Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 152
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Jo jo brari sa pėr Ty dhe ata si Ty akoma do t'i kishim nė trojet tona serbin e titos e tė krajlit e tė rankoviqit e tė millosheviqit. I vetmi je ti qė vajton pėr luftėn , i vetmi je ti qė bė pyetje " kush u tha me formue ushtrin" e gjera tjera!
    Po ēka me i ba s'ka ma serbi edhe ne tė dalqin medet nga kreja!
    Finito ia kemi q.i atė nanė Serbis sė Krajlit e Millanit e Sllobodanit dhe gjithė atyre shqipfolesve qė janė kundra daljes dhe luftės sė UĒK-ės!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    IDRIZ LAMAJ: "Puto nuk ka asnjė fakt kundėr Devės, ndaj e shan"
    Mė vjen keq qė Zoti Puto, dhe jo vetėm ai, nuk po gjejnė forca qė tė shkėputen nga prangat e asaj ideologjije e tė kuptojnė se kohėt kanė ndryshuar, censura ka ikur dhe njerėzit e ngjarjet nuk mund tė gjykohen mė bardh e zi, si dikur. Keq pėr ta por keq dhe pėr publikun… Nga Gilmana Bushati
    Intervistė me zotin Idriz Lamaj, studiues, publiēist, ish-gazetar i "Zėrit tė Amerikės", autor i librit "Xhafer Deva nė dritėn e letrave tė veta…". Nė kėtė intervistė ai tregon tė vėrtetat e kėsaj figure tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė, duke i dhėnė njė vlerėsim pozitiv, ndryshe nga historiani Arben Puto, i cili nė librin e tij "Lufta italo-greke. Diktatorė dhe kuislingė", e konsideroi atė si njė ministėr terrorist.
    Z.Lamaj, cili do tė ishte mendimi juaj pėr kėtė pėrkufizim tė zotit Puto, nė lidhje me figurėn e zotit Deva: "Nė morinė e kėtyre shkrimeve, bie nė sy veēanėrisht njė tentativė mjerane, dėshpėruese pėr tė rehabilituar emrin kobzi tė Xhafer Devės, madje pėr ta ngritur nė rangun e "kolosėve tė mendimit"! I ėshtė atribuar njė meritė e madhe qė ka qėnė "ministėr i Brendshėm i qeverisė shqiptare" nė Shqipėrinė "e pavarur tė gjermanėve?"
    - Pėrkufizimi i mėsipėrm i zotit Puto, pėr figurėn e Xhafer Devės, nuk mė ēudit aspak. Nuk ėshtė hera e parė qė ai ēvlerėson personalitete dhe ngjarje tė ndryshme tė historisė sonė. Kam lexuar shumė shkrime tė tij, si botime tė veēanta dhe "studime" tė botuara nė revistat "Studime historike" dhe "Nėntori". Ēdo mendim qė bie ndesh me shkrimet e tij, i bėn hije. Ai ka qėnė i privilegjuar nė kohėn e Partisė sė Punės dhe ėshtė parė si penė e veēantė nė hierarkinė e regjimit komunist. Me kėto qė po boton ai nuk bėn gjė tjetėr veēse po na bind edhe mė tej se vazhdon tė jetė i sunduar nga po ajo ideologji sė cilės i shėrbeu me pėrkushtim tėrė jetėn. Mė vjen keq qė Zoti Puto, dhe jo vetėm ai, nuk po gjejnė forca qė tė shkėputen nga prangat e asaj ideologjije e tė kuptojnė se kohėt kanė ndryshuar, censura ka ikur dhe njerėzit e ngjarjet nuk mund tė gjykohen mė bardh e zi, si dikur. Keq pėr ta por keq dhe pėr publikun, veēanėrisht pėr brezin e ri, tė cilit kėshtu po i serviren akoma nė treg produkte tė tilla tė helmatisura, siē do ta konsideroja dhe librin e ri tė zotit Puto.
    Zoti Puto nė librin e tij sjell nė kujtesėn e lexuesve deklaratėn e zotit Uillson, Komandanti Suprem i Forcave Aleate tė Mesdheut, qė "ēdokush qė ėshtė me Gjermaninė naziste do tė trajtohet si armik." A ishte armik zoti Deva?
    - Kjo pyetje ka njė pėrgjigje shumė tė thjeshtė tė cilėn lexuesi shqiptar mund ta gjejė fare lehtė, mjafton tė shfletojė dy libra tė botuara gjatė Diktaturės, atė tė Enver Hoxhės: "Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė" dhe tė vetė Arben Putos: "Nė analet e diplomacisė britanike". Shtjellimet e bėra nė kėto dy libra, pėr pyetjen e mėsipėrme, qė ngjajnė si dy pika uji me njėra tjetrėn, vėrtetojnė mė mirė se ēdo koment tjetėr se sa i lidhur ishte zoti Puto me strategjinė anti-amerikane tė shokut Enver, madje i denjė pėr t'u quajtur mentor i tij. Mė konkretisht. Dihet tashmė rreshtimi i shteteve apo dhe i forcave ndėrluftuese gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe me kėtė pohim tė zotit Uillson, ai nuk na thotė ndonjė gjė tė re. Por, Komandanti Suprem i Forcave Aleate tė Mesdheut pohon dhe diēka tjetėr, qė zotit Puto nuk i leverdis ta citojė. Ai, pra zoti Uillson, pėr turpin tonė, vė nė dukje se nė Shqipėri nuk ka forca antigjermane, pėrfshi edhe komunistėt, tė cilėt mė shumė vrasin shqiptarėt qė nuk iu shkojnė pas se sa pushtuesit. Tashmė, nga mjaft autorė seriozė, ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht se ajo luftė tek ne u shndėrrua nga e "lavdishme Nacional-Ēlirimtare", siē iu pėlqen ta quajnė zoti Puto e kompani, nė Luftė tė mirėfilltė Civile, vėllavrasėse. Nė kėto rrethana nuk ėshtė aq e thjeshtė tė bėsh vlerėsime tė tilla ekstreme, apo siē themi ne, tė prera me thikė. Ėshtė e vėrtetė se Deva qe ministėr i Brėndshėm dhe se ka bashkėpunuar me gjermanėt. Por tėrė kėto duhen parė nė kontekstin e kohės. Vėrtet se nazizmi gjerman i solli botės e, sidomos vetė Gjermanisė, tėrė ato tė kėqija por, parė ngushtėsisht nė raport me Shqipėrinė, ata kryen njė sėrė veprimesh qė nuk mund tė themi se ishin kundėr interesave tė popullit tonė, siē qe, fjala vjen, bashkimi i trojeve tona, njė ėndėr e hershme kjo e ēdo shqiptari tė ndershėm. U lejua shkollimi nė gjuhėn shqipe, gjė qė s'kishte ndodhur mė parė. Nė atė periudhė, pati njė zhvillim ekonomik tė kėnaqshėm, e kėshtu me radhė. Me kėto, absolutisht nuk dua tė rehabilitoj as edhe njė grimė nazistėt e tragjedinė qė i shkaktuan ata botės mbarė, por e kishim fjalėn pėr qėndrimin e Devės ndaj tyre. Pra, ai nuk bashkėpunoi me ta pėr interesat e veta e aq mė pak pėr tė dėmtuar Shqipėrinė. Ai, si dhe shumė tė tjerė nė atė kohė, kishte bindjen se vendosja e regjimit komunist qe mė i rrezikshėm pėr Shqipėrinė se sa lufta ndaj njė Gjermanie naziste qė po tėrhiqej e mundur. Mendoj se koha i dha mė shumė tė drejtė atij se atyre qė e penalizuan. Kėtė e pohon dhe ambasadori amerikan nė Kajro, mė 1944, duke ia pėrshkruar Departamentit tė Shtetit, Xh.Devėn dhe R.Mitrovicėn, si "njerėz me reputacion qė e kanė pranuar nga zori aleancėn me gjermanėt", kurse "nė tė vėrtetė, - thekson ai, - janė miq tė Anglisė dhe tė Amerikės."
    Pėrsa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes tuaj, mund tė them me bindje tė plotė se ai qe njė nacionalist i zjarrtė, njė patriot i madh qė shkriu tėrė energjite e veta, fizike e shpirtėrore, apo dhe materiale, vetėm nė shėrbim tė Atdheut e tė popullit. Mos tė harrojmė se ai rridhte prej njė familjeje nga mė tė pasurat e Kosovės dhe tėrė atė pasuri qė trashėgoi apo dhe atė qė shtoi vetė mė pas, e vuri krejtėsisht nė shėrbim tė Atdheut. A mund tė quhet armik njė person i tillė? Lexuesi le ta gjykojė vetė.
    A i lejohet njė historiani tė pėrdorė nė terminologjinė e vet fjalėn "terrorist", pra qė Xhafer Deva ishte njė "ministėr terrorist"? Si mund ta hidhni poshtė ju kėtė terminologji dhe a ka dokumenta mbi tė cilat mbėshteten argumentat tuaja?
    Njė "historiani" si Arben Puto, nė terminologjinė e tij, i lejohen shprehjet "terrorist", "tradhėtar", "kuisling", "mjeran", "mizor", "hipokrit", "i ndyrė", "shpifarak", "gėnjeshtar", e sa e sa shprehje tė tilla qė mund tė pėrmbajė Fjalori i Gjuhės Shqipe. Ėshtė njė aksiomė e njohur prej kohėsh: kur tė mungojnė argumentat, nė njė debat shkencor apo dhe tė zakonshėm, kalon nė sharje apo dhe nė pėrdorimin e forcės, po tė ndjehesh mė i fuqishėm fizikisht. Por, kur ėshtė fjala pėr njė trajtim e vlerėsim shkencor tė ngjarjeve apo figurave historike, kjo nuk i lejohet njė autori qė pretendon se ėshtė serioz e i ndershėm. E thashė dhe mė parė, se ai nuk ėshtė shkėputur dot nga ideologjia komuniste dhe dihet se historianėt e mbrujtur me atė ideologji karakterizoheshin pikėrisht nga njė gjuhė e tillė. Jo vetėm kaq por, nga dėshpėrimi i thellė prej dėshtimit me turp tė ideologjisė sė tij, ai humbet ēdo lidhje me dokumentat e faktet dhe operon me shprehje tė tilla qė mund t'i dėgjosh edhe nė rrugė. Ai harron se me kėto epitete e shprehje i bėn shėrbimin mė tė keq si personalitetit tė vet ashtu dhe gjithēkaje qė boton. Lexuesi shqiptar, tashmė, nuk ėshtė mė i detyruar tė pranojė verbėrisht gjithēka qė i serviret, por ka mundėsinė qė tė lexojė e tė studiojė autorė tė ndryshėm dhe tė krijojė vetė bindjet pėr njerėzit e ngjarjet e sė kaluarės.
    Mund tė jeni nė dijeni nė lidhje me akuzėn qė i ėshtė bėrė historikisht zotit Deva, siē ėshtė masakra e 1944-ės dhe pėr kėtė po ju sjell citimin e zotit Puto, marrė nga libri i tij: "Emri i itij ėshtė i lidhur me masakrėn e 4 shkurtit nė Tiranė, ku u vranė 86 qytetarė tė pafajshėm. Mė kot pėrpiqen ta lėnė nė heshtje kėtė datė. Ėshtė njė ngjarje qė duhet tė pėrkujtohet ēdo vit pėr nder tė viktimave." Cila ėshtė e vėrteta pėr kėtė masakėr? Cili ėshtė roli i zotit Deva? A ishte e mundur qė njė shqiptar, siē ishte zoti Deva, tė masakronte 86 bashkėkombas tė tij?
    -Pėr 4 shkurtin e '44-ės ėshtė folur e shkruar aq shumė, por e vėrteta pėr ngjarjen akoma nuk ėshtė zbardhur siē duhet. Duke qėnė kėshtu, dhe vlerėsimi pėr tė nuk ėshtė i saktė. Mjafton tė pėrmendim numrin e viktimave qė njėherė na del mbi njėqind; herė tjetėr tetėdhjet, mė pas dyzet, kurse nė gazetėn "Bashkimi" tė shkurtit '45, pra njė vit mbas ngjarjes, sillen emrat e vetėm nja njėzet e pesė vetave. Po tė qe njė tragjedi e atyre pėrmasave, siē propagandonin komunistėt, vetė tė afėrmit e viktimave do tė kishin dhėnė emrat e tyre, gjė qė nuk ka ndodhur, megjithėse pikėrisht, nė gazetėn e mėsipėrme, tė datės 3 shkurt 1945, nė faqen e parė, me gėrma tė evidentuara, shkruhej: "Ftohen familjet, far e fis, ose shokėt dhe ēdo qytetar, qė di emrat e martirėve tė 4 shkurtit 1944 qė t'i njoftojė brenda ditės sė sotme, pranė Kėshillit Nac.Cl. tė qytetit tė Tiranės". A ka dėshmi mė domethėnėse se kjo, qė vėrteton se vetė pushteti komunist, gjithė atė zhurmė pėr 4 shkurtin e kishte bėrė pėr efekte emocionale qė tė trondiste popullin, nė njė kohė qė nuk ishte as vetė nė dijeni se sa qenė vrarė e kush qe vrarė?! Njė saktėsim i tillė nuk ėshtė bėrė as sot e kėsaj dite. Jo vetėm kaq, por ka dhe gafa tė tjera, si p.sh. qė nė listėn e tė vrarėve qe raportuar dhe Ali Visha, emri i tė cilit mė pas del i gjallė e torturohet mė 9 shkurt. Pra, ka shumė pasaktėsira. Kjo na kujton shifrėn e 28 mijė dėshmorėve qė nuk ėshtė vėrtetuar as pėrafėrsisht e jo mė aq sa ėshtė raportuar. Jo mė pak e rėndėsishme ėshtė tė ndalesh edhe tek vetė tė vrarėt. E thashė dhe mė parė se ishim nė kushtet e Luftės Civile, vėllavrasėse. Dhe, siē ka thėnė Dantoni i famshėm, "nė luftė, si nė luftė". Ndaj unė nuk mund ta mohoj se nė ato vrasje ka pėrgjegjėsinė e vet dhe Xhafer Deva, si ministėr i Brendshėm. Por siē ėshtė pohuar bindshėm jo vetėm nga ai, por dhe nga dėshmitarė tė tjerė, autori kryesor i asaj masakre ka qėnė Xhelal Staravecka apo dhe Kadri Cakrani e ndonjė tjetėr. Dhe a e dini se kush ishte ky Staravecka? Njė ish-oficer, njė nga ish-udhėheqėsit mė aktivė tė forcave komuniste, krahas Enver Hoxhės e Mehmet Shehut, siē e pohon nė kujtimet e veta Dushan Mugosha "Kur kam qėnė nė Shqipėri". Pas kapitullimit tė Italisė Fashiste, Staravecka, kaloi nė anėn tjetėr, duke iu kundėrvėnė komunistėve, me pėrdornin e metodave mė brutale e torturave tė tmerrshme ndaj kundėshtarėve tė tyre. Nisur nga sa pėrmėnda mė sipėr, vetvetiu lind pyetja: "Po a nuk ishin akte tė mirėfillta terroriste dhe vrasjet e komunistėve ndaj njerėzve tė pafajshėm, siē qe ajo e djalit tė Isa Boletinit, Ademit, vetėm e vetėm se qe shef i xhandarmėrisė sė Shkodrės, nga Vasil Shanto, pėr tė pėrmendur vetėm ndonjė rast? Po sa janė vrarė me urdhėr tė Enver Hoxhės gjatė Luftės e pas saj, a kanė tė numėruar?! Dhe, ē'mjerim pėr ne, kur ka akoma njerėz qė e quajnė figurė pozitive Enver Hoxhėn apo dhe pasardhėsin e tij, Ramiz Alinė, siē u pa nė jehonėn qė iu bė nga media e disa politikanė, kur vdiq, pak kohė mė parė? Nė vend qė historianėt tanė tė merren mė shumė me shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj Lufte Civile, e sidomos me "komandantin legjendar", Enver Hoxhėn, qė i shkaktoi popullit tonė atė tragjedi tė madhe, merren me disa episode tė veēanta qė, si ēdo luftė tjetėr, nuk i shmang dot edhe viktimat e pafajshme, nga tė gjitha palėt ndėrluftuese.
    Ndėr faktet qė sjell pėr tė fajėsuar zotin Deva, zoti Puto pėrmend dhe shkrimin nė tė pėrditėshmet e kohės: "Ishte njė akt i kryer jo vetėm me gjak tė ftohtė, por edhe me njė "manifest" tė terrorit nė shtyp, me kryeartikullin e pėrmendur tė gazetės "Bashkimi i Kombit", ditėn e masakrės, mė 4 shkurt. Ministri i Brendėshėm i bėn apologji terrorit nė masė, pa dallim. Ėshtė dora e tij qė shkruan: "vetėm terrori ėshtė shpėtim"; "gjaku duhet tė rrjedhė rrėke nė rrugėt e Tiranės nėse kėrkojmė me rivendosė qetėsinė"; "tė veprojmė e tė mendojmė se njė ditė terrori siguron dhjetė vjet qetėsie". Cili ėshtė mendimi juaj pėr sa mė sipėr?
    - Mė vjen keq tė pėrdor ndonjė fjalė fyese, por gjithė sa thuhet aty nuk ėshtė e saktė. E para, shkrimi ka dalė me njė pseudonim dhe jo me emrin e autorit tė vėrtetė qė, siē del nga hulumtimet e mėvonėshme, ishte shkruar nga Dr. Xhelal Mitrovica, gazetar i njohur nė kohėn e vet, dishepull i Gjergj Bubanit e polemist i ashpėr. Xhelali, tė cilin e kam njohur mirė dhe vetė, mė pas ka nxjerrė njė gazetė nė Australi, me tė njėjtin emėr: "Bashkimi i Kombit". Duke qėnė kėshtu, nuk mund t'ia atribuojmė Devės tėrė atė mllef tė shprehur nė shkrimin e cituar. Ėshtė e vėrtetė se nė atė qė ndodhi, Deva kishte dhe arsye personale se i kishin vrarė tė nipin, krejtėsisht tė pafajshėm, vetėm e vetėm se qe nip i tij, i cili kishte ardhur nė Tiranė me punė e nuk merrej fare me politikė. Por, kam mendimin se Deva qe me aq personalitet sa ta pėrmbante veten dhe mos tė binte nė veprime tė tilla tė pakontrolluara e hakmarrėse. Me kėtė nuk dua tė them se vrasja e nipit nuk ka ndikuar pėr keq, se njeri me gjak e me nerva qe dhe ai. Po kėshtu dhe Kadri Cakranit, qė pėrmenda mė lart, i kishin vrarė dy djemtė, nė njė atentat tė pasuksesėshėm ndaj tij. Gjithė ajo qė thuhet pėr tė, bazohet nė dėshminė e ish-sekretarit tė Devės, Isuf Shaban Deva, nė hetuesi, qė u arrestua nė Zagreb nga UDB-ja jugosllave dhe iu dorėzua organeve tė ministrisė sė Brendshme tė Shqipėrisė, tė cilėt, pasi e detyruan me metodat mė barbare, siē dinin veē ata, e pushkatojnė mė 30 janar tė 1947-ės. Duke qėnė kėshtu, a mund tė mbėshtetesh nė dėshmi tė tilla, kur dihet nga tė gjithė se ato hartoheshin nga vetė hetuesit dhe viktimat detyroheshin me koburė tek veshi qė t'i firmosnin?!
    Sipas zotit Puto, Xhafer Deva nuk mund t'i shpėtojė gjykimit negativ, pra, qė ka qėnė njė armik, vetėm e vetėm se ka qėnė i strehuar nė Amerikė, pasi, sipas historianit, atje janė fshehur me mijėra kriminelė lufte. Si qėndron e vėrteta e vajtjes nė Amerikė tė zotit Deva dhe pse zoti Puto ka pėrdorur njė pėrcaktim tė tillė pėr zotin Xhaferr Deva?
    -Pėrsa i pėrket strehimit tė Xhafer Devės nė SHBA, dua t'ju kujtoj se shumė personalitete tė larta, burra shtetesh tė Europės Lindore, vendet e tė cilave u pushtuan nga komunizmi, jo vetėm u strehuan nė Amerikė por zhvilluan aty njė aktivitet tė njohur kundėr komunizmit ruso-sovjetik. Pas rėnies sė komunizmit, qeveritė demokratike, nė shėnjė mirėnjohjeje, atyre iu ngritėn edhe pėrmendore nė vendet e veta. Devės ende nuk i ėshtė ngritur ndonjė pėrmendore nė Kosovė. Por, duhet t'ju kujtoj se nė Prishtinė, njė rrugė kryesore mban emrin e tij. Nė Mitrovicė, vend-lindja e vet, shtėpia e Devės ėshtė shpallur Muze. Kam dėgjuar se para shtėpisė sė tij do tė vendoset edhe njė bust bronxi.
    Nė fund, historiani shqiptar, thekson se "nuk duhet tė ndotet mjedisi i "kolosėve tė mendimit" duke i vėnė pranė njė kuisling terrorist. Ē'ėshtė e vėrteta, nuk ėshtė vetėm ky por, gjithsesi, ėshtė figura mė emblematike e njė bashkėpunimi kriminal e mizor me okupatorin gjerman", konkludon zoti Puto. Cili ėshtė kundėrshtimi juaj dhe cilat janė ato prova qė mund tė risillni nė kujtesėn e historisė sė shqiptarėve?


    -Zoti Puto, po tė shkruante ndryshe pėr Xhafer Devėn do tė bėnte njė sakrilegj tė shėmtuar ndaj vijės sė tij ideo-politike marksiste-leniniste. Deva ka shkruar vetė: "…Unė jam cilėsue si kriminel Nr.1 nga komunistat dhe nuk turpnohem aspak qė ata mė quejnė kriminel nga pikpamja e tyne…"("Xhafer Deva nė dritėn e letrave tė veta", Nju York 2002, f.175 ).
    Nė kujtesėn e historisė sė shqiptarėve, e ndjej pėr detyrė qytetare, tė risjell Xhafer Devėn organizues dhe udhėheqės tė hekurt tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė Atdhe, nė emėr tė sė cilės ėshtė derdhur njė lumė gjaku pėr tė mbetur Kosova e bashkuar me Shqipėrinė; Devėn organizues e hedhės tė parashutistėve tė parė kosovarė nė Atdheun e tij etnik, mision ky i mbėshtetur nga amerikanėt; Devėn, themelues dhe drejtues tė organizatės "Lidhja e Prizrenit nė Mėrgim", organizatė dinjitoze e mėrgimtarėve kosovarė, e respektuar nga tė gjitha organizatat nacionaliste shqiptare jashtė Atdheut; Devėn nė krye tė tubimeve politike shqiptare tė udhė-heqjes nacionaliste, nė Aleksandri tė Egjiptit, mė 1949 dhe nė Madrid mė 1972; Devėn kontabilist nė Universitetin e Stanfordit, tė qytetit Palo Alto tė Kalifornisė, dhe referues nė mbledhje tė ndryshme akademike; Devėn poliglot tė pėrsosur shtatė-tetė gjuhėsh; Devėn, kokėn e tė cilit e kėrkoi kryeministri i Serbisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe qė e kėrkuan edhe komunistėt jugosllavė deri nė vdekjen e tij; Devėn udhėheqės klasik popullor, pėr tė cilin, edhe sot, nė Kosovė thuhet: "Nė kohė tė Xhafer Devės, nė kohė tė Shqipnisė."
    Pėrfitoj nga rasti, nė se mė lejohet, tė hap njė parantezė tė vogėl. Unė kam patur mundėsinė, apo dhe fatin e madh, do ta quaja, qė ta kem njohur personalisht, direkt, zotin Xhafer Deva.
    Njė ditė, kur punoja nė Komitetin "Shqipėria e Lirė", ndodhesha diku jashtė, nė qytet. Mė merr nė telefon profesori i nderuar, Rexhep Krasniqi, kryetari kėtij komiteti, dhe mė fton tė kthehem nė zyrė pėr tė takuar njė mysafir jo tė zakonshėm. Sa hyj brenda, shoh se nė njė karrige qe ulur njė burrė i moshuar e thatim, me syze, me jelekun tė hapur, se ishte vapė. Kur iu afrova pėr ta takuar, ai lėvizi nga vendi dhe m'u drejtua me shumė mirėsjellje, pėr tė m'u prezantuar, me kėto fjalė: "Unė jam Xhafer Deva, "krimineli" i popullit!". Tė them tė drejtėn, dikur, para se ta njihja vetė atė dhe veprimtarinė e pasur tė tij nė shėrbim tė Atdheut, edhe unė pata dėgjuar tė flitej pėr tė si "njė katil, xhelat e injorant... ". Por, pas njohjes mė tė apo dhe rrėfimit tė tė tjerėve, si dhe nga dokumentat e shumta qė kam shfletuar, si korrespodenca e tij e pasur etj., kam ndryshuar krejtėsisht mendimin pėr tė. Ishte aq njerėzor e i butė, aq i kulturuar e i sjellshėm sa tė imponohej nė ēast. Mund tė pohoj me bindjen mė tė plotė se ai mund tė meritonte ndofta, ēdo sharje tjetėr, por veē kriminel e injorant jo! Nuk ėshtė qėllimi im qė t'i dal nė mbrojtje, se pėr tė flasin veprat, dokumentat, njė pjesė tė tė cilave ia kam botuar edhe unė. Por mė vjen aq shumė keq, qė pėr njė kohė tė gjatė mbi tė kanė rėnduar akuza tė tilla sa tė rėnda aq edhe tė pavėrteta! E dhimbėshme, tepėr e dhimbėshme! Dhe mė e tmerrshmja: se pėr tė gjitha kėto qe i vetėdijshėm edhe vetė Xhaferi.
    Zoti Lamaj, doja tė dija, nė kuadrin e rishkrimit tė historisė dhe rivlerėsimit tė figurave qė e bėnė kėtė histori, se ēfarė vendi mund tė zėrė Xhafer Deva dhe ēfar figure tjetėr ka harruar dhe nuk e ka vlerėsuar historiografia shqiptare?
    Pėr vendin e Xhafer Devės nė kuadrin e rishikimit tė historisė, besoj se doli nga pėrgjigjet e mėsipėme. Gabime apo dhe faje si tė tij, kanė bėrė edhe tė tjerė qė sot i kemi nė piedestal. Jo vetėm tek ne po dhe nė historinė botėrore, si zor qė tė gjesh figura krejtėsisht tė pastra, pa gabime e faje. Krahas tij, ka dhe figura tė tjera tė lėnė nė heshtje, me pa tė drejtė, tė cilat duhet tė zėnė vendin e merituar nė historinė tonė kombėtare. Shqipėria dhe shqiptarėt po pėrjetojnė tani tranzicionin e vėshtirė, fundi i tė cilit nuk i dihet. Por, zhvillimet e gjithanshme, pėrfshi edhe pėrpjekjet pėr tė rivlerėsuar historinė, janė premtuese. Kam bindjen se do tė vijė dita qė nxėnėsit dhe studentėt shqiptarė do tė kenė nė ēantat e tyre dhe tekstet e merituara tė historisė, tė hartuara nga historianė tė mirėfilltė e tė zhveshur nga mllefet ideologjike e partiake.Dielli

  3. #123
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga Marinari Lexo Postimin
    Per Xhafer Devistet:

    Po mirė, pėr t’i bėrė gjėrat mė tė kuptueshme, le tė provojmė pėr njė ēast ta shkruajmė historinė “nga ana tjetėr”. Qė t’iu bėjmė qejfin legalistėve sot, le tė themi, pėr shembull, se Ahmet Zogu nuk tradhėtoi dhe nuk e braktisi popullin e vet mė 6 prill 1939, por iku pėr tė krijuar njė qeveri shqiptare nė mėrgim dhe, prej andej, tė drejtonte luftėn e rezistencėn antifashiste. Qė tė mos na zemėrohen sot Balli Kombėtar dhe Dosti e Butka, tė themi se Ali Kėlcyra, Mustafa Merlika e Shefqet Vėrlaci, rastėsisht, krej rastėsisht erdhėn nė Shqipėri tok me pushtuesit italianė, se ata nuk ishin hiē dakord me pushtimin, po s’kishin ē’i bėnin Duēes dhe po punonin t’ia shkonin ujėt nėn rrogoz. Se qeveritė kuislinge qė drejtuan kėta zotėrinj nuk bashkėpunuan pėr asnjė ēast me fashizmin, po qanė natė e ditė hallet e popullit. Se lėvizjen kundėr fashistėve italianė nė fshatra e qytete nuk e ndezi Partia Komuniste Shqiptare, po Balli Kombėtar. Se udhėheqėsi i luftės ēlirimtare dhe i rezistencės antifashiste nuk ishte Enver Hoxha, po Mitat Frashėri. Madje, ky i fundit, ishte aq i madh e aq i zgjuar, sa t’iu jepte ujė nė bisht tė lugės edhe vetė italianėve e gjermanėve. Ai e drejtonte lėvizjen qė nga Tirana, ditėn pinte kafe e konjak dhe bėlbėzonte gjithė pėrzemėrsi nė tėrė ato gjuhė tė huaja me hierarkėt mė tė lartė tė fashizmit, pėr t’iu hedhur hi syve atyre, ndėrsa natėn lodhej e telendisej i gjori, se bėnte planet e mėdha tė luftės dhe jepte urdhėra qė luftėtarėt e pamposhtur balliste tė hidheshin nga njė betejė fitimtare, nė tjetrėn. Tė themi se, nė Pezė, nuk luftoi Myslim Peza, po Abaz Kupi, se batalioni ballist i Safet Butkės nuk dogji asnjė shtėpi, nuk grabiti asgjė nė popull dhe nuk vrau asnjė partizan, po pėrkundrazi, ishin partizanėt qė iu ranė mė qafė ballistėve tė gjorė, aq sa Safeti u mėrzit shumė nga kjo dhe nuk e deshi fare veten e i dha fund jetės nė atė vendin qė ėshtė turp tė thuhet. Se Gjirokastrėn nuk e ēliruan partizanėt, po martiri i madh Hysni Lepenica. Se nė krye tė demonstratave nuk ishin komunistėt, se spiunėt e fashizmit nuk i vrau Kajo Karafili, apo Myslim Keta po vetė Qazim Mulleti, me Xhafer Devėn e Hysni Demėn, se rezistencėn antifashiste nė Korēė nuk e drejtonte as mė shumė e as mė pak, po vetė Filip Toma babai shumė atdhetar i Pjeter Arbnorit qe ishte kryetar parlamenti, siē thonė, se kėtij Filip Tomės ia donin punėt e vėshtira te luftės tė bėhej oficer e spiun i fashizmit dhe se komunistėt u zilepsėn nga bėmat e trimėritė e tij dhe e hoqėn qafe nga frika e rivalitetit, se djemtė dhe vajzat e popullit nuk i burgosėn e i vranė prapa shpinė dhe nuk i dėnuan me plumb e me litar italianėt e gjermanėt dhe bashkėpunėtorėt e tyre tė stėrnjohur, po vetė Enver Hoxha, qė pas luftės tė kishte njė arsye mė tepėr pėr t’i akuzuar kėta bashkėpunėtorė nga halli si tradhėtarė. Tė themi se luftėn pėr ēlirimin e Tiranės dhe betejat legjendare nė Jug e nė Veri nuk i bėnė partizanėt, se Shkodrėn nuk e ēliruan kėta mė 29 Nėntor 1944, por e liruan gjermanėt, ballistėt e legalistėt mė 28 Nėntor 1944, se ishin kėta tė fundit qė e ndoqėn kėmba - kėmbės gjermanin gjer thellė nė Jugosllavi...Ose tė themi, nė fund tė fundit, se Mitat Frashėrii dhe Hasan Dosti nuk bashkėpunuan hiē me zbulimet e huaja pėr tė dėrguar banda diversantėsh nė Shqipėri, se kėta diversantėt qė iu digjej shpirti pėr mėmėdheun e skallavėruar nga komunizmi nuk erdhėn kėtu nga toka, deti e ajėri tė armatosur deri nė dhėmbė, por me tufa lulesh nėpėr duar dhe se ėshtė bėrė gabim, shumė gabim, qė nuk janė pritur gjithashtu me tufa lulesh...

    Kėshtu ua do oreksi disa forcave politike, kėshtu le ta shkruajnė ato sot historinė. S’ka gjė se fitimtarė ishin tė tjerėt, ani pse pėr kėtė histori tė lavdishme janė derdhur aq lumenj gjaku e djerse. Le ta shkruajnė dhe t’i pijnė lėngun! Po mirė, a e ha kush kėtė ēorbė tė prishur, a e beson ndonjė njeri me dy pare mend nė kokė kėtė farsė politike, qė duan tė na i shesin si histori tė kulluar? A i beson mė njeri ata renegatė pseudohistorianė e pseudoatdhetarė tė dalė nga radhėt tona, qė ndryshe shkruanin dje dhe ndryshe flasin e betohen sot, sepse dikush i detyron ta thonė mėsimin pėrmendėsh?!... Duhet tė jesh i marrė gjer nė fund, ose armik i betuar i popullit tėnd deri nė marrėzi, sa tė besosh se mund t’ia ndėrrosh faqen historisė me njė tė rėnė tė kalemit!
    shkrimi me lart prure ne kete forum nga ju si shkrim i joti eshte i marre nga faqja Enver-Hoxha.net. eshte nje fragment nga nje shrkim i gjate i Haxhi Lleshit qe shpjegon se si ai u prezantua me enverin nepermjet Myslym Pezes. Nga keto kriminele e keni mesuar historine ju???

    Ja ku eshte edhe shkrimi i plote qe ti e ke paraqitur sikur eshte i joti. Ti je mashtrus cfar vlere kane shkrimet e tuaja nese ti ben gjera te tilla???

    http://www.enver-hoxha.net/content/c...me-enverin.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 13-05-2014 mė 11:31
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2016
    Postime
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Per c'fare eshte krenaria e Shqiptarise Xhaferr Deva ? Se ishte bashkpuntor i Nazisteve apo qe urdheroi masakrimin e 117 te pafajshemve ne masakrene e 4 Shkurtit ne Tirane ? Para se te shkruani budallaleqe te tilla duhet te lexonI mire veprimtarine e tij te cilesuar kriminale. Nese Kosova do kishte ndjekur hapat e tradhetarit Xhaferr Deva dhe te Batalionit te tij famekeq SS do ishte njollosur si vend bashkpunetor i nazisteve e do ishte zhdukur nga faqja e dheut, pasi me kete motiv serbete do e kishin spastruar nga elementi shqiptar ashtu sic bene greket me popullsine came. Kete figure te urryer jo qe s'duhet guxuar te vleresohet por as e dhe te mos i permendet emri. Balli Kombetar dhe eksponentet e tij ketej dhe andej kufirit kane marre njollen e pashlyeshme te bashkpunimit me okupatorin nazi-fashist. Dokrrat e gjoja patriotizmit kunder sllaveve dhe komunizmit per tu ulur ne prehrin e nazi-fashisteve jane tejet bajate. Nuk ka pushtues te mire qofte ky i vjeter apo i ri. Gjermanet dhe Italianet luajten me ndjenjat e popullit shqiptar e sidomos me pjesen e popullit shqiptar te Kosoves dhe te Camerise. Fatmiresisht edhe pas nje pune te Frontit Antifashist Nacional Clirimtar Shqiptar u arrit qe edhe ne Kosove te ngrihej nje pjese e mire e rinise ne lufte kunder okupatorit me ne krye Fadil Hoxhen gje qe u mundesoi shqiptareve qe me shume sakrifica te kene nje pozite me te favorshme brenda SFRJ-se dhe nje pavarsi relative nga Serbia duke qene Krhine Socialiste Autonome me Kuvend,Universitet,Televizion dhe institucione te tjera deri edhe perfaqesues te saj ne Presidencen e Jugosllavise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Epiroti : 06-11-2016 mė 12:43 Arsyeja: korrektim

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Intervistė Jusuf Buxhovi 09.02.2022

  6. #126
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Shqiperia eshte rasti unikal ne bote ndoshta, ku vleresohen kriminelet, tradhetaret e fashistet dhe percmohen sa luftuan me arme ne dore, pa asnje interes, vecse per vendin e tyre.
    A.Zogu, M.Frasheri(si politikan), po kulmi eshte ky xhahili i kesaj teme, qe mendoj Albo duhet ta heqesh nga diskutimi.
    S`mjafton keto, po merren edhe me brezin e trete te zogolleve, ku pa pike turpi kane emertuar edhe bulevarde me kete emer dhe quhet edhe "princ", ky nipi i tradhetarit.
    Kudo ne bote fashisteve dhe tradhetareve u konfiskohen pronat gje qe filloi dhe tek ne, ndersa sot pronat perfitohen nga ata qe kane lyer duart me gjakun e popullit shqiptar.
    Mos presim te na respektoje njeri ne bote, kur nuk respektojme veten tone.
    Fjala "turp" mendoj se eshte pak ne kete rast.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 10-02-2022 mė 12:36
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Shqiperia eshte rasti unikal ne bote ndoshta, ku vleresohen kriminelet, tradhetaret e fashistet dhe percmohen sa luftuan me arme ne dore, pa asnje interes, vecse per vendin e tyre.
    A.Zogu, M.Frasheri(si politikan), po kulmi eshte ky xhahili i kesaj teme, qe mendoj Albo duhet ta heqesh nga diskutimi.
    S`mjafton keto, po merren edhe me brezin e trete te zogolleve, ku pa pike turpi kane emertuar edhe bulevarde me kete emer dhe quhet edhe "princ", ky nipi i tradhetarit.
    Kudo ne bote fashisteve dhe tradhetareve u konfiskohen pronat gje qe filloi dhe tek ne, ndersa sot pronat perfitohen nga ata qe kane lyer duart me gjakun e popullit shqiptar.
    Mos presim te na respektoje njeri ne bote, kur nuk respektojme veten tone.
    Fjala "turp" mendoj se eshte pak ne kete rast.
    Zogu,Medi e Mitat Frasheri,Xhafer Deva e shume e shume te tjere mund te vlersohen si kriminel e tradhetare por nje eshte e sigurte;se si do qe te vlersohen kane qene shume e shume here me pak dhe si kriminel dhe edhe si tradhetare se sa komunistet qe erdhen me mbrapa. Duhen nja 100 Zog e Deva qe vetem t'ju afrohen krimeve te komunizmit,se per ti barazuar duhen me mijra e mijra persona si keta te permendurit.

    Zogu ka merita te padiskutueshme ne krijimin e shtetit shqiptar,por po te vazhdohet me historine e shkruar nga budallenjt komunist do te dali edhe familja Ismail Qemalit dhe edhe me shume se gjysma e rilindjes si familje tradhetaresh .

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Zogu ka merita te padiskutueshme ne krijimin e shtetit shqiptar,
    Zogu a ardhe ne pushtet nga serbia dhe ruset per qellim te serbis
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 12-02-2022 mė 06:45

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Abdullahu: Xhafer Deva s’mund tė quhet kuisling, ishte kolaborator

  10. #130
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Zogu,Medi e Mitat Frasheri,Xhafer Deva e shume e shume te tjere mund te vlersohen si kriminel e tradhetare por nje eshte e sigurte;se si do qe te vlersohen kane qene shume e shume here me pak dhe si kriminel dhe edhe si tradhetare se sa komunistet qe erdhen me mbrapa. Duhen nja 100 Zog e Deva qe vetem t'ju afrohen krimeve te komunizmit,se per ti barazuar duhen me mijra e mijra persona si keta te permendurit.

    Zogu ka merita te padiskutueshme ne krijimin e shtetit shqiptar,por po te vazhdohet me historine e shkruar nga budallenjt komunist do te dali edhe familja Ismail Qemalit dhe edhe me shume se gjysma e rilindjes si familje tradhetaresh .
    Eshte turp qe nje bulevardi ne tirane te kete emrin e met zogut, pale po edhe statuje. Nje figure groteske me te cilen jane tallur dhomat nderkombetare te kohes.
    Nje shites i shqiperise dhe hajdut ordiner.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Shala: Shpallja e pavaresise nga Ismail Qemajli ishte simbolike, si 2 korriku i vitit 1990 ne Kosove

  12. #132
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Le te flasin pasardhesit e 78 viktimave te 4 shkurtit, per nazistet dhe kete rast. Kush e ka provuar ne kurriz e di
    Duaje te afermin tend si veten

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Citim Postuar mė parė nga Akuamarini Lexo Postimin
    Zogu ka merita te padiskutueshme ne krijimin e shtetit shqiptar,
    Zogu a ardhe ne pushtet nga serbia dhe ruset per qellim te serbis
    Po e vertete,Zogu e rimori pushtetin nga Serbet dhe forca cariste qe ishin strehuar ne Serbi,Por Zogun ne pushtet e solli kongresi i Lushnjes dhe kariera e tije e luftes dhe ajo politike.

    I vetmi shqiptar qe ka ardhur ne pushtet,pa kariere lufte dhe politike,qe e sollen ne pushtet te huajt ,qe po ashtu edhe partine ja krijuan sllavet ishte.... ?

    Nje keshille,mos lexoni historine e shkruar nga gomeret ish komunist e te majte,se po te jete per keta gomeré ne sot nuk duhet te mburremi as me shpetimin e ebrenjve,sepse ebrenjte pikerisht i shpetuan ata qe bashkpunuan me fashizmin dhe nazizmin.

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Pak jave pas ngjarjeve te siperpermendura u vra ne rruget e kryeqytetit, ne mes te dites, deputeti Avni Rustemi.
    Vrasesi nuk u kap. Vrasja kishte te gjithe shenjat e nje atentati qeveritar (Aneksi VI)
    Avni Rustemi kishte nje prestigj shume te madhe ne popull per sherbimet qe i kishte kryer atdheut, si qe e kemi shpjeguar ne Kongresit te Lushnjes (Aneksi VII). Zogu duhej ta dinte fare mire se q pershtypje do te bente vrasja e Avniut, si ne rrethet intelektuale, aq edhe ne shumicen e popullit. Fatalisht nje vrasje e tille do te kishte si pasoje te pandalshme turbullime te medha ne jeten tone kombtare. Pikirisht keto turbullime donte t i provokonte Zogu vete, qe me nje menyre ose me nje tjeter, domethene o(se) me kapitullimin e demokratve para grushtit te tij, o (se ) me reaksionin etyre te natyrshem, te gjente rast te impononte diktaturen qe e paamendonte prej shume kohe.
    Ky atentat qe haptazi nje sfide per opoziten dhe drejtperdrejt nje tentativ per zhdukjen e regjimit demokratit ne Shqiperi.
    Kundershtaret e qeveris ne ketepike s kishin as me te voglin dyshim.
    Nuk e dime nese Zogu u shtyt nga ndonji influence e huaj, te marre nje vendim te tille fatal, apo nese vendosi me inciativen e vet te luaje kete karte te fundit per t i vene qeverite e huaja, qe e perkrahinin, perpara faktit te kryer?
    Shume intelektuale e sidomos oficere u betuan mbi trupin e Avniut te vdekur se marrjen e gjakut te tij do te quanin qeshtje te nderit kombtare.
    Mund te thuhet pa zmadhim se bash me vrasjen e deputeti, ne qarqet demokratike e nacionaliste, u vendos virtualisht kryengritje ose sulmi me fuqi, i shtepise se Zogut, ku qendronte i mbyllur breda ne kryqytet me me shume se njeqind veta te armatosur.
    Personalisht kam qene nje partizan i nje veprimi te tille.
    Kete tentativ e ndali Luigj Gurakuqi, nje njeri me te vertet paqedashes e kundershtar i atentateve e sidomos i levizjeve me arme per te zgjidhur qeshtjet politike.
    Meqense vrasja e Avniut kishte te gjitha shenjat e nje komploti qeveritar, u vendos ti deklarohej asaj se poqe se nuk kapte vrasesit e vertete te deputetit, mbrenda 48 oreve, opozita kishte vendosur te terhiqej ne Avenitno, ne Shqiperin e jugut, duke i deklaruar popullit se perfaquesit e tij nuk kishin me, ne kryeqytet, as lirine fjales, as sigurimin e jetes; ata ndiheshi te rrezikuar nga atentatet qeveritar. Me nje fjale demokracia shqiptare aplikoi, disa muaj me pare, te njejten taktike qe adaptoi me vone demokracia italiane, pas vrasjes se Matteotti-t. Pas 48 oreve, meqe qeveria ne fuqi s ishte ne gjendje te marrte asnje mase, deputetet e opozites se bashku me gjithe partizanet e tyre intelektuale dhe me trupin e te vrarit u nisen per ne Vlore, Ky qe fatalisht fillimi i levizjes kombtare.
    Ali Kelcyra
    Shkrime per Historine e Shqiperise - Hulumtuar nder arkiva prej Tanush Frasherit
    2012 faqe 99-


    http://www.forumishqiptar.com/thread...et-Zogu/page16
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 14-02-2022 mė 09:28

  15. #135
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Rehabilitim per kriminelet e luftes ne kosove, le te ngrehi dhe hitlerin se vetem ai u ka mbetur
    per Shqiperine do desheroja nje referendum popullore, lidhur me disa kriminele e te shitur si a.zogu me pasardhes,, etj...., etj.
    Turpi le te bjere mbi ata qe i kane rehabilituar, plehrat kolaboracioniste
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 17-02-2022 mė 12:39
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #136
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Xhafer Deva - njeri i gjallė, energjik inteligjent, na mungojnė njerėz si ai!

    Poshtė pordhaēėt komunistė!

  17. #137
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    O Albo, a ke mundesi ta mbyllesh temen e krimineleve te luftes..dhe s`eshte vetem ky. Pordhac ishte ky qe ja mbathi per kosove, pse s`ndejti ketu ta kishin cuar ne litar si gjithe hitlerianet.
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)



    Politiko-Xhufi: Nė fundin e luftės sė parė botėrore desh u copėtuam | Top News
    Feb 11, 2022

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 20-02-2022 mė 06:16

  20. #140
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

    Ky diskutim ka kohė qė ka dalė prej teme, dhe duhej mbyllur prej kohėsh.

    Pėr tė ruajtuar njė balancė, komentet dhe e fundit po hiqen.
    Jo pėr gjė po edhe nė bazė tė rregullores thuhet.

    10. Jo ofendime personale karshi anėtarėve!

    Nė forum hyjnė anėtarė tė moshave tė ndryshme, nga krahina tė ndryshme, me besime fetare tė ndryshme, me nivel arsimor tė ndryshem, me tradita tė ndryshme, me botėkuptime tė ndryshme, me eksperienca jete tė ndryshme, me interesa dhe hobe tė ndryshme. Ua bėjmė kėtė gjė tė qartė nė mėnyrė qė tė jeni tė ndėrgjegjshėm me shkallėn e thellė tė diversitetit tė forumit, qė ėshtė dobėsia dhe nė tė njėjtėn kohė madhėshtia e tij. Fakti qė tė gjithė marrin pjesė nė forum tregon qė tė gjithė janė shqiptare. Pavarėsisht nga dallimet dhe diversiteti nė mendim dhe botekuptim, asnjėherė nuk duhet tė cėnoni integritetin e anėtarėve tė forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me njė ekran por me mijra shqiptarė nga mbarė bota. Respekti mbi njėri-tjetrin duhet ta mbani parasysh ēdo minutė qė shpenzoni nė forum pasi po respektuat njėri-tjetrin, keni respektuar veten dhe vendin tuaj.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •