Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Vizat, biznesi 10 milionė euro

    Vizat, biznesi 10 milionė euro i konsullatave nė Shqipėri

    Arben Rrozhani

    Miniera e artė pėr pėrfaqėsitė konsullore tė BE-sė nė Shqipėri. Burokracitė dyfishojnė shpenzimet pėr shqiptarėt.


    Zhvatja qė nis qė nga telefonatat e shtrenjta, dokumentet pa fund dhe me kosto, siguracionet dhe stresi qė nuk ka tė paguar. Njė kalvar shumėvjeēar i injoruar nga qeveria e cila, shton pėrfituesit e pasaportave tė shėrbimit dhe diplomatike.


    Do tė jetė njė ditė e bukur pėr shqiptarėt e telendisur pranė zyrave konsullore pėr njė vizė shengen, koha kur shtetasit shqiptarė nuk do tė kenė mė fatkeqėsinė qė tė lėvizin vetėm pasi tė kenė marrė njė vizė.


    Por do tė jetė njė ditė e "zezė" pėr konsullatat e kėtyre vendeve, tė cilat prej shumė vitesh e kanė kthyer dhėnien e vizave nė njė "minierė tė artė" pėr tė mbushur buxhetet e pėrfaqėsive diplomatike tė vendeve tė BE-sė.


    Sipas tė dhėnave tė pėrafėrta, nė njė vit kalendarik pune, konsullatat e vendeve tė hapėsirės shengen nė Tiranė dhe nėpėr rrethe, llogaritet t'iu kenė marrė shtetasve shqiptarė rreth 10 milionė euro, ndėrsa shpenzimet e shqiptarėve pėr kėtė kalvar janė trefish mė tė larta, qoftė nga tarifat e larta, qoftė edhe nga fakti se shumė zyra konsullore aplikojnė vizat afatshkurtėra, mėnyrė pėr tė shtuar sa mė shumė fitimet.
    Shtetasit e Maqedonisė fqinje, Serbisė apo Malit tė Zi do tė kenė fatin qė prej vitit 2010 tė lėvizin lirshėm nė vendet e hapėsirės Shengen.


    Prej shumė vitesh pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė ata nuk do tė kenė mė nevojė tė plotėsojnė vandakun e dokumenteve dhe tė paguajnė tarifat e kripura pėr tė marrė vizat, njė biznes fitimprurės, qė prej vitesh ishte bėrė pranė pėrfaqėsive konsullore tė vendeve tė BE-sė.


    Por kėtė fat nuk do ta kenė shtetasit e Shqipėrisė, vendit qė do tė vijojė tė ketė edhe mė tej po ato rregulla tė ashpra tė pajisjes me viza Shengen, dhe po ato tarifa qė u duhet tė paguajnė. Heqja e vizave pėr lėvizjen e lirė tė shqiptarėve brenda hapėsirės Shengen do tė ishte fundi i njė kalvari tė gjatė qė nisi qė nė fillim tė viteve '90. Njė torturė qė u ka kushtuar atyre shumė nga ana shpirtėrore, morale, fizike por edhe nga ana materiale.


    Pėr mė tepėr se 17 vite shtetasit shqiptarė qė pėr arsye familjare, pune, apo biznesi kanė dashur tė shkojnė nė njėrin prej shteteve tė hapėsirės Shengen u ėshtė dashur ta paguajnė shtrenjtė vizėn e lėshuar nga autoritetet konsullore, ta paguajnė edhe shumėfish te sekserėt e lidhur me mafien e vizave, kur nuk kanė patur mundėsi t'i marrin legalisht ato.


    Deri nė fund tė vitit 2007, zyrtarisht njė aplikues pėr vizė Shengen duhej tė paguante 60 euro, vetėm pėr kėtė shėrbim, por duke shtuar edhe procedurat e tjera, pėr plotėsimin e dokumenteve shpenzimet shkonin edhe njė herė aq.


    Prej 1 janarit 2008 zyrtarisht njė vizė e tillė kushtonte 35 euro, por edhe pse prej 1 janarit 2008, qytetarėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor do ta kishin mė tė lehtė udhėtimin nė hapėsirėn Shengen, pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave, pėr shqiptarėt shumė pak gjė ndryshoi.


    Se sa shumė u kushton shqiptarėve pajisja me vizė dhe pse Marrėveshja pėr Lehtėsimin e Vizave ka qenė njė fluskė mė shumė demagogjike, e tregoi edhe njė studimi i "Lėvizjes Europiane" pėr vitin 2008, ku tė dhėnat janė mbledhur nga sondazhet pranė disa prej ambasadave tė BE-sė.


    Marrėveshja parashikonte shkurtimin e procedurave tė pajisjes me vizė Shengen, tarifėn 35 Euro, heqjen e vizave pėr mbajtėsit e pasaportave diplomatike si dhe mundėsinė e dhėnies sė vizave afatgjata dhe me shumė kalime pėr ato kategori personash qė kanė shkėmbime tė shpeshta nė vendet Shengen.


    Rrjepja e shtetasve shqiptarė nis qė nė tarifat e telefonave pėr tė lėnė takimet pėr vizė. Ndėrsa nė konsullatėn e Danimarkės dhe tė Polonisė duhet tė paraqitesh vetė, konsullatat e tjera kėrkojnė rezervim me telefon.


    Austria, Republika Ēeke dhe Holanda aplikojnė njė numėr telefoni fiks, qė kushton rreth 20 lekė. Gjermania dhe Hungaria kanė nė dispozicion tė shtetasve shqiptarė qė aplikojnė pėr vizė njė numėr telefoni celular (rreth 100 lekė), ndėrsa Franca, Greqia dhe Italia aplikojnė numėr telefoni me vlerė tė shtuar (0900...) rreth 600 lekė.


    Njė nga elementėt mė tė rėndėsishėm tė sanksionuar nė MLV ėshtė mbajtja nė kuotėn e 35 Eurove tė tarifės sė vizės Shengen. Madje pėr kategori tė caktuar personash si akademikėt, studentėt, sportistėt, pjesėtarėt e shoqatave jo¬ fitimprurėse, gazetarėt, fėmijėt nėn moshėn 6 vjeē, pensionistėt dhe pjesėtarėt e delegacioneve zyrtare kjo tarifė hiqet plotėsisht.


    Por, megjithėse marrėveshja pėrcakton se tarifa e pajisjes me vizė ėshtė
    35 Euro, praktika e pėrfaqėsive konsullore Shengen nė Shqipėri flet qartė pėr njė mungesė bashkėrendimi mes tyre, pasi diferencat qė vijnė si rezultat i konvertimit nė monedhėn vendase janė tė ndjeshme. Vlera e tyre prek kufijtė nga 4270 lekė nė 4900 lekė.


    Sipas vėzhgimit tė kryer nė disa prej konsullatave perėndimore nė Tiranė, Shqipėria mbetet njė nga vendet e rajonit me shkallėn mė tė lartė tė refuzimit tė vizave, me njė mesatare prej 23 pėr qind tė totalit tė aplikimeve, ndėrkohė qė mesatarja e vendeve tė Ballkanit Perėndimor ėshtė rreth 17 pėr qind gjatė vitit tė shkuar.


    Ndonėse ėshtė e vėshtirė tė marrėsh tė dhėna zyrtare nė pėrfaqėsitė konsullore tė vendeve tė BE-sė nė Tiranė, mendohet se vitin e shkuar nė dyert e konsullatave u paraqitėn vjet rreth 300 mijė shqiptarė, tė cilėve iu desh tė paguanin vetėm pėr tarifėn e vizės rreth 10 milionė dollarė, por nėse kėtyre shpenzimeve u shtohen ato tė pėrgatitjes sė dokumentacionit, aplikimit dhe marrjes sė vizės, kjo shifėr e kalon dyfishin e saj.


    Ky ka qenė prej shumė vitesh njė buxhet i artė pėr konsullatat e pėrfaqėsive diplomatike, qė u ėshtė marrė shtetasve mė tė varfėr tė Europės dhe do tė vijojė tė jetė deri kur shqiptarėt tė shpėtojnė nga heqja e plotė e vizave nė zonėn Shengen.

    Njė vizė Shengen? Bėj gati 70 eurot!


    Pėr t'u pajisur me njė vizė Shengen nė fakt nuk mjafton vetėm pagesa e tarifės sė vizės. Kostot e tjera tė aplikimit pėrfshijnė kostot e pėrgatitjes sė dokumentacionit, si edhe tė udhėtimit drejt Tiranės, kur aplikanti
    vjen nga zona tė tjera tė Shqipėrisė. Aplikantėt pėr vizė Shengen pranė konsullatave tė ndryshme, pėrveē momentit tė aplikimit, janė sėrish tė detyruar tė paraqiten pranė konsullatave kur tėrheqin pasaportėn. Pėr
    ata aplikantė qė nuk banojnė nė Tiranė kjo pėrkthehet nė kosto shtesė pėr udhėtimin vajtje-ardhje nė qytetin e tyre. Njė zgjidhje e veēantė ėshtė bėrė nga konsullatat e Greqisė dhe Italisė, tė cilat kanė bėrė tė
    detyrueshėm shėrbimin e postės sė shpejtė pėr dėrgimin e pasaportės nė shtėpi. Por edhe ky shėrbim ka kostot e veta, qė ėshtė 290 lekė (2,3 Euro) pėr adresat brenda kryeqytetit dhe 490 lekė (4 Euro) pėr ato
    jashtė Tiranės. Tė gjitha kėto e bėjnė tė kushtueshėm njė aplikim pėr vizė, po tė mbahen parasysh edhe kostot e tjera, si pėr shembull marrja e certifikatave personale apo familjare, kėrkesė qė vazhdon edhe pse janė hedhur nė qarkullim kartat e identitetit, tė cilat nuk njihen nga autoritetet konsullore
    (mesatarisht 100 lekė - 0,8 Euro).
    -Marrja e vėrtetimeve tė ndryshme, si pėr shembull tė punės, tė bankės, (mesatarisht 300 lekė - 2,4 Euro);
    Pėrkthimi dhe noterizimi i dokumentave (mesatarisht 400 lekė pėr ēdo dokument - 3,2 Euro);
    Legalizimi i dokumenteve pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė (mesatarisht 400 lekė pėr ēdo dokument - 3,2 Euro);
    - Fotokopjimi i dokumenteve origjinalė dhe tė noterizuar (mesatarisht 100 lekė - 0,8 Euro);
    - Siguracioni i udhėtimit pėr gjithė periudhėn e dėshiruar tė vizitės (mesatarisht 1000 lekė - 8 Euro);
    - Kostot e udhėtimit vajtje-ardhje pėr nė Tiranė (mesatarisht 1200 lekė - 9,6 Euro).
    Nėse aplikanti nuk i pėrket ndonjė prej kategorive tė cilat janė pėrjashtuar nga tarifa e vizės, atėherė kėtyre kostove duhet t'i shtojmė edhe mesatarisht 4500 lekė (35 Euro) pėr tarifėn e vizės, ēka do tė thotė
    se njė aplikim pėr vizė kushton mesatarisht 9000 lekė (70 Euro), qė ėshtė njė shumė e konsiderueshme pėr shqiptarėt. MLV-ja pritej qė tė reduktonte edhe kostot e aplikimit pėr vizė Shengen, por situata e analizuar mė sipėr duket se nuk ka sjellė ndryshim me pėrjashtim tė kategorive tė cilat janė tė pėrjashtuar nga detyrimi pėr tė paguar tarifėn e vizės.


    Rruga e shkurtėr e qeverisė, shton pasaporta shėrbimi dhe diplomatike

    Qeveria Shqiptare duket se vazhdon tė preferojė rrugėn e shkurtėr nė vend tė zgjidhjeve afatgjata, si opsion pėr njė kategori tė caktuar personash, tė cilėve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shėrbimi.


    Ndėrkohė qė nė mėnyrė tė vazhdueshme kėrkohet reduktimi i numrit tė pasaportave diplomatike dhe tė shėrbimit vetėm pėr kategori tė caktuara zyrtarėsh, nė realitet ndodh e kundėrta.


    Gjatė vitit 2008, janė miratuar tre Vendime tė Kėshillit tė Ministrave qė zgjerojnė mė tej rrethin e kategorive pėr¬fituese me 6 zėra gjithsej pėr mbajtėsit e pasaportave diplomatike dhe 11 zėra gjithsej pėr mbajtėsit e pasaportave tė shėrbimit, duke e ēuar nė total numrin e pėrfituesve nga vitet e mėparshme pėr: Pasaporta diplomatike 64 kategori gjithsej dhe Pasaporta shėrbimi 74 kategori gjithsej.

    Biznesi, biznes me vizat

    Edhe biznesmenėt kanė rėnė pre e dėshirės pėr tė pėrfituar nga biznesi me vizat e "liberalizuara". Pėrfshirja e Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė sė Republikės sė Shqipėrisė si organe kon¬firmimi ėshtė konsideruar gabimisht nga kėto tė fundit si njė mundėsi pėr tė pėrmirėsuar arkėtimet e tyre, por vetėm sa shton kostot pėr vizėn.


    Njė biznesmen i cili ėshtė i regjistruar nė Dhomėn e Tregtisė dhe Industrisė i duhet tė paguajė njė tarifė prej 2000 lekė (16 Euro) pranė Dhomės sė Tregtisė pėr marrjen e Notės Verbale qė shėrben si dokument konfirmimi. Megjithėse nga pėrfaqėsues tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė


    pretendohet se pasjisja me Notė Verbale tė biznesmenėve ėshtė njė proces shtesė qė kėrkon kohė, nė fakt Nota Verbale konfirmon thjesht anėtarėsimin nė kėtė Dhomė, pasi dokumentacioni i njė biznesi depozitohet vetėm njė herė nė momentin e anėtarėsimit.


    Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė e Tiranės lėshon mesatarisht rreth 250 Nota Verbale nė muaj, qė e pėrkthyer nė vlerė monetare do tė thotė 500.000 lekė (4000 Euro) shtesė nė muaj pėr buxhetin e saj.


    Rreth 80% e kėtyre Notave janė lėshuar pėr nė pėrfaqėsitė konsullore tė Greqisė, Gjermanisė dhe Italisė, pasi edhe marrėdheniet e biznesit me kėto shtete zėnė peshėn kryesore tė marrėdhėnieve tregtare.


    Pak histori..


    Urdhri i Mehmet Shehut: Viza pėr tė huajt 103 lekė


    Ishim njė ndėr popujt qė kishim ende tė drejtė tė lėviznim, nėn survejimin e Ministrisė sė Brendshme, por ishim para viteve kur do tė niste izolimi i madh. Nė vitet '50, ishte ende e gjallė lėvizja me vendet e bllokut tė lindjes komuniste, veēanėrisht BRSS-nė, ku studionin qindra studentė shqiptarė.


    Dhe megjithėse njė vend pjesėrisht i izoluar, me qarkullim tė reduktuar nė vendet "kapitaliste" tė Perėndimit, Shqipėria u vinte "kufirin te thana" shtetasve tė huaj, duke ua dhėnė vizėn sa dyfishi i vlerės qė ua jepte shtetasve tė vet.


    Nė njė urdhėr tė firmosur nga ish-kryeministri Mehmet Shehu nė vitin 1956, rregullohej me ligj pajisja e shtetasve shqiptarė me pasaportė, vizė apo leje kalimi si dhe pagesa pėr vizat pėr tė huajt. Dhe ashtu siē ndodh nė njė vend tė diktaturės sė proletariatit, pasaporta pėr jashtė shtetit, pas kthimit nė atdhe duhej dorėzuar sėrish nė Ministrinė e Brendshme, sepse Brenda kufijve pėrdorej pasaporta tjetėr.


    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    interesante kjo qe solle
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •