Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Cfare mungon ne librat e historise

    Nė njė artikull tė mėparshėm u pėrpoqėm tė ilustrojmė disa mangėsi tė rėndėsishme qė kanė librat e historisė sė Shqipėrisė dhe tė shpjegojmė se kėto krijojnė njė boshllėk nė krijimin e imazhit historik dhe si rrjedhojė njė konfuzion nė ndjenjėn e pėrkatėsisė kombėtare tė shqiptarėve. Fakte dhe dokumenta qė sigurisht historianėt i njohin, qė studiohen nė fakultetet pėrkatėse dhe qė nuk jemi as ne dhe as studiues tė huaj qė i bėjnė tė ditura, por tė cilat pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr janė lėnė jashtė librave shkollorė tė arsimit tė detyrueshėm. Shpesh hasim nė opinione tė politikanėve qė ngrenė problematikėn e ndėrhyrjes nė librat e historisė dhe kjo sigurisht pėr arsye se politika ka ndėrhyrė edhe nė tė shkuarėn nė punėt e historianėve dhe tė arsimtarėve. Njė ndėrhyrje e justifikueshme pėr tė vėnė gjėrat nė vendin e duhur. Por duhet patur kujdes qė kjo ndėrhyrje e re tė mos shkaktojė tė njėjtėn rrėmujė si nė tė shkuarėn. Njė detyrė shumė e thjeshtė nėse u jepet mandat dhe u lihet dorė e lirė institucioneve tė specializuara...
    Le tė shohim disa raste tė tjera tė mirėnjohura qė i hasim nė literaturėn jashtėshkollore.
    Familja Durazzo (Durrėsi). Njė familje e cila nga Durrėsi emigroi ne Itali nė fund tė shekullit tė XIV dhe u vendos nė republikėn detare tė Xhenovės. Ata u morėn me tregti dhe ngjitėn shkallėt e pushtetit duke arritur deri nė majat e tij. Nė shekullin e XVII ishin familja mė e pasur e republikės dhe i kishin dhėnė asaj disa Dozhė (Duka qė qeveriste vendin) madje nė kėtė periudhė Xhenova quhej ndryshe edhe republika e “Durrsakėve”. Kjo familje e famshme i dha Genovės 9 Dozhė, 1 Arqipeshkv, Kardinalė dhe diplomatė duke u shndėrruar nė dinastinė mė tė madhe tė Xhenovės. Marrė nga libri i pinjolles sė kėsaj familje, Angela Valenti Durazzo.

    Njė tjetėr personazh i cili ėshtė mjaft i njohur nė historinė Evropiane tė shekullit tė XVI ėshtė Mėrkur Bua, arvanitas nga Peloponezi stėrnip i Mėrkur Bua Zguros dhe pasardhės i mė tė famshmit Gjin Bue Shpata. Gjithmonė nė krye tė njė grupi kalorėsish Shiptarė (tė paktėn 300), ai u bė tmerr i ushtrive kundėrshtare. Njė komandant i sprovuar, ai luftoi nė krah tė ushtrive tė ndryshme nė njė Evropė ku betejat ishin tė panumėrta. Strategjitė e tij tė suksesshme bėnė qė Mbreti Luigji i XII i Francės ti jepte titullin Kont, ndėrsa dhjetė vjet mė vonė perandori i Gjermanisė Maksimiliani e vendos nė krye tė kalorėsisė perandorake duke i dhėnė edhe gradėn e gjeneralit tė parė. Nė njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė ushtri tė pėrbashkėt kundėr ekspansionit Osman; Mbreti Karli i V-tė i Spanjės , Maksimiliani, papa Klementi i XII dhe Republika e Venedikut (nė kėtė periudhe Mėrkur Bua ishte kryegjeneral i ushtrisė sė Venedikut) vendosėn qė tė zgjedhnin prijės tė kėsaj kryqėzate pikėrisht Mėrkur Buan. Ky i fundit u zotua se vėllezėrit e tij nė shqipėri do tė merrnin armėt dhe do tė bashkėpunonin me trupat e kryqėzatės... Pa dashur tė zgjatemi sė tepėrmi nė figurėn e kėtij prijėsi Shqiptar po pėrmendim qė taktikat dhe strategjitė luftarake qė ai dhe kalorėsit e tij pėrdornin u bėnė objekt studimi nė vitet mė pas dhe studioheshin nga ushtritė Evropiane te shekullit tė XVI. Varri i tij sot ndodhet nė kishėn Santa Maria nė Maxhore tė Trevizos dhe u punua pėr dy vjet nga skulptori i njohur italian Antonio Lombardi...

    Muhamed Ali Pasha ėshtė njė tjetėr figurė e njohur Shqiptare e shekullit tė XIX-ė pėr tė cilin librat shkollorė tė historisė flasin pak ose aspak, ndėrsa do tė mjaftonte njė “click” nė motorrėt e kėrkimit nė internet pėr tė zbuluar material tė pafund pėr jetėn dhe veprėn e tij. Mbret i Egjiptit, ai fliste vetėm shqip dhe njihte gjithashtu gjuhėn turke. Dinastia e Muhamed Ali Pashės zgjati 150 vjet deri nė 1958 me mbretin Faruk.
    Ėshtė pėr tu habitur sesi figura tė njohura botėrore me origjinė shqiptare tė sė shkuarės lihen nė harresė, mbase pėr arsye se kontributi i tyre pėr Shqipėrinė ėshtė i vogėl ose nė ndonjė rast inekzistent. Kjo nuk do tė thotė qė historia e vendit tonė duhet te mbushet vetėm me ata bijė e bija tė kėtij kombi tė cilėt lindin e vdesin nė trojet e tyre, aq mė tepėr kur historia e Shqipėrisė ėshtė njė histori eksodesh masive. Psh. Nė librat e historisė nė shkollat e mesme flitet pėr Nėnė Terezėn. Edhe ajo ėshtė bija e kėtij kombi, megjithėse edhe ajo si tė tjerė tė cilėt pėrmėndėm mė lartė kontributin e saj e ka dhėnė pėr popuj tė tjėrė dhe larg vendlindjes...
    Njė karakteristikė e shqiptarėve qė shihet edhe ne ditėt e sotshme ėshtė pamundėsia pėr tė shkėlqyer nė Atdhe dhe shpėrthimi i talentit apo gjeniut tė tyre nė dhe tė huaj. Njė anekdotė shumė domethėnėse qė mbase nuk na ndihmon tė kuptojmė arsyet e kėtij fenomeni por qė megjithatė ia vlen tė shkruhet: Muhamed Pashai i Egjiptit nė njė letėrkėmbim me Ali Pashain e Tepelenės kritikonte kėtė tė fundit duke i thėnė : “ Cfarė bėn kėshtu Ali Pasha, po vret vėllezėrit tanė?!” – duke iu referuar masakrės sė Sulit. Ndėrsa Ali Pashai i pėrgjigjej: “Muhamed Pasha, ti nė Misir ( Egjipt) vret njė dhe tė dėgjojnė dhjetė, mua kėtu mė duhet tė vras dhjetė qė tė mė dėgjojė njė”...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Pėr kaq pak bregosesh ti?

    Po lufta trojės qė na paraqitet greke, Aleksandri grek etj????

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    po me gjithe keto qe po degjojme kohet e fundit....ndoshta do shkruar e gjitha nga e para....
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •