Gjithmone me ka mahnitura piktura e ikonave. Sidomos kur behet fjale per punime te permasave te medha ose murale. Ndaj dhe me beri pershtypje artikulli me poshte. Kam deshire te porosit nje ikone me permasa te medha, por fatkeqsisht/fatmirsisht arti nuk mund te nxirret nga shtete te ndryshme te botes dhe si rrjedhoje ketu ne SHBA nuk po gjej ndonje artist te specializuar ne kete fushe.
Në të fshehtat e mjeshtërve të ikonave
Më shumë mbi misteret e artit mesjetar, “trukeve” të përzierjeve të ngjyrave, pigmenteve dhe penelatave. Falë një bashkëpunimi mes Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë dhe Universitetit të Gjenovës në Itali, po kryhen studime bashkëkohore të fondit të ikonave të këtij muzeu. Sipas përgjegjësit të Laboratorit të Kimisë në këtë muze, Kristaq Balli, pas shumë bashkëpunimeve me institucione, fondacione dhe universitete të ndryshme jashtë vendit, kohët e fundit po zbatohet një projekt me Universitetin e Gjenovës për kryerjen e një sërë analizave me metoda bashkëkohore të ikonave. Sipas tij, projekti konsiston në kryerjen e një sërë analizave të pigmenteve të ikonave me metoda që nuk dëmtojnë veprat, që do të thotë pa ndërhyrje dhe marje mostrash tek ikonat. Projekti, që ka filluar prej disa ditësh, do të zgjasë për një periudhë 3- javore, nën asistencën e një profesori italian të Universitetit të Gjenovës dhe në të do të ketë analiza të spektrografisë, me dritë të dukshme dhe me fluoreshencë me rreze X. Qëllimi i këtij projekti është studimi i ngjyrave të ikonave, krahasimi i ngjyrave të tyre për periudha të ndryshme kohore që nga shek. XIII, deri në shek. XVIII. Aktualisht, janë përzgjedhur rreth 30 ikona të autorëve Onufri, si dhe të dinastisë së piktorëve korçarë Zografi, si dhe vëllezërit Kostandin e Athanas Zografi dhe djemtë e tyre. “Zbatimi i këtij projekti ka rëndësi, sepse na shërben për të marrë përvojë në studimin me mjete dhe metoda bashkëkohore të ikonave dhe në kuadrin e bashkëpunimit me vende të tjera",- u shpreh Balli.
Shekulli
Krijoni Kontakt