Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 152
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Gjithmon shqiptaret, Jon shku nga ajo,kan bashkpunu me nji armik tjeter,kunder armikut qka e rrethojn per rreth (sllavet).


    Kėtu nė kėto foto nuk po mė duket qė gjithēka ėshtė ashtu siē po thua ti: Unė nė foto po e shoh Xhafer Devėn me ēetnikun Kosta Peēancin dhe Rugoven me nipin e Peēancit Millosheviqin!


    http://www.ushmm.org/photos/46/46716.jpg



    ]
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka debat ne lidhje me 4 shkurtin..

    gjat viteve kur sundoj ppsh e enverit ne shqiperi gjithmon 4 shkurti lidhej me xhafer deven..
    mirpo vet xhafer deva thone se ka thene se ska lidhje me masakren e 4 shkurtit..
    thone se ai ka thene se 4 shkurti ka lidhje me xhelal staravecken e te tjere..
    se kush eshte e verteta kte duhet ta thone deshmitaret e 4 shkurtit dhe historianet si dhe vet bashkpuntoret e qeverise qe u formua kur hyn gjermanet ne shqiperi dikund nga fundi i 43 -eshit e ne vazhdim te 44-tres..
    disa e lavderojne xhafer deven nisur nga ajo qe.. thon ata.. qe ai ju a kajti nanen komunistave..
    mirpo fakti eshte se te vraret e nates se 4 shkurtit nuk jan fare komuniste por njerez krejt te zakonshem qe shumica e tyre skishin asnji lidhje me levizjen komuniste apo me njesitet guerile apo me forcat partizane..
    jo rastesisht ppsh kurre nuk e shpalli listen e te vrareve ne 4 shkurt sepse e dinte se..do i hapej pune.. sepse do dilte problemi se keta te vrare do duhej te shpalleshin deshmore.. e i binte qe do duhej te nderonin qofte dhe formalisht familje e fise te cileve ppsh-ja mbas clirimit u a beri gropen ashtu sic dinte ajo tu a bente te pa deshirueshmeve..



    ne 4 shkurt xhandaret kan kapur ke kan pa ne rruge ose ku i ka cuar nji far liste e perpiluar kot fare pa asnji vlere ne kuptimin "anti-komunist"..

    nje pjese e lavderojne xhafer deven si mik te gjermaneve e meqe gjermanet thon ata ishin per bashkim te trojeve shqiptare i bie qe deva te jete atdhetar i madh..

    le tu mbetet pra historianeve te hapin qitapet e te shpallin fajtoret e kesaj masakre..

    nje gje dihet se shum nga xhandaret ishin prej kosove.. dhe se me kte reprezalje kan menduar se po ja kajn nanen komunistave qe po na shesin tek shkau..

    vite me vone sigurimi special enverist ka punuar ti rekrutoje nje pjese te ketyre xhandareve te cilet sikurse xhafer deva e rexhep mitrovica iken ne prag te fundit te luftes prej shqiperie e kosove e u dorzuan tek aleatet..
    nuk e di ne se ka mundur sigurimi enverist te rekrutoje ish qeveritaret e asaj kohe..pra te kohes kur mitrovica e deva u bene ministra apo kryeministra te shtetit shqiptar te periudhes 43-44.
    nje gje dihet se ne vitet e fundit te epokes enveriste zp-ja nuk e permendi me 4 shkurtin kur i vinte data..
    ose e linte ne harrese ose ja veshte 4 shkurtin ndonje armiku te partise sikurse ndonje lame kodreje e e harroj per cudi se ckish thene 40 vjet per xhafer deven..

    se ku qe halli ..kete duhet ta dije mire ramiz alia i cili komandonte permbajtjen e gazetave e radio televizionit enverist ne koh te enverit e pas enverit..

    sigurisht kjo ka te beje me situaten ne kosove ne vitet e pas 80 tave..ku ppsh-ja po ja fuste ujin nen rrogoz LKJ-se se fadil tito bakall-hoxhave.. per tja lehtesuar sllobos ne ardhje e siper nje dajak mbi shqiptaret ( e kosoves) qe.. aso kohe po ja kalonin ne te gjitha fushat.. dhe "bahces me lule" te enverit..
    ka mundesi qe sigurimi envero ramizoist.. te kishte leverdi ne misionin e tij ( me ja fut kosoves deri ne rrenxe) jo vetem ne perdorimin e LPK-se demode enveriste por dhe te te lodhurve nga emigracioni te te djathteve nacionaliste..
    Jo me kot ahere u cfaq dhe ai nacionalisti te cilin e akuzoj beogradi se i kish vu bomb te ambasada..pra hysen terpeza..

    dicka ka luajtur athere por qe ne mileti thjeshte nuk i kuptuam kurre..

    jo me kot enveri e ramizi i ekzekutojne barbarisht athere.. mjeshtrat e spiunazhit shqiptar.. qe kishin punuar me dekada per te instaluar rrjetin e zbulimit ne europe e bote.. pra kadri hazbiun e Llamb Pecinin..

    dicka sic dukej duhej te mbetej sekret pergjithmone..

    pra kam dyshimin se shum nga te ikurit si bashkpuntor te gestapos u vune me vone ne sherbim te sigurimit enverist e enveri nuk ka dashur qe ky palacollik ti merret vesh me vone..


    nejse..por megjithate xhafer deva duhet studiuar per interes te ceshtjes kombetare..

    ai ka menduar se.. me aleat gjermanine e hitlerit do kete te mira kombi shqiptar..

    keshtu mendonin dhe bahri omari me shoke ne lidhje me italin e musolinit.. e keshtu para tyre do ket menduar dhe hasan prishtina.. kur u lidh me musolinin e me ideologun e iredentizmes italiane .. poetin da nuncio..

    gjera qe ndodhin keto ne histori..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-09-2009 mė 05:41

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Kėtu nė kėto foto nuk po mė duket qė gjithēka ėshtė ashtu siē po thua ti: Unė nė foto po e shoh Xhafer Devėn me ēetnikun Kosta Peēancin dhe Rugoven me nipin e Peēancit Millosheviqin!


    http://www.ushmm.org/photos/46/46716.jpg



    ]
    http://www.truthinmedia.org/Images20...mije-thaci.gif
    Edhe Azem bejta ka bashkpune me kosta Peqancin a edin tash hashim thaqi a ka qare pa bashkpunu me shki se te hujt sundojn ne kosove si ne kohen e xhaferit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 24-09-2009 mė 05:45

  4. #24
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Xhafer Deva ka qene pjesemarres ne masakren e Tiranes. Aksioni eshte kryesuar prej tij me moton: nje dite terrorr, njeqinde vjet qetesi.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Xhafer Deva lindi me 21 shkurt te vitit 1904,ne Mitrovice.Ishte nji nga shtat djemte(i pesti me radhe)i Ibrahim Age Deves,nji tregtar i njohur ne Kosove ema gjere.E ema quhej Esma ,qe vinte nga familja Osmani.U rrite ne nji familje tipike shqiptare me tradita ma te mira,sepse shquhej per bujari e mikpritej,dashuri e harmoni,bese e trimeri.Babai i tij kishte lindur ne Nish.Ne vendlindje(nish) kishte mbaruar" Ruzhdijen"(junior high Schol) dhe kishte filluar te merej me tregti.Kriza Lindore e viteve 1875-1878,pati si pasoj shperguljen e e mbi 200.000 shqiptarve.Serbia me ndihmen e Rusise,ariti ti pastroj teritoret e qarkut te NIshit,te Vranjes,te Pirotit,te Kurshumlise ,te Toplices etj.Pse renise se Nishit nen sundimin serbe,Ibrahim Aga,icili ishte nji tregtar i njohur per te shpetuar familjen,u detyruar te braktise vendlindjen.Kishte humbur gjith pasurine .Duke qene"muhagjer"pak koh qendroj ne Shkup,pastaj ne Gjakove per tu vendosur perfundimisht ne Mitrovice ku bleu truall e toke, ndertoi shtepi dhe filloj jeten e re.ibrahim Deva duke qene nji puntor i pa lodhshum e tregtar ,arriti te kendelle jeten familjare tregtin kryesisht e bente me Stambollin,Selanikun e qytetet tjera,dhe shpejte fitoi dashurine dhe respektin e banorve te Mitrovices,dhe me vone ai dy here dote zgjedhet kryetar Bashkesise se Mitrovices.Kisht miqesi te ngusht me Isa Boletinin kjo miqesi u forcua me shume sidomos pas xbritjes se kreshnikut nga Boletini dhe vendosjes se tij me familje ne Mitrovice.bashkpunonte edhe me atdhetar te tjer sidomose me Hasan Prishtinen e Negjip Dragen.Keshtu duke qene nji arsimdashes i flaket,ne vitin 1908 fill pas shpalljes se hyrjetit hapi nji shkolle private ne Mitrovice.Ne nji raport te tij nr.3 i dt 1 shkurt 1910 qe konsuli Tahu i dergon Achrentalit,minister i Austro-Hungarise ne Vjene,nder te tjera thote se pergjegjesi i shkolles private,Ibrahim Deva tregtar i pasur,bujar e me shum influence e ka ftuar vet mesuesin Basri Efendi nga Gjirokastra,Ai ,ne emere te shqiptarve te Mitrovices ,i ka derguar nji telegram Keshillit te Vezirit te Kosovese prej te cilit kerkon qe mesimi i gjuhese shqipe me shkronja latine te jepej edhe ne shkolla tjera qeveritare.Pase renise se Kosoves nen sundimin serbe u deturur te veproi ilegalisht,dihet per te mos rene ne sy te autoriteteve se merej me politik.Duke qene njeri nder antaret me te zedhshum te komitetit shqiptar pas vendosjes se pushtetit Austro-Hungarez dhe formim i organizates kulturore e arsimore "Bashkim" nga Hasan Prishtina e Negjip Draga.Ibrahim Deva vdiqe me 5 mars 1938 ne moshen 78 vjeqare. autori esht Fazli Hajrizi. vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 24-09-2009 mė 16:38

  6. #26
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Une, me shume deshire e pres Mexhid Yvejzin, qe si nikoqir i temes te futet ne debat.

    Keto qe po i sjell fegi jane vetem dordolec bore, para faktit se edhe OSS paraardhsja e CIA-se e kishte klasifikuar Xhafer Deven si bashkepuntore te fashizmit.

    Faktet jane kokeforta, ato i thejne te gjitha klishete edhe bjeshken e gjunjezojne!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Xhafer Deva,shqiptari qe i qendroi besnik Atdheut

    xhafer-devaPregatiti: Naile ZHUPANI

    Pikėrisht me 21 shkurt tė vitit 1904 rrafsh njė shekull mė parė familjes sė njohur tė Ibrahim Devės nga Mitrovica ju shtue edhe nje d’jal i pesti me radhė. Kushė do tė mendonte se mu ky djalė i lindur njė shekullė mė parė nė Mitrovicė do tė jet njėri ndėr shqiptarėt mė tė fortė i cili tane jetėn e vete do tė punoj pa u ndalur kurrė deri nė frymen e fundit tė jetės sė ti pėr Shqipnine etnike. Dhe pikerisht mu nė kėtė njėqind e nje vjetor tė lindjes sė kėtij idealisti tė shqiptarisė i cili ēdo gjė shkriu pėr Shqipėrinė etnike dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinė e tij e ka mbuluar tisi i harresės vdekjeprurėse nė Kosovėn e Shqipėrisė etnike, vendosėm qė ta perkujtojmė rastin e njėqind e nje vjetorit tė lindjes, njėrin ndėr nacionalistėt demokrat tė Shqipėrisė etnike, Xhafer Ibrahim Devėn.

    Po pse themi Xhafer Deva burr i pathyer i kombit shqiptar.Vėrtet ishte burr i pathyer.Aji qėndroj i pathyer edhe atėher kur vendosi tė hyji nė politikėn shqiptare qė ta realizoji planin e ti pėr Shqipėrin Etnike,ai qėndroj i pathyer edhe atėherė kur ishte ministėr i puneve tė mbrendshme,ai qėndroj i pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit, ai qėndroji i pathyer edhe kur e akuzuan komunistėt pansllavist, si fashiste.Bile , pati edhe aso rastesh kur Xhafer Deva qėndroi i pathyer kur atė e akuzuan edhe tė huajt siq ishte gjenerali anglez Hill, i cili e pėrcaktoji Deven si njėri ndėr bashkėpunėtorėt e Gjermanėve e pėrgjigjja e tė pathyerit heroji i kombit shqiptar Xhafer Devės me 25 prill tė vitit 1944 nė mėnyrė publike nė nje nga orėt mė tė dėgjuara tė mbrėmjes nė “Radio Tiranė” ku midis tė tjerave i tha Hillit me atė zėrin e ti burrėror dhe tė pathyeshem:

    ”Shqiptari Xhafer Deva qė ka nderin t’ju pėrgjigjet mund t’ju theksoj se nuk ėshtė nė shėrbim tė gjermaneve, nuk asht kenė kurrė, dhe nuk do tė jet kurrė, por gjithashtu, nuk asht nė shėrbim tė anglezve, amerikaneve, rusėve. Xhafer Deva ka nderin tė jet nė shėrbim tė popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shėrbim asht ndera mė e madhe qė mundė tė ketė.

    Xhafer Deva qėndroj i pathyer dhe nuk u lekund edhe atėherė kur u dashtė qė ta lėshoj Kosovėn e tij tė dashur dhe tė vendoset nė Austri, Itali e mė vonė nė Amerikė. Ai ishte largpamės dhe vigjilent, ishte njėri ndėr atdhetarėt, politikanėt, dhe luftėtarėt mė tė fortė shqiptarė nė shekullin qė e lam pasė. Prandaj me plote ndėrgjegje e themi qė ėsht ardhur koha qė historia shqiptare ta vendos nė vendin e merituar kėtė burre tė shekullit qė e dha Kosova jone Heroike, kėtė burrė tė shekullit qė e dha Shqipėria jonė Etnike.Me kėtė duamė tė theksojmė se ėshtė ardhur koha qė historia ta thot fjalėn e vet pėr Xhafer Devėn dhe me argumente shkencore tė bien pertok pseudo tezat e disa historianėve shėrbėtor tė politikės ditore komuniste tė cilėt u munduan ta kriminalizojn veprėn e Xhafer Deves, por nuk mundėn t’ia humbin shkelqimin veprės se tij, tė vjellurat e ketyre historianėve pansllavist nė tė gjitha viset shqiptare kundėr Xhafer Devės janė groposur thellė nė plehun e historisė, ndėrsa dita ditės veprimtaria atdhetare e kėtij burri tė palėkundur tė Shqipėrisė etnike po del nė sheshė.

    Prandaj asht ardhur koha qė Kosova martire kjo pjesė e ndarė padrejtėsisht e Shqiperisė etnike jo vetėm ta vendos nė ballin e oxhakut tė historisė sonė kombėtare Xhafer Deven, por ajo edhe ti merr eshtrat e Xhafer Devės dhe ti kthej nė Mitrovicėn e tij tė dashur, prandaji ndegjoni shqiptar porosit biografi dhe bashkpuntori shumvjecar i Xhafer Devės, publicisti Idriz Lamaji, i cili nė librin Xhafer Deva nė Dritėn e Letrave tė veta dhe zbulesa tjera tė Mergatės Shqiptare Nė York 2002 nė faqėn 154 thot: “Eshtrat e Xhafer Devės pushojnė sot nė njė varrė tė vetmuar, nė varrezat e gjelbėrta tė Palo Altos nė Kaliforni, eshtrat e ti duhet kthyer nė Kosovė, dhe rivarrosur nė qytetin e ti tė lindjes, nė Mitrovicen e Isa Boletinit tė famshėm, nė atė qytet tė cilin sot e kėrcnojnė serbėt pėr vdekje.

    Varri i tij nė vendlindje do tė ishte njė piramid kufiri, e cila do ti bėnte roje atdheut mė shumė se njė ushtarė i mbėrthyer nė armė. Ėshtė emri dhe veprimtaria e ti qė e frikson armikun tonė shekullor. Asht emri Xhafer Deva pėr tė cilin njė kryeministėr serb ka thėnė “Deva nuk blehet me pare se asht i pasur, Deva ėshtė armiku ynė i pėrbetuar, Deva duhet vrarė. Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar mbylli sytė me 25 Maji 1978 nė moshen 74 vjeēare me amanetin qė ta mbajm gjallė idealin kombėtar tė Lidhjes sė Prizrenit.

  8. #28
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ky eshte nje dokument i CIA-se per bashkepuntoret e fashizmit. Ketu mund t'i lexoni emrat e Xhafer Deves dhe Hasan Dostit.

    RG 263 - D

    Last Name First Names
    Darmopil Josef
    Darnard Joseph
    Daufeldt Hans
    Debrassine Heinz Christel
    Degrelle Leon
    Denuel Mathias
    Deppner Erich
    Deumling Joachim
    Deva Xhaver
    Dickopf Paul
    Dickten Guenter
    Didinger Josef
    Diels Rudolf, Dr.
    Diering Alfred
    Dietrich Heinrich
    Dietrich Werner
    Djujic Momcilo
    Doering Karl
    Doihara Kenji
    Dolezalek Alexander
    Dollman Eugene
    Domes Walter Josef
    Dorn Fritz
    Dorsch Georg
    Dosti Hasan
    Dragonovic Krunoslav Stjepan
    Drexler Oskar
    Dross Armin
    Dukavits Anton
    Dulkeith Bruno
    Duplitzer Emil
    Durcansky Ferdinand

  9. #29
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ketu mund ta lexoni emrin e bashkepuntorit te fashizmit Kadri Cakranit!


    Last Name First Names
    Cakrani Kadri
    Carstenn Friedrich Christian Gottlieb
    Christen Heinrich Wilhelm
    Ciompa Rudolf
    Cirulis Janis Albins
    Classen Wilhelm Heinrich
    Clemens Hans
    Collas Baron Tibor Von
    Cube Leonid Von
    Cukurs Herberts
    Czech Hans

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kjo teme paska qen e hapur ne kete forum.http://www.google.se/url?sa=t&source...eWA--DRuhyrHNw

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ORGANIZIMI I BALLIT KOMBĖTAR NĖ SHQIPĖRINĖ VERI-LINDORE

    GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE

    1. Hyrje: Qė nė kohėrat mė tė vjetėra historike, populli Shqiptar, nėn emėrin Ilir, zinte pjesėn Perėndimore tė Ballkanit dhe shtrihej deri nė Danub. Me presionin e sllavėve, vazhdimisht ka lėshuar tokė dhe ėshtė tėrhequr nė drejtim tė Jugut, aq sa sot gjėndet i mbėrthyer dhe i strukur nė Shqipėrinė e 1913-ės, nė Mal tė Zi, nė Kosovė, nė Maqedoninė Perėndimore dhe nė Ēamėri; pėrveē popullsive Shqiptare tė shpėrndame andej e kėndej, sidomos nė Greqi dhe nė Italinė jugore.

    Mbas 300 vjet lufte kundėr Romakėve, Iliria, e pushtuar dhe e sunduar prej tyre, mori teposhten. Nė kėtė gjendje, sllavėt, tė ftuar prej romakėve si bujq, qė nė shek. VI, filluan tė vendosen nė hapsirėn veriore tė Ilirisė dhe, mė vonė, nė sajė tė shumicės numerike tė tyre, arritėn tė zbojnė romakėt dhe tė zėnė vendin e tyne si zotėruesit e vendit. Nė kohėn e Perandorisė sė Stefan Dushanit, si edhe viset e tjera tė Ballkanit, edhe territoret me popullsi shqiptare ranė nėn sundimin sllav. Nė vazhdim tė kėtij procesi, serbėt, mbas pavarėsisė sė tyre, kanė ndjekur po kėtė rrugė, duke pushtuar e sllavizuar krahinat tona. Me 1879, simbas vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, pushtuan Nishin, Leskovacin, Kurshumlin, Tivarin e Ulqinin dhe mbas luftės Ballkanike, Kosovėn e Maqedoninė. Ishin 600 fshatra tė Kosovės qė shtrihen nga Nishi e deri nė Llap dhe qė iu shkėputėn me dhunė territorit shqiptar, sė bashku me disa qytete. Qė nė prag tė Kongresit tė Berlinit, kėto zona u pushtuan dhe u shpopulluan me dhunė nga serbėt.

    Nė vitin 1912, serbėt e malazezėt aneksuen Kosovėn e Maqedoninė. Gjatė sundimit serb, emigrimi pėr nė Turqi ka vazhduar pa ndėrprerje. Bile qeveria jugosllave i ka propozuar qeverisė turke pėr pranimin e gjithė Shqiptarėve tė Kosovės dhe Maqedonisė; por kjo marrėveshje e pėrfunduar prej dy qeverive ka qenė kundėrshtuar prej Mustafa Qemalit. Serbėt u kanė mohuar Shqiptarėve tė gjitha tė drejtat kombėtare si shkollat, aktivitetet, organizimet politike.

    Shqiptarėt e dėbuar prej shtėpive e pronave tė tyre kanė qenė zėvendėsuar me Serb e Malazez. Nė Kosovė nuk kishte familje Shqiptare qė tė mos kishte ndonji tė vramė prej serbėve. Kjo ishte situata e kombit shqiptar nė prag tė pushtimit Italian ( prill 1939 ).

    2. Formimi i Ballit Kombėtar: Pikėrisht nė kėtė vit, njė grup atdhetarėsh si Kolė Tromara, Faik Quku, Hasan Dosti, Fuat Dibra, Nuredin Vlora, me nė krye Mit’hat Frashėrin, duke u bėrė interpret i aspiratave tė disa breza shqiptarėve pėr tė vėnė nė vend dinjitetin kombėtar, themeluan organizatėn Balli Kombėtar.

    Diferencimet mes Ballit Kombėtar dhe Partisė Komuniste ishin tė mėdha, si pėr sa i takon programeve ashtu edhe pėr qėllimet e luftės dhe zhvillimin e saj.

    Si organizatė nacionaliste, Balli ndiqte politikėn tradicionale tė Shqiptarizmit, qė ishte vazhdim i politikės sė qėndresės ndaj pushtuesit, sikurse nė kohėn e Lidhjes sė Lezhės, nėn drejtimin e Skėnderbeut, Lidhjes sė Prizrenit, nėn drejtimin e Abdyl Frashėrit, Kongresit tė Lushnjes dhe Luftės sė Vlonės. Ndėrsa Partia Komuniste, si parti marksiste internacionaliste, ndiqte rrugėn e sllavizmit, rrugėn e zhdukjes sė Shqiptarizmit, tė shuarjes sė ndjesisė sė qėndresės sė popullit tonė ndaj qėllimeve imperialiste tė fqinjėve tanė grekė e jugosllavė, tė cilėt qė nė shek. XIII-XIV kanė synuar nė ēfarosjen e kombit tonė.

    Balli luftonte vetėm pėr shpėtimin e Shqipėrisė prej pushtuesit italian, pa u preokupuar me

    problemet shoqėrore. Ndėrsa qėllimi kryesuer i luftės sė komunistėve nuk ka qenė shpėtimi i atdheut

    tonė, tė cilin ata e njihnin veē si nji copė tokė tė lidhur me Rusinė Sovjetike, pėr t’i ndihmuar asaj .

    Nji fakt i tillė ėshtė provuar qartė nė periudhėn 1939-1941, kur ata nuk kanė bėrė asnjė veprim kundėr

    Italisė. Komunistat kanė hyrė nė luftė vetėm pasi ka hyrė nė luftė Rusia.

    Pėr Ballin, lufta nuk mbaronte me ēlirimin e vendit nga Italia, sepse mendohej se mbas luftės, Greqia dhe Jugosllavia do tė bėnin tė gjitha pėrpjekjet pėr ta ndarė Shqipėrinė ndėrmjet vetes; kėshtu Balli mendonte se Shqipėria duhej pėrgatitur pėr kėtė ditė vendimtare.

    Efektivisht, pas luftės, pretendimet mbi Shqipėrinė kanė qenė si nga ana e Greqisė nacionaliste ashtu edhe nga ana e Jugosllavisė komuniste, e cila desh ta pėrpinte fare, duke e futur nė Federatėn Jugosllave.

    Balli Kombėtar e konsideronte Kosovėn tokė Shqiptare, ndėrsa Partia Komuniste e konsideronte Kosovėn si tokė Jugosllave dhe ishte kundėr pretendimeve tona. Me trakte ajo deklaronte se nuk mund tė pranohej njė situatė e krijuar prej Boshtit, domethėnė njė bashkim i Kosovės me Shqipėrinė. Tė pretendosh njė gjė tė tillė, deklaronte ajo, domethėnė tė ndjekėsh politikėn e historikisht shqiptare, ka mė tepėr se 90% popullsi shqiptare, si dhe ėshtė pjesė integrale e ekonomisė sė shqiptare. Nji Shqipėri pa Kosovė, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, ėshtė e Mustafa Krujės.

    Kosova ėshtė vėshtirė tė jetojė. Balli nė Mbledhjen e Mukjes si tezėn ma kryesore kishte ate tė Kosovės dhe ishte pikėrisht kjo tezė qė e kundėrshtonin me kambėngulje komunistėt. Pikėrisht pėr Kosovėn, komunistėt e tradhtuan Marrėveshjen e Mukjes dhe filluen luftėn vėllavrasėse. Nuk mund tė pritej gjė tjetėr prej Partisė Komuniste Shqiptare, deri sa ajo drejtohej nga Jugosllavėt Miladin Popoviē, Dushan Mugosha dhe Vukmanoviē Tempo.

    3. Organizimi i Ballit Kombėtar nė Kosovė:

    Nga mesi i vitit 1942, suprimohet Komisariati dhe e gjithė administrata e Kosovės inkuadrohet nė Ministritė Shqiptare korresponduese dhe kudo futen nė zbatim ligjet Shqiptare.

    E entuziazmuar pėr bashkimin me Shqipninė, Kosova ėshtė pėrpjekur qė t’i pėrshtatet gjendjes sė re tė krijueme dhe t’i pėrgjigjet detyrave tė saj ndaj Shqipėrisė.

    Nė shtator tė vitit 1942, njėri nga eksponentėt kryesorė tė ballit Kombėtar, Faik Quku emėrohet komisar nozullimi nė Kosovė. Ishte njė rast shumė i mirė pėr Komitetin Qėndror tė organizatės Balli Kombėtar pėr tė organizuar Komitetet e Ballit nė tėrė Kosovėn. Me 28 Nanduer 1942, nė qendrėn e Prizrenit, u ngrit busti i Abdyl Frashėrit, si frymėzuesi i Lidhjes sė Prizrenit. Me kėtė rast u organizuen demonstrata dhe u mbajtėn fjalimet e rastit. Nė sajė tė ndikimit tė Ballit Kombėtar, ndjenja antiitaljane nė Kosovė kishte fillue tė ngjallej dhe po pėrparonte, tue fillue me elitėn dhe tue u thellue tek masat. Pėr kėtė ndihmoi shumė edhe sjellja italiane pro sllave.

    Sipas autorėve sllave Branislav Boshoviē dhe Millorad Babiē, (Koha e turbulltė nė Kosovė e Metohi, Beograd, 1991, fq. 298) :”Nė punėn e pėrhapjes sė idesė “Ballit Kombėtar” nė Prizren, posaēėrisht ka rėnė nė sy koloneli shqiptar Faik Quku, i cili ka patur lidhje me Halim Spahinė, tregtar; Sheh Hasanin dhe me persona tė tjerė me autoritet nė atė rajon. Nė Pejė me ballista ka patur lidhje edhe Xhelal Preveza, prefekt e nė mes tė aktivistėve ėshtė dalluar Harris Thanasi, i cili i ka vizituar krahinat duke organizuar dhe duke tėrhequr njerėzit” (Sekretariati i Punėve tė Brendshme tė Serbisė, nr. dosjes 70 9 DOOO2, fq. 34.)

    Kosova, me pozicionin e saj gjeografik dhe me 30 vjet robni nėn Jugosllavinė, paraqitej ndryshe nga Shqipėria e 1913-ės: me njė mirėnjohje e admirim tė thellė pėr Gjermanėt, qė i quante shpėtimtarė. Dhe po kėshtu edhe pėr italianėt. Duke marrė parasysh kėtė gjendje, deri diku, edhe largėsinė, Balli Kombėtar formoi nji Komitet tė Pėrgjithshėm tė Kosovės, tė varur me Komitetin Qendror tė Ballit dhe nga njė pėr ēdo prefekturė. Gjakova, si vendi mė dinamik e mė guximtar nė politikė dhe nė tregti, e njohur si qendėr e nacionalizmit, u pa e arsyeshme tė trajtohej jo si nėnprefekturė, siē ishte nė tė vėrtetė, por si prefekturė. Qendra ishte Prizreni dhe funksiononte nėn drejtimin e Faik Qukut.

    Komiteti i Pėrgjithshėm i Kosovės, u formua nė tetor 1942 me kėto anėtarė: Xhemal Prishtina, (Prishtinė), Shevqet Shkupi (gjyqtar, Prishtinė), Musa Shehu (Prizren), Qazim Bllaca (Prizren), Qerim Begolli (Pejė), Halim Spahiu (Gjakovė), Prof. Selman Riza (Gjakovė).

    Komiteti i Prishtinės pėrbėhej nga Xhemal Prishtina, Shevqet Shkupi, Riza Ēitaku, Vasil Andoni, Ahmet Salihi, Abdyl Henci.

    Komiteti i Gjilanit pėrbėhej nga Mexhid Xhilani (advokat), Iljas Gjilani.

    Komiteti i Gjakovės kishte si anėtarė Sulejman Kryeziu, Demush Gjakova, Hasan Dashi, Ahmed Koronica, Hamdi Shehu, Bin Lama Xhema. Deri atėherė kėta ishin tė lidhun me nacionalēlirimtaren e Gjakovės.

    Komiteti nė Tetovė u formua qė nė qershor 1942: Baba Qazim Gjakova, Fetėhi Selenica (kryetar gjyqi), Xhevat Kallajxhi, (nėnprefekt), Hajri Zejno (gjykatės, zjarrist)

    Komiteti nė Gostivar u formua pak mė vonė, nė gusht 1942 dhe pėrbėhej nga Kadri Salihi, Selimag Gostivari, Abdyl Gostivari, Hysen Banica, Nebi Mehmedi.

    Komiteti i Kėrēovės u formua nė janar 1943, me anėtarė Ibrahim Zajasi, Shahsivar Kėrēova, Shaban Ali Kėrēova,

    Nga fundi i vitit 1942, nė rrethet e Gjakovės u formue ēeta e Ballit, e kryesueme prej Jup Binakut. Nė Gjilan u formue nji ēetė tjetėr, e cila shpesh herė kalonte kufinin dhe vepronte kundėr elementeve Bullgarė dhe sidomos, kundėr autoriteteve Bullgare qė torturonin popullin Shqiptar. Kurse nė gusht 1942 formohet ēeta e Ballit Kombėtar me komandant Xhemė Hasėn, qė vepronte ne zonėn Gostivar-Tetovė.

    Nė njė natė pranvere tė vitit 1943, u gris njė fotografi e madhe e Duēes, e vendosur nė sheshin kryesor tė Prizrenit. Tė nesėrmen, italianėt rrahėn dhe burgosėn tė gjithė Shqiptarėt qė gjetėn jashtė, sidomos nėpunėsit nga Shqipnia e vjetėr. Nė mes tė tyre qe edhe prokurori i qytetit, Kudret Kokoshi. Njė skandal tė tillė italianėt e bėnė mė vonė edhe nė qytetin e Prishtinės e tė Gjakovės. Nė Prishtinė, nė njė rast tjetėr, dogjėn njė pjesė tė pazarit.

    Ndėrkohė komunistat kosovarė insistonin qė Kosova mė mirė tė lidhej me nji Jugosllavi pėrparimtare e popullore( siē) se me Shqipėrinė reaksionare(siē). Pėr kėtė qėllim Mit’hat Frashėri thirri prej Peje nė Tiranė mikun e tij tė vjetėr Qerim Begollin, qė ishte prej njerės nga shtėpitė mė tė para tė Kosovės, njė nacionalist i vjetėr e i ndershėm dhe e ngarkoi me kėtė punė.

    Organizimi i Ballit Kombėtar nė Mitrovicė fillon me njė takim me Mit’hat Frashėrin, i cili erdhi nga fillimi i vitit 1943 nė Mitrovicė. Ka qenė edhe babushi (Bedri Pejani).Aktistja e Ballit Kombėtar nga Mitrovica Melhate Deva tregon se me Marijen Shllakun ėshtė takuar nė Mitrovicė 1944 nė pranverė 1944: “Erdh me Xhafer Devėn. Kam qenė nė shkollė, mėsuese, nė shkollėn Skėnderbeg nė Mitrovicė. Foli me ne tė gjitha. Femnat ishim tė futuna tek Balli Kombėtar. Unė, Bedri Gjinaj, Lina Shkreli, Bedri Pejani, dhe Ali Goxha.. Ai vinte e na tregonte shumė histori. Kemi qenė tė organizuem, tė veshun me uniformė kuq e zi, me grada. Kam qenė nėntogere me krevatė kuq e zi. Kemi qenė ushtri e Ballit Kombėtar. Ymer Berisha drejtues i Ballit Kombėtar nė Kosovė na ka ēue nė nji zabel jashtė Mitrovice, nė Gazimestan. Na ka nda nė djem e vajza e na ka dhanė armė dhe me gjuejtė shenjin”.

    Zona e Mitrovicės ka qėndrue si nji ishull krejt nacionalist Shqiptar, pa asnji komunist. Dy ncionalistėt, mė tė fuqishmit e Kosovės, Ferhat Draga dhe Iljas Agushi, Ferhati ishte plak, i vėllai i nacionalistit tė mirėnjohur, Nexhip Dragės, guximtar dhe i sakrificės. Ndėrsa Iljas Agushi, i ri, shumė inteligjent, simpatik, i sjellshėm dhe pasaniku ma i madh i Kosovės. Tė dy kanė dhanė njė kontribut tė dukshėm nė organizimin e fuqizimin e Ballit Kombėtar nė Kosovė e nė pėrgjithėsi tė nacionalizmit shqiptar. Po ashtu edhe Marije Shllaku, sekretarja e Xhaferr Devės, me zyrė nė Prizren. Nė vitin 1945 ka ardhė nė Kosovė Sulejman Lleshi nga Balli Kombėtar dhe ka organizuar NDSH. Sulejman Lleshi, Skėnder Curri, Zef Nekaj, Nevruz Nura nė Gjakovė.

    4. Masakrat sllave : Disa makina me ēetnikė nisen nga lumi Lim pėr nė Belopolje e Senicė pėr tė pastruar e Shqiptarėt. Reparte tė tjera hidhen pėrtej Ēakorit nė Metohi pėr tė zhdukur elementin Shqiptar atje. Nė nji dokument tė vitit 1943, Drage Mihajloviē i ēon kufijt e Jugosallavisė deri nė lumin Mat. Gazeta ilegale ēetnike “Ravna Gora” shkruente: “Na e dijmė se Gjermanėt nuk mund t’i qesim prej Jugosllavisė, kjo asht detyra e aleatėve, por na dijmė me siguri se tė gjithė minoritetet: Italjan, Gjerman, Hungarez dhe Shqiptar do t’i ērranjosim me forcat tona; ashtu edhe tė gjithė tradhtarėt”.

    Me 6 kallnduer 1943, ēetat e kapiten Gjuriēiēit, tė armatosura e tė veshura prej divizionit Italian tė Beranės, kaluan kufinin nė lumin Lim dhe hynė nė Bihor, nė kufi me Pejėn, dhe bėnė masakra, nė gjithė krahinėn, me barbarizmin mė tė egėr qė mund tė pėrfytyrohet. Dogjėn shtėpitė, shnderuan gratė e vajzat, vranė sa mundėn, burra, gra dhe fėmijė, rreth 400 vetė. Disa gra dhe vajza i morėn me vete si skllave. Masakra e tyne nuk merret me mend: presin kokat, krahėt, hundėt, u nxjerrin sytė, fėmijėt i therin me bajoneta, grave u presin gjijtė pėr sė gjalli. Ndėrkohė, nji numėr i madh vullnetarėsh tė Pejės, nėn kryesinė e Xhevat Begollit, zunė kufinin, nė mes Bihorit e Pejės. Mbasi Italianėt nuk lejonin pėr tė kaluar kufirin, ata qėndruan nė mbrojtje tė Kosovės dhe morėn masat qė po u paraqit nevoja tė shkonin nė ndihmė.

    Nė shtator 1943 nė mes tė Prizrenit e tė Gjakovės, njė regjiment Jugosllav, qė kishte qėndruar nė breg tė Drinit, mblodhi tė gjithė ushtarėt Shqiptarė dhe i urdhėroi qė tė kalonin Drinin nė kėmbė, pėr tė shkuar nė shtėpitė e tyne. Gjatė kalimit tė lumit i vrarė tė gjithė me mitraloza. Ishin me qindėra vetė. Nė Gjakovė, janė vrarė rreth 30 shqiptarė tė pafajshėm, banorė tė qytetit. Ushtarėt e vrarė nėpėr kazerma janė hedhur andej-kėndej pėr t’i fshehur. Nė rrethet e Gjakovės janė vrarė 273 vetė. Nė Rugovė janė lidhur e vrarė 30 vetė. Nė komunėn Bec tė Rugovės janė djegur 90 shtėpi. Doktori Rus Piatniski, nė spitalin e Prizrenit, ka deklaruar se ka ardhur njė ushtar Jugosllav dhe i ka thėnė se ishte lodhur e kėputur, vetė i dyti, duke therur me thikė 17 ushtarė Shqiptarė tė lidhur. Masakra mė e madhe ėshtė bėrė nė Mitrovicė. Para se me u dorėzue komandanti Jugosllav, kolonel Kaliciani, i ka ndarė veē gjithė Shqiptarėt dhe mbasi i ka torturuar, i ka vrarė tė gjithė dhe i ka hedhur nė lumin e Sitnicės. Ka shpėtuar vetėm njė ushtar i quejtun Sherif Jahja Xhara, i cili ka qenė nė spital dhe asht paraqitur si Hungarez. Nė verė tė vitit 1941, ēetnikėt dy herė e kanė sulmuar Jenipazarin, por nė tė dy rastet janė thyer. Asht pėr t’u shėnuar zotėsia e trimėria e prijėsit dhe komandantit tė Jenipazarit, Aqif Blutės

    5. Lidhja Popullore nė Mitrovicė:

    Mitrovica, qyteti ma i bukur i Kosovės, vendi i Hasan Prishtinės, Nexhip Dragės, i Isa Buletinit, i Prenkė Kaēinarit, me lirinė dhe pėrkrahjen qė i dhanė Gjermanėt, u ba nji qendėr e Shqiptarizmit, vendi mė i lirė i Shqipnisė dhe nji qendėr antisllave e antiitaliane.

    Nė fillim, si prefekt nė Mitrovicė ishte Xhafer Deva, pastaj u formua Lidhja popullore, e pėrbame prej Ali Dragės, kapiten Bajazit Buletinit, Shaban Mustafės dhe Ago Agajt. Ago Agaj, agronom nga Vlona, ishte prefekt, Bajazit Buletini, komandant xhandarmerie dhe Shaban Mustafa, kryetar bashkie. Nėpunėsave qė donin tė shkonin pėr tė shėrbyer nė zonėn e Mitrovicės u bėheshin lehtėsirat e nevojshme dhe pėrveē rrogės qė merrnin nė Mitrovicė, vazhdonin tė merrnin edhe atė qė kishin marrė nė Shqipėri. Qeverisė Shqiptare iu paraqit lista e nėpunėsave qė nevojiteshin. Me gjithė vullnetin e mirė, mungesa, sidomos nė arsimtarė, mbetej e madhe. Koherent me politikėn irredentiste, Balli Kombėtar interesohej shumė pėr plotėsimin e nevojave, tė Kosovės. Propaganda e Ballit Kombėtar nė kėtė drejtim ishte e vazhdueshme. Nė mes tė nėpunėsave Shqiptarė qė kanė shkuar tė punojnė nė Mitrovicė dallohen Bedri Peja, Rexhep Mitrovica, Vehbi Frashėri, Ago Agaj, Kudret Kokoshi (kryetar gjygji), Eqrem Jegeni (drejtor i financave), Bedri Gjina (drejtor i arsimit), Dr. Kaēulini dhe Dr. Ibrahim Dervishi (nė spital).

    Si prefekt mbeti Ibrahim Lutfiu, nji djal i ri, inteligjent e i zoti, universitar. Nė Mitrovicė bėhet mbledhja e tė gjithė krerėve tė krahinave e qyteteve tė zonės, ku riorganizohet Lidhja Popullore, me Ali Dragėn si prijės, Xhafer Devėn, Bajazit Buletinin, Shaban Mustafėn, Ibrahim Lutfiun dhe Abdyrrahman Jenipazarin, si anėtarė. Ali Draga, si prijės. Xhafer Deva, burrė rreth 40-tave, Gjakovar i vendosun me kohė nė Mitrovicė dhe qė kishte krye Robert Kolegjin Amerikan nė Stamboll, tregtar, i paangazhuar deri atėherė me politikė, kishte influencė tek Gjakovarėt me banim nė Mitrovicė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Kosova mbeti njė bastion i fuqishėm i nacionalizmit shqiptar. Kėshtu do tė mbetet pėrjetėsisht.

  12. #32
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Marinari Lexo Postimin
    Ky eshte nje dokument i CIA-se per bashkepuntoret e fashizmit. Ketu mund t'i lexoni emrat e Xhafer Deves dhe Hasan Dostit.

    RG 263 - D

    Last Name First Names
    Darmopil Josef
    Darnard Joseph
    Daufeldt Hans
    Debrassine Heinz Christel
    Degrelle Leon
    Denuel Mathias
    Deppner Erich
    Deumling Joachim
    Deva Xhaver
    Dickopf Paul
    Dickten Guenter
    Didinger Josef
    Diels Rudolf, Dr.
    Diering Alfred
    Dietrich Heinrich
    Dietrich Werner
    Djujic Momcilo
    Doering Karl
    Doihara Kenji
    Dolezalek Alexander
    Dollman Eugene
    Domes Walter Josef
    Dorn Fritz
    Dorsch Georg
    Dosti Hasan
    Dragonovic Krunoslav Stjepan
    Drexler Oskar
    Dross Armin
    Dukavits Anton
    Dulkeith Bruno
    Duplitzer Emil
    Durcansky Ferdinand

    Ėshtė njė idiotėsi e pashoqe tė citohet kjo listė e pėrpiluar nga amerikanėt, tė cilėt duke mos patur problemin mė tė vogėl, bashkėpunuan me bolshevikėt (ding-dong!) dhe hapin gojėn pėr Hasan Dostin.
    Prektora

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar darwin pėr postimin:

    Maqellarjot (13-05-2014)

  14. #33
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    [IMG][/IMG]






    Nė fotografi mund ti shihni dy burra shqiptarė dhe njė grua tė varur nė litar nga gjermanėt dhe ēetnikėt e Nediēit. Fotografia ėshtė bėrė nė Mitrovicė mė 1944 nė vėndėlindjėn e Xhafer Devės.
    Xhafer Deva, ishte i zėnė dhe nuk kishte kohė ta shiqonte popullin e Kosovės si masakrohėj nga ēetnikėt, sepse duhej ti masakronte vėllėzėrit nė Tiranė.


    Kjo fotografi fletė shumė mė shumė sa sa fjalėt boshe pėr "atdhetarizmin" e Xhafer Devės.

  15. #34
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Marinari Lexo Postimin
    [IMG][/IMG]






    Nė fotografi mund ti shihni dy burra shqiptarė dhe njė grua tė varur nė litar nga gjermanėt dhe ēetnikėt e Nediēit. Fotografia ėshtė bėrė nė Mitrovicė mė 1944 nė vėndėlindjėn e Xhafer Devės.
    Xhafer Deva, ishte i zėnė dhe nuk kishte kohė ta shiqonte popullin e Kosovės si masakrohėj nga ēetnikėt, sepse duhej ti masakronte vėllėzėrit nė Tiranė.


    Kjo fotografi fletė shumė mė shumė sa sa fjalėt boshe pėr "atdhetarizmin" e Xhafer Devės.

    Me fal , por kjo foto nuk flet asgje per Xhafer Deven .

  16. #35
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Nuk do te qudietm fare nese pas nje periudhe jo te gjate do na perdhosen edhe keta heronjet e fundit!
    Kush eshte i mire per ne?Dikund lexoj qe Skenderbeu,ska vlera kombetare,as Isa Boletini jo, e mos ti radhiti tani,mos vet per ne!A thua cila eshte historia jone?
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  17. #36
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Daja Goni i Gjon Marka Gjonit, ka shume te beje kjo fotografi me Xhafer Deven, sepse fatin e ketyre njerzve te varur ne litar nga nediēistet ēetnik dhe gjermanet e paten shume e shume kosovare.

    Historine nuk e shkruajne syleshet, por arkivat!

  18. #37
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    [IMG][/IMG]




    Lartė: Lef Nosi, poshtė ulur nga e majta: Mihal Zallari, Sokrat Dodbiba, Ibrahim Biēaku, Xhafer Deva etj-Tiranė 1944.

  19. #38
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Nuk do te qudietm fare nese pas nje periudhe jo te gjate do na perdhosen edhe keta heronjet e fundit!
    Kush eshte i mire per ne?Dikund lexoj qe Skenderbeu,ska vlera kombetare,as Isa Boletini jo, e mos ti radhiti tani,mos vet per ne!A thua cila eshte historia jone?
    z. e panjohura!

    Parimisht pajtohem me ju. Por, historia nuk i pranon faktet as mish e as peshk! Ajo ka nje kriter: kurre heronjet nuk kane per t'i bere tradhtare dhe kurr tradhtaret nuk ka per t'i bere heronj!

  20. #39
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Nuk do te qudietm fare nese pas nje periudhe jo te gjate do na perdhosen edhe keta heronjet e fundit!
    Kush eshte i mire per ne?Dikund lexoj qe Skenderbeu,ska vlera kombetare,as Isa Boletini jo, e mos ti radhiti tani,mos vet per ne!A thua cila eshte historia jone?

    Jan historianet e forumit keta . I dine gjerat me mire se te gjithe . Ti a po e shef , se jo vetem figuarat kombetare , por edhe njeri tjetrin e shajne e ofendojne deri ne ekstrem .

  21. #40
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Marinari Lexo Postimin
    Daja Goni i Gjon Marka Gjonit, ka shume te beje kjo fotografi me Xhafer Deven, sepse fatin e ketyre njerzve te varur ne litar nga nediēistet ēetnik dhe gjermanet e paten shume e shume kosovare.

    Historine nuk e shkruajne syleshet, por arkivat!

    Historine nuk e shkruajn arkivat , por historianet .

    Fashizmi nuk ishte per ne shqiptaret e Kosoves i keq . Se pakut ishte me i mire se sa thundra serbe . Ne kete kohe fituam disa te drejta te cilat nuk i kishim pase kurre me pare . Per here te pare , shqiptaret e kesaj ane u bene zot ne shtepi te vet .

    E ke veshtire ta kuptosh ?

    Mundohu te mendosh sikur te ishe ne ate periudhe , do ta kesh me leht .

    Mos me thuaj , se ai kalimero yt eshte me i mire se kapidani im !

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •