Njė pėrkufizim ēfarė ėshtė inteligenca qė tė mirėkuptohemi pėr ēfarė po flasim tė gjithė sė bashku. Jo tė gjithė mendojnė njėjtė.
Inteligjenca:
Aftėsia pėr tė
trajtuar informationin, pėr tė
zgjidhur problemet dhe pėr tu
adaptuar shpejtėsisht me situatat e reja. (Burimi nga: Fjalor i concepteve kyēe tė pedagogjisė;(1980) nga Franēoise Raynal Alain Rieunier; fq. 180. )
Sipas Gardner Howard, psikolog dhe profesor nė shkencat konjitve (nxėnėse) nė universitetin e Harvard, Massachusetts,
inteligjeca eshtė:
- zotėsia e njeriut
pėr tė zgjidhur probleme qė gjithseicili has nė jetėn e tij
- zotėsia e njeriut
pėr tė shtruar probleme tė reja dhe pastaj pėr ti zgjidhur
- zotėsia e njeriut
pėr tė realizuar tė mira ose pėr tė ofruar njė shėrbim.
Intelekt = Aftėsi mendore pėr tė
arsyetuar e pėr tė
gjykuar, forca e arsyes apo e gjykimit, shkalla qė ka arritur njeriu nė zhvillim mendor.
Inteligjenci/e ~a = Shteresė shoqėrore qė pėrbėhet nga intelektualėt.
(Burimi nga : Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe; ( 1980); Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė; fq. 724)
Nė vitet 50 - 60 (mos gabofsha) shteti Amerikan investoi shuma tė mėdha parash pėr tu bėrė studime studime nė lidhje me zgjuarsinė e racės sė bardhė dhe racės sė zezė. Nga pėrfundimi i kėtyre studimeve, sigurisht rezultoi ajo qė priste shteti Amerikan i asaj kohe. D.m.th qė nuk ia vlente tė investoheshin para pėr arsimimin e racės sė zezė sepse gjithsesi ajo racė ishte inferiore intelektualisht.
Mė pas u vėrtetua qė kėto studime ishin tė gabuara. Raca e zezė nuk ishte aspak mė inferiore biologjikisht nga inteligjenca e trashėguar se raca e bardhė. Shansi i racės sė bardhė ishte superioriteti social i racės qė kishte. Pjesėtarėve tė racės sė bardhė u ishte mundėsuar hyrja nė kontakt me nivele socio-kulturore dhe shkollore shumė mė tė larta se pjesėtarėve tė racės sė zezė. Biologjikisht, njerėzit e racės sė zezė lindnin me po aq kapacitete intelktuale tė trashėgueshme sa edhe njerėzit e racės sė bardhė.
Sipas formimit tim, zhvillimi i inteligjencės ėshtė si puna e reaksioneve kimike. Qė do tė thotė, qė zotėsitė e lindura hyjnė nė ndėrveprim me mjedisin e gjetur dhe krijojnė "reaksione" intelektuale. Nga ku dhe rėndėsia e njė mjedisi tė favorshėm nė rritjen dhe shkollimin e fėmijėve, dhe jetesėn e mbijetesėn e njerėzve. Nga ku dhe kėmbėngulja ime pėr qartėsimin e fjalėve, temave apo koncepteve pėr ata/ato qė lexojnė forumin.
Pėr tė gjithė frėngjisht folesit, nė shkurt 2009 ka qenė fushata "Java e trurit". Revista e kėrkimeve shkencore : "Le dossier de la recherche" ka botuar njė numėr tė tėrė mbi zhvillimin e inteligjencės nėpėrmjet zhvillimit dhe stimulimit tė trurit. Nė kėtė botim, mė interesant pėr mua česhtė artikulli:" L'inteligence est plurielle" (inteligjenca ėshtė nė shumės), i cili bazohet nė punimet e Howard Gardner.
Howard Gardner ka braktisur idenė se inteligjenca e individėve mund te matet me QI. Pas shumė e shumė vitesh studime pikėrisht pėr tė kundėshtuar QI, Howard flet pėr
inteligjencat multiples.
Sipas Gardner ka nėntė tipe inteligjencash:
- Llogjiko-matematike- Pamore dhe hapėsinore.
- Ndėrpersonele ( Shoqėrore).
- Trupo/kinestike ( Lėvizjet trupore globale dhe fine).
- Llafo-gjuhėsore (kapaciteti pėr tė menduar me fjalė dhe pėr tė pėrdorur gjuhėn pėr tu shprehur).
- Muziko-ritmike.
- Intrapersonele (pėrfytyrimet dhe imazhet trurore, zotėsia pėr tė dekriptuar emocionet personale, zotėsia pėr tė introspektuar (njė ndodhi, rrethanė etj).
- Naturore.
- Inteligjenca e tė ekzituarit (shpirtėrore, morale, etike).
(Tė gjithė anglo-folėsit mund tė kėrkojnė nė googėl me emrin Howard Gardner punimet ose biografinė e tij profesionale).
"Allostérique Modele" ( Modeli Alosterik)
Njė tjetėr studiues qė flet pėr "reaksionet" e trurit dh zhvillimin e inteligjencės nėpėrmjet tė mėsuarit, ėshtė edhe André Giordan. Ai ėshtė i njohur pėr tė mėsuarit sipas modelit "allostérique".
Emri i "tė mėsuarit sipas modelit allostérique" vjen nga njė metaforė biokimike, e cila i pėrket strukturės dhe funksionimit te disa proteinave tė quajtura "allosterique".
Kėto molekula enzimatike, thelbėsore pėr jetėn, shndėrrojnė formė, si dhe si pasojė funksion, sipas kushteve rrethanore nė tė cilat ato ndodhen.
Pra, sipas tė dy studjuesve, Howard Gardner dhe André Giordan,
inteligjenca pak trashėgohet, shumė zhvillohet.Bazuar nė kėtė sjellje teorike, nuk mund tė flitet pėr racė mė inteligjente se tjerat por ndoshta pėr racė me mė shumė mundėsi dhe mjedis tė pėrshtashėm pėr tė zhvilluar inteligjencėn.
p.s. dhe tė mėsuarit ėshtė zhvillim inteligjence.
Mendimi im ky.
Krijoni Kontakt