Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Milena Selimi

    Nata e njė gruaje


    Milena SELIMI

    Gjithēka vjen edhe bėhet e pakuptueshme. Komunikimi, seksi, miqėsia, njerzillėku dhe ndjesia. Pėrfundimisht ata, tė gjithė njerėzit jashtė meje (sa do tė doja tė ishin brenda!), janė mėsuar me shprehjen “hajde dru me prč”, pa dallim feje, krahine dhe ideje.
    Dy shalė, minifund – epshndjellės, cicė-dekolte, copė mishi e ngritur, njė vrimė e qullur, edhe natėn e mirė, edhe gjumin e ėmbėl.

    Ato-femrat ndjehen tė sigurta dhe krenare pėr “prenė”, se pre mbetesh, i shkreti burr’, sidoqoftė. Ata-burrat, gjuajtėsit e pėrjetshėm tė asaj gjėje misterioze, qė tė sjell pastaj pushtimin idiot tė vrimės. Dhe kaq. Kaq fare! Kot! Kot fare!

    Sinqerisht nuk e di se ēfarė mė mungon, nuk e di fare. Di qė kam njė shije tė humbur tė diēkaje, qė s’ia gjekam dot as emrin tani pėr tani.
    Por jam e sigurt qė ėshtė e humbur pėrgjithmonė.
    Pėrpiqem tė gjej ndonjė burrė edhe ta idealizoj, ndonjė formė njeriu qė tė mund t’i vesh ca hire tė papara nė jetėn e pėrditshme, ca si pak fisnikėri, apo ndonjė pikėz shpirt, apo pak frymė rebeli (qė tė mos jetė si gjithė tė tjerėt, se ē’u pa pastaj!).
    Qesh me veten qė nuk u rrita kurrė, qė s’arrita tė jetoj nė kėtė botė tė bukur me engjėj dhe djaj, me gėnjeshtra pafund dhe tė vėrteta ēudibėrėse, me shumė shanse pėr tė qenė i lumtur dhe me pak raste pėr ta kuptuar lumturinė.
    Vėrtet, si nuk mėsova kurrė asgjė?
    Tė isha pak mė shumė egosite pėr veten time? E ēuditshme, vėrtet!
    E di ku ėshtė e bukura? E bukura ėshtė se tė gjithė ta fusin, miq, shokė, tė dashur, tė padashur, armiq, femra-kuēka dhe piēkėllonja interesante adoleshente, komshinj, kushėrinj dhe ish-njerėz tė tė shkretit shpirt.

    Mezi i ke futur deri atje, me shkelma dhe zvarritje (sa pėr tė thėnė se edhe aty ke numra, qė tė mbash inventar, kur tė plakesh prej vėrteti), e sapo ua mbyll derėn, nxjerrin kokėn edhe tė pyesin: Pse, kėtu do tė rri, nė shpirt?!
    .................................................. .................................................. .............................
    Jooooooooo, ėshtė e pamundur, le qė mė zihet fryma, por nuk jam mėsuar kėshtu, mė bėn keq pėr lėkurėn dhe pėr flokėt! Po ti rritu, rritu se ke kohė ende!

    Dhe unė i lė tė ikin. Vėrtet, si mund ta mbash tė panjohurin, tė uriturin, bukėshkalėn brenda vetes, njeriun qė s’di si tė vėrtitet nė botėn e madhe dhe, pėr ta mposhtur frikėn e tij, bėn tė kundėrtėn e normales. Si mund ta mbash brenda atė, qė nuk di tė falė pa kushte.
    Ah, po askujt mė asgjė nuk i bėn pėrshtypje. Asgjė. Ēdo anormale ėshtė kthyer nė normale.
    Dhe, nė kėtė kaos tė madh pėshtjellimi, po pyes: A nuk jam edhe unė njė vrimė?
    Pėrse nuk e sheh askush vrimėn time?
    Si duhet ta tregoj qė e kam edhe unė?
    Pastaj qesh dhe mė kujtohet njė mikja ime. Ajo pi qė tė dehet edhe t’u kujtojė burrave se ėshtė njė vrimė e pėrdorshme. Ata vetėm atėherė e shohin dhe qeshin tė nesėrmen me tė, se... se pra, ndodhi ngaqė ishin tė dehur.
    Hahahaha! Tė zinjtė burra! S’kuptojnė kurrė asgjė. Dhe kanė kaq shumė nevojė pėr vrimėn!
    Unė pi dhe s’dehem. Deri mė sot, tė kuptohemi.
    Ēfarė fatkeqėsie! A thua mund tė dehem nesėr?
    Kam humbur pėrgjithmonė njė gjė, por Zoti na ruajtė, ia paskam harruar edhe emrin gjėsė.
    Vėrtet, si e quanin?! Mos ia thonin emrin shpirt, apo ngatėrrohem?!
    ?????????????????????????????????????????????????? ?????????????????????????
    .................................................. .................................................. .................................

    Grua! Tė shoh ēdo mėngjes dimri. E heshtur pret autobusin, ke mbaruar detyrimet e mėngjesit familjar, u ke dhėnė njė tė krehur flokėve dhe pak buzėkuq tė shpejtė pėr tė ndriēuar fytyrėn.
    Pranė vetes ke shtrėnguar dorėn e fėmijės, ėshtė ftohtė dhe ti ia ngroh me frymėn tėnde.
    T’i shoh rrathėt e syve dhe nuk kam guxim tė pyes. Mendoj:
    Po nata, nata jote si ishte?
    Ku ėshtė shpirti yt?
    Ku humbi ajo gruaja e bukur e dikurshme, ajo qė ėndėrronte kaq shumė dhe nuk ngopej sė jetuari?
    Ėshtė mbytur apo ka vdekur?
    Ēfarė ndodhi mbrėmė, ishe vetėm, e lumtur, e braktisur, e dhunuar?
    Ku ėshtė kufiri i fundit?
    Ēfarė do tė bėsh sot pėr veten tėnde?
    Apo njėsoj si dje, si nesėr, njėsoj!

    Artur Rembo thotė se, kur gruaja do tė jetojė pėr vete dhe me veten, ajo do tė bėhet poete. Ndėrsa ti jep shpirt ēdo ditė, u jep frymė tė tjerėve pak nga pak, duke u fikur.

    Brenda njė nate shpirti i gruas shpėrbėhet nė copėza qelizash tė lira, tė cilat udhėtojnė natėn dhe prekin zgjimin ēmendurisht tė brishta.
    Vetėm magjia e natės mund tė shpėrthejė dhe tė shpėrbėjė tė padukshmen e njė gruaje, ato pjesė qė flenė gjatė ditės dhe presin natėn t’i humbė...

    Njė natė me hėnė, diku, asgjė nuk ndodh rastėsisht.

    Shpirti i njė gruaje mund tė vdesė dhe tė ringjallet, tė dashurojė dhe tė urrejė, tė bėjė atė qė do dhe atė qė duhet, tė ēmendet pas tė paekzistueshmes e tė paprekshmes, dhe sėrish t’i rikthehet mėngjesit me njė vetvete tė copėzuar e tė shpėrbėrė...

    I rikethet mėngjesit shpirti, shpėrbėrė nė grimca qelizash tė lira. Kėrkon zgjimin vetvetja dhe pjesėt ēmendurisht tė brishta.

    Njė natė shemb ngrehinėn e shpirtit, e fundos thellėsive, thjesht, qetėsisht, si anijet e mbytura nė rėrėn e fundetit.
    Mund tė dėgjosh edhe zhurmėn e plotė tė fundosjes, ashtu si ndodh edhe fundosja drejt ēastit tė magjishėm, atij ēasti qė vetėm shpirti i njė gruaje mund ta kuptojė dhe ta ndjejė, ta quajė pėrhumbje, ta quajė ėndėrr...

    Njė natė shemb ēastin, pėrhumbjen, ėndrrėn.

    Njė grua mund tė falet brenda njė nate, por ti do tė pyesėsh veten ēfarė ishte, do tė jesh pėrgjysmė pastaj, do tė ndjehesh i zėnė nė grackė, do tė kėrkosh me forcė pėrgjigjen qė tė qetėson, do tė duash ta zotėrosh atė emocion, atė grua.
    Do tė kėmbėmgulėsh tė ndodhė, pastaj do tė kujtosh se je gabuar dhe do tė ikėsh.
    Do tė ēthurėsh rrjetėn ku ke mbetur dhe, pėrunjėsisht, do tė presėsh qė tė ndodhė... edhe njė natė... edhe njė herė tė vetme.
    Do tė kėrkosh pasionin qė ndez shpirtin, mendjen, trupin.
    Do tė qeshėsh me fytyrėn tėnde tė shfytyruar nė pritjen e pėrjetshme.
    Vonė do ta pranosh se ke humbur shansin pėr tė kuptuar tė paktėn njė grua, atė qė dashurove pasi u largove prej saj.


    7 Shtator 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Prekja e dritės

    Prekja e dritės

    Milena Selimi.


    Ekziston gjithmonė njė botė
    tjetėr pėrtej asaj qė sheh,
    jeton dhe kupton: njė botė me
    njerėz dhe qytete tė ndrit
    shėm, tė cilėt brenda njė dite mund tė tė bėjnė tė famshėm ose tė tė zhdukin. Ajo botė ėshtė e ndryshme nga jotja dhe njėherėsh e mistershme, tunduese...

    Ēfarė ndodh atje ku nuk mundem tė jem?

    Kontakti i parė... aeroporti... vendi mė i hapur i tokės... Aty ndėrrohen njėri me tjetrin biznesmenė, politikanė, kryetarė shtetesh, mitet dhe idhujt e njerėzimit, qindra-mijėra njerėz nga i gjithė globi. Njerėzit e tė gjitha shteteve, racave, profesioneve, pėrherė tė nxituar nė atė kalim tė pėrditshėm njėri nga tjetri. Erėrat mė tė forta tė planetit Tokė pėrplasen aty, ikjet, ardhjet, pritjet, pėrcjelljet.
    Ėshtė ora 18:30. Muaji dhjetor. Mė duhet tė lė kontinentin amerikan pėrtej oqeanit. Udhėtoj drejt Milanos. Ndalesa e fundit ėshtė Tirana. Afrohet mbrėmja. Ka shumė gjallėri rreth meje, shumė jetė qė lėviz e gjitha nė kahje tė ndryshme, Azi, Afrikė, Europė. Shumė fluturime drejt hapėsirės qiellore pėr tė mbėrritur diku, pėr tė prekur tė panjohurėn, ose mė thjesht akoma, pėr tė shkuar nė shtėpi... atje ku gjithmonė ke njė vend, tė presin dhe tė duan. Edhe unė si ata pres tė afrohem... edhe pak minuta kanė mbetur nga fluturimi.

    Aeroporti ėshtė vendi ku gjithmonė fluturon diēka dhe ti nuk mundesh ta kthesh...

    sepse nė fluturimin e kthimit ai do tė jetė tjetėr gjė... dhe ti do ta takosh ndryshe...
    Nė sallėn e pritjes sė njė aeroporti ndihet zhurma, ritmi, mikrofonėt mbi kokė pėrcjellin thatė dhe ftohtė zėrin automatik si zėri i ndonjė fati robot: Aeroplani pėr Paris, Toronto, Londėr... niset pas pesė minutash.
    Dhe ngrihen grupe udhėtarėsh fundosur nė fjalė e vėshtrime tė fundit, nxitojnė me bagazhin e dorės si tė ndėshkuar drejt hapėsirės sė qiellit tė zbrazėt. Gjithė planeti Tokė tė ngjan me njė aeroport, i hapur pėr tė gjitha erėrat, ku ēdo udhėtar pas lajmėrimit fluturon pėrgjithmonė.
    Jam nisur. Toka ėshtė zhdukur nė tė qindtėn e sekondės, sa hap e mbyll sytė. Jam mes resh dhe oqeanit. Nė dritaren e avionit janė mbledhur disa thėrrmija akulli, mė ngjajnė paksa me qelqet e thyera tė njė kaleidoskopi qė ndėrrojnė ngjyrat sa herė rrotullohen. Po fluturojmė nė lartėsinė 12 mijė metra, ėshtė koha mė se e pėrshtatshme pėr tė qėndruar me veten. Pasagjerėt flenė, disa shohin televizor, tė tjerė panikmėdhenj zbrazin njėra pas tjetrės shishet e verės sė kuqe ose tė bardhė. Kėtu nuk ka preferencė, mjaft tė jesh nė gjendje tė kontrollosh frikėn e lartėsisė.
    Ndihem shumė mirė dhe ēuditshėm njėherėsh, nuk kam mundur asnjėherė t’i kem kaq pranė retė dhe qiellin. Sapo zbardhėn yjet. Njė natė dimri qė arrin t’i shkėpusė nga qielli pėr t’i sjellė nė dritaren e thėrrmuar nga copėzat e akullta qė vazhdojnė tė ngrijnė. Ėshtė njė rrugė pa fund, por qė tė sjell qetėsi. I jam falur pushtetit tė lartėsisė, fluturimit, natės. Nuk mė mungojnė njerėz, sende, ngjarje. Janė me mua. Jam pjesė e hapėsirės dhe hapėsira ėshtė imja. Ėshtė njė situatė qė mė ēon drejt paqes.
    Dritat e kuqe nė hartėn pėrballė meje njoftojnė vendndodhjen e fluturimit. Edhe pak, shumė pak do tė jem pjesė e njė kufiri tė ēuditshėm tė dritės dhe errėsirės. Kohėt do tė ndryshojnė shumė shpejt dhe unė po pres tė ndodhė fenomeni natyror i mrekullueshėm. Kam dėgjuar shumė, por nuk kam patur fatin tė jem pjesė e tij. Nė lartėsinė qiellore ndihem e plotė, e pushtetshme, pranė kohės sė paemėr. Nuk e di ēfarė do tė ndodhė, por kam njė moment harrese ndaj asaj qė ndodh pėrtej kėtij fluturimi, nė tokė, te njerėzit, ngjarjet, sendet e atjeshme. Sa tė largėt tė gjithė, sa tė vegjėl nė gjithė sa duan, ēfarė duan dhe sa arrijnė tė kenė. Kėtu nuk kam as tė shkuar, as tė ardhme, nuk dua tė ngacmoj asnjė ėndėrr, ky moment ka reflektimin brenda vetes. Jam nė lartėsinė e ėndėrruar, krejtėsisht e gatshme pėr ndėrrimin e kohėve. Orėt po afrohen dhe unė jam pranė agimit.

    Dy agime pėrgjatė 24 orėve...

    Njė sekondė apo njė minutė, unė nuk mundem ta llogaris kėtė, mė sjell agimin, ndėrsa nga ana tjetėr shoh ende qiellin dhe errėsirėn.
    Atėherė bėhem e vetėdijshme se qenkan kaq pranė njėra-tjetrės drita dhe errėsira, mund tė ndodhė t’i fitosh tė dyja nė tė njėjtėn kohė. Ėshtė agimi i dytė brenda 24 orėve tė njė ditė-nate.
    Ėshtė diēka qė ngjan me njė prerje tė artė pėr tė treguar fundin dhe fillimin, ndėrsa ėshtė njė vazhdimėsi nė hapėsirė, asgjė e jashtėzakonshme, vetėm njė kohė e llogaritur sipas meridianit qė zbulon ēastin dhe ta ofron me shumė thjeshtėsi.
    Ndihem irreale nga gjithė sa shoh rreth meje. Nuk e kuptoj si mund tė flenė tė tjerėt nė kėtė ndėrrim kohe, si ia lejojnė vetes tė jenė jashtė ēudisė sė momentit nė kėtė fluturim Nju Jork - Milano.
    Fasha e parė e dritės ngulmon tė shkrijė thėrrmijat e akullta nė dritaren time. I shoh si bien pak nga pak. Tani po ndjek ngjyrat qė reflektohen nga pėrthyerja e dritės, njė fashė portokalli, njė e verdhė, pastaj blu, lejla, e kuqe...
    Mė pėlqen qė po gjej ende fenomene qė mė ēudisin. Po jetoj prekjen e dritės.

    Dimension

    Rrugė qė ecin tė gjitha pa gjetur pikat e takimit. Rrugė paralele, tė kundėrta, simetrike, herė-herė trajta tė paforma, pa fillime dhe funde ēudisin vetė dimensionin. Ku kanė shkuar rregullsitė? Ka mbetur vetėm hapėsira pa kahje, qė thėrret dėshpėrimisht ndėrtimin. A mund tė ndėrtohet hapėsira, a mund tė gjendet nė kėtė formacion tė patrajtėzuar liria? Apo kjo ėshtė liria, paforma, parregulli, pakahja? E di se ekzistojnė kaq shumė njerėz qė tundohen nga kjo formė e patrajtėzuar, di se jo rrallė e kėrkojnė t’u ndodhė, ashtu si edhe kanė frikė ta kenė. Ēfarė ka pas qiellit, mė pyetėn dje... “Ėndrra” thashė me vete.
    Janė humbur rrugėt. Ka vetėm hapėsira tė pajetuara.



    21 Shtator 2009

    Asgjė e re nė kėtė botė


    Ndonjėherė mjaftojnė rrugėt pėr tė mė ēuar ku dua, herė tjetėr mė ngatėrrojnė edhe zbres sipas rastit, ose fatit nė ndonjė stacion tė humbur, e shpesh - shumė shpesh, nuk mė mjaftojnė.
    Janė tepėr tė ngushta pėr kureshtjen time.
    Kam parė njė mėngjes tė shtune njė mace qė ishte shtrirė nė mes tė rrugės e pajetė, mendoj se nga kurioziteti i kishte ndodhur. Pėr tė parė ēfarė ndodhte nė skajin tjetėr tė udhės. Dhe kurioziteti nuk pyet kush je, i vret edhe kafshėt si njerėzit ndonjėherė. Janė gjėra tė jetės, ndodhin, nuk i ndalon dot.


    21 Shtator 2009

    ALBANIA
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •