
Postuar më parë nga
Rugova
("I pyetur se a po ushtrohet presion mbi Izraelin që ta njohë Kosovën, Lieberman ka thënë se vendi i tij “prej vitit 1948 është nën presion prandaj është mësuar me këtë”.
Gjatë vizitës së djeshme në kryeqytetin serb, Lieberman dhe Jeremic kanë nënshkruar një marrëveshje për heqje të vizave mes dy vendeve.)
Edhe njëherë nga këta dy pasusa që solla më lartë:
- një, "se Izraeli është prej vitit 1948 nën presion (që ta njoh shtetin e Palestinës, v.j.), prandaj është mësuar me këtë" presion që po i bën Amerika që ta njoh pavarësinë e Kosovës, gjë të cilën nuk do ta bën...a kuptohet tash mesazhi i diplomatit izraelit nga Beogradi?
- dy; Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Serbisë...?! Pra, kjo është një dhuratë e madhe që Izraeli i ofron regjimit kriminal të Serbisë, dhe disa këtu në forum presin që Izraeli ta njoh pavarësinë e Kosovës...!!
- tre; presidenti palestinez ka qenë në Beograd për hallet e tij politike dhe ushtarake, dhe po të deklaronte se do ta njeh Kosovën shtet të pavarur, serbët do ta kishin përzënë si qenin, por ai nuk është aq i marrë sa mos të dinë se si duhet të sillet në Beograd, ku kanë studjuar dhe studjojnë me mijëra palestinezë, dhe ku me qindra serbe janë të martuara me palestinezët, etj, etj...