Poezi nga Diabolis

Tema: Poezi nga Diabolis

  1. Diabolis said:

    Mendimet varr

    Pak pemė, njė mur rrethues
    Dhe shumė varre,
    Vend i qetė i heshtur fare.

    Njė derė e hapur
    Rrugica tė shkreta
    Njė vend i vjetėr sa jeta.

    Vėnd i pėrshtatshėm
    Qė gjithkush tė qajė
    Varrezat e qytetit diku nė skaj.

    Tė duket se varret
    Tė kapin pas dore;
    Nganjėherė nė ėndrra mortore.

    Tė vjen tė qarėt
    Sytė tmerr dhe gjak,
    Tė duket se jeta kaq e pat.

    Ndaj i urrej mendimet varr
    Qė jeta ka rreth saj
    E atė vetė pėrlajnė.

    Pa mure dhe derė
    Ato dalin kot mė kot
    Sa zemra nga vendi tė lot.

    Si vrima tė zeza nė gjithėsi
    Prej nesh thithin begati
    Sa keq qė kjo ndodh gjithsesi.
     
  2. Maska e MI CORAZON

    MI CORAZON said:
    Ka tornejdo natyrore
    plot shkatrrime e rrafshime,
    ma e tmerrshme kjo shpirtrorja
    qe s'ban za , sjell veē lotime.
    Keshtu pra, DD " Dhė grejt"
    qe s'ke shok ne poezi,
    me te qeshur e me vaj
    ke hyre thelle ne shpirtin tim.
     
  3. Diabolis said:

    Inati im

    Si njė buzė ushtari
    I tharė nga thėllimi i kohės
    I plasur, i ēarė.

    Buzėēari im,
    Nuk qeshėn dot,
    Ka ēehre tė vrarė.

    Marrashin tim
    Tė lyer me vazelinė
    E shoh tė zbutur.

    Inati im,
    Mjerani im,
    I popullit tim.
     
  4. Diabolis said:

    Pėrmendore

    Diktatorė,
    Rebelė,
    Ju qė vdekjen kini mbjellė.
    Katilė,
    kriminelė,
    Shėrbyes tė morgut nė botėn mbarė.
    Gjakpirės,
    Mizorė,
    Ju qė ndėrtoni tė ferrit derė.
    Gjithėvrerė,
    Tė mjerė,
    Njerėzimi nė plehrishte
    Pėrmendoren do tju ngrerė.
     
  5. Diabolis said:

    Nga mėngjezi nė mbrėmje

    Agimi njė foshnjė e porsalindur
    Qė akoma nuk i ka ardhur shikimi
    Leonės ditė i nduk sisėn i uritur
    E prej saj del vetėm njė diell gėzimi.

    Muzgu i verbėr ecėn ngadalė
    Me sytė veshur me mjegull tė zezė
    Mbahet pėrkrahu tek nata kurrizdalė
    Qė rininė ia mori e se le tė vdesė.
     
  6. Diabolis said:

    Moulin Rouge

    Sikur tė isha nė Mulin Ruzhė
    Ajo pėr mua luan Kan-Kan.
    E ngre lart fustanin kuqan
    Mė tregon breēkat ē'ngjyrė kanė.

    Shpejt, unė shishen ngre dhe dehem,
    Dhe shėmbėllim mbas shėmbėllimi
    Emra vajzash nis nga numurimi
    Sa sytė mė erren dhe jepem.

    Por gjyqi mė bėhet nė mėngjes
    Se ajo nis mė pyet njė pėr njė,
    Tashmė esėll i pėrgjigjem : Ė?
    Duke ngrėnė omeletėn me vezė.

    Po ja, Flutura e Blertė e Detit,
    Princesha e Kuqe e Prerive,
    Lulja e Zezė e Lartėsive.
    Janė kuaj nė garat e vrapimit.

    Mos u sill me mua kaq e sertė
    Se Trėndafili i Bardhė i Qiellit
    Manushaqja e Verdhė e Prillit
    Janė pėllumba gare tė shtrenjtė.

    Kush ėshtė Tulipani Kaltrosh?
    Se kur u puthėm buzė me buzė
    Mė the Diamant si Lot Rozė
    Apo dhe kėtė s'do ta besosh?

    Sa fshij buzėt dinake vesh mė vesh,
    I shikoj varsen me emrin nė qafė
    Dhe i sigurt se s'kam si tė bėj gafė,
    Tė dashuroj o (. . .) i them e qesh.
     
  7. Maska e MI CORAZON

    MI CORAZON said:
    Where does a thought go when it's forgotten?
     
  8. Diabolis said:

    Nė njė arė me grurė

    Nė zemėr tė zemrės sė zemrės time thellė
    Kam hyrė e po korr ē'dashuri kam mbjellė.
    Me drapėr nė dorė, me mesin pėrkulur
    Kėputen kalliqepallat e syve tė bukur.

    Nėn freskun e natės e bėj duaj duaj,
    Dashurinė time qė e shi dhe e bluaj,
    Ta ze brumė nė magje ta pjek ta bėj bukė;
    Djepe thurr me kashtė, hyje ndrit me bykė.

    Zemrės tė zemrės time i lidh mu nė ballė
    Lulekuqe pėr vajzė, njė kalli pėr djalė,
    Me vesėn e mėngjesit dhe me lule bore
    Njė gjerdan i var tokės sime pjellore.

    Se jam djalė fshatar se jam bir Shqiptari
    Me dashurinė time sillem pėrsėmbari,
    Jam bekuar me bereqet dhe begati,
    Dhe flokėt e shprishur kam kurorė mbreti.

    Me pamje leoneshe me qeshėn moj e grunjtė
    Kur fut plorin ēelik, parmėndėn e drunjtė
    Po jeta brez pas brezi kėshtu ka vazhduar
    Zemrėn e zemrės sė zemrės duke lėruar.
     
  9. Diabolis said:

    Depresion

    Jam aq afėr vdekjes
    Sa njė kėlysh i porsapjellė
    Futur nė gropėn e thellė
    Qė angullin zėkėputur
    Dhe lutet qė botėn ta shohė njėherė.
    Symbyllur, i dobėt, pa ndihmė;
    Ndėrsa dheu bie mbi kurriz
    Klithma e fundit tė pashpresė
    Mbyllet nėntokė.
    Sipėr dora e fatit tundet me politesė.
     
  10. Diabolis said:

    Fati i kaut plak

    Si qetė fushės sė Korēės mprehur nė qerret
    E ngarkuara me jonxhė e bar nė brigjet
    E mesditave verore pranė Devoll ujpakut
    Kėshtu mė ngjan vetja sot mua plakut.

    Mullarė me vargje tėrheq e mbaj mbi shpinė
    Ēapitem dhe pėrtyp ndėr dhėmbė poezinė,
    E le tė mė ēpojnė ēapkėnė e vogėlushė,
    Qė marrin hostenin mė parė kush e kush.

    Por unė s'bėzaj veē ec kur jam i ngarkuar,
    Le qė dhe mė mbajnė pėr ka tė duruar,
    Kam vite me radhė qė rri nėn kėtė zgjedhė;
    Hajssssss, hajs Yllo, o kur do tė na hedhė.

    I troshit kur s'kam ngarkesė ēapkėnėt nga pak
    Shfry flegrat, skuq sytė, vrapoj si zėmėrak,
    Ndonjė rrotė e shkas baltrave nė kanal,
    Shtyje, hopa pendar, tė shohim do dalė?

    Por kurrė njeriu s'njohu tė mirat e njė kau
    Nė dimėr me vare kokės, me thikė e ēau,
    Edhe pse kaut si jep jonxhė por kashtė,
    Ja rrjep krejt lėkurėn, brirėt ja flak jashtė.

    Ja qė brirėt bėhen gdhėndje artistike
    I blejnė prej Europe dhe prej Amerike,
    Tė rritur vogėlushat nė burra dhe gra
    Por pa dashur mbajnė ē'mbeti nga njė ka.