Lexova me kujdes te gjithe rregulloren e ketij Forumi dhe nuk gjeta askund mundesine se si mund te eleminoj Account-in personal. Por nuk gjeta as te kunderten e kesaj qe kerkoj, dmth asgje definitive mbi kete ceshtje.
Problemi eshte i qarte dhe do nje shqyrtim te thjeshte, se perse user-it nuk lejohet ne asnje lloj forme te eleminoje te dhenat e tij dhe kontributin e tij ne forum.
Po parashtroj disa nga mundesite qe nuk lejojne nje fshirje te Account-it nga ana e Adminit te forumit per te eleminuar debatimin pa bereqet nga cdokush.
Arsyetimi se do i prishet renditja e temave apo diskutimeve ne to, nuk mund te qendroje per vete faktin sepse Tema e hapur nga user-i qe kerkon te fshije Account-in mund te shpetohet duke i dhene nje autoresi te panjohur dhe problemi mbaron aty.
Vertet nje user hyn me deshiren e tij ne forum, por kjo nuk i heq atij te drejten e autoresise se doreshkrimeve te postuara ne forum dhe njekohesisht te drejten per ti eleminuar ato pasi nuk ja dhuroi ato askujt qe t'i perdore sepse keshtu i intereson poseduesit te forumit.
Dhe faqet me te fuqishme te botes te lejone te fshish Account-in tend, ketu i referohem Facebook, Hotmail, Google, Yahoo, etj...
Duke shpresuar ne mirekuptim shpresoj ne nje pergjigje te sinqerte dhe sqaruese.
Dito.
Krijoni Kontakt