Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kuvendi: Ligj per barazine gjinore ne Shqiperi

    Nga Rexhep Meidani
    Marrė nga Gazeta Shekulli

    Mė 17 qershor 2008, Parlamenti shqiptar votoi ligjin e ri (Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė, ligji nr. 10019, datė 29.12.2008) mbi barazinė gjinore, nėpėrmjet tė cilit pretendohej tė institucionalizohej njė pėrqindje prej 30% e pėrfaqėsimit tė grave nė trupat legjislativė, ekzekutivė dhe juridikė.

    Por, siē do ta analizojmė mė poshtė, me hilen nė Kodin Zgjedhor, ky pėrfaqėsim, pas zgjedhjeve 2009, ndryshe nga ai i pritshmi prej afro 30% ,ka arritur vetėm nė vlerėn e rreth 16%-shit.

    Dhe jo vetėm kaq! Shihni kompozimin e kabinetit tė ri qeveritar me 16 persona, nga tė cilėt vetėm njė anėtare kabineti ėshtė femėr, tregon se jo 30%, por 6% ėshtė rezultati konkret shqiptar! Dhe, megjithatė, ēdo gjė kalohet paturpėsisht me lehtėsinė mė tė madhe! Nga shoqėria civile, por dhe vetė gratė votuese apo pjesėmarrėse aktive nė politikė!...

    Faktorė negativė e kufizues

    Faktorėt e ndryshėm qė lidhen me pjesėmarrjen e gruas nė politikė, mund tė grupohen nė faktorė kulturorė dhe ata institucionalė. Faktorėt kulturorė janė mė fondamentalė, ndėrkohė qė ata institucionalė mund tė ndryshohen mė me lehtėsi.

    Pėrgjithėsisht, rruga mė efektive nė reduktimin e vėshtirėsive dhe barrierave ndaj pjesėmarrjes sė gruas nė politikė lidhet mė shumė me punėn apo pėrqendrimin tek pėrbėrėsja institucionale sesa ajo kulturore, aq mė tepėr qė kjo e fundit kėrkon njė kohė shumė mė tė gjatė pėr "tretje".

    Kudo nė botė, disa elementė tė rritjes sė pėrfaqėsimit tė gruas, brenda pėrbėrėses institucionale, janė: futja e sistemit tė kuotave, adaptimi i sistemit tė favorshėm elektoral (sistemi proporcional kombėtar, apo dhe sistemi rajonal me njė pėrmasė relativisht tė konsiderueshme tė rajonit etj.), metodat e emėrimit brenda partive politike (qė favorizojnė pėrfshirjen dhe promovimin e grave tė edukuara dhe tė talentuara nė politikė), kooptimi dhe "kuotimi", rritja e fondeve pėr veprimtaritė politike tė grave etj.

    Dy probleme tė tranzicionit shqiptar

    Nė tranzicionin shqiptar, nė lidhje me barazinė gjinore, mund tė theksohen edhe dy kushte tė tjera: a) pėrfshirja apo integrimi i femrės jo vetėm nė politikė, por edhe nė tregun e punės, nė kuadėr tė ristrukturimit tė ekonomisė; dhe b) promovimi i harmonizimit tė punės nė familje, lehtėsimi dhe ndarja e "detyrave familjare", pėrmirėsimi i kushteve tė pėrkujdesjes, ruajtjes dhe mbajtjes sė fėmijėve etj.

    Pa plotėsuar drejt kėto kushte nuk mund tė konsiderohet e arrirė dhe vetė demokracia. Sepse, demokracia e vėrtetė ėshtė ajo kur njėra gjysmė e popullsisė merr pjesė nė mėnyrė tė barabartė me gjysmėn tjetėr nė vendimmarrjen sociale, ekonomike dhe politike nė tė gjitha nivelet e qeverisjes.

    Gjithashtu, po aq problem ėshtė dhe hedhja poshtė e barrierave kulturore e strukturore ndaj barazisė gjinore. P.sh., njė barrierė e tillė kulturore ka mbetur ende binomi politikė-patriarkalitet, nė tė cilin mashkulli ka dominuar dhe vazhdon tė dominojė lojėn politike, kontrollin dhe manipulimin e saj.

    Ndėrsa, barriera strukturore janė, p.sh., vetė partitė politike dhe funksionimi i tyre i brendshėm, vėshtirėsitė financiare etj. Pėr mėnjanimin e kėtyre barrierave, ndėr strategjitė pėr arritjen e balancimit gjinor mund tė konsiderohen p.sh.: sistemi i kuotės (quota system), pėrfaqėsimi proporcional, reformimi pėr financat nė fushatėn elektorale, trajnimet dhe shėrbimet mbėshtetėse pėr femrat qė pėrfshihen nė politikė etj.

    Sistemet "Quota"

    Sot ka mjaft vende qė kanė institucionalizuar "sistemin e kuotės" pėr tė rritur pėrfaqėsimin e gruas nė politikė. Kėshtu, p.sh., nė vitin 1994, Afrika e Jugut zinte vendin e 141-tė nė botė nė lidhje me pėrfaqėsimin e grave nė Parlament. Pas futjes sė kuotės prej 30% nga "African National Congress", Afrika e Jugut kaloi, mė 2004, nė nivelin e 13-tė, me njė pėrfaqėsim parlamentar tė grave me afro 32.8% nė dhomėn e ulėt; nė Indi, "Panchayat Raj Act" u rezervon grave 33% tė vendeve nė kėshillat e fshatit, atė tė fshatrave tė bashkuara apo nė kėshillin e distriktit.

    (Sot konstatohen nė Indi afro 1 milion gra tė tilla tė zgjedhura nė nivel fshati. Njė pėrfaqėsim i tillė ka ndikuar nė rritjen e transparencės dhe uljen e korrupsionit nė kėtė nivel qeverisje); ligji finlandez kėrkon tė paktėn 40% tė secilės gjini tė pėrfaqėsuar nė trupat e ndryshme vendimmarrėse.

    (Njė gjė e tillė ka ēuar njė rritje tė pėrfaqėsimit tė femrave nga 25% nė vitin 1980, nė atė 48% nė vitin 1996); Argjentina ka njė kuotė prej 30% tė grave nė listat elektorale tė kandidatėve. (Si rezultat, numri i grave tė zgjedhura nė dhomėn e ulėt ka mbetur nga 2001 nė 2003 tek vlera afro 34.1%. Nė senat, aktivizimi i tyre, sado numerikisht i rritur, nuk ka dalė akoma aq rezultativ); Kushtetuta franceze u amendua mė 1999 pėr tė arritur tek njė akses i barabartė i burrave dhe grave ndaj mandateve elektorale dhe funksioneve zgjedhore.

    (Me kėtė korrigjim, nė vitin 2000, ligji francez pėr zgjedhjet u ndryshua nė mėnyrė tė tillė qė partitė politike tė detyrohen tė paraqesin numra tė njėjtė kandidatėsh burra e gra, me diferencė brenda njė intervali prej 2%, pėr shumicėn e zgjedhjeve). Pra, siē shihet nga rezultatet e suksesshme nė pjesėmarrjen politike tė femrave nė Evropėn Veriore apo rritjen e menjėhershme aty tė kėsaj pjesėmarrjeje, mund tė pohohet se:

    • Kuotat kanė rezultuar si mjetet mė tė shpejta dhe tė suksesshme nė garantimin e pjesėmarrjes politike tė femrave
    • Sistemet e kuotimit e pėrmirėsojnė nė mėnyrė efektive politikėn pėr tė mos pasur mė si strumbullar mashkullin, dhe ndihmojnė gratė dhe tė ardhurit e rinj pėr tė marrė pjesė nė politikė. Madje, kėto sisteme mund tė shfaqen si sisteme me:
    a. Kuotė legale (njė metodė pėr tė pėrcaktuar kuotėn nė statutin e partisė politike apo nė ligjin zgjedhor, qė kėrkon dhe ndjekjen e kuotės nga tė gjitha partitė pjesėmarrėse nė procesin elektoral).

    b. Kuotė vendesh tė dhėna nė legjislaturė ("legislature seat kuota") (njė farė kuote zgjedhjeje qė alokon njė pėrqindje vendesh pėr gratė deputete, kandidimi i orientuar brenda tyre pėr kėto vende).

    c. Kuotė nga partitė politike (Nuk ka ndonjė kėrkesė rigoroze apo legale pėr shfrytėzimin e kėtij sistemi prej njė partie politike, por ajo ėshtė thjesht njė metodė, nė tė cilėn vetė partia politike "afron" nė mėnyrė vullnetare njė pėrqindje tė grave tė emėruara nga partia politike).

    Vetė kėto zėra ilustrohen nė mėnyrė pjesore nė tabelėn kėtu pranė:
    Lloji i kuotės Vendi Detaje

    Kuota legale

    Shqipėria Pėr ēdo zonė zgjedhore, tė paktėn tridhjetė pėr qind e listės shumemėrore dhe/ose njė nė tre emrat e parė tė listės shumemėrore duhet t'i pėrkasė secilės gjini. Pėr zgjedhjet e organeve tė qeverisjes vendore, njė nė ēdo tre emra nė listė duhet t'i pėrkasė secilės gjini. (Neni 67, paragrafi 5)

    Kuota legale

    Franca Rishikimi kushtetues nė 1999 parashikon qė qeverisja dhe partitė politike duhet tė rrisin pėrpjekjet pėr zgjerimin e pjesėmarrjes politike tė gruas. Ligji zgjedhor u rishikua mė 2000, sipas tij 50% nė kandidim pėr tė gjitha zgjedhjet duhet ta pėrbėjnė kandidatet gra.
    Argjentina 30% e kandidateve gra pėr tė gjitha pozicionet me zgjedhje tė shėrbimit civil
    Afrika e Jugut
    50% (idem)

    "Poltrone"
    Legjislative Tanzania 20% e grave nė legjislaturė
    India 33% e grave nė legjislaturėn vendore

    Kuota nga partitė politike

    Suedia Partia Socialdemokrate futi njė sistem ndėrthurjeje, ku nė ēdo zgjedhje kandidimi, mashkulli alternohet nė listė me atė tė femrės.
    Norvegjia Partia Laburiste fut njė kuotė pėr gratė, qė nuk mund tė jetė mė pak se 40%
    Mbretėria
    e Bashkuar Partia Laburiste alokon 40% tė vendeve pėr emėrimet gra
    Gjermania Partia Socialdemokrate (40%) dhe Partia e Gjelbėr (50%) kanė kuotat e tyre pėr gratė.

    Rasti i Francės flet qartė pėr njė rritje tė shėnuarshme tė numrit tė grave deputete, madje me aplikimin e "Parité"-s, pėrqindja e grave tė zgjedhura arriti vlerėn prej 47%, d.m.th., dhe njė rritje prej mbi 22% tė legjislaturave tė mėparshme.

    Qė ky sistem me kuotė, nė variantet e ndryshme tė tij, ka funksionuar nė tė gjitha kulturat, po ndalojmė shkurtimisht dhe nė rastin e Koresė sė Jugut. Konkretisht, aty vihet re njė rritje e konsiderueshme e pėrfaqėsimit tė gruas nė Asamblenė Kombėtare, p.sh., nga 5.7% (viti 2000) nė 13.4% (viti 2004).

    Pėr kėtė janė shfrytėzuar kėto skema kuotimi: ėshtė adoptuar kuota prej 30 % e nominimit pėr kandidatet gra nė zonat elektorale rajonale (distriktet), kuota prej 50 % e nominimit pėr kandidatet gra nė pėrfaqėsimin proporcional tė Asamblesė Kombėtare; ēdo parti u pėrcakton grave vlerėn prej 50% tė pėrfaqėsimit proporcional, madje dhe u akordon atyre vendet e para etj.
    Roli i Sistemit Zgjedhor

    Edhe sistemi zgjedhor ka rolin e tij nė pėrfaqėsimin parlamentar. Siē e kemi studiuar mė parė, dy grupimet e mėdha tė sistemeve zgjedhore janė: sistemi mazhoritar dhe ai proporcional, qė janė sa demokratike, po aq dhe tė ndryshme. Sipas statistikave rezulton qė sistemi konkret zgjedhor "ka gisht" nė nivelin e pėrfaqėsimit parlamentar tė gruas.

    Kėshtu, p.sh., nė vitin 1997, statistikat kanė treguar se vendet me njė pėrfaqėsim parlamentar femėror me afro 30 % tė numrit tė plotė, nė 60% tė rasteve kishin njė sistem tė pastėr proporcional dhe nė pjesėn tjetėr njė sistem tė pėrzierė.

    Nuk ndeshej asnjė vend me pėrfaqėsim parlamentar mazhoritar qė tė kishte kėtė pėrfaqėsim parlamentar femėror me afro 30% tė gjitha vendeve nė legjislaturė. Pra, siē duket, njė sistem pėrfaqėsimi parlamentar apo ai pjesėrisht proporcional rezultojnė si sisteme tė favorshme nė rritjen e pjesėmarrjes politike tė gruas.

    Tek i njėjti pėrfundim arrihet dhe po tė analizohet grafiku i mėsipėrm, qė pasqyron lidhjen midis pėrqindjes sė grave tė zgjedhura dhe sistemit zgjedhor, nė funksion tė variantit konkret tė tij: sistem proporcional, sistem i pėrzierė, sistem mazhoritar dhe sistem caktimi (emėrimi).

    "Maskulizmi" politik shqiptar

    Mjafton tė ribėhen kėto krahasime nė botė, pėr tė kuptuar demagogjinė shqiptare dhe, mbi tė gjitha, "gėnjeshtrėn" kryeministrore mbi barazinė gjinore, pas kompozimit tė kabinetit tė ri qeveritar!...

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte a habitshme se si ne Shqiperi femrat jane krejt te heshtura dhe nuk kerkojne kurre te drejtat e tyre! Ka mbi 200 OJF per mbrojtjen e grave, dhe asnje prej tyre nuk ka protestuar deri tani per perdhunimet ndaj femrave, trafikimit te tyre, moslejimit te tyre ne qeveri...

  3. #3
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Eshte a habitshme se si ne Shqiperi femrat jane krejt te heshtura dhe nuk kerkojne kurre te drejtat e tyre! Ka mbi 200 OJF per mbrojtjen e grave, dhe asnje prej tyre nuk ka protestuar deri tani per perdhunimet ndaj femrave, trafikimit te tyre, moslejimit te tyre ne qeveri...
    ke te drejte o Edvin,problemi qendron pikerisht ne mentalitetin tone te vjeter qe duhet te ndryshoje,se edhe vete faktoret historike te vendit tone ka treguar gjithnje nje nenshtrim te gruas madje ndodhin dhe ne ditet e sotme,te ngrihesh per te nderjtat e tua dhe te protestosh duhet te jesh e emancipuar mirepo femra shqiptare nuk eshte e emancipuar plotesisht saqe i nevojitet qe te krijoje nje nje identitet te saj,Sic thote nje shprehjeoha i sheron te gjitha,besojme se gjate kalimit te kohes femra te arrije shkallen e emancipimit mendor dhe jo te modes,gjithcka eshte e varur nga shoqeria ku rritet,ne si popull i tere duhet qe te fusim ide te reja perparimtare ne menyre qe jo vetem femrat por edhe meshkujt si mentalitet do te mund te krahasohen me vendet e tjera perendimore
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    E kane fajin vete grate qe nuk kerkojne me shume!I nenshtrohen nje shoqerie supermaskiliste si ajo e jona.Ne te gjitha vendet ka probleme me kuotat roze por te pakten flitet,tek ne pranohet ne heshtje si diēka normale,kur flitet per grate eshte vetem gjate fushates elektorale.duhet njefare revolucioni te ndryshojne pak gjerat se femra shqiptare po humb dinjitetin ēdo dite e me shume!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,870
    Postimet nė Bllog
    1
    Une mendoj se barazia gjinore ne vendin tone nuk ka per t'u arritur kurre...Pse... sepse ne jemi vend patriarkal qe bejme pjese ne Ballkan dhe e dime mire se popujt Ballkanas jane impulsive dhe nuk durojne meshkujt qe te kene ne forumet drejtuese ,femra...Historikisht dihet qe vendin tone e kane komanduar meshkujt,dhe eshte zor qe t'i zbresesh ata nga kali...Ne jemi vertet shume OJQ,por dijeni se ne mbetemi vetem ne fushen e kostatimit te problemeve qe nuk shkojne dhe kaq,se edhe ne qofte se dalim ne nje proteste ,menjehere fillojne telefonat per nderprerjen e tyre dhe kercenimet nuk mungojne...Te gjitha qeverite ne prag zgjedhjesh trumbetojne me te madhe per pjesmarrjen e femres 30% ne te gjitha institucionet duke filluar qe nga Parlamenti shqiptar e deri poshte ne baze ne te gjitha organet vendimarrese...kush e mbajti fjalen?Asnje qeveri dhe kjo Demokratike qe u zgjodh tani e reduktoi numurin e femrave deri ne minimum ,nje.Une mendoj se duhet pune e madhe duke filluar qe nga berthama e shoqerise qe eshte familja dhe deri ne elementet e tjere perberes se saj,ku pjesen me te madhe e bejne meshkujt,t'i japin vendin e merituar femres duke i krijuar asaj avantazhe per te treguar potencialet e saj,potenciale keto qe po te gjejne terren besoj se do ndryshojne shume gjera e fenomene te shoqerise shqiptare ne dobi te njerezimit ...Ne ne radhe te pare jemi NENA dhe zemra e nenes e dallon mire te miren nga e keqja...Na jepni shansin qe ne te tregojme veten...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    C'lidhje kishte kjo me pabarazine gjinore ne Shqiperi? Apo thjesht do te shtosh numrin e postimeve!
    une me shtu postimet e ...?! ja s'po me ze gjumi .... une te shkruajta shume qarte se ti u nise me artikullin e Mejdanit per me trajtu pabarazine gjinore ne Parlament dhe perfundove me i kerku anetareve te forumit me be peticion kundra Kryeministrit ....

    do te ishte me e drejte qe t'ia drejtoje Edvineve t'Ramajve peticionin duke qene se qene ata propozuan kodin zgjedhor ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    Marre nga tema "A mund te kete me shume gra lidere ne shoqerine shqiptare", nga nen-forumi Kultura Demokratike:

    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Udhėheqėse nė cilėn fushė? Ku mendoni se duhet tė drejtojnė apo ėshtė mė e mundshme? Apo, anėmbanė, pa 'diskriminim' fushash?!


    Me leje? Shtetare nuk bėhen dot sepse iu mungojnė aftėsitė, gjithashtu janė qėnie emotive. Ku tjetėr?
    Cdo koment tjeter do ishte i tepert!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •