Postuar më parë nga
Himitsu
Me pelqen teta vera, me kujton "Sikur te isha djale" eshte me te vertet shume i bukur
Shume vajzave ne adoleshence ju ndodh qe te marosen pas nje djali dhe ta shikojne ate ne heshtje dhe pa thene as nje fjale te vogel. E ndjekin gjithmone me syte qe ju ndricojne dhe me nje buzeqeshje te embel dhe marosen fare, ndonjehere ne ate fytyre ka dhe pak trishtim sepse personi qe ato duan ne menyre te fshehte nuk i ve re dhe nuk dine per ndjenjat e tyre dhe plagosen sepse personi qe ato duan kaq shume ne ate moment, personi qe do te donin te ishte, afer qe ti falte qofte dhe nje buzeqeshje nuk i ve re ... sa keq eshte kur dukesh e padukshme ne syte e dikujt qe ti do....
Me rengjethe mishin tek kjo pjese, e ke pershkruar shume bukur ate se cfare do te deshte qe te bente zemra jone per personin qe do.. ndjenjat me te forta te saj... Ah sa shume reh kjo zemra jone per nje person, sa fort godet moj teta vera kur duam dike... Si na ndricojne syte, jemi gati te qajme nga gezimi kur jemi perballe personit qe duam ... jemi sikur duam te fluturojme, ne ato momente je ti dhe ai dhe perreth teje nuk egziston me asgje dhe askushi.. jeni vetem ju te dy te bashkuar nga nje dashuri e madhe, nga ajo ndjenje qe eshte si kalamite qe te terheq kaq fort sa me shume veshtiresi arin qe ti rrezistosh...
Ah....
Ahaha sa me bejne te qesh disa situata te tilla, ku mundohesh te mbyllesh cdo ndjenje te zemres tende dhe te tregohesh e keqe dhe indiferente, kur thua ose shkemben disa fjale pa kuptim por qe kur vjen puna kur i mendon ne nje moment jane pikerisht ato pak fjale (pakuptimta) qe te bejne qe te qeshesh dhe te mendosh per te, sepse ne ate moment ai te ka veshtruar ne sy dhe te ka folur per here te pare....
O Zot si ehste nje moment i tille kur nje person qe do dhe qe ndien dhe ti qe ke qene kaq kohe duke pritu nje moment te tille, qe ne fillim nuk te vinte re dhe tani.. tani eshte pikerisht ai qe te thote se te do... Ndihesh e frikesuar, ndonjehere ke frike se mos eshte duke u tallur me ty, sa mendime te kalojne ne koke ne nje moment te tille por zemra aman eshte gati te dale nga kraharori dhe te bertase me sa fuqi qe ke tere gezimin tend... Dhe me pas, pas shume mendimesh dhe dridhje trupi thua me pak ze nje "po" qe me veshtiresi degjohet dhe pastaj e perserit prap me pak me shume siguri....
Momentet e para jane ato te me te bukurat, si gjithmone fjalet e embla,ledhatimet enderrimet pa fund.. por kur vjen momenti qe njeri nga te dy ndryshon cdo gje kthehet dhe behet kaq e myzget.. cdo gje nuk ka me ato ngjyra te ndezura qe kishte ne fillim qe jeni vetem per njeri tjetrin.. Nuk eshte me ai moment kur ishim UNE dhe TI por vjen nje moment qe behemi UNE, TI dhe ATO....
Fillojne njeh vajza me te bukura, me te hedhura dhe ti fillon mos i hysh me ne sy, ai po kerkon qe te beje eksperienca te reja qe te shijoje jeten ashtu sic thone nje pjese e madhe e cunave apo dhe e gocave.... Dhe ti fillon te ndihesh si e teperta ne mes dhe fillon qe te largohesh vete pak e nga pak dhe me zemer te thyer dhe me nje zhgenjim... Ndoshta i ke falur shume dashuri, ndoshta e ke bere te ndihet me shume se kush eshte ne realitet..Nuk e di, por di qe cdo gje ka ndyrshuar dhe nuk eshte me si me pare....
Dashuria e pare nuk harohet kurre, persa mund te themi qe e kemi haruar ajo eshte aty brenda nesh ne zemren tone, dhe ne shume gjera te cilat do bejme ne nje te ardhme, fjalet qe do themi duam apo nuk duam do te na kujtojne ato momentet e dashurise se pare.. duam apo nuk duam ta pranojme...Eshte kjo dashuria qe na ben te ndihemi me te ritur, me te gezuar.. eshte kjo dashuri qe na ben te ndjejme per here te pare se cfare do te thote te duash nje person dhe se sa fort reh zemra jote.. eshte pikerisht kjo dashuri qe te ben qe te kesh fluturat ne bark.... Por shume here, ne pjesen me te madhe te rasteve kjo dashuri ngelet nje dashuri adoleshence dhe jo te gjithe arijne qe te realizojne ate dhe te fejohen , te martohen, te kene femije dhe te jene bashke deri sa vdekja te na ndaje... dhe kjo per motive te ndryshme..... (fatkeqesisht)
Pavaresisht se mund te te kete lenduar, tradhetuar, mashtruar apo dicka tjeter kur vjen puna perseri e ke falur dhe i uron gjithe te mirat dhe lumturite me te medha te kesaj bote pavaresisht se ai nuk eshte me ty....
Ah kjo fjali: Te tjere duam ,te tjere na duan, e me te tjere martohemi... Sa te lendon dhe sa nuk do te doje qe te ishte e vertete por jeta qenka e krijuar ne kete menyre, keshtu ecka jeta ne rrjedhen e saj dhe ne.. nuk kemi se cfare te bejme.. Nuk jemi ne gjendje qe ta ndalojme por vetem se ta pranojme ate ashtu sic vjen dhe te marim me te mirat e saj..dhe te jetojme duke mbajtur dashurine tone dhe kujtimet tona ne zemer dhe ti japim force vetes dhe mos kthehemi me mbrapa.. Si thote nje fjale?? Mos qaj qe ka perfunduar por qesh qe ka ndodhur .. Mendo qe je nder njerezit me me fat qe e kane provuar kete ndjenje dhe mendo se sa fatkeqe do te kishe qene nese nuk do e kishe provuar forcen e dashurise se pare.. I mjere eshte ai person qe nuk do dhe nuk e duan eshte si nje trup qe nuk mer ajer, si nje lule pa uje dhe pa diell, si nje ylber pa ngjyra.. Si nje shtepi e shkrete ne shkretetire....
Teta vera vazhdo ne jeten tende, mbaje ne zemer dhe ne kujtime.. Sepse dashuria e ben njeriun qe te jete gjithmone i ri dhe mos plaket kurre...
Pergezimet e mija teta vera me vertet shume e bukur dhe me vertet te sjell ne mendje shume kujtime nga jeta jone, fundja pak a shume cdo vajze e ka provuar kete ndjenje pak te ngjashme me ty por e ndryshme ne partikolare te tjera...
URIME!
Krijoni Kontakt