Ceshtja eshte se ate qe konsideron idiot ti, tjetri nuk e konsideron ashtu.
Ndoshta dikush tjeter mund te thote per ty te njejten gje, dmth te fuse ne kategorine e idioteve, nderkohe qe ti veten tende e din per burre te mire e me mend shume.
Disa me siper thone qe femrat shkojne mbas tipave te dhunshem. Nuk eshte e vertete. Edhe femrat njerez jane, kane nerva, kane gjak, kane shpirt. Te dhunshmit nuk i ka qejf kush.
Nuk besoj te kete femer, qe te pelqeje dike qe e rreh, e injoron, i ben presion psikologjik, me pak fjale qe e shkaterron totalisht.
Burre tamam eshte ai qe nuk e perdor dhunen asnjehere tek femra, dhe kjo e don me gjithe shpirt.
Njerezit ne pergjithesi bashkohen me ata qe kane gjera te perbashketa. Me pak fjale me ata qe u hahet muhabeti.
Nji femer me 8 vjecare (pa ofendime) mund ma prishe mendjen si pamje etj, por me sa i kam pare ne shume raste, te lene per te deshiruar ne bisede, ne gjeste, ne sjellje.
Imagjino cfare tmerri, te rrish dy dite me nje njeri dhe mos dish cfare ti thuash me...
Nje shoqja ime, mbaroi shkollen ne itali, shkelqyer me mesime, vajze e mire, shkurt nuk mund ti vije nje presje. U kthye ne shqiperi, dhe atje me ndermjetesimin e disave njohu nje hu...
nje nga ata qe ene 8 vjecaren e kan marre me mik...
Nuk iu ndante tere dites, gjate orarit punes e merrte ne tel, aq sa e pengonte dhe tek puna..dmth ishte nji nga ata tipat rrodhe, qe nuk te len nje minute rehat...
U ktheva per pushime nje rradhe, e marr ne tel kete vajzen, kisha muhabet sepse kishim ndare edhe shtepine me qera bashke me studente te tjere, e lame te takohemi,,,
erdhi bashke me kete, edhe ne ishim nja tre vete tjere,,u ulem dhe beme porosite..filluam te flisnim e knej anej..ky huni me shifte tere inat, sepse i kishte ngel fiksim sepse me puthi ne faqe kur u takuam..gje te cilen e sqarova me te brapa, dhe i thashe qe mua me ka ne vend vellait, njihemi prej kater vitesh, prandaj qe ska lezet..imagjinojeni ti bjere per hise nje vajze me universitet evropian nje tip i tille..
Ne bisede ishte nje nga ata tipat, qe per cdo gje duan te japin mendimin e tyre dhe ta mbrojne deri ne fund, qofte edhe me ze te larte,
Bagazhi kulturor fillonte me trimerite e cunit xhajes ne burgjet e luganos e mbaronte me nje sherr te fresket para dy oresh, per nje ferkim qe i kishte pesuar makina me nje xhaje 60 vjec dhe ky e kishte kercenuar e share me prag shtepije..me pak fjale nje tip banal..
Kjo vajza, si fillim ishte e cmendur pas ketij, por kur ky filloi ti nxjerre ne pah tere anet negative nje nga nje, mori nje hap te guximshem, dhe e la. Hap te guximshem sepse, nga ana e tij nuk munguan kercenimet per nje kohe te gjate...
Pra qe mos ta zgjas me, mua kjo ngjarje me ka bindur, qe dashuria e verber te con qorrsokak..duhen mendua dhe disa gjera tjera.
Po ve re se si neper tema te tilla jane gjithmone vajzat te cilave u djeg, si kur flet per vajza qe duan djem idiot, si kur flet per meshkuj qe duan vajza idiote, meshkujt jane goxha te qete.
Di nje histori pak te ngjashmen, me nje vajze shume e mire e cila sapo kishte mbaruar shkollen e larte ne Sorbonne te Frances. Kam patur vete nje bisede me ate gocen ne fjale dhe mund te them qe ishte nje tip inteligjent dhe qe dinte te llogjikonte.
Kur erdhi ketu, u njoh ne nje lokal te bllokut me nje djale. Tip shakaxhi, tip i hedhur I cili rrinte ne bllok gjith diten dhe ishte ne kerkim te sherrit. Pas ca kohesh u lidh me kete tipin, edhe pse I beri pershtypje te gjitheve, nuk foli askush. Pas disa kohesh e takova prape gocen ne fjale, dhe pashe qe ishte me shenja ne trup dhe qe dukej si e frikesuar. Ne nje moment e mori i dashuri ne telefon dhe sikur u qetesua ne pamje, edhe pse degjohej bertitja e tij ajo dukej qe ishte e lumtur qe ia degjonte zerin. Ne disa raste tek njerezit formohet nje tip semundje psikologjike e cila i ben te dashurohen me ata persona qe I keqtrajtojne. Ai tipi mund te ishte nje idiot, nje qe e keqtrajtont, por ajo e donte ashtu sic ishte. Dukej tamam sikur dikush ti kishte bere nje lavazh truri.
Tani kjo eshte nje histori e vertete, po kesaj cfare shpjegimi I jepet?
Ps. Ne postimet e meparshme kur fola per dhunen isha duke bere shaka dhe nuk besoj ti kete marre njeri seriozisht ato qe shkruajta.
/l、
(゚、 。 7
l、 ~ヽ
じしf_, )ノ
...e Dio disse kung e kung fu...哈哈
Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre
Mund te kene dhe karakter ndoshta por mund te kene dhe frike vetmine nuk i dihet dhe prandaj veprojen dhe tolerojne shume gjera
Sick of crying, tired of trying, yea I'm smiling, but inside....
I'm Dying
Ne jete ka vend per te gjithe ,kush e do idiot/e le ta marri zgjidhja e tyre ,pse vrisni mendjen ,puna eshte mos ta marrin me violence por me deshiren e tyre te lire mund te bejne ē'te duan ,nqs i ecen mire ,ne jo nga gabimet ,nxirren mesimet.
A don, e s'din, a din e s'don !
Sepse jane me kavalier ,kot nuk quhen Idiot .
Eh po te zuri ajo e shkret dashni o shoku tanku ,spyet me idiot pa idiot ,apo karagjoz e dhemb jashte po ec tutje se eshte me i/e bukri/a ,i/e mira . Flutrat te barku ,taku ato e kane fajin .
E t'mar dreqi barkun tate,e
Gjyshi im,rahmet paste,thoshte gjithmone:
-Nje mashkull i mire,eshte si tartufi.Duhet te kesh nje nuhatje te forte dhe duhet te germosh thelle per ta gjetur.Ndersa nje femer e mire,mund te quhet e tille vetem pasi te kete gjetur mashkullin ne fjale...
Mund te vereni ne kete thenie disa nota maskilizmi,por po t'i referohemi kohes ne te cilen ka jetuar...Megjithate ne thelb,mendoj se kjo thenie me teper se maskiliste,eshte mjaft realiste.
Krijoni Kontakt