes së Nietzsche-s. Midis personaliteteve të letërsisë dhe të traditës kulturore shqiptare, letërkëm-bimi më i pasur trashëgohet në fondin e Jeronim de Radës, Dora d‘Istria-s dhe Mit‘hat Frashërit. Një pjesë e këtij letërkëmbimi është botuar, në gjuhën e origjinalit dhe shqip. Në fondin e Mit‘hat Frashërit mund të gjenden mbi dy mijë letra, ku dëshmohen të dhëna parësore edhe për pjesën më të madhe të dijetarëve të shkencave shqiptare (Milan pl. Å uffl ay, Norbert Jokl, Henri Bari, Carlo Tagliavini, Gaetano Petrotta dhe shumë të tjerë).

, sidomos prej viteve 1960 e këndej, korrespondenca e qytetarëve me zyrat shtetërore mori një përmasë të jashtëza-konshme. Vetëm udhëheqjes politike qendrore i dërgoheshin mesatarisht gjashtë mijë letra në vit. "Laborato-ri" i pranimit, skedimit, përpunimit, përzgjedhjes dhe interpretimit të këtyre letrave është krejt analog me situatat që përjeton Mark Alemi, karakter qen-dror i romanit "Pallati i ëndrrave" të I. Kadaresë. Pjesa më e madhe e këtyre letrave kanë pasur si qëllim si të ndih-mojnë Partinë Komuniste për të përsosur ideologjikisht shtetin, për të mbrojtur pastërtinë e sistemit dhe për të forcuar ndërgjegjen politike bolshevike. Ato janë dëshmi e një shoqërie që "jetonte me vigjilencë" jo vetëm në pikëpamjen kushtetuese, por edhe në "sjelljen e masave". Përmes këtyre burimeve mund të shpërfaqet një anë krejt e panjohur e stalinizmit ideologjik në Shqipëri dhe mund të bëhet një krahasim shkencor midis doktrinës kushtetuese dhe vull-netarizmit politik. Qëllim themelor i një studimi të tillë do të ishte të paraqitet me saktësi shkencore pjesëmarrja masive e shtetasve në pranimin dhe përhapjen e komunizmit, duke analizuar faktorët dhe motivet e kësaj pjesëmarrjeje: sa reale dhe e sinqertë ka qenë, sa për shkak të shtysave vetjake e sa në emër të idealit dhe të interesit të përgjithshëm. Me këtë rast do të shqyrtoheshin deformimet shkatërrimtare që pësuan komunikimi dhe korrespondenca në funksione e në vështrim sociologjik gjatë kësaj periudhe historike. Për të arritur një scaning të vërtetueshëm të gjithë kësaj analize do të duheshin kërkime arkivore, duke ndjekur disa kritere themelore: të vë-zhgohet prania e "stalinizmit vullnetar", kryesisht duke iu referuar viteve më traumatikë në jetën e shoqërisë (1948, 1956, 1960, 1968, 1972, 1976, 1981, 1985 e vijim); si dhe duke tentuar të inter-ceptohet mendimi i të gjitha kategorive të shoqërisë vertikalisht: prej shtresës "politikisht të angazhuar" deri tek të burgosurit dhe të internuarit.

Tradita e shkrimeve me karakter korrespondence në Shqipëri ka interes edhe për të huajt. Janë mbi tri mijë letrat e ush-tarëve fashistë të censuruara fi llimisht nga vetë autoritetet urdhëruese italiane, pastaj të ndaluara prej censurës naziste dhe së fundmi edhe nga ajo vendëse, për motive nga më të ndryshmet: për shkak të mungesës së optimizmit dhe të dëshirës për të luftuar, për shkak të trajti-mit si ushtri e mundur e dezertore dhe së fundi si pjesë e kontrollit të përgjithshëm të korrespondencës në shoqërinë e re ko-muniste. Këto letra janë shkruar në vitet 1939-1945 dhe nuk kanë mbërritur ende në duart e atyre që iu dërguan, të cilët sot mund të mos jenë më në këtë jetë. Po kaq të rëndësishme për të dëshmuar kohën dhe për të pasuruar historinë e mendimit janë rreth 350 letra të misionarëve bri-tanikë dhe amerikanë, një pjesë e madhe e të cilave me shkrim dore, që do të thotë se gjenden vetëm në Shqipëri dhe nuk janë këshilluar nga askush për nevoja njohjeje e vlerësimi. Letërkëmbimi i cen-suruar për shkak të luftës së ftohtë midis shkrimtarëve e artistëve shqiptarë dhe profesorëve e kolegëve të tyre sovjetikë (ku gjenden edhe letra të dërguara e të pritura të K. Spahivoglit, J. Paços, Dh. S. Shuteriqit e F. Gjatës) kanë interes për të kuptuar tendosjen e përgjithshme të një shoqërie në kushtet e një kontrolli të përgjithshëm. Shumë letra qytetarësh ende të pahapura drejtuar udhëheqjes politike të vendit (edhe sot të mbyllura në zarf sikurse qenë nisur, me kumte që nuk janë shqiptuar), provojnë se sa agjitativ ishte kulti i zërit demokratik që vinte prej "letrave të popullit".

II. Letërsia me karakter dëshmues, pjesë e së cilës, bashkë me ditarët dhe kujtimet, është dhe letërkëmbimi, është zhvilluar prej mijëra vjetësh. Një prej li-brave më kanonikë në historinë botërore të letrave, "Besëlidhja e Re", në një pjesë të madhe të tij është shkruar në formën e dëshmisë së ungjilltarëve të mëdhenj, të cilët shpesh flasin në vetë të parë; ndërsa "Veprat e Apostujve" janë shkruar si kronika historike ose si letra interpre-tuese. Tek "Apokalipsi", ungjilltari Gjon paraqitet shumë shpesh si rrëfi mtar në vetë të parë (te Buzuku: "U pae" - unë pashë). "Et video" - dhe pashë - është një stilemë që përsëritet rregullisht në shumë vargje të "Zbulesës". Tek "Ungjilli sipas Lukës" kodifi kuesi i tekstit ungjillor e përfshin veten midis dëshmitarëve, duke u shprehur në dativ - "mua": "Pasi shumë veta u përpoqën të hartojnë një tregim për ato punë, që janë vërtetuar plotësisht ndër ne, siç na i kanë lënë, të cilët që në fi llim i panë me sy dhe u bënë shërbëtorë të fjalës, m‘u duk e udhës edhe mua..." (Ungjilli sipas Lukës, 1: 1-3). Në të gjitha kohërat letërsia dëshm-uese ka qenë pjesë e historisë së shkri-meve. Fragmenti i ruajtur nga mbyllja e "Mesharit" të Gjon Buzukut, që përng-jason me kolophon-in e dorëshkrimeve dhe librave të mesjetës, fi llon me përem-rin "U", "Unë", autori që nënshkruaj. Buzuku përkthen, Budi rikrijon, Bogdani rrëfen. Vepra më e rëndësishme e Bogda-nit dhe thuajse e gjithë letërsisë klasike shqipe "Cuneus prophetarum" - "Çeta e profetëve", paraprihet me rreth 50 faqe letra, kushtime, vlerësime, komente, që dëshmojnë lidhjet e autorit me kohën, me botën e letrave, me individë dhe institucione që prekin gati gjysmën e Europës së kohës. Në këtë kontekst, një rëndësi të jashtëzakonshme marrin shënimet jashtë tekstit, në bardhësitë e dorësh-krimeve, apo anëshkrimet, që e thellojnë me shekuj lashtësinë e kësaj tradite. Në anëshkrimet ka dëshmi referenciale për epokën, shprehur me fjalë tejet të kurs-yera, jo vetëm për pretendimit për sin-tezë, por edhe për shkak të kufi zimit fi zik të bardhësive. "Unë, Skuripeki, së bashku me zonjën konteshë dhe djalin Fotinoi, me ndihmën e murgut Theodulo, bëmë dy rrugë dhe nxorëm nga kisha jashtë qytetit për t‘i shpëtuar nga të huajt 27 ungjij, ngarkuar në koshere bletësh. Po të mos ndërhynim ditën e parë, ditën e dytë s‘do të gjendej asgjë, pasi barbarët … edhe të vdekurit i nxorën nga varri", thuhet në anëshkrimin e njohur të "Dip-tikut të kishës së Shën Gjergjit" - "Kodiku i 27-të i Beratit". "U shkrua me dorën time, të të përvuajturit Mihail Slavopu-lit, në vitin 1292", njofton përmes një kryptext-i shkruesi (scribe) i irmologut që përmban "Kodiku i 23-të i Beratit". Një prej anëshkrimeve më të plota të shkri-meve ungjillore përmban këtë infor-macion: "U shkrua dhe u përfundua ky psaltir me kontributin dhe shpenzimet e të nderuarit jeromonak dhe arkimandrit zotit Maksim dhe e vunë në manastirin e shenjtë të të perëndinderuarës së lavdëruar, zonjës sonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjëreshë Mari, në Vriazezis, ku dhe tani ... arkimandriti gjendet; ai atë e mori në dorëzim për këtë kishë të shenjtë të Perëndisë dhe për mësim të fëmijëve. (Ai) që e jep këtë jashtë kishës pastë kundërshtar të përmbishenjtën Hyjëlindësen në këtë jetë dhe në të ardhmen. U shkrua me dorën time, të të përvuajturit Theodhorit, që u dha, sekretar i Beratit… pranë zotit (kreut) Teodor Muzakës dhe (që) qëndron në kalanë në mes të Skraparit, i mbyllur me pranga që prej plot tri vjet. Dhe kushdo që ta lexojë këtë duhet të lutet dhe jo të mallkojë gabimet, sepse u shkrua në vuajtje të mëdha, dëshpërime (duke qenë) në gjendje të keqe, dhe të më kuptojë mua trefish të mjerin. Në vitin 6919 (1411)" ("Kodiku i 50-të i Beratit").

shqip.