Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Ndėr vite...

    Dhe kur i ikėn punimeve shkollore pėr tu strukur nė tė shkuarėn forumore, pėrfundon me koleksionin e vargjeve personale ndėr vite shkruar


    Malli nė tė gjitha format e tij


    1- Mall i shpirtit tim

    Pėr Durrėsin

    Mė ka marrė malli Durrėsi im i dashur
    Tė t’i shoh ty rrugėt, bregdetin e lagur.
    Rrugėve tė tua si dikur tė shėtis
    Mes njerėzve tė njohur shokė apo miq

    Mė ka marrė malli Durrėsi im i dashur
    Larg teje jeta ėshtė e zbrazur.

    Endrra

    Nė ēdo ėndėrr tė gjumit tim tė trishtė
    Mė duket vetja se jam me ju, atje
    Ulur nė atė breg tė brishtė
    Buzė Adriatikut atje nė atdhe

    Hap sytė ēdo gjė u zhduk, deti shkoi
    Ah, sa dėshpėrim isha nė gjumė
    Kaloi kjo natė, eh, po kaloi
    Vallė larg Durrėsit
    sa kohė do tė jem unė…
    Durrėsi
    Ky qytet i mrekullueshėm pėr tė cilin gjithnjė mall kam.

    Ti zhurmė e kėndshme e detit tim
    Mes tė cilės rritur jam unė
    Je ninullė e shpirtit tim
    Mbrėmjeve kur unė mbyll sytė pėr gjumė.

    Ti rėrė e plazheve tė fėmijėrisė sime
    Pėrzier mes guackeve tė mbledhura nga unė
    Nga ajo vazė e vogėl mė ngjallni mijra kujtime
    Mė shpini pranė detit
    edhe pse mes malesh jetoj unė.


    Ju foto tė mrekullueshme nga Durrėsi im
    Radhitur me aq kujdes albumeve jeni
    Ju ruaj si gjenė mė tė shtrenjtė
    Qetėsimin e shpirtit tim, nė brendėsi ju keni.

    Ju o ėndėrra tė shpeshta qė buzė detit mė ēoni
    Mė vjen keq kur sytė hap, qė diku s’ju kam regjistruar
    Jeni pėr mua kinema e ēmalljes
    Unė Oscar-ėt e shpirtit ju kam dhuruar.

    Durrsaket.

    Me lėkurėn e bronxtė nga rrezet e diellit
    Me tė kaēurrelta flokėt nga kripė e detit
    Me ecje tė kėndshme trupin ato zhdredhin
    Ne brendėsi tė tyre shikimet e djemve kredhin.

    Vazhdojnė ecjen e tyre, pa kthyer kokėn prapa
    Edhe pse e ndiejnė qė shumė djem janė ndalur nė hapa
    Shikime tė mahnitura ata kane hedhur mbi to
    I thone njėri-tjetrit , Hey , Durrsaket janė kėto!

    Malli i vėndit tim.

    Eh ,
    Ē’mė ka zėnė sot mall i vėndit
    Mall i tė festuarit mes njerez e miq
    Mall i tė vallėzuarit alla shqiptarshe
    Mall i tė uruarit , Gėzuar o Miq.

    Tė marr pėr dore , ecim shumė hapa
    Ndalemi diku ,ne nje tavernė
    Gumėzhin gjthēka , festim ka nata
    Festim , po ja mes tyre s’jemi tė lerė.

    Muzikė e kėndshme , por e huaj
    Ē’ mė ngjalli mallin e folklorisė
    Dikur mė dukej e vjetėr kjo perlė
    Tani mė djeg kėngė e Shqipėrisė .


    Nisem ashtu , nxitimthi flutarak,
    Si shpend i dimrit sė bashku me zogtė,
    Ul nxitimthi fluturim endėrrak
    Atje , pėr ku malli mė dogjtė.

    E marr rrėmbthi , ashtu njė gotė
    Nė tavolinėn e shtruar , gosti e pije
    Ngre njė dolli , me ju tė gjithė:- Gėzuar
    Njė dolli tė fortė, puro Shqipėrije.


    Dhe fundviti pėrsėri erdhi...
    Kėngė e zemrės zė mė lotohet
    Tek po vjen e tek po shkon
    Mė zė malli ta shoh Durrėsin
    Viti, vitin kur e ndėrron.

    Mė zė malli t’ja shoh dallgėt
    Nė janė zbutur a egėrsuar
    Qė nga moti kur Durrėsin lashė
    E nga larg i them GĖZUAR.

    Gezuar sot, Gezuar mot
    Shtohen vitet , shtohet malli
    Rrotulloj fronin e qeltė
    E pi lotin bashkė me zjarrin.

    Mall i ēmendur

    Hej mall i ēmendur mė ke zaptuar
    Mall , qė pre mė ke bėre me vakt
    Nė shpirtnė e zhuritur je ngujuar
    Si gurė i rėndė qė veē bėn plagė.

    I rėndė, ngado me vete qė tė mbart
    I rėndė , s’po mundem tė tė gjuaj
    Heshtur mes fjalėve , ēdo ēast qė flas
    Edhe pse fjalėt rrjedhin pa pushuar.

    Mbushem ajėr, fuqishėm tė tė gjuaj
    Grushtin e mėrzitjes mllefshėm ngre.
    Fjalėt dhimbje psherėtimshėm mė thua
    Emocion thjesht jam, emėr pėr atė qė ndien.

    Grusht i mėrzitjes kthehet ndaj meje
    Dhe unė bisha i ngul sytė uritshėm.
    Dua t’ia ngul dhėmbėt shqyeshėm
    Fatit tė shqiptarit kurbetlindur.

    Kupė e gazit

    Largomu ti mall i vėndit
    N’udhėn jetės lėrmė tė zhytem
    Ta mbush kupėn me gaz mot
    E nga gazi le tė mbytem.

    Po ti vjen ashtu ngadalshėm
    Kupės gazit m’i vė kapak
    E unė shoh si mė djeg shpirtin
    Lot i mallit pak nga pak.
    Pėr ju kam mall

    Si jeni ? – Lajme ēonėmi
    Se malli mė ka marrė
    Si shkoni ? – Tregomėni
    Se kam shumė muaj pa ju parė.

    Besonėmi se si zjarr shpirti mė digjet
    Besonėmi se para mallit e pafuqishme jam
    Dua tė jem me ju , shpirtėrisht kėtu s’mė rrihet
    Por shpejt dot s’vij, ndaj shumė mall kam.

    Pėr ty nėna ime

    Ah flokėt e tu ,qė kėto vite shumė janė thinjur
    Ah duart e tua,qė ne tė katėrtėve na kanė rritur
    Ah shpirti yt,njė shkėmb i pazbuluar
    Ah zemra jote, e forte dhe e duruar.

    Kur do tė kem rastin,dhe njė herė ti prek
    Kur do tė kem rastin,dhe njė herė ti ledhatoj
    Kur do kem rastin,me sy tė tė shoh
    Kur do kem rastin,zėrin tė ta dėgjoj.

    Tim biri

    Pas qortimit qė sot nė drekė ende s’kishe fjetur
    Tek ishe nė njė gjėndje gjysmė –zgjuar, gjysmė- gjumė
    Vure dorėn tėnde tė vogėl mbi faqen time
    Mami mė the tė dua thumė.(shumė)

    Tė shikova e lumturuar
    Qė ke filluar tė mė flasesh nė shqipen time
    Gjuhė e nėnės tėnde biri im ėshtė
    Fole edhe mos druaj se bėn gabime.

    Shprehe atė qė ndien nė shqip
    Se shqipja shprehjet i ka tė mrekullueshme
    Lėre frėngjishten kur je jashtė shtėpisė
    Nė shtėpi gjuha , traditat janė tė trashėgueshme.

    E shoh qė je paksa i cuditur,
    Qė zemėrim i qortimit nga kėto fjalė u shua
    Por ti u shprehe nė gjuhėn qė tė ushqej cdo ditė
    Dhe kjo gjė mė lumturoi mua.

    Ditėlindja tėnde.

    Ti biri im ditėlindjen ke sot
    Mami dhuratat ka ambalazhuar
    Gjėnden nė to lojra plot
    Gjithēka qė ti mė ke kėrkuar

    Urimet vijnė nga tė katėr anėt
    Po kėto vetėm nėpėrmjet telefonit
    S’janė gjyshi, nana , dajat, tezja
    Te gjithė bashkė do festonim

    Do tė merrte gjyshi tė tė llastonte
    Dhe nana do tė thoshte se tė ka zog
    Do t’merrin dajat tė tė shėtisnin
    Me Brikenėn e tezes do luaje sot.

    Eh biri im, po kjo ėshtė jeta
    Jo gjithnjė kemi te gjitha qė duam
    Plotėsojmė njėrėn anė tė ekuilibrit
    Pastaj pėr tjetrėn prapė vuajmė.

    Por Ti jo mos u mėrzit
    Se pushimet vijnė, vijnė shpejt
    Valixhet nė dorė ti dhe unė
    Tek gjyshi do mblidhemi krejt.

    Ti dhe deti…
    Ti luan , luan , luan me dallgėt
    Unė shpirtin qesh me gazin tėnd
    Ti thua - Mami mė zuri vala
    Vrapo bir- tė them - mos rri nė vend.

    Vrapon, vrapon , vrapon nxitimthi
    Hapa-ēapa ashtu ngatėrruar
    Era kasketėn ta mori fluturimthi
    Mes valėve e hodhi pėr tė lundruar.

    Ti qesh , qesh , qesh gurgullimthi
    Hey mami , kasketa ėshtė anija ime.
    Vjen drejt meje m'tėrheq rrėmbimthi
    - Eja , pra eja t'nisemi n'udhėtime.

    Bir jam lodhur nė udhėtime
    M'ka humbur ndjesi e t'shijuarit udhė
    Dua tė rri nė rėrėn e vendlindjes sime
    Jam lodhur sė kėrkuari brigje pafund.

    Po ti nisu . nisu nė udhėtime
    Epoka tėnde ka busull, jo si unė
    Mė ra fati tė lindja nė vite tė trishme
    Pa busull , as kartė , njeri i paudhė.

    Ej mos mė shiko ashtu habitshėm
    Nisu de nisu nė udhėtime
    E di qė je ende detar i vogėl
    Udhėtohet ėmbėl me imagjinime.


    Tim biri 2

    Eh, ja qė malli mė ka pushtuar
    Zaptuar zemėr , zaptuar shpirt
    Mes minutave, ēdo ēast malluar
    Malluar siē mallohet nėna pėr birtė.

    E mė cicėron nė telefon
    Me kėngė zogu tė gjuhės shqipe
    Akoma mė shumė shpirtin ma mallon
    Shkrehem nė vaje , shkrehem nė gėzime.

    Shkrehem nė vaje, tė mbledh mes krahėsh
    Duke numėruar ditėt e ardhjes
    Shkrehem nė gaze kur ma flet gjuhėn
    Me dialekt puro durrsakshe.

    Dhe seē mė buēon , gufon nga shpirti
    Dėshirė e zjarrtė tė vij pranė tek ty.
    Tė admiroj tek luan e qeshesh
    Me shokėt e rinj qė ke njohur aty.

    Kėnaqem me zėrin dhe gazin tėnd
    Qė kumbon hareshėm nė telefon .
    Tė pėrshėndes qė tė vazhdosh lojėn
    Se shokėt po tė pyesin pse po vonon.
    Lexim tė kėndshėm

    Elna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 20-09-2009 mė 05:32

  2. #2
    2-Skulpturave tė jetės

    Ti,
    Zhurmshėn vjen nė mes tė natės
    Zhurmshėm makinėn parkon
    Zhurmshėm hap derėn e hyrjes
    Zhurmshėm ēelesin rrotullon.

    Zhurmshėm sillesh nėpėr shtėpi
    Tavolina, raftet, gjithēka kėrcasin
    Ajo ngrihet nga shtrati trembshėm
    Sytė e trishtė, shumė i flasin.

    Fillon i flet me zė tė lartė
    Vėshtirė ē’thua pėr tė kuptuar
    Nė gjuhėn e trashur nga alkoli
    Fjalėt dalin ngatėrruar

    Ajo hesht ndėrkohė ti flet
    Me ato fjalė tė pakuptuara
    Heshtje e saj thellė tė vret
    Ke shkelur fjalėt e premtuara

    Ti flet, ti flet dhe ajo hesht
    Nė sy i shihet fundi i durimit
    Ti komenton pijet e mbrėmjes
    Ajo mendon rrugėn e kthimit

    Ti flet, ti flet, ti dėrdėllit
    Ajo hesht , hesht dhe vetėm hesht
    Nė sy njė pike lot i ngrin
    Ndėrsa ti ngre dorė si nė net

    Ti gjuan, gjuan, gjuan sa mundesh
    Ajo hesht, hesht dhe vetėm hesht
    Derisa gjaktė ti rrjedhė hundėsh
    Atėherė ti ndalesh dhe e sheh

    Ajo ngre sytė e pikėlluar
    Pikėllim i saj flet, shumė flet
    Ti ndien se ke sharruar
    Ajo bėn gati valixhen e vet

    Ti e kupton se e ke tepruar
    Lutesh, lutesh pėrsėri tė tė falė
    Pija bref tė ka kaluar
    Ajo hap derėn qė tė dalė.

    Ti kokėn zė midis duarve
    Ajo rėndon, rėndon, rėndon
    Mė shumė se alkool i pijeve
    Dhimbje e ndarjes te pushton.

    Ngrihesh vrullshėm i dėrrmuar
    Shishet pėrplas duke i boshatisur
    S’do pije mė, kishe premtuar?
    E kotė…
    ajo tashmė ka ikur.

    Udhėve tė humbura

    Baladat e pabėra
    udhėt e ndara
    rrugė tė pashkelura
    hėna dėshmitare.

    Afruar, larguar
    nga ndjenjat, jeta
    rrėmbyer mes mallit,
    mungesės.

    Anash kaluar
    miqėsisė, krijesės.

    As afėr, as larg
    ditėve tė lumturuara.

    As zgjuar, as gjumė
    n’kaltėrsinė e shikimit.

    Humbur n’udhėn e jetės
    n’udhėn e gėzimit.

    Ēastit tė trishtė

    Nėse njė ēast dhimbja tė mbėshtjell
    Petkun ēirrja , diku larg gjuaje
    Mos i vish shpirtit tesha mllef
    Nje jetė ke, me kujdes ruaje.

    Nėse njė ēast, loti tė rrėshqet
    Leje tė rrjedhė , mos e ndal udhe
    Do ndiesh mė pas shpirt mė tė lehtė
    Po kėrkoj lotėt –Zot, nga mi humbe?


    Dhe Zoti i tha.

    S’ti humba unė , tu shterėn vetė
    Tė mbeten udhe hap pas hapi
    Tek tė rridhnin dikur si lumenjtė
    Nė kėtė qė quhet jetė ngrica i kapi.

    Po tek kėrkon, mė pyet mua
    Ngjalle zjarrin, mos e lėr tė shuhet
    Ngrohe lotin qė tė shkrihet
    Ngrohe, loti pėr shpirtin duhet.


    Zjarrit tė oxhakut

    Zjarrit tė oxhakut tim, flaka po i shkon drejt shuarjes
    As jam qė ndezur e mbaj, as jam qė dua tė shuhet
    E ndiej tė ftotėt nga prushtė nė hi shndėrruar
    Nė fund tė fundit dimėr ėshtė, pranvera vjen nxituar.


    Shpirtit tė lodhur

    O shpirt i lodhur, shpirt i ēuditur
    Paprimtas pyetje tė shtrova sot.
    Vallė tė pyeti dikush ende pa u nisur,
    Nė doje ti, tė vije nė kėtė botė?

    E bukur pyetja,
    pergjigje e pahabitur
    Pėrhumbur shikimin nė syrin e palotė
    Pasqyra dėshmitare dėgjoi papritur:
    E ti, e pyete kur e solle nė jetė zogtė?!

    Faj-dashuri sė bashku u pėshtollėn
    Shpirti llogjika, jo si ngaherė, u bėnė njė
    Dashuri-dėshirė nė jetė na sollėn.
    Me dashuri-dėshirė jetėn tė jetojmė.

    Dėshirat ēast, tė shumta u radhuan
    Saqė, dhe ti rendisje s’mundeshe dot
    Dashuri e sė bukurės kurrė s’ka munguar
    Por, prapė e komplikuar duket kjo botė.

    Bulėzės sė lotit

    Tek lundron nė syrin tim
    Bulėz e lotit, me kohė humbur
    Njėkohėsisht mė bėn tė qaj, a qesh
    Momentin e hidhur, a zgjimin e strukur.
    Dhe tek merr ngadalė rrokėllimėn
    Mė ēliron dhimbjen , por dhe gėzimin.
    Dhimbjen e trishtimit tė momentit
    Gėzimin , qė gjete udhėn e kthimit.
    Lexim tė kėndshėm

    Elna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 20-09-2009 mė 05:36

  3. #3
    3 - Tė sotmes sė harruar...

    E sotmja ime qe linde nga e dikurshmja.
    Sa keq qe tė kisha humbur kohė me pare.
    Kur ti vije e une te shtytnja,
    Kur ti me mblidhnje e une te mbytnja...
    Te falem me peruljen e shpirtit ,
    Mbi pirgun e dhimbjes se themeleve, rrenuar
    Mbi lumnė e loteve kohė shkuar
    Ti ishe e bukur.
    Une verbuar...

    Ngrihem pėrgjumshėm
    tė kundroj...
    Tejet lulezuar
    buzėqeshur ti.

    Une,
    perpleks nga qetėsia tėnde,
    nėn harkun e shikimit
    gjysmė-mbyllur
    gjysmė-hapur
    duke kerkuar kuptimin
    e mos ekzistences se motme…
    Betohem tė tė jetoj:
    Pa tė re...
    Pa tė vjetėr...

    Vetėm me tė sotme.

  4. #4
    4 - Nėnlokes

    Syri i nėnėlokes time.

    Tė grushtoja duart e gjithė botės
    Pėr tė mbledhur lotėt e njerėzisė
    Do njomja syrin e nėnėlokes
    Qė iu shter loti prej mėrzisė.

    Do i njomja syrin ti rridhte loti.
    Ti puthnja lotin nė tė rrjedhė.
    Ē’faj pate ti nėnėlokja ime
    qė na lindi zoti kaq tė mjerė.

    Tė mjerė nė fat, ah sa tė mjerė
    Tė mjerė tani, tė mjerė mė parė
    Ah, moj nėnėlokė ē’mė dhimbsesh ti
    Ti, dhe lot i syrit tėnd tė tharė.

    Ti dhe nėntori

    Ē’ti them unė Nėnės, Nėntor thuamė
    Ē’ti them Nėnės, unė sot njė fjalė
    Kėto djallė lugetėrish nga dualėn
    Mė tė fortė se cupat e se djaltė e saj.

    Ē’ti them unė Nėnės, Nėntor thuamė
    Ē’ti them unė Nėnės, k’tė ditė, k’tė cast
    Kur rrugėve tė kurbetit ēdo ditė vuajmė
    Tė rrebelesosur nga zemrė e plastė.

    Ē’ti them unė Nėnės, Nėntor thuamė
    Pesėqind vjet qė fėmitė i marrin arratitė
    Vallė ti them qė s’ishe nėnė e mire
    Apo ta pyes nė e mallkuan perėnditė.

    Ē’ti them unė Nėnės, Nėntor ti thuamė
    Sot kėtė ditė, nė kėtė festė tė saj
    As jam qė mund ti them gėzuar
    As jam qė i them :- Ti ke faj.

    Ē’ti them unė Nėnės, Nėntor thuamė
    Ē’ti them unė Nėnės k’tė orė , k’tė cast
    Nuk ndjehem e zonja pėr ta mallkuar
    Po dhe larg saj mė iku gaztė

    Kokėn zė midis dy duarsh,
    Por, prapė pėr Nėnėn ndiej mall
    I thuaj, Nėnės, Nėntor Gėzuar
    I thuaj shpjet tė na mbledhė pranė.

    Lexim tė kėndshėm

    Elna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 20-09-2009 mė 05:34

  5. #5
    5 - Shpirtrat tanė

    Elizė e Brar

    Elizė thuamė, vėrtet vallė
    Vėrtet mė deshe me aq zjarr mua
    Vėrtet ēdo fjalė tė ndolli mall
    Apo jam unė, qė jam gabuar

    Hej, Brari, Brari , Brari ti
    E di sa herė pėr ty jam drithėruar
    Por jeta s’pyet pėr ndjenjat tona
    Atė qė ndiejmė s’kemi pėr ta shijuar

    Elizė, Elizė, po unė tė dua
    Nė zemrėn time ke lėnė gjurmė
    Mos mi mbyll tė gjitha portat
    Shuamė etjen, etjen e pafund.

    Hej Brari, Brari, Brari ti
    Burim i shpirtit tim ėshtė shterur
    Mendova se ti do i jepje jetė
    Po ti pėr vete je i etur.

    Brar dhe Elizė
    Elizė, Elizė po unė tė desha
    Dhe do tė dua nė ē’do hap
    Deri sa mua tė mė lodhė jeta
    Dhe gjumė i rėndė tė mė kapė.

    Do tė tė mbart kudo me vete
    Nė zemrėn time, qė djeg mall
    Madje, dhe atje nė zyrėn time
    Imazhi yt do mė jetė pranė

    Natėn heshtas kur tė mė marrė gjumi
    Nė shtratin tim do tė tė bėj vend
    Do tė gdhend me buzet e mia Brari
    Ngado, kudo nė trupin tend.

    E di qė klithma do tė lėshoj , tek
    Do largohesh , nė vegim agimesh
    Do mė qajė shpirti si i marrė
    Mes dhimbje malli apo kujtimesh

    Do ulėras: - Elizė, Elizė tė desha
    Dhe do tė dua, ēdo ēast ēdo hap
    Shpirtin tim me ty e qesha
    Qeshma shpirtin, qeshma prapė.



    Dy miq tė mirė, dy miq tė rrallė.

    Ti do tė vish, do vish patjetėr
    Liqenit, do tė shėtisim prapė
    Aty ėshtė dhe gur i vjetėr
    Ne miq tė mirė, miq tė rrallė.

    Biseda rreshtas do mbajmė gjallė
    Tė reja, tė vjetra plot me mall
    Nostalgji ndjenjash tė heshtura
    Dy miq tė mirė, dy miq tė rrallė.

    Do tė shfletojmė kapitujt tanė
    Kapituj tė ndryshėm, njėjtė nė mall
    Nė faqe mbresash do tė humbasim
    Dy miq tė mirė, dy miq tė rrallė

    Unė do tė vij, do vij patjetėr
    Dhe ne tė dy do shuajmė mall
    Ulur, diku nė njė kafene tė vjetėr
    Dy miq tė mirė, Elizė dhe Brar.

    Lac Leman

    Elizė, Elizė ja unė erdha
    Liqeni buēiste zėnė mall
    Tek ulėrisja dhimbje zemre
    Qanim unė, liqeni Si tė marrė

    Tek gur i vjetėr gdhenda dhimbje
    Dhimbje zemre, dhimbje mall
    I thashė gurit t’ma qafė Elizėn
    Liqeni gdhendi nė tė Brar.

    Tek eci heshtas n’udhnė e kthimit
    Shpirt e lot tek gur i lashė
    Kur tė kalosh ndale vėshtrimin
    Shpirtin tim do e ndiesh pranė.
    p.s. sqarim i domosdoshem: Emrat e personazheve nuk kanė asnjė lidhje me anėtėrėt apo anėtaret e forumit.

    Lexim tė kėndshėm

    Elna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 20-09-2009 mė 05:23

  6. #6
    6 - Erosi i marrė

    Puthjet

    Kur tė jemi ndėr krahė qafuar
    Ndarė gazin tėnd
    ndarė gazin tim
    Ē’malluese do tė jenė puthjet
    Pėr mallin tėnd
    pėr mallin tim

    Kur tė jemi ndėr epshe dashuruar
    drithuar unė
    drithėruar ti
    Mbretėri e papushtueshme puthjet
    pėr shpirtin tėnd
    pėr shpirtin tim

    Kur tė jemi nė tė shkuar
    Nė tė pėrshėndetur unė edhe ti
    Mallėngjyese tė fuqishmet puthje
    pėr kthimin tend
    pėr kthimin tim

    Mes trėndafilėve tė shtratit tim

    Nė shtratin tim me shumė kujdes
    Trėndafila tė kuq ngado janė hedhur
    Por trėndafili me i bukur do tė jem unė
    Kur nė kėtė shtrat tė jem e zhveshur

    Dhe dalėngadalė unė ty do tė ftoja
    Tė kundėrmoje aromėn e trupit tim
    Mes petalesh ngadalazi tė mė kėrkoje
    Pėr puthje tė shumta pa mbarim.

    Dhe pasi puthjet tė mė kishin mbuluar
    Petalet e mia do kėrkoja nė trupin tėnd
    Do ti mblidhja mes buzėsh nė heshtje
    Me puthje qė tė ta digjnin gjithė trupin tėnd.

    Pasi tė ishim dehur nga ndjenjė e shtratit
    Ēėrēafėt mbi trupat tanė do ngrija
    Do strukesha diku nė gjoksin tėnd
    Dhe mes krahėve tė tu me endje do flija.

    Shndrydhje

    Ēliroje shpirtin nga ēdo gjė
    Lėre trupin tė zhdėrvjellohet
    Fishekzjarret le tė shpėrthejnė
    Marshi i triumfit le tė dėgjohet

    Dhe mos ngurro tė mė thuash tė dua
    Me fjalė apo dhe me trupin tėnd
    Puthmė i dashur, puthmė mua
    Puthmė deri sa tė mbes pa mėnd.
    Nga puthjet

    Mė djegin tė butat buzė
    Nga puthjet e tua, plot endje
    Me japin njė ndienjė tė kėndshme
    Qė ēuditėrisht, nuk ėshtė dhėmbje


    Dhe sa herė qė flas apo qesh
    Djegėsi e tyre, mė kujton ty
    Pėrjetimet e ethshme dashurore
    Dhuruar unė, dhuruar ti.

    Nostalgji

    Ah, pagjumėsia mė ka pushtuar
    Rishtas mendimet mė sjellin tek ty
    Bashkangjitet mallit, dėshirė e zjarrtė
    Eh, kėto ēaste ti jetonim, ti jetonim
    Rrėmbyeshėm unė dhe ti

    Ē’ndrydhosje e ndjenjave tė na zaptonte
    Eve, Adam le tė ringjallnim pėrsėri
    Tė shkruanim vargje me buzėt tona
    Nė trupin tėnd, nė trupin tim.

    Qetėsi e natės plotėsisht tė largohej
    Mes fjalesh, ndjenjash, epshesh pėrzier
    Kėnaqėsi e shpirtrave tė triumfonte
    Plot rėnkime, klithma, ekstaze, mrekullie.

    Nata mbulojėn tė na e hidhte tė bardhė
    Pėr tė mbuluar trupa dehur kėnaqėsi
    Tė pafuqishėm tė flinim pranė e pranė
    Pranė trupit tėnd, pranė trupit tim.


    Prezencė

    Shtrėngomė mes krahėsh, i dashur, shtrėngomė
    Tregomė ē’ndjenjė, ē’forcė ka dashuria
    Puthmė fuqishėm, shpirt, qerpikė e lotė
    Mallomė, mallomė pafundėsisht nga dashuria

    Dashuromė i dashur, thellėsisht dashuromė
    Me mall e zjarr siē dashuron vetė dashuria
    Mrekullomė i dashur si zanat thonė
    Dhuromė, dhuromė ēaste nga lumturia.
    Dhe zgjmi…

    Zgjohemi papritur
    Nga diell ēudirash
    Mėngjeset e vjetėr
    Nuk janė mė si ato…
    Ngrohemi befas
    Me buzėqeshje magjirash:
    Magjira mahnitėse me: Sa mė do?
    Ecim udhėve ashtu pėrhumbur
    Mbartur me vete dėshirnė e kthimit
    Ngado qė tė shkojmė
    Hapat na ēojnė
    Nė atė qė quhet:
    Vend i Takimit...

    Sikur ndarjet tė shuheshin fare ...

    Kur unė tė kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E mall tė na zėrė
    Pa bėrė dy hapa
    Do kthehemi ēmendur
    Tė dy ashtu…
    Puthjeshkėmbyer
    Pėr udhė tė largta.

    Kur unė tė kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E nostalgjia
    Tė na pushtojė sakaq
    Do marrim me vete
    Tė dy ashtu…
    Puthje tė ėmbla
    Kujtime plot afsh.

    Kur unė tė kem ikur
    Ti gjithashtu…
    E flokėt tė na bėhen
    Borė e bardhė.
    Do kthehemi befas
    Tė dy ashtu…
    Pėrhumbur puthjesh
    Mall e zjarr.

    Kur unė tė kem ikur
    Ti gjithashtu…

    Lexim tė kėndshėm

    Elna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 20-09-2009 mė 05:23

  7. #7
    7- Dhe fund i burimit

    Femme spéciale

    Heshtesh befas plot furi
    Dhe pse do doje pėrbije detin
    Shikon pėrhumbur diku larg
    Mos vallė zbulosh
    Ku e kam planetin…

    Kėrkon modelet ndėr vegime
    Modele fėmrash…
    disi ndryshe, disi njėsoj
    Mė drejton shikimin plot kėrshėrime:
    Nga burova vallė farėsoj…

    Qė t’humbas dhe kur mė ke ndėr duar
    Pragėruar mes pėrqafimesh
    Pėrkėdhjet mė behen altar
    Pėr braktisje ndėr ėndėrrime.

    Dhe qė qeshem e pafaj
    Ja ashtu me shpirt tė pagdhėndur
    Duket tė ndjell nė botėn time
    Herė tė qeshur, here tė trembur…

    Dhe kėrkon tė gjesh burimet
    Here tė qeshjeve
    Here tė mėrzitjeve
    Mė shikon me sytė e zjarrtė
    Si tė thyhesha prej brishtėrimeve…

    Zgjat dhe krahėt tė mė mbash pranė
    Se mos mos iki
    Se mos tretem
    Trembja niset
    Merr krahė
    Shpirti vallė ku po mė endet...

    Fillojnė shkunden ėndėrrimet
    Shpirt i prekur zė mė ndrydhet
    Zgjohen fjalėt e perfjetura
    Zgjohen befas edhe zemėrimet...

    E fillon ndihet rrebeshi
    Buzėt, vetullat ma lajmėrojnė
    Shkrepėtima janė shikimet
    Mė mirė heshtje
    Sa tė jetė vonė.

    Hesht dhe ti
    Hesht dhe unė
    Perpleks mbetur pėr fjalė a falė
    Kot pėrpiqesh tė gjesh sqarime
    Ke hasur befas: Femme spéciale

    Lexim tė kėndshėm

    Elna.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Elna me vjen keq qe jeni larg ju ,vellai im e plot e plot shqiptare te tjere qe per nje mirqenje me te mire keni emigruar dhe ju merr malli edhe per guret e sokakut kur thone korcaret dhe ju per cdo kokerr rere...po kjo eshte jeta...
    Poezi te bukura ku ne cdo njeren prej tyre spikat malli per vendin ,malli per te dashurit ,te afermit ,shoqerine e cdo gje tjeter te dashur e te shtrenjte...perballe kam nenen time e cila ka erdhur mikeshe dhe i lexova vargjet e vecuara nga poezia juajer ty nena ime...dhe sinqerisht fjalet e saj jane...cupe e nenes cupe....sa larg jane femija...ashtu eshte vertet ndoshta nena juaj ishte pa thinja kur iket ...dhe vellai im ashtu e la e perdite nenes i shtohen thinjat...
    Nuk di a erdhet ne vere apo jo?Pushuam ne ne Durres per ju e gjithe emigrantet qe nuk kane mundesi te vijne...na ke munguar.Pershendetje per krijimtarine tuaj te spikatur dhe ishalla Nentori qe i ankohesh te bashkon me NENEN dhe te afermit tuaj.

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Elna me vjen keq qe jeni larg ju ,vellai im e plot e plot shqiptare te tjere qe per nje mirqenje me te mire keni emigruar dhe ju merr malli edhe per guret e sokakut kur thone korcaret dhe ju per cdo kokerr rere...po kjo eshte jeta...
    Poezi te bukura ku ne cdo njeren prej tyre spikat malli per vendin ,malli per te dashurit ,te afermit ,shoqerine e cdo gje tjeter te dashur e te shtrenjte...perballe kam nenen time e cila ka erdhur mikeshe dhe i lexova vargjet e vecuara nga poezia juajer ty nena ime...dhe sinqerisht fjalet e saj jane...cupe e nenes cupe....sa larg jane femija...ashtu eshte vertet ndoshta nena juaj ishte pa thinja kur iket ...dhe vellai im ashtu e la e perdite nenes i shtohen thinjat...
    Nuk di a erdhet ne vere apo jo?Pushuam ne ne Durres per ju e gjithe emigrantet qe nuk kane mundesi te vijne...na ke munguar.Pershendetje per krijimtarine tuaj te spikatur dhe ishalla Nentori qe i ankohesh te bashkon me NENEN dhe te afermit tuaj.
    Flm pėr leximin Pranvera.

    Isha nė Durrės, por nuk kisha kohė tė lėvizja. Kishim dasmėn e vėllait, dhe me pjesėtarėt e familjes u morėm me organizimin dhe festimin e kėsaj ngjarjeje familjare.

    Pėrshėndetje pėr ty dhe gjithashtu edhe pėr mamanė tėnde nga ana ime.

    Mbrėmje tė mirė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    uau..

    Elna na mahniti me kto poezi.. malli..

    Bukur shume..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •