Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008

    Pas ores 22.00

    Duke shikuar forumin pash nje teme qe me intrigoj. Ishte tema ''ora nje e nates' nga Pratolini.
    Por kishte shume pak postime. andaj une desha te vazhdoj me kete teme, por pakez te ndryshuar. Qe cdo kush te shkruaj ne proze a poezi dicka nga dita e sotme ; nga bota ,vendi ,qyteti .shtepia apo dicka tjeter qe ju ka lene sado pak pershtypje.Dhe cdo here pas ores 22.oo ne mbarim te dites.
    Shpresoj t'ju pelqej tema, dhe te postoni gjera interesante.
    po filloj keshtu;

    Sot degjova
    pak lajme nga kosova,
    gjithe dita me ka kaluar
    ,,top...''duke shikuar.

    Andaj ju kisha lut
    kete situate me zbute,
    ne lajme tiranase
    me shume lajme prishtinase.

    e them me ze
    kjo duhet te jete nje,
    jo per patriotizem demode
    por per kete jete te re.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Sot para dite ,erdhen dy lypes rome per te kerkuar para.
    Ne fakt keta dy femi vijne rregullisht ka dy muaj.Diten e pare kurr erdhen me tronditen shume me papasterti.
    Menjehere ,i dhash nga nje euro .
    Dhe femijet ,si femi ,te pa djallezuar qe jane, ja nisen te vijne cdo dite.
    Une i ketheja se s'kam mundesi ti jap cdo dite para.
    Nje dite i thash - shkoni ne cdo pjese te qytetit!. E jo ,cdo dite te nje shtepi, se edhe ne s'kemi para!
    Nisi te qesh.Qesha dhe une, dhe vazhdova;
    Tek une ejani ,vetem kur eshte i pari.
    Ai me shikoj i habitur .
    A e dine kur eshte i pari ? - e pyeta.
    Jo! - ma ketheu.
    Kur marrim rroge se edhe ne s'kemi para shume - e perserita.
    Ai iku ,dhe nuk ka ardhe njekohe prej dy jave.
    Sot u dhash nga 50 centi.
    Dhe eshte me rendesi te them, se me thone faleminderit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Sot isha ne ballkon kur degjova ulerimen e dy macave,
    njera perball tjetres ,sikur grinden .
    Shpesh e kam degjuar kete grindje ,dhe verzione te ndryshme se perse ulerijne macet keshtu.
    Por mua me ketheu ne kohen e luftes.
    Ishte fundi i majit dhe ishim te rraskapitur emocionalisht.
    Une veqanerisht ,sepse e pranoj se jam frikacake e madhe.
    Ora dy ,apo tre, e mengjesit, mua me zegjoi nga gjumi bash nje
    ulerime e ketille.
    Ina ,qohu se po qane nje femije ,po behet nje masaker diku !
    - i thash nenes.
    Ajo ishte me esell se une ,dhe ne cast e kuptoi .
    Eshte ze mace - me tha.
    U qetesova pak.
    Por macat nuk ndaleshin, e pertej dere ishte nje polic armik,
    qe ruante nje ndertese ,nate e dite.
    Tani kisha frike ,se do ta iritonte policine, e te vij ,te shkrep rafalet e
    e plumbave ,ne maca, e pastaj si dihet!!
    Andaj ,dola ne dritare dhe fillova ti bertas;
    - pis...pis ....pis..........
    Por ,macet nuk kishin hallin tim ,ato lirshem ulerinine.
    Atehere dola ne oborr, e morra nje gur, dhe i gjuajta.
    U ketheva ne dhome, dhe nuk fjeta me.
    Filloi te zbardhet dita.
    Diten eshte dashur ti duroj shakat e antareve te familjes,
    por s'kisha c'te beja.
    Por edhe sot me ndodh qe ma kujtojne kete situate dhe qeshim me mua,
    por pa nenen..........

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Per dite degjoj dicka per Majkll Xhekson.
    Ishte vertete i madh ,edhe pse ai ,nuk ishte heroi im ,ne rini.
    Kur vdiq , me dite te tera leshuan shume video klipe te tij.
    Mes tyre ishte dueti me Pol Makartni ,te cilin se kisha pare qe 25 vjete.
    Me preku shume ,sepse me lidhte me nje ngjarje ,
    qe me ka ndodhur ne kohen kur spoti ishte aktual....
    Por une dua te dal diku tjeter.
    Nga ato pak gjera qe kam lexuar ,kam vene re, se ka artist te medhenj,
    por qe jane njerez te vegjel.
    Perse ndodh keshtu ,se di.?
    Por mendoj edhe Majklli ishte i tille. Pas gjitha ato ndryshime,
    te panevojshme, qe i ka bere vetes,s'ke si mos te kesh bindje te tille.
    Cdo here kur e shihja koheve te fundit, ndieja keqardhje per te.Dhe kam pershtypje se fundi heredo kur ,do ishte po i ketille.
    Per artistet e medhenj, kam pershtypje ,eshte me mire koha pas vdekjes sepse .Atehere zhvishet nga artisti njeri , mbetet vetem artisti.
    Majklli si artist i perkryer si njeri vetem nje njeri me shume te meta..
    Ne kete rast nje artist vertete i madhe .
    Se te gjitha kenget qe leshoheshin ,keto dite,per nder te tij,
    kishin freski si te jane bere keto dite e jo vite me pare.

    Kuptohet kjo nuk vlen per te gjithe artistet..........

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Mbaroi seriali ,,Jete e hidhur.''
    Dhe per here te pare ,ne nje serial , vdiq personazhi kryesor.
    Shume persona jane deshpruar, sepse tek ato lotino amerikane ne
    episodin fundit cdo njerit I rregullohet jeta . Populli te bej gjumin te qete.
    Cdo njeri me thoshte sa keq perfundoi!
    Pasi nuk kam zakon te genjej, do ju them qe seriale kam shikuar, dhe shikoj
    ka situata qe s'kam cka bej pasi jam e pa punesuar.
    Por kete se kam shikuar ,perveq copezave ,kur vinin mysafiret
    dhe kerkonin ta shikonin.
    Eshte bere zakon qe serialet amerikane e italiane te kualifikohen si te mira kurse ato latine e ky turk aut.
    Eshte fakt se jane me te mira, por jo te perkryera , se kur zgjaten shume fillojne cdo njeri ,te kaloj me cdo njerin.
    E te ato latine prijne brazilianet qe jane solide ,meksikane ka edhe ketu te mira, kurse venezuela ,dhe argjentina ,s'vlejne asgje.
    E mes tyre edhe kjo turke.
    Une per veten time, i dua serialet angleze me ate flesh humor qe nese nuk arrin ta kapesh ne ate sekonde s'vlen me.
    Ne keto vite seriali qe me ka pelqyer ka qen ,,San Trope ''.
    Kam percjelle me kujdes cka benin per te mesuar dicka.
    Kurse keto latine qe i shikoj ,ka raste kur analizoj; c'fare mobile kane te pasurit si vishen, c'fare ngjyre kane lulet e tyre .......
    Per shembull njeriu qe eshte i pasur per ta ,ne baze te gjitha komponenteve qe shihen ,nuk jane as perafersisht sa pasaniket europjan............

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    Sot duke kerkuar dicka, me ra ne sy albumi i nenes sime.
    Eshte i trashe dhe plote fotografi .se nena ime ishte nje koleksioniste e pasionuar .E morra dhe fillova ta shfletoje, pash plote te aferm te gjalle e
    te vdekur. Mes tyre nena e nenes , gjyshja e dashur.
    Ishte nje grua e guximshme,me tregonte shume gjera nga luften e dyte ,
    por mjerisht qe atehere une nuk isha shume e vemendshe.
    Por mbaj mend qe thoshte se gjyshi kishte qene ne masakren e Tivarit.
    Nga cdo ane vinin plumbat dhe kane shpetuar besoj ata qe jane rrezuar vete.Gjyshi im ka shpetur dhe kur kane mbaruar te shtenat kane ecur mbi
    shok te vdekur.
    Por dua t'ju tregoj per nje ndodhi si perralle qe tregonte gjyshja.
    Gjyshi kur u be gati te nisej per lufte ja dha gjyshes pasqyren e shtepise
    dhe i tha;
    Ta ruash si syte e ballit se po humbi pasqyra do me ndodh ndonje
    fatkeqsi mua!
    Gjyshja premtoi ,por e mbyste kurreshtja te shihte c'ka pasqyra ,
    se edhe ashtu ishte bere me e rend.
    E hoqi kartonin ,pa testamentin e pasurise.
    Kur kethehet gjyshi gjen e pare qe shikon pasi cmallet eshte pasqyra.
    Kupton se eshte e zbrazet por s'ben fjale , gjyshja i tregon vete pas nje kohe merzitjeje te gjyshit........
    Gjyshje ime duke jetuar gjithmone ne okupim thoshte; me shtet ,uje, e zjarr,s'ka shaka.
    Shtetin e mendonte si dicka nga i cili mund ti vij gjithmone rrezik ..........................

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,008
    - Une e them te verteten edhe kur kryqzohem ,
    - une e them te verteten edhe kur lendohem.
    - Ndoshta nuk eshte mire kjo ,veqanrisht ne rrethin tone ku njerezite mendojne se vetem femijet e thone te verteten.
    - Ne kete ambient ku e verteta eshte e ndaluar, medoemos do ndihesh keq.
    - Por une kur jam ne situate te tille ,nese dikush mendon se jam naive ,
    sepse e them cdo here te verteten u them;
    - Le te provoj ai qe mendon se e verteta eshte naivitet ! - pergjegje tjeter s'mund te jap .Se une ne fakt s'di te flas ndryshe.
    - Kur ndodh ne rast nevoje te genjej sa te shpetoj nga situata pas pak tregoj vete se e kam lemsh brenda meje dhe duhet ta heq........

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •