Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Petraq Kolevica

    Poezi nga Petraq Kolevica


    Vitet qė vinė

    Kaq u shtuan poshtėrsitė,
    Kaq u rritėn marrėzitė,
    Kaq na mbytėn ligėsitė,
    Sa kam frikė se njė ditė,
    Kur dhe ne tė shohim dritė,
    Kur tė hapen krejt kufijtė,
    Oh, kam frikė, atė ditė,
    Ikjen e gjithė njerėzisė!
    Do tė lėnė mall’ e gjėnė,
    Do braktisin babė e nėnė
    E s’do kthejnė kokėn prapa,
    Po do ikin me tė vrapa
    Larg qytetit, larg shtėpisė,
    Larg, mė larg prej Shqipėrisė,
    Larg, mė larg kėsaj sė mjerės,
    Sikur ikin prej kolerės...

    Dhjetor 1976




    Dom Pjetri

    “Jerusalim, Jerusalim, qė vret profetėritė edhe rreh me gurė ata qė janė dėrguarė te ti”...
    Ungjilli pas Matheut
    (F. 87 (41)


    Rri Dom Pjetri nė qeli,
    Vdekjen pret nė qetėsi.

    Rri i vetėm, pa njė shok,
    Kėmb’ e duar lidhur tok.

    Por dikush po vjen me vrap,
    Vjen njė qen, qė portėn hap.

    Ēohu! – thėrret – me shkelm i bje.
    Ēohu shpejt, se s’kemi nge!

    Ēohet Pjetri, ec me zor,
    Gjersa sosi nė oborr.

    Aty vetėm tek qėndron
    Shpejt e hipin nė kamion.

    Ec kamioni, rrugėn merr.
    Jashtė – Natė. Ftohtė. Terr.

    Ja, diku kamioni ndal,
    Zbret Dom Pjetri mengadal.

    Shpejt e shtyjnė mbi njė ledh.
    Kthen kamioni, dritėn hedh.

    Ndrit Dom Pjetri zbehur krejt.
    Qentė qeshin pėrkundrejt.

    Dhe dikush i flet qė atje:
    “Fol, ē’deshirė tė fundit ke?”

    Fol, ē’dėshirė ke mor qyq!
    -“Zgjidhmi duar tė bėj kryq.”

    -Do gjė tjetėr, mor bandill?
    -“Tė leēis njė rrjesht n’ungjill.”

    Qė pėrposh, nėn veladon,
    Nxjerr ungjillin dhe lexon:

    “Me tė vėrtetė po ju them,
    Mjerė ti, Jerusalem.

    Mjerė ti dhe bijt’ e tu,
    Qė profetėt vret kėshtu.”

    Bien plumbat batare,
    Bie Dom Pjetri drejt, pėrdhe.

    Ra pėrmbys, i vetėm fill,
    Kryet vėnė mbi ungjill.

    Kthen kamioni, rrugėn merr,
    Qentė qeshin nėpėr terr.

    Ikin qentė, qė e vrane,
    Mblidhen qentė, qė ta hanė.

    Qentė vinė, ulėrijnė,
    Hanė e s’ngopen me njerinė.

    Dhe njė bushtėr sythėngjill,
    Lėpin gjakun mbi ungjill.

    Dhjetor 1976





    Tė burgosurit

    Dielli pa lerė
    Futen ata nė minierė
    -Nė skėterrė-
    Me zemėr tė ējerrė,
    Turmė njerėzore
    E dėnuar
    E dėshpėruar,
    E mjerė...
    Policė pėrpara
    Dhe prapa tė tjerė.

    Dalin ata nga miniera
    -Nga skėterra-
    Tė zinj si sterra,
    Me nerva tė ndera,
    Me fytyra tė prera,
    Qėnie njerzore
    Tė dėrmuara,
    Tė dėshpėruara
    Tė mjera...
    Me roje pėrpara
    Dhe prapa tė tjera.

    Nė kapanone i fusin si derra
    Nė kapanone ku i grin era;
    Lahen sa mos i zėrė kolera.
    Hanė barishte tė zjera.
    Bien nė gjumė tė rėndė pėrhera
    Me ėndrra,
    Me zgjėndrra,
    Me vrer e me tmerr tė pėrzjera,
    Qėnie njerėzore
    Me emra tė harruara,
    Tė hutuara,
    Tė mjera,
    Roja i ruan te dera,
    Rrotull – tė tjerė si grera.

    Gusht 1979





    Autobusėt

    Autobusėt e mėngjesit
    -Autobusėt urbanė-
    Ngarkojnė, shkarkojnė nė ēdo anė,
    Gra, qė ēohen nė mėngjes
    Mė tė lodhura se nė mbrėmje.
    Gra, qė shtyhen pėr fėmijėt.
    Fėmijė qė shtypen nė barkun e tyre.
    Zemra, ku ėndrrat e vyera
    Varen si lecka tė shqyera.
    Gra, tė reja,
    Tė veja,
    Tė moshuara,
    Gra tė munduara,
    Tė punuara,
    Gra, qė jeta u shkon huq,
    Fytyra tė dėrrmuara,
    Laturisur me tė kuq...

    * * *

    -Autobusėt urbanė-
    Ngarkojnė, shkarkojnė nė ēdo anė
    Burra, qė mbartin nėpėr net
    Mendime kapitės.
    Burra, qė mbytin nė fėrnet
    Mendimet e ditės.
    Burra, me zemra tė gjera,
    Zemra ku ndryhen tė tėra:
    Klithma
    Dhe dridhma
    Dhe zėra,
    Burra, me buzė tė mbėrthyera,
    Me nofulla tė shtrėnguara.
    Burra, me ėndrra tė zgjėnjyera,
    Me brenga tė mbuluara
    Nė gjokset si shpella,
    Fytyra tė paruara,
    Me rrudha tė thella...




    Rradha

    Rradhė.
    Rradhė.
    Rradhė.
    Refren i pėrditshėm i jetės.
    Jetė e ngrysur nė rradhė.
    Rradhė me njerėz tė ngrysur,
    Fėmijė, qė stėrviten nė rradhė,
    Tė rinj, qė rriten nė rradhė,
    Gra, qė pėrfliten nė rradhė,
    Burra, qė mėrziten nė rradhė,
    Pleq, qė sfiliten nė rradhė.
    Nė rradhė,
    Nė rradhė,
    Nė rradhė,
    Rri njeriu i zi
    Nė tė ftohtė,
    N’erė,
    Nė shi.
    Rri pret si qen
    Dhe ciknen ndjen
    Gjer nė kėrthizė.
    Dhe pyet njė
    E dy
    E tre:
    “Do mbetet vallė dhe pėr ne
    Gjizė?”





    TI

    Nė kėto dit’ e kėto netė,
    Kur po kaloj nėpėr tėrmete,
    Kur m’i u vu shkelmi gjith njė jete,
    E vetmja Ti pėrkrah m’u gjete,
    E dashur qė, e dashur mbete,
    Gėlltite lotėt nė vetvete,
    Mė hodhe krahun...U mbėshtete...
    Atėherė ndjeva me gėzim,
    Se jeta prapė kish kuptim.

    19 nėntor 1975





    DESHPERIMI

    Mė vjen keq pėr gjithė kujtimet
    Qė harresa po mi zbeh,
    Mė vjen keq pėr kėtė zemėr
    Qė siē rrihte nuk mė rreh,
    Mė vjen keq pėr trupn’ e lodhur
    Qė sa vjen mė pak po fle,
    Mė vjen keq pėr ėndėrrimet
    Qė tani nuk i ndjek dot,
    Por mė fort mė dhimbsen ditėt
    Kaq tė bukura, me diell,
    Qė tani po rrjedhin kot.

    2 janar 1976





    Dhe nė jam kėtu ku jam

    Dhe nė jam kėtu ku jam
    S’jam pėr faj ndaj njerėzisė,
    Por se s’di t’i djeg thimjam
    Nė altar hipokrizisė.

    Dhe nė jam kėtu ku jam
    Varros ėndrrat e rinisė,
    Por tė tjera ėndrra kam
    Qė mė shpien drejt lartėsisė.

    Se nė jam kėtu ku jam
    Kaq i shtypur prej mėrzisė
    Do tė vė nė shpirt balsam
    Nga balsami i poezisė...






    Shpirti

    Fle, shpirti, fle...vullkan i shuar
    Harruar nga tė gjithė.
    Dhe kur kujton se si pat vluar
    I vjen si qen tė klithė.

    Vullkani hesht e llavė s’nxjerr,
    Si llavė sot mban vrerin.
    Kur ndien rrugaēėt mbi krater
    Qė qeshin dhe pėrmjerin...





    Bisedė me zemrėn

    Qė dhemb, o zemėr s’bėj ēudi.
    Ēudi do qe mos plasėsh,
    Kur brenda ke kaq dashuri
    Dhe s’ke se si ta flasėsh.

    Qė dhemb, o zemėr, s’bėj ēudi.
    Ēudi do qe mos plasėsh,
    Kur kaq urrejtje ke nė gji
    Dhe s’ke ku ta pėrplasėsh.

    Qė dhemb, o zemėr, s’bėj ēudi.
    Ēudi do qe mos plasėsh,
    Kur ke njė det me poezi
    Dhe s’ke se si ta zbrazėsh.

    Qė dhemb, o zemėr, s’bėj ēudi,
    Po mbahu tė mos plasėsh,
    Se ja! Vjen shekulli i ri
    Me tė do mund tė flasėsh.





    Ajsbergu

    Eshtė koha kur po kuptohej pėrfundimisht se diktatura komuniste nuk kishte mė tė ardhme. Ajsbergu i madh i atij sistemi kishte filluar tė shkrihej

    Ajsbergu i ftohtė, pėrbindėsh pa zė,
    I heshtur noton nėpėr dete.
    Cihasin e dridhen tė trembur mbi tė
    Pinguinėt qė mori me vete.

    Pėrmes kaltėrsisė sė detit pa fund
    Vėrtitet i vetėm, i mjerė.
    Nė qiell kalojnė gazmore, gjithkund,
    Dallėndyshet qė sjellin pranverė.

    Dhe endet ajsbergu si qen nėpėr det
    Ku rreket gjithkėnd tė kafshojė,
    Po fllad i pranverės, qė fryn, zė e tret
    Dhe vdekjen e ndjen tė afrojė.

    Ajsbergu! Ajsbergu! Ajsbergu! – gjer dje
    Pėrplasej e bėnte rrėmujė,
    Po dielli ngrihet e ngroh dhe..e sheh?
    Ajsbergun e tret, e bėn ujė.

    Pranverė 1987





    Portreti i ferrit

    Si ta pėrshkruaj portretin tėnd,
    O vend i dashur, qė po me
    ēmend?
    Ku t’i gjej fjalėt t’i thur fjalitė,
    O vend i mbetur nė kėtė ditė?

    Si nuk t’ rend, o vend, kjo thundėr!
    Me vete haesh, po s’del dot kundėr,
    Se ke nė krye njė njeringrėnės,
    Qė i leh botės si qeni hėnės.
    Mbete pėr vete kėshtu nė kredhje.
    Matesh tė ēohesh po s’bėn dot hedhje.
    Ngjan si kazan me shumė rrjedhje,
    Me shumė polica e me shumė vjedhje,
    Me shumė votime e me shumė zgjedhje
    Me shumė salla pėr mbledhje,
    Me shumė pleniume me fuska shkume,
    Me shumė Kongrese e shumė strese,
    Me shumė idhtarė e shumė tradhtarė,
    Me shumė vende miq, qė dalin armiq,
    Me shumė premtime e shumė zhgėnjime,
    Me shumė burgime e shumė internime,
    Me shumė fjalime dhe parakalime,
    Me shume bujė e shumė rrėmujė,
    Me shumė luftė klasash e ēarje dėrrasash,
    Me shumė dhunė e shumė spiunė,
    Me shumė tė paguar e shumė tė papaguar.
    Me shumė punė e shumė tė papunė,
    Me shumė shtėpira e shumė pa shtėpira,
    Me shumė shkolla gjysmake e shumė
    Ushtarake,
    Me shumė sportista e shumė zborista,
    Me shumė bunkerė, qė shumė bien erė,
    Me shumė spartakiada e shumė
    Olimpiada,
    Me shumė festivale me veshje si
    Karnavale
    Dhe shumė marshe bande e dėngla
    Propagande...
    Kėshtu, pra, mbete, o vend, nėn thundėr,
    Shtypur e shtrydhur e s’del dot kundėr
    Se ke nė krye njė njeringrėnės,
    Qė i leh botės si qeni hėnės.






    KORRIK 1990

    Populli im i vyer,
    Gjithe jetėn i zhgėnjyer,
    I shtypur e i fyer,
    Si Krishti i mbėrthyer,
    U ngrit pėr tė rrėfyer
    Se fsheh diēka tė vyer
    Te zemra e tij e thyer.






    NDOSHTA POEZIA E FUNDIT

    (Shkruar nė mesnatėn e datės 14 duke u gdhirė 15.2.1991)

    Dhe ndoshta, moj vajza, nė qafė ju mora;
    Dhe ndoshta, moj grua, do mbetesh e ve;
    Dhe ndoshta tė gjitha, tė gjitha i bėra,
    Po ja qė i donte i mjeri Atdhe.

    Do mundnit tė rronit tė qeta, tė qeta,
    Tė shkonit njė jetė plot gaz e hare,
    Po ja qė qėllova poet, moj tė shkreta.
    Familja e poetit gėzimet s’i nje.






    Kur hėna qesh...

    Ku mund tė prehesh kėtė natė,
    Ku mund tė flesh,
    Kur hėna qesh nė qiejt e pamatė!...
    Selvitė nga kjo dritė,
    Ēatitė dhe shtėpitė,
    Tė ngjajne ngjyer n’ar...
    Ku mund tė prehesh kėtė natė
    Nė shtrat
    Posi nė varr!
    Dhe rrugėn marr...
    Me nge, me nge,
    Fle bota e qetuar.
    Fle. Fle...
    Po mua diē mė ngre,
    Mė shtyn pėr tė vrapuar,
    Mė shtyn tė vij tek ti
    Pėr tė tė pėrqafuar,
    Pse un’ e dij qė ti rri zgjuar,
    Rri zgjuar e mban vesh –
    Pse s’mund tė prehesh kėtė natė,
    Pse s’mund tė flesh,
    Kur hėna qesh nė qiejt’ e pamatė!...

    1961






    Det dashurie

    Do t’i kujtojme kėto net
    Dhe kėta yj e kėtė hėnė,
    Dhe kėtė det qė sikur flet
    Ndoshta mbas shumė e shumė vjet,
    Kur jetėn pas ta kemi lėnė...

    Dhe s’do na vijė keq aspak
    Qė rrodhi jeta e pakthyer,
    Se koha zemrėn nuk e mplak,
    Se zemra prap do ketė gjak
    Dhe dashuri tė papėrlyer.

    1962





    ARUSHA E MADHE

    Ne rrinim tok dhe shihnim yjet
    Konstelacionet njė nga njė,
    Arush’ e Madhe tundte kryet
    Na pėrshėndeste gjithėnjė...

    Arush’ e Madhe sonte s’duket.
    Tė falat si t’ia ēoj asaj?
    Ajo, e vetme, nė shtrat struket
    Dhe ndoshta njom jastėkn’ e saj.

    Kaq tepėr pak qė rrimė ndarė
    Dhe ngjan se shkuan vjet e mot.
    Ajo kushdi se sa ka qarė,
    Un’ bėj tė fle po nuk fle dot.

    S’fle dot dhe dal tė flas me yjet,
    Konstelacionet njė nga njė.
    Arush’ e Madhe del, tund kryet,
    Sikur mė pyet pėr atė.

    1965





    Profili

    Profilin tėnd tek rri sodit
    Mė ndrit njė flakė q klehit,
    Mė rrit pėrdit’, mė pėrtėrit,
    E shoh, mė ngroh dhe ėndėrrit...

    Qepallat ul sikur dremit.
    Tė ndrit njė hir, qė s’tu venit.
    Ti mė mahnit, ti mė menit,
    Ti gjith mė bėn tė ėndėrrit...

    Profilin tėnd sodit, sodit,
    Dhe zjarri zemrėn ma zhurit,
    Po fjalė s’qit e ditpėrdit’
    Veē ėndėrrit...Veē ėndėrrit...





    SI DETI

    Oh, sa desha tė jem si deti,
    Tė pres i qetė sa tė hysh ti;
    Pastaj, tronditur si prej tėrmeti,
    Do t’i ngre dallgėt nė lartėsi.

    Oh, sa do desha tė jem si deti,
    Mbi shkumė dallgėsh tė tė pėrkund.
    Kur tė kujtojnė se deti fjeti
    Un’ tė tė puth, tė tė puth pa fund.

    Oh, sa do desha tė jem si deti,
    Me krahė valėsh tė tė pushtoj
    Dhe kur tė kthehesh ti tek qyteti,
    Unė gjithė natėn do tė gulēoj.

    Prandaj do desha tė jem si deti,
    Qė pas shkėmbinjve dufin e nxjerr,
    Ta pėrplas kokėn dhe un’ i shkreti,
    Stėrkala lotėsh tė derdh nė terr.

    Dhe do tė desha tė jem si deti,
    Me guralecėt nė breg tė flas,
    Atje ta zbraz ē’brengė mė mbeti,
    Ta flladit zemrėn qė mend po plas.






    HIMNI POETEVE

    Kastė fisnike e poetėve!
    Dritė nga drita e profetėve.
    Dukesh e zhdukesh nė udhėkryqet e
    jetėve
    Si flakėt e kometave.
    Brazda tė thella lėron
    Nė zemrat e tė drejtėve.
    Kastė fisnike e poetėve!
    Njerėz, qė dramat e ditėve
    S’u lėnė tė flini netėve.
    Armiq tė tė qetėve.
    Njerėz qė s’ndrakeni,
    Njerėz, qė s’plakeni
    Nga rrjedha e vjetėve.
    Kastė fisnike e poetėve!
    Dritė nga drita e profetėve.
    Ndritna nė terrin e netėve!

    1978




    Naim Frashėrit

    Fjalėn shqipe, tė kulluar,
    Plot gėzim na fale
    Si tė ish gur i latuar,
    Shqipen krejt pėr ta ndėrtuar
    Si njė katedrale.





    Fan S. Nolit

    Me kėngėzjarr e fjalėflakė
    NJė popull ngrite pėr ēlirim.
    Me duf nė shpirt, me zemrėn plagė
    Punon, O Atė, nė mėrgim.

    Flamur fitoresh je pėr ne.
    Fener e far nė ēdo tufan,
    Por nga i shtrenjti mėmėdhe
    Tė ndan i ashpri oqean.

    Munxose, pra, mėrgimin e zi,
    Pėrqafe tokėn arbėrore
    Ku tė ka ngritur ēdo njeri
    Nė thelb tė zemrės pėrmendore.

    Ku unė pres i pėrmalluar
    Tė hedh pėrulshėm njė vėshtrim
    Mbi ballin tėnd, mbi ato duar
    Qė kurrė s’bėnė njė pushim.

    Korēe 1955
    Tiranė 1957





    Gjergj Fishtės

    Bje rrufeja mbi shkėmb e krep,
    Shkrep shkėndija mija, mija,
    Tundet tėrė malėsia...
    Ty tė mban si bi nė djep,
    Gji nga gjir’i vet tė jep
    Pėrgjithmonė Pavdekėsia.


    Praj, mos qaj, moj zanė sot.
    Shko, mblidh lule ndėr lulishta
    Me ato gishta tė fildishta.
    Le t’i hedhim popla plot,
    Rron se rron, mes nesh, Gjergj Fishta!

    Erė fryn e shfryn sa mund,
    Pisha shkul e shkul ahishta,
    Lisa tund si kallamishta,
    Po shkėmbinjtė dot s’i tund,
    S’tundet sot as mot Gjergj Fishta!

    Koha shkon e shkatėrron,
    Shndėrron qytete nė ranishta,
    Porse vjershėzat e brishta
    Fort’ i mbron e lart i ēon,
    Me to rron, mes nesh, Gjergj Fishta!

    Dhjetor 1980





    URIM
    (Lasgush Poradecit)


    Po tė blatoj, Ravvi*,
    Gjith ē’ndjej qė thellė:
    Me “Kamedevan” –Ti-
    Ke sjellė Djellė.

    Si djellė ndrit, Ravvi,
    Kjo fjala shqipe
    Nga kaqe lartėsi
    Ku Ti e hipe.

    Dhe shqipes sot, Ravvi,
    Ju rrit thesari.
    Ēdo varg qė vure Ti-
    Lingotė ari.

    Rrėfyer ke, Ravvi,
    Me varg tė vyer
    Njė art qė s’njeh njeri
    Mė tė pėrkryer.

    Se bėre Ti, Ravvi,
    Me poezinė
    Muzikė, Simfoni,
    Mbi simfoninė.

    NJė simfoni, Ravvi,
    Prej shpirtit bėrė
    Q’e thith nė shpirt tė tij
    NJė komb i tėrė.

    30.IV.1978

    *Ravvi – mesues




    Mitrush Kutelit

    Pate plot nė dhe tė huaj
    Mall’ e breng’ e lote,
    Por m’i huaj ndėr tė huaj
    Qe nė toka jote.

    Te kjo tokė e bekuar,
    Qė aq fort e deshe,
    Pate shkruar i harruar,
    Shpesh dhe u pėrqeshe.

    Por mbi kaq e kaq kėllirė,
    Qė ndyn gjuhėn tonė
    Fjala jote ndrit e dlirė
    Sot e pėrgjithmonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-09-2009 mė 22:19

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Dita, shume thx per ato Poezite e Kolevices.
    Z. Kolevica me ka pelqyer nga shkrimet qe i kam lexuar sepse ve re tek Ai nji njeri me zemer te bardhe. Ai ka fytyre RILINDASI dhe mua me pelqejne tipat idealiste.
    Ai si artist ne Kulture i ngre monumente te tjereve ashtu sikurse si arkitekt ka ngritur pallate banimi per Popullin.
    Keta njerez qe ndoshta sot skane as shtepi per vete e bene atdheun dhe nuk moren asgje nga Atdheu.

    Demokracia Shqiptare qe jetoj si aspirate ne Zemrat e ketyre idealisteve erdhi nga keta idealiste por per ta "ngrene" e hengren te tjeret.
    Jam i bindur qe Kolevica, ky artist e Arkitekt i shquar nuk ka asnji kioske ose nji cop truall ne Atdhe.
    Atdheun e kane futur ne xhep Finot, Metat, marsel Skendot e Sorrollopi dhe idealistet ngelen si gjithmone "rruar e qethur".
    Kur lexon lajmet ne gazetat e Shqiperise per trafikante bebesh e pronare Hotelesh te ndertuara me parate e tregetise se Vajzave dhe te mendosh qe keta krokodile jane te nji populli me ate te Kolevices njeriu cmendet.
    Ka shkuar ne Hale djersa, mundi , gjaku e sakrifica e dhjetra gjeneratave qe nga Rilindasit e pare e deri tek Rilindasit e fundit te llojit te Kolevices.

    E tmershme.
    ............................


    Ju lasgushianet se mos e merni ate poezine "fshatarkes" dhe e fusni ne ndonji antologji..padashje..lol.
    Ajo eshte e brarit por e bere simbas stilit lasgushian..
    Bej dhe ndonji procke une her mbas here..lol

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Une kam lexuar dhe dy te tjere prej arkitekt Kolevices:

    Arkitektura dhe diktatura

    dhe

    Me Mitrush Kutelin ku shkruan per miqesine me te.

    Mitrush Kuteli i kish dhuruar nje liber Kolevices dhe perkushtimin e niste:

    arkitekt-poetit ..........

    dhe e perfundonte me

    ekonomist-shkrimtari..........





    Sokol dhe Brari me duket se ketu jua kam kaluar


    Per Letersia 76 nuk di se c'te them.

    Pershendetje!
    Dita

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga libri i Kolevices "Me Mitrushin" kam shkeputur disa faqe, te cilat tregojne fragmente autobiografike nga jeta e Mitrushit dhe disa poezi te tij te kohes se qendrimit ne Kampin e Maliqit e dy te mevonshme te dhuruar Kolevices ne kapakun e nje libri qe ky i fundit i kishte dhene hua per te lexuar.

    Me poshte linku qe lidh me temen e hapur per Mitrush Kutelin.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...?threadid=4259

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shkeputur nga libri: "Arkitektura dhe diktatura", Tirane 1997




    Arkitektura dhe diktatura



    Viti 1972. Tashmė isha bėrė i njohur si arkitekt me projektet e banesave tė ndėrtuara nė Tiranė e nė Korēė, si dhe me shkrimet e herė pas herėshme nė shtypin e pėrditshėm, mbi probleme tė arkitekturės. Ishte bėrė takimi i parė kombėtar i arkitektėve, ku ndonėse nė radhėn e dytė, isha nė tribunė dhe fola nė atė takim. Nė kėtė kohė, pushteti komunist donte tė bėnte diēka qė tė dukej, tė bėnte pėrshtypje nė popull e nė ata pak tė huaj qė vinin. Si mjet efikas u gjend ndėrtimi i hoteleve (gjoja turistike) nėpėr qendrat e qyteteve kryesore, ku mund tė bėheshin ndėrtime disi tė larta. Arktiektėve, kjo gjė u pėlqente shumė, se ishin tė etur tė projektonin objekte tė kėtij lloji. Pra, interesat e pushtetit dhe tė specialistėve nė kėtė pikė shkonin paralel. Gjithashtu, linja moderne nė arkitekturė, tashmė ishte bėrė fakt dhe ndihmonte projektimin e hoteleve.
    Nė kėtė atmosferė, u dha lajmi i bujshėm, se do tė projektohej hoteli i madh nė qendėr tė Tiranės. Vendi i ndėrtimi dhe forma relativisht e lartė e objektit, ishte caktuar qė mė parė nga disa studime urbanistike, tė bėra pėr qendrėn. Rėndėsi kishte se kush do ta projektonte.
    Kur ishte fjala pėr projektim objektesh tė tillė tė rėndėsishėm, udhėheqja shtetėrore e partiake e Ministrisė dhe e Institutit tė projektimeve, nėn parrullėn banale tė “luftės kundėr individualizmit”, e kishte gjetur ēelėsin e artė. Krijonte njė grup pune “me specialistėt mė tė mirė”. Edhe pėr projektimin e hotelit tė Tiranės, ky ēelės hyri fort nė punė. U krijua grupi i punės, ku ishin: V. Pistoli, K. Ēomi, M. Pepa, nga Instituti, Petraq Kolevica nga Zyra e Projektimit e Komitetit Ekzekutiv Tiranė, si dhe disa arkitektė, qė posa kishin mbaruar fakultetin, por qė duhej t’u hapej vendi nė Institut, si K. Kolaneci, N. Theodhosi, etj.
    Te gjithėve na mblodhi drejtori, S. Angoni dhe na propozoi qė tė kishim si kryetar grupi V. Pistolin, qė siē tha ai - ėshtė arkitekte me pėrvojė, anėtare partie...
    Askush s’kishte pse ta kundėrshtonte. As unė. Por ēėshtja ishte se cili do tė qe roli i kryetarit nė kėtė grup. Kėtė nuk e tha njeri, as ajo vetė. Prita, se mos thoshte dikush diēka, por tė gjithė heshtėn. Atėherė thashė: Rolin e kryetarit nė kėtė grup, unė e kuptoj sipas fjalės latine qė e cilėson “Primus inter pares” ( i parė ndėrmjet tė barabartėve). Nuk u dha pėrgjigje. U la tė kalohej me qeshje tė kolegėve, zhurmė lėvizje karrigesh e nėnqeshje ironike tė ndonjėrit. Shpejt, filloi puna.
    Para se tė hiqja vijėn e parė, e kisha vendosur tė thoja deri nė fund fjalėn time, megjithėse e dija qė nuk do tė mė dėgjohej. Kjo ma bėnte mė tė lehtė tė mos kėrkoja bashkėpunim. Gjithashtu M. Pepa, pėr arsyet e veta, e dinte qė nuk e kishin pėr zemėr, as tė rinjtė e as tė vjetrit, prandaj dhe ai u pėrpoq tė punonte i pavarur.
    K. Ēomi dhe bijtė e baballarėve tė mėdhenj, u afruan mė shumė si fraksion i padukshėm i grupit. Valentina mundohej ta dridhte shkopin e dirigjentit, por orkestra me instrumenta frymorė e atij grupi, ekzekutonte meloditė e parapėlqyera. Pėr fat tė mirė, tė gjithė e pranuam mangėsinė e madhe qė kishim: Ne, qė do tė projektonim hotelin e madh tė Tiranės, nuk kishim parė asnjė hotel turistik tė vėrtetė. E ngritėm problemin nė Drejtori, nė Ministri. Nga Komiteti i Partisė ndihmoi F. Paērami dhe Ministri R. Hanku, keqdashės i deklaruar i arkitektėve, mbeti ngushtė dhe tha: “Mirė, le tė venė nė Jugosllavi, por unė kaq parį kam. Me kėto parį le tė shkojnė. Pėr sa ditė do t’u sosin, aq le tė rrinė.
    E pranuam. I mbushėm valixhet tona me sallam, konserva e kaēkavall, na dhanė njė mikrobus, prodhim polak, na dhanė atp tė shkreta pasapaorta pėr jashtė shtetit dhe u nisėm. Ishim shtatė: Pėrfaqėsuesi i Turizmit, V. Pistoli, F. Stėrmasi, K. Ēomi, P. Kolevica, R. Agalliu dhe shoferi. Fjetėm njė natė nė shkodėr dhe tė nesėrmen ishim nė Titograd. Tė prirur nga Pėrfaqėsuesi i Turizmit, filluam me hotelet aty. Shihnim me rradhė ambientet, merrnim ndonjė pėrmasė. Unė kisha marrė aparat fotografik dhe fotografoja gjėrat qė mė dukeshin me interes. Pas Titogradit, i ramė pėrgjatė bregut tė Dalmacisė, nga Dubrovniku, deri nė Rijeka e pastaj nė Slloveni (nė Lubjanė, ku pamė hotelin “Sllon”) e zbritėm poshtė, duke parė hotelet Zagreb, Beograd, Shkup. Pastaj nuk pati interes tjetėr, pėrveē se natyra e bukur e shėn Naumit, Kisha e Manastiri i atjeshėm, disi Struga dhe kaq. Nė dy javė udhėtimi tė lodhshėm, pas kėsaj fasade, qė mund tė dukej e bukur, hapej kapaku i varfėrisė sė turpshme. Pesė inxhinjerė, tė njohur nė vendin e tyre, hanin bukė e djathė, apo bukė e sallam e ndonjė konservė, duke ikur udhėve me makinė, pa guxuar tė hynin nė ndonjė gjelltore, tė hanin makar njė supė orizi tė ngrohtė. Flinin nėpėr hotelet mė tė lirė tė periferive dhe copat e sallamit e tė djathit, qė ende nuk i kishin ngrėnė, i vinin natėn jashtė dritares, qė t’u rrinin nė frask e tė mos u prisheshin.
    Nė aventurėn e trishtuar tė tė ushqyerit tonė autarqik, nuk do tė mund tė harroj tė gjorėn Valentinė: Si ushqim, ndėr tė tjera ajo kishte marrė pulė tė zier. Ditėt e udhėtimit ishin tė nxehta, ca mė shumė brenda nė makinė dhe pula filloi tė binte erė. S’mbetej veēse tė hidhej. Pastaj, gjatė rrugės, e gjora Valentinė, mblidhte fara trėndafili tė egėr, se siē i kishte thėnė Cirili, kishin shumė vitamina dhe Valentina bėnte me to ēaj dhe njomte bukėn. Po, Valentina Pistoli, qė kishte punuar njė ēerek shekulli si arkitekte!
    Nga dieta mizerabėl qė na ishte caktuar, mundoheshim tė kursenim diēka, pėr tė blerė diēka. Para se tė nisesha, gruaja mė tha: Nėse tė mbetet ndonjė parį, shiko mos marrėsh ndonjė pardesy, se ke mbetur pėr turp. Por unė kisha njė synim tjetėr. Doja njė palė kėpucka tė buta e tė bukura pėr ēupėn e vogėl, qė do tė ēohej mė kėmbė sė shpejti. Kur i bleva ato kėpucka, m’u duk se ranė nga qielli. Gjeta njė pardesy tė lirė. Ma zgjodhi Koēoja.
    Kėshtu u kthyen argonautėt, pėr tė hyrė pėrsėri nė labirinthin e jetės shqiptare, ku sundonte Molohu.
    Pėr tė mos harrua ajo ngrėnie e bukės me djathė, qė na mbajti gjallė, e fotografova gjithė grupin duke ngrėnė nė njė ēezmė afėr Quksit (nė fund tė Qafė Thanės) kur u kthyem nė Shqipėri.





    Biblioteka e Korēės

    Duhet tė ketė qenė fundi i vjeshtės sė vitit 1967, kur shkova nė Korēė i thirrur nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv M. Grabocka. Gjatė qėndrimit tė tij si kryetar, u bėnė disa gjėra tė mira:
    U ndėrtua rruga e gjerė nė hyrje tė Korēės. Me kėtė rast prishi lagjen e quajtur Ktavarosh, njė pellg varfėrie e imoraliteti shekullor, ku nė kohėn e italianėve ishte dhe njė shtėpi publike.
    U prish lagjia e Kullės sė Hirit, njė pellg tjetėr i papastėrtisė e mjerimit, qė shoqaj mund t’i gjendej nė ndonjė krahinė tė humbur tė Indisė, prej nga mund tė kishin ardhur banorėt e atij pellgu.
    Veēse, siē dėgjoja atėherė, u tregua tepėr aktiv nė kohėn e aksionit tė verbė tė prishjes sė kishave.
    Nė atė kohė, me pretekstin e zgjerimit tė zonės industriale u prish Kisha e Shėn Marisė, kisha mė e vjetėr e Korēės. Gjatė heqjes sė varrezave, qė ishin pranė kėsaj Kishe, u prish dhe varri i madh i familjes Turtulli, i ndėrtuar sipas shembujve tė familjeve fisnike europiane. Tė tillė varrezė kam parė nė “Cimitero monumentale” tė Milanos, por nė Korēė, ai u prish pa mėshirė.
    U prish, rrafsh me tokėn, Kisha e Shėn Thanasit. U prish pjesėrisht e u kthye nė kafene verore Kisha e Shėn Ilisė, tė dyja nė maja kodrash dominuese pėrmbi qytet.
    U prish Kisha e Shėn Triadhės, qė nuk i prishte punė askujt, se ishte nė njė cep jashtė Korēės.
    U prish Kisha e Shėn Ilisė e Mborjes, qė shihte pėrmbi Korēė nga maja e vargmalit tė Moravės dhe u kthye nė “pikė turistike”. Kryetari mė kishte thirrur tė mė thoshte se do tė prishej Kisha e Shėn Gjergjit dhe nė vend tė saj tė ndėrtohej njė bibliotekė. Fondet do t’i jepte Ministria e Arsimit. Mė tha qė pėr ndėrtimin e bibliotekės, tė shfrytėzoheshin gurėt e bardhė si mermer rė asaj Kishe. Mė kėrkoi tė merrja pėrsipėr bėrjen e projektit tė bibliotekės. Pas bisedės, i shoqėruar nga pėrgjegjėsi i kulturės, H.S., shkova pashė Kishėn e Shėn Gjergjit nga jashtė e nga brenda.
    Prej vitesh, kisha lexuar librin “Memoriet e mia” tė V. Dodanit, e njihja figurėn e patriotit Anastas Lakēe, kontributin e tij pėr ēėshtjen kombėtare e veēanėrisht pėr Korēėn. Ishte ky Lakēe, qė kishte dhėnė milionat pėr ndėrtimin me gurė tė gdhendur tė kėsaj Kishe, ku sipas testamentit, u varros trupi i tij i balsamosur dhe u vendos busti i bronxtė. Lakēe – siē mė thoshte Lasgushi – ishte nga ata miliunarė, qė hynte pa trokitur nė dhomėn e Mbretit tė Rumanisė.
    Nė kishėn e Shėn Gjergjit, Fan Noli, prift, celebroi tė parėn meshė shqip. Dhe kjo Kishė duhej tė prishej!
    Me pėrgjegjėsin e kulturės shkuam dhe nė Kishėn e madhe tė Mitropolisė.
    O Zot, ē’pashė atje! Nga jashtė kalamajtė qėllonin me gurė xhamat me ngjyra tė dyerve anėsore. Kambanoret kishin filluar t’i prishnin. Hymė brenda. Nė parahyrje, majtas, ku fillonte shkallarja e kambanores, ishte njė kambanė. Pranė saj ishte njė grumbull librash fetarė e pėrmbi to copa suvaje, copa tullash, pluhur gėlqereje. Isha nė ėndėrr? Jo! Po prishej Kisha mė e madhe e fesė ortodokse nė Shqipėri. Pse?
    U ktheva pėrsėri tek vendi, ku ishte grumbulli i librave. Doja tė shihhja ē’ishin e nė mund tė shpėtoja diēka. Po si? Ngandonjėherė edhe gėnjeshtra duhet! I ndihmuar nga zhurma e poterja e kalamajve, e gėnjeva pėrgjegjėsin e kulturės, udke i thėnė: Shiko, andej nga fundi, nga aiodhima, kannė hyrė kalamajtė. Ai mė besoi dhe shkoi me nxitim andej. Nė mungesė tė tij, rrėmbeva dy libra. Hapa kapakun dhe pashė qė ishin pėrkthime tė Fan Nolit. I futa shpejt nėn pulovėr, i shtrėngova me rripin e pantallonave, mėrtheva xhaketėn e pardesynė dhe kur erdhi pėrgjegjėsi, isha i shqetėsuar. Kjo ishte vjedhje, por pėr tė nuk jam penduar.
    Pasi u ndava nga pėrgjegjėsi i kulturės, shkova pėrsėri nga Kisha e shėn Gjergjit dhe i bėra nga jashtė njė fotografi. Mbase ėshtė fotografi e fundit e asaj Kishe, qė sapo kishin filluar ta prishnin. U prishėn dhe varri i A. Lakēes, ku ishte trupi i balsamosur dhe busti i tij. Ku pėrfunduan vall?
    Nė Tiranė, shkova takova Ministrin Thoma Deliana. I thashė qė kisha marrė pėrsipėr bėrjen e projektit tė Bibliotekės sė Korēės, qė do tė ndėrtohet nė vendin e Kishės. U tregua i pakursyer nė premtime. Caktoi njė fond tė mirė pėr ndrėtimin. Tha qė do tė jepte edhe valutė pėr blerje dritare duralumini (pėr nė atė kohė - lluks i madh!), pėr ndriēuesa, etj.
    Me Ministrin Thoma Deliana, isha njohur vite mė parė dhe mė ishte dukur njė bonaccione. Kur ndėrtohej shkolla nė Korēė, mė ndihmoi, duke dhėnė fonde shtesė pėr bėrjen e basorelievit nė fasadė. Madje njėherė mė mori nė Pukė, pėr t’i dhėnė ndonjė mendim rreth rregullimit tė Shtėpisė sė Kulturės atje. Gjatė rrugės sė kthimit pėr nė Tiranė, siē m’u duk, mė shumė i shtyrė nga instikti i ish mėsuesit se sa nga deytra e Ministrit, u kthye tė shihte njė shkollė fshati. Hymė nė klasė. Pamė atė mėsues tė varfėr, tė veshur me njė xhaketė, qė mezi i mbėrthehej e qė pėrpiqej diē t’u mėsonte atyre nxėnėsve tė dobėt, tė zbehtė e tė veshur me vjetėrsira.
    Ndėrsa dilnim e linim pas gjithė ata “Lula tė vocėrr”, e “Zenela”, Ministri Thoma mundohej t’u qeshte atyre fėmijve, duke u ledhatuar flokėt ngjyrė kashti, sikur donte tė zbuste me kėtė veprim mėrinė e Thomait mėsues, qė ishte zgjar i lebetitur brenda tij. Duke nxituar pėr tė hipur nė makinė, ai fliste nėpėr dhėmbė: “Si i kemi kėto shkolla!...”
    Me shpresėn time tė kotė prej idealisti budalla, pėr tė ndihmuar nė pėrmirėsimin e ndėrtesave shkollore atėherė i bėra Ministrit Thoam njė promemorje.



    ***

    Tani le tė kthehemi tė vazhdojmė tregimin e dramės sė Bibliotekės:
    I ngrohur nga premtimet dashamirėse tė Ministrit Thoma Deliana dhe nga interesi profesional i projektimit tė njė objekti tė tillė, iu vura punės me ngulm.
    Studiova bibliotekat e ndėrtuara kohėt e fundit nė Angli, vendet skandinave, Gjermani e Zvicėr dhe them se mundimi s’mė shkoi kot.
    Nė fillim bėra njė pėrpjekje tė dėshpėruar. Si vend ndėrtimi propozova vendin nė kopshtin e Th. Gėrmenjit, para bibliotekės sė vjetėr, pa e prishur atė, por duke e lėnė tė funksionojė si bibliotekė pėr fėmijė deri nė klasėn e 8-tė. Pėr kėtė propozim, paraqita njė projektide nė Korēė. Idea e ndėrrimit tė vendit tė ndėrtimit nuk u pranua, sepse duhej justifikuar prishjae Kishės me ndėrtimin e bibliotekės nė vend tė saj.
    Tė mos e zgjatim, projektin e bėra, u miratua, Zyra e Korēės vazhdoi projektin e konstruksionit dhe filluan punimet e bashkė me tė dhe zvarritjet e qėllimta. Ja p.sh. se ē’shkruhet pėr kėtė cėshtje nė “Zėrin e Popullit”, datė 10 Gusht 1970:
    “Detyrėn e projektimit e ka patur Instituti i projektimit, qė nė dhjetor tė vitit 1968, por nė marrėveshje me atė, e mori pėrsipėr Zyra e Projektimit e Korēės, e cila e ka kryer projektin e pjesėshėm dhe e ka dhėnė pėr zbatim nė Dhjetor 1969. Mė nė fund, nė bazė tė kėtij projekti punimet filuan, por ndodhi e papritura: Ministria e Ndėrtimit i pezulloi ato me pretekstin, se projekti duhet tė aprovohet nga Kėshilli Teknik i saj”.
    Ministria dhe Instituti nuk patėn kundėrshtim t’ia linin ta bėnte projektin dikush nė Zyrėn e Projektimit tė Korēės, por kur morėn vesh se atä e kishte bėrė Petraq Kolevica, donin ta shihnin nė Kėshillin Teknik, qė ta anullonin. Duke qenė me punė nė Zyrėn e Tiranės, dmth. Disi i pavarur nga Instituti, nuk pranova tė shkoj nė mbledhjen e Kėshillit Teknik, ku do tė shihej projekti. Atė e paraqiti Zyra e Korēės dhe – siē mė thanė - me mbėshtetjen e Kryetarit, u miratua dhe punimet vazhduan, por gjithnjė me ngadalėsi. Kėshtu, deri nė fillim tė vitit 1975, pra, mė se 4 vjet, ende s’kishte mbaruar si karabinį.
    Ndėrkohė, mė 1974, filloi lufta kundėr burokracisė dhe lufta kundėr ndikimeve tė huaja nė letėrsi e nė artet, sipas orientimeve tė famėkeqit Plenium i IV. Nga kjo nuk shpėtoi as arkitektura.
    Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė ēėshtje, duhet tė kthehemi nja 3 vjet prapa. Siē e shpjeguam pak mė lart, prishja me Bashkimin Sovjetik, solli dhe shkėputjen pa hezitim nga arkitektura butaforike sovjetike. Megjithėse pas kėsaj, lidhja me Kinėn Maoiste, solli vitet mė tė errėta pėr kulturėn e artin shqiptar, arkitektėt vazhduan tė punonin pėr rrugėn e nisur drejt arkitekturės moderne. Pėrmes vėshtirėsish materiale e trysnish ideologjike – psikologjike – burokratike tė pabesueshme nga arkitektėt e nesėrm, ai brez arkitektėsh arriti tė projektojė ndėrtesa qė mabjnė tipare tė qarta individualitetesh krijues. Rrallė, megjithatė, bėhej ndonjė shkrim mbi arkitekturėn, botoheshin foto tė objekteve tė ndėrtuara e kėshtu personaliteti i arkitektėve po rritej dhe ata radhiteshin pėrkrah intelektualėve e artistėve tė shquar tė kohės. Njė atmosferė e tillė ndihmoi qė nė Maj 1971, tė bėhej takimi kombėtar i arkitektėve. Dihet, qė kjo u bė me miratimin e udhėheqjes mė tė lartė partiake, e cila bashkė me fjalėt mikluese-lavdėruese, rriste vigjilencėn, pėr ta mbajtur nėn kontroll kėtė fushė tė veprimtarisė intelektuale, qė po afirmohej, si dhe pėr njė qėllim meskin qė doli fare i qartė tre-katėr vjet mė vonė.
    Nė atė takim tė arkitektėve, erdhi vetė Nexhmia Hoxha, dy sekretarėt e Partisė sė Tiranės, dy anėtarė tė Byrosė tė Komitetit Qendror, dy Ministra, Kryetari i Lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve.
    Nė raportin e mbajtur veēanėrisht nė diskutimet, krahas shprehjeve konformiste, pati kritika pėr shumė aspekte tė ndėrtimeve, qė e bėnė inxhinjeri e Byrosė Politike, tė mos e nxinte lėkura e vet.
    Me qėllimin e qartė tė mbajtjes nėn kontroll tė veprimtarisė sė arkitektėve, u bė pėrpjekja pėr krijimin e njė seksioni tė arkitektėve pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė nuk funksionoi, sepse arkitektėt nuk e gjenin dot veten nė atė organizatė.
    Me gjithė kundėshtimet e shfaqura haptas nga udhėheqėsit partiakė nė takimin e parė tė arkitektėve, autoriteti i tyre, si krijues u rrit dhe puna e tyre ecte me guxim nė kahun e mėparshėm. Duke pėrfituar nga kjo atmosferė, bashkė me dy kolegė (S. Mosko e K. Ēomi) shkruam artikullin me titull: “Ndėrtim, qė e zbukurojmė, apo bukuri, qė e ndėrtojmė”, (Zėri i Popullit Mars 1972), ku bėheshin kritika pėr ndėrtimet tek ne dhe hidhehsin die tė reja pėr disa probleme.
    Artikulli i tėrboi inxhinjerin e Byrosė Politike dhe Ministrin e asaj kohe. Pėr kėtė ēėshtje, nė Ministrinė e Ndėrtimit, mė 18 korrik 1972 u organizua njė mbledhje, ku ai shkrim, u quajt “artikull i zi”. As mua, as K. Ēomin, nuk na ftuan nė atė mbledhje. S. Mosko ishte me shėrbim nė Jugosllavi. Atėherė, Ministrit R. H. dikush i kishte thėnė se unė kisha shkruar nėntėdhjetė pėrqind tė atij artikulli. Kėtė ai ma pėrmendi nė takimin qė pata me tė nė mbrėmjen e 30 Dhejtorit 1974 pikėrisht, kur po ēohej dallga kundėr ndikimeve tė huaja dhe unė iu pėrgjigja:
    “Sikur ky artikull tė mos ishte kritikuar, por tė ishte lavdėruar, i njėjti njeri nuk do tė ksihte vrapuar t’ju sillte sihariqin se sa pėrqind kisha shkruar unė nė tė.”
    Erdhi viti 1974. Shpėrtheu sėrishmi e ashtuqujatura luftė kundėr burokracisė e kundėr ndikimeve tė huaja. Sipas zakonit tė atėhershėm, nė fillim dolėn fjalėt vesh mė vesh e pastaj u tha haptas sikur nė Korēė paskėsh qenė shoku Enver, i cili nuk e paskėsh pėlqyer bibliotekėn. Ē’ėshtė ky mur pa dritare? – paskėsh thėnė.
    Siē e shpjegova mė lart, nė fillim m’u tha t’i pėrdorja gurėt e bardhė tė kishės nė ndėrtesėn e bibliotekės dhe une parashikova veshjen e murit pa dritare me ata gurė tek tė cilėt nė gjithė sipėrfaqen, mendova tė gdhendej njė basoreliev. Projekti kėshtu u bė, por kur u interesova pėr fatin e gurėve tė Kishės, mė thanė se kishin pėrfunduar pėr bordura trotuaresh. Kėshtu qė faqja e madhe e murit pa dritare mbeti pėr shumė kohė vetėm mur me tulla tė pa suvatuara.
    E kisha shpjeguar disa herė privatisht e nė takime zyrtare me Ministrin R. H. e tė tjerė se ē’doja tė bėja nė atė faqe muri, qė po quhej “bosh”. Pėr ta sqaruar edhe mė mirė bėra fasadėn nė shkallėn 1:50 dhe vizatova njė lloj kompozimi tė basorelievit tė mundshėm dhe ia dorėzova Ministrit, i cili do ta ēonte mė lart.
    Kam shpresė se ajo fletė mund tė gjendet ndonjė ditė nėpėr arkivat e ish Komitetit Qendror. Megjithatė ēėshtja lihej qėllimisht zvarrė, qė tė fryhej e tė zmadhohej me thashetheme. Sado qė pyesja ē’tė bėj, askush nuk pėrgjigjej. Ndėrtimi ishte pezulluar.
    Gjatė vitit 1974, unė drejtoja punimet nė ekspozitėn “shqipėria Sot”, qė u bė me rastin e 30-vjetorit tė ēlirimit. Ekspozita u inaugurua pa ndonjė bujė, sepse nga Qeveria e Partia i sihte ngarkuar ta mbikqyrte Abdyl Kėllezit, tė cilit nė atė kohė, po i rrinte sopata pėrmbi kokė. Do tė duhej njė film dokumentar i xhiruar nga dy-tre kamera pėr tė dhėnė njė ide tė atij inaugurimi dramatiko-qesharak. Megjithatė, do tė mundohem ta pėrshkruaj: Jemi mė 27 Nėntor. Ditė e vrėnjtur pus e me shi tė rėndė qė nuk dinte tė pushonte. Ekspozita prej disa ditėsh ishte gati pėr inaugurim dhe kish kohė qė oficerėt e sigurimit kontrollonin gjithkund e nuk linin kėnd tė hynte pa lejė. Me rastin e festės pritej tė vinte njė delegacion qeveritar Kinez. Shiu rridhte. Nė ekspozitė, ēdo apvion kishte nga njė ciceron qė do t’u fliste vizitorėve. Tė gjithė rrinin nė pritje. Nė njė ēast Pupo Shyti, qė me sa kuptohej kishte ardhur nė vend tė Abdyl Kėllezit, i mblodhi tė gjithė ciceronėt e u tah: “Erdhi delegacioni qeveritar Kinez. Nga aeroporti do tė vinė drejt e kėtu, por ata dhe udhėheqja janė tė lodhur e tė lagur, prandaj ju do flisni tepėr shkurt vetėm kur t’ju pyesin, nė mėnyrė qė tė kalojnė shpejt.”.
    Nuk vonoi dhe ata erdhėn ndėrsa shiu vazhdonte tė rrihte me furi llamarinat e ēatisė sė ekspozitės. Filloi vizita. Ciceronėt heshtnin. Nė krye tė grupit ecte Mehmet Shehu. Kaluan kėshtu disa vitrina dhe arritėn tek maketi i madh i Kombinatit Metalurgjik tė Elbasanit “ndihmės” mė tė madhe qė na kishte dhėnė R.P. e Kinės. Doemos aty dikush duhej tė fliste, por ciceroni rrinte si i ngrirė. S’di tė flasėsh ti? – thirri Mehmeti. Ai i trembur, ēoi shkopin tregues por, nė vend ta drejtonte atė nga maketi e drejtoi nga Mehmeti i cili, i ra shkopit gjithė inat e shkoi mė tej duke thirrur: “Kjo ėshtė njė bacė qė i jepet Byrosė Politike!” Mė tutje nuk di se ē’thoshte e se ē’ndodhte, vetė se shihej qė turma e njerėzve tė ftuar, e cila nuk ishte e pakėt, ecte pas delegacionit si njė tufė dhėnsh brenda vathės, ku ka hyrė ujku. Rrija nė mes tė sallės e ndėrmjet njerėzve qė vėrtiteshin tė hutuar, kur m’u afruar Manush Myftiu e Xhafer Spahiu e mė thanė: “Shko ti shpjegoi delegacionit”. Tani, thashė qė doli flaka nė ēati, nuk kam ē’tė bėj unė. Dhe nuk shkova. Vizita mbaroi si njė flluskė. Tė nesėrmen erdhi Abdyl Kėllezi, nuk hyri brenda nė ekspozitė, bisedoi pak me drejtorin, e pyeti se si shkoi vizita. U thanė gjėrat larg e larg por gjithēka kuptohej se me ē’ka ndodhi ishte njė sajesė pėr tė gjetur njė argument fajėsimi mė tepėr pėr abdyl Kėllezin. Ekspozita u quajt e inauguruar. Tė nesėrmen gazeta “Z.P.” mbushi faqet me lėvdata pär partinė e me fotografi dhe kaq. Shumė shpejt atmosfera e pompuar festive u shfry. Kaloi gati njė muaj.
    Mė 24 Dhjetor 1974, nė mėngjez, erdhi papritmas e me nxitim nė shtėpinė tim Drejtori i Ekspozitės, Anastas Gėdeshi e mė tha: “Vishu dhe eja shpejt, se vjen “Ay” tė shohė ekspozitėn e mund tė kėrkojė ndonjė sqarim”. Anastasin e kisha mik, flisnim pa doreza, prandaj e dija se kush ishte “Ay” nė fjalorin e Anastasit. U vesha e shkuam sė bashku.
    “Ay” erdhi bashkė me Mehmetin e me suitė tjetėr, vizitoi ekspozitėn dhe afėr fundit, Drejtori mė prezantoi si arkitektin, qė kisha drejtuar punimet e Ekspozitės dhe atje u zhvillua biseda e tij me mua, qė nė veprėn Nr.54, faqe 61-62, ėshtė shkruar krejt ndryshe.
    Meqėnėse kundėrshtova Enver Hoxhėn nė sytė e tė gjithėve, gjė qė pėr mentalitetin e atėhershėm ishte njė skandal i rrezikshėm, tekstin e bisedės e daktilografova dhe tė nesėrmen, qė nė mėngjez, ia dorėzova Ministrit qė tė mos lija shteg pėr deformime nga keqdashėsit.
    Fotokojen e saj po e vendos nė faqen nė vazhdim.
    Pas disa ditėsh, mė thirrėn nė Komitetin Qendror, Sh. Dragoti, i cili me porosi tė Haki Toskės, mė tėrhoqi vėrejtjen pėr qėndrimin tim nė atė bisedė. Ai e kishte porositur tė mė thoshte se sjellja ime ishte mungesė respekti nddaj udhėheqjes. Dhe kjo – vazhdoi – pėr ty nuk ėshtė hera e parė. Edhe kur tė kritikoi shoku Mehmet, ti nuk mbajte qėndrim tė mirė.
    Personalisht nga Shinasiu, e dija qė nuk mė vinte ndonjė e keqe, por as pėr ndonjė farė mbrojtje prej tij nuk shpresoja, se e dija qė nuk kishte tė tilla valenca.
    Shumė shpejt, pas kėsaj, mua mė ēuan nė Ndėrmarrjen 21 Dhjetori pėr t’u edukuar nė gjirin e klasės punėtore.
    Ndėrkohė vazhdonte tė ngrihej stuhia kundėr ndikimeve tė huaja nė arktiekturė. Bombėn mė tė madhe e lėshoi Mehmet Shehu. Siē e di, i gjithė brezi im, nė ato vite ishte e ndaluar, qė djemtė tė mbanin flokė tė gjatė, pak pėrmbi qafė, sepse quhej ndikim i dėmshėm nga mėnyra borgjeze e jetesės. Atėherė as ata pak turistė qė vinin, nuk i shpėtonin dot berberit tė aeroportit, i cili i qethte mirė e mirė e pastaj lejoheshin tė hynin nė Shqipėrinė Socialiste. M. Shehu, ata djem qė guxonin t’i mbanin flokėt paksa tė gjatė, i quante me pėrbuzje “qafėleshė”. Kėtė nofkė u vuri ai edhe ndėrtesave, qė atėherė u quajtėn moderniste e me ndikime tė huaja. Kėto-tha-M. Shehu janė qafėleshėt nė arkitekturė. Tė ndryshohen, tė ndreqen!
    Me urdhėr tė posaēėm, u ngarkuan arkitektė tė tjerė, qė i bėnė shtesa e ndryshime Kinoteatrit tė Fierit (tė arkitekt K. Ēomi). Dhėndri i diktatorit, si arkitekt me liēencė ideologjike, bėri projektin me ndryshimet qė duheshin bėrė nė Bibliotekėn e Korēės, por unė protestova dhe nuk lejova tė zbatohej projekti i tij. Ndryshimet qė kėrkoheshin, hapje dritaresh nė murin e lėnė pėr basoreliev, etj, i bėra vetė.
    Pėr t’i dėnuar pblikisht kėto ndikime tė huaja, aty nga fillimi i verės sė vitit 1975, u organizua mbledhje me tė gjithė arkitektėt, inxhinjerėt projektues, etj. Nė sallėn e Pallatit tė Kulturės nė Tiranė. Nė presidium ishin S. Koleka, Ministri R. Hanku, etj.
    Nė bangon e tė akuzuarve, isha unė, pėr Bibliotekėn, M. Velo pėr banesėn pranė MAPO-s dhe godinėn e ATSH, M. Bego pėr godinėn e Institutit tė Lartė tė Arteve dhe S. Mosko e K.Ēomi, pėr objektet qė pėrmenda mė lart.
    Pėr kėtė mbledhje, isha pėrgatitur seriozisht nė mbrojtje tė punės sime shumėvjeēare dhe kisha shkruar mbi 30 faqe tė daktilografuara. Kur fola, pasi lexova disa faqe, mė ndėrprenė, se s’bėja asnjė farė autokritike. Ato fletė, qė lexova, erdhi m’i mori inxhinjeri N. K. qė e dinim se kishte lidhje me sigurimin. Kush e di, mbase janė diku nė ndonjė dosjen time.
    Pas meje foli M. Velo. Edhe atė e ndėrprenė e nuk e lanė tė fliste. M. Bego ishte dėrguar nė fier dhe nė kėtė mbledhje mungoi.
    Nė fund, foli Koleka e Ministri, me sulme e sharje tė paimagjinueshme.
    Pėr tė kuptuar diēka nga atmosfera e rėndė e mbledhjes nė Pallatin e Kulturės, duhet tė citoj pak nga shkrimet e asaj kohe. Ja p.sh. se ē’shkruan Shinasi Dragoti nė revistėn “Rruga e Partisė” Nr. 12/74:
    “Nė projektet tona, shohim ndikimet pa vend tė arkitekturės moderniste. Kinoteatri, nė Fier, ėshtė kritikuar me tė drejtė pėr formėn e tij aspak tėrheqėse, por tė lė pėrshtypjen e njė vepre tė ngjashme me kishėn, si ato qė ndėrtohen nė vendet kapitaliste dhe qė reklamohen nga propaganda borgjezo-revizioniste. Por ka dhe prirje tė tjera tė huaja, qė janė shfaqur nė disa ndėrtesa, ku shohim faqe muri pa asnjė dritare. (ėshtė fjala pėr Bibliotekėn e Korēės. Shėnimi im P.K.) Kėtu kemi tė bėjmė me konceptime gjoja estetike, tė cilat e kannė burimin nė ndikime tė dėmshme tė arkitekturės moderniste”.
    PPas kėsaj mbledhje, nga Tirana mė ēuan nė ndėrtimet e fabrikės nė Valias e pak mė vonė erdhi transferimi pėr nė Fierzė, qė nuk u zbatua, se mė ngarkuan me projektin e Muezut Historik Kombėtar. Por edhe nė kėtė kohė, isha i emėruar nė Kombiantin e Materialeve tė Ndėrtimit, nė Uzinėn e 2000 Apartamenteve. Profesioni im si prjektues kishte marrė fund!
    M. Velos, iu sajuan motive tė tjera e pėrfundoi nė burg. M. Bego, ishte dėrguar nė Ndėr. Komunale tė Fierit.
    Nė mbledhjen e Pallatit tė Kulturės, unė bashkė me gruan e i “shoqėruar” nga nnj punėtor i kantjerit, rrinim nė rreshtin e fundit tė assaj salle dhe dėgjoja gojėkyēur poshtėrsitė qė villnin tė poshtrit.
    Ē’u pat shkruar dikur nėpėr dosjet e zyrave portėmbyllura tė kuadrit, po i lexojmė sot. Gruas sime, pas njėzetė e ca vjet pune, karakteristika e parė i bėhet mė 1976, pikėrisht kur unė dėnohesha pėr ndikimet e huaja. Tek ajo karakteristikė, ku thuhen fjalėt mė tė mira pėr ounėn e saj, shėnohet se “Ka jashtė shtetit nga tė afėrmit e saj, njerėz tė nėnės nė Gjermani, dajat e tezen nė Amerikė, Ēekosllovaki dhe Austri, ku ka lidhje me ata tė Ēekisė dhe tė Amerikės” Por nk shėnonte se e vetmja “lidhje” ishin kartolinat qė vinin pėr urimin e Krishtlindjeve.
    Nė fund shėnimi mbyllet me frazėn mė hipokrite, “...U vendos tė qarkullojė, meqėnėse ka njė kohė tė gjatė nė kėtė Institut”.
    Megjithatė, gruaja nuk qarkulloi, sepse Institutit i duheshin hamjetė e mirė pėr tė majtur peshat qė linin pezull disa anėtarė partie. Pas kėtyre masave shkatėrruese, jehona e kritikave dhe e dėnimit tė ndikimeve tė huaja, duhej tė vazhdonin. Nė Korēė u organizuan mbledhje, gjoja pėr karakterin kombėtar tė arkitekturės, por ēėshtja ishte dėnimi i ndikimeve tė huaja nė arkitekturė.
    Mbledhja u bė nė Korēė, sepse atje ishte Biblioteka e dėnuar. U gjetėn njerėz si arkitekti V.B. i cili duke diskutuar – siē thaai – pėr ndikimet e huaja qė kishin depėrtuar para Pleniumit IV edhe nė arkitekturė shoti:
    “Kėshtu na ndodhi me Bibliotekėn e Korēės, e cila jo vetėm nuk ka asgjė kombėtare nė formėn e saj, por edhe stonon nė planin e pėrgjithshėm tė ndėrtimeve tė qytetit” (Shih “Drita”, 14 Mars 1976). Ndėrsa bashkautori i “artikullit tė zi”, i ndieri Sokrat Mosko, nė shkrimin e tij autokritik thoshte:
    “Tendenca tė gabuara u dukėn nė punėn e disa arkitektėve me tendencė lluksi e gjigandomanie, pėrpjekje pėr lavdi personale, me faqe muresh tė plota tė ndikuara nga shija e shėmtuar e huaj si Biblioteka e Korēės, Agjensia Ajrore...” (Drita, 4 prill 1976)
    Bishti i jehonės sė dėnimit tė ndikimeve tė huaja nė arkitekturė, zgjatet gjer nga fundi i vitit 1977, kur A. Uēi shkruan:
    “Nė diskutimet e bėra vitet e fundit, ėshtė pranuar njėzėri nga opinioni ynė i shėndoshė artistik, se format e Kinoteatrit tė Fierit, tė Bibliotekės sė Korēės, tė godinės sė ATSH. Kannė qenė shprehje e ndikimit tė formalizmit...Ato janė krijuar nė kundėrshtim me shijet e shėndosha tė shoqėrisė sonė socialiste”. (Shih “NENTORI” 8/77, Faqe 45)
    Krijuesit, qė e jetuan atė kohė tė mbrapshtė, e dinė mirė se ē’donte tė thonte atėherė, tė tė vihej etiketa, se “kishe krijuar nė kundėrshtim me shijet e shėndosha tė shoqėrisė socialiste”.
    Pėr t mbyllur kėtė panoramė plagėshumė, ėshtė e nevojshme tė theksoj qė lufta kundėr ndikimeve tė huaja nė arkitekturė, e cila drejtohej me kujde tė madh nga lart, shumė shpejt u kuptua se, pėrveē arsyeve ideologjike, kishte njė qėllim tė rėndėsishėm praktik: T’u hiqte nga rruga konkurentėt e aftė e tė njohur dhe t’u siguronte vendet drejtuese arkitektėve me prejardhje princėrore nga dinastia bllokiste.
    Sapo zunė ata vendet e dėshiruara nė Institut dhe filluan tė merreshin me projektim u shua menjėherė “lufta” kundėr ndikimeve tė huaja nė arkitekturė.
    Kėtė atmosferė tė favorshme e shfrytėzuan me mėnēuri disa arkitektė tė rinj e tė talentuar nė Tiranė e nė rrethe, tė cilėt mundėn tė projektojnė objekte me zgjidhje origjinale, ndonėse pa pėrkrahje e me mungesa tė mėdha materiale.



    ATJE, ME PUNETORET

    Siē u shpjegova, pėr “ndikimet nga arkitektura moderniste”, mė dėrguan nė “gjirin e kllasės punėtore”, tė punoja si inxhinier zbatimi. Nė fillim, tek godina e Agjensisė Ajrore, pastaj nė Valias e nė Fabrikėn e Letrės, ndėrsa pėrfundimisht mbeta nė Uzinėn e 2000 apartamenteve.
    E gjithė kjo pėr mua ishte njė shembje morale.
    Ndėr arkitektėt, qė u kritikuan pėr “ndikime moderniste”, isha i vetmi qė u dėrgova nė zbatimm, ndėrsa pėr tė tjerėt mjaftoi vetėm kritika. Pėrpara punėtorėve nė Valias m’u desh tė bėja njė biografi tė shkrutėr, duke thėnė sė fundi se isha dėrguar tė edukohem, mbasi kisha pasur “ndikime nga arkitektura e huaj moderniste”.
    Ishte njė lodhje e madhe fizike. Nė atė kohė nuk isha mė ri. I kisha kaluar tė dyzetat, por ēdo mėngjes mė duhej tė ikja nga shtėpia nė ora 5.45 dhe nga Valiasi ose nga Fabrika e Letrės kthehesha pas orės 1 tė natės, kur mbaronim betonimet e turnit tė dytė qė zakonisht vonoheshin.
    Edhe mė keq ishte nė Ndėrrmarjen e Ndėrtimit tė Banesave, kur mė duhej tė isha nė ora 7 tė mėngjesit nė Uzinėn e 2000 apartamenteve dhe prej andej duhet tė shkoja tė kontrolloja punimet nė rrugėn “Ali Demi”, nė Kombinatin Poligrafik e gjer nė Kamzė. Pjesėn mė tė madhe tė kėtyre rrugėve e bėja mė kėmbė.
    Po a thua, gjithēka ishte vetėm keq? Jo!
    Mė shumė nga inxhinierėt e teknikėt e zbatimit, njihesha prej kohėsh e kisha raporte tė mira shoqėrore e miqėsore. Shumė prej tyre ishin me “biografi tė keqe2 dhe e kishin kaluar gjithė kohėn nė vendet mė tė vėshtira. Sado tė shpreh sot falėnderime pėr teknikėt, normistėt, inxhinerėt ėshtė pak. Ata mė pritėn me dashuri tė sinqertė e pa interes, mė ndihmuan pa kursim. Borxhli jam tek tė gjithė dhe tė gjithėve u them: Faleminderit!
    Por e mira mė e madhe e kėsaj aventure tė vėshtirė ishte se ajo mė bėri dhe mė tepėr tė ndėrgjegjshėm nė vlerėsimin real tė fenomeneve shoqėrore, politike dhe ekonomike tė kohės. Aty pashė nga afėr jetėn e punėtorėve tė ndėrtimit.
    Nk do t’i harroj ato gra, qė ngjitnin kova me llaē deri nė katin e shtatė nė ndėrtesėn e Agjensisė Ajrore. Nuk do ta harroj njė nuse tė re me dy fėmiiiiijė, qė nuk vinte dot nė orėn 7 pa njė ēerek nė mėngjes nė mbledhjen e brigadės dhe duhej tė duronte pėr ditė klithmat e brigadierit pėr atė vonesė, ndėrsa nė ballė e pėrmbi buzė i ndrisnin sumbulla tė mėsha djerse nga nxitimi pėr tė arritur nė orar e tė punonte gjithė ditėn qė tė merrte 160 lekė tė qelbura.
    Brezat qė do tė vijnė e do tė shohin ndėrtimet e kohės sonė, nuk do tė mund tė besojnė se ato janė bėrė nga punėtorė qė hanin bukė si baltė,dyzetė lekėshe, me domate apo hallvė tė kuqe pesė lekėshe. Ndėrsa i shihja kur uleshin tė hanin drekėn dhe hapnin ato qeset e tyre tė mjera, mė bėhej mė i qartė mjerimi i jetės sė njė populli tė tėrė. Shihja ato gra tė urta teknike ndėrtimi, qė binin copė gjithė ditėn duke u ngjitur e zbritur nėpėr skela e duke hyrė nėpėr baltrat e themeleve, ndėrsa nė mbrėmje nė mbledhjen e kantierit, dėgjonin sharjet e drejtorit pėr mosrealizimin e planit.
    Nė Valias pashė barakat shkatarraqe, ki kishin jetuar tė burgosurit, qė kishin bėrė ato ndėrtime. Pashė minatorėt e zbrita thellė nė minierė, prej nga nxirrej mė shumė baltė se qymyr. Aty njoha dhe njė topograf me biografi tė keqe, qė hynte nė minierė herėt nė mėngjes e dilte vonė nė mbrėmje.
    Jam mė mirė kėtu poshtė si urithi – mė tha njė ditė - se, po tė dal sipėr kush e di se kush mė sheh e kush e di se ē’avaz mund tė hapė.
    Nga gjithė kėto mbresa tė forta tė pėrditshme, nuk kishte se si tė mos lindnin tek unė poezitė si “Tekniket e ndėrtimit”, “Tė burgosurit”, “Vajzat qė shtrojnė pplaka”, etj.
    Pėrmes atij mjerimi tė pėrgjithshėm, populli i vuajtur e nxirrte dufin e vet me thumba tė mprehur hollė. Sipas njė ligji qė nuk zbatohej, punėtorėve qė punonin nė kanalizimet e ujrave tė zeza, duhej t’u jepej qumėsht falas. Njė ditė punėtorėt po mė ankoheshin mua se nuk kishin marrė qumėsht, por brigaider Mazllėmi u tha: Mos u mėrzisni, se dje doli ligji qė juve evgjitėve tė kanaleve, do t’u japin qumėsht dallėndyshe.
    Nė Valias punonin dhe mjaft fshatarė nga fshatrat pėrreth. Ishte koha, kur fshatarėve nuk u lejohej tė mbanin as pula dhe ata u detyruan t’i thernin. Nj ditė, ndėrsa u ulėn tė hanin drekėn, njėri nga fshatarėt-punėtorė, e lėshoi njė romuz tė rėndė: Rroftė partia – tha- qė na bėri tė hamė pula, se ne budallenjtė i rritnim pulat e i shisnim nė qytet, nuk dinim ti hanim vetė. Ore, qejf qė kemi bėrė kėto ditė! U shembėm duke ngrėnė pula. Rroftė Partia!
    Tė tilla thumba, dėgjoje gjithandej, nėpėr bisedat dhe ata bėnin tė shpoheshin e t’u dilte era e qelbėt kacekėve ideologjikė e propagandistikė tė kohės.
    Nė ato vite pune tė rėndė, qė i kalova atje me punėtorėt, unė me tė vėrtetė u edukova, veēse jo nė drejtimin nė tė cilin dėshėronin idiotėt, qė mė dėrguan.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Mosha
    58
    Postime
    103
    (Ai si artist ne Kulture i ngre monumente te tjereve ashtu sikurse si arkitekt ka ngritur pallate banimi per Popullin.
    Keta njerez qe ndoshta sot skane as shtepi per vete e bene atdheun dhe nuk moren asgje nga Atdheu.

    Demokracia Shqiptare qe jetoj si aspirate ne Zemrat e ketyre idealisteve erdhi nga keta idealiste por per ta "ngrene" e hengren te tjeret.
    Jam i bindur qe Kolevica, ky artist e Arkitekt i shquar nuk ka asnji kioske ose nji cop truall ne Atdhe.
    Atdheun e kane futur ne xhep Finot, Metat, marsel Skendot e Sorrollopi dhe idealistet ngelen si gjithmone "rruar e qethur".
    Kur lexon lajmet ne gazetat e Shqiperise per trafikante bebesh e pronare Hotelesh te ndertuara me parate e tregetise se Vajzave dhe te mendosh qe keta krokodile jane te nji populli me ate te Kolevices njeriu cmendet.
    Ka shkuar ne Hale djersa, mundi , gjaku e sakrifica e dhjetra gjeneratave qe nga Rilindasit e pare e deri tek Rilindasit e fundit te llojit te Kolevices.)

    Brari me vjene shume mire qe ke prure ketu poezite e Kolevices sepse jane me te vertete shume te bukura dhe realiste, por persa i perket fjaleve qe ti kam futur ne kllapa mos i dil per zot se nuk i dihet. Nuk kame qejf qe te shaj kerkend dhe as Kolevicen qe me te vertete ka qene nje figure e njohur e Arkitektures Shqipetare por ndoshta per hir te te vertetes duhet qe te korrigjohet ndonje gje qe ndoshta nuk qendron ashtu si mund te jete shprehur Zoti Kolevica,se me sa di une, ndoshta nuk jam 100% i sakte por pallati qe ka bere M.Velo ishte mbi koston qe lejonte partia meme per te ndertuar dhe nuk u be fjale fare per Arkitekturen e cila ishte aprovuar me pare ne Kryeministri. ( Sepse partia e kishte moton "Sakte, Shpejte, Mire dhe Lire" sepse ishte mesuar me guzhinat 3 me 3 dhe me me lartesine 2 metra) besoj se ne nje pallat te tille do te keshe banuar dhe ti. Ndersa ne ate pallatin qe kishte hapesirat e nevojshme dhe qe hyri ne burg dhe Arkitekti e kane shtepine edhe sot Shkrimtaret e realizmit socialist, qe kur filloi ti dhimbte dhe B*** e tyre bene sikur gjoja luftuan per te miren e popullit, por nuk kishin se ēfare ti benin regjimit.
    Po te duash te jape dhe ndonje poeme te ketyre shkrimtareve qe luftuan me pene kunder rregjimit ne fuqi, si pershembull "Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti" dhe ne u edukuam dhe u mbrujtem nga keta luftetare me dashurine per Partine dhe Atdheun qe keta Luftetare nuk e kishin dashur kurre.
    Me fale qe ketu nga fundi dola nga tema.
    instruktori

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Petraq Kolevica: Tani mėsuesit e mi tė artit i kam nė statuja

    Petraq Kolevica: Tani mėsuesit e mi tė artit i kam nė statuja

    Kam pasur fatin e madh tė takohem shpesh me dy nga legjendat e kulturės shqiptare, siē janė Mitrush Kuteli dhe Eqerem Ēabej. Kėshtu tregon arkitekti dhe poeti i njohur shqiptar Petraq Kolevica i cili rrėfen mbresat e tij nga takimet me dy gjigandėt e kulturės shqiptare. Emrat e mėposhtėm janė pjesė e themelit tė artit, kulturės dhe gjuhėsisė shqiptare tė cilėt shėrbyen gjithashtu si ura lidhėse midis Shqipėrisė dhe Perėndimit. Petraq Kolevica, ndofta ėshtė njeriu i fundit dhe i vetėm nė Shqipėri qė mund tė na rikrijojė atmosferėn e atyre viteve, ku errėsira e diktaturės ndeshej me ndriēimin e yjeve tė kulturės shqiptare, tė cilėt megjithėse u burgosėn apo u persekutuan, pėrsėri na bėjnė tė ndjehemi krenarė pėr traditėn e sė kaluarės tonė.
    Zoti Kolevica, ju keni pasur fatin tė njiheni nga afėr me dy gjigandėt e kulturės shqiptare, Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabejn.. Cilat janė mbresat qė ruani nga kontaktet me ta?
    "Nė kohėn e fundit nisn'e u rralluan fort pleqt e fshatit. Si tė velur nga kjo botė, njėri ndėrroi jetė buzė-vjeshte, dy kėtij dimri edhe disa nė pranverė, kur mbiu bari. Iknė nj'ashtu, njėri pas tjetrit, si bėrė me fjalė edhe e lanė fshatin nė dorėn e brezit tė ri". Kėto rradhė nga "Ago Jakupi..." i Mitrushit mė vinė ndėrmend, kur kujtoj me dhimbje se si na ikėn, njėri pas tjetrit, ata tė mėdhenjtė e kulturės sonė. Nė fillim, papritmas, na iku Mitrush Kuteli. Nja dhjetė vjet mė vonė, Eqrem Ēabej. Pas tij Lasgushi dhe sė fundi, shekullin e njėzetė dhe kapitullin e veēantė tė tė mėdhenjve tė hershėm, e mbylli Vedat Kokona. Pata rastet fatlume tė njihesha me ta, tė mė pranonin si mik tė dashur, tė bisedoja, tė dėgjoja dhe tė mėsoja prej tyre gjėra qė s'mi mėsonte dot asnjė shkollė e askush tjetėr.
    Nisim me Mitrush Kutelin?
    "Kam shkruar se me Mitrush Kutelin u njoha mė 1958 por, nė tė vėrtetė, isha takuar nja dhjetė vjet mė parė, pa e ditur se isha njohur me tė. Ishte, ndoshta, fillim korriku i vitit 1948... Kisha mbaruar shtatėvjeēaren e atėhershme dhe i gėzuar, ecja nėpėr pazarin e Korēės me njė kaush konik me qershi tė zeza tė Leskovikut nė dorė. Ndėrsa haja qershitė e shijshme, lexoja fjalėt e shkruara nė letrėn e kaushit dhe habitesha. Oj! Qenkan tė bukura kėto! "Tė dua baltė shqiptare/Tė dua /Dėshpėrimisht/Egėrsisht..." Dhe vazhdoja lexoja mė tej:"Tė dua baltė shqiptare/Magjistare/Ti, mjalt'e ėmbėl/Ti, helm i hidhur..."Ne, nxėnėsit e asaj kohem ishim mėsuar e mbrujtur shpirtėrisht me poezitė e kėngėt patriotike tė Rilindjes. E dinim vargun e Ēajupit:"Ku na duket balta mė e ėmbėl se mjalta?" Prandaj dhe vargjet e mėsipėrme, ndonėse nuk ishin nė formėn e poezive qė njihja deri atėhere mė pėlqyen. Nė kėtė kohė e diēka mė vonė, lexova "Kapllan Agėn...", "Ago Jakupin", "Vjeshtėn e Xheladin beut" dhe "Lumin e madh" tė Mitrush Kutelit, po ku ta dija unė se dhe kėto vargje tė kaushit ishin tė tijat? Kėtė e mėsova nja pesėmbėdhjetė vjet mė vonė".
    Ē'ndodhi me ju pas kontakteve tė drejtpėrdrejta me Kutelin?
    "Siē thashė, me Mitrush Kutelin u njoha nė vitin 1958. Afrimi me tė mė ndihmoi tė kuptoja e tė shijoja mė mirė veprėn e tij, tė njihja disa sekrete tė gjuhės shqipe, tė stilit tė tė shkruarit, tė poezisė, tė pėrkthimit. Mbasi i pata dhuruar librin me pėrkthimin tim tė "Demonit" dhe i pata treguar disa poezi tė mia origjinale e pėrkthime, mė dhuroi librin e tij "Xinxifilua" me kushtimin qė pata nderin tė mė shėnonte nė tė e qė e kam njė nga kujtimet mė tė ēmuara. Mbi kėtė njohje kam shkruar gjerė nė librin tim "Me Mitrushin" dhe nė hyrje tė librit tjetėr "Lasgushi mė ka thėnė" tė cilat, lexuesi dashamir tė Mitrushit e tė mitė, i dinė prandaj s'dua tė zgjatem. Sot dua tė theksoj se ē'mėsova unė se ē'mund tė mėsojnė tė tjerėt nga Mitrush Kuteli. Me shembullin e vet ai tregoi qartė se njeriu i ndėrgjegjshėm pėr ēka di e ē'mund tė japė nė kulturėn shqiptare, edhe se mbas dy vitesh burgu tė tmerrshėm komunist, edhe se i sėmurė qė e mban shpirtin me njė grusht tabletash, edhe se ka mbi kurriz njė familje me katėr fėmijė tė vegjėl, grua e motėr, edhe se pa pėrkrahje nga regjimi, madje i parė shtrembėr prej tij, di tė gjejė forca tė kėrkojė rrėnjėt ilire tėkombit tė vet, di t'u japė fėmijėve shqiptarė "Xinxifillon" dhe "Tregime tė moēme shqiptare" di t'u sjellė poetėve tė lodhur njė model tė bukur me poezinė "Pranvera e plakut" dhe pėrmbi malin e mundimshėm tė pėrkthimeve pėr tė nxjerrė bukėn e gojės, di tė japė pėrkthimet mahnitėse si ai i "shpirtrave tė vdekur". Mėsimi i madh i kėtij njeriu merr vlerat mė tė larta po tė mendosh se gjithēka e bėri pa qenė aspak nė marrėveshje leverdish me regjimin dhe pa u bėrė domosdo lake e puthadorė i tij".
    Po me Prof. Eqerem Ēabejn, cilat kanė qenė raportet e njohjes suaj?
    "Njohja tjetėr e rėndėsishme pėr mua ka qenė ajo me tė ndjerin Profesor Eqrem Ēabej. Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė banoja nė apartamentin e njė godine pranė asaj ku banonte Profesori. E dija kush ishte, e shihja me nderim, po as mė shkonte mendja tė njihesha, se e konsideroja tepėr lart meje. Isha njė inxhinier i ri qė s'kisha interesa tė tjera pėrveē profesionit tim, tė cilit i kushtoja tė gjitha energjitė e mia. Kėshtu kaluan shtatė-tetė vjet. Me punėn time kisha filluar tė njihesha disi nė rrethet intelektuale e artistike me pėrkthimet e poezive tė poetėve rusė, me shkrime mbi arkitekturėn dhe ca mė epėr me ndėrtesat e projektuara prej meje nė Tiranė e nė Korēė. Njohja me E. Ēabejn ishte e rastėsishme, po falė dashamirėsisė sė tij u bė shkak afrimi tė shpejtė. Nė kėtė kohė i patėn dhėnė njė apartament ca mė mitė mirė. Atje i bėra vizitėn e parė nė shtėpi, i pritur ngrohtėsisht e i nderuar me mirėsjelljen fisnike tė zonjės Shyret. Atėhere sa kisha filluar tė pėrktheja poezi nga gjermanishtja. Kur ia thashė kėtė, u ēua menjėherė me mė dha librin "Die schensten Gedichte der Ėertliteratur" (Poezitė mė tė bukura tė letėrsisė botėrore) prej nga mora e pėrktheva poezinė "Oriana" tė poetit anglez Alfred Tennyson (1809-1892). Njė ditė tjetėr i thashė qė po studioja se si i kishin pėrballuar artistėt e mėdhenj vėshtirėsitė e jetės. Sa dėgjoi, mė dha librin gjermanisht tė Stefan Cvajgut me shkrimet e tij mbi L. Tolstoin, Dostojevskin, Balzakun. Mė dha gjithashtu njė libėr mbi Rafaelon, njė tjetėr mbi Verdin si dhe librin "Damonische Dichter" (Poetė demoniakė). Pjesė prej kėtyre librave tė shkėputura atėhere, nja njėzet vjet mė vonė i pėrfshiva nė librin tim "Kėshtu ngjitesh tek yjet". Gjatė kohės sė kėtij afrimi, doemos, fjala s'kishte se si tė mos vinte te Lasgushi. Pėr njohjen me tė E. Ēabej mė tregoi gjėra interesante tė cilat i kam shkruar te libri "Lasgushi mė ka thėnė". Nė fillim tė vitit 1978, Lasgushi mė pati dhėnė njė dorėshkrim tė poemės sė tij "Kamadeva". Mbasi e lexova, pėr kėtė i thashė edhe E. Ēabej duke i shprehur konsideratat maksimale pėr tė. S'nguroi tė ma kėrkonte pėr ta lexuar. Ia dhashė. Pas disa ditėsh mė tha se do ta mbante dhe pak qė ta lexonte dhe Brikena (vajza e tij).
    Ē'ndodhi mė pas?
    Shumė shpejt qėlloi tė rėndohej sėmundja dhe ndonėse e takova pėrsėri s'pata guximin ta pyesja dhe s'mora ndonjė mendim prej tij se si e vlerėsonte krijimtarinė e Lasgushit tek ajo poemė. Me kėtė rast dua tė shėnoj diēka qė mė duket e rėndėsishme: Nė veprat e plota tė Lasgushit, botuar sė fundi (Onufri 1999) nė fund tė poemės "Kamadeva"(vėll 1, f.319) nuk ėshtė shėnuar data e pėrfundimit tė saj. Nė njė kopje tė daktilogruar qė mė pati dhėnė Lasgushi shėnohet viti 1975. Ndoshta kjo ėshtė data e vėrtetė e pėrfundimit tė poemės. Nga E. Ēabej, jemi njėzet e ca vjet larg, por nga njohja me tė, pėrveē ndihmės qė pėrmenda, tė dhėnė aq bujarisht, pata dhe nderin e mad tė mė falte tė gjashtė vėllimet e veprave tė tij tė sapobotuara atėhere nė Kosovė, duke shėnuar mbi to njė kushtim tė ēmuar. Kjo mė bėn ta ndjej gjithmonė pranė. Tani dua tė dėshmoj diēka qė mė sa di, nuk e ka shkruar ndokush tjetėr: Nė kohėn e varrimit tė Eqrem Ēabejt, ndonėse mes gushti, ra njė shi i dendur e i rėndė si litar me shkrepėtima e bubullima tė forta. Nė ēastin, kur atė po e zbrisnin thellė nė varr, sokėlliu njė shkrepėtimė e bubullimė aq e fortė sikur tė kishte rėnė rrufe aty pranė. Rastėsi? Ndoshta... po ndoshta dhe qielli e ndjeu humbjen e tij..."
    Ju keni pasur kontakte tė shumta edhe me princin e pėrkthimeve, Vedat Kokonėn. Ēfarė mbani mend nga bisedat me tė?
    "Edhe tė ndjerin Vedat Kokona, qė nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė e pėr nja dhjetė vjet me rradhė, e pata fare pranė shtėpisė sime. E dija kush ishte dhe e shikoja me zili atė burrė tė moshuar se me sa shkathtėsi e hipte dhe e ngiste biēikletėn. Emrin e tij e kisha njohur qė te "Revista letrare" qė patėn botuar sė bashku me M. Kutelin, S. Spassen e N. Hakiun, kisha lexuar diēka prej tij e kisha dėgjuar pėr tė, por nuk isha njohur. Njohja u bė aty nga viti nėntėdhjetė, kur edhe atij i kishte rastisur tė lexonte diēka prej pėrkthimeve tė mia. Megjithatė njohja e vėrtetė u bė nga mesi i vitit 1991, kur shkova nė shtėpinė e tij dhe qė atėherė e deri nė fund, mbetėm miq tė dashur. Siē kam shkruar dikur, dhoma e tij e punės ishte njė dhomė e thjeshtė, e njė apartamenti tė tjeshtė, nė katin e tretė tė njė godine tė thjeshtė shtetėrore tė asaj kohe, po sa punė ka bėrė Vedat Kokona nė atė dhomė! Nė vitin 1992, ambasadorin gjerman, i cili donte tė njihte njerėz shqiptarė tė kulturės, e ēova te shtėpia e zotit Vedat. Tė dy biseduan frėngjisht. Kur ambasadori e pyeti se ē'punė kishte nė dorė, Vedati i tregoi njė kapicė me letra tė daktilografuara prej tij tė fjalorėve Frėngjisht-Shqip dhe Shqip-Frėngjisht qė po pėrgatiste. Ambasadori, i habitur pyeti: Sa kohė ju ka marrė gjithė kjo punė? Hiē-tha Vedati- duke buzėqeshur - ca vjet. E pėrcollėm zotin Ambasador dhe kur u kthyem Vedati vazhdoi: Si t'ia thosha atij qė pėr fjalorėt mė ndihmuan budallallėqet e kohės? Qė ta dish, nja tridhjetė vjet mė parė, mė patėn dhėnė tė pėrktheja nga shqipja nė frėngjisht poezitė e njė poeti. Ato s'qenė poezi, po parrulla dhe unė normėn e bėja brenda njė ore, se s'kishte art, po pėrkthim fjalė pėr fjalė. Me kohėn qė mė mbetej, fillova tė merresha me bėrjen e fjalorit tė parė frėngjisht-shqip. Po kėshtu bėra edhe me pėrkthimin e ca poezive tė tjera tė asaj kohe, nga ato qė Lasgushi i quante poezi socialiste. Pjesėn tjetėr tė kohės ia haja natės, se ditėn ma hanin pėrkthimet qė nxirrja bukėn. Njohja me tė ndjerin Vedat, pėrveē dashamirėsisė tėrėsisht tė sinqertė me tė cilėn tė rrethonte, ishte njė shkollė e veēantė ku, ndėr tė tjera, mėsoje si ta doje e ta nderoje gjuhėn shqipe. Ishte ky nderim i tij pėr gjuhėn qė shkonte deri nė adhurim, ajo qė e bėri mjeshtrin tetėdhjetėvjeēar tė hartonte atė libėr me "Thėrrime me mjaltė" tė gramatikės shqipe. Pata nderin tė ma falte kėtė libėr me njė kushtim qė vlen pėr tė gjithė qė duan tė luftojnė pėr gjuhėn e pastėr shqipe. Ja ē'mė shkruan: "Bashkėluftėtarit nė fushėn e pėrgjakshme tė luftės sė gjuhės mjaltėngjizur, kėtė trofe nga miku i tij i shtrenjtė, Vedat Kokona". Nė shkrime tė mėparshme kam folur pėr vėllimin e paimagjinueshėm tė madh tė pėrkthimeve tė bėra nga i ndjeri Vedat. Sot dua tė ve nė dukje njė cilėsi tė veēantė tė tij: atdhedashurinė e pafund. Nė mbėshtetje tė kėtij ideali tė lartė zgjodhi qė nė rini tė pėrkthente "Horacin" e Pjer Kornej-it. Shihni sa domethėnės ėshtė kushtrimi qė mė ka lėnė te ky libėr qė mė dhuroi, ku thotė: "Mikut Petraq, kėta romakė tė rreptė qė vrasin motrėn, se u ka sharė atdheun".
    Sė fundi, ē'mund tė na thoni si pėrmbyllje mbi kėto figura tė rėndėsishme tė kulturės sonė?
    "Pėr ta mbyllur kėtė bisedė, mė mirė se ē'mund tė them unė, e thonė kėto vargje tė poetit afrikan Birago Diop:

    "Ata qė vdiqėn
    nuk ikėn kurrkund,
    Po janė nė terrin
    qė na ndrit ne,
    Janė nė terrin e dendur
    pa fund.
    Tė vdekurit s'janė kurrė
    nėn dhe...
    Janė mes njerzve, mes
    turmės, kudo.
    Tė vdekurit nuk
    kanė vdekur, jo!"


    Mitrush Kuteli
    Lindi nė Pogradec mė 1907
    Shkollėn fillore e kryen nė Pogradec
    Fakultetin Ekonomik e pėrfundon nė Bukuresht
    Pėrmbledhjen e parė me tregime "Netė shqiptare" e botoi mė 1938
    Mė 1944 boton tregimet "Ago Jakupi" dhe Kapllan Aga"
    Mė 1962 botoi "Xinxifillua" dhe mė 1965 "Tregime tė moēme shqiptare"
    Vdiq mė 4 maj tė vitit 1967 (dhe jo mė 1966 siē thotė fjalori enciklopedik shqiptar)
    Mė 1983 botohet pas vdekjes romani "Nė cep tė Ilirisė"

    Eqerem Ēabej
    Lindi nė Gjirokastėr mė 6.8.1908
    Studimet e larta i kryen nė austri pėr filologji dhe specializohet pėr gjuhėsinė krahasuese
    Pas vitit 35 boton "Hyrje nė Historinė e Hghuhės shqipe", "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes dhe "Studimi kritik i veprės Meshari i Gjon Buzukut".
    Ishte anėtar i Akademisė sė shkencave dhe mbante titullin "Mėsues i Popullit"
    Eshtė njė pėrfaqėsues i njohur i gjuhėsisė nė rrafshin ndėrkombėtar
    Vdiq mė 13 gusht 1980

    Vedat Kokona
    Lindi mė 7 gusht 1913 nė Izmir tė Turqisė Arsimin fillor e kryen nė Tiranė.
    Mė 1935 kryen Liceun e Korēės
    Mė 1938 diplomohet pėr Drejtėsi nė Sorbonė tė Francės
    Mė 1934 botoi librin "Nga Tirana nė Stokolm". Gjatė kėtyre viteve ka vazhduar pėrkthimet e tij nga Anglishtja, frėngjishtja, rusishtja, italishtja etj,.
    Qysh nga viti 1998 mban titullin "Doktor Honoris Causa"
    Vdiq mė 14 tetor 1998

    Sot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    nje nga rilindasit e fundit eshte Kolevica..

    Vetem se guxim te thote gjys llafe per betonizmin edvinist ska i ngrati.. se e rrahin ne ndonje cep pallati..

    ehh..

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Une mbaj mend qe kam sjelle ne forum nje artikull kritik te Kolevices per berjen e Tiranes cirk. Guximi nuk i ka shkuar dem. I vetmi pallat ne qender te Tiranes qe nuk iu nenshtrua berjes lejla-jeshil-verdhe-kuq-gri llahtari-topa-rretha-kutia-vija eshte pallati me arkitekt z.Kolevica, ai pas Bankes Qendrore, ku ka qene mengjesorja. Apo s'ka qene mengjesore aty?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    Petraq Kolevica

    Petraq Kolevica

    Sa herė ndalem te emri i njėrit prej poetėve tė mi tė preferuar nė kolanėn e shkrimtarėve shqiptarė tė forumit, nė atė tė zotit Petraq Kolevica, jam i detyruar tė pėrballem me veprėn ndoshta mė tė dobėt tė tij, sipas mendimit tim: “Autobiografia e Ismail Kadaresė nė vargje”.
    Nuk kam ndėrmend tė bėj oponencėn e kėsaj vepre tė Kolevicės, pasi pėr tė bėrė atė do tė duhej njė shkrim po aq i gjatė, nė mos mė tepėr, sa vetė libėrthi prej 95 faqesh. Mosaprovimin tim pėr tė do ta shprehja thjesht nėpėrmjet fjalėve tė Krishtit drejtuar turmės qė do tė lapidonte prostitutėn: “Le ta hedhė gurin e parė ai qė nuk ka kryer asnjė mėkat!”...
    Unė e njoh nga afėr zotin Petraq Kolevica dhe nė njė farė mėnyre mendoj se ai i pėrngjet njė shenjtori, porse nuk ėshtė vepra e sipėrpėrmendur qė evidenton shenjtėrinė e tij poetike. Atė mund ta gjejmė nė veprat e tij tė shumta, duke filluar nga vėllimi me poezi “Kėngė nga koha e keqe”, pėr tė vazhduar me: “Lasgushi mė ka thėnė”, “Tė korrat e vona” e “Zėri qė thirri nė shkretėtirė”. Pėrveē krijimeve tė tij origjinale, Kolevica na ka dhuruar nė gjuhėn shqipe edhe njė sėrė thesaresh tė kulturės botėrore, nėpėrmjet pėrkthimeve tė tij tė pėrsosura: “Demoni’ tė Lermontovit, “Poezi gjermane dhe austriake”, “Perla nga perlat” si dhe “Nektar poetik”. Nuk mund tė lemė kėtu pa pėrmendur edhe krijimet e tij nė prozė: “Kuja e kohės”, “Varri i fshehtė”, “Kėshtu ngjitesh tek yjet”, “Arkitektura dhe diktatura”, “Autobiografia e Ismail Kadaresė nė vargje”, si dhe pėrkthimi “Letra gruas sime tė vdekur”.
    Njė nga parimet e mia nė jetė ėshtė tė kėrkoj tek tė tjerėt atė qė na bashkon, jo atė qė na ndan. Dhe ajo qė e bashkon Petraq Kolevicėn me Ismail Kadarenė dhe me lexuesin ėshtė poezia. Ėshtė lexuesi ai qė pėrcakton se kush duhet tė mbijetojė e kush do tė humbasė nė historinė e letėrsisė.
    Mendoj se poezia e Petraq Kolevicės meriton tė njihet nga njė lexues mė i gjerė, prandaj po hap kėtė temė tė re, duke futur herė pas here nga ndonjė poezi tė tij dhe duke ftuar dashamirėsit tė bėjnė po tė njejtėn gjė, sipas mundėsive.
    Ju uroj lexim tė kėndshėm!

    Petraq Kolevica
    Nokturne

    Tani, kur tėrė bota fle,
    O shpirt’i im, pėrse rri zgjuar?
    Ē’tė ngre kėshtu nė shtrat sa bie,
    Sikur me gjemba ėshtė shtruar?

    Mė dhembin plagėt, plagėt, bre!
    Qė ditė pėrditė janė shtuar,
    Pėr kėtė popull qė po fle
    Kėshtu, verbuar e shurdhuar...

    Mars 1983



    Vitet qė vinė

    Kaq u shtuan poshtėrsitė,
    Kaq u rritėn marrėzitė,
    Kaq na mbytėn ligėsitė,
    Sa kam frikė se njė ditė,
    Kur dhe ne tė shohim dritė,
    Kur tė hapen krejt kufijtė,
    Oh, kam frikė, atė ditė,
    Ikjen e gjithė njerėzisė!
    Do tė lėnė mall’ e gjėnė,
    Do braktisin banė e nėnė,
    E s’do kthjnė kokėn prapa,
    Po do ikin me tė katra,
    Larg qytetit, larg shtėpisė,
    Larg, mė larg prej Shqipėrisė,
    Larg, mė larg kėsaj sė mjerės,
    Sikur ikin prej kolerės...

    Dhjetor 1976


    * * *

    E mbylla, - tha. Dola nė pension.
    Dhe gruaja mė doli.
    E thithi cigaren fort
    Dhe prapė foli:
    kėshtu e patėm pėr short,
    me njė palė roba tė vjetra
    pėr dasėm dhe pėr mort.
    Kėpucėt, po, tė reja i kam,
    se, nė punė, me nallane rri,
    me nallane vete e vij,
    punėtor, unė,
    furrxhi.
    Po ēupa mė mbaroi inxhinieri.
    Shikoje, po deshe, librezėn,
    se, unė, s’di.
    Shih!
    Vetėm dhjeta ka.
    Dhe i ka marrė vetė,
    se, siē e di, mua s’mė njeh njeri.
    Dhjetė ka marrė, dhjetė.
    Po ē’e do?
    Ku tė gjejė punė kjo e shkretė?
    Mė thuaj dhe ti,
    Ku ta ēoj?
    Nė Greqi ?
    Tė vejė tė lajė haletė,
    Se s’paska punė nė Shqipėri ?

    18.07.1992


    Pa ty

    Pa ty si munda tė jetoj,
    Si munda t’i shtyj vjetėt!...
    Pa ty, pa ty, e dashur moj,
    Si munda t’i gdhij netėt ?!...

    Pa ty si munda tė jetoj,
    Njė jetė qė s’e ndjeja!...
    Pa ty, pa ty, e dashur moj,
    Qė s’dija nė tė gjeja!...

    Pa ty si munda tė jetoj,
    Tė mundja t’a rrėfeja!...
    Jo gjoksin tėnd, e dashur moj,
    Po gurėt mund t’i breja!...

    1962

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •