Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1

    Sali Mani: Zani i Shqipnisë asht zani i vërtetë

    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë.
    Besoj së shpejti do të hap një temë direkte në lidhje me këtë, sepse shumë vëllëzër tanë nga Shqipëria nuk na kuptojnë dashurinë që kemi pasur për ”atë” kohë dhe nuk e kuptojnë se rëndë na fyejnë duke na e fyer ”idealin”.

    Ja tufëza/linku:

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ajo epoke e komunizmit duhet lene ashtu sic eshte se shqiptaret me hir e me pahir kane punuar, kane jetuar, kane rritur femijet, kane kujtimet e veta, dashurine, sakrificen, deshtimet, vuajtjet, te gjitha bashke.
    Deri sa shqiptaret nuk paten ne dore ta ndyshonin ate epoke, ajo duhet lene ashtu si eshte me te mirat e te keqiat e saj.

  3. #3
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Ideali jonë pra ka qenë Bashkimi Kombëtar, e kjo ska lidhje asgjë me Enver Hoxhën shokun e Milladin Popoviqit.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ideali jonë pra ka qenë Bashkimi Kombëtar, e kjo ska lidhje asgjë me Enver Hoxhën shokun e Milladin Popoviqit.
    Po. Ideali ynë ka qenë dhe ende mbetet Bashkimi Kombëtar. ( Unë këtu po flas në numrin njejës për vete dhe i jap vetes të drejtën të flas edhe per shokët e mi që kam njohër dhe biseduar me ta ) Ndërsa Enver Hoxha ka qenë simbol i këtij Ideali. Për ne ( mua dhe shokët që kam biseduar ) Enver Hoxha ka qenë sinonim për Shqipërinë, Bashkimin Kombëtar dhe gjithëçka që kishte të bënte me shqiptarinë.
    Prandaj siç kam folur në hapje të temës: mos na e vritni idealin!

    P.S. Po më kujtohet një shkrim në Forum kur e kanë dënuar një mësuese në Angli, pse u ka thënë fëmijëve se Baba Dimri është i trilluar. U dënua sepse u kishte prishur ëndrrën fëmijëve.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Sapo e pa edhe një danez këtë këngë. Ai, natyrisht, këngën nuk e kuptonte, por i lanë mbresë fotografitë, sepse ka fotografi edhe të viteve të 30-ta.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Për ne ( mua dhe shokët që kam biseduar ) Enver Hoxha ka qenë sinonim për Shqipërinë, Bashkimin Kombëtar dhe gjithëçka që kishte të bënte me shqiptarinë.
    Ka qenë një hamendje e gabuar në një kohë kur ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë, se nuk kishte mundësi komunikimi dhe informimi.

    Njësoj sikur sot këta vëllezërit tanë në Diasporë por e përkrahin UNMIK-un dhe EULEX-in madje me gjithë mundësinë e informimit, ndërsa neve na kanë ardhur te hunda e po na e marrin edhe gjysmën e tokës për me ja dhanë serbëve. E njëjta gjë është.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ka qenë një hamendje e gabuar në një kohë kur ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë, se nuk kishte mundësi komunikimi dhe informimi.

    Njësoj sikur sot këta vëllezërit tanë në Diasporë por e përkrahin UNMIK-un dhe EULEX-in madje me gjithë mundësinë e informimit, ndërsa neve na kanë ardhur te hunda e po na e marrin edhe gjysmën e tokës për me ja dhanë serbëve. E njëjta gjë është.
    Nuk do ta quaja hamendje. Ishte gërshëtim i dy gjërave: dashuria personale e secilit për çlirim kombëtar dhe "propaganda" që vinte nga Radio Tirana.

    P.S. Ma merr mendja kjo që ke thënë ër EULEX-in dhe UNMIK-un nuk krahasohen me këtë. Kjo është tjetër temë. Është e ditur kur dikush të jep dicka ta jep si të dojë ai!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-08-2009 më 06:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    P.S. Ma merr mendja kjo që ke thënë ër EULEX-in dhe UNMIK-un nuk krahasohen me këtë. Kjo është tjetër temë. Është e ditur kur dikush të jep dicka ta jep si të dojë ai!
    Jo, krahasimi ishte tjetërkund. Sikur që ata vuanin nën diktaturë e ne e ngrisnim në qiell po atë diktaturë, sot emigrantët sidomos ata nga bregdeti, po na e ngrisin në qiell një pushtet që vetë ne këtu nuk e duam.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ka qenë një hamendje e gabuar në një kohë kur ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë, se nuk kishte mundësi komunikimi dhe informimi.

    Njësoj sikur sot këta vëllezërit tanë në Diasporë por e përkrahin UNMIK-un dhe EULEX-in madje me gjithë mundësinë e informimit, ndërsa neve na kanë ardhur te hunda e po na e marrin edhe gjysmën e tokës për me ja dhanë serbëve. E njëjta gjë është.
    O testim !

    Cfare thua mor burre ! Nga se kane vujt shqiptaret nen "diktature" ! Shqiptaret kane pase punuar 8 ore ne pune si gjithe Europa dhe vendet e tjera ! Kane pase arsimin falas ! Kane pase mjekun falas dhe tek dera e shtepise ! Fitun driten elektrike ! Shkonin neper aksione vullnetare (falas pa shperbilm) dhe ndertonin hekurudha , brezare per tu mbjelle , hapnin toka te reja , apo per te ndertu nga e para shtepite e vellezerve te tyre ne Diber, Shkoder, Sarande etj kur prisheshin nga termeti .
    Shqiptareve ju mesonin si perdorej pushka , topi , kunderajrori , tanku dhe avioni , nendetesja dhe luftanija , si pergjohej dhe shikohej me lokator gjithe avionet ne eruope si lindoren dhe perendimoren !

    Shqiptareve ju mesonin Historine dhe marredheniet e tyre me ata qe i coptonin , por paster pa shitblerje te interesave kombetare !

    Shqiptareve ju mesua si te ndanin te mirat dhe fatkeqesite bashke si nje organizem i vetem , ku nuk kishte "malok" dhe "toske" por kishte vetem vellezer te nje gjaku ! Ku shqiptareve ju mesua se te vrasesh vellane per gjakmarrje eshte nje sherbim qe i ben te huajit !

    KETO TE GJITHA TI QUAN VUAJTJE DHE SHTYPJE ?

    Po ka pase edhe shqiptare qe kane vujt , por kane qene pakica ! Dhe kane vujt kryesisht ata shqiptare qe keto arritje nuk i shifnin me sy te mire (arsyet se pse le ti gjejne dhe shpegojne vete )

    Por mos po me thua se tani nuk ka shqiptare qe vujn ? Sa perqind e popullsise shqiptare vun sot ?

    SHQIPERIA E ATEHERSHME KA QENE SI DITA ME NATEN ME KETE TE SOTMEN PERSE I PERKET BASHKIM VLLAZERIMIT , HAPAVE TE ZHVILLIMIT DHE NDERGJEGJESIMIT KOMBETAR ! KISHTE SHTET O MIKU , A E DIN KUJT I THONE SHTET ?

    Cfare jane keto perralla ? Per cilet femije po i tregon ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Popull Thjesht : 19-10-2009 më 08:59

  10. #10

    Zani i SHqipnis ishte, ..., do të jetë

    Ta ndjekim edhe një herë këngën.
    P.S. Kam një kërkesë prej jush. A ka dikush që ka këngën për kushtetutën nga Sali Mani. Më kujtohen disa vargje prej saj, sa për t'jua kujtuar edhe juve:
    Anekand nëpër atdhe
    projektkushtetuta e re
    solli gëzim dhe krenari
    krahëve tonë u dha fuqi.
    Me shlilimin e atdheut
    forcë e re iu shtu kti dheut
    lindën ligje që ma parë
    s'ishin pa n'trollin shqiptar.
    punëtorit edhe fshatarit
    i pinte gjak' ligji i pronarit
    si shushonjat që nuk ngopër,
    por ni dit' ua hapën gropën.
    Tha ni plak nga Myzeqeja
    rrofshin ligjet tona t'reja
    kaq të verfën ¨neve ishim
    edhe jetën borxh e kishim.

    dhe në fund thoshte Sali Mani

    Kushtetuta n'botë ka shumë
    mbush me nene e opium
    i krijon vet borgjezia
    njerëzit vdesin nga uria.
    Dhe gagngsterë hipi hajduta
    krenohen me këto kushtetuta
    asaj i thonë demokraci
    jetë e lirë me zjarr në gji.
    Kushtetuta asht fitore
    nën udhëheqjen e Partisë
    Në Republikën Popullore
    ehejjj Socialiste të Shqipinës' o hej.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11

    Ngushëllime familjarëve dhe gjithë dashamirësve të këngë së tij

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë.


    Ja tufëza/linku: http://www.youtube.com/watch?v=bXuc2PcTSs8

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë
    Me rastin e vdekjes së rapsodit të madh shqiptar Sali Mani shfrytëzoj rastin t'u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të rapsodit si dhe gjithë adhuruesve të këngës së mirëfilltë shqiptare - interpretuar nga rapsodi i pazëvendësueshëm, Sali Mani.
    Sali Mani ishte dhe do të mbetet për kohë të gjatë në kujtesë të të gjithë atyre që e deshën Shqipërinë - sidomos kosovarëve - moshatarë të mi, të cilët u rritëm me këngën e tij dhe kënga e të cilit na bënte ta duanim Shqipërinë dhe gjithë ç'ishte shqiptare.
    Unë po them për veten time, kur dëgjova për vdekjen e tij, rrallë, shumë rrallë ka personalitete që më janë dhembsur më shumë.

    Lexoje këngën për Hasan Prishtinën dhe binduni pse na ngjethej trupi nga këngët e tij.

    Këngë për Hasan Prishtinën

    Tanë Kosova lëshon ushtimën
    Kush e prek Hasan Prishtinën
    Si gjithmonë në pabesi
    Dora e zezë e korbit të zi
    Njajo dorë na vrau lirinë,
    Erdhi natën vrau Hivzinë
    Njajo dorë që gjurmon jetën
    Mizorisht na vrau Ylfeten
    Djem e çika si llastar
    Me Milotin nan’vjeçar
    Gjithë këta plumba vijnë nga shpina
    Hej, hej s’ vritet kurrë Hasan Prishtina.

    Tanë Kosova lëshon ushtimën
    Kush e prek Hasan Prishtinën
    Njajo dorë që monton gjyqe
    Herë si korb e herë si qyqe
    Njajo dorë çubrilloviqe
    Ditë e natë nëpër gardhiqe
    Del shëtit e k’non si bolla
    Helmon foshnjet nëpër shkolla,
    Na kanë myt’ nanat me lotë
    Na dhanë rrugat nëpër botë
    Na e thejnë derën me mashina,
    Hej, hej s’vritet kurrë Hasan Prishtina.

    Pyesin malet Loke Madhen
    Kush e vrau Jusuf Gërvallën,
    Njajo dorë që monton gjyqe
    Herë si korb e herë si qyqe
    Njajo dorë që bani kuadrin
    N’krye t’detyr’s vrau Enver Hadrin,
    Njajo dorë ka vra e gri,
    Përnjiherë der n’ dymdhetmi’,
    Nis me dhunë për n’at Turqi,
    Here niqin, here treqindmi’
    Ah kjo dorë e zezë mizore
    Gja nuk fal çka i vjen përdore
    Frikë e ka kur ndjen ushtimën,
    He, hej, mos ma prek Hasan Prishtinën.

    Tungjatjeta i thotë këtij trimi
    Gurakuqi e Naimi,
    Na ka ardh’ prapë hasmi n’derë
    Me na vra për të dytën her-e
    Por ka trima prapë Kosova,
    Ka demaça e rugova,
    Ka rexhepa e zekerija,
    Bac antona e flakt rinia,
    Nëpër rrugë e nëpër shkolla,
    Si dy sytë i ru’n Kosova
    Gjithë herojt emër për emër
    He, hej në çdo prag e në çdo zemër,
    Bijtë e nanës kosovare,
    Krenaria jonë kom’tare,
    Ah, bre vëllazën kosovarë,
    He, hej, Rroftë Bashkimi ynë Kombëtarë, o hej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 31-12-2009 më 22:49
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    E di qe rapsodi e kengetari Sali Mani ka qene i smure e dergjej ne shtrat prej nje semundje te pasherueshme,por nuk kisha marre vesh per vdekjen e tij.Pra disa kohesh ketij kengetari me ze bylbili i ka humbe nje djale ne rrethana misterioze ne Shkoder.Me vjen shume keq per kete star te kengve me ciftel!Zanin e tij si ujrat e kristalta te krojeve te Malsise se Madhe,bir i te ciles ishte Saliu e kane degjuar me shume deshire i madh e i vogel ne Shqiperi,nga jugu ne veri,bile edhe ne Kosove.Miqte e mij trojet shqiptare duhet te ndalen nje dekike e te kujtojne kete malesor fisnik,i cili me zerin e tij na i conte zemrat peshe me kenget patriotike qe kendonte.Ti Z gashi nuk e di ,por baca Sali Mani ka qene edhe ne Kosove dhe ka kenduar nje kenge shume te bukur per Kosoven.Midis te tjerash ai thote -mirsetgjej Kosava trime...etj.Kur e kam degjuar per here te pare ate kenge jam emocionuar e perlotur.Ajo kenge ua ngrite peshe zemrat shqiptarve te vertete dhe ua shtonte dashurine per ate pjese Shqiperie qe ishte nen pushtimin e shkaut.mesoje nga mua mos zoti gashi se Ennverit dhe komunisteve nuk u rruhej per Kosoven.Ata edhe ne vitin 1991 kur S Berisha permendete fjalen Kosove thoshin dhe thone:''C'na duhet Kosova!Ata jetojne mire,kane makina personale e traktore ndersa ne asgje''.Ishin pjesa jo komuniste e shqiptarve ata qe ju qante zemra per Kosoven miku im.Eshte turp ose fatkeqsia jote,qe ti me paditurine ose me informacionin e paket qe ke per diktatorin mundohesh ta mbrosh ate kriminel.Nga ai qenbirqeni pervecse te kqia i kane ardhur Kosoves.Kete fute ne mend mire.Te drejtohem ne kete menyre se mesa kam lexuar postimet e tua,je njeri me dy pare mend ne koke.Po te dije moshen tende do te jap gjykime me te sakta per ty e me shume fakte.
    Po te beje nja dy pyetje:
    !-Cfare mendimi ke per Fadil Hoxhen?
    2-Po per Azem Vllasin?
    Kur te me japesh pergjigjen per ta une do te jap opinionin timdhe te nje pjese te madhe te shqiptarve jo kumuniste per ta.
    Cdo shqiptar qe e njeh diktatorin dhe lexon keto turpe qe shkruan ti ketu do te thote:''Mos eshte gje i lajthitur ky njeri!''
    Nejse i shkrova keto pak radhe,vetem se besoj qe je person qe me mirkupton,ndryshe po te ishe si nje tjeter ketu me larte nuk do ta merrja mundimin te te sqaroja,sepse e humb kohen kot!
    I percjell familjes se Z S mani ngushellimet e mia te sinqerta per humbjen e madhe.Njekohesisht i percjell ngushellimet edhe nipit te tij Cel Shabanit,djalit te motres se tij prej Lohe,shokut tim te ushtrise per vdekjen e dajes se tij.Nuk e besoj qe ai ti lexoj keto radhe,sepse nuk ja thote per keto gjera,por kush e njeh le t'ja percjell ngushellimet e mia te sinqerta!VM Vlore!
    S Mani do te ngelet si monumet ne zemrat e cdo shqiptari!Per artistin S Mani nuk ka vdekje!

  13. #13

    Sot u kujtove te shkruash?

    I dashur nestrop, sa për dijeni të bëj të ditur se Sali Manin e kam parë për herë të parë më¨1979 në një koncert në Mitrovicë. Natyrisht se për Shqipërinë kam pasur dhe akoma kam një dashuri që kalon deri në marrëzi, po ja që baca Sali është njëri nga ata që ma ka ngjallur këtë dashuri. Në Mitrovicë aso kohe kishin ardhur edhe këngëtarëtë tjerë nga "Migjeni " i Shkodrës: Violeta Zefi, Bashkim Alibali, Bik Ndoja, Jonuz Drelaj e ca të tjerë që tash nuk po më kujtohen, por domosdoshmëria për të shkuar në këtë kocert ka qenë pikërisht Sali Mani.
    I dashur nestrop, për respektin që kam për Sali Manin dhe familjen e tij si dhe të shumë adhuruesve të këngës së tij, unë me ty po e përfundoj me kaq.
    Sa kuptova ti je nip i tij. Te ne thotë fjala: "Nipi për dajë qet pushkë", por mos harro se ti je duke zbrazur pushkën gabimisht. Derisa ti, dhe jam shumë i bindur, ndoshta, as i ke dëgjuar këngët e tij, se për që nuk e di asnjë përmendësh për këtë jam i bindur, unë të gjitha këngët patriotike të Sali MAnit - sa di unë autor i tyre ka qenë vetë ky- i kam ditur përmendësh.
    Këngët e Sali Manit për mua dhe shumë shokë të mi kanë qenë himn!

    Respekt për ty si nip i Sali Manit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-01-2010 më 00:13
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I dashur Adem!
    Asnjë nuk të qorton pse do Shqipërinë.Bile unë dua të të mburr.Por mendoj se ti e sfumon shumë këtë dashuri për të kur mburr "bëmat" e Enverit.Këtu fillon pastaj ai mendimi jo i mirë për ty nga të tjerët.Gjithsesi,ti ke mendimin tënd.

  15. #15

    Ja edhe disa këngë të tjera

    Nëe shnjë respekti për të madhin Sali Mani, për familjarët e tij si dhe për gjithë adhuruesit e k¨åengës së mirëfilltë folkloriek shqiptare, po sjell edhe disa këngë nga reportuari i gjerë i këtij këngëtari:

    Erdha nga Shqipëria këtu në Prishtinë


    Gëzimi i ujit asht gëzimi i jetës


    Këngë për Edi Sali Manin


    Ta bajmë kurban Serbinë


    Po na ndahet Mitrovica


    O moj Shqipni e mjera Shqipni
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2009
    Postime
    306
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë.
    Besoj së shpejti do të hap një temë direkte në lidhje me këtë, sepse shumë vëllëzër tanë nga Shqipëria nuk na kuptojnë dashurinë që kemi pasur për ”atë” kohë dhe nuk e kuptojnë se rëndë na fyejnë duke na e fyer ”idealin”.

    Ja tufëza/linku: http://www.youtube.com/watch?v=bXuc2PcTSs8

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë
    Rapsodi Sali Mani nje njeri i ndershem i thjeshte ,me nje ze te rradhe ,vertete nje bilbil ,por per fat keq vete sistemi e beri ate ti kendoj kriminelave te popullit shqiptar ,nje diktatures qe me aq dhune i vrau dhe mposhti popullin shqiptar per nje gjysem shekulli ,dhe eshte absurte te krahasojme nje njeri me nje kulsheder grabidqare ,kenget e tij me aq fjale degjenerimit duke genjyer popullin shqiptar se regjimi i degjeneruar komunist ishte per kombin tone ,jo vetem qe nuk eshte e arsyeshme ,por nuk ka lidhje me jeten personali qe Sali Mani jetoj dhe punoje ,une personalisht e kam njoftur Sali Manin ,dhe ai ishte nje njeri i ndershem dhe familjar ,por ju lutem mos e ngatroni me tekstet e kengeve te atyre kohrave

  17. #17

    Ja origjinali "Projektkushtetuta e re " ose....

    Kënga e parë me çifteli e Sali Manit, siç do të thoshte vetë rapsodi popullor, tekstin e saj e kishte shkruar vetë në 25 vjetorin e çlirimit dhe mban titullin “O Parti, o shpresa jonë” ose “Projektkushtetuta e re”
    Me këtë rast po parafrazoj poetin Agim Doçin, I cili një herë pati deklaruar :”Sali Mani bën tekste këngësh shumë më të fuqishme se unë”.

    Ja, unë, gjithmonë në shenjë respkti për rapsodin e madh popullor Sali Manin, familjen e tij si dhe gjithë adhuruesit e këngës së mirëfilltë folklorike shqiptare po ju sjell në vazhdim tekstin e kësaj kënge bashkë me tufëzën ku mund ta dëgjoni këtë këngë:

    http://www.youtube.com/watch?v=Rc7YzxtPQpw


    O PARTI, O SHPRESA JONË
    I.
    Hej anekand nëpër Atdhe
    Projektkushtetuta e re
    Solli gëzim e krenari
    Krahëve tone u dha fuqi

    Me shlirimin e Atdheut
    Faqe e re iu hap këti’ dheut
    Linden ligje që ma parë
    S’ishin pa n’ trollin shqiptar

    Punëtorit edhe fshatarit
    U pinte gjak ligji i pronarit
    Si shushonjat që nuk ngopen
    Por ni ditë ua hapër gropën

    Tha ni plak nga Myzeqeja
    Rrofshin ligjet tona t’reja
    Kaq të varfër neve ishim
    Edhe jetën borxh e kishim.

    II:
    Hej ligje t’reja për këtë jetë
    I krijoi populli vetë
    Projektin kur e lexon
    Sheh Atdheun kah lulëzon

    Si gjelbërojnë fusha e male
    Gjithë Shqipnia n’kangë e valle
    Lart oxhaqet kapin retë
    Fushave gruri si det

    Krah për krah punëtorë fshatarë
    Në fabrikë edhe në arë
    Janë nxanës janë punëtorë
    Dhe ushtarë me pushkë në dorë

    Mbrojtja e atdheut lart qën’ron
    Kushtetuta e ligjëron
    Ndaj shkëlqen si dielli në maj
    Gjithë kjo tokë me bijtë e saj.

    III.
    Hej kushtetuta n’ botë ka shumë
    Mbush me nene e opium,
    I krijon vetë borgjezia,
    Njerëzit vdesin nga uria

    E gangster hipi hajduta
    Krenohen nga këto kushtetuta
    Asaj i thonë demokraci
    Jetë e lirë me qefin n’gji

    Kushtetuta asht fitore
    Nën udhëheqjen e Partisë
    N’ Republikën Popullore
    Socialiste të Shqipnisë.

    Kushtetuta asht fitore
    Nën udhëheqjen e Partisë
    N’ Republikën Populloree e e e e e
    H e e e e ej Socialiste të Shqipnisë o heej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-01-2010 më 21:07
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e degjova me shum kujdes kengen e Sali Manit kushtuar te birit..
    Shum prekse shum keng e bukur ..vargje shum tronditese..
    tash po e degjoj kte tragjedi qe i ka ndodhur ksaj familjeje.
    Kush na sqaron si eshte kjo histori?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514

    Ketyre kengve ju ka ikur vakti!

    Adem kesi kengesh.pavaresisht se jane kenduar nga nje rapsod me ze bilbili,ju ka ikur vakti.Evokimi i tyre vetem na ul koken para vetes e na bene te turperohemi.A i keni kenduar ndonje kenge me cifteli Titos ju kosovaret?Nqse po na i sill ketu ta degjojme.Mendoj se edhe vet rapsodi i famshem,eshte bere pishman qe i ka kenduar PPSH dhe diktatorit e Kushtetutes se diktatures!
    Ai kendon edhe kenge te pa ideologjizuara,prandaj do t'ju lutesha te mos publikonit te tilla pacavure ku i kendohet te keqes se shqiptarve,ose me mire kujes se tyre!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514

    Se kur kujtohem e di une!

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    I dashur nestrop, sa për dijeni të bëj të ditur se Sali Manin e kam parë për herë të parë më¨1979 në një koncert në Mitrovicë. Natyrisht se për Shqipërinë kam pasur dhe akoma kam një dashuri që kalon deri në marrëzi, po ja që baca Sali është njëri nga ata që ma ka ngjallur këtë dashuri. Në Mitrovicë aso kohe kishin ardhur edhe këngëtarëtë tjerë nga "Migjeni " i Shkodrës: Violeta Zefi, Bashkim Alibali, Bik Ndoja, Jonuz Drelaj e ca të tjerë që tash nuk po më kujtohen, por domosdoshmëria për të shkuar në këtë kocert ka qenë pikërisht Sali Mani.
    I dashur nestrop, për respektin që kam për Sali Manin dhe familjen e tij si dhe të shumë adhuruesve të këngës së tij, unë me ty po e përfundoj me kaq.
    Sa kuptova ti je nip i tij. Te ne thotë fjala: "Nipi për dajë qet pushkë", por mos harro se ti je duke zbrazur pushkën gabimisht. Derisa ti, dhe jam shumë i bindur, ndoshta, as i ke dëgjuar këngët e tij, se për që nuk e di asnjë përmendësh për këtë jam i bindur, unë të gjitha këngët patriotike të Sali MAnit - sa di unë autor i tyre ka qenë vetë ky- i kam ditur përmendësh.
    Këngët e Sali Manit për mua dhe shumë shokë të mi kanë qenë himn!

    Respekt për ty si nip i Sali Manit.


    I nderuar Adem
    Une nuk jam nip i bylbylit te Shqiperise se Veriut,por edhe po te isha do ta kisha per nder.Une jam nga Vlora miku im,por i dashuroj kenget e te madhit e te paharruarit S Mani.Une dhe miliona shqiptare e kemi dashur dhe e duam shume ate pjese qe na i shkeputen nga trupi i tokes ame.Perjashto vetem enverin,klyshet e tij komunist dhe pin jollet e tyre.Ata ne '91 e gjer me sot thone c'na duhet Kosova.Por ti duhet te dish nje gje,ata jane askushi,sepse jane te paperfillshem.Shumica jone e do Kosoven.Te garantoje se une di shume per vendlindjen tende Kosoven,pavaresisht se nuk kam qene asnje dite atje.Por premtoje se se shpejti do ta vizitoje jo vetem Prishtinen,por edhe Mitrovicen e Is Boletinit.Qyteti jot eshte simbol i fillimit te rezistences masive popullore ne gjithe Kosoven.Nuk mund te harrohet greva e minatorve te Stari Tergut ne sic ju thoni ju,zgafellat e nentokes.Miliona shqiptare te tokes ame kane qene me mendje,shpirt e zemer ne Mitrovice,Vetem nje sinjal prisnim te vinim dhe t'ju ndihmonim,por kush do ta bente .Diktatori jone bashkpunonte me titistet etj.
    Saliu ka kenduar shume kenge qe i vinin per shtat diktatures dhe diktatorit,por ai ka kenduar edhe shume kenge patriotike,kushtuar Kosoves e gjithe njerezve te shquar te trojeve ilire.Ju ne mos gaboj keni nje radio qe flet shqip ne Danimark.Te pergezoj e te komplimentoje per patriotizmin tend!Por nqse radioja jote publikon kenge te tilla ku i kendohet diktatures i shumzon me zero te gjitha vlerat e tua atdhetare e patriotike.Kete ta them me seriozitetin me te madh.Te keshilloj si mik,si vella dhe njekohesisht do te lutesha qe mos i eduko degjuesit e radios tende me dashuri per diktatorin shqiptar.Eshte marre me ba nje gje te till!Mos i humb piket i dashur Adem!Vlora dhe Ismail Qemali e kane sajdisur I Boletin e nepermjet tij Mitrovicen e gjithe Kosoven.Ai e meritonte respektin e gjithe shqiptarve i dashur,sepse ka qene burre i mire,trim e patriot i madh.Nje lagje e qytetit bir i te cilit jam,per nder te Ises mbane emrin e tij.Mesoje edhe kete nqse nuk e di.
    Adem me thua se une nuk i kam degjuar kenget e tij.Gabohesh rende.Une i kam degjuar shume me perpara se ty,ndoshta kur ti nuk i kishe degjuar as emrin.Ndoshta ne Gjakove,Prizren apo Decan mund te shihej RTSH,por ne Mitrovice jo,prandaj kujdes te lutem mos me fyej.Une pothuajse jam i ri ne kete forum dhe kete e tregon nr i mesazheve te mia.Une kur kujtohem di se cfare shkruaj.Sigurisht per ate qe e meriton nuk eshte vone asnjehere!


    PS paske pare saliun me 1979,ndersa une shume me pare se ju!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 21-01-2010 më 11:54

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •