Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Provat e para të egzistencës së ujit në sipërfaqen e Hënës

    Mbi sipërfaqen e Hënës ka grimca uji. Një gjë e tillë vërtetohet në një studim të ri, i cili vë në pikëpyetje konkluzionet e mëparshme shkencore, sipas të cilave toka hënore është e thatë, me përjashtimin e mundshëm të akullit në pole. Autorët e studimit përdorën të dhënat e siguruara nga një instrument i NASA-s i quajtur M3, i transportuar në bordin e satelitit të parë indian që u vendos në orbitën e hënës në 2008-n. Ky instrument i hartografisë minerare të Hënës analizon pasqyrimin e dritës së Diellit mbi sipërfaqen e Hënës për të përcaktuar përbërjen e saj. Drita pasqyrohet në gjatësi valësh të ndryshme, sipas natyrës së mineraleve ndërsa studiuesit mund t'i shfrytëzojnë këto variacione për të përcaktuar përbërjen e shtresës së sipërme të tokës së Hënës. M3 zbuloi kështu një gjatësi vale që tregonte një element kimik që lidh hidrogjenin me oksigjenin, gjë që provon praninë e ujit në Hënë.

    Këtë e mora nga Alsat, nëse ka dikush edhe ndonjë material shtesë le ta shtoj tek kjo temë.
    Sui generis

  2. #2
    Sot Nasa ne mesdite ka nje konference shtypi ku do shpalli lajme te reja ne lidhje me Henen. Ka mundesi qe te lidhet me kete fakt megjithese ka patur prej kohesh te brendshem ne NASA qe kane konfirmuar qe ky institucion ka patur dijeni per kete fakt qe ne vitet 70-te. Le te shohim. Per me shume: NASA To Reveal New Scientific Findings About The Moon

  3. #3

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •