Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Si te hame sapunin per djathe

    Absurditeti gati gjenetik i kėtij vendi tejkaloi, kėto javė tė nxehta zgjedhore folkorizmin qė pandehėm se ishte fenomeni mė tipik i tij. Mungesa e koherencės, mungesa e dėshirės pėr tė kuptuar c’duam dhe ku duhet tė shkojmė, mungesa e pėrgjegjėsisė dhe e vullnetit pėr tė kuptuar se pa pėrgjegjėsi nuk ka ecje pėrpara janė tipike jo vetėm tė klasės sonė politike tėrėsisht tė diskredituar por edhe tė popullit shqiptar, i cili nė situatėn aktuale ėshtė mė i corientuar se kurrė.
    Dhe s’ka se si tė jetė ndryshe. Tė prirur drejt mosmarrėveshjeve, prapaskenave, ideve qė skenaret janė pėrpunuar tashmė dhe vendimi qė mund tė japė populli ėshtė maskarada e radhės qė tenton tė pėrligj allishverishet e pazareve tė zhurmshme, ne si popull i kemi dhėnė njė goxha grusht tė rėndė idealeve tė shumicės pėr barazi, drejtėsi dhe demokraci. Ose mė mirė i kemi dhėnė njė grusht vetes duke u rrėzuar me KO teknik po kėsaj here mbase pėrfundimisht, pasi nė analizė tė fundit nuk dimė se kush ėshtė ai njeri qė dėshiron njė Shqipėri plot ideale, kush ėshtė ai qė lufton pėr tė dhe kush ėshtė ai qė bie pre e dėshirės pėr tė ironizuar dėshirėn demokratike. Pėr mendimin tonė, tė treja nė rastin e Shqipėrisė mund tė pėrmblidhen nė njė person (nė kuptimin pėrgjithėsues tė fjalės). Ndryshe nuk kemi si tė shpjegojmė njė moskokėcarje proverbiale qoftė tė elitės, qoftė tė popullit tė thjeshtė pėrpara turavrapit tallės tė njė grushti kacakėsh tė politikės qė pjellin kimera dhe qė pastaj na i shesin si sirena. Nuk kemi si tė shpjegojmė njė revoltė spontane rreth njė tavoline pėr cfarė po ndodh nė Shqipėri dhe dorėzimin rreth tė njėjtės tavolinė me arsyen se “kėshtu janė kėta, tė gjitha gjėrat janė tė bome gati me kohė dhe se na e kan fut sa krahu”. Ndryshe nuk shpjegohet heshjta e turpshme e sovranit popull pas daljes sė sovranit kryeministėr, i cili tentoi me stilin unik qė ka tė na mbushte mendjen se meqėnėse dhe nė Amerikė vidhen votat, nuk ka arsye pse nė Shqipėri tė mos bėhet e njėjta gjė. Madje duke flirtuar dhe me dėshirėn e tij historike pėr tė na ilustruar kėtė me shifra, ai fare mirė mund tė na demonstronte shkencėrisht se pėr frymė popullsie vota e vjedhur nė Shqipėri ėshtė e pėrafėrt me ato tė vjedhura nė Amerikė… Nėse nuk ėshtė koha e maskarenjve, pėrfundimisht ėshtė ajo e mashtruesve, e atyre me patentė, me markė tregtare dhe me tė drejtė autori. Nė kėtė moment, kur absurdi nuk njeh kufi, duhet qė kėtė t’a integrojmė nė parametrat e analizės sė shoqėrisė dhe tė politikės sė vendit tonė. Nuk duhet tė harrojmė por ta kemi mirė tė ngulitur nė mendje se jetojmė nė absurd, hamė nė absurd, pimė nė absurd, dėfrejmė nė absurd, punojmė nė absurd, flirtojmė nė absurd dhe flasim nė hava. Pėrurojmė shtatore mbretėrish tė harruar nė bodrumet e historisė duke zhvendosur simbolet e pakta tė unitetit, duke futur me dashje ose pa, farėn e pėrcarjes sė kėtij populli qė ka ditur shumė mirė nė jetė tė jetėve tė pėrcahet pėr arsye krejt… absurde!
    Dhe si pasojė shumė koherente, mbase e vetmja koherencė qė na karakterizon si popull, ėshtė vijimėsia e kėtij absurdi dhe nė politikė dhe nė cdo fushė tė jetės. Na duket sikur po bėjmė politikė tė madhe, por realiteti ėshtė ndryshe. Kemi tė bėjmė me njė politike qė parimit i ka dhėnė duart me kohė, cipėn e ka pjekur nėn dirtėn e diellit, ndėrsa arrogancėn dhe mashtrimin faqebotės e ngre nė piedestal. Nė fakt, nuk kemi ndėrmend tė habitemi dhe tė analizojmė pse-tė, pasi nuk duam tė notojmė nė absurd. Duam vetėm tė cekim pak absurdin duke pėrmendur ata qė shėrbejnė si interpretues tė orakullit politik dhe qė kanė si mision t’i japin popullit mesazhet e rrėmujshme qė lėshon politika jonė nė mėnyrė qė populli tė qartėsohet nė lidhje me aktivitetin e tyre: kush ėshtė i korruptuar, kush nuk ėshtė, kush ėshtė konsekuent dhe kush volatil, cfarė qėllimesh kanė dhe si do t’i pėrmbushin. E kemi fjalėn pėr analistėt e shtypit. Kishte nga ata qė zinin be e rrufe qė e majta nga zgjedhjet do dalė e bashkuar, kishte nga ata qė ishin tė gatshėm tė vetėflijoheshin pėr ideal, tė cilėt disa muaj mė vonė nuk po gjejnė ende fjalėt tė pėr tė shpjeguar se si ky ideal u shkel nė emėr tė interesave tė ngushta arrogante dhe meskine. Do kishin vajtur disa jetė dėm kot... Por tė jesh qesharak nuk vret. Sidomos kur kalojnė disa muaj nė heshtje, tė bindur se ia hodhėn lumit dhe se do tė rifillojnė sė bashku me vitin e ri shkollor politik, shkrimet e tyre thumbuese ose gudulisėse, varet nga shijet. Ne mendojmė se e humbėn njė mundėsi shumė tė madhe pėr tė mos bėrė kompromis me ata qė demokracinė e shohin si njė fjalė tė bukur qė shkruhet nė letėr por nuk zbatohet kurrė. Mbase mjeshtrit tanė tė politikės u kanė shtėnė trutė e gomarit dhe besuan verbėrisht nė virtytin qė qėndron nė mes tė skakjerės politike. Mund tė jetė dhe kėshtu, nė fund tė fundit kush do tė parashikonte njė koalicion tė tillė kimerik, atėherė qė tė gjithė po ndiqnin me njė frymė luhatjet e mandatave javėn e parė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit? Nga ana tjetėr, nėse ėshtė vėrtetė njė gjė e tillė, presim prej tyre njė analizė tė kėsaj situate dhe pėrfundime koherente, ashtu sic janė shprehur se janė dhe do tė jenė nė analizat e tyre. Por kjo ka shuma gjasa tė mos tė ndodhė. Arsyet mbeten tė errėta, megjithatė duhet tė qėndrojmė besnik ndaj absurdit dhe tė gėlltisim dhe kėtė gjė, pasi duhet tė mendojmė si ata dhe tė arrijmė nė pėrfundimin se edhe heshtja mund tė jetė njė mėnyrė strategjike e shprehjes sė demokracisė...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    hahahahahah ,nga titulli u bana kurioze ,po qenka gjat se lezova.

  3. #3

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •