Buzet e tua

Eja t'i puthi fort buzet e tua,
Puthme fort edhe ti mua.
Rrahjet e zemres po t'i degjoj,
Afrohu, ngjitu krejt te te pushtoj.

Qeshu e lire qe tani pas puthjes,
Te fundosem aty brenda perjete,
Uli kryet ne gjoksin tim,
Degjoje shpirtin e t'kesh besim.

Bashkoi buzet e tua me te mijat,
Mos i largo as kur te dalin thinjat,
Dhuroma sinqeritetin si rrezja e diellit,
Derisa shpirtrat tane te ikin drej qiellit.


Ēmimi i Fjales

Fjala eshte e embel si ngrohtesia e pranveres
Fjala eshte e keqe si acari pas vjeshte.

Fjala ka force magjike, fjala eshte maje thike.
Fjala nis bekim,
Fjala mban helm dhe mallkim.
Fjala ushqen ndjenja njerezore,
Fjala mund te ndeze e te shuaj terrore.

Fjala eshte fryt i njeriut te mire,
Fjala eshte lajkatare dhe gjakthithese.
Nese me fjale s'e ndreq dot njerine
Eshte me mire ta lesh ne boten e tij.


Forca e Dashurise

Disa mendojne qe te "puthin"
Te tjere te "thone" se te duan,
Madje edhe ne kurthe te fusin,
Disa te bejne edhe te vuash.

Disa nxjerrin nga gjuha "sheqer",
Mendojne se goja s'te vret me fjale,
Mendojne se gjuha s'leshon zeher,
Ca te tjere nuk dine kurre me te fale.

Nje pjese mendojne se si ta kane vene kemben,
ngado qe te shkosh e kudo qe je,
Kurdisin menyra per ta bere gjemen,
E me te fute sa me thelle ne dhe`.

O krijesa e aresyeshme e Perendise,
Mendoni dhe veproni me gjuhen e dashurise,
Se ditet ne kete bote jane kaq shkurt,
Sa hap e mbyll syte, jeta u zhduk!


Deshire e deshtuar

Kur imagjinoj nje moment te mire,
Mengjeset i dua te mos kene mjegullire.

Mesditat, oreve te zhurmeshme do t'ua beja sofer
Qe dielli te mos kete turp te dashuroje token.

Nete ashtu, plot hene i enderoj,
Qe pranvera dashurine njerezve t'u risoje.


Pritje

Te fjala e djeshme
E pres te nesermen.
Qe shpresa e shpirtit
Kurre te mos vdesin:
Ngaqe te gjithe qenkemi
Prej zhurme dhe heshtjeje.


Per nanen

Ashte pake kange pa fund me kendue,
Ashte pake vargje pa fund me shkrue,
Ashte pake me i thur hymne pa ja nda,
Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba.

Prej krahnorit te saj vjen ne jete,
Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet,
Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane",
E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane.

Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis,
Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise,
Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes
S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes


Mall mergimtari

Ju luta e ju luta, e ju pergjerova Hanes,
Leshojma nje rreze mbi varrin e nanes.
Me lot ne sy ju luta Hyllit te sabahit,
ma ndrico o hyll varrin e vllaut.

E mu pergjigjen me ato rreze prore,
s'shuhet malli qe ke per ato vorre,
Perse ike aqe larg e u ktheve kurrizin,
mendove se ketu matan oqeanit,
gjen qetsi e parrizin,

Duhet ta dish se zemra te digjet si furre,
ktheju se Atdheu e Nana s'harrohen kurre,
Gjithkush edin si Atdheu u formua !!
me "Hinin e te parve"qe aty per amshim,
kane pushua.