Nė Emėr tė Zotit tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

Fillimi i Krijimit – (Ibtida el-Khelq)

The Book of the Secret of Secrets and the Manifestation of Lights
(Kitab Sirr el-Esrar ue Mezher el-Enuar) fq. 7-13
SHEJH ABD EL-KADIR EL-XHILANI (Allahu e Mėshiroftė)



Ta dish – Allahu ta bėftė tė mundur tė arrish ēka ėshtė e dashur dhe e kėndshme pėr Tė! – se Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) sė pari e krijoi shpirtin e Muhamedit (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe) nga drita e Bukurisė sė Tij. Ashtu si Allahu (I Gjithėfuqishėm dhe I Lavdėruar ėshtė Ai) na ka thėnė:

E krijova shpirtin e Muhamedit a.s. nga drita e fytyrės Sime.

Ashtu si Profeti a.s. ka thėnė:

Sendi i parė qė Allahu e krijoi ishte shpirti im [ruh]. Sendi i parė qe Allahu e krijoi ishte drita ime [nur]. Sendi i parė qė Allahu krijoi ishte kalemi [kalem]. Sendi i parė qė Allahu krijoi ishte intelekti. [akl].

Kjo do tė thotė se ata janė tė gjithė njė send, qė janė Realiteti i Muhamedit [el-Hakikat el-Muhamedija], por quhet “dritė [nur]” sepse ėshtė e dėlirė dhe e pamjegullosur nga Madhėria e errėsirės. Ashtu si Allahu (I Bekuar dhe Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:

Tani ka ardhur tek ju nga Allahu
Ked ja a-kum mina’llahi

Njė Dritė, dhe njė Libėr e qartė.
Nurun va Kitabun mubin (Kur’an 5:15)


Gjithashtu quhet “intelekt [akl],” sepse i kupton tė vėrtetat univerzale [kullijat]. Gjithashtu quhet “kalem [kalem],” sepse ėshtė njė instrument pėr transmetimin e njohurisė, sikurse kalemi qė ėshtė njė instrument nė fushėn e germave [tė alfabetit].

Shpirti Muhamedan prandaj ėshtė fytyra e tė gjitha entiteteve, e para e tė gjitha qenieve dhe origjina e tyre. Ashtu si ka thėnė (bekimi dhe paqja qofshin me tė):

Unė jam nga Allahu dhe besimtarėt janė nga unė.

Allahu i krijoi tė gjithė shpirtėrat nga ai nė fushėn e Hyjnorės [Lahut], dhe nė formimin mė tė mirė real. “Muhamed” ėshtė emri i tė gjitha qenieve njerėzore nė atė fushė, dhe ai ėshtė shtėpia origjinale.

Mandej kur kaluan katėr mijė vite, Allahu e krijoi Kurorėn e Parajsės [Arsh] nga drita e syrit tė Muhamedit (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe), dhe nga Kurora e Parajsės Ai krijoi entitetet e tjera ekzistuese. Mandej Ai i zvogloi shpirtat gjer tek niveli mė i ulėt i ekzistencės, qė do tė thotė trupat fizikė. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:


Mandej Ne e zvogluam atė (qenien njerėzore)
Thumma radadna-hu

Tek tė ultit prej mė tė ultėve.
Asfal safilin. (Kur’an 95:5)


Me fjalė tė tjera, zbritja e parė ishte nga fusha e Hyjnorės [Lahut] nė fushėn e Omnipotencės [Gjabarut]. Midis kėtyre dy vendeve tė shenjta, Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) i veshi me dritėn e Gjithėfuqishmėrisė, qė ėshtė shpirti madhėshtor [ruh sultani].

Mandej i dėrgoi poshtė, nė kėtė veshje, tek "fusha e Sovranitetit [Malakut], dhe i veshi me dritėn e Sovranitetit, qė ėshtė shpirti i palėndėt [ruh ruhani]. Mandej i dėrgoi mė poshtė tek fusha e Dominimit [Mulk], dhe i veshi me dritėn e Dominimit, qė ėshtė shpirti fizikė. Mandej nga kjo Allahu i krijoi trupat.

Ashtu si ka thėnė (I Lartėsuar ėshtė Ai):

Nga ajo [toka] Ne ju krijuam,
Min-ha khalakna-kum

dhe nė tė Ne do tė ju dėrgojmė prap,
va fi-ha nu idu-kum

dhe Ne do tė ju nxjerrim nga ajo pėr tė dytėn herė.
Wa min-ha nukhriju-kum taratan ukhra. (20:55)


Mandej Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) i urdhėroi shpirtėrat tė hynė nė trupa, prandaj hynė me urdhėrin e Allahut (I Lartėsuar ėshtė Ai). Ashtu si ka thėnė (I Gjithėfuqishėm dhe i Lavdėruari ėshtė Ai):

Dhe i fryva nė tė nga Shpirti Im.
Va nafakhtu fi-hi min Ruhi (Kur’an 38:72)


Kur shpirtėrat u bashkuan me trupat fizikė, ata harruan marrėveshjen qė e kishin kontraktuar nė ditėn kur Allahu i pyeti ata:

“A nuk jam Unė Zoti juaj?”dhe ata thanė: “Po me tė vėrtetė!” (Kur’an7:172)

Pėr kėtė shkak, ata nuk u kthyen tek shtėpia e tyre origjinale, por i Gjithė-Mėshirshmi Burimi i Ndihmės, tregoi dhembshuri ndaj tyre. Ai dėrgoi poshtė Libra Hyjnore qė tė ia kujtojė atyre shtėpinė origjinale. Ashtu si ka thėnė (I Lartėsuar ėshtė Ai):

Ne e dėrguam Musėn me shenjat Tona, (duke thėnė):
Ve la-qad ersalna Musa bi-ajati-na

“Silli njerėzit e tu jashtė nga errėsira nė dritė,
En ekhrij kevma-ke mina ‘z-zulumati ila’ n-nuri

Dhe pėrkujtoju atyre ditėt e Allahut.”
Ve dhekkir-hum bi-ejemi’ llah. (Kur’an 14:5)


Me fjalė tė tjera: "Tua kujtosh atyre pėr ditėt e mėparshme tė bashkimit shpirtėror me Tė, nė shoqėrinė e shpirtėrave.

Tė gjithė Profetėt erdhėn nė kėtė botė dhe u larguan tek Bota e Pėrtejme vetėm pėr shkak tė kėtyre kėshillave, por shumė pak qenie njerėzore i kushtuan vėmendje atyre dhe shumė pak u pėrmalluan pėr shtėpinė e tyre origjinale, prandaj edhe shumė pak u kthyen nė tė, derisa Profesia i ishte caktuar shpirtit supremė Muhamedan, vula e Misionit dhe kėshilla larg nga gabimi. Allahu e dėrgoi tek ata njerėz tė humbur, qė tua hap sytė nga gjumi i pavėmedshėm, prandaj i tuboi ata te Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai), tė kontaktojnė me Atė, dhe takimin me Bukurinė e Tij tė pėrjetshme. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) i tha atij:


Thuaj: “Kjo ėshtė rruga ime: Unė e thėrras Allahun
Kur hadhihi sebili ad u ila ‘llah:

Me njohurinė intuite, Unė dhe kushdo qė mė pėrcjell mua.”
‘ela besiretin ana ve mani ‘teba’ a-ni. (Kur’an 12:108)



Profeti (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe) njėherė tha:

Shoqėruesit e Mi janė sikur yjet. Cilindo qė do ta pėrcjellni, do tė kėshilloheni drejtė.

"Intuita vie nga syri i shpirtit, qė hapet brenda nė zemrėn e tė shenjtėve (evliave). Prandaj nuk mund tė pėrfitohet me njohurinė e jashtme tė botės, por vetėm me njohurinė e Prezencės sė brendshme. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:

Dhe ne i mėsuam atij njohuri nga Prezenca Jonė.
Ve ‘allamna-hu min ladun-na ‘ilma. (Kur’an 18:65)


Prandaj ėshtė e nevojshme pėr qenien njerėzore ta pėrfitoj atė sy, dhe kėshtu tė bėhet njėri nga zotėruesit e intuitės, duke marrė instrukcione nga evliaja, kėshilluesi shpirtėror mėsimet e tė cilit kanė tė bėjnė me fushėn e Hyjnorės [Lahut].

O Vėllezėr! Zgjohuni, dhe lutuni tek Zoti juaj pėr tė iu falur pėrmes pendimit!
Ashtu is Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:

Dhe nxitoni pėr tė kėrkuar falje tek Zoti juaj,
Ve sari u ila meghfiretin min Rabi-kum

dhe njė Kopsht tė gjėrė sa parajsa dhe toka,
ve xhennetin ‘erdu-he’s s-semavatu ve ‘l-erdu

qė ėshtė bėrė gati pėr ata qė me tė vėrtetė janė tė devotshėm.
U’iddet li’l-mutekin. (Kur’an 3:133)


Bashkojuni kėsaj udhe, dhe kthehuni tek Zoti juaj me kėta karavana shpirtėrorė. Udha shpejt do tė shkėputet, dhe asnjė shoqėrues i udhėtimit nuk do tė gjindet. Ne nuk kemi ardhur qė tė vendosemi nė kėtė vend tė ligė, nė kėtė botė tė copėtuar, jo pėr hir tė ngrėnjes, pijes, dhe pėr ti kėnaqur instinktet e vrazhda natyrore. Profeti juaj po pret, i pikėlluar pėr hir tėndin. Ashtu si ka thėnė (Paqja qoftė me tė)

Pikėllimi im ėshtė pėr anėtarėt e Komunitetit tim qė do tė vinė nė kohėn e mėvonshme.

Njohuria qė na ėshtė dėrguar ėshtė nė dy pjesė: egzoterike (jashtme) dhe ezoterike (brendshme), qė do tė thotė ligji i shenjtė [sheriati] dhe kuptimi direkt [ma’rifa]. Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) na ka urdhėruar tė ushtrojmė ligjin e shenjtė tek qenia jonė e jashtme, dhe kuptimin direktė tek qenia jonė e brendshme, nė mėnyrė qė kombinimi i tė dyjave tė rezultoj nė njohurinė e Realitetit [Hakika], sikurse frutet qė prodhohen nga druri dhe gjethet. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:

Ai i ka ndarė tė dy detėrat.
mereje 'l-behreini

Ata takohen, [por] nė mes tyre ėshtė njė barrierė
Jeltekijan: beine-huma berzekhun

Qė nuk e kalojnė
La jebghijen. (Kur’an 55:19, 20)



Realiteti nuk mund tė arrihet, dhe qėllimi nuk mund tė arrihet vetėm pėrmes njohurisė egzoterike (tė jashtme). Adhurimi perfektė arrihet pėrmes tė dy formave tė njohurisė, jo njėra pa tjetrėn. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:

Nuk i kam krijuar xhindėt dhe njeriun
Ve ma khelektu ‘l-xhina ve ‘l-insa

Pėr asgjė tjetėr veqse tė mė adhurojnė Mua.
Illa li-ja budun. (Kur’an 51:56)


Me fjalė tė tjera: “Tė mė njohin dhe kuptojnė MuaNė qoftė se ndonjėri nuk e njeh dhe nuk e kupton Atė, si do tė mundet ai ta adhuron Atė? Njohuria direkte arrihet duke e hequr perden e vetės sė ulėt (nefs) nga pasqyra e zemrės, dhe duke e pastruar dhe lustruar atė pasqyre. Atėherė do tė reflekton bukurinė e thesarit tė fshehur mu nė sekretin e qendrės sė zemrės. Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė nė Traditėn e Shenjtė [Hadith Kudsi]:

Isha njė thesarė i fshehur dhe dėshirova qė tė njihem, prandaj e krijova krijimin.

Prandaj ėshtė e qartė, se Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) e krijoi qenien njerėzore ta njeh dhe ta kuptojė Atė.

Njohuria direkte ėshtė e dy llojeve: njohuria e atributeve [sifat] tė Allahut (I Lartėsuar ėshtė Ai), dhe njohuria e Esencės sė Tij [Dhat]. Njohuria e atributeve pėrjetohet nga trupi fizikė nė tė dy fushat (kėtė botė dhe botėn e Pėrtejme), pėrderisa njohuria e Esencės pėrjetohet nga shpirti i shenjtė nė botėn e Pėrtejme. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:


Dhe ne e mbėshtetėm atė [Jezusin] me shpirtin e shenjtė.
Ve ejeedna-hu bi-Ruhi’l-Kudus. (Kur’an 2:87)



Ata [qė e njohin Esencėn] mbėshtetėn gjithashtu nga shpirti i shenjtė.

Kėto dy pėrjetime janė tė arritshme vetėm pėrmes tė tė dy formave tė njohurisė, njohurisė egzoterike (tė jashtme) dhe njohurise ezoterike (tė brendshme) qė i pėrmendėm mė lartė. Ashtu si Profeti (paqja qoftė me tė) njėherė tha:

Njohuria [‘ilm] ėshtė e dyfishtė: njohuria e pėrcjellur nga gjuha, qė ėshtė dėshmia e Allahut tek shėrbyesit e Tij, dhe njohuria e pėrcjellur nga zemra, ėshtė njohuria qė ėshtė e dobishme pėr tė arritur qėllimin.

Pik sė pari, qenia njerėzore ka nevojė pėr njohurinė e ligjit tė shenjtė, (sheriatin) nė mėnyrė qė ta ushqejė trupin me edukim tė mjaftueshėm nė fushėn e atributeve, qė ėshtė fusha e stazave tė pjekurisė. Atij mandej i duhet njohuri ezoterike (e brendshme), nė mėnyrė qė ta ushqejė shpirtin me edukim nė fushėn e tij tė kuptimit. Ajo mund tė arrihet vetėm duke abstenuar nga tė gjitha praktikat qė janė nė papajtueshmėri me ligjin e shenjtė (sheriatin) dhe udhėn shpirtėrore [tarika]. Pėr tė pasur sukses ėshtė e detyrueshme qėndresa e personit dhe vėshtirėsitė shpirtėrore, vetėm pėr hir qė ta kėnaqim Allahun (I Lartėsuar ėshtė Ai), pa ndonjė shfaqje hipokrite [rija] dhe qėllimit pėr tė arritur famė [sum’a]. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė:

“Pra kushdo qė shpreson pėr ta takuar Zotin e tij,
Fe-men kana jerju lika a Rabbi-hi

Le tė bėjė punė tė drejta,
Fe-l-je’mel’emelen salihan

Dhe mos ti japė askujt asnjė copė
Ve la jushrik

Nė adhurimin qė i takon vetėm Zotit.
Bi-ibadeti Rabbi-hi ehada. (Kur’an 18:110)


Fusha e njohurisė direkte ėshtė fusha e Hyjnores [Lahut], dhe ajo ėshtė shtėpia origjinale, nė tė cilėn shpirti i shenjtė ishte krijuar nė formėn mė tė bukur. Shpirti i shenjtė do tė thotė shpirti i vėrtetė i njeriut, qė ėshtė vėnė nė qendrėn e zemrės, dhe qė manifestohet pėrmes pendimit, kėshillave, dhe duke deklaruar pandėrprerė: “Nuk ka Zot pėrveq Allahut [la ilaha il l’Allah].” Ky deklarim sė pari ėshtė bėrė me gjuhė, mandej me qenien e brendshme, kur zemra ėshtė bėrė e gjallė.

Sufinjtė e kanė quajtur qenien e brendshme “fėmija i koncepteve shpirtėrore [tifl al-me’ani],” sepse buron nga nocionet e shenjta. Quhet fėmijė pėr disa arsye:

  1. Lind nga zemra, ashtu si fėmiu qė lindė nga nėna, mandej rritet nga babai derisa gradualisht arrin pjekuri.
  2. Ashtu sikurse njohuria e botės mėsohet nga fėmijėt e zakonshėm, njohuria shpirtėrore i mėsohet kėtij fėmije tė veēantė.
  3. Fėmija i zakonshėm ėshtė i pazhytur nė ndytėsirat e mėkateve tė jashtme, dhe ky fėmijė i veēantė gjithashtu ėshtė i pastėr dhe i pazhytur nė ndytėsirat e politeizmit [shirk], pavėmendshmėrisė, dhe trupit fizikė.
  4. Nė rastin e kėtij fėmije tė veēantė, pastėrtia e formės ėshtė edhe mė e madhe, prandaj shihet nė ėndrra nė trajtat si tė engjujve.
  5. Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) i ka pėrshkruar pjesėmarrsit e Kopshtit tė Parajsės nė terme tė fėmijėve [tiflija], nė tė thėnėn e Tij (I Gjithėfuqishėm dhe Lavdėruar ėshtė Ai):


Atje i presin ēunat imortal (tė pavdekshem)
Jetufu ‘ala-him vildanum mukhalladun. (Kur’an 56:17)

Dhe sillen rrotull, duke i pritur ata,
Ve jetufu ‘alai-him

Ēunat e rinjė tė tyre,
Ghilmanun la-hum

Sikur tė ishin margaritar tė fshehur.
Ka-annahum lu’lu un maknun (Kur’an 52:24)


  1. Emri “fėmijė” do tė thotė ndjenjė e butėsisė dhe pastėrtisė sė tij.
  2. Emri “fėmijė” ėshtė pėrdorur si alegori apo njė metaforė, tė dėftoj lidhjen e tij me trupin dhe ngjashmėrinė e tij me formėn e njeriut, por vetėm pėr hir tė krahasimit, jo pėr qėllim tė nėnvlerėsimit. E paraqet gjendjen nismėtare tė “fėmiut”
.


Ky “fėmijė” ėshtė qenia e njeriut tė vėrtetė, sepse ai ka njė lidhje me Allahun (I Lartėsuar ėshtė Ai), kėshtu qė trupi dhe fizikaliteti nuk janė tė paligjshme pėr tė. Ashtu si Profeti (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe) njėherė tha:

E kam njė kohė me Allahun, kur nuk ka hapėsirė pėr ndonjė engjull tė ngritur afėr (te Zoti), as pėr ndonjė Profet tė dėrguar si Lajmėtar.

Kjo i referohet (Profet tė dėrguar si Lajmėtar) natyrės njerėzore tė Profetit (Allahu e bekoftė dhe i dhuroftė paqe). Engjulli i ngritur afėr (te Zoti), i referohet spiritualitetit tė tij, qė ėshtė krijuar nga drita e Gjithėfuqishmėrisė [Gjabarut], ashtu sikur engjulli, prandaj nuk ka hyrje nė dritėn e Hyjnores [Lahut]. Profeti (bekimi dhe paqja qofshin me tė) gjithashtu ka thėnė:

Allahu ka njė Kopsht nė tė cilin nuk ka hyrija, apo pallate, apo mjaltė, apo qumėsht, por ku njėri e shikon vetėm fytyrėn e Allahut (I Lartėsur ėshtė Ai)

Ashtu si Allahu (E Madhėruar ėshtė Lartėsia e Tij) ka thėnė:

Fytyrat atė ditė do tė shkėlqejnė,
Vujuhun jevma’idhin nadira:

Duke shikuar drejt Zotit tė tyre.
Ila Rabbi-ha nazira. (Kur’an 75-22,23)


Ashtu si Profeti (paqja qoftė me tė) tha:

Do ta shikosh Zotin tėnd ashtu si e sheh hėnėn gjatė natės kur ėshtė e plotė.

Nė qoftė se engjulli dhe trupi fizikė do tė hynin nė kėto fusha, do tė bėheshin hi e pluhur. Ashtu si Allahu (I Lartėsuar ėshtė Ai) ka thėnė nė Traditėn e Shenjtė [Hadith Kudsi]

Po ti hapja shkėlqimet e Madhėshtisė Sime, do tė djegia ēdo gjė aq largė sa do tė mė shihte syri.

Ashtu si Xhebraili (paqja qoftė me tė) qė tha:

“Po tė afrohesha edhe njė ēikė mė afėr se maja e gishtit, do tė mė merrte flaka.”

ocean