Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 152 prej 152
  1. #141
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga Neteorm Lexo Postimin
    Ky diskutim ka kohė qė ka dalė prej teme, dhe duhej mbyllur prej kohėsh.

    Pėr tė ruajtuar njė balancė, komentet dhe e fundit po hiqen.
    Jo pėr gjė po edhe nė bazė tė rregullores thuhet.

    10. Jo ofendime personale karshi anėtarėve!

    Nė forum hyjnė anėtarė tė moshave tė ndryshme, nga krahina tė ndryshme, me besime fetare tė ndryshme, me nivel arsimor tė ndryshem, me tradita tė ndryshme, me botėkuptime tė ndryshme, me eksperienca jete tė ndryshme, me interesa dhe hobe tė ndryshme. Ua bėjmė kėtė gjė tė qartė nė mėnyrė qė tė jeni tė ndėrgjegjshėm me shkallėn e thellė tė diversitetit tė forumit, qė ėshtė dobėsia dhe nė tė njėjtėn kohė madhėshtia e tij. Fakti qė tė gjithė marrin pjesė nė forum tregon qė tė gjithė janė shqiptare. Pavarėsisht nga dallimet dhe diversiteti nė mendim dhe botekuptim, asnjėherė nuk duhet tė cėnoni integritetin e anėtarėve tė forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me njė ekran por me mijra shqiptarė nga mbarė bota. Respekti mbi njėri-tjetrin duhet ta mbani parasysh ēdo minutė qė shpenzoni nė forum pasi po respektuat njėri-tjetrin, keni respektuar veten dhe vendin tuaj.
    Vazhdo me planin tend dhe mbaja pishen grekut.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar King Bardhyl pėr postimin:

    alibaba (23-02-2022)

  3. #142
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Vazhdo me planin tend dhe mbaja pishen grekut.
    Forumi nuk eshte arene, e as parlament te shprehesh mbi anetaret sic te te vije me permbare, ty e kujdo tjeter.

    Ps. Ne nuk kemi per tu bere ndonjehere si popull me keto veprime se si gjykojme shqiptari-shqiptarin..
    Jemi thjesht per tu ardhur keq per brezat qe leme mbas dhe na lexojne..

  4. #143
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga Neteorm Lexo Postimin
    Forumi nuk eshte arene, e as parlament te shprehesh mbi anetaret sic te te vije me permbare, ty e kujdo tjeter.

    Ps. Ne nuk kemi per tu bere ndonjehere si popull me keto veprime se si gjykojme shqiptari-shqiptarin..
    Jemi thjesht per tu ardhur keq per brezat qe leme mbas dhe na lexojne..
    Me fal por ti vetem fshin postimet qe te raporton spiridhaqi dhe nuk merr mundimin qe ti lexosh fare? Te bera nje pyetje te cilen po ta perseris. Me trego nje postim te spiridhules qe ja vlen ta lexosh ne kete teme. Nuk ke cfare te me tregosh sepse ka postuar vetem postime fyese, ofenduese dhe te felliqura. Dhe une shpjegova sipas kendveshtrimit tim arsyen sepse spiripordha sillet ne kete menyre harbute dhe e bera kete me shume korrektesi, kjo gje u pranua edhe nga spiropalla. Por per ty postimi im nuk ishte korrekt dhe pa shpjeguar perse e fshive ndersa postimet e peshtira te ketij spiuni ti nuk i fshive. Perse keshtu?

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar King Bardhyl pėr postimin:

    alibaba (23-02-2022)

  6. #144
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Xhafer Deva doli ne skene pas pushtimit gjerman te Mbreterise Jusollave, me 17 prill 1941.
    U shqua per organizimin e pushtetit ne rajonet Mitrovice-Podujeve-Vushtrri, pra ne ate pjesё te Kosoves qe ishte nen pushtimin gjerman.
    ishte i pajisun me cilesite e ushtarit gjerman: i vendosun, guximtar, i veprimit, i disiplinuem dhe anmik i komunistave.
    Pas humbjes se gjermanve humbi edhe Xhafer Deva, Armata ruse ariti ne ish Jugosllavi me marveshjen e Titos me Stalinin.
    Sipse disa shkrimeve mbi 500 000 kroate qe e bene Kroacin e Madhe i zhduken (i vrane) shumicen.
    Pas mbarimit tё luftes, nė dhjetor te 1944, Xhafer Deva permes Kroacise u largua per nё Austri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 21-02-2022 mė 03:39

  7. #145
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    More ky eshte kriminel lufte, ju vazhdoni diskutimet. u be mire pas luftes IIB per disa gjera, njera nga te cilat eshte, zhdukja e krimineleve.

    leri more te shajne sa te duan bijte e deves, dihet se c`jane, dhe jane aq injorante sa kujtojne se marr mundimin ti raportoj,...., jo po do flas mire per kriminelin e vrasesin e 82 shqiptareve!!!!!!!!!! ky se bashku me qazim mulletin, gjoja indiferent, per mua njelloj jane
    per mua duhen hequr nga skena e historise dhe duhen cpronesuar se pari pinjollet e zogollit
    gjithe bota keshtu vepron,..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 21-02-2022 mė 15:27
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #146
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga Akuamarini Lexo Postimin
    Xhafer Deva doli ne skene pas pushtimit gjerman te Mbreterise Jusollave, me 17 prill 1941.
    U shqua per organizimin e pushtetit ne rajonet Mitrovice-Podujeve-Vushtrri, pra ne ate pjesё te Kosoves qe ishte nen pushtimin gjerman.
    ishte i pajisun me cilesite e ushtarit gjerman: i vendosun, guximtar, i veprimit, i disiplinuem dhe anmik i komunistave.
    Pas humbjes se gjermanve humbi edhe Xhafer Deva, Armata ruse ariti ne ish Jugosllavi me marveshjen e Titos me Stalinin.
    Sipse disa shkrimeve mbi 500 000 kroate qe e bene Kroacin e Madhe i zhduken (i vrane) shumicen.
    Pas mbarimit tё luftes, nė dhjetor te 1944, Xhafer Deva permes Kroacise u largua per nё Austri
    Ore, ju mund te keni shkaqet tuaja per ta lavderuar, per Shqiperine ky eshte kriminel lufte, ju vazhdoni me restaurimet...
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #147
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Gjakatar a patriot?/Pėrplasja pėr ish ministrin Xhafer Deva nė Tiranė, flasin Xhufi, Godole e Kasmi

  10. #148
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    LAVDI XHAFER DEVĖS! NA MUNGOJNĖ NJERĖZ GJENI SIKUR DEVA! KOMBI SHQIPTAR KA MBETUR NĖ DUAR TĖ MARROĒĖVE NĖ TĖ DY ANĖT E KUFIRIT!

    Shikoni ēfarė gjenialiteti shpreh nė kėndvėshtrimin e vte gjeopolitik:

    Nji ligjėratė e mbajtun nga Xhafer Deva, i ftuem si ligjėrues ne Akademinė Ushtarake ne West Point, NY, SHBA, viti 1957 :

    SFONDI I DEPĖRTIMIT TĖ SUKSESHĖM TĖ BASHKIMIT SOVJETIK NĖ LINDJEN E MESME

    Nuk kishte ndodhur ndonjėherė mė parė qė forcat ushtarake detare tė Shteteve tė Bashkuara tė vendosura nė Mesdhe, tė merrnin urdhra pėr tė bėrė demonstrim force dhe pėr tė parandaluar ēdo lloj agresioni nė kėtė rajon, me fjalė tė tjera ky ishte njė hap qė shkonte pėrtej protestave tė zakonshme me fjalė, sa herė qė interesat e njė Fuqie tė Madhe nė rajone tė largėta viheshin nė pikėpyetje. Qeveria sovjetike reagoi ndaj kėtij hapi vendimtar duke vėnė nė lėvizje disa luftanije nė drejtim tė Mesdheut, me pretekstin se do tė vizitonin aleatin e vetėm, tė vogėl tė Rusisė nė Adriatik, Shqipėrinė, vendlindjen time.
    Njė hap i tillė meriton vėmendjen mė tė madhe, edhe pėr sa u pėrket pasojave tė mundshme, dmth., Luftės sė Tretė Botėrore. Si Moska edhe Washingtoni janė tė vetėdijshėm pėr sa i pėrket rėndėsisė sė Lindjes sė Mesme nė rast tė njė konflikti tė armatosur aq tė tmerrshėm midis Lindjes dhe Perėndimit. Por pėr shkak tė puseve tė naftės dhe tė naftėsjellėsve qė pėrshkojnė vende tė ndryshme tė Lindjes sė Mesme dhe pėr shkak tė njė rrethimi tė mundshėm tė aleates sė Shteteve tė Bashkuara, Turqisė, njė hap i tillė, sigurisht, nuk ėshtė thjesht njė ēėshtje prestigji dhe ndėrlikimit nė kėtė rajon mund tė bėhen me lehtėsi shumė tė rrezikshme.
    Si u bė e mundur qė sovjetikėt tė vendosėn nė Lindjen e Mesme?
    Qė nga koha e Pjetrit tė Madh, Katerinės dhe Romanovėve, qėllimi i regjimeve perandorake ruse ka qenė tė siguronin dalje nė ujėrat e ngrohta, si nė Veri edhe nė Jug, dmth., tė bėheshin zotėr tė Atlantikut dhe tė Mesdheut. Ata thuajse ia arritėn objektivit tė tyre jugor me 1877, kur kreu i Ushtrisė Perandorake Ruse, mbėrriti nė portat e Konstantinopolit (Stambollit tė sotėm), ku u ndal nga manovrat diplomatike tė fuqive tė mėdha tė kohės. Rusia e dobėsuar nuk mund tė ndėrmerrte njė konflikt tė armatosur me fuqitė e Mėdha tė Evropės, qė ishin tė interesuara pėr ngushticat qė mbaheshin nga otomanėt e pafuqishėm, nė mėnyrė tė veēantė Britania e Madhe. Rrjedhimisht Rusia u detyrua tė pranojė vendimet e Fuqive tė Mėdha tė mbledhura nė Konferencėn e Berlinit me 1878. Rusisė iu desh tė kėnaqet me disa lėshime tokėsore nė juglindje tė Rusisė, ndėrsa rumunėve, bullgarėve, serbėve dhe grekėve, pėr mbrojtjen e tė cilave Rusia gjoja i kishte shpallur luftė perandorisė Otomane, iu dha pavarėsi e plotė. Rusia fitoi tė drejtėn e kalimit nėpėrmjet ujėrave nėn sovranitetin e Perandorisė Otomane (Dardanelet), nė bazė tė Konventes sė ratifikuar nga tė gjitha fuqitė e interesuara pėr kėto ujėra. Megjithate plani rus pėr t’u bėrė zot i ngushticave pėrfundoi me dėshtim tė plotė.
    Asgjė nuk ka ndryshuar nga synimet politike tė Rusisė qė nga ajo kohė. Por pasi pat siguruar njė dalje nė Oqeanin Atlantik, duke vėnė nėn kontroll shtetet Baltike, Bashkimi Sovjetik, si vend fitues i Luftės sė Dytė Botėrore, nuk u kėnaq me kėtė fitore tė madhe. Tani ky vend aspironte tė mbizotėronte Mesdheun. Dhe pėr t’ia arritė kėsaj, do tė gjendej fare pranė objektivit tė tij kryesor, Revolucionit Botėror.
    Depėrtimi rus nė Lindjen e Mesme ėshtė vetėm njė hallkė nė zinxhirin e sundimit botėror, qė ėshtė doktrina komuniste e predikuar nga Lenini, Stalini e tė tjerė. Sado fantastike qė mund tė na duket njė ambicje e tillė, lė tė mos mohojmė, siē bėjmė shpesh, ato qė kanė ndodhur. Mund tė sjellim shumė prova qė tregojnė se ne shpeshherė i nėnvlerėsojmė sukseset ruse. Sa herė ndodhemi pėrballė proceseve tė spastrimit nė Rusinė Sovjetike, ne jemi tė prirur tė mendojmė se regjimi komunist do tė shembet, ose tė paktėn qė paknaqėsia e brendshme do ta detyrojė politikėn ruse tė hyjė nė rrugėn e bashkė-ekzistencės paqėsore me tė ashtuquajturėn botėn tonė kapitaliste. Dhe ēdo herė ngjarjet qė kanė pasuar kanė treguar qė ne ishim gabuar nė optimizmin tonė plot shpresa, nga mirėbesimi ynė dhe dėshira pėr tė jetuar nė paqe.
    Ne duhet tė mos harrojmė qė duke qenė thjesht antikomunistė, ne nuk pėrbėjmė ndonjė pengesė tė fuqishme qė mund t’i presė rrugėn depėrtimit tė rrezikshėm tė Rusisė. Nuk ėshtė e mjaftueshme tė jemi tė vetėdijshėm pėr ndikimin shkatrrimtar tė komunizmit mbi shoqėrinė, kulturėn, fenė, qytetėrimin, qė arrin kulmin me asgjėsimin e plotė tė lirisė individuale dhe tė ēdo gjėje qė ėshtė thelbėsore pėr ne. Ne duhet tė jemi gjithashtu tė vetėdijshėm pėr tė gjitha mjetet dhe taktikat qė ia bėjnė tė mundur depėrtimin armikut tonė. Ne duhet ta kemi tė qartė se ėshtė e pakuptimėt tė biem nė grackėn e provokimeve, nė kohėn, vendin dhe mėnyrėn qė rusėt duan tė na shtyjnė pėr tė ndėrmarrė veprime policore. Ndryshe ne vet do tė rrihnim ujė nė havan.
    Mjeshtrit moskovitė dinė fare mirė si tė shfrytėzojnė rastin dhe tė zgjedhin kohėn e vendin pėr tė filluar veprimet e tyre shkatėrrimtare. Terreni mė i pėrshtatshėm pėr ta janė vendet me nivelin mė tė ultė tė jetesės, nė tė cilat mbretėron mjerimi. Atje ata mund tė veprojnė me lehtėsi dhe pa i penguar njeri, pėr shkak tė hendekut qė ndan klasėn sunduese nga masat e popullit. Ata shfrytėzojnė urinė. Ata kanė agjentė tė stėrvitur shumė mirė tė rekrutuar nga radhėt e intelektualėve gjysmakė por idealistė, qė urrejnė klasat sunduese dhe qė janė komplotistė nga natyra. Kėta agjentė udhėzohen tė krijojnė celula ndėrmjet tė rinjve dhe ta kufizojnė propagandėn e tyre nė pėrpjekjet pėr ta zmadhuar mjerimin ekzistues. Agjitacioni pėrqendrohet nė jetėn luksoze qė bėjnė klasat sunduese dhe nė faktin qė mjerimi i popullit shkaktohet nga shpėrdorimet e klasės sunduese. Materiali propagandistik, qė ėshtė pėrgatitur nė Moskė nga ekspertė tė posaēėm pėr vendet pėrkatėse dhe nė gjuhėt pėrkatėse, pėrpunohet me kujdes dhe shoqėrohet me ilustrime nga jeta nė Rusi, ku klasat reaksionare janė zhdukur tėrėsisht. Vemendje e posaēme u kushtohet shkollave fillore, ku komunistėt kanė si mėsues agjentėt e tyre tė pėrgatitur. Kėta mėsues zgjedhin ndėrmjet nxėnėsve tė tyre ata elemente qė mund t’u shėrbejnė komunistėve. Ata ndėrtojnė celula qė veprojnė nė qetėsi. Nė fazėn e parė, feja nuk sulmohet drejtėpėrdrejtė, por flitet shumė pėr dashurinė e lirė dhe pėr pengesat qė ngre feja lidhur me martesėn, etj. Meqenėse nė vendet e nxehta zakonisht djemt e arrijnė pjekurinė seksuale nga mosha 10 deri nė 12 vjeē, kurse vajzat nga 8 deri nė 10 vjeē, tema e dashurisė sė lirė ėshtė nga mė tėrheqėset dhe njė fillim drejtė ateizmit. Mungesa e njė kulture familjare nė Lindje, nė kuptimin amerikan dhe evropian tė kėsaj fjale, i le tė gjitha dyert tė hapura pėr depėrtimin e njė propagande tė tillė shkatrrimtare drejtpėrdrejtė nė jetėn e djemve dhe vajzave. Pasi bėhet anėtar i njė celule, vajza apo djali fillon te gėzojė jetėn dhe pėrpiqet tė provojė ose vėrė nė jetė gjėra qė feja e tij ose e saj i ndalon. Kėtu ata bien ndesh me fenė dhe fillojnė ta urrejnė atė. Udhėheqsit e celulave kujdesen pėr edukimin e tyre tė mėtejshėm nė kuptimin e mirėfilltė komunist tė fjalės dhe nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme ose jo, ata tė gjithė bėhen vegla tė verbėta tė kėsaj ideologjie. Udhėheqėsit e celulave atėherė fillojnė ta angazhojnė secilin anėtar tė celulės nė njė mision individual. Mėsimet e para i kushtohen pėrgjimit nė shkollė, nė shtėpi e gjetkė. Pasi janė kthyer nė spiunė tė shokėve tė shkollės, prindėrve dhe miqėve tė tyre, ata janė komprometuar aq shumė, sa qė nuk kanė si tė dalin nga celula. Kjo shtytje sistematike drejtė kriminalitetit ėshtė njė nga mjetet me tė efektshme qė pėrdorin komunistėt pėr t’i kthyer nė pasues tė verbėr disa nga njerėzit mė tė mirė e mė tė ndershėm. Pastaj ata i kanė tė rinjėt e tė rejat plotėsisht nė duart e tyre.
    Gradualisht nga shkollat fillore veprimtaria e tyre kalon nė shkollat e mesme dhe nė universitete dhe ē’ėshtė mė e keqja nė akademitė ushtarake. Spiunėt e rinj tė dalė nga shkollat fillore tani kanė marrė rrugėn pėr t’i dhėnė formė jetės shoqėrore nė vendin e tyre. Celulat nė institucionet mė tė larta janė krejt ndryshe nga ato tė fillimit. Spiunėt fėmijė tani janė bėrė intelektual qė njohin gjuhėn dhe teorinė e marksizmit. Pėr mė tepėr, pėrderisa tė gjithė studentėve u duhet tė mendojnė pėr tė ardhmen e tyre dhe fillimi mė i mirė do tė ishte njė punė qeverie, udhėheqėsit e celulave i shfrytėzojnė sė tepėrmi lidhjet qė kanė me zyrtarė tė lart tė qeverisė, pėr t’u gjetur atyre punė me tė ardhura tė larta dhe njė karrierė premtuese. Ēmimi qė ata duhet tė paguajnė pėr njė karrierė tė tillė ėshtė gjithmonė po ai: tė mbeten njė vegėl e mirė dhe e besueshme e kryemjeshtrave nė Moskė. Nė ndonjė rast gjuha qė ata tani dėgjojnė nga krerėt e celulave ėshtė krejt e ndryshme. Dhe cilido qė lėkundet do tė dėgjojė njė notė tmerri.
    Meqė po flasim pėr metodat e tmerrit qė pėrdorin krerėt e celulave ndaj anėtarėve tė lėkundshėm, do tė ishte me mjaft interes tė pėrmendim kėtu praktikėn e njė terrori tė tillė nė vende qė nuk janė nėn sundimin komunist. Tė gjithė anėtarėt e celulave e dinė fare mirė se ata i pėrgjojnė dhe se nuk ka asgjė qė udhėheqėsi i celulės tė mos dijė rreth tyre, bile edhe pėr sa iu pėrket ndjenjave tė tyre mė intime. Prandaj ėshtė detyrė e ēdo anėtari t’i raportojė udhėheqėsit tė celulės dhe t’i rrėfehet lidhur me dyshimet qė mund tė ketė pasur nė ndonjė rast, etj. Nė gjuhėn komuniste njė rrėfim i tillė quhet autokritikė. Udhėheqėsi i celulės atėherė bėnė njė mbledhje me tė gjithė anėtarėt e celulės, ku personi i lėkundėt pėrsėrit rrėfimin e tij. Zakonisht udhėheqėsi i celulės pėrmend shembuj tė ngjashėm nga letėrsia sekrete komuniste pėr t’i dhėnė zemėr anėtarit tė shkurajuar. Kėta shembuj pėrpunohen nga ekspertė komunistė tė rangjeve tė larta, zakonisht nė vende nėn regjimin komunist, por shembujt i pėrkasin periudhės kur komunizmi nė kėto vende ishte ilegal. Pastaj fillojnė diskutimet dhe ēdo anėtar shpreh mendimin e tij. Ndonjėherė diskutime tė tilla marrin forma shumė tė vrazhda dhe tė gjitha tė palarat e anėtarit tė lėkundur dalin nė shesh. Duke e vėnė veten nė rolin e arbitrit, udhėheqėsi i celulės i jep pastaj njė rast tjetėr anėtarit tė akuzuar tė celulės, pėr shkak tė autokritikės sė tij, duke vėnė nė pah karakterin e tij tė shkėlqyer dhe detyrat qė ka kryer nė tė kaluarėn. Ai i premton pastaj qė nuk do ti vihet ndonjė shėnim nė biografi pėr sjelljen e tij, e kėshtu me radhė. Pastaj vazhdon diskutimi.
    Diskutimi bėhet pėr tė pėrcaktuar besueshmėrinė e anėtarit. Megjithė deklaratat e tij pėr besnikėri dhe se ėshtė qind pėr qind njė komunist i bindur, i takon udhėheqėsit tė celulės tė japė gjykimin pėrfundimtar lidhur me besnikėrinė e tij. Pėr tė konfirmuar kėtė besnikėri, udhėheqėsi i celulės mund tė kėrkojė nga anėtari kryerjen e misioneve tė jashtėzakonshme. Kėto misione mund tė shkojnė deri nė vrasjen e njė armiku tė komunizmit, ose nė kryerjen e njė akti sabotazhi. Rehabilitimi pėrfundimtar vjen pas kryerjes me sukses tė misionit. Kjo ėshtė procedura qė ndiqet me komunistėt e lėkundshėm.
    Udhėheqėsit e celulave qėndrojnė nė prapaskenė dhe nuk ekspozohen kurrė. Nė kėtė mėnyrė ata mund tė kontrollojnė mė mirė veprimtarinė e anėtarėve. Pasi zėnė njė punė nė qeveri apo diku gjetkė, njė anėtar i celulės bėhet njė anėtar i rregullt i Partisė ilegale tė qarkut tė tij dhe kjo do tė thotė se ai ėshtė ngritur njė gradė mė lartė, gjė qė ėshtė nderi dhe shėrbimi mė i lartė qė i bėhet njė personi qė i ka shėrbyer me besnikėri kauzės sė partisė. Si anėtar tė partisė ata fillojnė tė njihen me shokė tė tjerė nė qarkun e tyre. Ata marrin pjesė nė mbledhjet e rregullta ku u jepet rasti tė mėsojnė mė shumė rreth vetė partisė. Kėtu ata marrin udhėzimet dhe janė nė mėnyrė tė pėrherėshme nė misione nė sferėn e punės sė tyre. Ata vazhdojnė tė transmetojnė informacion, nga vlerėsimi i tė cilit pėrcaktohet shkalla e inteligjencės sė tyre. Ėshtė njė nga parimet e sistemit komunist t’i mbajė njerėzit e vet tė angazhuar nė misione.
    Tani qė kemi arritur nė kėtė pikė nuk duhet tė habitemi kur dėgjojmė pėr revolucione tė papritura, pėrmbysje regjimesh brenda disa orėsh nga disa oficerė nė vende tė tilla tė Lindjes sė Mesme, si Egjipti e pastaj Siria, e pėr tė pėrfunduar kushedi se ku dhe kur. Rusėt punuan nė kėto vende pėr disa dhjetėvjeēarė, siē bėnė edhe nė vendet e Evropės lindore dhe juglindore. Lufta e Dytė Botėrore vuri nė duart e tyre Vendet Baltike, Poloninė, Ēekosllovakinė, Hungarinė, Bullgarinė, Jugosllavinė, Shqipėrinė, etj. Nė kėto vende para luftės mbretėronte uria dhe mjerimi. Nė mjaft nga kėto vende Partia Komuniste ishte themeluar qė nė vitin 1920, por pa mundur t’i pėrmbysė regjimet ekzistuese dhe t’i zėvendėsojė brenda natės me regjime komuniste. Kjo nuk i shkurajonte rusėt dhe ata vazhdonin punėn e tyre njėlloj jo vetėm nė kėto vende, por edhe nė tė gjithė botėn. Ata janė tė vetėdijshėm se njė luftė e tretė do tė thotė tė njėjtėn gjė pėr tė gjithė: shkatėrrimin total. Prandaj ata vazhdojnė veprėn e tyre shkatėrrimtare nė emėr tė paqes dhe arrijnė rezultate kudo ku munden. Gjatė pushtimit tė Egjiptit nga britanikėt dhe tė disa vendeve tė Lindjes sė Mesme nga francezėt, rusėt kishin punuar nė kėto vende nė mėnyrėn e pėrshkruar mė sipėr. Tė ashtuquajturit zotėrit e Egjiptit tė sotėm, qė nė tė vėrtetė u shėrbejnė interesave tė Moskės atje, Naserėt, Tawfikėt, Salahėt, etj. janė produkt i kėsaj veprimtarie kėmbėngulėse tė rusėve atje.
    Vetėm 5 vjet mė parė ne ishim dėshmitarė tė njė revolucioni pa gjakderdhje nė Egjipt, i cili pėrfundoi me ekstradimin e mbretit Faruk dhe me vendosjen e republikės popullore nė kėtė vend. Ky revolucion drejtohej nga njė grup oficerėsh tė rinj, tė cilėt kishin marrė udhėzime nga padronėt e tyre rusė qė tė pėrmbysnin regjiniin ekzistues, nėn udhėheqjen e njė gjenerali tė quajtur Mohamed Naguid, njė personalitet me tė vėrtetė i nderuar i Egjiptit. Naguid e donte me tė vėrtetė vendin e tij dhe gėzonte popullaritet tė madh ndėrmjet egjiptianėve. Ata mundėn ta tėrheqin atė nė planet e tyre pėr shkak tė patriotizmit tė tij dhe pėr shkak tė sjelljes sė padurueshme tė mbretit Faruk. Ai bashkėpunoi me mirėbesim me klikėn e atyre oficerėve tė rinj pėr tė mirėn e vendit dhe tė popullit tė tij, por i pavetėdijshėm qė ishte bėrė njė vegėl nė duart e Moskės, qė ishte duke bashkėpunuar me spiunėt e Moskės. Pa kaluar shumė kohė dhe vetėm tre vjet pas ardhjes nė pushtet, klika e oficerėve tė rinj mori urdhėra pėr ta burgosur Naguibin qė i kishte ndihmuar tė vinin nė pushtet. Ai u hoq nga pushteti dhe u burgos. Pa kaluar shumė kohė pas kėsaj ngjarjeje, Naseri, me cilėsinė e presidentit tė Egjiptit, shpalli shtetėzimin e Kanalit tė Suezit. Moska kishte kapur momentin dhe rrethanat e pėrshtatshme politike nė Mesdhe dhe Afrikėn e Veriut, Marok e Algjeri. Tamam kohėn kur britanikėt po merreshin me problemet e Qipros dhe francezėt me Algjerinė. Ndėrhyrja e britanikėve dhe e francezėve nxori nė dritė qė nuk ishin Naseri dhe klika e tij qė kishin shpallur shtetizmin e Kanalit. Ndėrhyrja e armatosur britanike dhe franceze nė Kanal, u prit me njė deklaratė nga ana e Moskės e cila thoshte se do tė vinte nė veprim raketat e saj kudo qė tė ishte e nevojshme, nė rast se britanikėt dhe francezėt nuk tėrhiqeshin menjėherė nga ajo zonė. E vetmja e mirė qė pati bota perėndimore nga kjo ishte se zbuloi se kush i drejtonte tė gjitha kėto. Shtetizimi i Kanalit u bė kėshtu njė fakt i kryer. Bota kuptoi se nė Egjipt nuk ishte Naseri, por Shepilovi, Hrushovi, Zhukovi e tė tjerė, qė flisnin nė emėr tė tė shtypurėve egjiptianė. Menjėherė pas sė ashtuquajturės krizė e Kanalit, erdhi kriza e Sirisė, ku pushteti kaloi nė duarėt e njė klike ushtarakėsh. Ashtu sikurse nė Egjipt, edhe nė kėtė vend tė vogėl, me 4 milionė banorė, ka njė president tė quajtur Shukri Couvetly, njė njeri i pasur dhe rrjedhimisht antikomunist. Edhe ky njeri, si Naguibi, i siguron tė gjithė se Siria nuk ėshtė satelite e Rusisė dhe se Naseri ėshtė patriot, megjithėse e di fare mirė fatin dhe arsyet e burgosjes sė Naguibit. Edhe pse antikomunist, ky njeri flet nė emėr tė njė klike oficerėsh tė ushtrisė, qė kanė kaluar nėpėr tė njėjtat shkolla, si Naseri me shokė. Heret a vonė fati i kėtij njeriu do tė jetė tė paktėn i ngjashėm me atė tė Naguibit.
    Unė mendoj se Egjipti ėshtė bazė e Rusisė, Siria do tė bėhet njė bazė e tillė dhe se na takon neve te gjykojmė se sa kohė do tė duhet qė vendet e e tjera tė Lindjes sė Mesme tė bien nė duarėt e Moskės. Siē thamė, tė gjitha kėto ngjarje, ndodhin nė suazėn e pėrpjekjeve pėr zotėrimin e Mesdheut, rrjedhimisht ato janė njė hap drejtė mbizotėrimit nė Evropė.

    Xhafer DEVA

    * * *

    - Kėtė analizė politike Xhafer Deva e lexoi nė Akademinė Ushtarake Amerikane nė West Point. Ligjėrata e tij botohet kėtu pėr herė tė parė nė pėrkthim tė lirė nga anglishtja.
    (Pėrktheu Idriz Lamaj…Marrė nga libri i “Xhafer Deva nė dritėn e letrave tė veta dhe zbulesa tė tjera tė mėrgatės” me autor gazetarin veteran te “Zani i Amerikės Idriz LAMAJ.)

  11. 2 antarėt mė poshtė falenderuan alibaba pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    SERAFIM DILO (24-02-2022),Testim (26-02-2022)

  12. #149
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Politiko-Tare: Xhafer Deva ka qenė bashkėpunėtor i Gjermanisė naziste |

  13. #150
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Kėta komunisto-partizanėt vlleho-bullgaro-shule kanė mbetur tė gjykojnė shqiptarėt e vėrtetė

  14. #151
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    lavdi xhafer devės

  15. #152
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Gjurmė Shqiptare - Lufta mes Shqipėrisė komuniste dhe Greqisė. Faktet e panjohura mė parė


    Top Channel Albania

    Si e sulmoi ushtria greke me 70 mijė forca Shqipėrinė komuniste? Cila ishte skema e ushtarakėve shqiptarė qė tronditi ushtrinė kundėrshtare? Ēfarė ndodhi me robėrit grekė tė zėnė nė luftė? Ndiqni tė plotė videon e dokumentarit tė gazetarit Marin Mema.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •