Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike

    ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike


    Petrika GROSI

    Personazhi i kėsaj jave nė suplementin “Albania Weekend” ėshtė kėngėtarja e mirėnjohur Eneda Tarifa. Ajo flet mbi pėrjetimet dhe ndjesitė e tė kėnduarit live, vėshtirėsitė gjatė njė rruge qė deri tani ka rezultuar me sukses pėr kėngėtaren, zgjedhjen pėr tė qenė serioze nė skenė, improvizimet, emocionet e para dhe pas skenės, planet pėr tė ardhmen dhe momentet mė tė vėshtira tė sė shkuarės. Gjithashtu, Eneda tregon mbi pasionin e dytė tė saj, filozofinė. Ajo pohon se i pėlqen muzika rrok, metal, soul, xhaz, megjithatė, Eneda nuk guxon tė rrezikojė me eksperimentime, prishjen e imazhit tė mirė qė ka krijuar pėr gjithė kėto vite. Ajo pohon se nė mbrėmjet kur kėndon live mund t’i interpretojė tė gjitha kėto rryma, por kur vjen fjala pėr njė album ose njė kėngė festivali, atėherė mendohet dy herė para se tė veprojė. Pėr kėto dhe shumė tė tjera, na ndiqni nė intervistėn qė vijon, dhėnė dje, ekskluzivisht pėr gazetėn “Albania”.

    Me ēfarė po merret pėr momentin Eneda Tarifa?

    Nuk kam bėrė mė shumė se dy ditė pushime, ndaj tani po qetėsohem njė ēikė. Gjatė verės kam pasur vėrtet shumė punė me koncerte tė ndryshme nė bregdet. Aktualisht po vazhdoj tė punoj me grupin pėr njė sezon dimėror me muzikė live qė do tė fillojė sė shpejti, ndėrkohė qė jam duke kryer masterin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci tek EUT. Mė vonė kam plane pėr njė recital dhe disa projekte tė tjera.

    Do tė shikojmė sivjet nė ndonjė festival?

    Kėtė vit nuk do tė marr pjesė nė asnjė festival, por do tė merrem mė shumė me krijimtarinė time dhe me klipet.

    Si ndihesh kur kėndon? E kam fjalėn kur pėrplaset ndjesia e tė bėrit njė punė me pasionin pėr muzikėn?

    Nė fillim e kisha problem kėtė pėrplasje, por tani jam nė ekuilibėr dhe ndihem e rehatuar.

    Sa e lehtė ėshtė mbajtja e kėtyre ekuilibrave?

    Mua mė duket e lehtė tani qė e di kush jam dhe ēfarė bėj. Kur fiton sigurinė dhe pėrvojėn e duhur, e kornizon drejtimin tėnd mė mirė. Pėrbrenda profesionit, qė ėshtė muzika dhe tė kėnduarit, ndonjėherė ndihesh mė mirė, e herė tė tjera mė dobėt, megjithatė, jam e kėnaqur me atė qė kam arritur.

    Po mes kėngės dhe njerėzve tė dashur, sa e lehtė ėshtė tė ruash ekuilibrat?

    Kjo pėrbėn njė vėshtirėsi reale. Por, ndonjėherė, ėshtė mirė qė njeriu tė tregojė se pėr tjetrin mund ta sakrifikojė dhe punėn, ashtu si mund tė sakrifikosh edhe tjetrin pėr punėn. Bėj gjithmonė atė qė e gjykoj si mė oportune. Po ta marrėsh nga njė kėndvėshtrim, muzikėn dhe njerėzit e dashur, i kam tė dyja pranė. Problemi ėshtė se duhet tė vendosėsh kohėn kur do tė pėrqendrohesh te njėra ose te tjetra.

    Tė gjithė e kemi vėnė re se Eneda ka zgjedhur qė nė skenė tė mos jetė shumė provokuese dhe sensuale. Pse?

    Edhe nė jetėn e pėrditshme jam njė njeri serioz. Pastaj, shpesh, meshkujt pas fasadės lakuriqe kėrkojnė tipin serioz dhe e kundėrta, nė njė person qė ėshtė serioz kėrkojnė njė tip lakuriq. Ndoshta kėshtu jam mė intriguese. Sigurisht, kjo nuk ėshtė njė zgjedhje qė e kam bėrė unė; e kam si natyrė tė mos e teproj.

    Artistėt shpesh eksperimentojė. Po Eneda ē’mund tė thotė nė kėtė drejtim?

    Me Erionin kam eksperimentuar shumė nė tė kaluarėn. Pasi u konsolidua lloji i muzikės qė pėlqeja tė bėja, atėherė nisa tė kem njė farė frike ndaj eksperimentimeve qė mund tė rezultojnė edhe tė dėmshme. Guxoj deri aty sa nuk cenohet imazhi qė krijova me mund pėr kaq shumė vite. Mendohem dy herė kur bėj diēka.

    A ekziston ndonjė formulė nė muzikė, e kam fjalėn qė ta kuptosh mė parė nėse kėnga do tė bėhet e suksesshme apo jo?

    Them se suksesi qėndron nė tė qenit vetvetja dhe nė tė bėrit diēka jo pėr tė tjerėt, por vetėm pėr veten tėnde. Mbi tė gjitha, kėnga duhet tė tė ngjallė ty njė emocion. Ky ėshtė thelbi. Nuk e di kė quani sukses, pasi mund tė jetė tė fitosh ēmime, tė fitosh para apo tė fitosh kėngė qė tė jenė art dhe tė jetojnė gjatė.

    Pse jo tė tria bashkė?

    Ėshtė shumė e vėshtirė, por kameleonėt si Madona dhe shumė artistė tė tjerė, qė unė i kam njė pikė referimi, ia kanė arritur kėsaj. Nuk e di ēfarė do tė sjellė e ardhmja, pėr momentin jam mirė kėtu. Ndoshta mė vonė do tė dua tė bėj diēka tė re pėr tė qenė mė tėrheqėse, pėr momentin nuk dua tė rrezikoj.

    Tė ka ndodhur ndonjėherė tė dridhesh nė skenė?


    Mė ka ndodhur shumė herė tė dridhem nė skenė dhe nuk ma merr mendja tė ketė artist qė tė mos ketė emocione pėrpara se tė dalė nė skenė. Emocione kam pasur disa herė, kur nuk kam qenė e sigurt me kėngėn dhe me veten time. Kam dalė dhe me temperaturė nė skenė.

    Momenti mė i vėshtirė...

    Ishte nė njė festival tė vitit 2003, kur kėndoja dhe nuk dėgjoja veten. Ndoshta mė mirė do tė qe ta kisha hequr fare dhe ta flakja kufjen, sesa tė emocionohesha aq shumė nga kėto probleme. Edhe me kėngėn nuk isha pėrgatitur shumė, pasi gjithēka u bė nė momentin e fundit. Nuk dua ta kujtoj atė festival.

    Bashkėpunimi me Erionin...

    Nuk kemi harruar tė bashkėpunojmė. Thjesht ka qenė njė periudhė e ngarkuar pėr tė, duke bėrė njė biznes tjetėr qė prapė ka lidhje me artin, por jo drejtpėrdrejt me tė kompozuarit. Ndėrkaq, edhe unė kam pasur bashkėpunime me kompozitorė tė tjerė, gjė qė e kisha tė nevojshme dhe qė mė shėrbeu pėr tė rifreskuar stilin muzikor. Gjithsesi, kėtė vit besoj se do tė kem bashkėpunim me Erionin nė kėngė tė tjera. Nė fakt, mezi po e pres kėtė bashkėpunim, pasi gjithmonė kemi marrė ēmime me kėngėt tona. Ēmimi nuk do tė thotė sukses, por sidoqoftė, pėrcakton njė lloj niveli dhe standardi.

    Teksa flasim pėr kėngėt tė duket mė shumė problem gjetja e njė teksti tė mirė, apo e njė kompozimi?

    Tekstin e pėrgatis vetė. Jam njė vėzhguese e vėmendshme e muzikės. Nė njė kėngė teksti duhet tė jetė i pėrshtatur jo me fjalė tė pėrgjithshme qė janė dėgjuar e stėrdėgjuar. Duhet tė ketė edhe ndonjė shprehje tė veēantė, tė gjetur, e cila t’i qėndrojė melodisė dhe t’i japė drejtimin kėngės. Nuk po them ndonjė gjė tė re kėtu, thjesht nuk mė rrihet pa i futur nga pak duart nė tekstet e kėngėve tė mia, edhe kur ato janė bėrė nga poetė tė njohur. Kjo varet shumė edhe nga fjala qė tė vjen me kėngėn; janė disa probleme teknike tė tė kėnduarit qė jo tė gjithė poetėt i dinė. P.sh., nė refren duhet tė ketė zanoret “a”, “e” dhe “o”, pasi nė kėtė mėnyrė kėnga tingėllon mė bukur.

    A tė ka ndodhur tė kėndosh njė kėngė qė nuk tė ka pėlqyer edhe aq?

    Nė pėrgjithėsi kėshtu mė ndodh. Madje edhe kėngėt mė tė bukura tė miat nuk mė kanė pėlqyer edhe aq nė fillim. Veē me kėngėn “Ika larg” mė ka ndodhur dashuri me shikim tė parė. Me tė tjerat mė ėshtė dashur t’i pėrthith njėherė dhe tė kenė dalė nė treg, pastaj tė mėsohem me to. Megjithatė, nuk e mohoj qė ka kėngė, tė cilat nuk mė kanė shijuar deri nė fund, por i kam bėrė pėr hir tė njė tė pėrgjithshmeje tė mirė tė kėngės dhe marrėdhėnies me kompozitorėt, kam pranuar dhe kompromise. Sigurisht, ka pasur edhe kėngė tė cilave u kam thėnė “jo”.

    Kur dhe pse e ke refuzuar njė kėngė?

    E kam bėrė shpesh nė ato raste kur muzika ka qenė skematike dhe kėnga nuk sillte asgjė tė re. Jam e mendimit se njė kėngė e mirė nuk blihet kurrė dhe njė kompozitor njė kėngė tė mirė nuk e shet dot kurrė. Tė kuptohemi, e kam fjalėn pėr ēmimet nė tregun tonė, pasi jashtė funksionon ndryshe.

    A e ke menduar tė jetosh dhe tė punosh jashtė?

    Jetėn e kam menduar kėtu, duke ngrėnė nga gjella e kėtushme. Jashtė mund tė kishte funksionuar ose jo, por do tė mė duhej tė sakrifikoja shumė gjėra, qė nga familja, formimi personal e deri te historia ime, tė cilėn nuk jam gati ta humb. Shpresoj qė edhe kėtu do tė vijė njė ditė qė do tė respektohet ligji pėr tė drejtėn e autorit.

    Nė kėtė rast, afirmim i mirė do tė ishte njė vend kryesor nė renditjen e Eurosongut, apo jo?

    E kam ēuar ndėr mend, por nuk e kam me shumė dėshirė. Ndoshta ėshtė njė lanēim i mirė, por mund tė jetė edhe njė pikė minus. Vetėm nėse fiton Festivalin Europian mund tė jetė pozitive, por nėse mund ta ēosh nė mendje qė tė fitosh festivalin e RTVSH-sė, atė tė Europės nuk duhet ta mendosh as pėr sė largu. Kam pėrvoja nga kompeticione tė tilla, ndonėse mė tė vogla. Para disa vitesh isha nė Festivalin Mesdhetar qė zhvillohej nė Turqi dhe e pashė se si krijoheshin klanet dhe lobingjet gjeopolitike. Shqipėria e ka tė pamundur tė fitojė, pasi ėshtė vetėm ēėshtje vlerėsimi dhe nuk shikohet zotėsia. Kėtė e them me bindje.

    Si ndihesh sot me skenėn?

    Ndihem shumė mirė sepse mė ka ndihmuar sė tepėrmi e kėnduara live. E dala edhe ditė pėr ditė nė skena tė vogla ku ka intimitet dhe ti duhet tė kujdesesh pėr programin artistik tė tė gjithė mbrėmjes, e gjitha kjo mė ka dhėnė siguri dhe jam nė njė fazė tė tillė qė nė ēdo situatė di t’ia dal mbanė.

    Si i mban mend vitet ’90, muzikėn, grupet qė u formuan asokohe?

    I mbaj mend me shumė nostalgji, megjithėse nuk ka qenė koha ime, por e motrės dhe e vėllait, qė ishin mė tė mėdhenj dhe dėgjonin muzikėn “e ndaluar”. Isha shumė e vogėl ato vite pėr t’i njohur grupet shqiptare. Nė njė nga kėto grupe ka punuar edhe Erioni, i cili fillimisht doli si kitarist. E kujtoj me kėnaqėsi muzikėn e asaj kohe dhe do tė doja qė tė kishte vazhduar pak mė tepėr periudha e rrokut dhe tė mos dilte nė treg tallavaja dhe muzika popullore. Sa u takon grupeve, mbaj mend “Djemtė e detit”, “Centaur”, “Radical security” dhe mė vonė grupin “Ritfolk”.

    A tė tundon rroku, metali, rrepi, xhazi, apo mbetesh vetėm te muzika e lehtė?

    Gjithmonė tundohem nga gjėrat e reja. Kur ka live, sigurisht qė do tė kėndoj edhe kėngė tė tjera, rrok, xhaz, soul etj. Mė pėlqen shumė edhe metali. Kėto i tentoj, por njė gjė tė tillė e bėj vetėm nėpėr mbrėmje tė mbyllura private. Ndoshta do tė provoj diēka prej tyre nė tė ardhmen, por ju siguroj se populloren nuk do ta provoj kurrė. Mė pėlqen muzika popullore qytetare, ajo qė bėnte dikur Fatmira Breēani apo Eli Fara dhe Merita Halili. Kemi njė taban shumė tė bukur, por me kėngėn popullore nuk do tė guxoja asnjėherė.

    E ke tė vėshtirė tė ndahesh nga baladat?

    Baladat janė kėngėt qė nė pėrgjithėsi pėlqehen dhe zgjasin mė shumė. Ato kėndohen bukur sepse kanė shtrirje vokale dhe linja tė kėndshme harmonike. Ėshtė vėshtirė ta pėrcaktoj, por kam kėnduar balada arenbie si kėngėt “Zėri im” dhe “Thurje”, kam kėnduar rrok, kėngėn “Rreth zjarrit tėnd”, kompozim i Shpėtim Saraēit, me tė cilėn mora ēmimin “Ēesk Zadeja” te Kėnga Magjike etj.

    Cilėt janė miqtė e tu mė tė mirė kėngėtarė?

    Nuk i ndaj dot. Tė gjithė i kam miq. Mė ka puqur nė fakt me Marizėn, Anjezėn, Juli Pashėn e Jonida Maliqin. Gjithashtu, kam shumė miqėsi edhe me Flor Mumajezin. Nuk dua t’i pėrmend tė gjithė, por unė nuk jam konfliktuale si natyrė dhe fatkeqėsisht nuk ndiej as konkurrencė. Nėse kam pesė fansa, mė mjaftojnė ata qė kam dhe nuk sulmoj asnjėherė pėr lavdi dhe famė apo tė synoj pėr ēmime dhe para. Jam e prirur nė radhė tė parė tė ndihem vetė mirė pėr atė qė bėj.

    A ka pasur raste kur koleget janė xhelozuar dhe kanė folur keq pėr ty?

    Sigurisht, por nuk dua tė pėrmend asgjė konkrete. Secili vepron kur ka fushėveprimi. E kuptoj mirė kėtė ndjenjė xhelozie, por kam nė vetvete njė tendencė pėr t’i shtyrė sa mė larg gjėrat e kėqija.

    Nuk tė duket si hipokrizi tė bėsh sikur nuk ka ndodhur gjė kur dikush tė pėrgojon ose tė fyen?

    Jam e pazonja tė bėj armiq. (Qesh.) Kėto janė tė kėqija tė vogla. Nė jetė ėshtė e rėndėsishme tė mos kesh fatkeqėsi familjare dhe vetjake. Tė gjitha ndjenjat personale qė kanė tė bėjnė me egon dhe profesionin vijnė nė plan tė dytė. Nuk jam natyrė hakmarrėse. Nuk dua tė them qė jam e pandjeshme, natyrisht, kur dikush mė fyen nuk e harroj lehtė.

    Ēfarė do tė doje tė kishe bėrė ndryshe nė gjithė kėto vite?

    Tė them se e kam bėrė mirė gjithēka, do tė gėnjeja shumė. Ka gjėra qė do tė doja t’i kisha bėrė mė pėrpara dhe tė kisha kapur disa momente mė tė mira pėr tė vepruar. Por nuk kam humbur ndonjė gjė tė madhe dhe me kėtė justifikohem. E mira nuk ka fund. Do tė kisha dashur pėr shembull qė albumi im tė dilte shumė mė herėt, dhe jo nė kėto kohė kur piratohet gjithandej dhe albumet nuk kanė ndonjė vlerė tė madhe. Kam dėgjuar shumė kėngėtarė shqiptarė qė pėr kėtė arsye pėrpiqen tė bėhen tė njohur nė Kinė dhe nėse aty do tė shesėsh tre mijė kopje nė muaj do tė qe njė biznes shumė i mirė. Sa i takon situatės kėtu, as shtėpitė diskografike nuk janė mė tė interesuara pėr tė blerė albume, pasi pėlqejnė mė shumė pėrmbledhjet e mė shumė artistėve me kėngė tė zgjedhura. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė kėnga. Nėse ajo ėshtė e bukur, mund tė dalė nga fonoteka edhe pas 20 vitesh dhe tė pėrpunohet prapė e tė jetė nė trend.

    Po vazhdon masterin pėr njė degė qė nuk ka lidhje me muzikėn. Pse?

    Ne nuk kemi shkollė tė muzikės sė lehtė, ndaj zgjodha hobin e dytė, Shkencat Sociale, Filozofi-Sociologji. Masteri qė po bėj ėshtė gjithashtu shumė i pėrputhur me kėto lėndė; Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci. Mė pėlqen ky drejtim dhe do tė mė shėrbejė nė atė kohė kur ikėn rinia dhe energjitė pėr tė bredhur nėpėr koncerte nuk ekzistojnė mė. Me shitjen apo me pėrfitimet e sė drejtės tė autorit, nė Shqipėri njė artist nuk jeton dot. I kam bėrė paralelisht tė dyja dhe nuk mė pengojnė fare. Po tė duash tė gjesh lidhje mes tyre, filozofinė mund ta shohėsh te njė tekst, nė raste tė caktuara te meloditė apo te thėniet e dikujt.

    Cilės linjė tė mendimit filozofik i pėrkisni?

    Ekzistencializmit. Filozofė si Shopenhauer, Sartri, Niēe, janė tė gjithė tė prirur drejt njeriut dhe aftėsive tė tij, dhe jo pas cilėsive hyjnore. Zbritėm nga besimi i Zotit dhe erdhėm te njeriu, tek tė ekzistuarit. Sigurisht qė dhe mendje tė tjera tė ndritura si Dekarti e Hegeli janė pėr t’u admiruar. Filozofia nė fillim tė duket pak e vėshtirė, por shpesh tė ndihmon pėr tė bėrė fizkulturė tė mendjes. E vlerėsoj shumė edhe filozofin shqiptar Artan Fuga.

    Ndėrsa flasim pėr filozofinė, tė kėnduarit si do ta shpjegoje nėpėrmjet saj?

    Tė kėnduarit pėr mua ėshtė momenti mė hyjnor dhe njėkohėsisht njerėzor i ndjesive tė tua. Ėshtė pėrmbledhja e tė gjithė ndjesive, siguria e tė ekzistuarit, njė gjendje “Nirvana”, qė mė bėn tė jetoj, tė improvizoj, tė ekzistoj nė fund tė fundit.


    19 Shtator 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Eh, kjo po qe ben jete. Sa do doja te isha ne vendin e saj
    La vita č bella...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Eh, kjo po qe ben jete. Sa do doja te isha ne vendin e saj
    gjej noj foto te ksaj per draguen,

    se e ka pas kojshije ne kopsh...



    p.s

    hot shala...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Ja ketu duke pozuar.



    Ketu duke kenduar.



    Edhe ketu tek kopshti i drague lol



    E lezecme eshte dreqi. Ate p.s. mire e kishe bere ti per kete vajzen, por s'ke shance se eshte e madhe para teje, eshte kengetare:P
    La vita č bella...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Ja ketu duke pozuar.



    Ketu duke kenduar.



    Edhe ketu tek kopshti i drague lol



    E lezecme eshte dreqi. Ate p.s. mire e kishe bere ti per kete vajzen, por s'ke shance se eshte e madhe para teje, eshte kengetare:P
    oj ti qik

    te vesh ne dukje diqka, s'do te thote qe do ta hash per vete,...

    anyway,

    kush o me i madh, e diskasim...

    i kam shoqe kushrinen,...lol

    gjithsesi tani o bo e mire sak...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 19-09-2009 mė 15:00
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike

    Eneda ne "Trokit" - In TV Albania


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike



    Janar 2019 - Pjesa e dyte.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike

    https://www.youtube.com/watch?v=dnewUT0fYDc

    Eneda Tarifa - Nuk ia vlen (Dhjetor 2018) .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-05-2019 mė 12:31

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike

    Debutimi nė Skenėn e Festivaleve !



    Eneda Tarifa & Saimir Ēili - Yjet e shpreses ndezim

    (Festivali i Kėngės 36 nė RTSH, Dhjetor 1997)

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike



    Eneda Tarifa performancė LIVE

    Shiko kush LUAN - Tetor 2020

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike



    Skuadra Eneda - Ika larg | Night Live Shows | The Voice Kids Albania 2018

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: ENEDA TARIFA, pasioni pėr xhazin dhe baladat romantike

    Premierė



    Eneda Tarifa ft Walter Ricci - Udhekryq ( Kenga Magjike 2021 )

    Music: Don Production & Walter Ricci - Lyrics: Don Production, Sergio Caropreso & Pasquale Scarano

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •