Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 500
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poezi nga Diabolis

    vjersha;

    Faleminderit!

    Mirėardhshi e mirėshkofshi.

    SI NJĖ BUZĖQESHJE E ARTĖ VRESHTARĖSH

    Kėto vargje tė harruara mbetur
    Si nė qilar tė errėt vera e vjetėr,
    Mes pluhurit tė viteve janė kredhur,
    Sikur nė botė s'ka njerėz tė etur.

    Pėr miq tė rrallė disa vargje tė gjetur,
    Si njė gotė kristal me brusko tė kthjellėt
    Nė buzėt e Bukuroshes sė Fjetur,
    Qė mė e mahnitur se kurrė ka mbetur.

    Janė natyralė, vargje tė zgjedhur,
    Si mushti qė rrjedh prej hardhisė sė gjelbėr,
    Kokėrr pas kokrre nga veshuli i pjekur,
    Nėn kėmbėt e bardha tė vajzave tretur.

    Shpresoj, kėta vargje larg njerėzve fshehur,
    Si njė buzėqeshje e artė vreshtarėsh,
    Qė tė afrohet brengėn pėr tė tė hequr,
    Njė zjarr nė shpirt e mendje tė lenė ndezur.

    Mund tė mos ketė asgjė pėr t'u magjepsur,
    Nė qofshin uthull, tė ėmbėl a tė turbullt,
    I shijoni si verėn nga pak e me tė gjerbur:
    Ribleron hardhia gjuhė pėr tė regjur.

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thuaj diēka

    THUAJ DIĒKA

    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Ėshtė lindja e Diellit nė agim,
    Puhia e freskėt nė zhegun e verės,
    Burbuqja e ēelur e mollės,
    Filizi i bimės qė po del,
    Poleni i zambakut mbi liqen.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Fillimi i njė pune tė mirė,
    Magjia e vezės kur ēel,
    Shkroftima e kalit nė nisje,
    Shkėlqimi i vesės nė zabel,
    Njė pikėz shi e rrebeshit qė vjen.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Tunduese si buzėqeshja e parė,
    Premtim pėrherė i porsathėnė,
    Flakėz e artė nė zemėr rėnė,
    Puthje qiellore pėrgjysėm e lėnė,
    Miratim nė heshtje i fajtorit tė pazėnė.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    Ėndėrr e prishur nga rregulli i lojės,
    Mur ndarės tashmė i rėnė,
    Oaz i freskėt mes rėrės,
    Femėr hirplotė nė dritare,
    Degėz ulliri nėn Hėnė.
    E Hėna, e Hėna, e Hėna,
    E Hėnė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    D.D!
    Ore mik mirė se erdhe dhe tė lumtė!
    Me dashuri
    A.D.

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SKILE E VJETĖR

    Ja pra, s’u largua mėrzia,
    Kjo skile e vjetėr e natės,
    Veē shtohet nė ballė si rrudha,
    Dhe hunj ngul nė gardhin e jetės.

    E ndoqa pėrnatė ku munda,
    Si qeni mes arės me thekėr,
    Derisa njė mbrėmje pėrhumba,
    E kotesha pranė zjarrit si qėnie tjetėr.

    S’mė bėhet tė tremb mė mėrzinė,
    I shtyrė prej zakonit tė vjetėr,
    Por keq mė vjen pėr rininė,
    Kaluar duke ndjekur njė dhelpėr.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Shume e bukur poezia "Thuaj dicka" .
    Thx D D , per kenaqesine qe na dhe.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Largim

    Unė ika,
    E dera kėrciti thatė mbas meje,
    Mendimet mė ndoqėn rrėmbyeshėm
    Si vrundulla ere.
    Gjithkund nėpėr dhomė
    Mbetėn ca fjalė tė zakonshme mesdite,
    Pėr jetėn, pėr vdekjen,
    Pėr mishin, pėr shpirtin.
    Ngrinė lėvizjet,
    Si gjymtyrėt e njė lodre tė ē'kurdisur,
    E pluhuri i harresės mbi t'o,
    Shtroi dy gisht.
    Nė rrjeta vdekjeprurėse
    Pėrpėliten mė kot ca kujtime.
    Unė ika,
    E mora ē'munda me vete,
    Mbeti vetėm njė kalė i drunjtė
    Dhe mrekullia e njė komete.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mos!!!
    Mos u vetkrahaso me kalin e drunjtė!!!!!!!!!!
    TĖ LUTEM!
    Ti je qėndistar nė varg e mendim, pse hallakatesh me emėrtime "kali i drunjtė"?.......
    Tė merr keqen ai "kali" ty dhe ajo " dhelpra"...Se ti je KALORĖS nė poezi

    Me dashuri Agim

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poetėve

    Po ē'patėn me Atdheun tim perėnditė,
    Nė vend tė shiut derdhėn poezitė,
    Dhe nuk lėshuan rrufe e shkreptima,
    Por mė tė fuqishmet vargje dhe rima.

    Mos vallė qė kėtij trupi tė robtuar,
    Njė shpirt bujar fisnik pėr ti mblatuar;
    Pse ndryshe do tė ishte a s'mė thoni,
    A s'janė poetė gjithė sa nderoni.

    Atdhe i dashur, madhėshtor mes qiejsh,
    Me fjalė pamtarėsh bukurosh ngrihesh;
    Nderim pėr ta, tė gjallė e vdektarė,
    Tė zemėrzjarrtit tė pavdekshėm farkėtarė.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    DD.... Urime.
    Sidomos poezia e pare ne stil e ne gjetje e ne ndjeshmeri me ka pelqyer sa nuk thuhet.
    Sinqerisht macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    GJUMI

    M'u tulat gjumi,
    Prej halleve nė jetė,
    Si zogu nėn gjeth,
    Prej skifterit tė frikshėm tek retė.

    M'u ēakėrdis gjumi,
    Prej halleve nė jetė,
    Si zogu kur brof fluturimin,
    Pasi skifteri u bė njė pikė e vogėl tek retė.

  11. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Arktika

    (ose njė film vizatimor i pambaruar)

    Njė rreze Dielli pėrthyhet nė dritare,
    Kalon lehtas tylin,
    Dhe step nė ēast.
    Nė krevat shtrirė mes ėndrrash
    Njė vajzė lozonjare,
    Me flokėt derdhur pa tė keq
    Mbi nėnkresėn e bardhė
    Plot zemra tė qėndisura.
    Tė shohė pėr nga afėr
    Zbret rrezja me ngadalė,
    Dy hapa rri larg shtratit
    Vajzėn e kundron.

    Ē'bukuri e rrallė!
    Mė e bukur se ēdo det,
    Mė e bukur se ēdo mal,
    Faqet fusha tulipanėsh
    Ngjyra shumė si nė Maj.
    Vetullat harqe ylberėsh,
    Kryeneēe, gjysma janė,
    Sa shumė ndrisin kėsaj here
    Dritėza thyer mbi kristal.

    Rrezja u hutua,
    Padashur u ul mbi shtrat,
    Dora e saj e nxituar
    Mbi kėmbė tė vajzės ra.
    Asnjėra nuk lėvizi,
    Njė ēast,
    Dy,
    Pastaj rrezja dorėn zgjat,
    Nė bel,
    nė gjoks,
    nė sy.
    Hidhet e pėrdridhet,
    Atė trup tė njomė konturon,
    Ndėrsa hijet zhduken tutje.
    Vrulltas, me zjarr,
    Rrezja i puth ato buzė,
    Ato buzė si dyert e parajsės
    Qė paksa tė hapura,
    Atė kėrkojnė tė pėrpijnė.
    Vajzės i doli gjumi,
    Rrezja u trondit
    Ndaj mbas flokėve tė saj pėrgjon.

    Yjet e syve tė vajzės
    Kaltėrsi,
    Drita qė buron prej tyre
    Dashuri.

    Ja, vajza ēohet ngadalė,
    Kėmisha e hollė e natės asgjė si mbulon.
    Rrezja i lėmon qafėn
    Tė hollė,
    tė bardhė,
    Si mjelmės nė liqen;
    Lėkurėn e butė pėrshkon,
    Gjithė trupin e lakuriqtė...
    oh jo,
    ...Vajza me mėndafsh mbulon.
    Rrezja pėrkėdhelet,
    Vajza nuk ka nge
    Do lajė sytė e bukur
    Qė i mban pėrdhe.
    Rrezja ndien tė mpaket
    Tutje nė qiell tė flaket,
    Por me bisht tė syrit
    Ah, dinakja e vogėl
    Dhomėn e pėrgjon.
    Ja ulet doreza,
    Dera hapet ngadalė
    Pantoflat e vajzės ecin valė-valė.
    Dy duar lirojnė rripin,
    Dy duar heqin rrobėn e trashė,
    Dy duar hapin dritaren kanat mė kanat.
    Rrezja mė s'duron,
    Zbret poshtė me farfuri,
    Tok me vajzėn fugon,
    Njė herė,
    dy herė,
    tri.
    Rrezes i merret mendja,
    Rrezja bie pafuqi,
    Sytė i mbetėn nė pasqyrė,
    Aty i shfaqet e njėjta fytyrė,
    Tė njėjtėt flokė,
    Tė njėjtėt sy akull tė ftohtė.
    Vajza merr rrobat e vishet pa zė.
    Rrezja drithėron,
    Vajza me sandale tė bardha,
    Me kėmbė tė lehtė,
    Keqas shkel mbi rrezen,
    Rrezja duron e qetė.
    Vajza del nga dhoma
    Rrezja turavrap,
    Hidhet lart nė qiell,
    Me sy rrugėn mat.

    Mė nė fund,
    Lulet u ēelėn si buzėt,
    Qershitė u tundėn si busti i saj,
    Nė njė hap u lėkundėn degėt,
    Flladi u pėrzie me flokėt,
    Gjethet nė njė kor madhėshtor
    Melodinė e zemrės po i mbajnė.

    Po sytė?
    Ah sytė. Tė vrenjtur,
    Tė nxirrė,
    Tė pajetė.
    Rrezja ndahet mė dysh,
    Zbret tek tė dy,
    Ajo ndrin e lumtur si asnjė nė botė,
    Asaj ēdo gjė tjetėr i duket e kotė,
    Atė...
    Atė dy xhama syzesh e flakėrijnė,
    Nė kollotumba maramėndėse
    Drejt nė njė makinė
    Dhe prej andej,
    Oheeej...
    Larg nė qiej.
    Dielli dobėt ndrin mbasdite,
    Kur vajza kthehet nė shtėpi.
    Rrezja me zor mbledh pak fuqi,
    E ligur, e zbehtė,
    Te vajza tė shkojė pėrsėri.
    U nis,
    E gjeti planetin,
    Kontinentin, shtetin,
    Qytetin, shtėpinė.
    Kohė tė mendohej s'kishte
    Zgjati kokėn nė dritare,
    Prej aty u hodh nė ujin e njė vaske,
    (Aty u dobėsua fare),
    Me zor tė madh kėrceu nė pasqyrė
    Pastaj ku tė shkonte,
    Matanė derės sė vajzės asgjė nuk premtonte.
    Kaloi ashtu e pashpresė
    Te njė togėz rripi qė ju bė mendeshė,
    Por kaq.
    Vajza shtrirė shfletonte njė revistė.
    Mė nė fund zėri shpėtimtar:
    "Arktika uji ėshtė gati xhan".
    Vajza u ngrit dhe sytė iu pėrndritėn,
    Se rrezja prej togzės aty flatroi,
    Pa zhurmė e bujė,
    E qetė aty pushoi.

    Uf ē'vapė e tmerrshme sot,
    Trupi i vajzės nė ujė rri kot,
    Nė perėndim Dielli i kuq shkau
    si njė lot.

  12. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    O ZOT MĖ FAL MĖKATET

    Pėr kohėn qė ju flas, i vogėl fshati ishte
    Po nė tė katėr anėt ngihej nga njė kishė,
    Ndėrsa shtėpia e priftit ndodhej mes lajthish;
    Sot po ju them njė zakon qė prifti kishte.

    I sigurt qė nga dritarja e shihinin veē lajthi
    Kanatat mbante hapur dhe lahej si kėrthi,
    Mbi kaden ku nė Shtator hidhte kosha me rrush,
    E kėshtu ditėn e kalonte duke bėrė dush.

    Rreth shtėpisė sė tij kullosnin ca manare,
    Mes tyre ishin dhe dy vajza lozonjare,
    Qė faqja pėr asgjė nuk ju skuqej fare,
    As tek shihnin lakuriq atė krijesė fetare.

    Tek fėrkohej prifti nė kade pa brekė,
    Priftėreshėn vendosi tė kėnaqte pėr drekė
    Por druante pėr kėtė me u rrekė,
    Se ndjenja pėr gruan i kishte vdekė.

    Megjithatė e zuri nė kade e plasi,
    Derisa ajo u largua nga marazi,
    Se pėr fat tė keq i shoqi nuk e kėnaqi,
    E tha ca fjalė tė rėnda qė si kap lapsi.

    Gollomesh mbi kade i mbeti nė dorė,
    Tund njė herė, dy herė porsi njė kėmborė
    Derisa nga dritarja tė bardhė dėborė,
    Zoti i dėrgoi tė zhveshur dy milorė.

    Dy vajzat me fytyrat e zėna me ēember,
    Qė gjėndjen e priftit ndryshuan menjėherė,
    Por ky turfulloi si kur skopitet njė derr,
    E thirri e shfryu i tmerruar: yt sikter.

    Vrapoi priftėresha me fustanin e ri,
    Sytė shpejt i vajtėn tek ajo mrekulli,
    E mos mė pyesni kėtė se nga e di,
    Nė kade mbi priftin mjeran u zhyt pėrsėri.

    Atė ditė vajzat nuk rendėn mė pas dhenve,
    Me bishtat e syve shėnjė u bėnė djemve,
    Por vetėm kaq se ndryshe prej tė mėdhenjve,
    Vetėm ujin mund t'u shtonin pėrrenjve.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    miremengjes

    pjesa e pare e "arktikes" eshte kaq e ndjere dhe sensuale.flirti te ben te dridhesh.flirt me nje rreze. une kam bere flirt me shiun.
    nje here tjeter mund te te them artistikisht si me duket, tani po mbaj vesh fluturzat ne fund te barkut...
    DD jemi ne te njejtat frekuenca deliri.

  14. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Qindarka e fundit

    E prish qindarkėn e fundit,
    E prish pa e marrė akoma,
    E prish se dashuroj shumė,
    E prish qindarkėn e fundit
    Qė dikujt ti hyjė nė punė.
    E prish qindarkėn e fundit njėlloj,
    Tė hėnė,
    Tė martė,
    Tė shtunė.
    E prish qindarkėn e fundit,
    Ndaj tani po kruaj xhepat
    E s’pi dot njė birrė me shkumė.

  15. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SHPIRTI REBEL

    Tėposhtė gjėrat shpesh marrin rrokullimė,
    Dhe atėhere s'dimė:
    Ti ngrejmė lart,
    A duarkryq tė rrimė.
    Sizifi na fanepset me gurin qė mbart,
    Herė zhurmshėm rrėzuar poshtė,
    Herė nga maja njė hap larg.
    Sizif, i dėnuar je, vazhdo,
    Unė pėr vete di tė them dhe Jo!.

  16. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Martesore

    Kur prifti nė kishė psallte:
    Nė tė mirė e nė tė keq,
    Nė tė mirė - thesha me mendje,-
    Pėrndryshe tė gjitha nė dreq.

    Mė dukej fare pakuptim,
    Nėse do vinte qameti,
    Asnjė unazė nuk sjell bashkim,
    Kush vdiq vdiq, kush mbeti mbeti.

    Qėnkėsha gabuar rėndė,
    Kisha harruar netėt e nxehta,
    Dimrin me akullin ndėr kėmbė,
    S'ti thonė nė altar tė fshehtat.

    Dita qė isha nė altar,
    Rreshtohet nė tė mirat,
    Nuk jam as kundra, as fetar,
    Por nė tė keq janė tė tjerat.

  17. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    LETĖR

    O mikja ime qė je larg!
    Nė mė do tė tė jem pranė
    Njė letėr shpejt m'a shkruaj,
    Por mos e gris mos e bėj copė
    Se kėshtu dhe unė do vuaj.
    Nė papritur a kushedi
    Me mua je dashuruar,
    Dėrgomė qė larg njė puthje malli
    Tė dy pėr tu ē'malluar.
    Nė u takofshim ndonjė ditė
    Asgjė s'do ketė ndryshuar,
    Do takohemi si dy qė ishin larg
    Fort ti shtrėngojmė duart.
    Nė paē diēka pėr tė mė thėnė
    Me zė tė lartė e thuaj,
    Po s'pate mundėsi o mike e mirė,
    Atė nėpėr dhėmbė e bluaj.
    Nėse pėr asgjė s'do kesh fuqi
    Mbyll sytė e lodhur fli,
    Nė ėndėrr do mė kesh mė afėr se e vėrteta,
    Mirardhsh e mirtėgjetsha!
    Sado tė jesh e zemėruar
    Kėto vargje mbaji mend,
    Mbase sot s'ke njeri pėr tė kujtuar
    Por nesėr mbase do kesh kėnd.

  18. #18
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o c'me kenaq ti mua ore, je kaq shpirt-lirik.
    Vjen shkruan gjysmen e dhimbjes dhe vargun e plote e iken sikur nuk erdhe.
    kjo poezia e letres dhe e se dashures me mbushi, m'u be se dikush kujton nje arsye per te shkruar, qofte edhe nje leter malli, ose qe te mund te flere qe te prese ardhjen tende ne nje enderr te larget. Oh c'te them je i mrekullueshem . Te perqaf shume!!! Macia, si ne dashuri!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  19. #19
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    desha te te them , po me dashuri, ne vargun e thyer je shume me i mire se ne ate me rime (ab, ab) Nuk e di po ne ate me rime te hyn shume prozaizmi ne hise.
    Ti kam thene me dasuri te gjitha c'te thashe. Me mall i pres vargjet e tjera..sido qe te jene te siguroji qe i lexoji me endje. Ndersa ato vargjet e thyera i pij me fund e dehem embelsisht mallerisht. Macia, si ne dashuri akoma!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  20. #20
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Gjemia

    Je e gjallė, je me jetė,
    Gjemi nė detin e qetė;
    Deti gjoja sheh nga retė,
    Vetėm ngjitur tė tė ketė.

    Gjithė kjo njė relativitet,
    Qė gjė prej gjėje nuk i ngjet,
    Po ti gjendet dhe njė bregdet,
    Tė gjėmojnė vetė i tretė.

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Natori i persiatjeve
    Nga Diabolis nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 13:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •