Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 103
  1. #1

    Ukshin Hoti: Filozofia e ceshtjes shqiptare

    Pėr njė qasje shkencore tė Politikės nė Kosovė


    Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė lidhur me dukuri tė njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė terėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbrajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e kostatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikė", "politikė e jashtme/ e mbrendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė" etj, tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė, statike.Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do ta dilnin nga njė analizė e tillė.
    Nga ana tjetėr vėshtirėsitė nė precezimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror, dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurnjėherė nuk manifestohen ddrejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk egzistojnė terma adekuatė, jo vetėm nė gjuhen shqipe, por ehde nė gjuhėt e tjera, m tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė e tjera qė nuk egzistojnė tek ne kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė erė pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes sė shoqėrisė hinduse e kastave tė ndryshme, p.sh., nuk guxojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon rigoroziteti i fiskimit tė raporteve, tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndponjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda tė mndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. e Tėrė historia politike e cilit do vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalėt adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr ketė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet e mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturė e qenies sė njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit- shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithė-pėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizmit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė, Hegeli, njė spontanitet tė tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin do ta ngrejė nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė", tė "ēliruar nga detyrimi i punės ("mbretėria e domosdosė") dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė. Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nėnkuptone kategorinė e shkllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnė ekonomisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Njėherit kjo e shpjegon edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim, kur politika vihet nė funksion tė pasurimet privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm!"

    Politika- intelekt llogaritės dhe talent profesional
    Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte nindja se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herė-herė kishte qenė strateg ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare, e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė tregtarėve q2ė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesionalduhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė treg4tarėve si klasė nė forcim e sipėr.
    Pragmatizimi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės tė Hobsi, nė sek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e ntyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pėr shkak se nje gjendje e tillė do tė rezulonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin, i cili pėr Maks veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje, tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti" pėr Veberin, "ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtushmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshhim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si" ēdo shans osse mundėsi qė brenda njė raporti social tė imponohet vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).

    E Vėrteta e kohshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės
    Botėkuptimi i tillė i politikės si intelekt apo shkencė nė funksion tė interesave tė caktuara mbėshtetet mbi funksionin e politikės si shkencė qė nė fillim tė konstituimit tė saj. Ishte e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrės, ose me pėrpjekjet e tij qė ta kontrollojė natyrėn. Mirėpo, nė kėtė funksion, d.m.th tė mbizotėrimit tė natyrės nga ana e shoqėrisė, vetė zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė e ka rrezikuar natyrėn: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikės moderne". "Nuk ėshtė e mundur as tė paramendohet,- konstatojnė Rührih dhe Narra,- se ēfarė vdekje masovike dhe vrasje masovike do tė shkonte me njė situatė tė tillė pas thirrjes: le tė shpėtojė kush tė mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo qė e ka mundėsuar njė zhvillim tė tillė negativ tė gjėrave, qė e ka reduktuar politikėn nė intelekt tė ftohtė llogaritės e pa ndjenja, sipas disaa teorikėve dhe filozofėve, ėshtė vetė funksioni i pavarėsuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Kėtė pavarėsim tė funksionit tė shkencės, gjatė procesit tė zhvillimit tė saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se ėshtė me rėndėsi vetėm kompleksi funksional i shkencės pėr tė konstatuar se *ajo qė zakonisht merret si qėllim- lumturia e individit, shėndeti dhe pasuria, domėthėnjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundėsia qė tė bėhet funksionale". Funksionalitetin e tillė tė dijes megjithatė e vė nė funksion tė prodhimit material dhe shpirtėror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Kėtė e kishte bėrė mė parė edhe Marksi: "Ai vetė (d.m.th njeriu) pėrkundrejt materies nė natyrė paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirėpo, pa marrė parasysh shkakun, mbetet fakti se zotėrimi me sendet, me natyrėn, qė njėkohėsisht ėshtė edhe zotėrim me njerėzit, nė kohėn moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetėdijen e njerėzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe nė pėrkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillė prapa, nė kohėn e sotme manifestohet si frikė nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", tė cilat rezultojnė nga fakti se, nė njėren anė, ėshtė plaēkitur planeti, pėr shkak tė tedencės sė vazhdueshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė mirėqenies, dhe nga ana tjetėr, pėr shkak se shumica e njerėzimit ėshtė reduktuar nė nivel tė ekzistencės. Andaj, njerėzimit nė tėrėsi, i kanoset edhe natyra (qė ajo tė mos e diktojė urdhrin e saj dhe t'i kundėrshtojė kėrkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjė katastrofė ekologjike, por edhe eksplozionidemografik, si pėrgjigje ndaj sė cilės do tė rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencė (intelekt) ėshtė dashur tė vėrė drejtpeshimin, por, me njė "mendje instrumentale" duke e ndarė fatin e shkencės nė tėrėsi nė funksion tė profitit, sepse racionaliteti teknik ėshtė tretur nė racionalitetin e vetė zotėrimit me natyrėn dhe me njerėzit. Ky aspekt i politikės dhe i shkencės nė tėrėsi do tė mund tė quhej cinizėm i intelektit, po tė jetė i detyruar qė nė plan tė gjerė tė instrumentalizohet nė funksion tė domminimit me njeriun e jo nė funksion tė ēlirimit tė tij. Lufta e tanishme nė Gjirin Presik mund ta ilustrojė mjaft mirė kompleksitetin e ēėshtjes. Kėtu,. aspekti i pollitikės si intelekt, shkencė, ėshtė materializuar nė disa drejtime: 1. si mundėsi e programimit tė luftės pėr srritjen e qėllimeve tė caktuara nga ana e tė dy palėve. Pėr amerikanėt dhe aleatėt e tyre, detyrimi i Irakut qė tė tėrhiqet nga Kuvajti, esencialisht do tė thotė mėnjanim e rrezikut potencial pėr humbjen e kontrollit mbi burimet e naftės, por edhe pėr shndėrrimin e arabėve dhe islamizmit nė tėrėsi, nė faktor tė politikės botėrore. Pėr Irakun, detyrimi i amerikanėve dhe i aleatėve tė tjerė qė ta akceptojnė si tė tillė, do tė thotė pikėrisht atė qė ata mė sė shumti i druhen; 2. si teknikė dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke pėrfshirė edhe strategjitė e avancuara pėr arritjen e qėllimeve tė theksuara; dhe . aspekti cinik i ēėshtjes konsiston pikėrisht nė faktin se qė tė dy palėt janė tė vetėdijshme pėr rrjedhimet eventuale globale edhe nė plan tė natyrės, edhe tė njerėzimit: nė plan tė natyrės, vėnia e zjarrit burimeve tė naftės, qoftė nga ana e Irakut (me qėllim tė pamundėsimit tė invadimit), qoftė aksidentalisht, nga ana e amerikanėve (pėr shkak tė bombardimeve), doemos do tė rezultonte nė ērregullime ekologjike tė natyrės pėrmasash tė tilla eventuale qė do tė mund t'i ndjente gjithė njerėzimi. Mirėpo njė cinizėm akoma mė i madh ėshtė programimi i pėrllogaritur i viktimave nė ushtarė. Qysh nga fillimi i luftės amerikanėt i kanė porositur 16000 thasė najloni pėr transportin e kufomave. Irakianėt nuk kanė bėrė njė gjė tė tillė, por, megjithatė, zgjedhja e alternativės sė luftės prej tyre do tė thotė se edhe ata qė nė fillim kanė kalkuluar me numra tė kufizuar apo tė pakufizuar viktimash pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara politike. Nė kėtė mėnyrė, politika si intelekt llogaritės ka ardhur nė shprehje si intelekt llogaritės i luftės, dhe pikėrisht ky ėshtė aspekti cinik i ēėshtjes. Mirėpoo ky shembull njėherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritės e si shkencė, ėshtė nė funksion tė qėllimeve tė forcave dominante nė shoqėri, bile edhe nė funksion tė krijimit tė sė vėrtetės si e vėrtetė e dhėnė, sepse e vėrteta mbi luftėn nė Gjirin Presik "do tė varet" nga zhvillimi i proceseve pas pėrfundimit tė saj. Duke e spikatur kėtė veti tė politikės si shkencė e angazhuar, Theodor Adomo do tė konstatojė se e vėrteta nė pėrgjithėsi ėshtė "e kohshme", d.m.th., kohėsisht e pėrcaktuar.
    Me fjalė tė tjera, sipas botėkuptimeve tė theksuara mė lart, e vėrteta shkencore ėshtė ajo qė, jo vetėm zbulohet, por edhe qė krijohet gjatė procesit tė njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno nė "Dialektikėn e Iluminizmit" e bėjnė pėrshkrimin e historisė si luftė midis njeriut dhe natyrės, por nė lidhje me tė njohurit, shkencėn: "Njeriu i shkencės i njeh gjėrat pėr aq sa mund t'i ndėrtojė". Gjatė ndėrtimit tė tyre, qenėsia e gjėrave shkencėtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Ēdo tentativė qė me thyrjen e natyrės tė thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetėm sa e detyron tė bjerė edhe mė thellė nė tė. Kėshtu kaloi udhėtimi i qytetėrimit europian. Abstaksioni, vegėl e ilunizmit, pėrkundrejt objekteve tė veta qėndron si fat, nocionin e tė cilit e ka fshirė: si "likuidim". Qytetėrimi nė kėtė mėnyrė u shndėrrua nė "fitore tė shoqėrisė mbi natyrėn e cila gjithēka e shndėrroi nė natyrė tė thjeshtė" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..pėrkthimi sebokroat. f.54). Pėr ndryshim nga Kanti, pėr tė cilin iluminizmi e kishte kuptimin e ēlirimit tė njeriut nga frika dhe tė shndėrrimit tė tij nė zotėrues tė sendeve, pėr Adornon, mendimi nė rrugė e sipėr prej mitologjisė nė logjikė "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Pėr kėtė shkak ai manifestohet nė formė tė makinės, si logjikė e makinės... nė procesin automatik, i cili zhvillohet nė mėnyrė vetėvepruese". Andaj iluminizmi, nė mungesė tė refleksionit, tregohet si iluminizėm i pavetėdijėshem.

    shkeputur nga kosovaelire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 24-01-2003 mė 20:21

  2. #2
    Ukshin Hoti eshtė gjallė apo i vrarė?
    10 mars 2000 - Pėr fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qė nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
    Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
    Lirojeni Ukshin Hotin! - thėrrasin sot mijėra protestues shqiptarė me portretin e Ukshin Hotit nė duar dhe pėr 3500 tė zhdukur e 2000 tė burgosur shqiptarė, qė mbahen ende pengje nėpėr burgjet e Serbisė.
    Ku ėshtė biri, babai dhe vėllai ynė?- presin nė ankth fėmijėt dhe familja e tij. (Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kiminelėt serbė, bashkė me 30 kusherinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.)
    Ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? - dyshojnė me plot drojė intelektualėt shqiptarė sot.
    Shumė pyetje, shumė drojė e shumė dhembje pa pėrgjigje deri mė sot.
    Ndėrkohė shumė tė zhdukur janė gjetur tė vrarė. Disa janė indentifikuar nėpėr burgjet serbe, ndėrsa disa janė liruar. Flitet edhe pėr pengje tė luftės nė Serbi. Marrėveshja e Kumanovės nuk pėrfshin ēėshtjen e tė burgosurve dhe tė pengjeve tė luftės.

    Pėr prof. Ukshin Hotin asnjė gjurmė!
    Hesht Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Hesht Tribunali i Hagės. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndėrkombėtare edhe pas tetė muaj ēlirimi tė Kosovės!

    "Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarėve tė Ukshin Hotit
    Ėshtė vėshtirė tė niset njė shkrim nga fundi, aq mė tepėr nėqoftėse figurė qendrore e atij shkrimi, duhet tė jetė askush tjetėr pėrpos ideologut tė lėvizejs ēlirimtare mbarėshqiptare, mr. Ukshin Hoti.

    • Pse niset shkrimi sė prapthi?

    Mė 4 mars nė Tetovė nė organizim tė Shoqatės sė ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politik Shqiptar nė Maqedoni, u organizua njė tribunė pėr tė burgosurit shqiptar, qė edhe mė tej gjenden nė burgjet e Serbisė, me titull "Tė tjerėt pėr Ukshin Hotin", me theks tė veēantė pėr fatin e mr.Ukshin Hotit. Ē’ndodhi nė tė vėrtetė, pse niset shkrimi sė prapthi? Nė momentin kur tė gjithė tė pranishmit prisnin qė nė foltore tė paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njėkohėsisht ka qenė edhe mėnyra e vetme e tij pėr tė komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atė tė jashtėm disa vite me radhė, drejtuesi i tribunės dhe kryetar i shoqatės e cila e organizoi kėtė tribunė, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se pėr arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetėm familjes sė tij, nuk do t’ia japė fjalėn zonjės Myrvete. Eshtė e vėrtetė se Ukshin Hoti, ka kohė qė nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetėm familjes sė tij, por i takon tėrė kėtij populli, por mos ndoshta me njė veprim tė tillė nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes sė tij, e me kėtė edhe i vet Ukshin Hotit. Kush mė mirė se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush mė tepėr se ajo ėstė angzahuar pėr jetėn dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj tė thotė atė ēka din pėr jetėn e tij dhe veprėn e tij, aq mė tepėr kur e dijmė qė zonja Myrvete ėshtė njeriu mė i afėrt i Ukshin Hotit. Tė fillojmė ashtu siē duhet tė shkruhet njė shkrim, pra nga fillimi.

    • Ēka u tha nė kėtė tribunė pėr jetėn dhe veprėn e Ukshin Hotit

    Ps fjalės pėrshėndetėse tė kryetarit tė shoqatės dhe organizatorit tė kėsaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalėn Fadil Bajrami, deputet nė parlamentin e Maqedonisė dhe bashkėpunėtor i Ukshin Hotit gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Lubjanė. Fadil Bajrami kryesisht u pėrqendrua nė aktivitetet e tyre nė botimin e revistės DEA nė Slloveni. Mė pas nė foltore u paraqitėn edhe oratorė tė tjerė siē janė Berat Luzha kryetari i Shoqatės sė Burgosurve nė Kosovė dhe kryeredaktor i tė pėrditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal nė gjendjen e pėrgjithshme tė tė burgosurve shqiptarė nė burgjet serbe pėr tė pėrfunduar fjalimin e tij se "detyra jonė ėshtė qė tė bėjmė gjithēka pėr ta". Mė shumė interesim tek tė pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish tė burgosurit mė tė njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili nė burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg pėr shkak tė rastit tė Paraqinit. Ai u pėrqėndrua mė tepėr nėt takimet e tij me Ukshin Hotin gjatė vuajtjes sė dėnimit nė burgjet e Nishit dhe nė atė tė Dubravės. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravės ėshtė liruar mė 16 maj i pėrcjellur nga agjentėt e sigurimit serb, gjė tė cilėt siē theksoi ai kanė mundur ta shohin disa tė burgosur nga dritaret e burgut.
    Mė sė tepėrmi nė foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili nė ēdo moment parashtronte dilemėn se ėshtė apo nuk ėshtė gjallė Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjėn Myrvete, motrėn e profesor Ukshinit, saqė fitohej pėrshtypja se ai njeri tėrė kohėn rri me tė, e jo se me tė ndoshta nuk ėshtė takuar asnjėherė.
    Nė foltoren e kėsaj tribune "defiluan" edhe shumė oratorė tė tjerė: prof.dr.Esat Stavileci, pėrfaqėsuesi i PEN qendrės daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit pėr tė drejtat e njeriut nė Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
    Nga kjo tribunė doli si kėrkesė imediate tė gjithė aktorėve politik shqiptar, qendrave vendosėse evropiane dhe botėrore dhe z. Bernard Kushner qė tė bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr identifikimin e vendndodhjes sė mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht tė tij dhe tė tė gjithė tė burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisė.
    Nė tė gjithė tė pranishmit nėnshkruan edhe njė peticion i cili sė bashku me kėrkesat e lartpėrmendura do t’ju dėrgohen tė gjitha instancave relevante shqiptare dhe botėrore.

    • Ēka mund tė thoshim pėr nė fund

    Nė kėtė tribunė u thanė shumė fjalė tė mėdha. U tha se Ukshin Hoti, shumė herėt e kuptoj se politika gandiste e Rugovės do tė dėshtojė, prandaj shqiptarėt duhet tė pėrgatiten. Nuk u harrua tė thuhet se dhimbja mė e madhe pėr shqiptarėt momentalisht janė tė burgosurit nė burgjet e Serbisė dhe nuk mund tė ketė liri dhe paqe nė Kosovė derisa ideatori i kėsaj ėshtė i burgosur. U pėrmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe tė tjerėve dhe me ēėshtjen e Kosovės Lindore, nuk duhet tė merremi si me larje borxhi, por si me nevojėn pėr ujė dhe bukė. U theksua edhe ajo se nė kohėn nėpėr tė cilėn kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Tė gjitha kėto u thanė nė tribunėn me titull "tė tjerėt pėr Ukshin Hotin". Por, megjithatė vetėm u thanė. Pasi ata tė cilėt duhet tė veprojnė nė kėtė drejtim, subjekti politik shqiptar nė tė gjitha trojet shqiptare sikur dėshiron me ēdo kusht tė harrojė kėtė njeri. Athua pse?

    Pse nuk mundemi ne shtatė, tetė apo nėntė milion shqiptarė (pasi edhe vet nuk e dimė se sa jemi), nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri tė vetėm aq sa bėri ai i vetmuar pėr tė gjithė ne (shtatė, tetė apo nėntė milion). Shtrohet pyetja mos vallė ai ėshtė mbinjeri me formė tė njeriut? Ligjet e ēdo shteti thonė se tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė apo tė barabartė. Religjionet gjithashtu thonė se nuk ka mbinjeri nė kėtė kohė. Atėherė pse ne (shtatė, tetė apo nėntė milion) shqiptarėt nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri, aq sa ai njeri bėri pėr tė gjithė ne.
    Lind edhe njė pyetje e cila u parashtrua edhe nė tribunėn e lartpėrmendur: "deri kur, ne shqiptarėt do tė vonohemi, sė paku kėtė tren duhet ta zėmė, qoftė edhe nė vagonin e fundit".
    Megjithatė nė fund tė kėtij shkrimi do tė kisha parafrazuar vetė trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipėrinė e pabėrė, bėje Shqipėri tė bėrė. Bėje ose vdis.
    - Kjo ėshtė Filozofia Politike e Ēėshtje Shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 24-01-2003 mė 20:35

  3. #3

    Kush ėshtė Ukshin Hoti?

    Profesor Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė shkencave politike dhe ka specializuar marrėdhėniet ndėrkombėtare nė universitetet amerikane tė Ēikagos, Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C. , mė 1978-1979.
    Ukshin Hoti ėshtė profesor i Universitetit tė Prishtinės dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai ėshtė autor i veprave "Lufta e ftohtė dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995.
    Ukshin Hoti ėshtė veprimtar politik dhe kryetar i partisė UNIKOMB-i tė Kosovės.
    Profesor Ukshin Hoti sot ėshtė ndėr intelektualėt mė tė guximshėm, mė tė vendosur dhe mė parimorė shqiptarė.
    Ai ėshtė ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptarė nga regjimi serb. Mė 1981 ėshtė burgosur, ndėrsa mė 1982 ėshtė dėnuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), pėr shkak se ka pėrkrahur publikisht kėrkesat studentore pėr Republikėn e Kosovės. Nė muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, pėr shkak tė organizimit tė homazhit pėr martirėt e rėnė. Nė maj 1993 ėshtė pėrgjakur publikisht nga policia serbe. Mė 15 maj 1994 ėshtė arrestuar, ndėrsa mė 28 shtator 1994 ėshtė dėnuar me 5 vjet burg, pėr shkak tė mendimit e veprimit tė lirė publik.
    Intelektualėt shqiptarė e kanė vlerėsuar lart figurėn dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
    Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot ėshtė smbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
    Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."
    Fati i Ukshin Hotit sot ėshtė njė ēėshtje morale e njerėzimit.
    Organizatat ndėrkombėtare duhet ta kėrkojnė profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse nė momentin e fundit ai ishte nė duar tė saj. Tė kėrkojnė pėrgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
    Qė, mė nė fund, tė tregojė: ėshtė gjallė apo i vrarė?!
    Nėse mbahet peng i Kosovės-tė tregojė. Nėse e ka vrarė- sėrish tė tregojė ku janė eshtrat e tij!
    Ka shumė konventa ndėrkombėtare qė obligojnė pėr kėtė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394
    Kam nje ide qe te organizojme dhe te nenshkruajme nje peticon te gjithe ketu dhe tua dergojme organizatave te ndryshme ne bote, nga ato humanitare e deri ne UNMIK, Kombe te Bashkuara, Kongres Amerikan, Shtepi te Bardhe, BE etj.
    Pershendetje
    Rrofte Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394
    Per Zotin Ukshin Hoti e kisha fjalen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Mendim i mire, po se si te organizohet 1 peticjon virtual s'kam ndonje ide une personalisht. Edhe pse jane oragnizuar shume peticjone, demostrata edhe greva per te pakten 1 infromim mbi Ukshin Hotin a eshte gjalle a vdekur deri me sot s'kam dhene asnje sqarim.
    T'ju le radhen ketyre qe do shkruajn pas meje mos kan ndonje zgjedhje.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394
    Une di, qe per zotin Albin Kurti u pat bere nje, ne nje faqe shqiptare diku gjate kohes qe ai ishte ne burgjet serbe dhe keshtu do te kisha propozuar te behet nje edhe per zotin Ukshin Hoti, te kerkohet se pari te dihet se a eshte gjalle apo jo, dhe nese eshte pastaj te kerkohet lirimi i tij. Une per veten time pak shpresoj te jete gjalle sepse ne kohen kur ishte gjalle, ai shkruante edhe nga burgu, mirepo shpresa vdes e fundit dhe urojme te jete gjalle.
    Pershendetje
    Rrofte Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    72
    Postime
    2,799
    SterollA!!!!!!!!
    More, shumė mė ke hutuar! Kam humbur rugėn nė oborr! Kush asht ky Murgjo Dejmullahu?????
    Kush asht ai qė na paska udhėtuar pėr herė tė fundit me 3 janar 2003 prej Zurichut nė Rinas???????
    Mė shkruej tė lutem!
    Agim Doēi

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje nga figurat me te medha per ceshtjen e Shqiptareve te Kosoves. Politika e Rugoves me shoke e shpartalloi dhe kete patriot te madh. Kam kohe qe po kerkoj per librat e tij por spo i gjej dot, pasi nuk jam as ne Shqiperi. Pres te me vij nje liber i Kadarese rreth Ukshin Hotit, me kismet te sjell dhe pjes ketu.

    Me sa kam degjuar une thuhet se ketij i kane bere torturat me cnjerezore, dhe se ka vdekur i percudnuar diku, rrezik e kan zhdukur fare. Un uroj me gjith shpirt te jete gjalle, pasi njerez te tille i duhen jo vetem Shqiptareve te Kosoves, por te gjith Shqiperise se Madhe. Fatkeqsisht kur i kemi ja fusim vete.

    Do jem shume mirenjohes nese dikush me udhezon ku te gjej libra te tij, poezi qe ka shkruajtur, teza mbi politiken etj etj.

    Falimnderit

    Cdo te mire

    --- Kjo eshte fotografia e fundit qe kemi prej tij me sa di un. Duhet te jete rreth 63-64 vjec nese eshte gjalle akoma.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 04-06-2004 mė 14:02
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Ate liber mund t'a blesh online, ketu, ndersa artikuj mbi z. Ukshin Hoti mund te lexosh ketu

  11. #11
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rrofsh Stterolla,
    po liber tjeter di gje per kete ku mund ta gjej ?
    Pres te me vi dikush se shpejti kete muaj dhe do ti marr qysh andeja, por nuk di ka botime te tjera rreth Ukshin Hotit apo jo.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #12
    blero
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    44
    Postime
    61
    Ishte vera 1987 njė i afėrmi im,njėkohsisht edhe kusherriri dhe miku i ngusht(i vetmi nė atė kohė) i Ukės,dhe unė pritnim qė terri ta kaplon fshatin e tė kapėrcejm murrin e shtėpisė sė b.Ukė.! Kjo nė ato kohe te veshtira ishte e detyrueshme pėr shkak tė siguris sė Ukės dhe tonin.Spiunėt ishin nė katėr anė dhe pėrcillnin se a mos e viziton ndonjėri.Familja e b.Ukė nė atė kohė ishte e izoluar totalisht,bile as vllėzėrit e tij nuk mund tė dilnin as deri nė fushė(ara)tė Krushės,pėrveq babait tė tij dhe nėnės.
    Sapo hymė nė oborrin e tij dhe u pėrshėndetėm,na kshillojė qė mos tė mbesim gjatė pėr shkak...
    Atė natė kam parė, atė qė kurr mė parė nuk kam parė.Kėmbėt e tij ende rrjedhnin kelb,por kjo nuk ishte ajo qė mua mund tė mė habiste.Ajo qė mė cuditi pa masė ishin dy vrimat,nė dy kėmbėt e tij mbi themra,mu te ashti i kėmbės mbi themrėn nė anė tė mbrapme,siq mėsova mė vonė vrrimat ishin qelur nga tė varrurit prej kėmbės!!! nė burrgun Qendror tė Beogradit...

    Jo, nuk mund tė shkrruaj mė teper,nuk ndihem mirė.

    Mbetshi ne paqe
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,940
    NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN



    Shkruan : Bajrush Xhemaili



    Intelektual me njohuri e thellėsi tė rallė gjykimi

    Kisha dėgjuar e lexuar aq shumė pėr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por qė asnjėherė nuk mė kishte rėnė ta takoja. Pėr herė tė parė e takova nė burgun "Dubrava" tė Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej sė largu nga shetitoret e pavijoneve. Unė isha nė Pavionin C1 e ai nė pavionin pranues. Edhe prej kėsaj distance nuk e kishim vėshtirė (nė qė ishim kėtej), ta dallonim:shtatėlartė, shpatullgjerė, pak i kėrrusur dhe pothuajse gjithėherė me njė mjegull tymi pėrreth, nga tė pirėt e shumtė tė duhanit. Fati deshi qė kur e sollėn nė pavionin tonė tė gjendemi nė njė dhomė, derisa tė lirohej ndonjė krevat nė dhomat e mbushura pėrplot. Ky intelektual me diapazon tė gjerė njohurishė pėr fusha tė ndryshe e me thellėsi tė rallė gjykimi, nė tė parė, e linte pėrshtypjen e njė njeriu tė ngrysur e tė tėrhequr nė vete dhe jokomunikues. Por, nė vėrtetė, nė diskutimet e polemikat e gjata qė i bėnim nė burg, ishte fort aktiv, i rreptė dhe i pakompromis. Karakteristikė tjetėr qė dallosej lehtė ishte se e brente shumė gjendja familjare e ngarkuar me probleme tė shumta, nė veēanti dėshpėrohej pėr pėsimin e tre fėmijėve, pėr shkak tė ndarjes me dy gratė qė i kishte pasur. Pėrmasat e kėsaj dhembjeje zmadhoheshin edhe mė shumė me rastin e vizitės qė i bėnte djali i tij Andini. Kur kthehej nė pavion, pas ēdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalė po rritej dhe se ēdo ditė e mė shumė po bėhej mė i hajthėm. Merakosej jashtėzakonisht shumė pėr tė. Por mbi tė gjitha tė tėrhiqte vėmendjen shpirti i tij kryengritės. Karakteri i tij nuk lejonte njė soditje indiferente tė tė gjitha atyre padrejtėsive qė u bėhshin tė burgosurve politikė, ashtu edhe atyre ordinerė, madje ai nuk tė hezitojė qė tė bėjė edhe grevė urie pėr ta. Puna erdhi deri aty sa eprorėt e burgut nuk mund ta duronin mė kėtė kryengritės tė papėrmirėsueshėm. Prandaj edhe do ta transferojnė nė burgun e Nishtit. Atje, pastaj, do tė vazhdojė pėrsėri tė mbajė burgun nė mėnyrėn e tij, qė s‘ishte e rėndomtė shikuar nga kėndi i atyre qė bėjnė plane djallėzore. Letrat e shkruara nga ai, dėrguar motrės sė tij Myrvetes (tanimė tė botuara dhe tė njohura pėr publikun e gjerė), dhe qėndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtėrat e eprorėve tė burgut. Dhe, padyshim, edhe pėrgjegjėsit e burgjeve nė nivelet mė tė larta tė shtetit serb. Pėr kėtė arsye edhe do ta transferojnė nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.



    50 ditė nėn tortura e vetmi


    Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, e priste njė ndėr drejtorėt mė mizorė qė hasen nėpėr burgje, kudo qofshin ato. Pėr torturat qė u kishte bėrė tė burgosurve politikė kroatė, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndėrkombėtar i Hagės. Tė njėjtat tortura shtazarake organizote edhe pėr ne shqiptarėt tė cilėve na patėn transferuar qysh mė 30 prill tė vitit 1998 dhe atyre qė patėn ardhur mė vonė. Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturave do t‘iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt... Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė troturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė.



    Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini


    Ne ishim se bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē‘rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu. "Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve. Policėt qėllojnė ku, si dhe sa tė duan, derisa tė ngopen. Ishte njė rrahje tamam shtazarake ku, pėrpos shqelmave dhe shufrave tė gomės qė janė tė rėndomta gjatė tė rrahurit, u pėrdorėn edhe drunj tė thjeshtė, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumė gjak e u thyen eshtra. Mjer ai qė rrėzohej! Duhej qė ndonjė i burgosur tė rrezikojė veten edhe mė shumė pėr ta nxjerrė nga situata e tillė ngaqė tė rėnat nuk pushonin. Shumė tė burgosurve u binte tė fikėt. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė. Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ahstu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrjtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha. Profesorin e vendosėn nė dhomėn tjetėr. Pastaj do tė na torturojnė edhe nga disa herė pėrgjatė dy ditėve e dy netėve tė tjera, deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri. I burgosuri kurrė nuk e di se kur e ku do tė transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja qė shoqėrohet me frikė se do ta ketė mė keq se deri atėherė. Kjo enigmė, se ē‘do tė bėhet me ne nė ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bėnte pėrpėlitjet e fundit kishte njė peshė tepėr tė madhe nė kokat tona. Aq mė tepėr na brente fakti se nuk kishte mė shumė se tri netė qė na kishin sjellur nė Nish. Pėr ku, vallė, na ēojnė?! Ashtu si nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė tė cilin njėherit e pėrforconin pėr karriga tė autobusit. Transferimin nuk e bėnė vetėm pėr ne qė patėm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por pėr tė gjithė ata tė burgosur politikė tė cilėt kishin qenė nė burgun famėkeq tė Nishit. U mbushėn tre autobusė me tė burgosur. Profesor Ukshini ishte njė karrigė para meje, por nuk arrijtėm ta ndėrrojmė qoftė edhe njė fjalė gjatė rrugės, ngase jo vetėm qė s‘lejohej tė flisnim, por duhej qė edhe kokėn ta mbanim aq ulur sa tė mos mund tė shihnim asgjė, pėrndryshe do tė pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava", tamam jė ditė pa u mbushur njė vit qė kur na kishin hequr nga ky burg.



    E dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė


    Kthimi nė Dubravė tė gjithėve na befasoi. Tė gjithė jipnim ndonjė version tė mundshėm se pėrse na kishin khyer aty. Njė e dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė. Para njė viti, prej kėtu na kishin shpėrndarė nė burgje tė ndryshme nėpėr Serbi, me arsyetim se nė Dubravė nuk kishte siguri pėr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, nė pasigurinė mė tė madhe tė mundshme, nė kohėn kur UĒK-ja ishte shumė mė e fortė se njė vit mė parė, NATO-ja sulmonte pandėrprerė nga ajri dhe mu atėherė kur ushtria serbe po bėnte krimet mė tė mėdha nė popullsinė shqiptare. Nė fakt ne e dnim se pas transferimit tonė nga Dubrava, nė vend tė tė burgosurve i patėn sjellur paramilitarėt serbė dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndėrsa, para se tė ktheheshim nė, ata i kishin hequr. Dhe, nė kėtė drejtim gjakatarėt serbė llogaritė i kishin bėrė me pėrpikmėri. Duke parė se edhe bazės ushtarake serbe, mė tė fortės nė Rrafshin e Dukagjinit me qendėr nė drejtorinė e burgut tė Dubravės, i kishte ardhur koha tė bombardohej, na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitäret, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne, por s‘kishim se ē‘tė bėnim, pėrpos tė prisnim se ē‘do tė ngjajė me ne. Nė kėto rrethana, padyshim qė ishim tė tensionuar edhe pse gjendeshim nė Kosovė. Profesor Ukshini kishte edhe njė arsye mė shumė tė ndjehej keq shpirtėrisht, sepse kishte njė enigmė mė shumė: si tė arrinte qė pas lirimit tė kthehej te familja, apo nė njė vend tė sigurt, pse thjesht ku do tė mund tė vazhdonte jetėn pas burgut? Ai, si edhe ne tė tjerėt, nuk kishte mundėsi tė dinte asgjė pėr familjen dhe tė afėrmit e tij. Edhe nga ato pak informata qė arrija t‘i merrja nga njė i burgosur ordiner i cili punonte nė kuzhinė nuk arrinim tė fomonim ndonjė pasqyrė sado sipėrfaqėsore pėr gjendjen e krijuar. Nga ato letra tė vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unė, mund tė kuptonim se bėhej njė luftė e rreptė, nga ajri e nga toka dhe se shumė shqiptarė ishin shpėrngulur e shumė ishin tė vrarė e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre qė u besoja, po mu kėto lajme e shqetėsonin dhe e bėnin edhe mė nervoz profesorin. "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė! Nga dita qė u kthyem, i kishin mbetur vetėm edhe 18 ditė pėr t‘u liruar dhe ēdo ditė qė afrohej ishte mė i shqetėsuar. Si, dhe ku tė shokonte?! Mė nė fund na tha: "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė!".

    Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktė nuk dihet nė burg, ngaqė orė nuk lejohet tė mbahet, por gjithsesi duhet tė kėtė qenė ndėrmjet orėn 10 dhe 11 nė paraditėn e ditės sė dielė (!!!), tė datės sė 16 majit 1999, do tė thotė njė ditė para afatit. Fakti se lirohej ditėn e dielė ishte pėr t‘u habitur. Me asnjė normė nuk lejohet dhe as qė ka ndodhur ndnjėherė qė tė lirohet ndokush tė dielave. Nėse dikujt i bie data e lirimit ditėn e dielė, atėherė ai i burgosur lirohet njė ditė mė parė. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herėn e parė nga burgu i Pozharavcit, ku nė vend se tė lirohem tė dielėn mė 14 tetor 1990, jam liruar tė shtunden, mė 13 tetor. Dikush hyri nė dhomėn tonė dhe lajmėroi se baca Ukė po shkon nė shtėpi dhe pėr ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikėqyrėsi ("nadzorniku") i pavionit tonė, Branku, me mbikėqyrėsin e Pavionit C1. Kjo do tė thoshte njė pėrcjellje e njė niveli tė lartė dhe jo e zakonshme. Nė tė vėrtetė, gjykuar sipas fjalėve tė njė gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa qė ksihim ndejtur me vite nė Dubravė, nė lidhje me datėn e mėnyrėn e lirimit tė profesorit ėshtė mbajtur mbledhje e veēantė dhe ėshtė debatuar gjatė se ē‘tė bėhet me tė. Ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet e thėna e tij, kur 3-4 ditė para se t‘i vie dita e daljes nga burgu thotė: "E, profesor, e kemi vendosur tė tė lirojmė, le tė dalė ku tė dalė".



    "Dua t‘ju pėrshėndes vetėm me njė: Mirupafshim!"


    Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t‘u pėrshendetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t‘i dhėnė kurajo, nė dhomė, mė shumė pėr t‘i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush te pėrshėndetet me tė tha: "Jo, nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t‘ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptua si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė. Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēudtieshim si si profesori nuk paska arritur t‘i infomojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t‘i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė.



    Dhe, vėrtet, ku mund tė jetė Ukshin Hoti?


    Kur na transferuan nė burgun e Lipjanit (pas masakrės nė Dubravė), njė i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-tė e pavionit tonė, njė ditė, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe mė thotė nė fshehtėsi prej tė tjerėve: "Kam dėgjuar dy gardianė duke i thėnė njėri-tjetrit: Ou, atė e ka vrarė ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianėt nuk e kanė vėrejtur ku ky i ka pėgjuar. Andaj nuk mund tė merret si provokim ndaj tij.



    Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet


    Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t‘iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė robė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit. I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e masakruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal e veēantė!!! Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme infomative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Pėr Ukshin Hotin Heshtėn Tė Gjithė !

    Te nderuar anetare te keij forumi,

    Po e hap kete teme, ne perkujtim te Mr.Ukshin Hotit , kesaj figure emblematike te kombit tone. Dhe per kete teme zgjodha pikerisht shkrimin tim"PĖR UKSHIN HOTIN HESHTĖN TĖ GJITHĖ !".
    Ky eshte nje reagim imi ,pas heshtjes totale te institucioneve te UNMIK-ut dhe atyre te Kosoves, te cilat heshten edhe kete vit, nuk e thane as edhe nje fjale, per fatin e te madhit Ukshin Hoti.
    Kjo eshte e tmerrshme ,vertet e tmershme!!!

    -----

    PĖR UKSHIN HOTIN HESHTĖN TĖ GJITHĖ !

    Sheradin Berisha
    sheradini63@hotmail.com

    -„A ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti?“ Kjo ėshtė pyetja, qė mė sė shumti ėshtė shtruar, nė kėto shtatė vitet e pas luftės nė Kosovė.
    -“Kėrkojmė lirimin e Ukshin Hotit!“ - ėshtė thirrur qindra herė, nėpėr protesta tė organizuara nga shoqatat e dalura nga lufta...

    ***
    Mė 16 maj 2006 u bėnė plotė shtatė vjet, qė kur nuk dihet fare pėr fatin e Mr.Ukshin Hotit,kėtij njeriu tė madh tė dijes politike shqiptare. Atė ditė maji 1999, atij i kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit prej 5 vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren. Dhe bashkėvuajtėsit e tij thonė, se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakonshme pėr lirim nga burgu), kur Baca Ukė (kėshtu e thirrnin ata) nė pėrcjellje tė tre punėtorėve tė sigurimit serb ėshtė nxjerrė nga ambientet e burgut tė Dubravės.
    Dhe, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė..., pėr fatin e kėtij atdhetari tė shquar!

    ***
    Pėr shtatė vjet rresht, mijėra familje shqiptare kanė pritur nė ankth njė lajm tė mirė, pėr bijtė e tyre tė zhdukur, a tė marrė peng, nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe pėr fat tė keq, sot dihet se shumica e tė zhdukurve gjatė luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Serbi, ndėrsa pėr qindra tė tjerė, qė mbaheshin peng nėpėr burgjet serbe, tashmė janė liruar.
    Dhe, edhe pas kėsaj gjėme tė rėndė kombėtare, akoma nuk dihet se ku ėshtė Ukshin Hoti.

    ***
    Familja e profesor Ukshinit,(motra Myrvetja dhe vėllai i tij Afrimi), pėr tė mėsuar tė vėrtetėn rreth fatit tė Ukshinit, kanė trokitur nė shumė dyer tė institucioneve, tė UNMIK-ut dhe ato tė Kosovės, mirėpo pėrveē fjalėve tė ėmbla e premtimeve tė dhėna, duket se nuk kanė bėrė asgjė nė kėtė drejtim.
    Pėr prof. Ukshin Hotin akoma asnjė gjurmė, ndonėse ka shumė spekulime pėr fatin e tij !

    ***
    Nė kėtė pėrvjetor asnjė tubim pėrkujtimor s“u mbajtė pėr kėtė simbol tė sakrificės shqiptare! Nė kėtė pėrvjetor asnjė fjalė s“u tha pėr vendndodhjen e tij!
    Nė kėtė pėrvjetor, mbretėroj heshtja!

    Heshti UNMIK-u ! Heshti KFOR-i ! Heshti policia ! Heshti gjyqėsia ! Heshtėn institucionet e Kosovės ! Heshti persidenca,qeveria,kuvendi i Kosovės,...por heshti edhe opozita !

    Pra, pėr Ukshin Hotin e madh, heshtėn tė gjithė! Kjo ėshtė e ēuditshme, shumė e ēuditshme !!!

    Mė 25.05.2006

    Botuar ne te perditshmen"Epoka e re" me 26.05.2006

    ----
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-06-2006 mė 00:45

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102
    Te nderuar lexues ,
    ne vijim ju sjell nje shkrim mjafte permbajtesor dhe njekohesisht renqethes, per trurin e dijes politike e kombetare Mr.Ukshin Hoti.

    ----

    HARRESA PĖR NJERIUN E MADH

    Besnik Kryeziu
    Kaq vite nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė, dhe ende nuk dihet pėr fatin e Ukshin Hotit. Kėto ditė e lexova librin ,,IDHULLI I MALLKUR" tė autorit Sefer Pasha, libėr qė bėnė fjalė pėr jetėn e Ukshin Hotit. Ende nuk mė ka ndodhur qė njė libėr tė mė bėjė tė mendoj aq shume si ky i Sefer Pashės. Ende nuk e kam ndjerė veten mė keq se sa duke e lexuar kėtė libėr. Autori Pasha pėrmes kėtij libri shpalos me mjeshtri tė rrallė tragjedinė kosovare nėpėrmes kryepersonazhit te saj Ukshin Hoti.

    Mė ka bėrė tė mendoj se ku ndodhet nė tė vėrtetė Ukshin Hoti. ėshtė i gjallė apo i vdekur. Mė ka bėrė tė mendoj se, pse shteti serb po vazhdon ta mbajė peng Ukshin Hotin. Qė nga koha kur shteti serb e zhduki Ukshin Hotin kanė qarkulluar variante tė ndryshme. Ka nga ata qė thonė se, ditėn kur ėshtė liruar ėshtė marrė nga ushtarakė serbė ,dhe me tė dalė nga burgu ėshtė ekzekutuar. Dikush tjetėr thotė se Ukshin Hoti ėshtė gjallė, dhe se shteti serbė po e mbanė diku nė Serbi. Si do qė tė jetė i gjallė apo i vdekur, Ukshin Hotin shteti serbė po e mban peng, duke mos e thėnė tė vėrtetėn pėr fatin e tij.

    Zhdukja e Ukshin Hotit ėshtė disi mė specifike se zhdukjet tjera gjatė luftės nė Kosovė, sepse Ukshin Hoti ishte arrestuar nga forcat policore serbe tė Milloshoviqit para luftės, dhe se nė Prizren njė gjykatė e instaluar serbe e kishte dėnuar me pesė vjet burgim, burg tė cilin edhe e mbajti deri nė fund Ukshin Hoti. Pra me kėtė dua tė them se shteti serbė nuk mund t'i ik nė asnjėmenyrė pėrgjegjėsisė pėr fatin e Ukshin Hotit se gjoja ai ėshtė liruar nga burgu, por ėshtė zhdukur nė rrethana lufte. Zhdukjen e ka bėrė njė shtet me hierarki tė qartė shtetėrore, dhe ky shtet qė sot po mundohet tė paraqitet demokratik, dhe po synon integrimin nė familjen Evropiane duhet ta zbardh enigmėn pėr fatin e Ukshin Hotit.

    Zbardhja e enigmės mbi fatin e Ukshin Hotit nuk ėshtė vetėm njė zbardhje pėr njė qytetar tė Kosovės, tė cilin e ka zhdukur shteti serb, por parasegjithash ėshtė zbardhja e historisė mė tė re tė Kosovės sepse Ukshin Hoti tani mė ėshtė bėrė histori. E kam ndjerė veten keq pėr atė qė ne si shoqėri dhe si komb nuk bėmė aq sa Ukshin Hoti bėri pėr ne. Deri sa heshtja e shtetit serb ėshtė e kuptueshme, si tė kuptohet heshtja jonė ndaj Ukshin Hotit. Institucionent e Kosovės nuk gjetėn kurr kohė pėr tė bėrė diqka pėr Ukshin Hotin. Nė muajt e fundit nė Kosovė u pėrkujtuan ngjarjet e pranverės se 81-shės, bile u bė edhe njė dokumentar pėr kėto ngjarje.

    Folėn tė gjithė, bile edhe ata qė nė atė kohė ishin udhėheqės tė lartė komunistė si: Vllasi dhe Bakalli, por as edhe njė fjalė pėr Ukshin Hotin kur dihet roli i tij nė pėrkrahje tė studentėve. Pse vallė sillemi kėshtu me njeriun qė, pėr mendimin tim ėshtė mė meritori pėr shtetin e Kosovės, sepse u bė kurban nė themelet e ketij shteti, duke mos u pėrkulur pėr asnjė ēast. Ku ėshtė elita jonė intelektuale? Ku ėshtė Akademia jonė qė as edhe njė fjalė nuk e tha pėr Ukshin Hotin. A jemi ne populli qė nuk e kemi merituar Ukshin Hotin siq do tė thoshte njė folėse nė njė tribun pėr Ukshin Hotin, se pėr ndryshe do ta kishim nė mesin tonė. Nuk e di, por deri sa po i shkruaj kėta rreshta se q“mu kujtua njė letėr tė cilėn Ukshin Hoti ia kishte dėrguar gruas sė tij nė vitin 1984 nga burgu ku shkruante:

    ,,UNE JAM PENG POLITIK KETU, DHE E NDIEJ GJER NE ASHT SE QFARĖ DO Tė THOTė Tė JESH I TILLE".

    Pra, kjo na jep tė kuptojmė se, Ukshin Hoti qė nė momentin kur u vu nė mbrojtje tė kėrkesės sė studentėve pėr shtetin e Kosovės ishte peng politik. Harresa jonė pėr Ukshin Hotin ėshtė e pajustifikueshme. Ka patur plotėsisht tė drejtė Kadare, kur e ka thėnė atė thėnjen kineze ,,se kur mungon tigri majmuni bėhet mbret", dhe fatkeqėsisht Kosova ka shumė majmunė nė skenėn e saj politike. Kėtė shkrim po e pėrfundoj me njė thėnje tė Ukshin Hotit :

    ,,EDHE, NESE KY QE FATI IM, UNė DO Tė PAJTOHEM ME Tė, PAVARėSISHT NGA QMIMI Qė MUND TA PAGUAJ, SEPSE FĖMIJĖT E MI DHE JO UNė VETė, JANė KUPTIMI I JETėS SIME. ATDHEU E FITON KUPTIMIN ME TA DHE JO PA TA, PASIQė PėR ATDHEUN MUND Tė LUFTOHET VETėM N“EMėR Tė NJERėZORES DHE KURRSESI NDRYSHE".

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Dosja Hoti

    DOSJA HOTI

    Pėrveē matrapazėve tė shumtė, tė cilėt kaė pėrfituar nga familjarėt e persobnave tė zhdukur, pavarėsisht sugjerimeve tė qarqeve zyrtare pėr pėrkujdes tė tė zhdukurve, tė mos japin para, pėr rastin e profesorit universitar Mr. Ukshin Hotit kanė lėvizur vendit edhe avokatė tė njohur, individė tė qarqeve tė caktuara tė UDB-ės ushtarake tė jugosllavisė, " KOS-it" dhe njerėz tė tjerė. Por pėr dallim nga matrapaėt anonimė, kėta tė fundit, tė githė i janė paraqitur me iniciativa tė veta motrės sė Ukshinit Myrvetes, e cila ishte e autorizuara e vėllait ( fat i njejtė me atė tė Demaēit)pėr pėrkujdes ndaj tij, pas daljes nga burgu mė 16 maj tė vitit 1999, janė bėrė me mjeshtėri tė reja, qoftė duke imagjinuar rastin e profesorit, qoftė duke e thėnė tė vėrtetėn pėr tė, megithėse nuk kaė dėshmuar asnjėherė konkretisht se diēka tė saktė kanė sjellė nėdritė si argument nga ajo qė i kanė pohuar sė motres sė Ukshinit. Bindja e Myrvetes se i vėllai i saj, Ukshini ndodhet i gjalė nė burgjet sekrete serbe nė Serbi, ende ėshtė e fortė ( dhe unė tarasi e di se njė bidje e tillė nuk ėshtė vetėm te ajo por edhe te familjarėt e tė zhdukurve tė tjerė). Ajo mendon se ai mbahet nė burgje tė Armatės Jugosllave, nė tė ciėn nuk ka qasje asnjė instancė zyrtare e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, meqė ata kanė asistuar vetėm nė burgjet civile. Kėto bindje ajo i ka sforcuar nga kontaktet me sa e sa zyrtarė konkretė tė qarqeve tė larta tė Serbisė, tė cilėt i janė ofruar vetė familjes Hoti pėr informacione...

    Kush Premtoi Lirimin e Ukshin Hotit?

    nga Sokol Murturi

    Motra Myrvetja e lodhur dhe e molisur nga lloj-lloj informacionesh, ka vendosur t'i bėjė publike disa nga kėto detaje tė panjohura pėr opinionin, tė cilat janė sjellė nė njė epiqendeØr tė dyshuar motivesh mes parasė dhe realitetit. Ajo ka spikatur se, megjithaė, nė ato lakime, pėrveē kėrkesave pėr para, ka pasur edhe gjėra objektive, tė cilat i kaė pohuar ata rreth Ukshin Hotit. Duke folur pėr kėto tė dhėna, ja se ēfarė thotė Myrvetja:
    " Pėr Ukshin Hotin, pas lufte ka pasur premtime tė shumta tė njerėzve pėr ta kthyer nė shtėpi. Shumė personalitete publike dhe zyrtare janė marrė me kėtė problem dhe ndėr kėto ėshėrasti i avokatėve nga Shkupi( emrat tė njohura pėr autorin Sokol Murturin) tė cilėt kėrkuan autorizim nga motra Myrvetja, pėr tė hulumtuar rastin Hoti nė burgjet dhe analet e qarqeve tė Serbisė, ku ata shpresonin se mund ta gjenin. Dy avokatėt nga Shkupi, nė emėr tė shpenzimeve, kėrkuan 1000DM gjermane dhe i morėn ato para. Pas njė javė Ata kėrkuan shumėn e dytė tė parave, tė ciėn refuzuam t'ua jepnim pa sjellė argumente tė reja pėr tė...." thotė Myrvetja.


    900 MIJĖ DM QĖ TA SILLNIN UKSHIN HOTIN NĖ SHTĖPI

    Rrėfen e motra e Ukshinit Myrvetja:

    " shumėn e dytė tė parave qė kėrkuan avokatėt nga Shkupi, ishte 900 mijė DM gjermane qė ta sillnin atė nė shtėpi. Ka qenė muaji maj i vitit 2000, kur ata e dhanė kėtė premtim. ne nuk i kishim paratė, por u premtuam se paratė do t'i bėnim pėr ta pėrmbushur kushtin e tyre qė Ukshin Hoti tė kthehej nė shtėpi. Nė kėtė mėnyrė arritėm marrėveshje qė ata tė vazhdonin punėn e tyre hulumtuese pėr ta gjetur Ukshinin. Nė takimin qė u bė nė Qendren Tregtare afėr " Bit Pazarit", ku ishim tė pranishum unė ( myrvetja), bashkėshorti Hakiu dhe, tash i ndjeri, kushėriri Skėnder Hoti, avokatėt nga Shkupi, sollėn informacione tė freskėta nga burgu i Nishit, pėr ne shumė bindėse!"

    USH E KISHTE KĖRKUAR NĖ BURGUN E NISHIT UKSHIN HOTIN?

    Nė bazė tė autorizimit qė kishin, avokatėt nga Shkupi e kishin kėrkuar Ukshin Hotin nė burg dhe njė zyrtare e burgut tė Nishit, nga drejtoria u kishte thėnė: " Po e njoh atė profesorin e njohur Ukshin Hotin!"
    Ishte njė eklaratė mjaftė bindėse qė ishte marr nė burgun e Nishit...", thotė Myrvetja. " Pan njė kohe tė shkurtė dikush tjetėr ma tha se ai mė nuk ishte nė Nish dhe ishte tėrhequr prej aty nga nga personeli i burgut. Pas gjithė kėtyre informacioneve kryqi i kuq ndėrkombėtar(KKN), kishte marrė pėrgjegjėsinė tė komunikonte me avokatėt nga Shkupi pėr rastin Hoti, por bashkėpunimi nuk ka dhėnė rezulltate. Ky avokat i ka kthyer pėrgjigje KKN-ėspor ajo pėrgjigje nuk na ėshtė shėnė neve familjarėve tė Ukshin Hotit", shpalosi rastin mė tutje, motra Myrvetja...

    SI U INKORPORUA NĖ HULUMTIMIN ZYRTARJA E DYTĖ E KOS-IT SERB NĖ
    NDRIĒIMIN E FATIT TĖ UKSHIN HOTIT?

    Nė rastin e dytė tė ndriēimit tė fatit tė Ukshin Hotit, motra Myrvetja gjen bashkėpunim me Mira Mitroviqin." Mira, na ka takuar neve me insistimin e saj dhe nuk ka pasur logjikė t'i pėrgjigjeshim negativisht, meqė unė si motėr e ēmoja dhe interesohesha pėr secilin hulumtim qė mund tė mė shpiente drejt informacioneve tė reja"!
    shton Myrvetja dhe vazhdon:
    " Jemi takuar shumė herė me tė nė Brezovicė, han tė Elezit, Merdare, Shkup etj. Ajo vinte edhe nė Graēanicė dhe Ēagllavicė dhe vazhdimisht na thoshte se Ukshini ėshtė gjallė. Nuk kishim si tė mos i besonim, deri sa ajo u legjitimua me pasaportė leternjoftim dhe dokumente tjera se ishte nga shėrbimi sekret i UDB-ės ushtarake tė Jugosllavisė. Ajo e kishte njohur edhe para vitit 1981 Ukshin Hotin, deri sa ai ushtronte funksionin e kryetarit tė komitetit Krahinor pėr marėdhenie nderkombėtare nė politikė dhe ekonomi dhe kjo ishte afėr logjikės.Mira, megjithatė nuk hoqi dorė nga hulumtimi i rastit dhe nė ėtė pėrpjekje takoi edhe policinė e UNMIKU-t, edhe neve familjarėve, por edhe ish- zėdhenėsen e UNMIKUT, Suzan Manuel, me tė cilėn u takuam pėr bisedime. ;ira kėrkoi 15 mijė DM, tė cilat i kanė marrė pėrmes lidhjes sė sigurtė, ku edhe e ka deponuar nėnshkrimin personal dhe paratė jane dhėnė pėr ta shfrytėzuar mundesinė e vet hulumtuese rreth gjetjes sė Ukshin Hotit. Mira, pas njė kohe kerkoi 100 mijė DM gjermane! Mbetej tė takoheshim nė Kumanovė dhe i gjithė procesi i verifikimit tė gjerave konkrete rreth Ukshinit do tė zhvillohej nė kuptimin e mbajtjes peng me deshirė dhe me marrėveshje tė tė dy personave: Skender Hoti do tė shkonte nė Serbi pėr t'u bindur me sytė e vet pėr Ukshin Hotin, ndersa Mira Mitroviq, do tė mbetej peng yni nė Kumanovė. Skėnderi do tė shkonte mė parė nė Bujanovc, pėr t'u takuar me njerėz tė caktuar, me tė cilėt do tė vazhdonte pėr nė Serbi dhe ne do ta kishum nė dispozicion Mirėn si kundėshshkėmbim pėr Sigurinė e Skenderit. Marrėveshja ishte kėshtu: pas sinjalit qė do ta jepte Skėnderi, ne do t'i jepnim paratė Mira Mitroviqit. Por, kjo nuk u realizua pėr arsye tė panjohura. Neve nuk na ėshtė thėnė kurrė arsyeja se pėrse nuk ėshtė zhvilluar procesi i marrėveshjes, pėr ē'gjė ishim tė gatshum ta bėnim.
    Nė njė rast Mira erdhi nė stacionin numėr tė dy tė policisė nė Prishtinė pėr tė dhėnė informcione dhe aty mbeti 5 orė me policinė e hulumtimit tė krimeve serioze dhe njė burim nga policia shqiptare, qė me gjasė, ishte nė cilėsinė e pėrkthyesit, tha pastaj qė ky rastė kishte sjellė shumė burime informacionesh rreth Ukshin Hotit, qė kishin njė rėndėsi shumė tė veēANTĖ pėr hulumtimin e mėtejmė. Tė gjitha kėto informacione, i kam paraqitur edhe nė KKN, nė zyrėn e UNMIKUT pėr persona tė zhdukur dhe Mjekėsi ligjore, por pėrfaqesuesit e kėtyre zyrave e morėn deklaratėn me rezervė, me tė cilėn ne nuk u pajtuam. Ndėr informacionet e shumta tė Mirės qė na u thanė neve, ishte se Ukshin Hoti kishte pėrfunduar nė duart e bandave serbe, tė cilat e mbanin atė pėr qėllime politike, per pėrfitime materiale dhe pėr gjėra tė tjera qė u shėrbenin atyre!", shton Myrvetja. Mira Mitroviq ėshtė takuar edhe me ish- zėdhensen e UNMIKUT, Suzan manuelin dhe Myrveten. Mira kishte filluar t'ia rrėfente rastin e Ukshin Hotit Suzan Manuel e cila tregonte indiferenc ndaj informacioneve tė saj. Mė tej, Myrvetja e sqaron pikėn e nxehtė tė takimit:" Kur Mira i tha Suzan manuelit a do informacione se ku fshihet Ratko Mlladiq dhe Radovan karagjiq, ajo pėrnjėherė mori lapsin dhe zuri tė shenojė. me gjasė, tek atėherė e kuptoi rendesinė e kėtij takimi, por informacionet nuk u thanė, meqė ne flisnim pėr Ukshin Hotin!".

  17. #17
    UKSHIN HOTI - NJĖ EMĖR I PĖRVEĒĖM I LĖVIZJES SHQIPTARE

    Nazif Hoti, i lindur nė vitin 1919 nė Krushė tė Madhe, nė vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danėn nga Xėrxa. Edhe pse nė kushte tė vėshtira ekonomike e varfėri, ishim njė ēift i lumtur bashkėshortot, rrėfen loke Fatimja, nėna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetėve martesė, na lidni djali i parė, Ukshini qė ishte njė gėzim i madh pėr ne. Mė pas na lindėn edhe pesė fėmijė tė tjerė: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes sė Ukshinit, Nazifi doli partizan, pėr tė luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovės do t'i realizojė aspiratat shekullore, pėr t'u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga thundra serbe, siē u mor vendim nė Konferencėn e Bujanit.

    Nazifi njė kohė punoi si mėsues nė Krushė tė Madhe. Mė pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar nė leximin e librave e tė shtypit periodik e tė pėrditshėm, punoi nė Rilindje si shitės i gazetave me njė rrogė shumė tė vogėl. Tash do t'iu flas pėr djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fėmijė, ishte shumė i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollėn nė klasėn e parė. Ishte nxėnėsi mė i mirė, bile edhe mėsuesi habitej me zgjuarsinė e tij. Katėr klasa tė fillores i kreu kėtu, nė Krushė tė Madhe. Atėbotė nė Krushė nuk kishte shkollė tė plotė tetėvjeēare, nuk dinim ēfarė tė bėnim, Nazifi e regjistroi nė klasė tė pestė nė fshatin Rugovė tė Hasit, ku e krej klasėn e tetė me sukses tė shkėlqyeshėm. Edhe nė Rugovė ishte njėri ndėr nxėnėsit mė tė mirė si nė sjellje edhe nė mėsim, edhe pse udhėtonte ēdo ditė disa kilometra nga Krusha nė Rugovė. Derisa Ukshini e kreu klasėn e tetė, na lindėn fėmijėt e tjerė. Kushtet ekonomike nė familje i kishim shumė tė vėshtira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shėndetlig, unė isha shtylla e vetme e familjes. Por punės sė pėrditshme shtėpiake, punoja rregullisht nė ara pėr t'i mbajtur fėmijėt.

    Ukshini kishte dėshirė tė vazhdonte shkollėn e mesme. Dėshirė imja e sidomos e Nazifit ishte qė djalin mos ta lėmė pa shkollė. Nazifi mė tha: Fatime, Ukėn do ta regjistrojmė nė Prizren, nė shkollėn normale, pėr mėsues, se Uka po mėson mirė, shpejt e kryen shkollėn e punėsohet si mėsues nė Krushė dhe do ta kemi mė lehtė t'i shkollojmė edhe fėmijėt tjerė. Uka u regjistrua nė shkollėn normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katėrt dhe tė pestė e kreu nė Prishtinė, si gjithherė me sukses tė shkėlqyeshėm. Derisa ishte nė Prishtinė, si nxėnės i normales, Ukshini, punonte nė Radio Prishtinė si spiker pėr ta mbajtur veten, qė pėr ne ishet njė lehtėsim shumė i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mėsues nė krushė tė Madhe, por dėshira e tij ishte tė vazhdonte, studimet.

    Pas njė viti-vazhdon nėnė Fatimja, Ukshini shkoi nė Zagreb dhe u regjistrua nė fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohė pas kohe punonte nė kooperativat studentore, por ato tė holla qė merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytė Ragipi shkoi nė Zagreb, ku punoi si punėtor fizik pėr at ndihmuar Ukėn dhe familjen nė Krushė tė Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen nė afat dhe me sukses tė shkėlqyeshėm. Pas studimeve i vjen thirrja pėr shėrbim ushtarak pėr Beograd. Nė tė njėjtėn kohė regjistron studimet e shkallės sė tretė dhe paralelisht e kryen shėrbimin ushtarak dhe shkallėn e tretė tė studimeve-magjistraturėn nė lėmin e shkencave politike. Prej fėmijėve Ragipin dhe Hidajetin nuk patėm mundėsi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punėtor fizik pėr ta ndihmuar Ukėn derisa ishte nė studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dėrguam nė shkollė. Myrvetja kreu shkollėn normale dhe punon si mėsuese nė Prishtinė, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon nė njė shkollė nė Gjakovė. Ukshini njė kohė punon nė Beograd nė administratėn e lartė shtetėrore tė ish-Jugosllavisė, kurse mė pas kthehet nė Prishtinė dhe emėrohet sekretar i Sekretariatit Krahinor pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme. Siē dihet bie nė kundėrshtim me disa kuadro tė larta tė atėhershme tė Kosovės. Mė pas shkon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė specializim nė drejtimin e marrėdhėnieve ndėkombėtare.

    Prej Amerikės kthehet si ligjėrues nė Fakultetin Juridik dhe nė Fakultetin Filozofik, ku ligjėron lėndėt Sociologjinė politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare. Si profeso fakulteti, punon deri nė vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetėm pse i mbronte dhe pėrkrahte hapur demonstratat e studentėve tė vitit 1981 dhe tė drejtėn e Kosovės pėr tė qenė Republikė e barabartė me republikat tjera tė ish Jugosllavisė. Shpeshėherė e kam vizituar Ukėn nė burg. Mė shihte se unė mėrzitesha shumė dhe ai mėrzitej sidomos pėr ne pleqtė, por mė jepte gajret dhe mė thoshte "mbahu nėnė se do tė bėhet mirė". Pas fillimit tė bombardimeve tė NATO-s, forca tė mėdha policore sulmuan popullsinė e pafajshme civile tė Krushės sė Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet nė dy pjesė, gruaja e Ragipit me vajzėn Arlindėn e vajzėn e motrės dhe njė pjesė e banorėve tė Krushės mbahen peng pnga policia serbe e mė vonė i drejtojnė pėr nė Prizren e Shqipėri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen nė kodrinėn te Vreshtat e Krushės. Ragipi tė nesėrmen zbret nė fshat pėr tė kėrkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet mė, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditėve nė mes tė Krushės e Celinės.

    Nė vazhdim tė rrėfimit tė saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitė pėr atė se ēka kanė pėrjetuar prindėrit e Ukshinit gjatė fazės sė bombardimeve tė NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s nė shtėpi ishim unė, plaku Nazifi, tė dytė tė sėmurė, Ragipi me shoqen e tij, vazjėn Arlindėn, vajza e madhe Hidajetja me vajzėn e saj. Atė ditė kur na sulmuan mė 25 mars 1999 gjithė popullatra fillon tė evakuohet nga fshati, nė drejtime tė ndryshme secili si mundej, familja jonė gjatė largimit nga shtėpia ndahet nė dy pjesė, se si, nuk e di as vetė, nuk mė kujtohet. Unė, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat nė kodrinat e Krushės. Shoqja e Ragipit me vajzėn Arlindėn, me vajzen e Hidajetit, shkojnė nė drejtim tjetėr. Njė pjesė tė popullatės e Krushės mbahet peng e mė vonė i drejtojnė pėr nė prizren dhe dalin nė Shqipėri. Tė nesėrmen Ragipi zbriti nga kodra, nė fshat pėr tė gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye mė kurrė. Asgjė nuk dinim pėr tė dhe ishim shumė tė merakosur. Kisha njė parandjenjė se i kishte ndodhur diēka dhe me tė vėrtetė ashtu doli. Pas luftės pasi u kthyem nga Shqipėria muarėm vesh se Ragipi ishte vrarė dikumes Krushės e Celinės nga paramilitarėt serbė. Unė, Nazifi dhe Hidajeti nė kodrat e Krushės, qėndruam tri ditė; pas tri ditėve njė fshatar i Krushės me traktor na pėrcolli deri nė fshatin nagavc, ku kishte qenė i strehuar njė numėr shumė i madh i njerėzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos nė krah.

    Nga plaga e marrė dhe nga sėmundja kronike qė vuante shumė gjatė, gjendja shėndetėsore ju keqėsuar pėr sė tepėrmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata qė ishte aty, u largua. Mbetėm vetėm ne pleqtė. Nė bodrumin e shtėpisė sė vet, na strehoi njėfarė Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumė pėr ne e posaēėrisht pėr Nazifin, i cili ishte i sėmurė dhe i plagosur. Pas tri ditėsh qėndrimi nė Nagavc erdhėn policėt serb, tė cilėt na thanė deri nė orėn shtatė tė largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na pėrcolli deri nė shtėpinė tonė nė Krushė. Ato ditė nuk kishte njeri nė Krushė tė Madhe. Pas tri ditėve, erdhi policia serbe, deshi tė na dėbojė nga shtėpia nazifi foli diēka serbisht me ta dhe kur na panė tė dy pleqve tė sėmurė dhe Nazifin tė lėnduar na urdhėruan tė mos ndizet zjarr edhe pse ato ditė ishte ftohtė i madh. Nazifi nuk pranonte tė shkojmė askund dhe ta se do tė vdes nė shtėpi. Nė mungesė tė kujdesit mjekėsor gjendja shėndetėsore e Nazifit keqėsohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagėn nė krah nuk kishim me ēka t'ia mjekonim. Mė 18.04.1999 Nazifi vdes. Unė dhe Hidajeti qėndruam tri ditė pranė kufomės sė tij me shpresė se do tė vijė ndonjė njeri pėr tė na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditėve Hidajeti hap njė gropė nė oborr, e mbėshtolli kufomėn me najlon dhe nė batanije, e ngrehu zvarrė kufomėn, e zbriti ngadalė shkallėve tė ballkonit dhe e varrosi. Nė Krushė nuk kishte njeri tė gjallė dhe pasi e varrosėm Nazifin me Hidajetin, morėm pak bukė dhe njė shishe ujė dhe dolėm nga shtėpia me qėllim tė shkojmė nė Bellacerkė nė shtėpinė e Hidajetes.

    Gjatė rrugės kemi hasur nė kufoma tė vrara. Para se me hy nė Bellacerkė, serbėt kanė gjuajtur me breshėri armėsh, kur janė afruar dhe na panė se jemi dy gra na thanė tė kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri nė fshatin Celinė. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalėm nė njė strehė tė njė shtėpie, nuk mė kujtohet sa qėndruam aty, derisa vijnė aty nja tri gra e dy burra, tė cilėt na ndihmuan tė shkojmė nė fshatin Xėrxė. Nė Xėrxė strehim gjetėm nė shtėpinė e Xhemė Himės, i cili ėshtė kujdesur shumė pėr ne. Aty qėndruam disa ditė. Mė 30 prill 1999 njė fshatar i Xėrxės me golldan na ka pėrcjellė pėr nė Shqipėri. Nė Tiranė u takuam me gruan e vajzėn e Ragipit. Pas ēlirimit, tė gjithė sė bashku erdhėm nė shtėpi. Ragipi ishte vrarė plaku mė vdiq. Pėr Ukshinin nuk dinim ende asgjė po mbahemi se ėshtė diku i gjallė. Gjithēka pėrjetova nė kėtė jetė. Atė ditė, kur na sulmuan serbėt, u ndamė nė dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta nė kodėr, kurse unė, mama e vajza e hallės mbetėm nė fshat me shumė fshatarė, serbėt na rrethuan pastaj na lejuan tė shkojmė pėr nė Prizren dhe dolėm nė Shqipėri, Tiranė. Pėr babin, gjyshin, gjyshen e hallėn nuk dinim gjė. Vėllai im ishte ushtar nė radhėt e UĒK-sė edhe pėr tė nuk dinim asgjė. Mė 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhėn nė Tiranė dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur nė fshat pėr tė na kėrkuar neve, dhe mė nuk e kishin parė. Babai ishte vrarė mė 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipėria, e gjetėm kufomėn e babait dhe e varrosėm.

    Rivarrimin e babit e gjyshit e bėmė mė 15 gusht 99, pėr axhėn Ukshin nuk kemi ende kurrfarė lajmi dhe jemi tė shqetėsuar pėr tė. Ne si famolje nė fshat kemi jetuar nė kushte tė rėnda ekonomike, por duke ju falėnderuar babait tim, i cili ka qenė neri me virtyte tė larta patriotike, liridashėse e arsimdashėse e largpamės, edhe neve dy motrave na dėrgojnė nė shkollė. Unė edhe motra ime Resmija jemi ndėr vajzat e para tė Krushės sė Madhe qė vazhduam shkollimin e mesėm, unė e kreva shkollėn normale dhe tė lartėn, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpėrthimit tė demonstratave tė pranverės sė vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli nė anėn e studentėve, tė cilėve ju dha pėrkrhje tė parezervė. Vėllai im Afrimi ėshtė njė nga organizatorėt e demonstratave tė vitit 1981. Me disa shokė nga Suhareka organizoi demonstratat. Mė 25 mars u arrestuar nga policia nė Suharekė dhe u dėnua me shtatė vjet burgim. Baca Ukė pėr shkak tė pikėpamjeve, bindjeve e qėndrimeve tė tij politike nė vitin 1981 u burgos dhe u dėnua me nėntė vjet burgim, kurse ka mbajtur vetėm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes sė vllait Afrimit e posaēėrisht bacės Ukė, ne si familje Hoti kemi qenė tė diskriminuar nė tė gjitha mėnyrat. Mua mė larguan nga procesi mėsimos si e papėrshtatshme. Po ashtu edhe motrės sime Resmijes iu mor e drejta pėr tė punuar nė procesin mėsimor me nxėnės edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punėtore e thjeshtė nė fabrikėn e tekstilit "Emin Duraku" nė Gjakovė vetėm pėr tė mbijetuar.

    Qe nga viti 1982 e deri nė vitin 1986 baca Ukė qėndroi nė burgjet e Jugosllavisė nė Prishtinė, Mitrovicė e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanė. Derisa baca Ukė ishte nė burg kujdesin dhe pėrgjegjėsinė e ka pasur vėllau i dytė Ragipi kurse nė vizitė shkonim tė gjithė anėtarėt e familjes sė ngushtė. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukė, u vendos nė fshat nė Krushė tė Madhe kryesisht ju kushtua punės shkencore dhe pėrgatiste disertacionin e doktoratės qė pėr shkaqe tė njohura nuk mundi ta mbrojė kurrė. Njė kohė kaloi nė Lubjanė tė Sllovenisė dhe shruan Alternativėn e cila botohej nė gjuhėn shqipe nė kuadėr tė shoqėrisė shqiptare "Migjeni" nė Slloveni. Mė pas Ukshini nė Lubjanė e boton gazetėn "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundėsua puna nė Lubjanė, pėrsėri u kthye nė Krushe tė Madhe dhe pėrsėri rreket punės shkencore. Mė 1993, Ukshini viziton Adem Demaēin nė pallatin e shtypit, i cili me disa tė tjerė, pati hyrė nė grevė urie pėr mbrojtjen e Rilindjes e tė gazetave tjera, pėr ta mbrojtur fjalėn e lirė shqipe. Pasi kthehet, nė rrugė pėr Skėnderaj, ndalohet nga policia nė postėbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policė serbė, tė cilėt i shkaktojnė plagė tė rėnda trupore, ia thejnė dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak tė pushkės.

    Gjykata e qarkut nė Prizren, ngrit aktakuzėn pėr vepėr penale, kundėr bacės Ukė, i cili arrestohet mė 17 maj 1994, kurse nė nėntor tė po kėtij viti, dėnohet me 5 vjet burg. Gjatė kėtyre 5 vjetėve Baca Ukė dergjet nė burgjet serbe nė Prizren, Dubravė, Nish e Mitrovicės e Sremit. Pėrgjegjėsinė pėr kujdesin pėr tri vitet e fundit pėr bacėn Ukė i kam marrė unė, tė cilin e kam vizituar pėr ēdo muaj me bashkėshortin tim, hakiun i cili gjithnjė ka qenė i preokupuar pėr fatin e Ukshinit. Nė burg bacėn Ukė e vizitonin baba, nėna, Ragipi, Resmija, fėmijėt dhe tė tjerėt. Pėrpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe pėrmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytė e ballit, dhe gjatė luftės, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janė tri cikle tė letrave- Vėllau motrės. Cikli i parė 7 letra, cikli i dytė-3 letra tė botuara nė Gazetėn shqiptare dhe cikli i tretė-3 letra tė veēanta qė nuk janė tė botuara. Baca Ukė nė burg shumė preokupohej pėr nėnėn, babėn, fėmijėt e tė tjerėt dhe pėr situatėn gjithnjė e mė tė rėndė nė Kosovė. Njė porosi Bacės Ukė nuk munda t'ia realizoj. Mė pati porositur:" Myrvete, keni kujdes pėr bibliotekėn". Librat ishin njė thesar i pakompensueshėm. Kėtė dėshirė Bacės Ukė nuk munda t'ia plotėsoj. Barbarėt serbė bibliotekėn e kanė pėrmbysur e shkarravitur kurse herėn e fundit dogjėn shtėpinė dhe bibliotekėn si dhe disertacionin e doktoraturės nė dorėshkrim.
    Rrahman Rexhaj

    &

    Sheradin Berisha
    ABE-a

  18. #18
    NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN

    Shkruan : Bajrush Xhemaili


    Intelektual me njohuri e thellėsi tė rallė gjykimi

    Kisha dėgjuar e lexuar aq shumė pėr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por qė asnjėherė nuk mė kishte rėnė ta takoja. Pėr herė tė parė e takova nė burgun "Dubrava" tė Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej sė largu nga shetitoret e pavijoneve. Unė isha nė Pavionin C1 e ai nė pavionin pranues. Edhe prej kėsaj distance nuk e kishim vėshtirė (nė qė ishim kėtej), ta dallonim:shtatėlartė, shpatullgjerė, pak i kėrrusur dhe pothuajse gjithėherė me njė mjegull tymi pėrreth, nga tė pirėt e shumtė tė duhanit. Fati deshi qė kur e sollėn nė pavionin tonė tė gjendemi nė njė dhomė, derisa tė lirohej ndonjė krevat nė dhomat e mbushura pėrplot. Ky intelektual me diapazon tė gjerė njohurishė pėr fusha tė ndryshe e me thellėsi tė rallė gjykimi, nė tė parė, e linte pėrshtypjen e njė njeriu tė ngrysur e tė tėrhequr nė vete dhe jokomunikues. Por, nė vėrtetė, nė diskutimet e polemikat e gjata qė i bėnim nė burg, ishte fort aktiv, i rreptė dhe i pakompromis. Karakteristikė tjetėr qė dallosej lehtė ishte se e brente shumė gjendja familjare e ngarkuar me probleme tė shumta, nė veēanti dėshpėrohej pėr pėsimin e tre fėmijėve, pėr shkak tė ndarjes me dy gratė qė i kishte pasur. Pėrmasat e kėsaj dhembjeje zmadhoheshin edhe mė shumė me rastin e vizitės qė i bėnte djali i tij Andini. Kur kthehej nė pavion, pas ēdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalė po rritej dhe se ēdo ditė e mė shumė po bėhej mė i hajthėm. Merakosej jashtėzakonisht shumė pėr tė. Por mbi tė gjitha tė tėrhiqte vėmendjen shpirti i tij kryengritės. Karakteri i tij nuk lejonte njė soditje indiferente tė tė gjitha atyre padrejtėsive qė u bėhshin tė burgosurve politikė, ashtu edhe atyre ordinerė, madje ai nuk tė hezitojė qė tė bėjė edhe grevė urie pėr ta. Puna erdhi deri aty sa eprorėt e burgut nuk mund ta duronin mė kėtė kryengritės tė papėrmirėsueshėm. Prandaj edhe do ta transferojnė nė burgun e Nishtit. Atje, pastaj, do tė vazhdojė pėrsėri tė mbajė burgun nė mėnyrėn e tij, qė s‘ishte e rėndomtė shikuar nga kėndi i atyre qė bėjnė plane djallėzore. Letrat e shkruara nga ai, dėrguar motrės sė tij Myrvetes (tanimė tė botuara dhe tė njohura pėr publikun e gjerė), dhe qėndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtėrat e eprorėve tė burgut. Dhe, padyshim, edhe pėrgjegjėsit e burgjeve nė nivelet mė tė larta tė shtetit serb. Pėr kėtė arsye edhe do ta transferojnė nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.

    50 ditė nėn tortura e vetmi

    Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, e priste njė ndėr drejtorėt mė mizorė qė hasen nėpėr burgje, kudo qofshin ato. Pėr torturat qė u kishte bėrė tė burgosurve politikė kroatė, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndėrkombėtar i Hagės. Tė njėjtat tortura shtazarake organizote edhe pėr ne shqiptarėt tė cilėve na patėn transferuar qysh mė 30 prill tė vitit 1998 dhe atyre qė patėn ardhur mė vonė. Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturave do t‘iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt... Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė troturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė.

    Vijon...

    Sheradin Berisha
    ABE-a
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-06-2006 mė 00:41

  19. #19
    NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN (II)

    Shkruan : Bajrush Xhemaili


    (...)

    Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini


    Ne ishim se bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē‘rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu. "Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve. Policėt qėllojnė ku, si dhe sa tė duan, derisa tė ngopen. Ishte njė rrahje tamam shtazarake ku, pėrpos shqelmave dhe shufrave tė gomės qė janė tė rėndomta gjatė tė rrahurit, u pėrdorėn edhe drunj tė thjeshtė, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumė gjak e u thyen eshtra. Mjer ai qė rrėzohej! Duhej qė ndonjė i burgosur tė rrezikojė veten edhe mė shumė pėr ta nxjerrė nga situata e tillė ngaqė tė rėnat nuk pushonin. Shumė tė burgosurve u binte tė fikėt. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė.

    Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ahstu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrjtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha. Profesorin e vendosėn nė dhomėn tjetėr. Pastaj do tė na torturojnė edhe nga disa herė pėrgjatė dy ditėve e dy netėve tė tjera, deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri. I burgosuri kurrė nuk e di se kur e ku do tė transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja qė shoqėrohet me frikė se do ta ketė mė keq se deri atėherė.

    Kjo enigmė, se ē‘do tė bėhet me ne nė ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bėnte pėrpėlitjet e fundit kishte njė peshė tepėr tė madhe nė kokat tona. Aq mė tepėr na brente fakti se nuk kishte mė shumė se tri netė qė na kishin sjellur nė Nish. Pėr ku, vallė, na ēojnė?! Ashtu si nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė tė cilin njėherit e pėrforconin pėr karriga tė autobusit. Transferimin nuk e bėnė vetėm pėr ne qė patėm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por pėr tė gjithė ata tė burgosur politikė tė cilėt kishin qenė nė burgun famėkeq tė Nishit. U mbushėn tre autobusė me tė burgosur. Profesor Ukshini ishte njė karrigė para meje, por nuk arrijtėm ta ndėrrojmė qoftė edhe njė fjalė gjatė rrugės, ngase jo vetėm qė s‘lejohej tė flisnim, por duhej qė edhe kokėn ta mbanim aq ulur sa tė mos mund tė shihnim asgjė, pėrndryshe do tė pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava", tamam jė ditė pa u mbushur njė vit qė kur na kishin hequr nga ky burg.

    E dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė

    Kthimi nė Dubravė tė gjithėve na befasoi. Tė gjithė jipnim ndonjė version tė mundshėm se pėrse na kishin khyer aty. Njė e dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė. Para njė viti, prej kėtu na kishin shpėrndarė nė burgje tė ndryshme nėpėr Serbi, me arsyetim se nė Dubravė nuk kishte siguri pėr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, nė pasigurinė mė tė madhe tė mundshme, nė kohėn kur UĒK-ja ishte shumė mė e fortė se njė vit mė parė, NATO-ja sulmonte pandėrprerė nga ajri dhe mu atėherė kur ushtria serbe po bėnte krimet mė tė mėdha nė popullsinė shqiptare. Nė fakt ne e dnim se pas transferimit tonė nga Dubrava, nė vend tė tė burgosurve i patėn sjellur paramilitarėt serbė dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndėrsa, para se tė ktheheshim nė, ata i kishin hequr. Dhe, nė kėtė drejtim gjakatarėt serbė llogaritė i kishin bėrė me pėrpikmėri. Duke parė se edhe bazės ushtarake serbe, mė tė fortės nė Rrafshin e Dukagjinit me qendėr nė drejtorinė e burgut tė Dubravės, i kishte ardhur koha tė bombardohej, na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitäret, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne, por s‘kishim se ē‘tė bėnim, pėrpos tė prisnim se ē‘do tė ngjajė me ne.

    Nė kėto rrethana, padyshim qė ishim tė tensionuar edhe pse gjendeshim nė Kosovė. Profesor Ukshini kishte edhe njė arsye mė shumė tė ndjehej keq shpirtėrisht, sepse kishte njė enigmė mė shumė: si tė arrinte qė pas lirimit tė kthehej te familja, apo nė njė vend tė sigurt, pse thjesht ku do tė mund tė vazhdonte jetėn pas burgut? Ai, si edhe ne tė tjerėt, nuk kishte mundėsi tė dinte asgjė pėr familjen dhe tė afėrmit e tij. Edhe nga ato pak informata qė arrija t‘i merrja nga njė i burgosur ordiner i cili punonte nė kuzhinė nuk arrinim tė fomonim ndonjė pasqyrė sado sipėrfaqėsore pėr gjendjen e krijuar. Nga ato letra tė vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unė, mund tė kuptonim se bėhej njė luftė e rreptė, nga ajri e nga toka dhe se shumė shqiptarė ishin shpėrngulur e shumė ishin tė vrarė e masakruar.

    I tregoja profesorit dhe atyre qė u besoja, po mu kėto lajme e shqetėsonin dhe e bėnin edhe mė nervoz profesorin. "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė! Nga dita qė u kthyem, i kishin mbetur vetėm edhe 18 ditė pėr t‘u liruar dhe ēdo ditė qė afrohej ishte mė i shqetėsuar. Si, dhe ku tė shokonte?! Mė nė fund na tha: "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė!".

    Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktė nuk dihet nė burg, ngaqė orė nuk lejohet tė mbahet, por gjithsesi duhet tė kėtė qenė ndėrmjet orėn 10 dhe 11 nė paraditėn e ditės sė dielė (!!!), tė datės sė 16 majit 1999, do tė thotė njė ditė para afatit. Fakti se lirohej ditėn e dielė ishte pėr t‘u habitur. Me asnjė normė nuk lejohet dhe as qė ka ndodhur ndnjėherė qė tė lirohet ndokush tė dielave. Nėse dikujt i bie data e lirimit ditėn e dielė, atėherė ai i burgosur lirohet njė ditė mė parė. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herėn e parė nga burgu i Pozharavcit, ku nė vend se tė lirohem tė dielėn mė 14 tetor 1990, jam liruar tė shtunden, mė 13 tetor.

    Dikush hyri nė dhomėn tonė dhe lajmėroi se baca Ukė po shkon nė shtėpi dhe pėr ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikėqyrėsi ("nadzorniku") i pavionit tonė, Branku, me mbikėqyrėsin e Pavionit C1. Kjo do tė thoshte njė pėrcjellje e njė niveli tė lartė dhe jo e zakonshme. Nė tė vėrtetė, gjykuar sipas fjalėve tė njė gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa qė ksihim ndejtur me vite nė Dubravė, nė lidhje me datėn e mėnyrėn e lirimit tė profesorit ėshtė mbajtur mbledhje e veēantė dhe ėshtė debatuar gjatė se ē‘tė bėhet me tė. Ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet e thėna e tij, kur 3-4 ditė para se t‘i vie dita e daljes nga burgu thotė: "E, profesor, e kemi vendosur tė tė lirojmė, le tė dalė ku tė dalė".

    Vijon...

    &

    Sheradin Berisha
    ABE-a

  20. #20
    NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN (III)

    (...)

    "Dua t‘ju pėrshėndes vetėm me njė: Mirupafshim!"


    Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t‘u pėrshendetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t‘i dhėnė kurajo, nė dhomė, mė shumė pėr t‘i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush te pėrshėndetet me tė tha: "Jo, nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t‘ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptua si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė.

    Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēudtieshim si si profesori nuk paska arritur t‘i infomojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t‘i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė.



    Dhe, vėrtet, ku mund tė jetė Ukshin Hoti?


    Kur na transferuan nė burgun e Lipjanit (pas masakrės nė Dubravė), njė i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-tė e pavionit tonė, njė ditė, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe mė thotė nė fshehtėsi prej tė tjerėve: "Kam dėgjuar dy gardianė duke i thėnė njėri-tjetrit: Ou, atė e ka vrarė ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianėt nuk e kanė vėrejtur ku ky i ka pėgjuar. Andaj nuk mund tė merret si provokim ndaj tij.

    Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet

    Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t‘iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė robė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit.

    Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit. I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e masakruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal e veēantė!!! Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme infomative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.

    Bajrush Xhemaili
    Prishtinė, mė 12 maj 2000

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •