Messi: Fitore, edhe nėse nuk jam
Superylli i Barcelonės, Lionel Messi, ka thėnė se skuadra e tij do ta mposhtė Interin qoftė ai nė lojė ose edhe nėse mungon.
Dy skuadrat takohen tė martėn mbrėma nė Camp Nou pėr tė zhvilluar ndeshjen e xhiros sė pestė tė fazės grupore tė Ligės sė Kampionėve, ndėrsa Barcės i nevojitet fitore pėr tė qenė mė pranė kualifikimit nė fazėn e eliminimit direkt.
Argjentinasi u dėmtua nė ndeshjen kundėr Athletic Bilbaos dhe ende nuk ėshtė e sigurt pjesėmarrja e tij nė dy ndeshjet e rėndėsishme tė katalunasve, kundėr Interit (Liga e Kamionėve) dhe kundėr Real Madridit (La Liga).
"Do tė vazhdojmė tutje. Ėshtė fat i keq qė kjo ndodhi tani, sepse unė gjithmonė ėndėrroj tė luaj nė kėto ndeshje tė mėdha. Nėse nuk luaj, nuk ndryshon asgjė, sepse ne jemi njė skuadėr fituese dhe do tė jemi tė suksesshėm".
"Kushdo qoftė nė fushė, tė mos harrojmė se ne jemi Barca dhe kemi skuadėr tė madhe', ka thėnė Messi pėr El Mundo Deportivo.
Krijoni Kontakt