Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 51
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Shumė, shumė mė pėlqyen, tė gjitha ato qė na i solle kėtu, fara.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    GJEZA
    (Nga libri im i dytė, me vjersha pėr fėmijė)

    I rrumbullaket
    Shume i nxehte
    Pa te bota
    Nuk ka jete.

    ( Dielli)

    Here si draper
    Here si buke
    Nuk nxene fare
    Terrin zhduke.

    (Hena)

    Si xixellonja
    Naten ndrijne
    Kur linde dielli
    Valle ku rrijne.

    (Yjet)

    Si jorgan
    Token mbulon
    eshte e ftohte
    Bimet i mbron.

    (Bora)

    Here ngadale
    Here me turr
    Hyjne ne det
    E s`dalin kurre.

    (Lumenjte)

    Reja rese
    i bie shuplake
    Thua natyra
    Po merr flake.

    (Vetetima)

    Llambat n`Radisheve
    N`Galice e Kopiliq
    I kane fitilat
    Gjer ne Obiliq.

    (Korrenti)

    eshte me lara
    Rrumbullak
    Ne te femijte
    Kane merak.

    (Topi)

    Gjate veres
    Fle ne tavan
    Kurse dimrit
    Drute i han.

    (Stufa)

    Nje si saē
    E nje kuti
    T`sjellin boten
    Ne shtepi.

    (Ant.satelitore)

    Ngushte e mbyllur
    Ne epruvete
    Tregon per motin
    Sa eshte i nxehte.

    (Termometri)

    Po te kesh
    Supervesh
    Merresh vesh
    Me Bangladesh.

    (Telefoni)

    S`eshte pellumb
    Me krah e sqep
    Pa nderprere
    Letra merr e jep.



    (Interneti)

    Ka tre sy me ngjyra
    Nuk qane kurre
    Ne udhekryq
    Qendron si burre.

    (Semafori)

    Qoftė verė
    A tjeter stine
    Kurre s`pushon
    Vetem ngrine.

    (Frigoriferi)

    Andej-kendej
    I sjell saora
    I ben rrobat
    Sikur bora.

    (Lavatriqeja)

    Here vjen poshte
    Here lart ngjitet
    Njerezit i barte
    Fare s`merzitet.

    (Ashensori)

    E mban ne dore
    Ajo gjemon
    Pa u lodhur
    Lisat i rrezon.

    (Motosharra)

    Nuk ha sane
    Naften pin
    Per ngarkese
    Lodhje s`din.

    (Traktori)

    Nje barkmadhe
    Me goje te gjere
    Dimrit fle
    Punon ne vere.

    (Autokombajna)

    E ema iken
    Me gjeme e vaj
    Nuk i ndahen
    Bijte e saj

    (Treni)

    Ka shpine te gjere
    Shkon detit te pafund
    Ne te mund te hip
    I gjithe nje katund.

    (Trageti)

    Bishtin e zjarrte
    Nje shigjete
    Gjer ne hene
    U ngjit perpjete.

    (Anija kozmike)

    Vjetersira
    Por me vlere
    Aty gjenden
    Kurdohere.

    (Muzeu)

    eshte nje tempull
    Qe qeshon drite
    Ua shton femijeve
    Diturite.

    (Shkolla)

    eshte nje arke

    Pa dry pa dere

    Ajo ruan

    Gjera me vlere.



    (Libri)



    eshte nje are
    Ne te hedh fare
    Lehte per ty
    E korre me sy.

    (Fletorja)

    Njeri eshte
    Vendit s`luan
    Territ, t`ftohtit
    Nuk i druan.

    (Busti)

    Ne te ulesh
    Si ne shale
    S`eshte gomar
    S`eshte as kale.

    (Karriga)

    E mban ne dore
    A ne tavoline
    Kohen tregon
    Nga gjumi te zgjon.

    (Ora)

    Nje suste nena
    Kur e prek
    Pogaqet ne te
    Saora i pjek.

    (Shporeti elektrik)


    Nje zog i hekurt
    Fluturon me flete
    Ngjitet lart ne qiell
    Atje permbi rete.

    (Aeroplani)

    Mbi lumenj
    Permbi perroje
    Nper te kalojne
    Njerezit pa droje.

    (Ura)

    Shkojne dimrit
    Veres vijne
    Ia shtojne stines
    Bukurine.

    (Zogjet shtegtare)


    E mban per brire
    Shkon pas tij
    Kryen shume pune
    ne bujqesi.

    (Motokultivatori)

    Kur e mundon barku
    Zorret i perzihen
    Nga goja vjell zjarr
    Re tymi lart ngrihen.

    (Vullkani)

    Pas shiut ne qiell
    Kur ka diell
    Duket nje shirit
    I teri kolorit.

    (Ylberi)

    Ka te medha
    E te vogla
    Per femije
    Ka me lara
    Kuqezi
    Te gjithe e duan
    Kur bie shi.

    (Ombrella)


    E kyq ne rryme
    Diten a naten
    Sa e ka gojen
    E merr kafshaten.

    (Fshesa elekrike)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Xani 1, faleminderit per fjale te mira ,dhe per pjesemarrje.
    Po, i kam te shkruara deri tek shkronja e fundit .
    Pershendetje
    Fara

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja LL

    Llokumi

    une jam llokum
    embelsire me arra,
    di se nuk pret shume
    kur te ri perpare.

    Ti vogelushe, e ti qun,
    me hani me deshire,
    jam bere per kete pune
    andaj, ju them ju beft mire.


    Llaku


    Kam emrin llak
    kam ere te pakendshme pak,
    por nese pakez duroni
    thonjt do ti zbukuroni.

    Ti vajzushe qupeline
    rregullin me e dine,
    leje nga mami merr
    pastaj mua me shter.

    S'di a eshte keq ,a mire ,te vene llak vogelushet. Por e di se kane deshire, dhe se e vene.
    Prandaj ju thash te merrni leje nga mamate e juaja.



    Llupesi

    - Llupesi eshte njeriu qe ka deshire te ha shume ushqim.
    - Kjo, femi te dashur nuk eshte mire ,sepse kur hani shume krijohet mbi pesha .
    - Qe do te thote keni mish me teper se qe keni lartesi trupore.
    - Kjo bene qe trupi te behet i rrumbullaket ,qe do te thote se trupi humbe hieshi, por mund te kete edhe probleme shendetsore.
    - Cdo gje ne kete jete e ka nje rregulle.
    - Kur hani pak mund te smureni nga anoreksia ,kurse nese hani shume te smureni nga mbipesha.
    - Edhe pse sakt s'di nese kjo eshte smundje, por per mendimin tim eshte .
    Vecanrisht kur shoh femije ose te ritur qe kane shume kile kete ndjenje kam.
    - Si do qe te jete femi, hani tamam, as shume, as pak.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja M

    Mesuese

    Me keni mesuese, por degjoni
    edhe mesues mund te jem,
    gjithmone deshiroj besoni
    klasen plote ta kem.

    Me vajza, e djem, te mire
    te bukur, dhe inteligjent,
    te mesoni me deshire
    te beheni te rendesishem ne jete.


    Misri

    Vite me pare gjysherit tuaj
    benin buke vite, e muaj,
    me mua misrin verdhosh
    te bluar, e situr ne shoshe.

    Gruri tani eshte ne rradhe
    mua me ha ,ai qe ka mall,
    por kur jam shtalpe, i njome
    me pjek, atehere shijom.


    Macja


    - Ne grupin e maceve ka shume shtaze ,por ne kemi mundesi ta kemi afer vetem macen .
    - Por edhe se eshte e parrezikshme.
    - Sot shume familje ne bote mbajne mace ne shtepi per kenaqesi.
    - Edhe une nje here kisha ,njera pas tjetres ,tre mace .
    - E para me ngordhi kurse dy te tjerat ,me iken.
    - Femi te dashur macja di te doj si njeriu , kur e mban ne preher dhe e lemon ajo leshohet ,te shkrihet ne dore.
    - TI ndien se te beson, dhe te fal dashuri.
    - Sa here kethehesha ne shtepi ate e kisha te kembet e mia, them se gezohej qe me shihte.
    - Ishte nje ndjenje shume e mire.
    - Por prape me interesante ishte kur nje here me shikonte nga muri ,une isha ne oborr te kojshive.
    - Ajo bente miau-miau, une me motren filluam te qeshnin ,ishim te sigurt se na pershendeste.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Bukur, Fara. Tė lumtė!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    xani1 faleminderit shume.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja N

    Nena

    E pranon cdo njeri
    ne kete bote plote drite,
    per mua eshte femi
    se dora ime e ka rrite.

    Nena jam tani ,e dini
    e para zemer, e shenjte,
    sa do larg qe te jeni
    ju kam ne shpirt perjete.


    Nafta

    Kam vendin ne pus
    per kete ndoshta, jam e zeze,
    por babit tend planin ja prish
    po s'me morri makina do i ,,vdes.''

    Jam nafte ererend
    lende djegese, jam vaj,
    pikeshitje ne cdo kend
    makina me mua te bene baj -baj.

    Nata

    - Zemrat e juaja te vogela besoj kane frike nga nata .
    - Por ju them sinqerisht ,se edhe une kam frike ,sepse kur eshte shume terr fakti qe nuk shoh asgje me tmerron.
    - Eshte imagjinata ajo qe i trazon ujerat,sepse menjehere fillon te mendosh po sikur ta zgjate doren dikush .
    - Ne fakt nuk ndodh asgje, por ja qe frika eshte aty.
    - Por kur te rriteni, friken mund ta sundoni , per kete arsye qe thash qe ne fakt nuk ndodh asgje.
    - Por nata me yje, me hene, nuk eshte nate por mrekulli.
    - Cdo gje sheh mire, dhe veq kesaj eshte nje magji e pa shpjegueshme , qe i bene shpirtit te ndihet mire.
    - Hapeni ndonjehere dritaren te shihni kete pamje ,dhe bejeni ndonje yll vetem te juajin,bejeni shok zemre.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    shkronja nj

    Njeshi


    Tung. shoqeri e mire
    jam njeshi numer i pare, (pas 0)
    e di, ju s'keni deshire
    te me keni ne ditar.


    Keshtu qe mesoni shume
    do te gezohem une,
    me pelqen dhe bej lume
    kur sherbej per tjeter pune.


    Njeriu


    Une qe flas jam njeri
    dhe te gjithe ju ne pergjithesi,
    femi i vogel a i moshuar
    nga mishi e gjaku jemi ,,ndertuar''.

    Amerikan ,a Shqiptare
    popuj nga bota mbare,
    ne detaje dallojme
    bashk njerezimin krijojme.


    Njelmet


    Femi ,nese deri tani keni percjell me kujdes keto shkrime , shpresoj jemi bere miq.
    Dhe une jam e lumtur per kete gje, sepse une kam miqesi shpirti me ju, ne pergjithesi.
    Shijen e njelmet e ka kripa, kete e dini .
    Dhe nese ne gjelle ka kripe shume nuk ka me shije ,por edhe nese nuk ka tamam kripe ,prape shija mungon.
    Por ajo qe se dini ju besoj eshte se ,edhe ne jeten e perditshme perdorimi i fjaleve eshte si perdorimi i kripes .
    Po folem pak ,nuk kuptohemi, po folem shume ,e pa karar e teprojme.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja O

    Ombrella



    Me kepuce te thella
    kombinohem une ombrella,
    dhe dihet ne vazhdim
    thuajini shiut mire u pafshim.

    Me ndryshon madhesia
    dallohem nga bukuria,
    me keni humb kur s'bie shi
    por kujdes do ju duhem prape femi .



    Oaza

    Nese me karvan udhetoni
    mua oazen do me takoni,
    ka rere ,shkretetire
    por une aty jetoj mire.


    Jam e gjelberta flore
    bej ambient perrallor,
    naten ftohte, diten nxehte
    jam sfide jo e lehte.



    Ofendimi



    Femije kur dikujt i keni thene nje fjale, dhe e dini qe me pare se s'do ti pelqej ,eshte nje ofendim.
    Ka ofendime te vogela te padjallezuara ,qe ndodhin mes jush .
    Por une do ju tregoj per mbesen time Enean, ka dioptri, dhe mbane syze.
    Mua me ka ndodhur disa here te ndihem keq, kur me thote se shoket ose shoqet e klases i thone qorre.
    Nuk dija si ta ngushlloja.
    Ne nje nga keto raste i thash ; - po kape shoqen per floke, pastaj thuaji se ke ne dore floke, per ta bindur se po sheh.
    Ka raste qe e perdore kete metode dhe bene pune, por jo cdo here.
    Femi kur shihni dikend qe ka ndonje problem nuk eshte mire ta ofendoni ,sepse ju do te thoni vetem nje fjale ,por ajo do shkaktoj dhembje te medha.

  11. #31
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ju lumte Fara me kete pasurove gjuhen time amnore qe e flas me veshtersi.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Me vjen mir Suada.
    Te pershendes perzemersisht.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Shkronja P

    Princesha


    Nga gjenet me vie eleganca
    se kam gjak fisnik,
    s'di c'eshte arroganca
    bontonin zbatoj ne cdo pike.

    Kuptuat jam princeshe
    po ju tregoj nje sekret,
    gjithmone fytyra me qesh
    se jam plote jete.



    Peshku

    Ti qun ne uje nese zhytesh
    nuk di not, mund te mbytesh,
    kurse une ta dish mire
    ne uje te rri kam deshire.

    Per me teper aty kam shtepi
    dhe hapesire pakufi,
    eshte ambient si ne perradhe
    veq frikesohem nga peshku i madh.


    Pasuria



    Thone se pasuria nuk eshte lumturi, por gjerat qe mund ta besh me para te bejne te lumtur.Dhe nese mblidhen keto grimca bashk , te bejne te shijosh gjera te mira.
    Por femi e kunderta e saj te jesh i varfer eshte nje hall i madh.
    Ne nje shkolle qe une njoh ,mesuesja u thote femijeve qe te hane ne shtepi, dhe shkolle mos te marrin para .Por kuptohet femijet marrin para dhe fshehtas dalin te blejne.
    Nje here me tregoj mbesa ime, shkuan ne nje byrektore tre shoqe.
    Dyjat blen byrek ,kursa njera s'kish para andaj vetem shikonte.
    Por kur filluan tu bijne troshat e byrekut ne tavoline, ajo filloi ti merrte e ti hante.Ishte nje pamja prekse.Gjeja e pare qe tha mbesa ime ishte ; - si nuk i vinta gerdi fare?
    I thash mbeses; - pse si dhe pakez ?
    Po mua me hahej.
    Pakez zemer, se eshte gjynah? - vazhdova.
    Po ajo kur blen edhe rradhe, edhe si jep askujt.
    Heren tjeter ipja zemer, se eshte e dhimbshme kjo qe tregove.
    Mire ! - tha dhe me perqafoi.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Wink Shkronja Q

    Qershia


    Jam e embla qershi
    kam ngjyre te kuqe gjak,
    me motren per dore rri
    te pres t'me marresh, ti qunak.

    Kenaqesi gjate shijimit ofroj
    por ju lutem ,shume kujdes ,
    se ne rroba nese ju pikoj
    t'me largoni nuk ka shprese.



    Qeni


    Jam qen shtepiak
    e di jane me pedigre disa,
    por mua nuk me pengon aspak
    jam i thjeshte, por si une s'ka.

    Di te jem shok ,e besnik
    shtepine ta ruaj sinqerisht te them,
    por kam nje hall te madh o mik
    i lidhur kurr s'dua te jem.



    Qarja


    Nje dite Dini me ftoi te percillja ne shkolle.Une pranova me deshire ,dhe kur u rregulluam u nisem.
    Rruges bisedonim,dhe pershendesmin shoket e shoqet e klases se Dinit.
    Kur ju afruam shkolles takuam mesuesin e Dinit.
    E pershendetem dhe mbasi veq ishte aty e pyeta ;
    - A eshte i sjellshem, dhe a meson Dini?
    - Meson mire por koheve te fundit po bene shume sherr.
    - tha duke e shikuar Dinin.U pershendetem.
    Dini u mbush me vaj dhe kur u largua mesuesi ja nisi te qaj.
    Pse po lazdrohesh Dini? - e pyeta.
    Edhe une kam deshire ta luaj si te gjithe shoket e tjere! - mu pergjejge.
    E qetesova dhe e percolla ne shkolle.
    Por pastaj mendova se sa ndikojne femijet njeri te tjetri .
    Se ne fakt Dini ndikohet nga femijet e tjere .
    Ka femi qe jane te guximshem dhe te paret ja nisin sherrit e disa si Dini qe duke shikuar shoket marrin guxim te bejne sherr.
    Por si do qofte pa loje s'bene, femije te dashur.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Roboti


    Njeriu nga hekuri punuar
    me butona levize,
    robot me kane pagezuar
    dhe nuk jam me surprize.

    Jam i programuar
    gjithmone me bateri punoj,
    kur nuk kam deshtuar
    perveq baterine kur shpenzoj.


    Radio


    Nuk jam det, por kam vale
    dhe permes tyre percjell,
    zerin qe juve ju fale
    caste te kendshme ,si dita me diell.

    Kam emisione edukative
    qe ne jete do te ju duhen,
    por per muzike doren e shtrive
    volumin ngrite aq sa veshet druhen.


    Rasti i vecant


    Ne nje rast feste ne stadiumin e qytetit u be koncert me kengetare dhe mes tyre dhe ishte edhe Genta Ismaili.
    Mbesa ime e ka idol andaj une e morra dhe shkuam ne koncert.Shume te rinj, zeri i muzikes ne maksimum te gjithe kenaqeshin. Kuptohet kenaqej edhe Enea .
    Por ne nje cast tha ; - a mund ta takojme ?.
    - Besoj po! - thash .
    S'paku shpresoj se mundemi.
    Shkuam prapa skene dhe kur Genta pushonte , intervenuam dhe Genta erdhi .Enea e perqafoi fort sinqersht me shpirt.
    - Si quhesh? - e pyeri genta.
    - Enea - tha me zerin qe i dridhej.
    - Ke ardhe me mamin ? pyetja tjeter .
    - Jo me hallen ! - ishte pergjegja
    Duke u mbajtur per dore dhe duke u perqafuar e pyeti ;
    - Po kenaqesh ?
    Shume - tha Enea.
    Per fat te keq nuk u fotografua per te patur nje kujtim me fakt .
    Por edhe keshtu eshte nje kujtim i forte ne kujtesen e Eneas sepse kur i tregon dikujt e thote me kenaqesi dhe krenari se ka takuar, dhe perqafuar Genten.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    shkronja rr

    Rrota

    Me degjoni femi; - jam rrota
    kam formen rrumbullak,
    si do te dukej bota
    pa mua mendojeni pak?

    Do ishte e kot te jete
    i famshmi Mersedes,
    pa mua kish me mbet
    te levize nuk ka shprese.


    Rrufeja


    Jam energji,jam elektrik
    perndryshe me quajne rrezik,
    kur godas per fat te keq perplase
    vej zjarre, mund te vras.

    Shume femi kur me degjojne
    friken s'mund ta kontrollojne,
    por nga larg kur me veren
    dukem bukur jam fenomen.



    Rrebeshi


    Rrebeshi femi te dashur eshte shi , me ere te fort,qe nuk zgjate shume .
    Ishte kohe e keqe, por nuk dinim se do nis rrebeshi .Enea behej gati per ne shkolle,morri edhe ombrellen.Por une duke e shikuar kohen ashtu te ashperrsuar vendosa te shkoj me te. Derisa dolem ne rruge ja nisi rrebeshi.
    Po kethehemi sa jemi afer i thash Eneas.
    - Jo! - me ketheu Enea dua te shkoj ne shkolle.
    Vazhduam te ecnim ,ombrellen e hoqem, se era e shkaterroj fare.
    Era do na rrezonte edhe neve sa e fort ishte .Sa qe ne mbaheshim per dore, ne shtynte era nje sekonde pastaj e rimerrnim veten .
    Deri ne shkolle ishte kjo situate, lufte me eren. Kur mberritem ne shkolle ishim te lagura fund e krye, q'i thone fjales.
    Por kur hyme ne klase rrebeshi ishte ndalur, dhe ne dukeshim qesharake.Nga dritarja te shikoje nuk binte shi, femijet ne klase kishin shkuar para rrebeshit ishin normal, vetem ne sikur kemi humbur rrugen .
    Por ne fakt klasa ishte gjysem e zbrazet.
    U pershendetem me mesuesen, dhe u morrem vesh qe te shkonim ne shtepi se Enea ashtu e lagur mund te smurej.
    Por ishte nje pervoj qe Enea shpesh e kojton.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Shkronja S

    Syri

    Jam syri kalterosh
    edhe i z,i mund te jem,
    di te jem bukurosh
    dhe magji te kem.

    Me mua ju shijoni
    bukuri plote mall,
    e di se me adhuroni
    betoheni pash syte ne ball.



    Sandale


    Djal e vajze ti e di
    jam mbathje qe ju doni,
    te ecni me mua eshte lehtesi
    edhe kembet i zbukuroni.

    Nga plastika e lekura
    me rripa, lule, e forma tjera,
    nder me te ndryshme ngjyra
    me mua sandale, ju kalon vera.



    Seksi


    Femije te dashur tipari natyror qe e dallon djalin nga vajza quhet seks ose gjini.
    Kjo ehte nje teme shume e ndjeshme ,delikate dhe ne shumicen e raste edhe tabu ose e ndaluar.
    Por morra guxim te shkruaj per kete teme e shtyre nga nje fenomen qe e shikoja ne internet.
    Disa femije qe une kam mundesi tu shoh adresat elektronike te tyre,, nick name'' i kishin me porosi dashurie.
    Mbeta e befasuar se ishin ne klase te gjashte deri tete.
    Ju jeni te vegjel por mendoj se qe sot eshte mire ti dini disa gjera .
    Andaj duhet te bisedoni me mamat dhe baballaret e juaj.
    Une dua t'ju them se cdo gje qe sheh syri yne dhe i pelqen shume shendrohet ne dashuri.
    Por dashuri mes dy gjinive eshte ndjenje qe i takon te riturit dhe fillon nga mosha tetembedhjete vjeqare.
    Edhe pse mund ta kemi me heret por duhet te jete ne menyre platonike.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    E nderuar z. Fahrie, edhe pėrkundėr faktit se pėrcjell qė nga nisma shkrimet e Juaja, pastaj disa vite bashkėpunimi me revistėn letrare pėr fėmijė "Filizat", tė cilat unė i kam drejtuar e redaktuar, mė duhet t'ju pėrgėzoj, meqenėse nga dita nė ditė, shkrimet e Juaja, po bėhen mė interesante e mė tėrheqėse pėr fėmijė...

    Ēka tjetėr, tjetėr po pa tjetėr, ėshtė radha qė tani tė mendoni e tė filloni me veēimin e vjershave pėr njė pėrmbledhje, tė cilėn kam nderin ta redaktoj e ta pregatis pėr botim...

    Suksese Fara!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Zotri Agim shkrimi eshte dashuria ime e madhe por je e vetme .
    Kur kam filluar te shkruaj per femi mendoja vetem te jene me humoristike, te lehta.
    Por duke i analizuar gjerat e kam kuptuar se duhet nderuar menyren e te shkruarit.Edhe pse mua me pelqenin me shume ato me humor.
    Te tjerat do i bisedojme.
    Pershendete Fara.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    SHKRONJA SH

    Shalqini

    Kam forme rrumbullake
    mund te kem vezake,
    kam mishin ngjyre kuq
    edhe farat qe duhen huq.

    Kam emrin shalqin
    besoj shijen ti ma dine,
    ngjyra ime te shton gjak
    keshtu qe mos me kurse aspak.


    Sharra

    Une jam sharra
    kam dhemb por jo per arra,
    per dru te medhenj deri ne qiell
    qe i beje me duar me i mbledhe.

    Tash me jam elektrike
    mik kujdes se po nuk me fike,
    malin ta beje pershesh
    mal me s'do te kesh.

    shantazhi

    Femije te dashur ndoshta ju se dini kuptimin e fjales shantazh, por se besoj se nuk e keni perdore ndonjehere.
    Sepse Dini dhe Enea e perdorine shpesh ja po jua tregoj nje rast .
    Nje dite Enea beri nje sherr dhe kuptohet e pa Dini.
    - Mos i trego mami! - i tha Enea.
    - Jooo ! - bertiti Dini dhe kjo ngjarje u harrua.
    Por nje dite Enea kishte nje loder qe ja kishte dhene shoqja, kur e diktoj Dini, i pelqeu shume andaj i tha ; - Ma jep lodren mua.
    - Jo se e kam kujtim nga shoqja! ja ketheu Enea.
    Tani Dini e kishte te gatshme fjaline tjeter.
    - Kam per ti treguar mamit per sherrin qe ke bere!
    Atehere Enea i tha ; - mire ta jap ta mbash pese dite .
    Dhe per fat te mire edhe Dini u pajtua.
    Keto jane shantazhe simpatike, edhe pse pas disa oresh, do te shohesh lodren te lene nga te ty.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •