Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Glaukia88
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Postime
    75

    Japonia: Irani I Gatshëm Për Zhdukjen E Armëve Bërthamore

    Irani dëshiron të bashkëpunojë me Japoninë për të eliminuar armët bërthamore, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki, gjatë takimit të djeshëm në Nju Jork me homologun e tij japonez, njoftuan burime zyrtare japoneze.
    Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë dyshojnë se Teherani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, por Irani pretendon se programi i tij për pasurimin e uraniumit ka vetëm qëllime paqësore për prodhimin e energjisë elektrike.
    Gjatë bisedimeve para fillimit të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mottaki e siguroi ministrin e Jashtëm japonez, Katsuya Okada, se Irani nuk kishte qëllime të siguronte armë bërthamore dhe se epoka e armëve të tilla kishte përfunduar, deklaruan zyrtarët japonez.
    Mottaki shtoi se Irani ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Japoninë, i vetmi vend që ka vuajtur pasojat e një sulmi bërthamore, në përpjekje për të zhdukur armët bërthamore, deklaruan burimet japoneze.
    Okada deklaroi se ishte për të ardhur keq që ekzistonin dyshime lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit dhe i bëri thirrje Mottakit të zhvillonte bisedime të hapura me administratën Obama, por shefi i diplomacisë iraniane deklaroi se vendi i tij nuk kishte asnjë plan për të biseduar për të "drejtat" e tij bërthamore, shtuan burimet zyrtare.
    Irani ka rëndë dakord të takohet për bisedime me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania, plus Gjermania, më 1 tetor.
    Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se bisedimet duhet të fokusohen në çështjen bërthamore, por Irani ka insistuar se aktivitetet e tij bërthamore nuk do të jenë pjesë e axhendës.


    Marre nga : ShtypiDites.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •