Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fjala e Berishes

    Fjalimi i Berishes ne keshillin e Pd-se..


    RD

    -----------


    Qeverisja ka humbur legjitimitetin nga dhunimi i votės

    Berisha: Kriza kėrkon zgjedhje tė lira

    Qeveria Nano 7 dėshtoi sepse ajo lindi e dėshtuar.
    Lindi e dėshtuar sepse ajo nuk vinte nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Kėshtu, Malajt, qė kishte ndėrtuar 4 skema piramidale, qė javėn e parė tė tij si ministėr nė qeverinė Fino kishte blerė falas frigoriferin e Vlorės ju varėn nė qafė privatizimet, Poēit qė ishte akuzuar pėr njė vit me radhė pėr ndėrtimet e tij pa leje, iu dha Ministria e Punėve Publike dhe Transporteve, Dervishit qė ishte arratisur nga vendi nė fillim tė viteve ‘90 pėr t’i shpėtuar dėnimit, pėr tregtinė e fėmijėve dhe qė pak muaj mė parė ishte akuzuar dhjetėra herė nga gazeta e z. Nano pėr vjedhje tė tokave iu dha Ministria e trojeve turistike, Dukės qė i bėjnė pulat vezė tė arta dhe televizione iu dhanė ushqimi, pulat dhe bujqėsia, Leskajt, tė cilės vaji dhe gjalpi i tė urriturve iu shndėrruan jo vetėm nė pallate, por edhe nė mandat, iu dha Ministria e Punės dhe e miellit social, Xhanit qė ilaēet i janė bėrė vila, iu dha shėndetėsia. Dade, qė ditėn para se tė largohej nga Ministria e Jashtme kishte emėruar me tender 36 zyrtarė jashtė shtetit u shpėrblye me Ministrinė e Kulturės, Viktorit tė errėsirės iu dhanė dritat dhe Halimit tė Nolit, financat e shtetit

    Ne jemi tė hapur, tė gatshėm pėr krijimin e njė force politike tė vetme, bazuar nė tė gjitha rregullat e themelimit tė saj si dhe pranimin e fraksioneve pėr tė gjithė ata qė do tė jenė tė aftė tė krijojnė fraksione nga baza nė qendėr dhe kėto jo sipas rregullit tė tre dhjetėsheve, siē e krijuan tė tjerėt, pra i qėnies shumicė nė dhjetė degė tė partisė, i sigurimit tė mbėshtetjes sė 10 deputetėve dhe i fitimit tė 10 % tė votave tė Kuvendit. Unė i siguroj idhtarėt e fraksionit se ne jemi gati tė negociojmė rregulla shumė mė lehtėsuese se kėto, pra edhe tė tre pesėsheve po tė duan, ose nė rastin tjetėr, kur kjo nuk ėshtė e mundur, le tė themelojnė njė forcė tė re politike nė tė cilėn tė konkurojnė ata qė duan, sipas tė gjitha rregullave demokratike

    Nga Sali BERISHA



    Sapo e mbyllėm njė vit dhe nisėm njė vit tjetėr pune dhe pėrpjekjesh pėr realizimin e objektivave tona.

    Nė vitin qė sapo mbyllėm, ne hymė si njė opozitė e ndėshkuar me mandate tė vjedhura nga njė regjim qė, siē do ta cilėsonte njė personalitet i shquar ndėrkombėtar, ėshtė ēdo gjė tjetėr, por jo i lirė dhe i ndershėm, nga njė regjim qė nuk pėrfaqėson vullnetin e popullit tė tij.

    Por ky ishte gjithashtu njė vit pėrpjekjesh tė jashtėzakonshme nga opozita, pėr tė ndryshuar realitetin shqiptar. Si shumicė qė doli nga zgjedhjet e 24 qershorit, opozita, ndonėse e ndėshkuar nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar, pėrcaktoi zhvillimet mė madhore tė vitit.

    Klanet socialiste, pasi qeverisja e tyre humbi legjimitetin me dhunimin e zgjedhjeve, nė njė luftė tė egėr brenda llojit, u vėrsulėn me tėrbim kundėr njėri-tjetrit dhe ndėrruan brenda vitit 3 qeveri, duke provuar pėrfundimisht dėshtimin e plotė tė qeverisjes socialiste. Nė tė gjitha kėto zhvillime, ne si opozitė pa emocione dhe tė vendosur luajtėm rolin qė na takonte. "Bashkimi pėr Fitore" i mbėshtetur nga rezoluta e BE-sė dhe i bashkuar me tė gjitha forcat opozitare, nuk lejoi zgjedhjen e Nanos, pra tė njė presidenti socialist apo rizgjedhjen e Meidanit, por ia dolėm t’i jepnim vendit njė president mbi partitė, njė president legjitim qė i duhej vendit dhe tė respektuar nga shqiptarėt dhe komuniteti ndėrkombėtar, dhe kjo pėrbėn, gjykoj unė, njė zhvillim shumė pozitiv pėr vendin tonė.

    Ne mbetemi tė vendosur tė mbėshtesim ēdo pėrpjekje tė tij pėr reforma dhe integrim tė Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike.

    Vitin qė kaloi Partia Demokratike dhe opozita nė tėrėsi, me qėndrimet e saj, pati rol pėrcaktues nė zhbllokimin e procesit tė hapjes sė negociatave tė Stabilizim-Associimit tė vendit nė BE, proces tė cilin regjimi jo i lirė dhe jo i ndershėm i Tiranės e mbante peng prej 5-6 vjetėsh. Nė 5 vitet qė shkuan, 7 qeveritė socialiste dėshtuan njėra pas tjetrės dhe mbyllėn derėn e procesit tė Associim–Stabilizimit Shqipėrisė nė BE. Kjo jo se BE nuk dėshironte hapjen e kėtyre negociatave. E kundėrta ėshtė e vėrtetė. BE u detyrua tė shtynte ēdo 3 muaj rreth 25 herė nė 5 vjet hapjen e tyre, pėr shkak tė korrupsionit dhe babėzisė sė papėrmbajtur tė qeveritarėve socialistė, si dhe lidhjeve tė tyre me krimin e organizuar dhe trafiqeve kriminale pėr shkak tė ekzekutimit pa gjyq, torturave dhe burgosjeve politike tė opozitės, pėr shkak tė dhunimit sistematik tė votės sė lirė tė shqiptarėve.

    Vokacioni perėndimor i Partisė Demokratike, si shprehje e vokacionit tė natyrshėm kombėtar perėndimor, nuk mund tė ndryshojė nė asnjė rrethanė qeveri apo opozitė qofshin forcat tona politike. Opozita, me qėndrimet e saj nė zgjedhjen e presidentit konsensual, pjesėmarrjen aktive nė parlament, bėri tė mundur hapjen sė shpejti tė negociatave dhe ne e pėrshėndesim kėtė ditė. Ne votuam dhe votojmė pėr hapjen e negociatave jo pėr tė ndihmuar qeverinė e dėshtuar socialiste, por sepse Associim-Stabilizimi do tė thotė jo vetėm rikthim i kombit tonė nė gjirin e kombeve tė familjes sė tij perėndimore, por do tė thotė afrim i shqiptarėve me tė ardhmen mė tė mirė tė tyre, do tė thotė ndihmė mė e madhe pėr qytetarėt shqiptarė, si dhe rruga mė e sigurt pėr t’u shkėputur mė shpejt nga varfėria dhe mjerimi nė tė cilat i ka zhytur regjimi i Tiranės. Ne jemi promotorė tė kėtij procesi jo pėr tė ndihmuar qeverinė, por pėr tė ndihmuar shoqėrinė shqiptare dhe Shqipėrinė, sepse ne jemi tė bindur se nga bllokimi i procesit tė Associim-Stabilizimit fiton vetėm mafia qeveritare, fiton krimi i organizuar dhe klanet kriminale pėr tė cilat integrimi pėrbėn njė rrezik tė vėrtetė.



    PD mbėshtet

    ēdo reformė

    pėr shpejtimin e integrimit tė

    vendit nė BE



    Ne besojmė se me afrimin mė tė madh me BE-nė dhe me NATO-n, mė i fuqishėm dhe mė efikas bėhet presioni dhe ndikimi i tyre pėr njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Ne kemi besim, por edhe garanci, se vėzhgimi do tė jetė i rreptė dhe i pandėrprerė dhe do tė pėrqėndrohet jo vetėm nė problemet madhore ekonomike dhe sociale tė Shqipėrisė, por para sė gjithash nė parimet dhe normat themelore tė demokracisė, si dhe nė veset, mėkatet e mafies qeveritare, nė lidhjet e saj me klanet kriminale. PD konsideron njė shans pėr Shqipėrinė periudhėn e presidencės sė BE-sė nga Greqia dhe Italia kėtė vit, garanton BE-nė se ajo do tė mbėshtesė ēdo kėrkesė dhe reformė pėr shpejtimin e integrimit tė vendit nė BE, dhe do tė mbrojė me vendosmėri vlerat e shoqėrisė perėndimore.

    Integrimi i Shqipėrisė nė BE dhe NATO ka qenė dhe mbetet ylli polar i programit tė PD-sė.

    Qershorin e vitit qė kaloi, opozita nėnshkroi njė marrėveshje me tė gjitha forcat politike parlamentare pėr reformimin e institucioneve tė vendit.

    Ēdo qeveri, ēdo shumicė parlamentare legjitime, ndėrton nė pėrputhje me ligjin institucionet shtetėrore, tė cilat garantojnė funksionimin e shtetit ligjor. Mirėpo nė 5 vjet institucionet moniste tė ndėrtuara nga socialistėt u provuan si institucione tė zėvendėsimit tė shtetit ligjor me shtetin e klaneve mafioze, me sundimin nė gjykata, media, parlament, qeveri, presidencė tė vullnetit tė kėtyre klaneve.

    Nė 5 vjet me radhė Presidenti i vendit shpalli monstėr opozitėn dhe me platformėn e likuidimit tė saj, ai vėrsuli me tėrbim kundėr saj hanxharėt e krimit tė shėmtuar politik.

    Qeveria ndėrroi disa kabinete, emėroi nė 5 vjet 8 ministra tė Brendshėm, bllokoi shtetin ligjor dhe procesin e integrimit tė vendit, pasurimi i paligjshėm dhe babėzia qeveritare ishin ligji i saj.

    Rendi u drejtua nga hajdutė tė tipit Gjoni, trafikantė tė tipit Mema, qė do tė dhunonin vullnetin politik tė shqiptarėve mė 24 qershor.

    Policia lartėsoi dhe vendosi nė poste drejtuese shumė herė vrasės, pėrdhunues, trafikantė profesionistė. Togerė, majorė, kolonelė, ministra tė saj, ekzekutuan Azem Hajdarin, dhjetra opozitarė dhe qytetarė tė pafajshėm shndėrruan vendin nė skaforepublikė, organizuan trafiqet mė tė pista tė grave, fėmijėve shqiptarė, drogės, armėve, vodhėn dhjetra milionė dollarė nė tenderat e kėsaj ministrie. Vėrtet nė kėtė institucion humbėn jetėn nė krye tė detyrės mbi 200 policė, por shumica e tyre u vranė nga byrazerė tė qeveritarėve dhe sot, pėr vrasjen e tyre nuk janė tė dėnuar as 15 kriminelė. Nė 5 vjet vetėm nė Sarandė, Vlorė dhe Durrės u ndėrruan me tender dhjetra e dhjetra komisarė policie.

    Prokuroria u shndėrrua nė prokurorinė politike, qė nė 5 vjet mbrojti vrasės, pėrdhunues, trafikantė shtetėrorė dhe nuk persekutoi qoftė edhe njė nėpunės tė thjeshtė pėr korrupsion, ndėrsa ndaj opozitės formuloi akuzat mė monstruoze "krime kundėr njerėzimit".

    Diplomacia shqiptare, nė vend tė forcimit tė bashkėpunimit ndėrkombėtar tė vendit, konsolidimit tė procesit tė integrimit, u morė tėrėsisht me shpifje, trillime, sipas porosive tė qendrės pėr opozitėn.

    Shėrbimi Informativ Kombėtar, qė organizoi ekzekutimin e Azem Hajdarit, u shndėrrua nė shėrbim tė vrasjeve politike, trafiqeve kriminale kombėtare, nė "institucionin"e pushtetit obskurantist tė kupolės sė Meidanit, Gjinushit.

    Pėr shqiptarėt dhe komunitetin ndėrkombėtar, institucionet e qeverisjes socialiste ishin njė dėshtim dhe njė penalizim i rėndė pėr vendin. Me inkriminimin e tyre dhe dhunimin e ligjit, ata vunė nė dyshim fuqinė shtetformuese tė shqiptarėve, bėnė qė Shqipėria tė zinte vendin e parė pėr keq nė tė gjitha raportet ndėrkombėtare pėr korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nė Europė u shkruan vėllime pėr mafien shqiptare, si mafien mė tė rrezikshme tė kontinentit, kurse krimi transnacional shqiptar u shpall si krimi mė agresiv i Europės.

    Nė kėto rrethana PD, si parti e shtetit ligjor, nėnshkroi sė bashku me partitė e tjera parlamentare marrėveshjen pėr reformėn e institucioneve socialiste tė dėshtuara. Atyre qė vlerėsojnė tė gabuar kėtė hap, do t’ju rikujtoj se pėr ne si parti e lirive dhe e tė drejtave njerėzore, shteti ligjor, funksionimi i tij, ėshtė kushti mė vendimtar qė qytetarėt tė gėzojnė tė drejtat dhe liritė e tyre themelore. Ne nėnshkruam marrėveshjen tė vendosur tė japim tė gjithė ndihmesėn tonė pėr reformimin, balancimin e institucioneve tė dėshtuara partiake socialiste. Por nė tė njėjtėn kohė, pėr tė zhdukur ēdo iluzion apo keqkuptim shpallim gjithashtu moton "nuk besoj, por nuk paragjykoj". Mirėpo ēfarė provuan zhvillimet nė vazhdim?



    Nano 7, kabineti

    i babėzizė sė

    papėrmbajtur



    Pas zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės u formua qeveria Nano 7, pėr tė cilėn votuan tė gjitha klanet socialiste, katarsistė, antikatarsistė, Metare, Cociane, madje edhe vetė Majko-Ulqin. PD qė nė formimin e kėsaj qeverie e denoncoi atė si kabineti i babėzisė sė papėrmbajtur dhe i lidhur me klanet mė tė rrezikshme tė vendit.

    Qėllimi mė kryesor i marrėveshjes pėr reformėn institucionale pėr PD-nė nuk ishte tjetėr, veēse rikthimi nėpėrmjet rivendosjes sė shtetit ligjor i njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, dhe kategorikisht jo ndarje me socialistėt e pushtetit tė tyre jolegjitim. Po le tė analizojmė me objektivitet se cilat ishin zhvillimet nė drejtim tė njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm gjatė kėsaj kohe. Nė 7 muaj kanė ekzistuar tė gjitha mundėsitė nė teori dhe nė praktikė qė regjimi tė provonte se ai kishte ndryshuar dhe ishte vėrtet i vendosur pėr njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm nė Shqipėri. Nė tė vėrtetė, nė mėnyrė tė pėrsėritur, ka provuar tė kundėrtėn. Nė Komisionin Bipartizan puna pothuaj ka ndaluar. Gjithēka ėshtė arritur gjer tani nė Komision ka qenė para sė gjithash insistim i faktorit ndėrkombėtar dhe pėrfaqėsuesve tė opozitės, dhe jo gatishmėri apo vullnet i hapur i pėrfaqėsuesve tė PS-sė. Nė tė gjithė ekzistencėn e kėtij komisioni, anėtarėt socialistė tė tij jo vetėm nuk kanė paraqitur asnjė amendament, propozim pėr reformėn zgjedhore, por kanė hedhur poshtė, kanė bllokuar nėpėrmjet mosmarrėveshjeve njėri me tjetrin nė Komision, propozimet, amendamentet tona dhe tė ODIHR-it, duke dėshmuar se jo progresi i punės sė Komisionit, por bllokimi i kėsaj pune, ėshtė interesi i tyre real. Por, po nė praktikėn elektorale ēfarė ndodhi? Nė praktikė, zgjedhjet e Bulqizės dhe ato tė Elbasanit ishin njė rast i pėrshtatshėm pėr tė dėshmuar se mėsimet ishin nxjerrė. Mirėpo qeveria provoi se nė kėto dy zona, ajo veēse kishte diversifikuar, pėrsosur akoma mė tej metodėn e manipulimit tė votės, duke blerė ato me para droge apo tė ndihmave humanitare. Nė Elbasan dhe Bulqizė qeveria e ripėrsėriti Dushkun, duke provuar se socialistėt shqiptarė nuk mund tė pranojnė pėrfundimisht njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm.

    Nė Elbasan, mafia qeveritare me fytyrė lecke pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė shndėrruar nė plaēkė tregu vullnetin e lirė tė shqiptarėve, zemrėn e lirisė sė tyre, votėn e lirė. Kurse kryeministri shqiptar Fatos Nano, nė vend qė tė kėrkonte njė hetim tė pavarur pėr turpin publik tė ministres sė tij, legjitimoi nga Sharm El Sheiku procedurėn mafioze qeveritare dhe deklaroi se nė Elbasan fitoi progresi dhe u provua performanca e qeverisė sė tij. Me kėtė deklaratė, Nano mori bashkėautorėsinė e procedurave mafioze qeveritare nė zonėn 52 dhe pohoi se performanca e qeverisė sė tij nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė miell i vjedhur dhe njė leckė e grisur. Me kėtė deklaratė Fatos Nano iu diktoi institucioneve tė tij tė fallsifikimit tė zgjedhjeve, tė mos guxojnė tė vėnė nė diskutim mandatin e ministres sė tij. Me kėtė deklaratė ai kėrcėnoi Prokurorinė qė kishte nisur hetimin. Pas saj komisioneri i fallsifikimit tė zgjedhjeve, Celibashi, pa shqyrtuar asnjė dokument shpalli ministren e Nanos fituese. Mandati Lecka i Fatos Nanos u bė njė problem ndėrkombėtar. Lecka e grisur tė zonės 52 iu pėrplas zotit Nano nė tryezė nga pėrfaqėsues tė lartė tė BE-sė dhe vendeve mike. Pėr opozitėn ai pėrbėn njė damkė tjetėr tė zezė tė qeverisė sė Dushkut.

    Ne ēmojmė qėndrimin e Presidentit tė Republikės pėr sqarimin deri nė fund tė kėsaj ēėshtjeje.



    PS po pėrgatit

    manipulimin e

    zgjedhjeve tė

    ardhshme lokale



    Partia Socialiste me ethe po pėrgatit nė fshehtėsi nė zyrat e ministrit Blushi manipulimin e zgjedhjeve tė ardhshme lokale. Me mungesė tė plotė transparence dhe nė pėrputhje me interesat e krerėve lokalė dhe qendrorė tė PS, Blushi i qeverisė po pėrgatit ndarjen e re territoriale tė Shqipėrisė, pa pėrfillur asnjė kriter apo standart europian.

    Nga kjo tribunė dua tė paralajmėroj qeverinė se nuk do tė pranojmė asnjė ndarje territoriale tė tipit Blushi dhe se pėr kėtė ne kemi informuar tė gjitha institucionet e rėndėsishme tė vendit dhe ato ndėrkombėtare. Ne kėrkojmė qė ndarja territoriale tė bėhet vetėm nė pėrputhje me standartet e vendeve tė BE dhe nė funksion tė autonomisė dhe bashkėpunimit rajonal, bashkiak dhe komunal europian..

    Shqipėria ėshtė nė prag tė procesit tė Associimit dhe dihet se nė praktikat e BE ekzistojnė fonde dhe ndihma qė iu adresohen direkt komunave, bashkive dhe rajoneve tė vendit. Por kjo kėrkon qė ato tė jenė tė ndara, tė ndėrtuara mbi bazėn e kritereve dhe tė standarteve europiane.

    Prandaj dhe konsiderojmė tė domosdoshėm qė ekspertė tė KE dhe OSBE tė angazhohen nė kėtė proces, pėrndryshe projekti sherrmbjellės dhe manipulativ i Blushit do tė ketė pėrgjigjen dhe fatin qė meriton. Ne do tė mbrojmė interesat e qytetarėve shqiptarė.



    Lufta kundėr

    korrupsionit

    dhe krimit tė

    organizuar, tėrė

    sisht e bllokuar



    Pas shkarkimit tė Klosit dhe disa drejtuesve tė tjerė tė SHIK-ut, dhe pas arrestimit tė disa zyrtarėve pėr korrupsion, lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar u bllokua tėrėsisht.

    Le t’u referohemi fakteve, atyre socialiste dhe zyrtare

    Fatos Nano, qė njė vit mė parė si kryetar i PS qarkoi Shqipėrinė, duke pėrsėritur pėr ministrat e tij akuzat qė opozita i kishte formuluar publikisht me dhjetra e qindra herė pėr ta. Jo tė paktė qenė ata qė u mashtruan nga katarsisi i tij. Mirėpo ēfarė ndodhi? Nė rast se njė vit mė parė zoti Nano fliste pėr fajtorė me faje, akuzonte dhe riakuzonte nė ēdo takim ministrat dhe zyrtarėt socialistė me emėr, mbiemėr, afera e madje edhe familjarė tė tyre, tani si kryeministėr, nė parodinė e analizave tė fundit flet vetėm pėr faje pa fajtorė, pėr korrupsion jetim, krime tė organizuara anonime.

    Paraliza e luftės kundėr korrupsionit dhe metastazimi i mėtejshėm i kėtij fenomeni nė qeverinė e zotit Nano provohet qartė edhe nga analiza e tė dhėnave zyrtare tė doganave shqiptare. Sipas tė dhėnave zyrtare, realizimi i tė ardhurave nė dogana ishte vetėm 80% dhe vjedhja nė dogana ishte mbi 100 milionė dollarė. Por po tė kemi parasysh raportin e formales me informalen nė Shqipėri, si dhe tė dhėnat zyrtare tė Bankės sė Shtetit, qė flasin pėr njė rritje importi prej 78%, atėherė rezulton se vjedhja nga klanet qeveritare nė doganat Nano-Islami, arrin sė paku nė gjysėm miliardė dollarė. Alternativa e zotit Nano pėr reformėn e doganave ėshtė emėrimi nė krye tė tyre i njė fallsifikatori dhe kontrabandisti si Papadhima.

    E vėrteta ėshtė se lufta kundėr korrupsionit u bllokua pikėrisht kur ligji iu afrua, cėnoi klanet e zotit Nano, si Mazin, Gjonin, Raftin, etj.



    Qeveria Nano 7,

    totalisht e

    dėshtuar



    Qeveria Nano 7 nuk ka dėshtuar vetėm nė rivendosjen e njė procesi tė ndershėm elektoral dhe luftėn kundėr korrupsionit. Dėshtime madhore tė tjera tė saj janė kriza e thellė energjitike, kriza e rėndė ekonomike, thellimi i borxhit tė brendshėm, i defiēitit tregtar, rritja e inflacionit, papunėsia dhe rėnia e prodhimit, papunėsia masive dhe shtrirja e mjerimit nga lagja nė lagje, nga rrethi nė rreth, paraliza e plotė e procesit tė privatizimit, dėshtimi total nė pėrdorimin e qindra milion dollarėve tė ndihmave tė huaja pėr Shqipėrinė, largimi gjithnjė e mė i madh i shqiptarėve nga vendi.

    Me marrėveshjen, ne synonim qė nė Shqipėri tė krijohej klima e duhur pėr investimet e huaja, si kushti mė themelor pėr progresin ekonomik tė vendit, synonim tė krijonim besimin tek investitorėt e huaj

    kliko per te vijuar
    dhe vendas qė t’i investonin paratė e tyre, tė krijonin vende pune tė reja. Por nė tė vėrtetė, megjithė klimėn e qetė tė krijuar nga marrėveshja, pėr shkak tė korrupsionit qeveritar dhe monopoleve tė ministrave, pėrdorimit tė ēmimeve tė referencės pėr fuqizimin e kėtyre monopoleve, investitorėt e huaj jo vetėm qė nuk erdhėn, por u larguan dhe me politikėn e re fiskale, qindra nė mos mijėra biznesmenė shqiptarė i pret falimentimi.

    Me tė drejtė mund tė shtrohet pyetja: Pėrse kriza po thellohet, pėrse dėshtoi qė nė muajt e parė qeveria Nano 7, ndonėse kjo u ngrit me njė konsensus tė gjerė tė klaneve socialiste? Pse ajo dėshtoi, ndonėse ajo erdhi nė pushtet pas njė kthese tė rėndėsishme tė vendit dhe nė kohėn e njė marrėveshje tė rėndėsishme me opozitėn? Qeveria Nano 7 dėshtoi, sepse ajo lindi e dėshtuar. Lindi e dėshtuar, sepse ajo nuk vinte nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, lindi e dėshtuar, sepse ajo u formua si njė amalgamė e pėrfaqėsuesve mė tė korruptuar, por edhe e sharlatanė tė PS-sė.

    Ajo lindi e dėshtuar, sepse u ndėrtua mbi bazėn e konfliktit tė interesave. Kėshtu, Malajt qė kishte ndėrtuar 4 skema piramidale, qė javėn e parė tė tij si ministėr nė qeverinė Fino, kishte blerė falas frigoriferin e Vlorės, iu varėn nė qafė privatizimet, Poēit qė ishte akuzuar pėr njė vit me radhė pėr ndėrtimet e tij pa leje, iu dha Ministria e Punėve Publike dhe Transporteve, Dervishit qė ishte arratisur nga vendi nė fillim tė viteve ‘90 pėr t’i shpėtuar dėnimit pėr tregtinė e fėmijėve dhe qė pak muaj mė parė ishte akuzuar dhjetra herė nga gazeta e zotit Nano pėr vjedhje tė tokave, iu dha Ministria e Trojeve Turistike, Dukės qė i bėjnė pulat vezė tė arta dhe televizione, iu dha ushqimi, pulat dhe bujqėsia, Leskajt, tė cilės vaji dhe gjalpi i tė uriturve iu shndėrrua jo vetėm nė pallate, por edhe nė mandat, iu dha Ministria e Punės dhe e miellit social, Xhanit qė ilaēet i janė bėrė vila, iu dha shėndetėsia.

    Dade qė ditėn para se tė largohej nga Ministria e Jashtme kishte emėruar me tender 36 zyrtarė jashtė shtetit, iu shpėrblye Ministria e Kulturės, Viktorit tė errėsirės iu dhanė dritat dhe Halimit tė Nolit, financat e shtetit.

    Fatos Nano ndėrtoi kabinetin e mėkatarėve tė papenduar, kabinetin e babėzisė mė tė madhe nė historinė e vendit. Lidhjet e krimit me anėtarėt e kabinetit ishin ndėr mė tė fuqishmet.

    Kėto lidhje, denoncimin e tė cilave opozita e pagoi me gjakun e dhjetra martirėve tė demokracisė, jo vetėm nuk u cėnuan gjatė kabinetit Nano, por ato njohėn dimensione tė reja dhe shumė mė tė fuqishme. Njė vit mė parė, nė takime publike nė KPD, krahas ministrave, aferave tė tyre, drejtuesit socialistė akuzonin njėri-tjetrin edhe me klanet kriminale respektive. Mirėpo sot pas njė viti, jo vetėm qė kėto klane nuk kanė pėsuar asgjė, por e kundėrta ka ndodhur.

    Kryeministri Nano iu dorėzoi atyre doganat e shtetit, kontrollin dhe ēelėsat e tė gjitha trafiqeve, kurse Shqipėria damkoset gjithnjė e mė shumė si delja e zezė e krimit tė organizuar nė Ballkan.

    Nė drejtėsi ka

    individė qė

    pėrfaqėsojnė

    mafien dhe

    antishtetin



    Vendi sot vėrtet ka njė drejtėsi tė korruptuar, nė prokurori dhe gjykata gjenden individė qė pėrfaqėsojnė mafien dhe antishtetin, por shkaku themelor vendimtar i mosfunksionimit tė shtetit ligjor, i paralizės sė drejtėsisė shqiptare, kur ėshtė fjala pėr luftė kundėr korrupsionit qeveritar, lidhjeve tė politikės me krimin, janė presioni dhe diktati politik mbi kėto institucione, janė bllokimi i tyre nga qeveritarėt dhe politikanėt e inkriminuar. Nė Shqipėri, nė 6 vjet janė hequr imunitetet pėr kryengritjen e Klosit dhe grushte shteti tė Meidanit, por nuk ėshtė cėnuar asnjė imunitet pėr korrupsion, ndonėse janė vjedhur nė kėta 6 vjet miliarda dollarė. Kryeministri, nė turneun e tij tė sekretarit tė parė nė dikastere, pas njė viti, sėrish flet pėr korrupsion, por tashmė Shkėmbi i Pėllumbave ėshtė bėrė Gusha e Pėllumbit, flet pėr larje parash tė pista, por jo nė lavatriēen e Ramės, por nė media, natyrisht jo tė Dukės, flet pėr lidhje tė politikės me krimin, por pėrgatit kthimin e Gjinushit nė qeveri, flet pėr luftė kundėr kontrabandės, por emėron nė krye tė doganave kryekontrabandistin, flet pėr reforma nė drejtėsi, por emėron nė KLD Strakoshėn, tregtaren e fėmijėve, flet pėr luftė kundėr trafiqeve, emėron nė krye tė policisė rrugore ēirakun e klaneve mė kriminale tė vendit.

    Nė Shqipėri, ligji pėr ministrat dhe familjet e tyre nuk ekziston. Ministrat mund tė vjedhin, fėmijėt e tyre mund tė vrasin, mund tė arratisen. Kohėrat e krimit tė organizuar shtetėror janė ndėr mė tė zezat qė Shqipėria ka njohur.

    Si pėrfundim, vendi ndodhet sot nė njė krizė tė rėndė ekonomike institucionale, sociale dhe politike.



    Cilat duhet tė

    jenė drejtimet

    kryesore tė

    punės sė PD nė

    kėto rrethana



    Pėr PD, eksperimentimi pėr stabilitet pa legjitimitet, d.m.th pa qeveri tė dalė nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ėshtė tragjik, absurd dhe i dėshtuar. Nė Shqipėri, korrupsionin nuk mund ta luftojnė ata qė ndėrtuan regjimin mė tė korruptuar, kontrabandėn, krimin e organizuar, nuk mund ta luftojnė ata qė janė dhe organizatorėt dhe protektorėt kryesorė tė tyre, varfėrinė, papunėsinė nuk mund ta luftojnė ata qė me monopolet e tyre shkatėrrojnė ēdo ditė qindra vende pune. Zgjedhje dhe vetėm zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė zgjidhja e vėrtetė.

    PD ėshtė sot forca politike mė e fuqishme e vendit, i takon PD-sė e aleatėve tė saj pėr tė siguruar nė njė kohė sa mė tė pėrshtatshme njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Prandaj dhe ne kemi pėrcaktuar si objektiv kryesor tė PD-sė njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Ky ėshtė njė objektiv shumė i vėshtirė, por aktualisht jo i pamundur.

    Pėr realizimin e kėtij objektivi PD duhet tė pėrdorė tė gjithė mundėsitė dhe mjetet demokratike. Pėr tė arritur kėtė qėllim PD sė pari duhet:

    Tė pėrfundojė reformėn e Kodit dhe institucioneve tė zgjedhjeve, nė pėrputhje me rekomandimet e ODIHR-it dhe Kodin Etik tė Zgjedhjeve tė Komisionit tė Venecias.

    PD duhet tė bashkėrendojė qėndrimet me tė gjitha forcat opozitare dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve ndėrkombėtare, duhet tė denoncojė kudo, brenda dhe jashtė vendit bllokimin e reformės zgjedhore nga pseudomazhoranca e Dushkut.

    PD duhet tė ndėrgjegjėsojė qytetarėt pėr domosdoshmėrinė jetike pėr ata, familjet dhe vendin e tyre, tė njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, sikundėr duhet tė pėrdorė dhe do tė pėrdorė tė gjitha mjetet demokratike pėr realizimin e tij.

    Njė drejtim tjetėr kryesor i punės sonė do tė jetė konsolidimi i strukturave tė PD nė tė gjitha nivelet. Gjatė vitit qė kaloi, ne kemi ngritur 60 nėndegė tė reja. PD ėshtė sot forca politike me strukturat mė tė mira nė vend. Decentralizimi qė bėmė vitin e kaluar, rriti pjesėmarrjen nė vendimmarrje, gjeneroi forca dhe siguroi burime tė mėdha njerėzore. Sot, pėrparėsi kryesore e jona duhet tė jetė puna nė rrėnjė, puna nė bazė, grassroots. Puna nė rrėnjė apo nė bazė ėshtė kushti mė pėrcaktues i realizimit tė qėllimeve tona. T’i rikthehemi seksionit dhe territorit tė tij, tė shndėrrojmė seksionet tona nė njėsi dinamike tė hapura, njėsi qė kontrollojnė tėrėsisht, zotėrojnė tėrėsisht territorin nė tė cilin ato shtrihen dhe situatėn elektorale tė kėtij territori. Kėtė detyrė e pėrmbush vetėm njė seksion i pėrbėrė nga anėtarė seriozė, burra dhe gra, djem dhe vajza, qė kanė kuptuar se fati i zhvillimeve tė vendit, i tė ardhmes sė tij, qėndron para sė gjithash nė pėrkushtimin e tyre. Opozita sot ėshtė mision vėrtet i vėshtirė, por fisnik dhe kemi besim se anėtarėt e seksioneve tona do jenė nė lartėsinė e kėtij misioni. Pėr tė pėrmbushur kėtė mision ėshtė e domosdoshme qė ato dhe tė gjitha strukturat e PD tė drejtohen nga individė qė kanė tė gjithė fuqinė morale tė udhėheqin, tė motivojnė, tė frymėzojnė anėtarėsinė e seksioneve.

    Zotėrimi i terrenit dhe situatės elektorale tė territorit kėrkon para sė gjithash, qė jo vetėm ēdo qendėr votimi tė ketė seksionin e saj, por kėrkon qė ēdo seksion tė ketė si prioritet zgjerimin e tij me anėtarė tė rinj. Vitin qė kaloi PD ka patur tre mijė anėtarėsime tė reja. Mirėpo po tė kemi parasysh largimin e detyruar pėr shkak tė papunėsisė, varfėrisė dhe mjerimit tė anėtarėve tanė nė emigracion, ėshtė e domosdoshme qė tė bėhen pėrpjekjet mė serioze pėr anėtarėsime tė reja, veēanėrisht tė rinj dhe gra.

    Situata elektorale kėrkon qė nė ēdo kohė seksioni tė disponojė me saktėsi zgjedhėsit e rajonit tė tij, numrin e tyre, vendbanimin, gjendjen shoqėrore dhe ekonomike, prirjet politike, interesat e tyre, si dhe tė pėrcaktojė rrugėt dhe mėnyrat e dialogut, komunikimit mė tė pėrshtatshėm me ta. Situata elektorale kėrkon sė pari, qė seksioni tė jetė i shtrirė nė tė gjithė territorin e qendrės sė votimit si kushtin mė tė rėndėsishėm pėr tė zotėruar situatėn elektorale nė nivelin e qendrės sė votimit. Zotėrimi i situatės elektorale kėrkon qė seksioni nė ēdo kohė tė dijė se sa zgjedhės ka tė pranishėm nė territorin e tij, sa prej tyre nuk kanė emrin nė listat e zgjedhėsve, se sa ėshtė pėrqindja e zgjedhėsve emigrantė nė qendrėn e tij tė votimit, kjo pra ėshtė ajo qė ne e quajmė dosja e seksionit. E tėrė udhėheqja e PD-sė duhet t’i pėrkushtohet funksionimit, dinamizmit, vitalizimit tė punės nė rrėnjė, nė bazė, nė seksion. I gjithė kontrolli duhet tė pėrqėndrohet para sė gjithash nė seksione. Nė rast se do tė bėjmė kėtė pa mashtruar veten tonėh ne do tė jemi zotėr tė terrenit, tė situatės elektorale dhe do tė ecim tė sigurt drejt zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme.



    PD, parti e

    alternativave me

    mbėshtetje tė

    gjerė kombėtare

    dhe ndėrkombėtare



    Pėr realizimin e objektivave tė saj, PD duhet tė pushtojė mendjen dhe zemrėn e zgjedhėsve shqiptarė. Mendja dhe zemra e zgjedhėsve nuk fitohet kurrė me konfliktualitet, me intolerancė, me indiferencė. Mendja dhe zemra e zgjedhėsve fitohen me vlera qytetare dhe me frymė qytetare, me ndershmėri dhe dhembshuri njerė

    kliko per te vijuar
    zore, nuk fitohen me demoniim dhe etiketime boshe tė kundėrshtarėve, por fitohen me alternativa, me kritere tė bazuara nė fakte dhe dokumente. Nė tėrė historinė e saj, PD ėshtė konsideruar parti e alternativave me mbėshtetje tė gjerė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Nė Kuvendin e fundit, ne paraqitėm alternativėn e PD pėr luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, pėr zgjidhjen e krizės energjitike, papunėsisė, etj. Por alternativat nuk janė dhe nuk mund tė jenė fikse, ato vdesin po tė ngurtėsohen, ato vjetėrsohen po tė mos pasurohen dhe pėrshtaten. Pėr tė qenė lider nė alternativė, PD duhet tė jetė e hapur ndaj intelektualėve. Departamentet tona duhet tė jenė katedra tė mendimit intelektual bashkėkohor. Asgjė nuk mund tė vitalizojė mė shumė alternativėn politike, ekonomike, sociale tė PD, sa mendimi intelektual. Historia, nė mėnyrė tė pėrsėritur, ka provuar se janė pėrqafuar dhe kanė lėshuar rrėnjė vetėm politika, vetėm alternativat e bazuara e mbėshtetura nga mendimi intelektual dhe e kundėrta, janė shuar dhe pėrmbysur pavarėsisht nga karakteri i tyre tė gjitha politikat, alternativat qė nuk kanė gjetur kėtė mbėshtetje. Prandaj, ėshtė jetike pėr PD qė tė vendosė nė tė gjitha nivelet urat e bashkėpunimit tė ngushtė me intelektualėt mė tė mirė tė vendit dhe shoqėrinė civile. Reforma zgjedhore, konsolidimi i strukturave tė PD, pėrpunimi i alternativave mė tė mira, ndonėse pėrcaktuese pėr njė proces zgjedhor tė lirė, tė ndershėm dhe tė suksesshėm pėr PD, duhet tė plotėsohen pa mėdyshje me institucionalizimin e bashkėpunimit opozitar.



    "Bashkimi i opozitės": Tė bashkojmė alternativat, qėndrimet, pėrpjekjet



    Para zgjedhjeve tė 24 Qershorit ne krijuam "Bashkimin pėr Fitore", koalicionin opozitar mė tė fuqishėm qė vendi kishte njohur. Ky koalicion ishte pėrcaktues nė rezultatin e zgjedhjeve, nė tė cilat opozita shqiptare ishte shumicė. Ky koalicion ishte pėrcaktues nė dokumentimin dhe denoncimin kombėtar dhe ndėrkombėtar tė manipulimit tė procesit zgjedhor nė Shqipėri. Ai ishte dhe ėshtė promotori i ndryshimeve tė mėdha nė vend.

    Por spektri i opozitės nė vend ėshtė edhe mė i gjerė. Si parti e vlerave liberal-demokratike ne kemi ftuar tė gjitha forcat politike opozitare tė bashkojmė alternativat, qėndrimet, pėrpjekjet dhe mundėsitė tona pėr nxjerrjen e vendit nga kriza. Nė opsionin tonė tė institucionalizimit, tė bashkėpunimit opozitar, ne jemi tė hapur pėr tė gjitha format e kėtij bashkėpunimi. Unė ju ftoj ju tė kontribuoni nė kėtė proces, tė punoni me pėrkushtim, ndershmėri dhe tolerancė pėr konsolidimin e institucionalizimit e bashkėpunimit opozitar. Si parti e Qendrės sė Djathtė, Partia Demokratike duhet tė konsolidojė, zgjerojė dimensionin e saj liberal. Vlerat liberale dhe jo interesat apo hatėrmbetjet personale duhet tė qėndrojnė nė bazė tė tij. Janė kėto vlera, ėshtė dialogu, mirėkuptimi, toleranca, respekti pėr dinjitetin e njeriut qė kanė ndėrtuar shoqėritė moderne perėndimore. Zhvillimi dhe konsolidimi i kėtyre vlerave nė vend tė intolerancės dhe konfliktualitetit ėshtė jetik jo vetėm pėr tė ardhmen e PD-sė, por edhe tė mbarė shoqėrisė shqiptare. Ne nuk ftojmė njeri pėr rikthim mekanik ose dhe ribashkim, por pėr tė gjithė ata qė duan qė me votėn e tyre dhe qėndrimin tė ndihmojnė nė daljen e vendit nga kriza, ne jemi tė hapur pėr tė gjitha format e bashkėpunimit nga tryeza e rrumbulllakėt pėr ēėshtjet mė madhore, te aleancat e bazuara nė njė partneritet dinjitoz me shkrirje tė programeve dhe pėrcaktim tė qartė tė rregullave demokratike tė funksionimit tė tyre, pėrfshirė kėtu vendimmarrjen. Por pėrveē kėtyre, ne jemi tė hapur, tė gatshėm, pėr krijimin e njė force politike tė vetme bazuar nė tė gjitha rregullat e themelimit tė saj si dhe pranimin e fraksioneve pėr tė gjithė ata qė do tė jenė tė aftė tė krijojnė fraksione nga baza nė qendėr dhe kėto jo sipas rregullit tė tre dhjetėsheve siē e krijuan tė tjerėt, pra i qenies shumicė nė dhjetė degė tė partisė, i sgurimit tė mbėshtetjes sė 10 deputetėve dhe i fitimit tė 10% tė votave tė Kuvendit. Unė i siguroj idhtarėt e fraksionit se ne jemi gati tė negociojmė rregulla shumė mė lehtėsuese se kėto, pra edhe tė tre pesėsheve po tė duan ose nė rastin tjetėr, kur kjo nuk ėshtė e mundur, le tė themelojnė njė forcė tė re politike nė tė cilėn tė konkurojnė ata qė duan sipas tė gjitha rregullave demokratike.

    Unė ju ftoj ju kėtu, ftoj tė gjithė drejtuesit, anėtarėsinė e Partisė Demokratike, qė nė axhendėn e tyre afatshkurtėr, afatmesme dhe afatgjatė, tė kenė bashkėpunimin, aleancėn me forcat liberal-demokratike, si njė detyrim programor i PD-sė dhe jo si dėshirė e kėtij apo atij individi, si njė nga mekanizmat mė tė fuqishėm pėr tė rikthyer votėn e lirė nė Shqipėri dhe pėr tė vendosur njė qeverisje tė aftė, kompetente, dinjitoze nė vend, liberalizimi ėshtė vlerė, forcė dhe jo dobėsim.

    Nė njė kohė kur metastazat e korrupsionit po rrėnojnė ēdo ditė e mė shumė ngrehinėn e shoqėrisė shqiptare, kur trafiqet dhe krimi i organizuar nė mbrojtje dhe lidhje qeveritare po bėhen gjithnjė e mė agresivė, kur reforma institucionale po ecėn nė kah tė kundėrt, mendoj se angazhimi ynė nė luftėn kundėr kėtyre fenomeneve dhe pėrgjegjėsve kryesorė tė tyre duhet tė shumėfishohet. Natyrisht ne nuk mund tė bėjmė policin, nuk mund tė bėjmė gjykatėsin, as prokurorin pėr tė ndaluar, penalizuar dhe gjykuar zyrtarė tė korruptuar dhe klanet kriminale tė lidhura me qeveritarėt. Por ne, duke shfrytėzuar ēdo hapėsirė ligjore, jemi dhe do tė angazhohemi nė njė betejė dhėmb pėr dhėmb me qeveritarėt dhe zyrtarė tė korruptuar me klanet e tyre tė krimit. Ne, me dokumente dhe fakte, do t’i denoncojmė ata ēdo ditė nė shtyp, do t’i denoncojmė ata ēdo ditė tek ēdo shqiptar, do t’i denoncojmė ata ēdo ditė nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare. Ne nuk kemi nė dorė reformėn e drejtėsisė as dhe pastrimin e forcave tė rendit nga trafikantėt vrasės, as dhe emėrimet nė institucione tė njerėzve tė pėrkushtuar tė ndershėm dhe tė aftė. Por ne kemi nė dorė komisionet hetimore parlamentare me tė cilat ne, me dokumenta zyrtare, mund t’ju faktojmė shqiptarėve babėzinė qeveritare, vjedhjen dhe shpėrdorimet e tyre duke pėrdorur pushtetin. Ne nisim vitin me Komisionin Hetimor pėr Edvin Ramėn, kryetarin socialist tė Bashkisė, qė pėr shkak tė komplekseve infantile dhe raptuseve qė vuan dhe pėrjeton, i ka mbetur uturaku gjithnjė nė gojė dhe kjo, jo pėr qėllime elektorale, por se Rama ka shndėrruar Bashkinė e Tiranės nė strofullėn e krimit tė tij tė shėmtuar ekonomik. Pas Ramės, komisione tė tjera do tė ngrihen pėr aferat mė tė mėdha korruptive tė qeveritarėve shqiptarė. Ne kemi nė dorė qė nė komisionet e pėrhershme parlamentare me pyetjet dhe interpelancat, dėgjimet nė parlament, tė thėrresim dhe tė denoncojmė tė gjithė zyrtarėt dhe aferat e korrupsionit tė tyre. Prandaj dhe unė ju siguroj se Grupi parlamentar i PD-sė do tė punojė me pėrkushtim tė madh nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar si drejtimi themelor i punės sė tij.

    Pėrmirėsimi i legjislacionit antikorrupsion, amendimi i ligjeve ekzistuese, mbėshtetja e ēdo inisiative nė kėtė drejtim, do tė jenė angazhim konstant i PD.

    Duke pėrfunduar, ju bėj thirrje ju dhe tė gjithė anėtarėve dhe simpatizantėve tė PD tė punojnė me pėrkushtim pėr tė nxjerrė vendin nga kriza, pėr tė shpėtuar shoqėrinė nga ky rrėnim i madh dhe i pandėrprerė qė po i shkakton kriza, e cila po thellohet progresivisht. Shkaqet e saj janė ekonomike, sociale, politike, por shkaku i vėrtetė i saj mė themelor qėndron nė dhunimin e vullnetit politik tė shqiptarėve dhe instalimin e pseudomazhorancės sė Dushkut, ėshtė regjimi jo i lirė dhe jo i ndershėm i socialistėve, ėshtė qeveria e babėzisė, sharlatanizmit dhe mafies sė rrezikshme socialiste. Pėr rrjedhojė, vetėm zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė antikriza e vėrtetė, zgjedhjet e lira dhe rikthimi i opozitės nė pushtet janė antikorrupsioni i vėrtetė, antitrafiku real, antikrimi i sigurt, janė integrimi i shpejtė nė institucionet Euroatlantike.



    *Fjala e Kryetarit tė PD mbajtur nė Kėshillin Kombėtar




    ---------------------






    Berisha ec perpara !







    pollot dashet e imamet ne se duan le te vijne kokulur si ushtare e jo si kapedana..
    Askush nuk ka nevoje per 5 votat e qelbura te klyshve te Ps-se e Lino-bushtres.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Ketij fjalimi klasik,i mungon shpirti i brendeshem,nuk ka nje ze te brendeshem te forte,jane perseritje dhe perpjekje per te rifituar ate cfare humbi.
    Eshte e vertete qe vendi kerkonte nje president konsensual,pamvaresisht se dhe ai nuk eshte me i miri i shqiptareve,dhe ai vjen nga arsenalet e ish bllokut,projektuesi i bunkereve te sistemit komunist,por megjithate nuk mund te vinte nga konsensusu Nano-Berisha nje burre tjeter jashte ketyre lidhjeve.
    Ardhja e presidentit konsensual,erdhi edhe nha lufta e opozites,edhe nga lufta e klaneve brenda PS,dhe kryesisht nga faktori nderkombetar,i cili beri dy rezoluta teper te forta.
    Por nuk kuptoj kompromiset e tjera,ne te mire te kujt jane.Te gjithe duam qetesine,por me shume nga te gjithe nuk humbi lideret apo deputetet e opozites,por votuesit e saj,te gjithe ato qe humben vendet e punes vetem per faktin se jane demokrate,klanet ne pushtet bene nje ekonomo solide,media te forte profesionale,kane rrejtin e tyre te lidhjeve me nderkombetaret etj dhe nqs nje dite e dorzijne pushtetin politik,ato jane te sigurte se nuk do te kete kurre "rruspa" te Berishes,nuk do te humbasin kurre ekonomine solide,pr do te jene ne gjendje te blejne demokratet e varfer qe do te drejtojne neser psh Doganat,Tatimet,Dejtesine Policine,Sherbimin informativ etj etj dhe si mjeshtra qe jane do te bertasin me shume per korrupsion dhe PD do te marre nje fature te rende ashtu si ne fillimet e demokracise qe ishte nje amalgame me demokrate te vertete dhe pseodemokrate qe i luftonin me shume finese dhe demokrattet sulmonin njeri tjetrin deri ne lodhje.
    Berisha ka te drejte per deshimet e regjimit te Tiranes qe ne procesin e manipuluar te zgjedhjeve,por perse e lane kete lufte deri ne shkaterrim te shpresave te demokrateve.Ishte shume afer nderkombetarizimit,nga zgjedhje te ndershme te kalsifikuara,u vleresuan,te pranueshme,me pas me probleme,derri ne rishikim te tyre sidomos per skandalin e Dushkur unikal ne boten e qyteteruar.
    Por per cudi parlamenti i kallashnikoveve,u be i dushkut dhe tani hap dhe mbyll sa here ka nevoje te rrine ne pushtet valvulen e kalimit klandestin,te skafeve,etj.
    Greqia eshte bulur kembekryq ne Tirane,dhe pritet ne person nongrata,me antishqiptari.
    Demokracia nuk eshte prone e nje njeriu te vetem,ajo eshte enderr e 60% te votuesve shqiptare qe votuan Berishen per te qeverisur.
    Duhet te shpresojme ende??? Nuk duhet te rrime me menjeane,sot indiferentizmi eshte "antinacionalizem" qe lejon mbeterimin e se keqes.Berisha i fton te gjithe ne nje fronte te vetem,por ne fakt eshte vetem thirrje propagandistike,sepse nuk lejon te hyjne demokratet e vertete,por sharlatanet me dosje te cilet i tremb menjeher.Nuk do te fitoje PD duke ftuar Arben Imamin,Neritan Ceken,Yli Vejsiun,Frok Cupin,apo te tipit te tyre.Pd ka nevoje te kete nje baze me te gjere,me mbeshtetje popullore dhe per nje politike me baze te gjere,reale dhe jo njerez te deshtuar ne politike.Kerkohen njerez te rinj me mentalitete te kohes,te afte per te bere ndryshime dhe me votues nga pas dhe jo njerez te pje...
    Faleminderit

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nevila Perndoj /Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha deklaroi dje se mazhoranca ka humbur shumicen e saj ne Kuvend. Lideri i opozites solli si shembull faktin qe mazhoranca nuk arriti te plotesoje kuorumin prej 84 votash per te miratuar projektligjin per mbylljen e Duty Free Shop-eve. Berisha shtoi se ky projektligj nuk eshte miratuar si rezultat i kundershtimit nga 30 deputete te Partise Socialiste. "Deshiroj te informoj ketu se projektligji kerkon gjithsej 84 vota ne nje kohe kur socialistet pa Gjonin e arratisur disponojne 87 vota ne Kuvend. Ky ligj eshte hedhur poshte nga cdo tre muaj dhe ka marre perkatesisht ne te tri votimet, 57, 59 dhe 63 vota. Pra ne cdo votim kane votuar kundra ligjit 25 deri ne 30 deputete socialiste, duke qene arene perleshjeje mes klaneve qe disponoje magazinat doganore dhe klanet qe disponoje Duty Free Shop-et", tha Berisha. Per kete arsye, kryetari i demokrateve pranoi kerkesen e perfaqesuesve te FMN ne menyre qe bashke me votat e demokrateve te plotesohej numri i nevojshem per miratimin e ketij projektligji. Per kete pakt Berisha ka vendosur edhe kushte.

    "PD e cila eshte e vendosur qe te luftoje cdo forme evazioni dhe korrupsioni. FMN e cila duke konstatuar qe qeveritaret nuk e votojne, sepse 87 mandate jane te mjaftueshme per te kaluar ligjin na u drejtuan ne dhe i siguruam ata se kete ligj ne do ta votojme me kusht qe do te votojme edhe per mbylljen e magazinave te Pocit, Dukes, te Rucit, te Malajt dhe te vendeve te tjera qeveritare. Do ta votojme me kusht qe te bejme transparencen e plote te cmimeve te referencave", tha Berisha. Ne rastin e mosmiratimit te ketyre kushteve ekzistojne te gjitha gjasat qe opozita te shikoje edhe mundesite e kundershtimit te ketij projektligji ne Kuvend. Berisha theksoi se grupi parlamentar i PD do te pergatise edhe nje pakete ligjore per kete ceshtje. "e do te cojme amendimet tona dhe transparencen e plote te cmimeve te referencave", tha Berisha.

    ..................................................

    Berisha ka filluar te beje p_idhin e somes duke i bere bllok ne bashkpunim me me nacrat(anastas angjelin personifikimin e korrupsionit) & co ministrit te financave qe megjithse nuk eshte me i miri per ate post te pakten perpiqet te beje dicka.Por edhe aty ku ka te drejt do ta kundershtoje Sala se snjef menyre tjeter. Kesaj i thone "per inat te krushkes do shkoj te flej mullinain"
    E mban dhe veten per patriot pa le!!
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •